14 tetori, politikë apo sport?

18 Tetor 2014, 20:13Blog TEMA

Nga Agim Jakupi

 

Të gjithë ne ishim të përqendruar te 14 tetori, dita e ndeshjes së futbollit midis kombëtares së Serbisë dhe Shqiprisë.

Ishim optimistë se përfaqësuesja shqiptare do merrte pikë në Beograd. Mirëpo, ajo çka ndodhi atë natë i takon një bote tjetër, një bote të mbushur me urrejtje dhe ndjenja shoviniste e jo asaj sportive. Himni kombëtar nuk u dëgjua fare nga të thirurat e “tifozëve” serb për vrasje të shqiptarëve. Besoj se futbollistët shqiptar përjetonin tmerrin e vërtetë.

Fusha e futbollit ishte shndërruar në arenë gladiatorësh, mbrenda sëcilës për hirë të lojës dhe sportit ishte viktim kombëtarja. Ne, nga ekrani, nga e gjithë ajo atmosferë, ku dëgjonim ata thirje jo njerëzore u ndjemë keq, e çfarë përjetimi pati përfaqësuesja??? Kuptohet se pas gjithë asaj që e pamë, çdo njeri nuk do i’a dëshironte vetes një pozit të tillë.

Me të vërtetë çfarë ndodhi? Thjeshtë, po përgjigjem me fjalët e politikanit të vetëm nga Shqipëria që moti ka kuptuar politikën e vërtetë, Pandeli Majkos që menjëherë reagoi në faqen e tij të facebook-ut: Historia fitoj futbollin. Po, historia fitoi, besoj se kësaj here edhe politikanët shqiptar dhe ata “demokratët” e mëdhenjë nga shteti shqiptar si lloji i Maks Velos do e kuptojnë se faji nuk qëndron tek Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë, te kultura dhe qytetërimi i tyre, ngase ajo që ndodhi në stadium është përsëritje e tmerrit që shqiptarët jashtë Shqipëris politike e kanë përjetuar shumë më herët në mënyrë permanente.

Me plot të drejtë analisti Kim Mehmeti shprehet: “Shpresoj se pas asaj që panë e dëgjuan në stadiumin e Beogradit, disa nga opinionbërësit ‘kozmopolit’ të Tiranës – e të cilët njëzet vite me radhë nuk ia dilnin ta kuptonin nga i gjithë ai ‘primitivizëm nacionalist e antisllav’ i neve shqiptarëve nga kjo anë e kufirit – mbase më në fund e kanë kuptuar se çdo të thotë me shekuj të jetosh i rrezikuar nga ‘ISIS-i’ sllavo-ortodoks, që hapur e çdokund tregon se e pëlqen vetëm shqiptarin e vdekur!”

Nuk e kam ndërmend që të shes politika, që shteti Shqiptar të mbyll kufi, mirëpo duhet kuptuar realitetin se atë natë kishim politik mbrenda stadiumit, në fushë kishte futboll politik e jo të sportit. Kishim ambient që mirte frymë ligji i drakonit. Nëse ka njeri që duron ti përdhoset flamuri, do qëndronte duarkryq, mirëpo futbollistët shqiptar reaguan në kohë dhe treguan botërisht, se në mes të Beogradit dinë të mbrojnë vlera, vlera të mbjellura nga Lidhja e Prizrenit, nga Ismail Qemali, Isa Boletini dhe nga vlerat e kryekomandantit Adem Jashari. E çfarë të keqe ka këtu?

Nuk kuptoj disa njerëz nga Shqipëria politike që edhe më tej vazhdojn ti fajësojn Xhakën, Canën e futbollist tjerë që me dinjitet mbrojtën flamurin! Atmosfera e krijuar nuk kishte fillim fluturaken, ajo merret vetëm shkas për të justifikuar ndodhit që nga fillimi i lojës. Sjellja e “tifozëve” dhe pregaditjet paraprake po përsërisnin natën e bartolomeut… që më pas, duke parë se futbollistët shqiptar nuk gjunjëzohen dhe mbrojnë me çdo kusht vlerat kombëtare, ndezën motorrin politik për të fajësuar futbollistët e më pas shtetin Shqiptar, duke arrestuar dhe akuzuar vëllaun e kryeministrit Rama.

E çuditshme, deklaratat dhe shkrimet e disa individëve për të paraqitur stadiumin sikur na qenka sulmuar nga Shqipëria është një injorancë e pafundshme. Besoj se “pishtarët e demokracisë” nga Shqipëria politike do pendohen dhe do kapen për realitetin sa do i hidhur të jetë për ta. Bota është shumëngjyrëshe, kurse flamuri jonë është Kuq e Zi. Çfarë vendimi do të merret më pas nga UEFA nuk më takon mua që të flas, mirëpo një gjë e di: “tifozët”serb u poshtërsuan në Beograd, ata shkelën mbi çdo parim jo të vendosur nga shqiptarët po nga UEFA, ata u shfaqën të dhunshëm dhe mizorë, jashtë çdo ligji njerëzor, kurse ata pak shqiptar që mundohen të justifikojn veprimet e kësaj natyre tifozllëku po ju them se koha e tyre ka mbaruar, djelmoshat e kombëtares vetëm se botërisht ju treguan serbëve se ekziston Një Shqipëri.

 

6 komente në “14 tetori, politikë apo sport?”

  1. pesimist says:

    Nisi si sport e perfundoi ne politike. Pergezime per lojtaret ne pergjithesi, e sidomos ata te kombetares, qi e mbajten gjakun e ftofte deri ne minuten e ’42, tuj pase parasysh thirrjet per vrasje, fishkellimin kunder himnit te shtetit skipper-tar, shishet apo fishekzjarret ne fushe. Me kane habite, per here te pare, bijt e gegeve e toskeve per gjakftoftesine e tyne.

    Hallall!

  2. Epirioti II says:

    Z. Jakupi mire e ke kete shkrim, por e ke kalu pak masen. Te jesh i sigurte qe shumica e Shqipetareve e kupton shume mire ate cka thote Kim Mehmeti. Mos degjo opinionberesit. Ata ja fusin kot per punet e Tiranes e jo me per ato te Prishtines.
    Opinionberesit bythlepiresa te Shqiperise Fevziu, Zheji, Bushati, Çani1, Çani2, Shkullaku, Sokol Balla, Lubonja, Hila, Çupi, etj jane nje semundje shume e rrezikshme per popullin shqiptar. Ata e helmojne cdo nate 2-3 ore publikun me “ndotje mediatike”.

    Kam vene re qe me dhjetra shkrime dhe mijera komente per ndeshjen thuhet gjithmone Xhaka dhe Cana qe mbrojten flamurin. Edhe ju ne shkrim nderin e tyre po mbroni. Kam pershtypjen qe ka nje psikoze qe: Shqiptaret nga jashte Shqiperise jane me patriote dhe u treguan me heronj. GABIM !!! Flamurin po me aq trimeri e mbrojten edhe Lila, Bakaj, Agolli dhe Altin Lala.

  3. Ilir Hoti says:

    Ata qe fyejn lojtaret e KOMBETARES nuk jane shqiptare…ata jane grekorus te deshperuar te hutuar trushperlare te terbuar e pa shprese..Ndergjegja jone KOMBETARE eshte rritur dhe nuk trazohet nga krimba e zvarranike te ketij lloji..Kombi yne ka mbijetuar ne shekuj te veshtire ,,kurse tani kemi prane BASHKIMIN TONE dhe CIVILILIZIMIN EURO_-AMERIKAN.. TE SEMURE TE DESHTUAR E TE PASHERUESHEM JANE ATA QE ENDERROJNE KOMBIN TONE TE NDARE…

  4. suat says:

    Autori eshte nga shkupi dhe njihet si publicist qe shkruan per ceshtjen shqiptare,ne fakt shkruan kunder qeveris se maqedonis.Edhe ky shkrim eshte i po te njejtit stil,e papranueshme qe te hedhet faji tek lojtaret e kombetares Shqiptare. Te gjithe ishin kunder perdhosjes se flamurit. Hallall.

  5. Toni says:

    Mbrojten flamurin mbrojten flamurin po ata ishin atje per te luajtur futboll jo per te bere te fortin e lagjes me nje stadium te mbushur plot per nje cop plastmasi te zi se po qe per flamur ate e mbrojti fevzoja qe ka prova se ja u hodhi serbeve duke e fshehur ne trup

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje