Për ndeshjen që vazhdon…

15 Tetor 2014, 20:41Blog TEMA

Nga Ardian Vehbiu*

Nuk e pashë lojën (atë gjysmë loje) Serbi-Shqipëri, por ndoqa më pas disa prej videove të shumta që qarkulluan, ku dëshmohej dhuna krejt haptazi, më parë verbale pastaj edhe fizike, e turmës së tifozëve serbë kundër lojtarëve të Shqipërisë dhe ngjyrave të kombëtares shqiptare.

Një dhunë që më kujtoi, edhe pse nuk kisha nevojë, sa i shëmtuar mund të bëhet nacionalizmi i organizuar, kur vihet t’u ofrojë alibi instinkteve shtazarake të njerëzve që jetojnë të kapur peng nga miti, ose më mirë përralla e tyre etnike.

Në këtë prizëm, nuk e kuptoj deklaratën e kreut të FIFA-s, Blatter-it, se “futbolli nuk duhet të përdoret për mesazhe politike”; nuk e kuptoj sepse futbolli është gjithnjë edhe politikë, sa kohë që angazhon turma nën simbole etnike; sepse në ndeshje të tilla si Serbi-Shqipëri futbolli nuk mund të jetë veçse politikë; dhe sepse ai stadium ku u fut të luante kombëtarja e Shqipërisë nuk ishte arenë e një feste sportive në Europë, por një ferr anti-shqiptar i organizuar rrathë-rrathë, me parulla politike fashiste (“vdekje shqiptarëve”) dhe ku tifozeria shqiptare nuk ishte lejuar të futej nga policia – ose nga po ajo polici që dështoi të vinte nën kontroll incidentet që pasuan.

Dhe këtu i vjen radha edhe të ashtuquajturit “flamur”, që për disa shërbeu si shkëndija shpërthyese e fuçisë së barutit.

Të gjithë e pamë në ekran – më shumë se flamur, ishte fjala për një hartë të Shqipërisë Etnike, të pikturuar në pëlhurë; dhe të shoqëruar nga foto të dy figurave kyçe të Pavarësisë së Shqipërisë: Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit; dhe një mbishkrim naiv në anglishte.

I kujt ishte ky flamur, pra?

Shqipëria dhe Kosova kanë flamujt e tyre shtetërorë; ndërsa ai kombëtar i shqiptarëve është kuqezi, me shqipen dykrenare.

Ky që u valëvit mbi stadium nuk ishte aq flamur, sa projeksion i një dëshire foshnjore të nacionalizmit shqiptar; dhe shëmtitë që është në gjendje të prodhojë nacionalizmi folklorik i turmave i pamë mbrëmë, edhe një herë, te serbët – interpretues virtuozë të kësaj histerie kolektive.

“Flamuri” nuk mund të dallohej si i tillë nga tifozët – por vetëm në ekran. Ngaqë kishte të shkruar një fjalë anglishte (“authochthonous”), dukej se i drejtohej publikut ndërkombëtar, televiziv. Harta e Shqipërisë etnike, që ishte vizatuar atje, nuk është simbol kombëtar i shqiptarëve – dhe ata që e quajnë kështu, duan t’ia dorëzojnë ndjenjën kombëtare, ose shqiptarinë, skalioneve kombëtariste ekstreme, të cilat nuk mungojnë mes shqiptarëve, dhe veçanërisht mes tifozerisë.

I parë nga afër, objekti i valëvitur mbi fushë dukej si projekt punë-doreje i ndonjë nxënësi të së mesmes: me hartë dhe foto historike. Ndonjëri mund ta quajë edhe instalacion: le ta shëtisim pra bienaleve, dhe ta heqim nga pjacat dhe picat e nxehta të politikës!

Përndryshe lojtarët tanë në fushë e mbajtën veten mirë dhe treguan profesionalizëm dinjitoz; kushedi me përjashtim të njërit që u sul “të mbronte flamurin”, ose “të mos e lejonte serbin…” etj.; natyrisht, lojtarët serbë kishin të drejtë të hiqnin nga fusha një objekt që po pengonte lojën; por, në atmosferën e rëndë të krijuar në stadium, ku mijëra vetë thërrisnin për vdekje të shqiptarëve dhe ku asnjë flamur yni nuk ish lejuar të valëvitej “në emër të sigurisë”, edhe një gjest në dukje foshnjor, nëmos histerik, e merr racionalitetin që përndryshe do t’i mungonte.

Si edhe herë të tjera, dyshi në sjellje dhe profesionalizëm u shkon mediave në Tiranë – të cilat mbetën në nivelin e “radio tifozeria shqiptare”; celebruan “flamurin” dhe “betejën në fushën e sportit”, përfshi edhe “grushtin e Lorikut”; dhe pastaj gëzuan bashkë me të tjerët, për diçka që nuk kish arsye të gëzohej: “fitoren.”

Nuk di ç’kanë bërë me këtë rast mediat e Beogradit, por e marr me mend.

FIFA dhe UEFA mbajnë përgjegjësi kryesore për çfarë ndodhi; dhe sidomos për çfarë mund të ndodhte. Marrëzia e turmës së tifozëve serbë mund të kish shkaktuar edhe viktima – mes futbollistëve të Shqipërisë. Duke qenë klima në Beograd e mirënjohur anembanë Europës, së bashku edhe me traditën brutale të tifozerisë serbe, kjo ndeshje nuk duhej të lejuar që të luhej në Beograd; dhe as u duheshin bërë lëshime pastaj forcave të rendit atje dhe anti-mikpritjes të vendësve, në emër të sigurisë.

Sa për palën tonë, bën mirë ta harrojë sa më shpejt “flamurin” dhe sentimentalizmin juvenil të “mbrojtjes së flamurit” – pse ajo pëlhurë me harta të ngjyrosura dhe fotografi shkollore, që u shpalos në stadiumin e Beogradit nuk i përfaqëson shqiptarët si komb; por është edhe ajo nën-produkt, nëse mund të shprehem kështu, i klimës nacionaliste toksike, që shoqëron eventet futbollistike.

Ka qarqe të caktuara, në Serbi, në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, që do t’i hipin ngjarjes së mbrëmshme si të ishte kalë, për ta kalëruar politikisht. Asgjë e mirë nuk do t’u vijë shqiptarëve nga kjo, sikurse nuk u ka ardhur serbëve vetë, që prej një shekulli. Përkundrazi, kemi shans të tregojmë, edhe një herë, se nuk na mungon as qytetërimi as largpamësia, dhe të përpiqemi ta përdorim, edhe këtë incident, për t’i treguar botës, madje edhe serbëve vetë, se refuzojmë të mbetemi peng i historisë së dhunshme të Ballkanit. Kushedi atëherë edhe Europa do t’i këshillojë fqinjët tanë kaq të prapambetur dhe brutalë, që të kthejnë sytë nga Shqipëria, për të marrë mësime.

*Peizazhe të Fjalës

33 komente në “Për ndeshjen që vazhdon…”

  1. Pelasgian says:

    FSHF LEVIZ MOS RRI KOT !!!

    Ne klubet europiane sikur te hedhesh edhe nji gje plastike ne fushe anullohet ndeshja e jo me te hyjne tifozat e te godasin lojtaret kundershtar !

    Ndeshja s’duhej lozur ne nje stadium ku nuk sigurohet mbrojtja e lojtarve ! Biles nuk duhej te lozej fare ne Serbi dhe as qe duhet te ishim ne grup me ta ashtu sic nuk bien ne te njejtin grup Gibilterra me Spanjen !

    PERVEC BARBARVE KAN FAJ EDHE UEFA E FIFA !

    1. Rem Vogli jr. says:

      Ajo ishte parulle dhe jo Flamur. lerini prallat dhe te protestojme zyrtarisht qe te jepet zgjidhje ne favorin tone. Mburjet me “flamur” jane feminore dhe te paditurish.

      Duhet proteste zyrtare e shtetit dhe FSHF te ilustruara me foto dhe ze(parrullat)per dhunen e orkestruar mbi lojtaret. Vetem kjo vlen . Folklori le te perdoret nga ata qe duan aheng, por me mase dhe jo me histeri pseudonacionaliste.

    2. Aqifi per miqte Qifja says:

      Gjynah i gjori s’e ka pare dot ndeshjen pse asiston si ndihmes infermier pleqte ne spital. Hajt ishalla s’e humb ate te kthimit dhe gjykon me mire edhe per artikulline ardhshem.

    3. Skypion says:

      Ky eshte rasti ideal,qe kozmopolitet wannabe te llojit te Vehbiut te shprehin qendrimin e tyre kunder cdolloj nacionalizmi etj etj.Nje dite para ndeshjes,nje tjeter kozmopolit i po ketij lloji,Andi Bushati,shkakun kryesor per klimen e acaruar ne prag te ndeshjes e shikonte tek “anomalia” e prezences se kosovareve ne kombetaren shqiptare te futbollit.Sipas Bushatit,ne shqiptaret e Shqiperise nuk kemi ndonje ndjesi armiqesore ndaj serbeve,por jane shqiptaret e Kosoves,vete Kosova dhe problematika e tyre me serbet dhe Serbine,ato qe na perfshijne edhe ne ne kete valle urrejtjeje.E permenda Bushatin,sepse,me pak fjale shprehu mendimin e nje shtrese,grupi,rrethi gazetaresh,publicistesh,analistesh,intelektualesh te Shqiperise,sa i perket nacionalizmit dhe shkakut te tij qe eshte Kosova dhe shqiptaret e Kosoves,Maqedonise etj.Autori i ketij shkrimi,Ardian Vehbiu,ne blogun e tij “Peizazhe te fjales”,ka shkruar pafund per kete “nacionalizem primitiv” qe na vjen nga shqiptaret e Kosoves.Komentuesit ne blogun e tij,ne pjesen derrmuese,per te mos thene te gjithe nuk e fshehin antipatine per shqiptaret e Kosoves,te Maqedonise,madje ka nga ata qe e thone hapur.Duke nisur nga Ardian Vehbiu,dhe te gjithe ne blogun e tij,jane kunder bashkimit te Shqiperise me Kosoven.Argumentet qe japin keto zoterinj nuk jane as ekonomike as politike as gjeopolitike etj, por jane … kulturore;cka tregon se kemi te bejme nje aradhe provincialesh te mbytur ne paragjykime krahinore.Eshte kjo arsyeja,se pse Ardian Vehbiun she sivellezerit e tij te ideve,i quaj kozmopolite provinciale.Kozmopolitizmi i ketyre rrufjaneve nuk eshte i njemendte;eshte poze.Eshte nje poze shume komode.Eshte poza me komode qe oportunistet e shoqerise civile e paten nuhatur me vakt,dhe zene me vakt.EShte nje poze,qe analisteve,publicisteve,intelektualeve kozmopolite shqiptare ju siguron perfitime nga me te ndryshmet;ju siguron 2,3 vende pune, e nganjehere edhe 5,6 te tilla,me rroga te majme;ju siguron ate qe quhet “turizmin e shoqerise civile”;kane shetitur boten keta rrufjane duke u shtene si kozopolite,ne seminare,kokteile,dreka e darka pafund,pa paret e botes;pervec rrogave ne ojq-te e pafundme ku jane aktiviste,keta zuzare,perfitojne edhe reklame falas per shkarrashkrimet e tyre,marrin cmime te ndryshme;ju botohen librat ne mijera kopje etj etj.Keta shamane te shoqerise civile,jane kthyer ne kasten e re te shoqerise shqiptare.Keta zuzare e dine shume mire qe shkaku qe jane ne kete pozite,eshte kozmopolitizmi,prandaj kapen fort pas tij,duke sulmuar ashper,deri ne fyerje dhe ofendime,ata qe sipas ketyre mashtruesve te opinionit publik,na qenkeshin nacionalist primitive.Prsh,Prof.Pellumb Xhufi,eshte kthyer ne targetin e preferuar te blogut te Ardian Vehbiut.E sulmon i pari ky rrufjan,e pas tij sulen me rrugacerira,komentuesit e blogut.Jane pikerisht keta qenefe,qe me pas ankohen per etiken ne blogje dhe forume…!
      Kozmopolitizmi bajat i ketyre shamaneve te opinionit publik,mund te ishte thjesht i tille e i padem,nese nuk do te propagandonte nje ndjesi urrejtjeje ndaj shqiptareve te Kosoves,Maqedonise,bile bile edhe atyre te veriut.Nje shembull.Te gjithe keta kozmopolitet jane te majte,por e urrejne Rexhep Qosen,dhe nuk lene gje pa thene(dhe me mllef te madh)kunder tij,edhe pse vete profesori eshte nje i majte!E urrejne te majtet te majtin,sepse profesori eshte shprehur dhe shprehet hapur per bashkimin Shqiperi-Kosove,dhe nevojen e tij.
      Ne blogun e tij,Ardian Vehbiu,interesimit ngacmues te komentuesit mbi qendrimin e tij ne lidhje kete ceshtje u shpreh:”Vellezer vellezer,por thesin ne mes”(!) dhe jepte si argument kryesore per mosbashkim,arsyet kulturore(ndryshimet).Sipas ketij rrufjani,nje shqiptar i Dibres se vogel duhet te mbaje thesin ne mes me ate te Dibres se madhe;nje shqiptar i lugines se Drinit ketej kufirit duhet te mbaje thesin ne mes me vellezerit,kusherinjte te afermit e familjes,ne anen tjeter;nje shqiptare i malesise se Hasit e Gjakoves,qe banon ne Has a Tropoje,duhet te mbaje thesin ne mes me vellezerit(ne kuptimin biologjik,jo figurativ) me ata te po se njejtes malesi,por ne anen tjeter te kufirit zyrtar!E kush u thote kuksianeve,dibraneve,hasjaneve,tropojaneve te mbajne thesin ne mes?!- E thote nje gjirokastrit,e thote nje Ardian Vehbi…!!!Por,nuk eshte vetem ky krahinor,jane edhe te tjere si Blushi,M.Nano,Bushati etj etj te ketille kozopolitesh,qe nen petkun e nje kozmopolitizmi kitsch,fshehin paragjykimet e thella krahinore,te mbjella e te trasheguara nga koha e diktatures krahinore-komuniste gjysem shekullore.Eshte kjo arsyeja,sepse te gjithe keta jane te bezdisur nga prezenca e kosovareve ne Kombetaren e Futobollit.
      Megjithate nacionalizmi serb u shfaq aq qarte e aq dhunshem diten e ndeshjes,sa edhe keta kozmopolite,e kane te veshtire te bejne me faj shqiptaret e Kosoves,keta “nacionaliste primitive”.
      E megjithate,prapespeprape,kjo nuk e pengon Vehbiun qe te hedhe helmin e tij,qofte edhe me pikatore,mbi “mbartesit e ketij nacionalizmi primitiv qe po na mbajne ne gjendje armiqesie me fqinjet tane serbe…”.

  2. tourkofagos says:

    SAKT,….NUK ISHTE FLAMURI I SHQIPERISE.
    Nje shuplake per komplet te tredhurit kudo qofshin ata,per ”fitoren” e bujshme……….

    1. Pelasgian says:

      pusho se te qiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiva mooootrat pusho !

      1. Bujar Gruda says:

        Ata i bien prapanices..pra ta di per faleminderit….

    2. canadian says:

      Po kush iu tha juve idioteve se ai ishte nje flamur. Ajo ishte nje harte ku kane jetuar, jetojne dhe do te jetojne shqiptaret ne trojet e tyre autoktone, pavaresisht se cilit shtet i perkasin. Ne kete aspekt nuk ishte as pretendim per Shqiperi te Madhe. Fakti se ishte vizatuar ne perhure nuk e ben flamur, por ka te beje me ate se nuk mund te dergohej ndryshe ne destinacion. Po te ishte vizatuar ne leter do te grisej nga era.

    3. Aldo says:

      Ik ore pirdhu ti!
      Nuk ishte harta e shqiperise.
      E tere banderola nuk perfaqeson gje por flamuri ish aty i perzier!
      Bravo lojtareve qe nuk lejuan perdhosje por e palosen banderolen dhe ja dorezuan UEFA-s.

  3. SH says:

    Bravo !Fjalia e fundit ishte teper domethenese .Ne Shqipetaret duhet te bejme figure te mire kudo ,pergjegjesi per manipulimet e Serbeve ne nuk mbajme. Europa ne kete rast duhet ti njohi mire ,se Serbet nuk ndryshojne kurre ,popull barbar do te mbetet gjithmon.

  4. safeti says:

    sfondi i zi i “FLAMURIT” dhe shkronjat e bardha e vertetonin perfundimisht qe ideatori nuk ishte shqiptar. Ai flamur ishte dora e UDB. E dyta shikoni trasmetimin serb live: komentatori kur shfaqet “flamuri” eshte jashtezakonisht i qete dhe me nje qetesi te habitshme thoshte se ky eshte nje provokim shume shume i madh nga shteti shqiptare (dukej qe komentatori ishte i pergatitur) . Ndersa kameremanet filmonin nga te gjitha anet “flamurin”. Vetem pak sekonda me vone kur skenari serb doli nga kontrolli dhe xhaka ju sul flamurit komentatori serb e humbi qetesin dhe filloj te bertas. Shqiptaret rane fatkeqsisht perseri ne kurthin serb. Por serbet rane edhe vete brenda

  5. An says:

    I madhi Ardian duhet dëgjuar.

  6. kriminel says:

    Vehbi
    edhe sikur te jete nacionlizem I thekur ose I nje nxenesi te gjimnazit apo dhe sikur grushti I Lorikut dhe fjala anglishte e shkruar authochtonous so what?
    nuk mud te ndalosh absolutisht asnje shfaqe per hir te asaj qe ti e quan ‘kulture’ ose ‘civilizim’ ky eshte thjjesht nje idiots
    extremizmi shqipetar sidoms tani eshte I domosdoshem per te gjithe pe ty dhe te gjithe rracen tuaj qe shkruani te tilla meditime pa lidhje, extremizmi I shqiptareve dhe nacinalizmi ne fakt duhen nxitur se jane nje shtyse per etnicitetin dhe nacionalizmin shqipetar nje gje qe na ka munguar qe nga vitet 1400 e ketej.
    eshte I domosdoshem qe tipa si ty te kuptojne se sa real eshte nacionalizmi shqiptar dhe sa pak domethenie ka gjeografia e heronjve dhe se cfare ngjyre ka flamuri ku jetojne.
    ne fakt nuk eshte uefa qe duhet te percaktoje politiken a dy kombeve qe luajne futboll dhe nuk kemi pse ja leme ne dore kete gje uefa le te dali me raportin e vet ne lidhje me sportin sa per falmurin ose ate qe ti e quan pelhure me mire se grushtet e Lorikut ne ate moment asnje bir kurve nuk mund ta shprehe me mire. ka shume menyra per tu trguar shqiptar dhe kjo ‘pelhure’ eshte nje nga keto. njeren menyre apo tjeter e ‘civilizuar’ apo jo extremizmi eshte I dobishem dhe ka vlere shume positive. ate qe qurrashet e anal-iste e tiranes dhe pseudogazetret dhe hartim shkruesit e tiranes dhe te prishtines e ben grrushti I Lorikut dhe te gjthe ata djem qe mbrojten ate qe ti e quan pelhure. Vehbi kjo pelhure na duhet shume pikerisht tani qe jemi dy shtete dhe nje komb nuk e di nese e kupton termin por kete avantazh qe kemi duhet qe ta shfrytezojme dhe fillon keshtu me sportin me futbollin dhe vazhdon me artet dhe cdo gje tjeter. Pavaresisht se bota na sheh me dy flamure nje me shqjiponje dhe nje pa shqiponje ajo ‘pelhura’ ne fakt eshte historia jone qe ne duhet ta shperhim kudo dhe kurdohere pa asnj turp ose ndroje. who gives the fuck per uefa se cfare vendimi do te marre une personalisht kam fituar se pelhura u valvit mbi pasardhesit e krrajlit dhe se grrushti I Lorikut eshte goli me I bukur I ndeshjes.

    1. tourkofagos says:

      O rrote kkkkkkk,nje pelhure me sfond te zi e me shkronja te bardha ka vetem nje emer: ISIS!
      Authochtonous,nga greqishtia Autoktonos[vendas]nuk perfaqesohet nga 87% sunite as me kolonat turkoshake Kemal Ismael apo Bulet Isa, kshq ju dilni bllof me pretendimin qesharak!
      Autoktonoi jane vetem 07% orthodhoxe shqiptare,te cilet ruajne flamurin bizant dhe besimin e G.Kastriotit!Mjaft me me idiotizma se nuk u beson njeri………..

      1. Aqifi per miqte Qifja says:

        Rrushofagos po pse vetem orthodokset, e katoliket ku i le? Ti duket se si mendesi nuk je larg nga ISIS pse identifikon besimim me kombesine. Futja ne mendje tani se edhe Hellada po del nga kriza e mund te vesh te shitesh kikirike ne plazhet e Lezbos.

        1. Ilir Hoti says:

          Mos repliko me nje kerme kafshe e semure ne tru,qe shikon edrra te perdhunimit femijnor ne ,gene’..nuk ka pase femijri te shendeteshme..edhe ne gjume e kane cuar;sheeeeeesht erdhen turqit, E gjithe rraca e tij kane pasoja te pa sherueshme…Ne kemi te ardhmen tone pro Amerikes e Civilizimit EUROPIAN..Kombi yne nuk merret me emra e mbiemra, fe a ide..por Respekton NJERIUN E LIRE..perfshi edhe ata qe vetem duken si njerez..tutkogrekisfagusbythis..

      2. Autoktone says:

        Autokton ne greqisht? Qysh? si? zbertheje

        Ta zberthejme pak shqip: AU|TOK|TON

        Shko tregoji ndonje perralle gruas tende se ngele gjithe diten ke tema online

        1. tfg says:

          O majmun kawkaz,AUTHOXTON vjen nga :

          -greqisht-autos[e imja]

          -greqisht-xthon[toke]

          Pra, te dyja se bashku autos+xthon=AUTOXTHON=AUTOKTON[e huazuar ne shqip,sepse nuk ka asnje fjale shqip] ok!

          Arapi mou,keto sqarime nuk i dhashe per rrota kkkkkkkk,por per njerez me tru………..ade te fala Zike sunitit!

  7. ardi says:

    …ne fakt ky shkrim eshte shume i lehte dhe pa ngjyre kuq e zi….objektiviteti eshte veshtire te mos mbaje nje ane….rruge te mesme nuk ka, dhe njeri pa ngjyre gjaku si vehbiu eshte veshtire te gjesh…ashtu si edhe vleresim te papanshem….per mendimin tim ky shkrim i shkon me shume asaj supoermbeses idiote te sales….

  8. Roland says:

    Po c’mund te presesh nga shoku Vehbiu, nje super komunist qe shkruan dokrra dhe i ka mbetur ora te xhaxhi Enver!

  9. malsori says:

    Ore ti zotni,po lojtareve nuk u lejohet te prekin asnje send ne fushen e lojes,pse fluturoi aq shume lojtari serb qe ta ulte posht?!

  10. era says:

    Ti kriminel komentin e ke shume te sakte, vetem nick-un ndroje dhe vendos nje me te hajrit.

  11. fatih says:

    Tourkofagos…ti I lutesh zotit sikurse sllavet.serbet jane vellezerit e tu.car dushani ka sunduar ballkanin 150 vite perpara osmanve.ti je mbeturine sllavo greke.per ke bizant e ke. fjalen.per stambollin e sotem?jo turkofagos jo nuk do te behemi ortodoks kurre sa te jene grekovllehet serbet rreth nesh.Kete besim fetar qe ne kemi sot e kemi dhurate vetem e vetem qe te ndahemi perfundimisht nga ju bizantinet.ne flasim gjuhen tone.nuk I falemi janulles apo amfilies.ne I falim allahut te madh.qe na udhezon ne pasterti.

    1. tfg says:

      ti sunit e ke vendin ne shkretetirat e Afghanistanit…………ptuuuuuuu palioarapi!

  12. arta says:

    Shumë pyetje nëse reflektohet për këtë ngjarje:
    Kujt i interesonte fundi i tillë i ndeshjes?
    Kjo lloj cope me hartë dhe foto të figurave patriotike të Shqipërisë nuk përfaqsonte flamurin shqiptar, aq më pak simbole shqiptare.
    Nëse i kish shkuar mëndja për një gjë të tillë(personit që e bëri) pse s’priti të bëhej pushimi dhe pastaj ta lëshonte? Ose të bëhej një gol, pra nga gëzimi ta lëshonte këtë tullumbace, por pikërisht kur loja po tregonnte superioritetin e kombëtares sonë?
    Dikush kish marrë urdhër të vepronte në këtë mënyrë, dhe provokacion mund të quhej, ne s’kemi flamur me hartë as kemi patur ndonjëherë.
    Nëse e ka bërë shqiptar i ka hedhur benzinë zjarrit, ky nuk është patriotizëm por një nacionalizëm që s’ndihmon zhvillimin. Nëse është serb, ka marrë udhëzim për të nxitur urrejtjen ndaj shqiptarëve.

  13. Ervin says:

    Ti kokkra e tradhtarit qe emri yt i Fatos Lubonjes dhe Ardian Klosit adhurohet neper forumet sebe per fjalet e ndyra qe ke thene ne drejtim te Skenderbeut dhe te Shqiptareve mjaft na tregove per nacjonalizem te semure dhe provokime.Meso te shkruash SHQIP e para e punes se INSTALACION dhe JUVENILE nuk jan fjale SHQIP.Kokkra e injorantit.U bot ju “intelektualet” (te ashtuquajtur se esht turp tju thush juve te tille) me degjeneru gjuhen SHQIPE ne kte menyre.Po faj ka populli SHQIPTAR qe esht si dele dhe nuk i ka lexuar shkrimet anti Shqiptare te juajat.Shpresoj te ma publikoni komentin edhe pse nuk kam shpresa

  14. Toni T says:

    Ja ke fut kot. Ndeshja ishte totalisht e pabarabarte… E sa per shembullin qenke ne peme, kriminelet e lindur, serial killerat nuk edukohen, e pra, ata jane nje popull kriminel ne mentalitet.

  15. tironsi says:

    Ti Turkofags je nje antishqiptar i ndyre.Gjergj Kastrioti ka qene Katolik.Shqiptaret nuk i ka ndare feja asnjehere.Mbylle ate sqep te qelbur se kuterbon.E gjithe pergjegjesia bie mbi palen serbe .Ata nuk pranuan as Tifozeri shqiptare,nuk lejuan as simbole kombetare qe jane te pranueshme ne cdo kompeticion nderkombetar.Te gjithe corben e gatuan Shkjejt.Ta hane vete tashti.Bota mbare e pa dhe e komentoi si duhet ngjarjen.Kesaj rradhe serbet jane diskredituar keqaz ,po nuk e kane per here te pare .Jane budallenj te pacipe dhe mendje medhenj te neveritshem.

  16. je thjeshte nje plere ardian vebiu nje kokrra legen nje bythqir asgje me shume … eshte ulje dhe per plehrat kur i krahason me ty tqfshrbt

  17. Bravo says:

    lojtaret shqipetare u treguan gjakenxehte ne ato caste,
    nuk duhej te suleshin per te mbrojete ate veper shume provokative.
    Atje kishim shkuar per futboll, jo per te luftuar,
    Huliganet serbe dhe disa futbollista serbe e treguan veten shume te prapambetur me urrjetjen e tyre.

  18. lexuesi says:

    Një fjalë e urtë greke thotë ”milane oli milane qe i koli(flasin të gjithë flet edhe bytha”

  19. amerikan says:

    Ne ndihme te FSHF-SE …. Po radhis 11 pyetje qe mund e duhet ti beni FIFAS NE RAPORTIN TUAJ DHE NE KETE RAST PERGJIGJET JANE TE THJESHTA E TE PAKUNDERSHTUESHME..(pergjigje jo me “POR”).
    1-Cfare kerkoi federate Serbe nga FIFA apo FSHF para ndeshjes qe nga tifozat e deri cdo gje tjeter)?
    2-Cfare nuk iu plotesua asaj nga keto kerkesa?
    3-Cfare konstatuan organizatoret e ndeshjes para ndeshjes dhe a ndjeheshin te sigurte per sigurimin e mbarevajtjes se saj (nqs JO kujt ia thane dhe pse nuk kerkuan anollimin e saj)
    4-Si I komenton FIFA thirrjet ne korr nga I gjithe stadiumi (jo nga nje pjese e saj) per te vrare shqiptaret gjate gjithe kohes qe ekzekutohej hymni I flamurit te skadres mike (Shqiperise) dhe qe vazhduan gjate gjithe kohes se ndeshjes..
    5-A ka ndodhur edhe ne stadime te tjera nje gje e tille dhe cfare qendrimi ka mbajtur FIFA e cfare qendrimi ka mbajtur pala pritese?
    6-Cpergjegjesi ka ne kete rast pala pritese dhe a duhet e a mund te qetesonte spektatoret e ndeshjes qe ishin vetem te pales pritese dhe vetem te tyre???!!!!
    7-Cfare beri pala pritese per te ndaluar hedhjen e fishekzjarreve ne drejtim te lojtareve te skuadres mike ,a idendifikoi dhe a ndaloi ndonjerin (ne nje rast albitri mjaft correct ne kete rast nderpreu per pak minuta ndeshjen dhe I kerkoi kapitenit serb te qetesonte turmen )… po njerezit e sigurimit vendas, FIFA, ETJER CFARE BENE NE KETE RAST)????
    8-A kishte parashikuar forca sigurie te mjaftueshme pala pritese dhe a mund te ndalonte hedhjen e stolave apo mjeteve te forta ne drejtim te lojtareve miq? nqs jo , pse??? dhe nqs po pse nuk e ndaluan nje gje te tille???!!!
    8- Po ne kete kuader , nqs “PO” Pse nuk mundi te ndaloje futjen e njerezve ne fushe te cilet goditen lojtaret miq..???!! Kush e ka pergjegjesine per kete “e dashura FIFA???!!!
    9-A nuk mundeshin te pakten pas asaj qe ndodhi ne fushe e pas nderprerjes se lojes te sigurohej hyrja e lojtareve ne dhomat e xhveshjes nga nje kordon policie ne hyrje te tunelit (shihni vidion) cfare ka ndodhur aty dhe do bindeni se edhe nje poste policie fshati mund ta kishte bere me mire kete siguri)Kush e ka kete pergjegjesi e dashur FIFA???!!!!
    10- Si ka mundesi qe vete forcat e sigurimit kane ushtruar dhune mbi lojtaret miq ne fushe dhe jashte saj (e faktuar dhe e filmuar)Kush e ka pergjegjesine per kete e dashur FIFA???!!!
    11-Dhe ne fund per sa I perket FIFAS…. DHE VETEM FIFAS ME RREGULLAT E SAJ (PA HYRE NE PRONONCIMET BAJATE, TE SUPERSHPEJTUARA , TE NERVOZUARA DHE ASPAK TE MENCURA TE PUSHTETAREVE SERB TE SHTETIT QE FOLEN SI TE ISHIN PJESE E TURMES SE SHFRENUAR DHE JO SHTETARET E SHTETIT)- Kush mban pergjegjesi per te gjitha keto ?! Mos valle kete e bene 11 uniformat e bardha te miqve qe dukeshin si pellumba paqeje , qe luajten korrekt e ruajten gjakftohtesine nen nje prsion te eger cnjerezor qe se fundmi u duk qarte se ishte pjese e strukturave te shtetit serb?!
    BEJENI PUNEN TUAJ DREJT DHE JO TE INDOKTRINUAR NGA NDONJE KEQINFORMIM E KEQINTERPRETIM . GJITHE BOTA E PA SE CFARE NDODHI DHE FLAMURI I ARDHUR NE (FUND TE KESAJ TRAGJEDIE TE FILLUAR AKOMA PA I FRYRE ALBITRI BILBILIT) NGA QIELLI SERB I MBAJTUR NE KTHETRAT E NJE SHQIPONJE PLASTIKE ISHTE VETEM ALIBI , ISHTE VETEM NJE REAKSION NJEREZOR I ARDHUR NGA NDONJE SPORTDASHES NGA NDONJE DHOME HOTELI APO TARACE SHTEPIE NE BEOGRAD I CILI KISH MENDUAR MENYREN E TIJ PAQESORE PER TJU DHENE ZEMER 11 PELLUMBAVE TE PAQES NE FUSHE ME UNIFORME TE BARDHE SPORTIVE POR ME SHQIPONJEN DYKRENARE NE ZEMER… Keni me vehte ne zyrat tuaja turpin dhe lavdine zgjidhni e merrni njeren e dashur FIFA……

  20. e verteta says:

    Per hater te se vertetes,Atdhetaret arnaute “shqiptare”,kane hequr picirin derisa kultivuan ne ndergjegjen e arnauteve “kombesine”.Shpiken lloj lloj legjendash,per “autoktonine” e arnauteve,si raca e “paster”e “paperziere”,me virtute “fisnike”etj.ngjitje mballomatike qe pak nga pak po i del boja.Frika e tmerrshme dhe paniku qe ka pllakosur pjesen me te vetedijshme te Arnauteve,per prejardhjen e fshehur,(copa copa,pjese pjese,nga vende qe ata e dine mire)po i acaron dhe shkaterron nga nervat,prandaj dhe therresin pertej fuqive te zerit te tyre te cjerre,per prejardhjen vendase (autokton) te races Arnaute.Bota i ka kuptuar dredhite e ketyre mbeturinave te perandorise OTOMANE,-ishin me Turqine (vellezer) sa i beri me prona dhe ofiqe,e braktisen kur u shperbe qe te ruanin ato qe perfituan,u tulaten kur po behej ndrimi i popullsive,te medhenjte ja u falen dhe ju dhane shansin per civilizim perendimor,megjithese Arnautet si gjithmone te pabese (K.Trebeshina),kane puthur e kafshuar cdo dore qe i eshte zgjatur per ndihme,sa here qe kane hedhur lumin.Edhe qerroz edhe fodull thote fjala e urte,po ju hakerehen vendeve fqinje me debim,me aneksim territoresh,po ju shesin tangerlliqe per kulturen e larte,per gjuhen,per “genin”e lashte,per “besen”e papare,(meqe ra muhabeti fjala BESE eshte emri i nje fisi THRAKAS,ne juglindje te Bullgarise dhe eshte prdorur vone nga rilindasit)qe sjane vecse deshira te mendjeve te nje grushti rilindasish,aspak reale ne asnje periudhe kohore e ne asnje zone te Arnautistanit,e kunderta eshte e vertete.Tani se fundi po i bejne komplimente Turqise sic e kane tradite,se po e nuhatin qe po braktisen nga ata qe i perkrahen,por kjo mund te jete fatale per fatin e tyre !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje