Pas vendimit të UEFA-s

30 Tetor 2014, 20:32Blog TEMA

Nga Jakup Krasniqi*

 

 

Tani që ka kaluar euforia e ndeshjes që la pas futbolli, Serbi – Shqipëri, në Beograd dhe vendimit të UEFA-s për atë ndeshje, politika shqiptare në përgjithësi dhe ajo e Shqipërisë në veçanti do të duhej t’i shikonte e t’i analizonte në shumë dimensione të dy ngjarjet, pluhurin (tymin) që lanë pas ato ngjarje për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ta fillojmë me ndeshjen e futbollin të zhvilluar mes kombëtares shqiptare dhe asaj serbe. Ndeshja edhe pse ishte ndërkombëtare, ajo u zhvillua jashtë çdo rregulle të UEFA-s.

Ndeshja u përgatit dhe u zhvillua pa praninë e tifozëve të kombëtares shqiptare dhe pa praninë e asnjë simboli shqiptar (flamurit), çka nuk ka ndodhur në asnjë ndeshje të atij niveli në asnjë vend evropian. Shteti serb ishte përkujdesur që nga aeroporti i Beogradit (bile edhe më herët, kur është marrë vendimi që ndeshja të zhvillohej pa tifozët shqiptarë), të ushtronte një presion psikik për t’i frikësuar edhe ata pak njerëz (shqiptarë) që kishin shkuar për të përcjellë kombëtaren e tyre.

Ndërsa që me hyrjen në stadium, tifozët serbë kishin filluar thirrjet raciste për “vrasjen, therjen deri në zhdukje të shqiptarëve”, “Kosova është Serbi” dhe “kroatët t’i lëmë pa vëllezërit e tyre (shqiptarët)”. Deri edhe të fishkëllima e himnit kombëtar të Shqipërisë. Te gjitha këto thirrje raciste të ndaluara nga UEFA?! Si duket vetëm formalisht, gjatë gjithë kohës, për sa u zhvillua ndeshja, spektatorët gjuanin edhe me sende të forta në drejtim të lojtareve shqiptarë, gjuajtën edhe fishekzjarrë, për çka edhe u ndërpre ndeshja nga gjyqtari kryesor.

Të gjitha veprimet që u përmendën, nuk ka pasur shans të mos ishin të vërejtshme nga gjyqtarët e ndeshjes dhe delegati i UEFA-s i caktuar për të raportuar për ndeshjen.

Gjatë kësaj kohe mbi stadium u duk një fluturake (droni) që bartte një banderolë, që në fakt ishte më shumë se banderolë. Në banderolë ishin fotot e dy figurave të shquara të kombit, shqiponja në mesin e një harte që përfshinte trojet etnike të shqiptarëve, e cila mund të konsiderohet edhe si hartë e tifozëve te kombëtares shqiptare.

E cila u shfrytëzua nga tifozët e mllefosur serbë për të hyrë në fushë. Veprim ky i ndaluar rreptësisht nga rregullat e UEFA-s. Këtu me të drejtë, lojtarët e kombëtares shqiptare u vuan në mbrojtje të banderolës. Me atë gjest ata treguan një guxim të pashembullt, për çka ata u sulmuan nga të gjitha anët, nga lojtarë, tifozë dhe punëtorë të sigurisë serbe të stadiumit.

Pa marrë parasysh se ne shqiptarët lojtarët i trajtuam si heronj, në fakt ata ishin viktima të një sulmi të egër dhe jo vetëm nga ata që u futen në fushën e futbollit, por edhe nga ata që ishin jashtë fushës. Kushdo që i ka parë ata duke hyrë në kanalin e sigurisë, duke u mbrojtur nga një sulm i përgjithshëm, nuk ka mundur t’i trajtojë ndryshe futbollistët shqiptarë veçse si viktima të një sulmi të egër e të përgjithshëm.

Nuk ka dyshim se me vendimin e UEFA-s është vulosur viktimizimi i Shqipërisë i ndodhur pak ditë më parë në Beograd, aty ku sportistët shqiptarë ishin viktimë e racizmit serb.

Ne, shqiptarët, lojtarët e kombëtares i quajtëm heronj, por në të vërtetë ata ishin viktima të një sulmi të planifikuar e të organizuar mirë nga politika serbe.

Kjo që po e them, mund të shihet nga të gjitha fazat e përgatitjes së kësaj ndeshjeje futbolli, nga fazë e zhvillimit të saj në stadium dhe nga të gjitha zhvillimet që pasuan edhe nga zyrtarët më të lartë të shteti serb që u vuan me një sulm të koordinuar kundër shqiptarëve.

Për asnjë veprim pala serbe nuk ka treguar as më të voglën përgjegjësi?! Thua se pala shqiptare e ka pasur përgjegjësinë e organizimit të ndeshjes, pra sikur ndeshja të zhvillohej në Shqipëri e jo në Beograd.

Pas gjithë asaj që u tha, kësaj ngjarjeje “kapuçin me mangë” ia vendosi UEFA, e cila pa fije turpi e legjitimoi “turpin që ndodhi në Beograd”. Kështu ngjashëm, vendimin e UEFA-s e vlerësuan shumë medie evropiane dhe vetëm ajo që u tha nga mediet evropiane, mund të jetë në një masë satisfaksion për ne shqiptarët.

Pas ndërprerjes se ndeshjes në Beograd nga shumë anë u tha, se “ne nuk do të lejojmë që politika të ndërhyjë në futboll”. Por nuk u tha: kush bëri politikë në Beograd?

Mos në këtë rast politikë u konsiderua banderola që e barti droni? Po as sot e kësaj dite nuk dihet kush ishte autori i dronit? Madje, kush duhet të ishte përgjegjësi i sigurisë? Mos duhej Shqipëria me 22 lojtarë e pak tifozë, kryesisht zyrtarë e përfaqësues të medies ta siguronin stadiumin e Partizanit në Beograd?

Por, vendimi që u mor nga UEFA, tregoi se vendimi ishte kryekrejt politik, pasi nuk përfilli asnjë rregull të Rregullores se UEFA-s. E pra, kush bëri politikë me futbollin? Një vendim i tillë nuk mund të gjendet në arkivat e deritashme të UEFA-s!

Problemi kryesor nuk është këtu për ne shqiptarët, por kjo në një mënyrë a tjetër tregon për qëndrimin zyrtar jo vetëm të UEFA-s për Shqipërinë e shqiptarët, por edhe për vendet prej nga vijnë zyrtarët vendimmarrës të UEFA-s në ketë rast!

Te cilat vende, nuk mund të trajtohen ndryshe, veçse vende me një miqësi tradicionale për shqiptarët! Nuk ka asnjë dyshim se politika serbe dhe e përkrahësve të tyre ndikuan në atë vendim, por ku ishte Qeveria shqiptare? Qeveria shqiptare ishte në “Facebook”, komunikonte me opinionin e vendit.

Në vend se Qeveria shqiptare të merrte hapa (vendime) të fuqishëm politik/e, duke e thirrur ambasadorin serb në Tiranë, duke i dërguar notë proteste Beogradit dhe duke komunikuar me Brukselin për dhunimin e futbollistëve të kombëtares shqiptare, simboleve të shtetit dhe atyre pak qytetarëve të Shqipërisë që ishin atë ditë në Beograd, ajo mjaftohej me ndonjë postim në fb.

Ndërsa, mediet shqiptare u rrëmbyen me euforinë për trimërinë dhe guximin që shpërfaqen në Beograd lojtarët e kombëtares sonë. Kështu, Serbisë iu la terreni i lobimit krejtësisht i lirë. Madje, ata ishin në union me të gjitha institucionet e politikën e shtetit dhe mediet. Pra, ata nuk ishin të çakorduar si ne shqiptarët!?

Me gjithë qëndrimin e tyre burrëror, lojtarët e kombëtares ishin viktima të një sulmi primitiv të një shovinizmi të shfrenuar të gjithanshëm serb. Euforia jonë, ndoshta bëri që FFSH-ja e Shqipëria të ishte “fajtori”, ndërsa pala serbe (FFS), secilës i përkiste i tërë organizimi, të trajtohej nga UEFA si viktimë?!

Shqiptarët duhet ta nxjerrin mësimin e duhur nga kjo ngjarje. Pse ndodhi kjo? Mos është kjo se shqiptarët nuk janë të mirëpritur në BE? Pasi vendimi i UEFA-s është politik, mos ai vendim është rezultat i imazhit që ka politika shqiptare në Evropë? Apo pse shqiptarët veç mbështetjes amerikane, nuk mund të presin mbështetjen evropiane?!

Dikush në Shqipëri e në Kosovë apo ndonjë trupë profesionale e shqiptarëve në përgjithësi, duhet të merret më me seriozitet me ketë çështje (fenomen), për të nxjerrë mësimin e duhur nga ky vendim politik i UEFA-s dhe jo vetëm i saj.

Ne shqiptarët, e veçmas politika shqiptare e tri qendrave (Tirana, Prishtina dhe Shkupi), e kanë për obligim që ta ndryshojnë substancialisht imazhin e kombit, së pari, për vetën tonë e së dyti, për të tjerët (BE-në).

*Marrë nga Zëri

 

7 komente në “Pas vendimit të UEFA-s”

  1. Klimax says:

    “…. nje banderole …….. me nje harte te Shqiperise Etnike, e cila mund te konsiderohet edhe si harte e tifozave te kombetares shqiptare”!!!!! Pra sipas Jakupit, kjo eshte harta qe njohin shqiptaret per territorin e tyre dhe “me te drejte futbollistat u vune ne mbrojtje te saj me guxim te pashembullt”!!!!
    Po mire more Jakup, por kur akuzon kundershtarin per thirrje raciste e shoviniste ndaj shqiptareve e kroateve dhe nga ana tjeter guxon te mbrosh nje provokim po aq racist e shovinist, ndoshta dhe me te rrezikshem se britmat e tifozave, ku figurativisht zhduk nga harta pothuajse te gjithe fqinjet e Shqiperise, ty te duket normale??!!
    Shko more founderine talibane qe pasi akuzon UEFA-n e BE-ne per anti-shqiptarizem, pasi kritikon qeverine shqiptare, dashke te na japesh mesime se si duhet te ndryshojme imazhin e kombit!!!!!
    Mjaft more me kete loje te qelbur, mjaft me kete shovinizem primitiv, me kete patriotizem fallco, me kete urrejtje gjenetike sepse Shqiperia ka rrugen e saj europiane dhe nuk mund te jetoj e te bashkjetoj me endrrat tuaja anadollake!
    Perpiquni ju te beheni dhe te mbani ate qe ju dhuroj Perendimi, shtet dhe qeveri, sepse deri tani qerres qe i kini hipur po e drejtoni ne nje erresire te rrezikshme!

    1. zqk says:

      Ore Klimax, ajo harte tregonte vendet ku banojne shqiptare (autoktone thoshte harta), por nuk thoshte se te tjere nuk duhet te jetojne ne ato toka. Ku e pe ti “zhdukjen” e fqinjeve?

    2. feniks says:

      Klimaks!
      Ne se je shqiptar,nuk perjashtohet mundesia,qe sipas gjykimit qe i ben rastit te DRONIT mund te jesh edhe ANTI SHQIPTAR!
      Ajo harte qe fluturoi mbi stadium,fillimisht nuk i njihet autori!
      Ne asnje rethane ngjarje te tilla kurre nuk mund te shkaktojne kaq shume URREJTJE nga serbet deri sa te kerkonin LINCIMIN ME VDEKJE TE SHQIPTAREVE!!!
      Askujt nuk i mohohet e drejta te kerkoje ndryshimin e kufijve me forma paqesore sic bejne CAMET tek ne,greket per VORIO EPIRIN,serbet per Kosoven,Basket per Katalonjen,Cecenet ndaj Gjeorgjise,Gorni-Karabaku,Tibeti etj,etj!!
      Se fundi edhe Skocia votoi per shkeputje nga Britania e Madhe dhe ne Britani nuk u be hataja!

      Ne se ne stadiumin “Partizani” do te kishte tjeter mjedis paqesor,DRONI FLUTURUES do merrte vetem QESHJE e shumta mosmiratimin e tij,por kurrsesi URREJTJE DHE RRAHJE TE FUTBOLLISTEVE!!!
      Nje harte e tille mund te quhej e rrezikeshme,vetem ne se perkrahesit e saj do kishin ORGANIZUAR USHTRINE E TYRE PER BASHKIMIN ME FORCE TE KETYRE TROJEVE DUKE U SHPALLUR LUFTE 4 SHTETEVE FQINJE!!!
      Ne bote behen shume protesta,bile edhe tedhuneshme per qellime e kerkesa te ndyshme,por kjo nuk nenkupton qe shtetet perjkatese t’i trajtojne protestuesit si KRIMINELE!!!
      SHKURT:
      NE BEOGRAD U SHFAQ HAPUR URREJTJA SERBE NDAJ SHQIPTAREVE DHE FAJTOR PER GJITHCKA NDODHI ISHTE FAJI I SERBEVE E ASPAK I SHQIPERISE!!!

      1. MERITONI says:

        FENIKS

        -deshta me dite,si po i shkon puna atij lokalit ne tiran,qe e pagezuat sdravko çoliq?

        -qelsin e qytetit te tiranes ia dhate GORAN BREGOVIQIT,çetnikut serbe,i cili kompozoi kengen KALASHNIKOV,kenga me te cilen çetniket e ngritnin moralin,para gjdo ofenzive!

        -keshtu eshte kure:
        -tradhetari shet patriotizem!
        -debili shet mençuri!
        -i poshtri shet mirsi!
        -kafsha shet njerzi!

        ty munet me te perkrah,veç dikush qe qe eshte si ti psh.ILIR HUTI!

        hej,per pake harrova,MAJLINDA KELMENDI u shpall kampione bote,paramendoje,ajo ngriti flamurin KOSOVES!

        boni te fala ILIR HUTIT,kallxoj,MAJLINDA NGRITI FLAMURIN E KOSOVES!

        hahahahaahahha,edhe ajo more ishe e kombit kosovare!
        ju dy per pake ket tu me binde se,KOSOVA NUK EKZISTON,se nuk ka flamur,se nuk ka himn,se nuk ka kosovare,por,veç shqip[tare!

  2. Ilir Hoti says:

    E sakte por duhet vepruar sa me shpejt te jete e mundur..

  3. erjon says:

    perfundimisht neve nuk bejme dot shtet dhe as politike te jashtme nuk u sinkronizuam qe te tre vendet ku ka shqipetare qe te reagonim fuqishem

    http://bit.do/reago-bre-shqipnia-ime

  4. Durrsaku says:

    O Klimakx nuk e di sa naiv je po ne do te njohesh serbet ben mir te pyesesh kosovaret shqiptar/ nese provokon e shtiresh si me perfaqsues te shqiptarve e ke kot se shqiptaret ate nat than po bashkimit kombetar e kombetaria jon u tregua dinjitoze, na dha dinjitet ,qe qe nuk po na e jep politika shqiptare! Flamuri qe u valvit mbi Stadium me heronjt tane I.Qemali,I Buletini. e shqiponjen dy krenare ishte i yni e kombetaria shqiptare nuk lejoj qe te na perdhosnin me tej serbet fashit prej 32 mij vetesh. na dhan dinjitet kombetar.Tani everteta eshte se serbet na munden politikisht sepse jemi te dobet ne politik te halllakatur te shperndar ,nuk mund ti mbrojm ceshtjen kombetare ne menyr individe;Kobetarja ju dhamesim politikanve ne Tiran e Prishtin apo ne Shkup popuuli i perkrahu se e ndjeu qe i perfaqesoj denjesisht.ndeshja u nderpre ne min 42…nga qe gjat gjith kohes ishte per ta nderprer por kur u hudhen dhe fishekzjaret,albitri nderpreu lojen ….nderkoh vjen si per shpetim dorni per Serbet ! aishte ky nje plan i menduar holl politikisht ? mendoj se po.ne fund u pa, shqipatret ( futbollistet tane moren flamurin) ndersa Serbet Dronin. kush e hudhi dronin? kush ishte me i nteresum qe ta hidhte epikerisht ne ate moment? si ka mundesi? perse nuk u hodh (droni) fjala bjen kur himni yne kombetar fishkellehej e ulerritej nga fashistet Serb? Serbet e kishin kalkuluar mir se shqiptaret dota mernin persiper si nje heroizem, si ka mundesi qe nuk e pasken kapur Serbet ate qe e leshoj dronin? ja shume pyetje pa fund , por pergjegjsia mbetet mbi beogradin qe nuk pranoj tifoz nga shqiperia nu lejoj as nje simbol shqiptar e per cudi pikerisht kur u nderpre loja ucfaq simboli yne me heronjt e panvarsis me harten e shpallies se panvarsis,Serbet dobic ..provokuan! duke na autorizuar ne provokacionin . duke u tallur nen ze e hengren “zybat“! mir po ajo ( droni e flamuri) kishte anen negative e pozitive, naberi ne shkaktar te asaj qe ndodhi e jo serbet , nga ana tjeter ne na bashkoj na beri vetedijshem urrejtia serbe dhe flamuri bashk me themelusit e shpallies se panvarsis / ne e dim qe jemi me te fort ne futboll se me par jemi me te bashkuqar si poppull ,por kemi nje perfaqsim shume te dobet ne politik,ndaj lypset qe te formojm kombetaren e politikes shqipetare sa ma shpejt ta bejm aq me te fort do jemi….kombetaria shqiptare e futbollit nje shembull i mir per shqiptaret ne po bashkohemi ndaj kan frik e histeri serbet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje