“Patriotët” dhe plazmat e Serbisë

27 Tetor 2014, 21:46Blog TEMA

Nga Arbana Xharra*

 

Viteve të fundit edhe pse janë shtuar prodhimet gjermane në tregun izraelit, shumica e hebrenjve refuzojnë të blejnë prodhimet e tyre. Pas aq shumë dekadash? Ka të bëjë kjo me ksenofobinë, racizmin? “Jo, jo shkruan Dr. Michael Federman, presidenti i Dhomës izraelito-gjermane për Industri dhe Tregti dhe shpjegon: “Nuk ka aspak kjo të bëjë me aversionin e gjeneratave të reja ndaj gjermanëve të sotëm. Pas LDB-së një gjë e tillë ishte krejt normale. Nuk ia ndihmon ekonominë një vendi që të ka shkatërruar deri në aortë”. Ndërkohë, sipas tij, shumica e izraelitëve të sotëm e kanë bërë kulturë, parim që mos blejnë prodhime gjermane, sepse thonë, e para: “Jemi në treg të lirë, secili ka të drejtë të blejë çfarë dëshiron e prej kujt jo”, shpjegon Federman qasjen hebre ndaj prodhimeve gjermane edhe pas  kaq shumë dekadash.

Po të tërhiqet një paralele në Kosovë që nga mbarimi i luftës së vitit 1999, në diskursin publik, debati mbi patriotizmin e nacionalizimin, të jep një përshtypje sikur është krijuar averision në raport me gjithçka që është serbe. Patriotë të vetëshpallur, që marrin guximin të linçojnë publikisht “spiunët” dhe “jugo-nostalgjikët” …Të tjerë që peshojnë se, kush është më atdhetarë së tjetri. Të tjerë që flasin për Shqipëri etnike e që fshehurazi ende mbajnë në sirtarë CD-të e këngëtares serbe, Ceca Razhnjatoviq. Patriotët e rrejshëm që bëjnë sikur të entuziazmuar “mbrojnë” flamurin kombëtar, por që për ta “s’ka me prodhime të Serbisë”.

E për patriotizmin false të shqiptarëve, flasin si askush më mirë, raportet ekonomike të këmbimeve tregtare me Serbinë. Hiç më pak se 3 miliardë euro i kanë shkuar Serbisë para kesh nga Kosova, që nga viti 2002. Një hulumtim disaditor i gazetës “Zëri”  ka nxjerrë në detaje shumat marramendëse, emra dhe mbiemra të importuesve, kompanive të mëdha e të vogla, përmes të cilëve Serbia ka marrë në dorë tregun në sektorët kyç të Kosovës. Numëruar nga produktet bazë: bukën që kosovarët e hanë gatuhet me miellin e Serbisë dhe  shumica e produkteve të tjera esenciale që nga ky shtet “ushqen” Kosovën. Dhe nuk janë të paktë ata “patriotë” që nga mbarimi i luftës bënë turr për në Serbi që të marrë ekskluzivitetin e shtrirjes së bizneseve serbe në Kosovë.

Disa prej të cilëve në 1999  nisën biznesin me ndihmën e oligarkut të madh transballkanik, Mirosllav Mishkoviq, i cili që nga koha e sundimit të Slobodan Millosheviqit gëzonte privilegje shtetërore për të zgjeruar perandorinë e tij ekonomike në Ballkan. Kështu një  numër biznesmenësh shqiptarë, duke shfrytëzuar miqësinë e paraluftës, lehtësisht vazhduan kontaktet për të bërë biznes legal dhe ilegal edhe pasluftës.

Për një dekade e gjysmë, shteti i Kosovës ka arritur të jetë i varur ekonomikisht nga Serbia, në industrinë e ushqimit, energjisë, karburanteve, barnave, materialeve ndërtimore… Realitet për të cilin politika nuk deklarohet, sepse janë pikërisht financuesit e partive politike në vend  importuesit më të mëdhenj të mallrave serbe. Refuzimi për të bojkotuar prodhimet serbe ka qenë qëndrim shtetëror i Kosovës për 15 vjet me radhë, pa harruar edhe vullnetin e konsumatorit për t’i blerë ato. Në shumë rrethana politike, Prishtina ka mundur të kushtëzojë Beogradin me embargo, në fund të fundit bëhet fjalë për miliarda euro që i shkojnë Serbisë nga xhepat e kosovarëve që do t’i jepnin një shkelm të rëndë Serbisë. Por, kjo zor të ndodhë derisa të kemi  patriotët që çirren se mbrojnë kombin e shqiptarinë, por ju shkon lëng prej gojës për plazmat e Serbisë!

*Zëri

10 komente në ““Patriotët” dhe plazmat e Serbisë”

  1. Kosova Shqipe says:

    @@@ Albana! Shkrimi eshte i mire…vetem:Federman apo Fridman???

    1. Krista says:

      Tani dmth ideja eshte qe ne duhet te bllokojme importin e mallrave serb sic beri Israeli me Gjermanine?

      Ok jam dakort por ne nuk do rrijme duke lexuar bar codet e produkteve kjo eshte ceshtja mendoj qe shteti duhet ta rrise shume taksen mbi kto produkte qe te mos ju leverdis importuesve ti blejne

      Pastaj duhet pare edhe se sa serbia importon nga kosova se kam pershtypjen se aty aty shkon

      http://bit.do/Super-femer-patriote

      1. Aleksander says:

        Eh, ne i duam arrat por mundesisht te qeruara !!!-Pse moj Krista kaq veshtire eshte kur e mer nje produkt ne dore te lexosh barcodin ne vetem tre shifrat e para 860 qe do te thote prejardhje nga serbia ?!-Po skadencen e lexon ti ,apo ta ben mami pazarin ? Me 1996 ndihmoja kunatin tim ne nje pike shitjeje ne plazh Golem,dhe kosovaret nuk i pranonin kanaçet greke ABSOLUTISHT .Kerkonin me insistim prodhime shqiptare.Ata ishin kosovare me banim ne perendim ,Zvicer Gjermani etj .Nuk mund te implikohet qeveria direkt e te bllokoje,kjo na takon NE QYTETAREVE SHQIPTARE.Jemi akoma me mentalitetin e komunizmit ,qe çdo gje ja kerkojme qeverise e vete FLEME GJUME !!!

    2. Arbër says:

      Shume e vertete, madje nese do hulumtonit edhe Shqiperia ‘ushqehet’ me miellin serb. E njejta gje qe ka ndodhur ne Kosove ka ndodhur edhe ne Shqiperi. Ndaj, na takon neve te REFUZOJME te blejme nga ai qe na do te VDEKUR!

      Nje ‘kritike’ per vellezerit shqiptare te Kosoves: gjithmone e perdorni q ne vend te ç. te gjithe mbiemrat serbe qe mbarojne me ç, ju i shkruani me q. Besoj kemi te njejten abetare tashme, apo jo?

  2. "Milloshërit" says:

    Shkrim i pëlqyeshëm…, por të tërheqësh nga njëra anë dy linja për të krahasuar qëndrimet diametralisht të kundërta midis konsumatorëve izraelitë dhe “patriotëve” kosovarë, dhe nga ana tjetër të lësh pa përmendur gojëlëngëzimet e “milloshërve të mëmëdheut”, të cilët në kulmin e embargos kundër Serbisë, për përfitime personale urdhëruan thyerrjen e saj, duke furnizuar kështu makinerinë vrastare të Beogradit me naftë, ky shkrim bie pak erë kosovarizëm i theksuar dhe më pak shqiptarizëm.

  3. ILIRET says:

    Ku ka te krahasuar patriotizmi me tregetine e miellit qe behet me serbine apo mallrat e tjere. Fundi i fundit tregtari nuk do t’ja dije per parime patriotike. Tregu eshte i lire dhe parim kryesor per te eshte fitimi.
    Por ç’mund te thoni per patriotin me te madh te kombit shqiptar, Skenderbeun e diteve tona, Sali Ram Berishen (SRB)!?
    Kur e gjithe bota i beri embargo Serbise se Sllobodanit, dhe ai gati po vdiste per piken e naftes, u gjet sheptimtari. Dhe ky ishte dhandrri i tij, SRB-i (Sali Ram Berisha). E furnizoi ushtrine dhe ekonomine serbe qe po falimentonte me nafte. Atehere tanket serbe filluan te leviznin dhe nga grykat e tyre te zjarrit villte vdekja per kroatet, boshnjaket dhe kosovaret.
    Prandaj kosovaret e nderojne aq shume SRB-in. Sepse ai per te miren e tyre i furnizoi tanket dhe avionet serb me nafte. Qe ti pakesonte pak kosovaret, perndryshe sot ata nuk kishte tregti gruri me serbine qe i ngijnjte me buke.
    Dhe kjo nuk eshte fantazi. E ka pranuar vete SRB-i ne intervistat e dhena me heret. E ka pohuar edhe presidenti i atehershem i Malit te Zi te cilin Milosheviqi i perdori si negociator.
    Ne fund te fundit SRB-i i sherbeu dhe ju ktheu nderin atyre qe e sollen ne pushtet me 1991, UDB-as.

    1. E vertete says:

      Per Millosherit dhe Iliret,
      Perse genjeni cdo here dhe ne cdo koment or race e ndyre serbe.Genjeni sepse keshtu ju ka mesuar serbi.OKB,informoi para dy vitesh se ska patur prishje embargos ndaje serbise apo ish Jugosllavise,nderesa ju pellisni dhe hani cdo dite jashteqitjet e Irinejit racist.Keto pellisje qe beni jane politike dhe genjeshtera shpellaresh dhe tritolisto-kanabisesh.Askush mua s’me detyron te bleje prodhime te helmuara serbe,kush don te vdes shpejte te bleje edhe kanabis!
      Une,se pari lexoi cdo prodhim ushqimore qe bleje,ashtu i preferoi edhe te tjeret,ku eshte problemi!

      1. Billy1 says:

        Per “E vertete”. – — Organizimi i trafikut të naftës. Për herë të parë lideri malazez pranon marrëveshjen me Berishën për të përligjur kontrabandën e karburantit për makinën luftarake të Milosheviçit gjatë konflikteve luftarake për shpërbërjen e Jugosllavisë.
        Pala shqiptare e pranoi propozimin tonë. Që tregtia në përgjithësi të ishte e mundur, nuk ishte e mjaftueshme që organet e tyre shtetërore të lejojnë tregtinë e vogël nëpërmjet liqenit (që të mbyllnin sytë), por duhej të krijonin mundësitë. – E para, kjo do të thoshte importimi në Shqipëri i sasive shumë më të mëdha të derivateve në krahasim me të zakonshmen, dhe e dyta – shitja e tyre në pjesën veriore të vendit, nëpërmjet shpërndarësve lokalë të vegjël, dhe me kohë të dealer-ave (shpërndarësve) më të mëdhenj.
        Nga ana jonë hapeshin shumë probleme të veçanta. Duhet të vendosej organizimi i shërbimeve shtetërore, që do të mundësonin marrjen e sasive të pritura të derivateve, por të mos lejohej edhe një lloj kaosi ekonomik. Ishte e qartë se benzina nuk ishte kruajtëse dhëmbësh, që të fshihej dhe të transportohej në xhep. Modeli, të cilin e kemi përcaktuar, meritonte të ishte i skicuar. Të paktën nga dy arsye. E para, sepse besoj që ishte i suksesshëm dhe na vinte në detyrim që të mbahej mend. E dyta, që është më e rëndësishmja, se ai ishte i ndryshëm nga modeli i kontrabandës së cigareve nëpërmjet Malit të Zi (për këtë do flas më vonë), i cili përcaktoi në mënyrë vendimtare fatin politik dhe çdo fat tjetër të Malit të Zi- në vitet e mëvonshme deri në ditët e sotshme. Nëpërmjet Liqenit të Shkodrës (dhe në rrugët tokësore përreth), mjetet lundruese dhe të transportit tokësor kalonin pranë njësive ushtarake kufitare dhe policisë, pa u ndaluar dhe kontrolluar. Shkarkimi bëhej nga lokacionet e përcaktuara më parë, numri i të cilave duhej të ishte sa më i madh. Në një moment, ato do numëroheshin më shumë se tridhjetë. Me gjithë këto punë, merreshin privatë, që kishin krijuar lidhje me anën tjetër të kufirit. Faktikisht, ata ishin importuesit e naftës dhe organet shtetërore nga pikëpamja e ligjshmërisë së brendshme kështu i trajtonin. Kjo do të thotë që në vend të një “Jugopetrol”-i, patëm qindra e mijëra petrole të vogla. Karakteristika kryesore e një mënyre të tillë pune ishte mungesa e monopolit të dikujt mbi to. Çdonjëri mund të importonte derivatet e naftës dhe çdonjeri ishte i detyruar të kalonte të njëjtën procedurë të parashikuar nga ana e shtetit. Ajo karakterizohet me kontrollin e detyrueshëm në pikat e daljes së saj nga territori. Sasitë detyrimisht duhej të deklaroheshin dhe mbi këto duhet të paguhej taksa e parashikuar. Të tilla letra “të rregullta”, ishin kusht për lëvizjen e lirë nëpër territorin e Jugosllavisë. Kush nuk i posedonte ato, mbetej dhe pa ngarkesa, edhe pa mjetet e transportit, që konfiskoheshin duke u mbështetur në dispozitat e ligjit mbi doganat. Prandaj, shumica e tyre respektonte rregullat strikte të lojës, të cilat sipas dijeve tona, zbatoheshin pa kompromis, pasi asnjëri nuk dëshironte të rrezikonte një humbje të madhe në favor të një fitimi ekstra të vogël. Përveç popullsisë lokale buzë liqenit (krahina e Zetës dhe Malësisë), në këtë punë u përfshinë shumë persona të aftë dhe të mençur. Nuk ishin të rralla rastet e ortakërive mes nacionalistëve të regjur shqiptarë dhe serbëve ultraradikalë. Mundësia e fitimit të mirë i topiti urrejtjet midis tyre. Bile dhe shpërndarja e pikave për pranimin dhe magazinimin e derivateve duhet të shtonte strukturën nacionale të popullsisë së atjeshme. Shumë individë me këtë aktivitet fituan shuma parash, të cilat as nuk i kishin ëndërruar kurrë. Por, po të mos ishte kjo, nuk do të ishte nafta aq e nevojshme as në Mal të Zi, as në Serbi, ose në Bosnje e Hercegovinë.
        Taksa për të cilëm folëm, i paguhej ndërmarrjes private, e cila lëshonte letrat e nevojshme shoqëruese. Taksa ishte 0.7 DEM për një litër. Kjo do të thoshte që për një çisternë të zakonshme duhej t’i paguaje shtetit gati 25.000 marka gjermane. Çdo ditë sasia e krijuar e parave lante borxhet dhe depozitohej në Thesarin e Republikës. Kjo ndërmarrje, për shkak të sasisë së madhe të pagesave, ndryshonte emërtimin për çdo muaj (jo rrallë kam qenë “kumbar” i emrave, që më kujtonin leksionet e dikurshme nga gjuha latine). Ishte fjala për një formë të pastër, sepse rezidenca dhe të punësuarit mbeteshin po ato. Në të punonin zyrtarë, persona nga policia financiare dhe sigurimi i shtetit, por edhe nga organet sekrete të sigurimit, nënpunësa të doganave, Ministrisë së Financave dhe institucioneve të tjera shtetërore. Për punën e vet ishin shpërblyer në mënyrë suplementare (jo të tepërt, por të rëndësishme) dhe zëvendësoheshin në distancë kohe jo të rregullta (që mos të kishin kohë të njiheshin me njëri – tjetrin dhe të bëheshin ortakë). Të gjitha pagesat ishin në monedhë të huaj cash dhe derdheshin në buxhetin e shtetit. Këto të ardhura ishin veçanërisht të rëndësishme në periudhën e hiperinflacionit, kur pagat reale nuk e arrinin vlerën e vetëm të disa markave gjermane”…

        *Teksti është marrë nga libri me kujtime i Momir Bulatoviç “Pravila Æutanje”, ish-kryeministër i Malit të Zi në vitin 1993.
        Ne nentor 2006 Berisha e pranon vet thyerjen e embargos me Serbine. Ja deklarata e Berishes:- “Nëse i riktheheni viteteve ’92-’96 do të gjeni në mënyrë të përsëritur deklaratat e mia ku unë nuk jam dakort me embargon e vendosur ndaj Kosovës dhe Malit të Zi. Këtë e kam shprehur publikisht dhe nuk e kam fshehur. Unë nuk isha dakort, sepse Serbia furnizohej anije pas anijeje nga Danubi dhe, ndërsa këto vende i linte në acar, në Beograd nuk mungonte asgjë. Kjo ishte e vërteta e qendrimit tim. Këtë qendrim unë e kam shprehur publikisht dhe për një qendrim, që unë e kam shprehur publikisht në atë kohë, unë kam qenë i sinqertë.
        Jam përpjekur të ndihmoj këto dy vende, por sa kanë përfituar ato nuk ishte puna ime, sepse nuk e kontrolloja unë territorin e tyre, as të Kosovës dhe as të Malit të Zi. E rëndësishme është që ajo është bërë jashtë çdo lloj interesi të njëanshëm të Shqipërisë. Nuk më dukej e drejtë që ata merrnin çdo natë anije nga Danubi, ndërsa këto mbeteshin pa ngrohje“.
        Tani kush eshte e verteta per Skenderbeun e sotem te Shqiperise?

  4. lexuesi says:

    Nje personalitet i kosovës ka bërë thirrje që të mos pimë më coca-cola e jo të mos blejmë miellin serb.

  5. taso kume says:

    Edhe lufterat behen per qellime fitimi,megjithate IZRAELITET si kombi qe e do parane me shume se te tjeret,embargon morale se nuk kane ligje per barjera doganore te pakten me GJERMANINE e kane kethyer ne derivat te fese judaike te shtrenguar nga vuajtjet e vrasjet e pogromet te kryer nga GJERMANET,dhe me pelqen ky PATRIOTIZEM i paster kundrejt tonit FALLCO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje