Reagim në redaksi/ Mos lejoni të përbaltet Richard Lukaj

8 Tetor 2014, 12:08Blog TEMA

Redaksia e gazetes Tema po boton dy reagime që kanë ardhur në redaksi për shkak të disa komenteve në web e gazetës nga lexues poshtë një interviste të zotit Lukaj. Sikundër e kemi theksuar redaksia ka politikë liberale ndaj opinioneve të ndryshme dhe megjithë mirëkuptimin që kemi nga të prekurit prej tyre, e kemi pranuar këtë standart edhe pse shpesh është kundër nesh. Po i botojme tek opinionet dy komente që na kanë ardhur, duke theksuar dhe një herë se pikëpamjet e lexuesve nuk janë pikëpamje të redaksisë. Ne e cmojme dhe jemi krenar për shqiptarin Ricard Lukaj.

Nga Uk Lushi

E lexova me kujdes intervistën e bankierit dhe mikut tim shqiptaro-amerikanRichard Lukaj dhënë radios Zëri i Amerikës. Si gjith’herë Richardi ishte i mençur, i mprehtë dhe dashamirës i popullit tonë në Ballkan. Prej kontakteve profesionale dhe miqësore që kam me Richardin prej gati dy dekadash mund ta them pa drojë që nuk kemi shumë si Richardin dhe jemi komunitet me fat pse ai i përkushton shumë kohë, energji dhe para kauzës shqiptare.

Arsyeja pse sonte dua që edhe publikisht t’i shkruaj disa rreshta mirënjohës për Richardin ishin ca komente të pavërteta dhe të poshtra mbi Lukajn dhe angazhimet e tij që ishin bërë në versionin online të gazetës tiranase Tema.

Richard Lukaj nuk i ka takuar dhe nuk i takon asnjë spektri politik shqiptar dhe si shumë shqiptaro-amerikanë tjerë kur kemi përkrahur një personalitet politik këtë e kemi bërë si ndihmë popullit shqiptar dhe vetëm popullit shqiptar. Zgjedhja e liderëve apo formacioneve politike në atdhe është verdikt i popullit në shtetet tona dhe ne gjithmonë do ta respektojmë votën e sovranit. Richard Lukaj është një aset që shkëlqen dhe, ndonëse disa mund të provojnë t’i hedhin xiglat e urrejtjes, ai do të vazhdojë të shkëlqejë sepse puna dhe angazhimi i tij e çojnë ditë pêr ditë e më lartë duke e bërë të paarritshëm për meskinitetet e zhyllëve. Kjo vlen sidomos për ata zgjyrakë që përmendin ndarje krahinore e regjionale të shqiptarëve bazuar në vendlindjen e prindërve të dikujt.

Pronari dhe shefi i Gazetës Tema, z. Mero Baze, nuk duhet të lejojë që mediumi i tij të bëhet bartës i përgojimeve dhe shpifjeve sepse të shash nuk është liri por keqpërdorim i fjalës së lirë.

Edhe njëherë: të faleminderit Richard Lukaj! Vazhdoje punën e mirë dhe dobiprurëse sepse përkundër lehjeve të qenëve karvani po ecë! Ndërsa ju shqiptarë në atdhe– ju lutem, na ndihmoni t’ ju ndihmojmë: Shqipëria është e jona sa e juaja dhe ne e duam atë sa ju!

 

Reagimi i dyte eshte anonim dhe fyes per ne, por po e botojme.

Per ata qe shpifin kunder Richard Lukajt

Zor se te jene shkruar ndonjehere komente me te pabaza, me idioteske dhe me percarese se disa nga komentet ne Tema ne lidhje me parafrazimin e nje interviste te Richard Lukajt per Zerin e Amerikes te shfaqur me 6 tetor 2014, e cila u botua teper e parafrazuar nga Tema ne te njejten date.

Personi per te cilin ju shpifni pati mysafir shtepie zv. presidentin e Amerikes. Po ju, ke patet mysafir?…

Personi te cilin ju shani kot, pa mbushur ende 40 vjec u rendit nga revista prestigjioze Crain’s si nje nga 40 me te suksesshmit ne Wall Street nen moshen 40 vjecare (40 Under 40). Po ju, ku dhe per cfare u renditet?…

Personi te cilin ju sulmoni, pa mbushur ende 30 vjec u shpall bankieri i vitit ne Wall Street. Po ju, cfare u shpallet?…

Personi mbi te cilin ju hidhni balte, theu cdo rekord ne Wall Street kur ne moshen 26 vjecare mori titullin Senior Managing Director. Po ju, cfare rekordi thyet?…

Personi qe ju perpiqeni qe te njollosni, qysh ne femijeri u be zot i destinacionit te tij. Me kembengulje, pune dhe perkushtim ai arriti qe brenda nje brezi te kaperceje hendekun e paimagjinueshem qe ndan nje foshnje qe endet me familjen neper rruget e Europes per nje jete me te mire, me ate te nje profesionisti te pashoq dhe njeriu te jashtzakonshem qe cdo komunitet, shtet, e komb do ta kishte per nder ta kishte te vetin. Po ju, cfare hendeku keni kapercyer?…Po ju, cili komunitet, shtet, e komb ju don per vete?…

Personi per te cilin ju thoni se erdhi ne Amerike me te mbathura hua, ne keshtjellen e tij shume-milion dollareshe ne zonen afluente te Greenwich valevit flamurin shqiptar. Po ju, cilin flamur valevitni?…

Personi qe ju nuk e pranoni per shqiptar, i edukon femijet e tij me dashurine per kombin shqiptar. Po ju, a i edukoni femijet tuaj me dashuri?…Per cilin komb?…

Personi qe ju perpiqeni te baltosni, i brumos femijet e tij me adhurimin per Gjergj Kastriotin, Ismail Qemalin, Adem Jasharin, Nene Terezen, Gjergj Fishten, vellezerit Frasheri, Fan Nolin, Faik Konicen, Ismail Kadarene, etj. Po ju, me cfare figurash i brumosni femijet tuaj?…Te cilit komb?…

Personi qe ju e quani nxenes medioker eshte themelues i universitetit amerikan me te mire ne Europen Juglindore ku pergatiten udheheqesit e ardhshem te kombit. Po ju, themelues te cilit universiteti jeni?…Udheheqesit e ardhshem te cilit komb jeni duke pergatitur ju?…

Personi per te cilin shpifni se eshte pjese e nje familjeje koti, ka per grua nje femer shqiptare, teper intelegjente, nene te mrekullueshme, e me shkollim te avancuar ne nje prej universitetve me te mire ne bote. Ai ka per prinder dy njerez punetore, fjalepake e patriote, qe i rriten femijet e tyre me sakrifica emigrantesh, me vetdije per prejardhjen e tyre shqiptare dhe me dashurine per dijen dhe per punen. Ai ka per vella nje djale qe eshte krye avokat i nje firme prestigjioze investimesh, dhe ka per moter nje vajze qe eshte zv. presidente marketingu per te gjithe Ameriken te nje prej firmave te kozmetikes me te njohura ne bote. Po, eshte e vertete qe dje familja e tij ishte ne nje kamp refugjatesh ne Itali; shikoni se ku jane sot. Po ju, ku ishit dje?…Ku jeni sot?…

Personi per te cilin ju genjeni se eshte mik i ketij apo atij politikani shqiptar, nuk ka lidhje me e as nevoje per asnje nga ata qe kane qeverisur dje, qe po qeverisin sot, dhe qe do te qeverisin neser. Ne se ndonje prej politikaneve shqiptare mund te jete mburrur se e “njeh” ate per te fituar pike elektorale, nuk do te thote aspak se personi qe ju perflisni te kete lidhje me ta. Ai nuk ka lidhje me asnje politikan shqiptar, te cilesdo ngjyre a partie politike qofshin ata. Ai ka dhe do te kete lidhje vetem me kombin shqiptar. Ai njeh vetem ngjyrat e flamurit tone kuq e zi. Po ju, me cilin politikan keni lidhje?…Kujt ia keni nevojen?…Cilat ngjyra njihni?…Te cilit flamur?…

Ata qe shpifin dhe sulmojne, me siguri qe gjate komunizmit nuk leshuan flamur pa valevitur, nga i Titos, i Stalinit e deri tek ai i Maos. Dhe sot – prej 23 vitesh pseudo demokraci – valevitin cdo flamur qe iu del perpara, nga ai i serbit, i grekut… e deri te flamuri i genjeshtres, i shpifjes, i xhelozise, etj. Ata kane valevitur, valevisin dhe – me siguri – do te valevisin cdo flamur ne bote, pervec flamurit shqiptar.

Misioni juaj per percarjen e shqiptareve dhe rrenimit te kombit do te deshtoje. Ka aq burra te suksesshem e patriote ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Maqedoni, Presheve, Diaspore e gjetke qe nuk do te tuten perpara perpjekjeve per percarje te dordoleceve si ju. Vertet mendoni se do te arrini te shkruani historine me genjeshtra, me shpifje dhe me percrarje? Po shpenzoni kohen kot; do te humbni jo vetem betejen, por dhe luften. Shpifjet tuaja ndoshta mund te turbullojne disi historine sot per te painformuarit/keqinformuarit, por faktet jane te pavdekshme dhe ne fund e verteta do te triumfoje. Personi qe ju pergojosni e te tjere patriote dhe te sukseshem si ai do te lene pas vepra te vyeshme per kombin, ndersa ju do te lini pas fjale pa baze, genjeshtra dhe shpifje. Sa keq per ju…

Ka shume gjera qe ndajne bijte dhe bijat me te mire te kombit me humbesit, deshtaket dhe xhelozet si ju. Nje nga ndryshimet madhore ndermjet ketyre dy grupeve eshte se te miret do te vazhdojne te perpiqen qe t’a nderojne kombin dhe t’a forcojne ate edhe sikur t’i lexojne shpifjet qe perpiqeni te perhapni ju; ndersa humbesit si ju – nga ana tjeter – do te vazhdojne t’a ngrysin jeten duke percare e shpifur, duke mohuar suksesin e tjetrit dhe duke hedhur balte mbi cdokend qe eshte me i arritur se ju. Sa keq qe ju “jeni” shqiptare…

 

1 komente në “Reagim në redaksi/ Mos lejoni të përbaltet Richard Lukaj”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje