Pritej që të ishte e ndyrë, por jo kaq e ndyrë. Pritej të ishte politike, por jo kaq hileqare dhe konjukturale. Pritej të ishte e padrejtë, por jo deri në këtë pikë. Ata që në 14 tetor u rrahën në stadiumin e Beogradit, që u kërcënuan me vdekje nga të gjitha anët, që u fyen, u shanë dhe u përbuzën si askund tjetër, atyre të cilëve ju fishkëllye himni në sytë e arbitrave, komisarëve të fushës, krerëve të shtetit të pritës, miliona të tjerëve që e panë ndeshjen në televizion – ata u dënuan, kurse të tjerët, shkaktarët, fituan 3 me 0 në tavolinë. Rezultati formal 3 me 0, është një banalitet i skajshëm, që nuk kompensohet dot nga heqja e tre pikëve për Serbinë. Fitorja në tavolinë është skandali i vërtetë i vendimit të UEFA-s.
Precedenti i vendimit të UEFA-s, i cili ka bërë tashmë xhiron e botës, hap një spirale tejet të rrezikshme në trajtimin juridik të shkeljeve në futboll. Sipas këtij vendimi, në teori, ne shqiptarët mundemi fare mirë, që të zbresim në fushë në 6 tetorin e vitit të ardhshëm, e t’i marrim përpara me çfarë të na vijë për dore, lojtarët e ekipit kundërshtar. Mund të rrahim madje edhe lojtarin që na duket më antipatik ose më zevzek, mund të zgjedhim llojin e “armës” që do të përdorim (karrige, stol, shkop bejsbolli, grushte, gurë), mund të japim bileta falas për të gjithë të dënuarit e stadiumeve tona, mund të këndojmë kore për vdekjen e serbëve, mund të gjuajmë me çakmakë, monedha dhe shishe me çfarëdo lëngu brenda, mund të sjellim ne stadium edhe fuçi të të gjitha dimensioneve, të mbushura me çfarë të na e dojë zemra, mund të djegim flamujt e cilitdo shteti apo organizate ndërkombëtare, të fishkëllejmë me sa kemi në grykë himnin serb, sepse sërish nuk do të ndodhë gjë.
Në fund fare, kur ndeshja të jetë prishur dhe dosjen e sherrit ta shqyrtojë UEFA, tre pikët në tavolinë nuk na i heq askush! Sepse i meritojmë plotësisht, në bazë të vendimit që u bë publik të premten në Nion të Zvicrës.
A e dëshëron UEFA instalimin e një precedenti të tillë të rrezikshëm në stadiumet e Europës? Apo mos ndoshta duhet të mendojmë atë më të keqen?! Domethënë, që jo për të gjithë gjykimi do të jetë i barabartë. Pra, që nëse bëjmë ne në Elbasan, atë që serbët bënë në Beograd, dënimi do të jetë drastik dhe i pamëshirshëm?! Mos ndoshta Mishel Platini, i cili ka folur shumë këto orë për lënien jashtë të politikës nga fushate blerta (kupto dronin “shqiptar”), është edhe ai vetë një kukull e politizuar, e federatave dhe lobeve të fuqishme financiare që kontrollojnë futbollin e sotëm komercial?
Këto pyetje në fakt nuk kanë vend sot. Ne i dimë përgjigjet, sepse bashkë me ne, i di edhe një pjesë e madhe e opinionit publik ndërkombëtar, që po ngre të njëjtat dyshime e dilema. Dënimi për Shqipërinë është tejet i padrejtë, siç është kryekëput i padrejtë edhe (mos)dënimi i palës tjetër. UEFA e ka dënuar ashpër Serbinë në Xhenova në 2010, duke ja marrë tre pikët në tavolinë, megjithëse asnjë tifoz serb nuk zbriti në fushën e atij stadiumi. Kurse sot, ja ka dhënë tre pikët në tavolinë Ivan Bogdanovit, i cili shëtiti i pashqetësuar në fushën e stadiumit të Partizanit të Beogradit. Kjo është fitorja e Ivanit, jo e drejtësisë dhe futbollit! Më saktë, është fitorja e dyshes Platini-Bogdanov!
Në këtë moment është e vështirë ta quash Mishel Platininë partner apo mik, siç vazhdon të bëjë kreu i federatës tonë të futbollit. Sa më pak deklarata të tilla, aq më pak pështjellim zorrësh, në një moment kur disa qindra mijë njerëz ndjehen të fyer, shumë më tepër sesa për humbjen e një ndeshjeje banale me top.
*Revista JAVA
Ju popull qe komentoni me gjithe kete mllef kunder dukes dhe platinise cfare kerkoni se nuk ju kuptoj,te gjitha mediat onlive bashke me ju plisat dhe ballistet tifoze dhe te semure meruni me ate qe bene futbollistat ne fushe dhe jo deklaratat qe bene pasi braktisen betejen sportive,si ju komentatore dhe Duka dhe Rama,Berisha jeni te gjithe ne nje THES per ngjarjen.Gjykoni me me objektivitet per vendimin e UEFA qe mori per ne.Futbollistet tane braktisen Sportin dhe DHUNA triumfoje.Lojtaret dezertuan,dhe per kete denohen.UEFA nuk mund te lejoje krijimin e nje precedenti te tille ne fushat e FUTBOLLIT ne bote.
dmth fajin e ka Bala qe e futi koken te karrigia atij tipit serb?
bravo..
Nqs tu duk si fushe futbolli atehere ke te drejte. Mua per vete mu duke si fushe beteje. Nuk e kuptoj se cfare llogjike normale mund te kerkoj kthim ne fushe ne ato kushte???!!! E kutpoj terbimin e te gjitheve mbas ketij vendimi dhe shpresoj qe kjo te na beje me te forte dhe me te kujdesshem.
P.s. Deshtim total nga federata jone per ti paraprire te gjithe kesaj qe ndodhi.I hodhi djemte tane ne nje ferr te pergatitur nga federata serbe.
o ti pall . . . ketej thua merruni me ate qe bene futbollistet ne fushe edhe ketej fut ne thes edhe Ramen, Duken dhe Berishen.
Beni si them une mos beni si bej une thua ti?
ik o pall se sot ska shqiptar qe te mos perkarahi ate qe ishin ne fushe per menyren sesi qendruan ne fushe
a ke ndonje vella ose kushuri ne ate 24 futbollist ti? kur te dish se se te dridhen kembet kur shef se cfare nuk i fluturon te afermit tend pastaj hajde flasim per “sport” bashke
pall
Domethënë, lojtarët e Shqipërisë, edhe pasi u fyen, u rrahën nga tifozët e nga mbajtësit e rendit në stadium, pasi provuan e përballuan mbi shpinë gurë, shkopinj, karrige e gjithfarë sendesh me të cilat mund të goditet tjetri, do duhej të kishin vijuar edhe më tej për të treguar deri në fund se sa mund të mbanin, deri sa t’u ngopej shpirti i zi “mikpritësve”, për të mbajtur shënim kështu staticienët se kur e jep shpirtin një njeri nën goditjen e furishme të turmës së dalë menç. Pra lojtarët tanë do duhej të kishin luftuar deri në pikën e fundit të gjakut për të kënaqur rrugaçët serbë, ku përfshihen edhe politikanët më të lartë të shtetit serb, për të respektuar dëshirat e organizatorëve e drejtuesve të ndeshjes për të bërë sehir se si mund të vriten njëmbëdhjetë vetë nga mijrat gjakndezura të të çmendurve prej shovinizmit e urrejtjes. Paskan lënë ndeshjen?!… Kjo qenka hataja?! Po kush do t’ua siguronte jetën, të çmendurit!? Nëse pritësit donin t’i mbronin me të vërtetë në stadium nuk do të kishte ndodhur asgjë nga ato që ndodhën. Cili është ai nen e në cilën rregullore sportive ku thuhet se loja duhet vazhduar derisa njëra skuadër të jetë shfarrosur nga tifozët e punonjësit e stadumit të skuadrës tetër? Mund të merret me mend se ç’mund të presësh kur japin mend të pamendëtit.
O bert -CARI!
Po sikur komshiu yt te vije e t’i bej “MASAZH” gruas tende para e mbrapa,zotrote do t’i thuash: FALEMINDERIT!HAJDE PRAP NESER MBREMA???
HY,ZORRAXHI I NDYRE ANTISHQIPTAR!!!
O palle !!!!cfare deshe ti ,qe skuadra jone te vazhdonte lojen mes te cmendurve Serb ,te dhjefsha trute antishqiptar.
Ja keni futur kot mer kete artikull.
Pse fitoi Ivani???? UEFA e denoi Serbine per dhunen, i hoqi tre pike dhe ndeshje pa tifoze. Se kuptoj, cfare doni ju me teper se kaq???
Mor idiot… UEFA I “hoqi” 3 piket qe I dha…. por I dha +3 gola
Ndersa Shqiperise I dha -3 gola!
@bert je ne regull me mend e kokes, pse duhet te vdiste ndonjeri qe te terhiqeshin ata ca te prisnim me u denden tere tifozat ne fushe i gjuajten dhe skishin me siguri. normal qe svashdohej me loja, te shikonim b… tende po te ishe ne nje ambient te tille dhe do flisje
bert
ik mor tope se eshte kollaj te flasesh si kopetent kur nuk je ne vendin e atyre qe u perleshen po sipas teje kush e ka fajin mor koketop se le nam
Ti “specialist” me nick-un Berti duhet te dish qe lojtaret shqiptare dezertuan(fjalet qe ti ke perdorur) pasi fusha e gjelbert u kthye ne nje arene gladiatoresh ku perballe u vune 20 shqiptare perfshire dhe lojtaret e stolit,kundra nuk e di sa serbeve perfshire policne,tifozet por dhe puntoret te fushes!Nese flasim per rregullore gjyqtari i ndeshjes duhet te dilte vete i pari pas incidentit qe ndodhi te shihte situaten ne stadium,dhe pastaj te gjykonte se cfare duhet te shkruante ne protokollin e ndeshjes,por kjo nuk ndodhi pasi vete gjyqtari sic duket kishte frike nga barbaria serbe,te penalizosh ekipin shqiptar ne nje situate te tille lufte te pabarabarte,kur personi qe vendos fatet e ndeshjes nuk del te pakten ti dilte kamerave perpara ti thosh qe shikoni se une ja ku jam,ndersa ata pra futbollistet e shqiperise nuk po dalin te vazhdojne!
POLICI MARTIN ATKINSON
Ka lindur ne Bradford te Anglise, ne 31 marsin e 1971-shit. Eshte polic ne profesionin e tij te perditshem. Eshte 183 cm i gjate dhe peshonte 83 kg para ndeshjes me Serbine. Tani mund te kete shtuar mjaft ne peshe nga “dhuratat” serbe per arbitrimin e tij “te shkelqyer” ne ndyresi.
Ka filluar arbitrimin e tij ne 2004-tren ne Ligen e Kampioneve angleze. Kujtohet se ka perzene dy here nga fusha e lojes Balotelli-n.
Ne 2009-ten eshte pranuar si arbiter i UEFA-s.
Deri tani ka dhene vetem nje penallti, i bie bilbilit mesatarisht 23 here per te shenuar fallet ne çdo ndeshje, nxjerr kartonin e verdhe mesatarisht 4 here ne çdo ndeshje.
Ka arbitruar skuadren e Tares , Lazio-n, dy here, ku duket se ka ngrene ndonje kafshate qe i ka ngelur ne fyt.
Rrahjet dhe goditjet e lojtareve sidomos po te jene shqiptare, per Atkinson-in e Bradfortit, jane nje kalim kohe ne vazhdim te profesionit te tij te dhjere te policit te lartmadherise se saj Elizabete.
More Skender! Po leri Ivanin dhe shepine e botes o njeri dhe shiko Avniun dhe shtepine tende! Ivanet i denoj UEFA! U hoqi jo vetem tre piket ne tavoline dhe dy takime pa tifoza, por u dha dhe nje gjobe te rende. Pra nuk fituan, por humben.
Po Avniu yne ishte engjell ne Beograd? Ndoshta ti, do thuash “po”, se ndoshta ajo qe fluturonte ne qiellin e Beogradit te dukej engjell! Por ja qe ai “engjell” ishte shume i urritur dhe donte te gelltiste jo vetem Ivanin dhe Beogradin, por edhe Podgoricen, Shkupin e Athinen. Dhe femijet e engjellit, Tirana e Prishtina, gezonin e festonin per se largu, hidhnin valle e kendonin me cifteli. Menduan se droneri qe shoqeronte engjellin ishte ndonje aeroplan “mik” i NATO-s qe do zbraste ngarkesen e fundit te tij me bomba mbi Beograd, se sic e njohim shprehjen popullore “miku i mire ne dite te veshtira duket”! Por nje gje nuk kuptuan dhe nuk po kuptojne akoma Tirana e Prishtina more Skender, qe miku i ndihmoj te jene te barabarte dhe te ecin se bashku me komshinjte e jo ti shkelin me kembe dhe ti zhdukin nga faqja e dheut!
Prandaj mire eshte ta degjojne e ta respektojne mikun (UEFA-n, Europen e kedo) duke mos hedhur “vickla”, se sic e njohim dhe shprehjen tjeter popullore “ai qe te kritikon te do”! Sigurisht ne qoftese deshironi te jeni miq!
S’e kuptoj pse perpiqen te implikojne me patjeter te gjithe shqipetaret me ate banderole qe u shpalos??!! Kete veprim mund ta kete bere kushdo dhe per cfaredo aryeje.Zhdukjen nga faqja e dheut kam pershtypjen e kane kerkuar per 41 minuta serbet.Por ata qe kerkuan kete banderole ishin pikerisht serbet.Ndalimi i cdo shqipetari tjeter pervecse atyre me Pashaporte Shqipetare te ndiqnin ndjeshjen ishte pikerisht per ti dhene kutpim ketij droni.
E pabesueshme po mor po, fitoi me te vertete Ivani. Dhe une e besoj kete se Platini nuk e hengri ai ne koke karriken por e hengri Balaj dhe natyrisht qe kete vendim do te marre duke ligjeruar Ivanin ne fushen e futbollit. Por mendoj qe kjo eshte edhe paaftesi dhe e federates tone qe nuk ka ditur te mbrohet para UEFA
Natyrisht qe do te jepej ky vendim se stolin ne koke nuk e hengri Platinija por Balaj i shkrete
Dy opsione ishin ,ose Ivani ose Sulejmani
Rri si mut nashi biles te keshilloj te shohesh opinionin e fevzos per ndeshjen dhe pastaj shaj evropen kurve kur cdo jave ne kampionatin tone rrifemi vella me vella dhe shani serbet nga nena kur cdo jave shajme ne stadiumet tona njeri tjetrin nga nena dhe motra
ah te ishte Enveri gjalle…s’do fryheshin shume serbet me Ivanin…ate Ivanin do e kishte heq qafe sigurimi brenda 24 oreve dhe do e kishin var mu para stadiumit
Po cprisnim ne , dihet qe sponsori kryesor i UEFA eshte Gazprom
C’prisnit o njerez, sponsori kryesor i UEFA eshte Gazprom