Burrat e shtetit tim

30 Shtator 2014, 17:58Blog TEMA

Nga Ilir Levonja

 

Në fakt janë djem të një province me emrin Tiranë.

Më shau nga pas, më shau nga mamaja, më shau nga motra.

Nga ana tjetër, një bankë botërore akordon 150 milionë ndihmë në kredi.

Dhe, çuditërisht, emetohet në krye të shumë gazetave, si një lajm i gëzueshëm.

Që do të thotë borxh. Një lloj borxhi që kthehet i trefishuar (e kemi konsumuar një herë këtë).

Madje një nga arsyet e shumta që i urrejnë çiftutët, është edhe fakti se ata shpikën biznesin e parasë.

Pranverën e interesit.

Kjo ishte dhe mbeti zotësia e tyre.

Nga ana tjetër, pavarësisht të mirave dhe të këqijave, vetë çifutët e thonë që mjerë kush lundron në pranverën e interesit bankar.

Aty momentalisht po vozit edhe Shqipëria.

Megjithatë burrat e shtetit tim nuk i japin rëndësi faktit se kur, se qysh, se a do mundemi ta kthejmë mbrapa këtë borxh, në vlerën reale të interesit.

Pa shitur, pa u shitur. Pa u blerë nga të huajt. Pa ripërjetuar Greqinë.

Shto edhe komponentët e tjerë, si taksa e kredisë, gjëra këto të një huamarrje.

Më shau nga mamaja, më shau nga motra.

Këtej i nxjerrin mamatë në ceremoni papale.

Mamaja është e shenjtë sa për t’ua dhënë të tjerëve. Jo, se është e tillë.

Motra është e shenjtë, sa për t’u mburrur, jo se vërtet na dhimbset.

Vëllai objekt muzeal, jo se na e do ënda.

E vërteta qëndron tek shihemi në gjyq. Megjithatë show-n e kanë në dorë burrat e shtetit.

Më shau nga mamaja, më shau nga motra, nga gruaja. Më shau prapa krahëve.

Sot Europa ngriu zgjerimin.

Jemi disa vende. Dhe që të gjithë i përkasim Ballkanit Perëndimor të saj.

Jemi një lloj prerje. Aq sa për pasojë, të tillë kemi dhe urrejtjen për njëri- tjetrin.

Kjo ka domethënien, se të gjithë ne, ballkanasit perëndimorë, përfshi këtu edhe Greqinë një anëtare prej kohësh, e duam Europën për të përfituar, jo se ndihemi europianë.

Krahas retorikës, Rama është rrugaç, kështu, ashtu; i tillë me ne, i tillë me ata të vetët…, që nuk ia vlen fare pasi shqiptarët e njohin kryeministrin e tyre.

Ia dinë bëmat dhe batutat.

Eshtë e udhës të shpjegohet pranvera e interesit të borxheve.

Kurse Ristani, nëse ka bërë burg dhe ka marrë pafajësi, ashtu si të tjerët, opozitarë e pozitarë, nuk ka asgjë të keqe.

Nëse ndihet i pafajshëm, nuk ka pse ankohet se më shau nga prapa, më shau nga mamaja.

Bëjeni haptas, pranojeni.

Ose pastroni partite, që të pastrohet Kuvendi, e kështu me radhë.

Eshtë për të ardhur keq, që quani paudhësitë e njëri- tjetrit krime të rënda shoqërore, në një sistem demokratit…, kur janë harruar krimet e vërteta të një diktature.

Po kësi punë duan burra shteti, jo nga ata që thonë më shau nga mamaja, më shau nga prapa.

1 komente në “Burrat e shtetit tim”

  1. realisti says:

    Artikull i mire, perpiqet te hedhe drite pertej zhurmes se dites. Edhe une keshtu mendoj,me siguri katundare na konsideron ai Fylja kur eshte i detyruar te degjoje keto brockullat tona me sharje alla shqiptashe. Sa i takon ceshtjes se borxhit ka nje thenie popullore qe thote se nuk mbahet shtepia me miell hua. Por atyre qe duan votat ne zgjedhjet e radhes kjo fjale popullore nuk i thote asgje. Greket po e paguajne harresen e tyre. Me duket se edhe ne neper te njejtin shteg jemi futur! Kredite per qeverite jane si droga per te droguarin, kerkojne gjithje e me shume kredi. Fondi Monetar Ndrkombetar(FMN), Banka Boterore(BB), jane gjthmone ne pritje per viktimen e rradhes, spse pasi ta keshe firmosur “ndihmen bujare” ta caktojne ato menyren e qeverisjes ngritjen apo uljen e taksave, e rrogave, te investimeve dhe te shpenzimeve shkurt qeverisin ata nepermjet atyre qe kemi zgjedhur ne per burra shteti. Burra shtei qe duhet te marrin vedime qe lidhen direkt me mireqenien e popullit te tyre por qe reailsht kane ne dore vetem kestet e kredise qe duhen paguar dhe celesat e kashtes. Pastaj marin kredi per te paguar kredine dhe keshtu, te terhequr per hunde nga FMN-ja apo BB-ja, shkojme te lumtur drejt fundit Grek qe do te thote nje shtet qe nuk mer dot vendime sepse ato diktohen nga dikush tjeter qe nuk eshte i zgjedhur nga populli, i cili duhet ti zbatoje dhe ti pesoje ne kurriz te tije keto vendime qe zakonisht jane masa shtrnguese per te paguar BORXHIN. Jufalemnderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje