Serbia e shekullit te kaluar!

17 Tetor 2014, 20:41Blog TEMA
Serbia e shekullit te kaluar!

Remzi Ejupi

Si shqiptarë mund ta mallkojmë gjeografinë për shkak se fqinji ynë verior është i papërgjegjshëm dhe na ka shkaktuar aq shumë plagë e vuajtje për gati një shekull. Nga njëra anë, përballë Bashkimit Europian, Serbia përpiqet të tregojë një fytyrë më civilizuese, ndërsa me fqinj sillet si përherë: me përçmim e arrogancë, me përpjekje për poshtërim të tjetrit. Me këso sjelljesh Serbia, për fat të keq, e mban peng mbarë rajonin, sepse përpjekja e saj për të shkëputur nga e kaluara ka mbetur në tentativë.

Ndeshja e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë e tregoi këtë. Tani janë vënë në pikëpyetje edhe përpjekjet për ndërtimin e fqinjësisë së mirë, e cila është e domosdoshme për Serbinë e Shqipërinë, por edhe për Kosovën, në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Këtë javë pala serbe e huqi një rast ideal që nëpërmjet futbollit, një sporti aq të popullarizuar, t’i paraprijë edhe fillimit të një procesi të trajtimit të së kaluarës së saj dhe kërkimit të faljes për krimet e kryera jo vetëm gjatë luftës së fundit, por edhe më parë. Futbolli do të ishte hapi i parë dhe ndoshta edhe më i lehtë në këtë drejtim, me synimin që gjakrat e nxehta të pushojnë në këtë rajon aq të përvuajtur dhe shkatërruar.

Ngjarjet në dhe rreth stadiumit shkaktuan keqkuptime, thelluan tensionet mes dy popujve dhe i dhanë një grusht integrimeve europiane. Një pjesë e madhe e shoqërisë serbe shfaqi urrejtje shqetësuese ndaj shqiptarëve. Nuk ishte urrejtje që manifestohet rëndom në stadiume dhe që më shumë i ngjan karnavalit. Ishte urrejtje që mund të shkaktonte gjakderdhje edhe më të madhe. Fatale është që shumica e 30 mijë shikuesve serbë në stadiumin e Partizanit ishin të rinj, një gjeneratë që nuk do të duhej t’i përsëriste gabimet e prindërve apo gjyshërve të tyre. Ata mund të udhëtojnë sot lirshëm në Europë, për dallim nga moshatarët e tyre në Kosovë, por kjo nuk i bën ata më të përparuar sidomos në aspektin kulturor. Sepse një kulturë e racizmit dhe urrejtjes u shpërfaq hapur me fyerje e thirrje frikësuese. “Vrisni, vrisni shqiptarët” – kjo thirrje, mes shumë të tjerave, tregon sa në Serbi, te një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë, mbetet i ngulitur racizmi antishqiptar ashtu siç është shkruar nga Vasa Çubrilloviqi në Promemorien e tij dhe më vonë është zgjeruar me ide të reja nga Dobrica Qosiqi, i cili thoshte se “gënjeshtra është interes nacional serb”. Një politikë e ndërtuar mbi këto premisa përfundon në thirrje për shfarosjen e fqinjëve.

Huliganë serbë, mes tyre edhe të dënuar, u lejuan të hyjnë në stadium, pastaj në fushën e lojës dhe t’i rrahin barbarisht futbollistët shqiptarë. Në këtë orgji dhune u bashkua edhe personeli i sigurisë, diçka vërtet e paparë në fusha futbolli. Si organizatore e lojës Serbia është dashur të garantojë sigurinë e lojtarëve dhe të delegacionit shqiptar. Mund të ketë mendime të ndryshime për mikro-helikopterin që bartte siblole kombëtare shqiptare, por pala serbe ka mundur ose ta heq vetë nga stadiumi ose t’i lejojë futbollistët shqiptarë ta bëjnë këtë gjë dhe ndeshja të vazhdonte. Në fakt ishte pala serbe që provokoi nga fillimi, duke ndaluar në aeroport diplomatë e gazetarë të ardhur nga Tirana. Fatkeqësisht një pjesë e vëzhguesve në perëndim po e injoron këtë, duke u koncentruar vetëm te mikro-fluturakja dhe kështu Shqipëria shihet si bashkëfajtore me serbët.

Në këto ujëra të turbullta deri-diku është futur edhe shtëpia e futbollit evropian, UEFA, e cila rreth incidentit të provokuar nga serbët në Beograd, Serbinë e ngarkon me vetëm pesë akuza, duke mos i marrë për bazë fare të paktën edhe fyerjet raciste që iu drejtuan shqiptarëve. Shqipëria çuditërisht akuzohet se nuk e vazhdoi lojën, gjë që e kishte të pamundur ta bëjë, shkaku i goditjeve fizike dhe psikike që i përjetoi nga bandat e organizuara me dhe pa uniforma. Kështu synohet të harrohet edhe Ivani i Tmerrshëm, një nga huliganët më të njohur në Europë, i dënuar me gati 40 muaj burg për terrorin që shkaktoi më 2010 në Gjenovë, kur u ndërpre ndeshja Serbi-Itali. UEFA duhet të ketë parasysh krejt këto për të marrë një vendim të drejtë dhe ai vendim duhet të jetë leksion për palën serbe që më në fund fushën e futbollit të mos e shoh si arenë për qërimin e hesapeve politike. Me rrahje të futbollistëve serbët nuk mund ta kthejnë Kosovën nën Serbi, ky kapitull është mbyllur dhe sa më parë që e kupton Serbia këtë, aq më mirë.

Kjo situatë e krijuar duhet të jetë një rast i mirë për UEFA-n që t’i japë fund edhe diskriminimit të Kosovës qe tashmë 15 vjet. Izolimi i Kosovës shkakton shumë frustrime mes entuziastëve të futbollit dhe pamundëson zhvillimin normal të karrierave të futbollistëve të talentuar. Mbajtja peng e Kosovës edhe më tutje për shkak të kalkulimeve politike është e patolerueshme. Nuk mund të nënshtrohet Kosova për shkak të kryeneçësisë absurde të Serbisë, një shtet që, për fat të keq, feston humbjet historike dhe fitoret në fushën e futbollit dëshiron t’i arrijë me grusht. (Autori është president i FC Prishtina)  

2 komente në “Serbia e shekullit te kaluar!”

  1. era says:

    Shkrimi i sakte. Por mku jetojne serbet eshte e ilireve, por historine qe beri te mundur qe ardhacaket sllave te uraleve, raca me e peshtire e botes, me inferiore dhe e ndergjegjshme per kete fat te saj, te vendosej ne trojet tona.endoj se duhet te mallkojme jo gjeografine, se toka

  2. era says:

    Shkrimi i sakte. Por me mire te mallkojme jo gjeografine, se toka ku jetojne serbet eshte e ilireve, por historine qe beri te mundur qe ardhacaket sllave te uraleve, raca me e peshtire e botes, me inferiore,- e ndergjegjshme per kete fat te saj, te vendosej ne trojet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje