Piro Prifti
Ngjarjet e ditëve të fundit dhe replikat midis politikanëve fqinjë serbë dhe shqiptarë kanë nxjerrë në pah se sa lehtë mund të kullojë përsëri gjak korja e hollë e plagëve qindra vjeçare e urrejtjes midis serbve dhe shqiptarëve, midis shqiptarëve dhe sllavëve, duke mos lënë mënjanë plagët me fqinjët e tjerë.
Shkaqet se përse ndodh kjo rringjallje e papritur e ndjenjave nacionaliste në një ndeshje futbolli mund të habisë vetëm BE, SHBA, dhe ndonjë vënd që nuk e njeh mirë historinë e çuditshme dhe tragjike të popujve të Ballkanit të cilët vetëm pas fitores së Demokracisë pas rënies së komunizmit mundën të shohin të ardhmen e tyre sit ë sigurtë vetëm në integrimin në BE. Këtë aspiratë po kërkon të zbatojë Shqipëria me ngulm, këtë aspiratë e kanë arritur Rumania dhe Bullgaria, sepse (Greqia është aktualisht anëtare e BE), këtë aspiratë po e shpreson edhe Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Plagët e së kaluarës gërricën dhe kullojnë gjak në Serbi e cila sipas saj `e ndjen veten të diskriminuar dhe të viktimizuar` pasi NATO dhe UÇK shpëtoi Kosovën nga një spastrim etnik, dhe shpëtoi popullsinë nga rracizmi etnik dhe antagonizmi fetar.
Plagët e së kaluarës u gërricën dhe kulluan gjak kur futbollistët shqiptarë panë të ofendohen e të viktimizohen nga thirrjet raciste e plot urrejtje kundër shqiptarëve në stadiumin `Partizani`, kur dikur thirrej plot hipokrizi në kohën e Titos `bratsvo edinstvo`.
Plagët e së kaluarës u gërricën dhe kulluan gjak kur në ajrin e stadiumit të Beogradit fluturoi dron-i me një pankartë jo reale e cila sigurisht nëse duhej të ishte si përgjigje ndaj mungesës së flamurëve kombëtarë përballë atyre serbë- doli se ishte një trill nacionalist i shtirur që nuk ka të bëjë me realitetin e sotëm.
Ashtu si tha Kryeministri shqiptar se: “Shqipëria etnike është makthi i Serbisë por nuk është në projektet e Shqipërisë së sotme“, paraqitja e një banderole të tillë veçse i hodhi benzinë zjarit të nacionalizmit serb.
Nacionalizmi i paragjykuar serb dhe nacionalizmi i shtirur shqiptar nuk janë gjë tjetër veçse dy anët e një medaljeje të vjetër që na ka lënë ish perandoria turke-osmane.
Ashtu si tha sot dhe Presidenti serb Tadiç (tashmë i larguar nga pozicioni nacionalist i ditës së ndeshjes) në formë autokritike se `provokimi shqiptar pati një reagim të dhunshëm nga ne“, del e nevojshme që të dëgjojmë me kujdes këshillat e BE për të tejkaluar pengesat e së djeshmes me qëllim që të arrihet një e ardhme e paqes dhe e stabilitetit midis dy vëndeve Ballkanike dhe vëndeve ballkanike në përgjithësi për të mos mbetur më tek shprehja se..ballkani është fuçi baruti..
Nacionalizmi i shtirur shqiptar ka ngritur kokë në kohën e demokracisë, thjesht për arësye politike me qëllim përfitimi të pushtetit dhe të parasë duke e lënë vendin për hesap të nacionalizmit në anarki prej 23 vitesh, duke e përdorur këtë nacionalizëm sa herë që dikush jashtë BE kërkon të destabilizojë rajonin. Kjo është e turpshme sidomos për partitë shqiptare të tipit AK apo ndonjë nga ato kosovare të cilat përdorin nocionin e Shqipërisë etnike për përfitim elektoral por edhe për ta destabilizuar Shqipërinë dhe Kosovën sa herë të duan me urdhër të `his Master Voice`.
Nacionalizmi në formën anektodike të tij mund të karakterizohet si më poshtë; nëse do të lexonit se kush mund të jetë nacionalist `i fortë`, mund t`i referohesh në raste ekstreme si ndeshja Serbi Shqipëri edhe historive anektodike. Një aspect i tillë i përket argumenti se si mund të jesh Nacionalist `i rregjur serb` dhe nacionalist `trim` shqipëtar.
Këto tipare janë mbledhur nga shoqata jo ballkanike, me qëllim të uljes së tensionit por edhe për të pare disa të vërteta:
Nacionalisti serb ka këto karakteristika:
Nacionalisti shqiptar ka këto karakteristika:
Në përfundim mund të përmëndim se nacionalizmi terrenin më të mirë për të lulëzuar ka varfërinë, papunësinë, dhe paragjykimet e të kaluarës, por e vetmja mundësi për të tejkaluar këto tre pengesa të mëdha janë: një ekip i mirë politikanësh, një bashkëpunim i sinqertë midis fqinjësh, dhe një përkrahje e madhe nga BE dhe SHBA.
bukur dhe interesante ?
ju duhet te ndiheni ”krenar” pse jeni……..sunite!!!!???
ABSURDE!!
ke harru me thon qe sa me shum pasporta te huaja te kesh aq me shqiptar nacjonalist je
kur je jaht lidhu dhe llapaqiju ke zyrat dhe sherbimet e huja,
mrena shqipnije rrasi derrin kujtdo
Nuk e kuptova fare kete shkrim. Ndoshta do te jete nga ato shkrimet e tipit te ri. Hajt, shkarravit ashtu si po shkarravitin jeten e njerzeve politikanet e sotem, ashtu si shkarravitin trurin mediat e shkruara e vizive te soteme. Kunder nacional-izmit flasin nga SHBA, Europa, Azia, bile deri nga Kozmosi, por a duhet te jemi internacionalist? Keto le ti spjegojne filozofet pa tru te sotem.
Me te shqetsuar duken keta rumunet orthodoks te shqiperis SE serbet
Falemnderit qe e lexove por nuk e kutove o Fatmir. po cfare te kuptosh mor i nderuar kur ne vend te leximit je duke pargjykuar problemin? Nuk ka demkraci nese ka nacionaliste qe keqperdorin demokracine duke kerkuar shpagim, duke treguar urrejtje, dhe duke mos treguar rrugedalje.
Disa shkrime nuk kuptohen lehte.
I Nderuar Lis, me vjen cudi se si nuk te kane prere per dru deri tani populli demokrat.
Po pse ore mendon se njerezit duhet te mendojne se na u ofendua flamuri i Fluturakes? Po ai nuk ishte as flamur, por vetem nje shkas per te komplikuar situaten. Rendesi ka cfare thote Europa e jo cfare thone pesuo-atdhetaret tane te tipit Spahia. Ne duhet te shohim te ardhmen e brezave tane, nuk duhet tju leme lufte dhe urrejtje. Kete beson se e kupton deri sa je i teri e i beri.
Kosovaret e ata te maqedonis urejne njelloj si serbet edhe shqiptaret ortodokse o z.piro bile edhe katolicizmin, por ne nje menyr tjeter interpretimi per shkak se kerkojn te fitojn para nga vendet perendimore, por gjithnje te kemi ne kok islamin si prioritet te pare e jo integrimin ne kulturen europiane,! E quajn europen kurrve e kulturen e saj, megjithse kjo europ po i jep doren! Kryeministrin ton ramen e quajne serb e jo shqiptar, sepse kan ne koke urejtjen ndaj ortodoksis, greqis, serbis! Miqesia per ta esht vetem arabet e turqit, edhe ne boten perendimore e jo te integrohen sic esht shoqeria e kultur europjane, por mbushin xhamit nga analfabetet e hoxhallaret qe kerkojn ta bejn boten perendimore nje afganistan te vertete! Ndryshojn shqiptaret e shqiprise, ku shumica esht integruar ne shoqerit europiane edhe pse kan kultivuar kulturen familjare qe mundet te ket qen edhe myslimane, dhe une i pergezoj si nje mjet te inteligjences e evolimit te diversitetit ne shoqerit europjane si e vetmja mundesi e integrimit ne nje kulture te re!