I dashur kryetar i Bashkisë së qytetit tim, i nderuar zoti Basha!
Unë që po ju shkruaj jam një qytetare ‘autoktone’ e këtij qyteti, nëse të tillë mund të të klasifikojë vendbanimi në Tiranë prej afro një shekulli i familjes sime. E dua Tiranën, si qytetin tim të lindjes, të lindjes të babait tim, të vendosjes së themeleve të gjyshërve të mi, si qytetin ku familja ime ka jetuar e kontribuar për një jetë të tërë e deri më sot për katër breza me radhë. Nuk jam Tironse por Tiranase, nga ata të ardhur që Tirana i ka mirëpritur ne fillimshekullin e 20-të e që natyrshëm u bënë njësh me të. Eshtë qyteti ku linda, ku mësova, ku desha, qyteti që ndiej se i përkas më shumë se kudo tjetër mbi rruzullin tokësor. Kjo edhe për shkakun se të larguar për në ishullin e Korfuzit, të parët e familjes sime nuk na patën lënë këtu një konak në një fshat origjine e në pamundësi totale në kushtet e diktaturës për t’u lidhur me pjesën e familjes të mbetur atje, për mua e familjen time këtë rol e luante plazhi i Durrësit – krahu bregdetar i Tiranës si vendpushimi e shlodhjeje si shtëpi fshati e deti bashkë, paçka se shpesh kjo “shtëpi pushimi” shfaqej në formën e faciliteteteve të limituara në trajtën e kabinave të drunjta ndërtuar nxitimthi.
E që të mos zgjatem kryetari im i bashkisë, Tiranë për mua si fëmijë ka qenë një qytet i qetë e i bukur. Jetoja ekzaktësisht mbi të njëjtin truall ku banoj edhe sot, pikërisht aty ku kam lindur e jam rritur. Mësoja në shkollën 20 Vjetori i Çlirimit, sot Dora D’Istria. Shtëpia ime gjendet në brendësi të Rugës Sami Frashëri prapa ish Ekspozitës “Shqipëria Sot”, që dikur në të dy krahët e saj rrethohej nga dy parqe të gjelbëruara plot hijeshi, ku fëmijët luanin, të moshuarit pushonin e nënat e reja shëtisnin foshnjet e sapolindura. Besoj se e sillni ndër mend dhe Ju. Rruga për në shkollë kalonte nëpër lulishten në krahun e majtë të ish Ekspozitës pranë memorialit të Barakës së Nushajve e më pas nëpër një rrugë të gjelbëruar hijshëm afër fushës së tenisit. Në të djathtë ngriheshin pallate katërkatëshe të sistemuara këndshëm që sot mund t’i gjesh në çdo kryeqytet të Evropës Perëndimore.
Në të majtë më lart fushës së tenisit , ngriheshin një kopësht e një çerdhe dhe në të djathtë të tyre një shesh plot frymëmarrje brenda kompleksit të Shallvareve që të prinin denjësisht rrugën për në hyrjen e shkollës që për hesap të saj kishte një terren të madh sportiv. Sot, nga një shtëpi me oborr e plot pemë e lule unë jetoj në katin e gjashtë të një godine të betontë, që si shumëkush në Tiranë nxituam t’ua japim ndërtuesve në këmbim të një strehimi të shpejtë në fillimvitet 90-të. Por betoni nuk mbaron aty. Lulishtet rreth ekpozitës në këto njëzet vjet janë kthyer në geto betoni, pranë oborrit të pallatit ku unë banoj ka një lavazh të rrëmujtë dhe më tutje vendparkime makinash në të dyja krahët e rrugës. Ish ekspozita pas rrënimit është kthyer gjithashtu në një vendparkimi gjigant. Aty në krah ngrihet një pikë karburanti. Është e panevojshme t’ju përshkruaj se ç’ka ndodhur ndërkohë me rrugën që unë bëja për në shkollë. Pejzazhi ka ndërruar aqsa nuk njihet më.
Por së fundmi ka një zhvillim. Gropa që për vite me radhë lëngonte aty pranë në krah të ish ekspozitës është mbushur e mbuluar së fundmi. Nuk dihet pse ndërtuesit kanë dështuar të ngrenë aty një përbindësh të ri betoni. Mbyllja e gropës moçalore ka ringjallur shpresën te banorët e zonës këtu pranë. Nuk jam në dijeni nëse është bashkia apo pushteti qëndror qe po e mbyllin atë moçal papastërtish që dergjej aty prej vitesh, por do ju lutesha si banore, si qytetare , si nënë e grua. Ngrini një mjedis të bukur aty zoti Basha. Mbillni ca pemë dhe shum bar e lule dhe vendosni një kënd lojrash për fëmijë. Është aq i nevojshëm ai mjedis në mes të një getoje betoni e ndërtimesh. Dhe mos u ndalni aty, kompensojini pronarët e ish ekpozitës dhe ndërtoni një park të madh pushimi aty në krah po ashtu. Do jetë një mjedis relaksi për qindra mijëra banorë të pallateve aty rreth e rrotull, aq të dëshiruar për një zonë të gjelbër pranë banesave të tyre. Ka shumë dendësi, shumë makina e parkime e fare pak ajër zoti Basha. Ka nevojë serioze Tirana për të tilla mjedise.Merreni këtë vendim për hir të fëmijëve tuaj , të fëmijëve tanë e në emër të Tiranës europiane të së ardhmes. Do të gëzoni mirënjohjen e banorëve të Tiranës për jet e mot.
Shkruaji edhe Edvinit nje leter se nga ai e kemi peshqesh betonin…
@ Hajdar,
Pseudonimin e ke shume sinjifikativ o Daku me nje sy…
Ne anen tone ‘hajdar’ e perdorim ….’si je me hajdarin?’ Nuk kam ashgje me ata qe vertete e kane emrin e tille,u kerkoj falje nqs vriten sado pak–por me ata qe perdorin emra ‘per gjera te medha…’
PSAH ZOTIN O MERO BAZE BOTOJE KET NJOFTIM TIMIN SE OSHT I VERTET:
–O MILET I TIRONES DHE I GJITHE SHQIPNIS, KJO GOCA OSHT GOCA E AKTORIT ROBERT NDRENIKA (ISH-DEPUTET I PD) DHE GRUJA E PD_ISTIT “POET E PERKTHYES” ALBAN BALA… MO GJAT NUK PO SHKRUJ MO SE I DEL ERA, SE E KA ME POROSI KET HARTIM NGA MIKU E SHOKU I BURRIT; DORA VET LULZIM BASHA…–
Po moj moter po! E mallengjeve Lulin me keto hartime! Ajo gropa qe thua ti e ka gjetur te zotin (ryshfetdhenesin), prandaj kot qe rrekesh ta “mallengjesh” giunplenin Lul Basha!
Guimplen, e bukur kjo, nuk me kishte shkuar mendja….e me siguri ai qe i preu gojen ishte Saliu….
Mire thua moj zonje,po kujt ia thua? Luli do te beje tramin njehere,pastaj te tjerat.
po moj zonje ke bere adresim te gabuar pse slavderon ramen qe hoqi mocelet e barakat elanes qe ishin cerdhe prostitucioni dhe ne rast se ka ndryshim fale atij personi sa per personi qe i lutesh ke bere adresim te gabuar ai ka mendje vetem pallate 40kateshe te mbushi xhepat, i plasi per femijete a tu dhe te tjereve , do te prisja dicka me te hajrit tek letra juaj meqe je tiranase
E dashur tiranase.Do te te kthej pergjigje por akoma sma ka sjelle postieri letren ne dore.te perqafoj me mall luli nga hollanda
Prit se ta lexoi e te degjoi…
OJ IDJOTE THUJI RAMES SE AI ISHTE KRYEBASHKIAK PARA KTIJ DITEZIUT QE I NGELEN TANI KTO DHURATA ,RAMA GJAT MANDATEVE E BANI TIRANEN BETON MOJ TANI PRET TI PRISHI LULI ,RAMES COJA LETREN MOJ BUDALLACKE DHE NISE KSHU KUR ISHA E VOGEL KISHA LULISHTE TANI QE U RRITA DHE TI NEJTE 12 VJET KRYETAR BASHKIE MA PRISHE LULISHTEN ,TANI DU PRAP LULISHTE
Shkruar me kulture nga nje vajze e edukuar, me personalitet admirues. Jo vetem qe ngrihet nje problem serioz, por tregohen dhe zgjidhjet, pa fyer kerrkend. Zoti Basha, merrini ne konsiderate sugjerimet e kesaj vajze te mencur, pa u ndalur ne kush e betonoi a kush e cimentoi vite me pare kete vend. Opinioni, sikurse shkruan autorja, do tiu vleresoje.
Mirenjohje dhe respekt per ty, Diana.
Sa stola ka ne Tirane ku mund te pushojne pleqte? Sa hapesira te gjelberuara dhe te pasterta ka Tirana? Sa zona pedonale ka Tirana ku mund te grumbullohen, te shetisin dhe te shoqerohen njerzit? Tirana eshte tashme nje park i madh makinash, autostradash dhe tymrash benzine, nafte plot squfur, pluhrash e qelbesira duhani qe te marrin frymen. Ne Tirane, ne kete qytet nuk jetojne me qytetaret por makinat.
Jam shume dakort me zonjen qe Tirana ka nevoje per parqe. Dhe une jam rritur ne nje Tirane ndryshe, te paster e me gjelberim.
Nje pyetje kam per zonjen: ato 12 vjet qe Rama e shkaterroi Tiranen a e ka hap noi her gojen per keto pune meqe Ramen e ka xhan-xhan e kuptoj qe leter pubblikisht nuk I ka bere dora te shkruaje po historite e lejeve te ndertimit dhene nga Rama duhet t’i dije nese eshte tiranase.
Nuk behet hajer me kete mendesi qe I ben kopilin ia ve tjetrit ne preher dhe thua ” e beri” se nuk jane budallenj njerezit kane pare boll si e menderosi Rama Tiranen.