Shteti ka nevojë për lojalitetin e një kombi unik, si bashkësi ekskluzivisht politike e mbështetur në ligj. Mirëpo, në kontekstin ballkanik dhe posaçërisht në kontekstin e konfliktit shqiptaro-serb kjo rrugë është e vështirë, madje për shumëkënd e parealizueshme. Prandaj ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ende është në lojë, për çka u angazhua habitshëm së fundi diplomati rus Andrey Y. Shugurov, udhëheqës i Zyrës ruse në Prishtinë.
Shteti i Kosovës ose duhet të deetnizohet për t’u ngritur në shtet qytetar, kurse skena politike duhet të deheroizohet, në kuptimin e legjitimitetit vertikal dhe horizontal (Holsti), e jo të asimilimit ose heqjes dorë nga përkatësia etnike.
Aderimi në një komb politik që i jep dashuri shtetit modern nuk d.m.th. asimilim, ngase shqiptarët vazhdojnë të jenë shqiptarë etnikë, serbët mbesin etnikisht serbë etj.
I njëjti proces do të duhej të zhvillohej paralelisht edhe në fqinjësi, posaçërisht në Serbi dhe Maqedoni.
Tek atëherë mund të thuhet se këta tre popuj mund të jetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë. Porse kjo për shumëkënd duket utopike, atëherë del në skenë opsioni i ndarjeve etnike, përkatësisht shkëmbimit të territoreve dhe popullsive…
Edhe pas gjashtë vjetësh pavarësie, shteti kosovar ballafaqohet me një model etnonacionalist, kleptokratik dhe autokratik të qeverisjes, karshi qytetarëve të vet, kurse karshi faktorëve perëndimorë ky model i qeverisjes ka rrëshqitur në dëgjueshmëri të skajshme, të cilën ish-ambasadori slloven Volk e cilësoi si “servilizëm të frikshëm”.
Në Kosovë ka deficite të mëdha demokratike.
Së këndejmi ky model qeverisjeje – dhe në kontekstin e krizës më të thellë institucionale prejse ekziston Kosova si shtet – po e dështon shtetin e Kosovës.
Pa integritet territorial, pa lirinë e shprehjes për sa u përket qeverisjes dhe rrjedhave shoqërore, e me abuzimin e saj në kontekstin e fesë/feve, pa liri ekonomike (pa të drejtën e punës, kërkimit të lumturisë dhe mirëqenies) dhe pa liri nga frika, Kosova është në vitin zero.
Sot shtrohet sfida e thyerjes së sindromës së vitit zero dhe sfida e ruajtjes së Kosovës unike?
Shumë teoricienë të gardës së vjetër, por habitshëm edhe nga të rinjtë në Kosovë i mëshojnë fort tezës se Kosova shtet i pavarur dhe sovran nuk do ta mbijetojë historinë dhe se ajo është një projekt pragmatik si rezultat i kompromiseve të mëdha mes fuqive botërore, dhe se vetëm bashkimi i shqiptarëve në një shtet unik (Shqipëria etnike) do t’i përmbushë jo vetëm aspiratat politike, por edhe kërkesat për fuqi ekonomike dhe ushtarake.
Në këtë aspekt lidershipi kosovar, përkatësisht elitat politike ose duhet të investojnë në deterritorializimin e nacionalizmit, ose përfundimisht t’i qaset logjikës që anon nga ndarja etnike me serbët, përkatësisht shkëmbimi i territoreve mes të dyja vendeve.
Sipas Ernest Gelnerit, fuqia dhe prestigji i një kombi varen nga përqindjet e rritjes ekonomike, e jo nga madhësia e hartës që arrin ta lyejë me ngjyrën e vet.
E për ta ruajtur një Kosovë unike në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht (sipas Kushtetutës së vitit 1974 nën federalizmin jugosllav, pra sipas kufijve aktualë) duhet të realizohet një pluralizëm kulturor (dy ose më shumë kanale televizive kombëtare dygjuhësore të jenë njëlloj të kapshme në po të njëjtin “truall”), si dhe të ndodhë defetishizimi i truallit, përndryshe, alternativë e kësaj është ndarja, përkatësisht spastrimi etnik.
Natyrisht se shqiptarët, përkatësisht Shqipërinë dhe Kosovën (por as serbët në drejtimin e kundërt) nuk mund t’i ndalë askush që të integrohen në aspektin kulturor dhe ekonomik, komunikues dhe njerëzor, përbëjnë një treg unik vlerash.
Përfundimisht roli i kufijve po zbehet.
Natyrisht se për integrime euroatlantike shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të mos kenë barriera (asnjë telash me fqinjët), por të krijojnë Strasbourgët e tyre.
Dhe kjo do të ishte ideja më brilante në kushtet e reja.
P.sh. Strasbourgu mes Kosovës dhe Serbisë mund të ishin Presheva në lindje dhe Leposaviqi e Zubin-Potoku në veri.
Nëse e pranojmë që në fund të shekullit 19 dhe fillimin e shekullit 20 (kur u krijua kombi shqiptar i rrënjëve dhe kulturës) shumica e kombeve evropiane dhe posaçërisht atyre të Ballkanit Perëndimor ishin prodhime të nacionalizmit, kurse ky i fundit derivat i industrializimit dhe modernizimit, atëherë na dalin të gabuara llogaritë se çështja e kombkrijimit tek shqiptarët trajtohet si e mbyllur me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Me vetë faktin se të gjithë ithtarët e kësaj teze e pranojnë faktin se shqiptarët ishin pothuajse 90% analfabetë (e shqiptarët e Kosovës edhe më 1945 ishin gati 98% analfabetë), kurse për industrializim dhe modernizim as që mund të bëhet fjalë, si mund të flitet pra, në këso rrethanash, për një komb të kryer shqiptar në fund të shekullit 19 dhe fillimshekullin 20?
Prandaj kombi shqiptar as me krijimin e shtetit më 1912-13 nuk ishte punë e kryer, për këtë mund të flitet si inicial tek në vitet ’20 me ligjin e parë kushtetues dhe me Kushtetutën e parë moderne dhe më shprehimisht në vitet ’70 dhe ’80 të shekullit 20, kur me diktatin e komunistëve u rikthyen në histori miti për ilirët, Skënderbeu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si dhe u vendos standardi gjuhësor (1972.)
Ndërkaq që në Kosovë etnia shqiptare, në inicial ishte një kombësi me Kushtetutën e Federatës jugosllave të vitit 1974, hyri në rrugën autoktone të rezistencës dhe kombformimit që nga vitet 1989 – 90 dhe u maturua, përkatësisht u ngre në njësi të rritur më 17 shkurt 2007 dhe gjatë procesit të shtetkrijimit po e ndërton identitetin e vet kombëtar (kombin e shtetit).
E hapat e parë janë aprovimi i Deklaratës së Pavarësisë kombëtare, simbolet kombëtare/shtetërore, Kushtetuta, si dhe institucionet kombëtare të kulturës, si Teatri Kombëtar, Biblioteka Kombëtare, Muzeu Kombëtar etj.
Dhe kësisoj, më 17 shkurt e drejta e vetëvendosjes së jashtme është konsumuar, ngase Kosova i ka plotësuar tri kushtet themelore për të qenë shtet sipas parimit të vetëvendosjes jashtë kontekstit kolonial:
1. Kosova u trajtua si territor i okupuar nga Serbia (më 1989);
2. Shumica e kosovarëve kishin një vullnet politik për pavarësi;
3. Trajtimi gjenocidal i tyre (përkatësisht shkeljet masive të të drejtave të njeriut nga shteti që i përkisnin) nën shtetin serb;
Së këndejmi, klasa politike e Prishtinës duhet ta zgjedhë deterritorializimin e nacionalizmit, në një patriotizëm ligjor (Habermas), diversitetin kulturor dhe qeveri me autoritet mbikombëtar, e jo ta rikthejë nacionalizmin etnik të modelit të serbëve në Bosnjë dhe në vetë Serbinë.
Në kontekstin kosovar, shteti është krijuesja e kombit të shtetit, që “harron” prejardhjen, duke punuar shumë në ndërtimin e të sotmes demokratike dhe të nesërmes së përbashkët, sipas asaj që thoshte Ortega Y Gasset, se nuk na mban së bashku në shtet e kaluara e përbashkët, por ajo që synohet të arrihet në të ardhmen.
Përndryshe është lehtë e arritshme një ujdi për ndarje etnike mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kontekst që më 1993 arkitekti i Kosovës së re, Ibrahim Rugova, e pati spikatur idenë e shkëmbimit të territoreve përkatësisht bartjes humane të popullsive, me ç‘rast tri komunat e veriut të Kosovës do t’i bashkëngjiteshin Serbisë, kurse tri komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës do t’i bashkëngjiteshin Kosovës.
Mirëpo ndërkohë shumëçka ka ndryshuar, sidomos përbërja etnike e popullsive të këtyre territoreve që do të mund të shkëmbeheshin.
Nga ky shkëmbim Kosova i ka gjasat më të mëdha të dalë e humbur, sepse objektivisht merr mbi supe probleme njerëzore dhe dorëzon pasuri natyrore.
Porse në secilin opsion emocional lufta për njerëzit është mbi të gjitha.
Në këtë kontekst vetëm Presheva ka mbetur me shumicë etnike shqiptare, ndërsa në anën tjetër tri komunat e veriut të Kosovës kanë përbërje pothuajse të pastër etnike serbe.
Idenë e shkëmbimit të territoreve e kanë dhënë edhe shumë diplomatë perëndimorë. Ndërsa së fundi befasoi më një deklaratë për Zërin e Prishtinës diplomati rus, Andrey Y. Shugurov, udhëheqës i Zyrës ruse në Prishtinë, e cila funksionon në kuadër të Ambasadës Ruse në Beograd.
Ai është i bindur se minoritetet nuk kanë të ardhme në Kosovë, prandaj, sipas tij, shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte opsioni më i arsyeshëm për të dyja palët!?
Përfshirja e komunave veriore në kuadër të Kosovës në vitin 1959 ka qenë artificiale, kështu që situata duhet të kthehet në mesin e shekullit të kaluar, kur Lugina e Preshevës ishte Kosovë, e pjesa veriore Serbi.
“Mendoj se ky do të ishte opsioni më i arsyeshëm. Por, po e përsëris, ky është mendimi im personal që është krijuar pas pesë vjetëve që po qëndroj këtu në Kosovë.”
Në kushtet kur të dyja shtetet, Kosova dhe Serbia, nuk janë deetnizuar, në kushtet kur Kosovës shtet i është bërë barrë e madhe veriu i saj duke e sfiduar pavarësinë e saj dhe duke mos i dëshmuar lojalitet Prishtinës zyrtare dhe në kushtet kur formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri -sipas kushteve serbe – do ta detronizonte shtetësinë kosovare, atëherë modeli i shkëmbimit të territoreve mes të dyja vendeve del të jetë i drejtë.
Sado që model i mbështetur në emotivitet e jo në racionalitet – duket se do të kënaqte edhe serbët e veriut të Kosovës, edhe shqiptarët e jugut të Serbisë – së këndejmi ky model mund të ndikojë në paqësimin përfundimtar të dy kombeve.
*Koha Ditore
Ide mesjetare shkembimet e teritoreve. Ne, shqiptaret kemi ditur ti trajtojme me respekt minoritetet dhe kemi bashkejetuar ne paqe me ta , duke ndare te mirat e te keqiat. Minoritet jane pasuri brenda nje shteti, nga sjellja ndaj tyre dallojne barbaret nga qytetaret.
Ne vertet jemi pak grexo, por me veti te larta si na thote Bajroni.
Jam i bindur qe ne Ballkanin e Ri edhe serbet do te qyteterohen e do te sillen ndryshe me shqiptaret e Lugines dhe me te gjitha minoritetet brenda Serbise. Por edhe Greket do te kuptojne ate barbari qe kane bere ndaj shqiptareve etnike dhe trashegimise kulturore te tyre ne Greqine e Veriut.
Per Shqiperine ditet e mira paketaj vijne, lum kush te rronje, ta shohe zonje. Edhe per Ballkanin.
O Lad s po kuptoj fare se cfar thua?
A kupton se jemi te fundit fare. Te fundit kudooooo, ne sjellje, ne kulture, ne histori, ne luftra,ne shkence, ne sport, more kudo. Por kur thojne se jemi bjond dhe 2 metra te gjate. Kjo me kujton Hitlerin kur fliste per racen ariane. Bile ka dal tani von se Hitleri nuk donte qe Italia te na pushtonte me bicikleta.
Boll duke genjyer veten sikur jemi me te miret e botes.
Fatin e te vegjelve e kan ne dore te medhenjte. Keshtu ka qen e keshtu do te jete derisa te shuhet nje dite kjo bote, se po i vjen fundi.
Tani te fitojm neser me Danimarken qe te ndjehemi se jemi te rendesishem, se ndrysha na pushtoi prap trishtimi.
Ti nuk kupton Vladimirin….se te ka humbur prejardhja-orientimi..Nuk dua te perdore fjale te renda qe pa dashje me sillen ne mendje..por kujto si jane trajtuar e trajtohen pakicat nga SHQIPTARET ..dhe si trajtohemi nga ‘democradhia, e tyre..Ua dhiefsha kulturen!!! Si e shikon kulturen si ;mal,fushe, pylla ARI ?????Jo mor zotri..
O Hoti Ilir. Gjermani beri luften e pare dhe te dyte boterore, po cfar ti them pa kulture, kur ka Geten etj.
Leri llafet e Hoti Ilir dhe pervishu punes, kultures, sportit qe te na respektojne. Mos kerko fajin te te tjeret.
Nuk behet as historia, as puna, as sporti me lahut dhe cifteli.
Po mor zotri, po.
E ku i pe ti vetite e larta tonat? Ne edhe emigrantet qe vajten ne greqi i quajme jorgo, lere pastaj minoritetet. Ne nuk duam njeri tjetrin do duam boten. Ke te drejte vetem ne piken qe thua qe jemi grezzo (te paperpunuar) po jo pak por shume. Jemi te pasjellshem, te pandjeshem dhe me e keqja jemi prepotente por vetem me ata qe kemi poshte.
Komplimente per komentin Zotni Vladimir.
Gjithmonwe ne te tilla pazare- shkembime territoresh etj shqiptaret gjithmone do te dalin te humbur sepse dihet perkedhelja dhe mbeshtetja qe ka dhene gjithmone perendimi per barbaret serbe.
Historia ka treguar se shqiptaret jane me rezistente ne asimilim.
Çuditshmerisht në fund detyrohemi të bëjmë shkëmbim territoresh shqiptare që na përkasin që të dyja. Kulmi por duhet të pranojmë që serbët, maqedonët, malazezët e grekët dinë të negociojnë e na vënë para alternativës të zgjedhim mes dy gjërave tona se ç’të mbajmë e ç’të humbim.
Me mire ti nderrojne territoret, qe serbet te mbeten jashte kufijeve se ti kesh neper kembe tere jevten.
MATOSHAT duan te ,harrojne’ prejardhjen….. Kjo pakice shterpe pa identitet moral e fetyre…..kerkojne ‘harresen’ kombetare!!!! Keta jane ‘kamikazet’qe duan te ndajne komb e territore ne dobi te ‘ideve’ te degjeneruara si pasoje e GENEVE te deformuara ne gjakun e tyre..Per fat KOMBI yne nuk ka shume mbeturina te tilla..
Ore Hoti Ilr ne jemi popull, nuk jemi komb. Nuk arritem te beheshim komb, nuk na lan te tjeret or tejj. Shkurt kombet u formuan ne kohen e sundimit osman. Turqit nuk na lan te formoheshim. Na perzin, si nje gjel me zarzavate.
Jemi si ata femijt qe behen burra menjehere. Komb dmth nje fe qe se kemi. Kaq mjafton. Ne kjemi popull jo komb. Nuk jan e njejta gje. Pse shkojn ne Siri dhe luftojn . Pikerisht per kete gje.
Edhe une jam dakort me Fiqon. Sa te jene Serbet ne Kosove, Kosova nuk do te kete paqe.
Idea per shkembim territori eshte jo vetem naive(e keqe e vogel),por eshte antikombetare. Pse ? Sepse ne e dijmè mire se pasuria kryesore e nentokes eshte aty. Nuk ka edhe nje vend te dyte qe ka te tille pasuri. Prandaj serbet ngulin kembe (sjanè budallenjè)qe ta ken per vete veriun.
Po na moren ate pjese kaq te vlefshme ateher le ta marrin te teren se ska çna duhet…!!!
Më mirë vonë se … kurrë. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë kjo çështje do të jetë në favor të Sërbisë.
Qofsha i gabuar por; Shteti i Sërbisë punon natë e ditë me plane e projekte të sakta për të arritur maksimumin në çështjen Kosovë.
Sipas meje: Në fund të fundit, është popullsia me gjuhën e saj që përcakton përkatësinë e një vëndi (Në rastin e përcaktimit të kufirit të Shqipërisë nga komisioni ndërkombëtar u përdor dhe parimi i gjuhës që përdornin banorët vëndas). Në këtë konteks, do vijë një kohë që dhe Lugina e Preshevës do mbipopullohet me sërb (nga shkollimi në shkollat sërbe të rinisë së Preshevës, nga tjetërsimi i Shqiptarëve të atjeshëm, nga prurjet e familjeve sërbe në atë zonë etj.).
E pra… aktualisht, Lugina e Preshevës vazhdon të flasë Shqip; sipas meje ajo luginë duhet të jetë pjesë e Kosovës.