Obelisku tranzitiv që anoi ëndrrat e shqiptarëve

29 Shtator 2014, 16:33Blog TEMA

Nga Keti Bazhdari*

 

Thonjëzat tek “Obelisku i demokracisë” në Kavajë dhe pamja e kësaj shprehje artistike të shcentruar me një si tip kahje të hallakatur nga injoranca ekstreme, mjaftojnë për të kuptuar mjerimin e kauzës së ditës së opozitës.

Kur jeton në këtë vend, është e dhimbshme çdo gjë, dita, orët, vitet, kauzat, mjerë ata e mjerë ne, shkon deri aty sa të përballesh edhe me situata fitoreje të demokracisë kavajse e simbolizimit me gjeso pozitivin e humbëtirës së trurit të çdo injoranti lagjeje që mund ta kishte mirë me kryetarin e bashkisë.

Imagjinoni pak, statuja e lirisë shqiptare, kavajse, diçka mes një kërmilli gjigand te mbetur pa zhguall dhe një karkaleci are që i kanë prerë këmbët gjatë kositjes, diçka horrible, s’e përshkruaj ndryshe, një inestetizëm budall’ i formës dhe i përmbajtjes që ka zaptuar qendrën e një qyteti dhe dënuar qytetarët e tij të jetojnë pa shije dhe të kundrojnë këtë që është vetëquajtur simbol i të ardhmes së një vendi të sapodalë nga diktatura dhe simbol i protestave të një opozite!

Për të mos mbetur vetëm në monolog, a ka njeri që s’e kupton metamorfozen e ëndrrave shqiptare të viteve ’90, imponuar nga këta personazhe me të tilla vizione dhe që ende kanë stomak të venerojnë një hardall me njolla balte, te ngulur mes Kavajës në momente euforie e rrokullisje shoqërore?

Dhe jo vetem, por ta kthejnë në kauzën e protestave të opozitës së shqiptarëve të sotëm?!

Me sa kuptoj une, këtyre jo vetem s’u vjen turp, dhe në vend që ta fshehin atë vepër, që me figurë tregon shthurjen e mbretërisë së shqiptarëve, përndjekjen e tyre për të marrë rrugët e botës, denatyralizimin, varfërimin, lënien pa shtëpi, pa shkollë, pa shpresa si ai kërmilli i obeliskut, por u bie ndërmend ta përdorin edhe si kauzë të drejtë ashtu siç duhet të ishin gjithmonë kauzat e opozitës në një vend normal. Ky është degjenerimi final që mund t’i bëhet kauzave të opozitës nga vetë ajo sa të ngrihen kauza për objekte që edhe vetë media ka turp t’i shfaqë dhe e gjithë bota, po të kishte rast t’i shikonte, do tallej me ne.

Nuk di se si ta shpreh, por në Shkodër do i kishim thanë ‘at obeliskun me ia thy per kry’, meqë ky asht akt dhune, t’paktën për SHQUP!

*Autorja është pjesëtare e një familje të persekutuar gjatë regjimit komunist. Babai i saj është dënuar me 17 vite burg, i akuzuar se ka tentuar të ringjallë Revolucionin Hungarez në Shqipëri

25 komente në “Obelisku tranzitiv që anoi ëndrrat e shqiptarëve”

  1. Dielli mbi KORAB says:

    Demokracia e dy gishtave.
    Ky monument me kujton femijerin time.
    Kur therrnim pulat dhe mbasi i hanim,ngelnin dy kockat e shpatulles.
    Prinderit meqenese un zihesha shume me tim vella,na e jepnin kocken e shpatulles per te bere ndeshje ,nga njera ane e terhiqte im vella nga ana tjeter une.
    Kur ajo thyhej,fitorja i takonte atij qe kishte dhe mesin e saj.
    Me pak fjale prishja e ketij skeleti berishjan eshte fitorja me e madhe e popullit te genjyer kavajas.
    Demokracija e dy gishtave ishte krimi me i madh qe ju be Shqiperise ne keto 100 vitet e fundit.

    1. Arber says:

      Gishtat futjani ne bythe Sali qenit qe tradhetoj demokracine e Shqiperine. Ato s’jane simbol i demokracise por jane simbol is Sali serbit, tradhetarit me te madh te kombit shqiptar, dhe duhet te zhduken nga cdo ambjent publik.

      1. Zapbone says:

        Ne qofte se shkodrant i kane kenduar mrekullisht dashurise me ato ariet e tyre te mrekullueshme ky shkrim eshte nje arie e urrejtjes se percunduar qe te eshte ulur kembekryq si pushte qe je e si shurrse shkodrane qe nuk ke nxon nga historia. Ti ke dhemje e urrejtja gurgullon e vlon ne zemren tate. Tmerri e trushplarja te rrethon me rroba te kuqe komunistash e gjakosja e shpirtit tend lexohet dhe pse Mero e kamuflon me trashgmni e biografi. Ti nuk ke asgje te besh me te verteten po vetem me urrejtje komuniste si nje kurve plangprishese. Po ti nuk e ke hallin te shemtia e monumentit po te simbolika e tij dhe ketu ti zhvishesh lakuriq si texhale e lavire e kuqe si komuniste se je ne vitin e ringjalljes e rilindjes se madhe. Prostitute politike, mekatare. Ti duhet te jesh e para qe duhet te shkruash qe obelisku nuk duhet te jete tranzit po duhet te behet me i bukur e me domethenes. kete nuk e thua as ne fillim as ne fund. Dhe kjo nuk ka te beje me kavajen po me shqiperine. Ashtu sic kishte te bente me shqiperine qe 87 kavajes kane dhene jeten per mbrojtjen e shkodres. Kujtohu kurve kur te shkrush per kete fakt se ndoshta nuk e kane dhene jeten kaq shkodran ne luften e shkodres kunder malazezave sa e dhane kavajesit. E di qe eshte banal shembulli po terbim ma zbyth arsyen.

        1. drejtesi says:

          Zabone ja ti je nje pjell e sales, kjo duket nga fjalori qe perdor per te kundershtuar nje fakt. Po ca ti besh me njerez si ty ka mbajtur sali fashisti pushtetin qe i la ramiz alia. Cdo popull meriton qeverin qe ka shkruante churchill dikur, e pra njerez si puna jote sabone kan mbajtur ne pushtet nje politikan mafjoz si berisha!!! Nese ti o sabone e sheh salen si djep te demokracis athere po te them un qe je nje cop i trashiguar injoranti. Demokracia fillon me shtetin e se drejtes,ku rrespektohet drejtesia dhe ligji, ndersa sala na mbolli e kultivoj korrupsjonin ne administrata e gjykata sa qe sot korrupsjoni eshte ngulitur si dicka e moralshme, eshte bere si norme zakonore qe nuk ben dot pa te. Te kundeshtosh berishen dhe pseudo demokracin qe ai solli nuk do te thote se ke kundershtuar demokracin e vertet. Kete e mendojne vetem injorantet si puna jote, dhe sala ka perfitu nga injorant si puna jote te cilve e votonin gjithmon salen dhe ai hjithnon i ka bere mutin ne koke popullit qe e ka votuar. Sot berisha eshte miljarder duke u pasuruar ne saj te presjonit dhe korrupsjonit, po te kishte mire qeverisur sala ne fillimet e tij, nuk do te kishim keto politikan si kundershtar te tij. Nje ujk jane te tere thjesht nderrojne qimen. Sa i perket shkrimit te zonjes ti je i trash per ta kuptuar madje njerez si ty shohin politiken si tifoz futbolli ku dhe pse mund te zhgenjej skuadra jote ti prap ben tifo per ate, kshu e sheh dhe politikrn ti dhe shume injorant si ty, ju bejne mutin ne koke e ju prap i votoni, sa keq me vjen dhe per kavajen qe duhet te ishte qytet por eshte kthyer ne fshat me militant qe berisha aq shume i don se jane si nje ushqime per ate. RRESPEKTE PER SHKRIMIN E ZONJES

    2. xhonson says:

      Tamam si KERMILL eshte!
      Me kete Sali Berisha ka dashur te thote:
      -SI KERMINJ DO TE ZVARRITENI SA TE JEM UNE NE SUNDIM!!!

  2. Bureto says:

    S’e kisha pare me heret. I ngjaka vertet nje kermilli, ndaj bene mire qe e hoqen. Nese duhet dhe sigurisht qe duhet te perkujtohet protesta antikomuniste e popullit te Kavajes, le te projektohet e ngrihet nje monument tjeter me dinjitoz.

  3. andromeda says:

    Shkrim i bukur

  4. opinga says:

    Ka akoma shume mbeturina te shemtuara te salep Berishes qe kane lulezuar pothuajse ne te gjitha qytetet tona. Radhen e ka Fieri me memorialet skandaloz qe ka ne qender te qytetit.

  5. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Epo… me ne fund,te degjuam emrin ,o Keti,pas shume muaj heshtje.Duket se primare nuk ke me politiken !? Fjalet e nje te persekutuare nga regjimi komunist jane me bindese se ato te te gjithe deputeteve te SHQUP-it,te marre se bashku.Uroj te degjohesh me shpesh…

  6. transalator says:

    ME PARE SE TE SHEMBE “KERMILLIN” E SHEMTUAR TE SALIUT EDI RAMA DUHET TE SHEMBE PIRAMIDEN FAMEKEQE TE ENVER HOXHES NE MES TE TIRANES SI NJE “PENIS KOMUNIST” I NGREFUR PER TE NDESHKUAR ARMIKUN E KLLASES.

    Nuk ka gje me te shemtuar se Piramida e Kolanecit qe u kall date dhe u fut friken edhe femijeve ne barkun e nenes. Prandaj Edi Rama para se te prishe KERMILLIN e shtemtuar bythejashte te Salut perpjete ne sheshin qendror te Kavajes, le te prise me pare PENISIN apo HALLATIN e ngrefur te Enver Hoxhes ne mes te Tiranes, mu prane zyres se tij.

    1. xhonson says:

      O transalator i shpellave!
      PIRAMIDEN nuk e ndertoi Enver Hoxha,por arkitektet shqiptare dhe eshte nje veper e arrire TEKNIKISHT E ARTISTIKISHT!
      Edhe xhamia e Et-hem Beut tek sahati ne Tirane ishte simbol i fese ISLAME,por Enver Hoxha nuk e prishi se ishte,por e shpalli MONUMENT KULTURE!!!
      Ti je nje cope IDIOT,qe perben TURMEN INJORANTE TE SALI BERISHES!!!

      1. martin says:

        nje pyetje kisha per ty o i , po kishen e vaut te dejes , ku u kurorzua heroi yne komtar pse e hodhi ne ere me dinamit ne 1967, ky enveri kaq artdashes qe
        simboli i dy gishterinjeve eshte simboli i LIRISE dhe DEMOKRACISE ne te gjithe boten dhe nuk solli sali berisha. qyteti i KAVAJES meriton nje permendore ne lidhje me kontributin e vyer ne rezimin e komunizmit ne shqiperi pasi ishte qyteti i pare qe ju kundervu hapur sistemit komunist dhe per kete jam deshmitar vete , pasi ishim ne golem ne kampin e rinise ne veren e vitit 1989 dhe shikonim te gjithe kavajsit edhe pleq te vjeter me dy gishta dhe te hidhin parulla kunder diktatorit , familjes se tij , te gjithe sistemit,. dhe ne smund ta kuptonim se si mund te thueshin gjera te tilla , por ata paten guximin ta benin te paret dhe me vone ne dhjetor filloi greva e studenteve qe na hapi syte te gjithve.
        por une mendoj se nuk eshte dizanji i permendores problemi por humbja e nje fakti historik qe me kalimin e kohes do te harohet,

  7. Akili says:

    Bureto i pake rene pikes por jo me nje kermill me guacke por nje ligaveci dhe krahasimi eshte me vend se “Demokracia” ne Shqiperi ecen me ritmin e kermillit. S a per monumentet e kesaj periudhe lene shume per te desheruar si nga ana ideore dhe nga ajo artistike. Ku shume figura shfytyroheshin dhe nuk ngjanin me personaliteteve qe u kushtoheshin si.psh monumenti iF.Nolit qe me shume dukej si nje tung te sulmuar nga mizat ose themeluesi i tiranes qe dukej me shume si katunar Ishmi sesa si nje Pasha i kohes. Ndoshta frika per te mos perseritur paraqitjen monumentale te “Realizmit Socialist” ose me keq zbrazetia shpirterore dhe krijuese solli ca monstra qe duhet te kishin nje ciceron ne krah qe tu shpjegonte domethenien ose se kujt ju perkisnin. Shqiperia ka patur dhe ka mjaft skulptore te spikatur qe mund te nderojne figura dhe ngjarje historike dhe te zbukurojne sheshet dhe ambientet e qyteteve tona. Besoj se Bashkia e Kavajes do behet me nje qender shume moderne dhe funksionale por edhe me nje monument te rikonceptuar ne nderim te protestave te para antidiktatoriale.

  8. perfudimi says:

    Po ato pllakat e hekurta te parku rinia cfare tregojne?Duket si nje kuti duhani!
    Gjynah qe ato perfaqesojne nje perkujtim per pavaresine.

  9. Todi says:

    Keti,ke ngrene nje luge çorbe te prishur dhe do vjellesh tere jeten. Ne respekt te te pareve qe te kane vuajtur neper burgje te pakten hesht dhe mos bej opoziten e opozites.

  10. Zef Kallami says:

    Demokratet me ne krye Berishen udhehiqnin levizjen demokratike 1990 ne nji kohe kur populli nuk i’ua njihte bemat e tyre.Nuk i’ua njihte idete dhe permbajtjet.Por njihte vetem vrulle te papermbajtura urrejtje qe ndiqnin nga jugu ne veri dy gishtrinjet e Berishes larte si dhente mbas dashtit me kembor.Sot populli i Kavajes mban qendrim qetesie.Nuk reagon fare per dy gishtrinjet e hipokritit Berisha.Shembjen e quan te mireqene.Kalecet gojeshtrember te nderzyer nga Berisha per tu hakmarre ndaj pozites qeverises duan me cdo kusht te ngreje kavajsit ne protesta.Asnjihere kavajsit nuk kane marre frymzimi nga lideret.Asht e kunderta ku lideret kane marre dhe marrin frymezim nga populli i Kavajaes.
    Sot kur permbajtja e siperfaqes se lustrume e Berishes ne keto 24 vjet kryetar partie, President,kryetare qeverie dhe i dorehequr,vetshkarkuar nga 1 miljon shpulla surratit nuk e ka ma forcen po dhe ta kishte nuk mund te genjeje ma popullin e Kavajes per revolta e protesta.Populli i Kavajes asht i vedijshem per te ardhmen e vet.Dhe kur e lyp koha gjindet ne fronte shume para se te lindin lideret.

  11. lupo says:

    Un tani hera e parë që e shikoj këtë (obelisk) por nga pamja e parë më duket fiks si një kermill dhe tani që po e mendoj me jep përshtypjen se paska qenë fiks për mënyrën si e ka çuar përpara Shqipërinë sali efendiu.me shpejtësinë e kermillit

  12. Devolli says:

    ……. ngrini ne vend te tij nje monument te Edi Rames, shikoni se ka dal bukur ne plazhet e Frances……..

  13. Leshtori says:

    Per Martinin Doja te shtoja dicka pas komentit tend, i pari rreth qe ka rrezuar friken ka qene Kucova, ne vitin 1988 gjate ndeshjes me Dinamon, jane hedhur parulla kundra rregjimit. Arriti gjendja deri aty sa policise i doli situata jashte kontrollit., i kane futur policet ne banjot afer stadiumit, duke i gjuajtur me gure. Eshte lajmeruar Tirana dhe kane nisur dy makina IFA me sampista, per te shtypur revolten, njera nga makinat eshte permbysur afer Ures Vajgurore, me gjithe trupat e nderhyrjes se shpejte. Pasi e kane shtypur revolten, kane arrestuar shume te rinj u qethen kokat dhe i nxorren ne gjyq. Ajo ishte shkendija e para ne Shqiperi.

  14. KATUNARI says:

    DO TE DOJA TA LIDHJA KETE OBELISKUN ME NJE BARCOLETE TE TEF PALUSHES(personazh i njohur ne Shkoder):
    PARA VITEVE 90.
    NJE DITE TEFA DEL NE QENDER TE SHKODRES DHE TAKON FRANIN. FRAN I THOTE, ME KA ARDHE NJE TELEVIZOR I HATASHEM ME NGJYRA DHE SE BASHKU SHKOJNE TA SHOHIN. E NDEZ DHE THOTE: KAP ITALINE FRAN,POR TELEVIZORI BEZH BEZH, KAP EDHE JUGOSLLAVIN, POR PRAPE TELEVIZORI MIZA DHE BESH, EDHE ME NGJYRA… TELEVIZORI PRAPE MIZA DHE BEZH. FRANI E KUPTOI(GJATE KOMUNIZMIT SHIKOHEJ VETEM TVSH) DHE I THA: TEF, A E DIN, SHKO MERR NJE NGA PERKRENARET PREJ BAKRI TE SKENDERBEUT(ME NJE DHI NE MAJE) DHE DY FIJET E ANTENES LIDHI TEK BRIRET E DHISE. PASTAJ ESHTE DHE E BUKUR TEF, DO TE VIJNE NJEREZIT DHE DO TE THONE: I KA ARDHE TEFES NJE TELEVIZOR ME I DHI N’TE.
    KESHTU DUKET EDHE KY OBELISKU, SI PERKRENARJA E TEFES.

  15. Sule toma says:

    Po sa per te vjell me vjen nga kta njerez qe akoma sdun ta kuptojne te verteten e madhe e cila esht qe ktu ne shqiperi asnjeher nuk ka pasur permbysje regjimi po thjesht nje katovic ju pushteti komunistave nga eterit e tyre per tu garamtuar qe nuk do ndeshkoheshin per te gjith krimet qe kishin ber ne kohen e komunizmit ktu tek ne vetem parti demokratike nuk ka njera ish partia e punes dhe tjetra qe ti bie zorret ne fyt esht hipokritja e mbushur me komunist e vetquajtura partia demokratike e “djatht” ktu duhet te krijohet nje parti tjeter reale demokratike qe te denoje te gjith veprimtarite qeverisese duke e filluar nga 2014 deri 1945-en te pakten

  16. Ozzy Osbourne says:

    A e mbani mend ju te ritur ( se rinia ka qene e vogel ne 90) kur u ngriten Kavajsit per demokraci? Nje popull i reckosur dhe rebel,injorant njekohesisht si 90 % e shqiptareve,therisnin neper ruge “dum atlete,dum atlete” Kishin ardhur ca ndihma ! Kjo ka qene thirja e fukarejve.Nuk mund te lokalizohet ne kete menyre ardhja e demokracise ( te dhuruar asnjehere e fituar nga shqiptaret,se po te ishte ndryshe nuk do ishim ne kete gjendje qe jemi sot)Krimineli thote Kavaja ,po Tirana ,Duresi,Shkodra etj.nuk luftuan per demokraci? apo keshtu do ta paraqesi ky mut muti qe demokracia erdhi me kavajsit qe kerkonin “etlete” me dialekt ,jo atlete! Ky eshte popull gallat,kur degjon neper TV ,” Na prishen simbolin e demokracise se shqiperise ,ose ” Na vrane heroin e demokracise se shqiperise ( per Horrin Azem Hajdarin),dhe mendo,demokracia ne shqiperi nga kavaja dhe heroi Azemi ,dhe ky kodosh popull do te shkoje ne europe!

  17. rita says:

    E vërteta dhëmb, por duhet thënë…ok @Ozzy Osbourne…! Këtij populli gjithmonë i kanë krijuar “heronj”, ose mga hiçi, ose nga e kundërta dhe e kanë ushqyer me lugë bosh…(???!!!) Deri sa kemi arritur të mbulojmë me flamur edhe vrasës e kriminela, duke i varrosur si heronj…!!!???

  18. tori says:

    eshte tjeter gje te thuash ishte si kerrmill apo karkalec dhe kryekeput tjeter gje fakti qe ai simbolizonte demokracine jo vetem te kavajes por te gjithe shqiperise.gabimet qe ka bere saliu ne qeverisjen e tije e moren pergjigjen duke humbur zgjedhjet.saliu eshte simboli i partise demokratike por nuk eshte gjithe partia.ndersaedi me keto qe bene nuk e pyet fare partine po ben ca i do b…a

  19. Altin says:

    Jeni mbledhur te gjithe kriminelet komunistr ne nje vend dhe masturboheni me komentet e njeri-tjetrit. Ju duket sikur jeni e gjithe bota! Tufe debilash!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje