Nisem për të shkruar këtë editorial duke marrë shkas nga një deklaratë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armando Duka, i cili pak ditë më parë u shpreh me anë të një interviste se takimi që do të luhet më datë 14 tetor midis Serbisë dhe Shqipërisë do të jetë thjesht një ndeshje futbolli. E kuptoj që “numri një” i Federatës kërkon të ruajë një farë diplomacie, por më duhet të jap edhe një sqarim të drejtë për të gjithë.
Sigurisht që do t’a filloj nga incidenti i shumëpërfolur i vitit 2004, ku mbas suksesit që korri kombëtarja jonë ndaj përfaqësueses greke, një emigrant shqiptar që jetonte në shtetin helen, 21-vjeçar në atë kohë, humbi jetën për shkak se po gëzonte për triumfin e vendit të tij. Edhe ai takim supozohej që të ishte thjesht një ndeshje futbolli, por ja që situata degradoi dhe pati pasoja fatale.
Gjithashtu, le të mos harrojmë atë që ndodhi gjatë eleminatoreve të “Euro 2012”, ku gjatë takimit të luajtur në Genoa midis Italisë dhe Serbisë, ultrasit e miqve dogjën flamurin shqiptar. Një veprim sa i pakuptimtë aq edhe agresiv nga ana e tyre, duke qënë se vendi ynë nuk kishte të bënte fare me atë ndeshje futbolli. Këtu lind nevoja për një matematikë mjaft të thjeshtë. Nëse ata “tifozë” arritën të bëjnë një gjë të tillë në një ambient ku Shqipëria ishte totalisht inegzistente ndaj situatës, çfarë mund të ndodhë në Beograd ku përballja është kaq e drejtpërdrejtë?
Më lejoni t’ju tregoj edhe një rast të ngjashëm bazuar nga eksperienca ime personale. Përpara dy vitesh, si një tifoz dhe admirues i sportit, ndodhesha në Podgoricë për të ndjekur një ndeshje basketbolli që luhej midis Budućnost-it dhe Partizanit të Beogradit. Edhe këtu, mbështetësit e Partizanit kishin udhëtuar nga Serbia për t’iu gjendur pranë ekipit të tyre. U nisëm drejt pallatit të sportit ku do të zhvillohej takimi, por gjatë rrugës u habitëm nga masat e rrepta të sigurisë. Policët që do të merreshin me ruajtjen e qetësisë mbanin maska dhe jelekë anti-plumb, a thua se po shërbenin si trupa paqëruajtëse të një vendi që gjendet në konflikt të armatosur. E megjithatë, të gjitha këtyre pyetjeve retorike që silleshin në kokën time u dha përgjigje sjellja e serbëve. Fillimisht, ata u grupuan diku dhe filluan të sulmonin tifozët malazezë të Budućnost-it. Pas kësaj, erdhi rradha e gurëve në drejtim të Policisë dhe e flakadanëve.
Por, më e habitshmja prej të gjithave ishte se ky “grup tifozësh” filloi të brohoriste në kor: “Kosovo is Serbia”. Nuk dua t’a imagjinoj se çfarë mund të kishte ndodhur nëse ata do të merrnin vesh se në atë stadium ndodhej edhe një grup me shqiptarë që kishin ardhur vetëm për të shijuar një ndeshje basketbolli.
Një problem tjetër mjaft shqetësues është fakti që Federata Serbe e Futbollit ka ndaluar rreptësisht pjesëmarrjen e shtetasve kosovarë në këtë takim. Pasi ky vendim i’u kominikua federatës sonë nuk pati asnjë reagim. Kush i jep të drejtë federatës serbe që të japë të tilla verdikte? Përse nuk e ngre zërin federata jonë në FIFA apo në UEFA, duke qënë se organizmat e lartpërmendur bëjnë thirrje anti-rracizmi në çdo takim futbolli që zhvillohet në planet? Dikush duhet t’i kujtojë zotërinjve që drejtojnë federatën serbe se lufta ka mbaruar dhe se Kosova ka “disa vite” që ka shpallur pavarësinë. Askush nuk ka të drejtë të bëjnë diskriminime të tilla rraciale.
Prandaj, i bëj thirrje presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armando Duka, që të kërkojë nga Federata dhe nga shteti serb masa të rrepta sigurie. Gjithashtu, mendoj se duhet të vihen në dijeni edhe organizmat më të mëdha të futbollit botëror sa i përket vendimeve të tyre absurde dhe rraciste. Së fundmi, duke thyer edhe normat e formalitetit, u kërkoj në mënyrë shoqërore tifozëve që do të mbështesin kombëtaren tonë në Serbi që të tregohen vigjilentë dhe të bëjnë kujdes. Nuk kam asnjë tendencë rraciste ndaj askujt. Përkundrazi, e shoh sportin si promovues të paqes dhe të mirëkuptimit. Mbi të gjitha, lufta i përket së kaluarës.
Ehe! Argumenti jot se, dikush duhet t’u kujtoi serbeve se Kosova ka shpallur pavaresine dhe eshte shtet me vete, shkon ne favor te serbeve. Sic nuk mund te marin ruset, apo greket, apo amerikanet biletat qe i takojne shtetasve shqiptare, ashtu nuk mund ti marin as shtetasit kosovare.
Askush nuk i ndalon kosovaret, apo maqedonasit, apo gjermanet, te shohin ndeshjen Serbi-Shqipni ne stadium. Shkoni ne Beograd dhe biletat shiten lirshem neper sportele. Askush nuk ju paragjykon. Prisni biletat dhe shiqoni ndeshjen. S’ka racizem. Ndersa per tifoza te grupuar, ata do te jene shtetas shqiptare, per te cilet pergjigjet para orgnizmave europiane e boterore shteti shqiptar dhe jo ai kosovar, maqedonas, rus, grek apo amaerikan.
Ulini kembet ne toke kur te gjykoni.
He, me ne fund. Nje koment per se mbari per kete ndeshje. Nje koment pa tone nacionalizmi.
“por me duhet te jap nje sqrim per te gjithe” thote zonja. kjo kujton se eshte autoritet ne evenimente sportive dhe duhet me domosdo te na sqaroj, e mencura e dheut. biles, kjo i ben dhe thirrje federates qe ta zgjidhi ceshtjen. thirrje nga autoriteti i leshit. gazetari shqipetare
FIFA ka mekanizma qe t’i beje serbet t’i fryjne edhe kosit, duke perdorur penalitete nga me te rendat.
Nese jo, nuk e ben, Federata Shqiptare e ka shume te thjeshte, perdor parimin e recipricitetit dhe e sigurte se serbet do jene me te humbur.
Sjelljet e serbeve jane shenje e primitivizmit. Ata ne fakt jane popull i perkedhelur nga Europa dhe te indiktrinuar deri ne mjerim.
Do duhen shume e shume vite qe te shpetojne nga semundja e racizmit. Sociologet thone se ata duhen luftuar duke injoruar, mosperfillur dhe shumezuar me zero theniet e tyre, kur ato jane deri tek niveli i te lehurit. Nese kalohet ne dhune fizike u duhet dhene pergjigje shumefish dhunes me dhune.
Eshte thjesht nje ndeshje futbolli. Ata qe duan te shikojne pertej sportit jane njerez patetike dhe problematike
Pikerisht. Por ne mezi presim rastin per te treguar nacionalizmin tone te semure.
TKZ mos u beni te marre , ai vend eshte vend kriminel . Ktu flitet per masa te rrepta sigurie qe duhet te marre shteti serb ? dhe per ke ??
per te mbrojt Shqiptaret ? Mos beni shaka , nese plas sherri vet policet Serb do rrahin e do burgosin sa me shume Shqiptare . At kan aq shume urrejtje per Shqiptaret saqe do pranonin ti vinin flaken vendit te tyre vetem e vetem per te na bo keq edhe neve .
As Shqiptaret mos te shkojne dhe as Serbet te mos vijne . Lufta le te bohet ne fushe !
Zoti Xhoi Malesis,
Ke gjetur gazete te gabuar. Gazeta dhe lexuesit e saj, eshte internacionaliste. Mos na i shaj serbet, greket, ruset e kinezet.
Rofte internacoonalizmi proletar me ne krye Ps, ne krye shoku Rama e Meta.
Po nje ndeshje do beni o te uruar nuk do shkoni ne lufte lerini endrat me sy hapur,DO BENI VETEM TIFOZLLEK PER KOMBETAREN .Stadiumi do mbushet vetem per se duhen lek .Politika ate dit te ri ne shpi.
kam pershtypjen se ke ndeshje e kam pare?!?! ndeshje normale jo se jo sepse ta shikosh para syve tuaj te digjet zjarr flamuri jot pak vshtir me e majt veten por ata sduhet te harrojn se ka ndeshje tjeter dhe skan pse i veshinkepucet me ardh ate dite ne elbasan.
PO CA JANE KETO QE SHKRUANI DHE NDEZNI KLIMEN ORE!FUTBOLLI SKA LIDHJE ME POLITIKEN!FORCA DJEMA!!!
Nazionalizmi eshte pjese e njeriut. Dhe cuditem me ju shqiptaret
( qe jetoni ne shqiperi).
Mire qe na ka ngelur ne emigranteve( nacionalizmi).