Digjini vargjet satanike!

3 Tetor 2014, 18:43Blog TEMA

Nga Blerina Ruogva*

Njëzetepesë vjet më parë, në vitin 1989, kanë ndodhur katër gjëra të mëdha që akoma e lëvizin botën. Muri i Berlinit ra, dhe me shembjen e tij po bëhej gati ngritja e një muri të ri, perandoria e Vladimir Putinit. Masakra në Sheshin Tiananmen çoi Kinën në një trajektore të re, e cila e ka shndërruar në atë çfarë shteti kinez sot është.

Një shkencëtar atëherë pak i njohur britanik i quajtur Tim Berners-Lee shpiku atë që do të bëhet World Wide Web. Dhe ajo, që ndoshta vetëm letrarët dhe fanatikët fetarë e dinë, Ayatollah Khomeini dënoi me vdekje një shkrimtar, Salman Rushdien. Një ditë pasi lideri iranian shpalli “fetvan” duke shpallur vdekjen e autorit të “Vargjeve Satanike”, më 15 shkurt 1989, Salman Rushdie u shfaq në televizion britanik dhe pohoi se do të donte që libri i tij të kish qenë “shumë më kritik” ndaj Islamit.

Shkrimtari nga India tha se u habit për faktin se vepra e tij nuk u kuptua si fiksionale, e në sajë të këtij realiteti fiktiv u akuzua si ofenduese ndaj fesë islame. Mbrojtësit e autorit që “përdhosi” islamin, më kot shpjegonin se profeti i “Vargjeve satanike” nuk quhej Muhamed, se nuk jetonte në një qytet të quajtur Meka, dhe se feja e tij nuk ishte e lidhur drejtpërdrejt me fenë islame. U mjaftonin këto fakte bazë. Por, më të kthjellët e më dinakë kishin qenë ata që autorin kontrovers e shpallën armik të islamit dhe romanin e tij të ndaluar për çdo mysliman të ndershëm.

Për fat të keq, vargjet satanike të “qafirit” Rushdie kanë mbërritur edhe në Prishtinë. Dy vjet pas reagimeve në Shqipëri e pas dy vjet pritjeje, botuesja vendosi të gjuajë bombën këndej e andej kufirit. Çfarë do t’i ndodhë librit “blasfemues” në shqiptarinë me shumicë myslimane? Mjekërzinjtë mund të çarten, të protestojnë e të djegin librin, ndodh që edhe “ta pshurrin” atë, siç deshën të pshurrin një libër tjetër patriotët e luftës, ditë më parë. Fat i mirë që në Kosovë thuhet se lexohet pak, dhe nga kjo mundësia që pak ta marrin vesh se një libër satanik ka mbërritur në kryeqytet. Qafirëve do t’iu kënaqet zemra, e besnikëve do t’iu plasë! Në këtë kohë paranoike fetarët e të pafetë do të luftojnë kush me thonj e kush me zjarr. Derisa truri të na shpërlahet. Digjini vargjet satanike, shqiptarë!

Pyetja që shtron bota është nëse lufta për fjalën e lirë kundër fanatikëve dhe shtypësve të të gjitha formave të lirisë, është duke ecur në drejtimin e duhur apo të gabuar.

Nuk janë vetëm regjimet autoritare ato që krijojnë mjetet e mbikëqyrjes në masë, por edhe format “tyrlifare” të përgjimit në shoqëritë demokratike e në shoqëritë në zhvillim, dhe frika nga fjala vetjake e autorëve që krijojnë murin e vetëcensurës.

Cila është lufta për fjalën e lirë në mesin e shqiptarëve? Cila është fytyra e saj në shoqërinë që s’di kah të turret karshi paranoizmit fetar?

Në vende të shumta perëndimore, evolucioni i përgjithshëm në mesin e shumicës së myslimanëve ka nisur e mbetet drejt një pranimi dhe një mbështetje aktive për lirinë e shprehjes, e cila jo domosdoshmërisht përfshin të drejtën e fyerjes, por fjalën e lirë. Dhe ajo mbetet në shpinën e autorit. Një fitore për fjalën e lirë, megjithëse rreziqet nuk mbarojnë kurrë.

Islami paranoik, fajëson të huajt “të pafetë”, për gjithë sëmundjet e shoqërive myslimane, ilaçin për të cilat e gjen te mbyllja e këtyre shoqërive krashi rivalit të modernitetit perëndimor. Gruaja e pafytyrë është modeli më i tmerrshëm i ideologjisë së fanatizmit fetar, perdja e saj e zezë është perdja fiksionale e shoqërisë fundamentale. E njëjta është edhe për pasojat e fjalës së lirë, beteja me të cilën – nuk ka humbur tërësisht e nuk ka fituar përfundimisht.

*Zëri

14 komente në “Digjini vargjet satanike!”

  1. plaku says:

    Per mua cdo liber ne bote qofte i Hitlerit, Enverit,Stalinit, Leninit, Musolinit ejt. ka vleren e vet dhe duhet lexuar ( ne se njeriu ka kohe ) dhe ne asne menyre djegur. Hitleri, ishte ai qe organizoi “naten e Kristalte”( 9-10 nendor 1938) ku dogji librat e Thomas Manit, Shchilerit etj.
    Mua personalisht me pelqen shume fjala e popullit, qe per cdo gje duhen degjuar sa me shume kumbana (mendime ndryshe ). Mendoj, se asnjeri ne bote nuk ka monopolin e se drejtes dhe te vertetes. Mendoj, se “emocjonet” jane armiku kryesor ne debatin shqiptar. Ne duhet ne fillim te distancohemi nga dicka e re, ti japim kohe vehtes dhe te bejme pyetje per te, te jemi kritik me te dhe pastaj te japim mendimin tone, duke patur gjithmone parasysh, se ndoshta e drejta dhe e verteta jane ne bregun tjeter.
    Kam pershtypjen, ndoshta jam gabim, se ne shqiptaret kemi problemin se luftojme shume ashper armikun dhe mbrojme pa te drejte mitin.
    Desha te perfundoj me mendimin, e provuar nga shifrat se mbi 99% te myslimaneve ne bote jane shume pozitiv dhe se vetem reth 1% jane mbeshtetes te islamismit politik fondamentalist, qe mbrojne deri ne fund ate qe shkruhet ne kuran dhe nuk lejojne revisionimin e tij.

    Muhameti ka jetuar ne shekullin e 7-te dhe tani jemi ne shekullin e 21-te. Bota ka ndryshuar. Sipas kuranit ligjet dhe kushtetuten e ben zoti dhe fjala e zotit nuk diskutohet, ndersa demokracia moderne thote, me te drejte, se ligjet dhe kushtetuten e ben populli ( individi). Dihet se individi ndryshon pra ndryshohen edhe ligjet, ndersa fondamentalistet jane per ligjin absolut, fjalen absolute te zotit qe nuk duhet te kritikohet dhe jo me te ndryshohet. Ky eshte edhe problemi i islamismit politik.
    Une jam per cdo lloj feja, sa kohe qe jo eshte nje problem personal, eshte e ndare nga shteti dhe nuk merret me politike.

    Pershendetje

    1. Toni KS says:

      @Plaku, provo te ja thuash kete ndonje fanatiku, cofte ideologjik cofte fetar, dhe ta bindesh per benefitet e fjales se lire dhe lirise se mendimit. Nuk eshte hera e pare ne histori qe turmat pa tru/ barbaret kane rrezuar civilizimin. Civilizimi jone eshte ne rrezik dhe kam frike se fjalet nuk do te mjaftojne per ta mbrojtur.

      1. Drini Bardh e Zi says:

        Kerkoj ndjese, por duke lexuar kete shkrim te Blerina Rugoves, kuptova se sa keq ndihesh kur je analfabet funksional, dmth kur nuk kupton tekstin qe lexon.

        Dhe une nuk e kuptova tekstin e Blerina Rugoves, te cilin nuk e konsideroj te shkruar ne llogjken dhe strukturen kuptimore te gjuhes shqipe.

        Dhe kjo eshte nje fatkeqesi per nje gazetare shqiptare, qe shkruan per median shqipe, edhe kur eshte nga Kosova, banoret e se ciles, ne pergjithsi, jane ne veshtiresi me shkrimin dhe kuptimin e shqipes standarte.

        Shkurt, une nuk e kuptova nese gazetarja Rugova, e miraton apo e kundershton botimin e Vargjeve Satanike ne gjuhen shqipe dhe, megjithese i ka rene edhe nga Kina dhe Putini, prap nuk e mora vesh se cfare duhet te bejne myslimanet e vendeve perendimore, qe e kane pranuar fjalen e lire e cila, gjithsesi nuk perfshin fyerjen, qe mbeska ne shpinen e autorit.

        Blerina duhet te kete qene “high” kur e ka shkruar kete artikull, ose ajo ka probleme te renda kuptimore me shqipen e shkruar standarte.

    2. axhim says:

      armiku dhe miti nuk kanë logjikë me u krahasue, ndërsa tjetra ështe mendim i yti personal.1 përqind e asnje populli smun e mban pushtetin në asnjë regjim.

  2. opinga says:

    Shkrime te tilla provokues veshtire se gjejne terren ne mjediset shqiptar te librit. Libra te tille kane qene gjithnje te enderruar e te mirepritur, pikerisht per rrebelizmin ndaj dogmave qe neve na nxine jeten me shume se kujtdo tjeter. Dhe e them me bindje se lexuesi musliman ka qene me i eturi per ti lexuar ato qysh kur tallazitej bota. Duke qene se nuk eshte i pari shkrim qe lexoj me kete permbajtje do deshiroja te kujtoja se s’duhet djersire shume se Shqiperia as eshte dhe as behet vend fondamentalist, sic e deshiron ndokush. Nga libri s’vjen asgje e keqe, sido qe te jete libri. Nga gazetare te tille, qe ne vend ta pershendesin e komentojne, lene te hapura dritaret e reagimeve mesjetare, vijne shume te kqija. Prandaj dhe s’ja u var njeri torben.

    1. axhim says:

      Nuk mendoj se ska libra të këqij/dmth që mbjellin dhe ndjellin të keqen /por duhet njeriu të përdore forcën e mendjes të mësuar nga librat dhe mjetin e tij dorën që të bëj një veper mizore kundër tjetrit ,të cilen pastaj smund ta ndreq me fjale.Por fshirja e te keqës së librit bëhet vetëm me libër.Dhe djegja nuk bën punë .Këtu qëndron esenca e temes së librit mendoj.

  3. Prenga says:

    Blerina! Ke trazue grenzat moj cupe. Shqiperia (kendej e andej nga ti) po percahet mjaft prej dashakeqesve te tyre, keshtu nuk besoj se ka vend nder shqiptaret (70% myslimane) per vargjet satanike te S. Ruzhdies. Nuk i behet reklame sic ben ti nje shkrimtari si Ruzhdie. E ke gabim me kete artikull TALLAVA KOSOVARE. Keshtu Blerina!

    1. plaku says:

      Prenga,
      Une kam mendimin se per cdo gje, njeriu duhet te degjoje dy kambanat, domethene te degjoje edhe mendimin ndryshe. I degjon te dyja, mendohesh dhe vendos per qendrimin tend duke patur gjithmone parasysh se asnjeri nuk ka monopolin e se vertetes dhe se e verteta mund te jete edhe ne anen tjeter.
      Diktaturat jane te interesuara qe popullit ti fshihet mendimi ndryshe. Ne kohen e diktatures ishin te ashtuquajturit “librat e verdhe”, qe nuk lejoheshin te lexoheshin. Kur turistet vinin ne aeroportin e Tiranes ( kam qene shoqerues turistash ) dogana pyeste ne se ata kishin literature fetare dhe kerkonin neper valixhe si idiota dhe, me besoni, mua me vinte turp per vendin tim, por nuk thoja gje nga frika.
      Nuk arij ta kuptoj filosofine e islamikeve fondamentaliste, qe kur njerezit me kulture shkruajne ose thone dicka, ne vend qe, te diskutojne me ta normalisht, sic ben bota, i denojne me vdekje.
      Mendoj se problemi i krahut politik te islamismit eshte, qe ata kerkojne te jene te izoluar dhe kane frike nga nje diskutim i hapur intelektual, kjo sepse ata mendojne se Kurani eshte e verteta absolute, ai nuk mund te diskutohet dhe kritikohet.

  4. asdreni says:

    Nje qenie me sy satanik dhe brendesi qe perligjin ata sy,eshte normale qe fare thjesht te thote,ne mes te Europes:
    DIGJIN VARGJET SATANIKE;pasi autorit nuk kemi cfare ti bejme.

  5. kushtrimi ks says:

    Jam kureshtar te lexoj kete liber.

  6. dardhari says:

    Blerina ju jeni me te vertete nje femer e emancipuar dhe trimereshe
    nuk kam tjeter vec ju uroj te vazhdoni rugen tuaj te drejte per te na ndihmuar te heqim ato shume lakra qe kemi ne koke sepse shume te tjere bejne te kunderten per te na hedhur ne krahet e besimeve te ndryshme qe kane vershuar ne vendin tone keto kohet e fundit dhe shteti jone ben sikur nuk shef

  7. euuu says:

    Teme e sterfolur….por shume e sakte ne momentin e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje