Një përgjigje ndaj shkrimit të Ylli Rugovës, me titull “Ateizmi po bëhet tabu”, botuar tek Tema Online dt. 22 Shtator 2014.
Pa kontestin e lirisë së besimit të sanksionuar në kushtetutën tonë për të cilin autori ngre diskutim në shkrimin e tij, kjo replikë e imja nuk do ishte e mundur. Me qëllim për të të respektuar dialoguesin tim përkundrejt të qëndruarit indiferent, po i jap rëndësi shkrimit të tij dhe po përpiqem t’i kthej një përgjigje, çka dëshmon se ai dhe ateistët e tjerë kanë vendin e tyre në këtë liri.
Mendoj se shkrimi në fjalë, përveçse bën një thirrje absurde, ka edhe disa gabime të dukshme.
Po e nis me gabimet.
Gabimi i parë qëndron në kundërshtimin që autori ngre se pse në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë besimi në Zot cilësohet si një vlerë universale, pasi nuk është ndër 10 vlerat që sociologu Shalom H.Schwartz i cilëson si të tilla. Autori nuk thotë të vërtetën e plotë. Në fakt, edhe vetë sociologu Schwartz rendit një vlerë universale të 11-të që është “shpirtërorja”, çka është fiks besimi në të mbinatyrshmen ose hyjnoren, por, për shkak se nuk e gjeti atë në disa kultura, nuk ia bashkëngjiti përfundimisht listës. Megjithatë, a mund të jetë universale një vlerë edhe nëse një sociolog nuk e rendit si të tillë ? Unë bësoj që po dhe ka shumë të tjerë që e bëjnë. Merakun e vërtetë autori e ka gjetkë dhe jo nëse është apo s’është vlerë universale “besimi te Zoti”. Shqetësimi i autorit është se mos duke përmendur Zotin, përjashtohet ateisti, por nuk është kështu. Preambula nuk është neni. Liria e ateistit dhe e teistit në të vërtetë garantohet nga neni 10 i Kushtetutës dhe jo nga preambula e saj. Kushtetuta sanksionon lirinë e besimeve, çka nuk e pengon ateistin të ushtroj besimin e tij. Them besimin e tij, pasi edhe ateisti në thelb është besimtar. Ai beson që Zoti nuk ezksiton.
Gabimi tjetër i autorit është kur thotë se Kushtetuta e Shqipërisë është e mbushur me konfuzion dhe mjegulli në çështjen e laicitetit dhe se në tërë Kushtetutën nuk përmendet askund termi “sekularitet” apo “laicitet”. Po të lexohej me vëmendje Neni 10, një deklarim i tillë nuk mund të qëndrojë. Pikat 1 dhe 2 thonë :1- Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare dhe 2- Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes.” Në kushtetutë nuk është fjala “laicitet”, por koncepti i tij, pasi “laicitet” (nga frëngjishtja “laïcité) në thelb ka mospërfshirjen e fesë në çështjet e qeverisjes dhe e anasjellta, mospërfshirjen e qeverisë në çështjet e besimit. Këtë thotë edhe pika 2, që shteti është asnjanës në çështjet e besimit. Argumentimi i autorit është njësoj sikur unë të dilja në përfundimin se autori i shkrimit nuk ka qenë “i shqetësuar” për asgjë, pasi ai nuk e ka përmendur fjalën “shqetësim”. Në fakt i gjithë shkrimi fund e krye është një SHQETËSIM “që në hapësirën publike ateizmi po etiketohet si inferior ndaj teizmit”, por pa e përmendur vetë fjalën “shqetësim”.
Nëse autori po ngre pyetjen : A merton ateizmi të bëhet tabu në Shqipëri? Përgjigja për mua është: “Po.” Dhe kjo nuk është padrejtësi. Atezimi po korr frytet e asaj që mbolli vetë për shumë dekada. Mbolli dhunë ndaj besimeve dhe po korr antipati. Mbolli urrejtje dhe po korr indiferencë. Nuk duhet të jetë çudi, sepse ky ka qenë dhe është diskursi i zakonshëm në historinë e njerëzore në çdo epokë dhe në çdo fushë.
Kur kleri katolik abuzoi para dhe gjatë mesjetës, korri pasojat e natyrshme të veprimeve të veta në reputacionin e vet. Devijimet dhe abuzimet e klerit mbollën mllef dhe kundërshtime, aq sa prodhuan për dekada me radhë jo thjesht reformatorë apo agnostikë të besimit, por edhe atesitë të flaktë, të cilët, si shigjeta të tyre, hodhën dështimet e kishës. A ka kuptim të ngremë si shqetësim se pse ateistët nuk u treguan të njerëzishëm me kishën dhe midis rreshtave kundështuese të mbanin një qëndrim pozitiv ? Kjo s’ka kuptim. Përherë kështu ka qenë dhe kështu do të jetë. Dështimet e tua do t’i shijojë “kundështari” yt. Edhe sot në ditët tona besimet nuk janë larg këtij “zjarri”. Krishterimi gjithmonë është nën vëzhgim. Nëse nuk do t’u shërbejë të varfërve, do të shahet. Nëse mes klerit katolik do të ndodhin përsëri abuzime, do të përgojohet. Po ashtu Islami. Nëse do të vazhdojë për një kohë të gjatë të identifikohet me dhunën dhe terrorin e xhihadit, do të korrë dashje pa dashje frytet e asaj që po mbjellin ata që po vrasin dhe në të njëtën kohë e quajnë veten myslimanë.
Tani le ti kthehemi argumentit. Nëse atezimi komunist bëri ato që bëri, bashkë me ato vepra ka sjellë sot si pasojë indiferencën apo antipatinë që autori shikon në Shqipëri. Dështimet dhe krimet e ateizmit shqiptar duhet të vazhdojnë t’i shijojnë martirët. Kjo nuk është padrejtësi, por kthimi i drejtësisë.
Ateizmi nuk është tabu sot vetëm sepse është e shkuara, por sepse sot po e korr atë që mbolli në të shkuarën. Kjo nuk është për shkak se “gjithçka nga e kaluara duhet patjetër të kthehet përmbys”, siç
thotë autori, por se gjithçka e keqe nga e kaluara kujtohet, me qëllim që të mos përsëritet.
Integritetit i ateizmit do duhet të shkonte deri aty sa, para se të flasë për mungesë proporcionalizmi në opinionin publik, të kërkojë më së pari ndjesë për krimet e kryera në emër të tij. Pastaj ateisti i sotëm do duhet të argumentojë se pse ateizmi komunist ishte një devijim nga versioni zyrtar i ateizmit, nëse mendon që ateizmi nuk duhet të persekutojë besimet. Gjithashtu duhet të japë shembuj që, kur shtetet kanë qenë ateiste, kanë vepruar me dashamirësi ndaj besimeve. Në fakt, të gjitha rastet e ateizmit komunist gjatë historisë qëndrojnë si kundërargumente. Edhe ateizmi nazist ishte akoma më keq. Po flasim për shembuj shtetesh ateiste dhe jo shtete laike sot ku banojnë disa ateistë.
Autori shkruan se në botë ka shembuj sot ku ateizmi është përhapur në vende në zhvillim dhe nuk është tabu. Por kjo nuk është argument, sepse Suedia që sillet si shembull nuk ka martirë të ateizmit, që atje të jetë tabu si në Shqipëri. Le ta lëmë të jetë tabu aty ku ai e ka bërë veten të jetë i tillë. Kur ateizmi të jetë faktor paqeje dhe bashkimi ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, padyshim që do duhet ta lavdërojmë, por duket se tani është koha të duartokasim ata që po punojnë për këtë.
Ne e dimë shumë mirë se kur një nxënës bën mirë detyrën vjen, koha të marrë një notë të mirë. Por autori kërkon të pakuptimtën, që të lavdërojmë nxënësin e keq të dikurshëm, kur jemi mbledhur të vlerësojmë nxënësit e mirë të tanishëm. Shkon deri aty sa kërkon që, edhe kur vjen Papa, njerëzit të flasim për lavdinë e ateizmit. Kjo thirrje është absurde. Ajo na thërret të lavdërojmë ideologjinë e kriminelit, kur jemi mbledhur të kujtojme viktimat e tij.
ロリドール CardiBとMeganYou SteedのWAP:女性のセックスポジティブな勝利を称えるメロディー
Epo nuk kam pare me shkrim te dobet. ..
Cka pret nga nje apologjet?
Renditja e fjalive kam pershtypjen se do te ishte me mire keshtu : Nuk kam pare shkrim me te dobet. ?
Kjo renditje qe thua ti eshte e rendomte dhe shume shabllon! Renditja tjeter e siperme eshte shume me tingelluese dhe shprehese!
U be ky fare pilivese,Kaon-birra, te thote : ” ai dhe ateistet e tjere kane vendin e tyre ne liri”! Pthuuu krimbat e tokes! Harruan se sa gjak ka derdhur njerezimi per te qene i lire ndaj dogmes fetare dhe besimit te detyruar!? Liria per te besuar (apo mos besuar) eshte merite e ateisteve mor pisanjos “gazetaruc”,se te ishte per ju fetaret ende dhe sot do digjeshin te gjalle ata qe do vinin ne dyshim zotin (sic ndodh realisht ne vendet islame ende dhe sot e kesaj dite)!
Pthuuu,u be bajga te thote se mban ere te mire! ?
Shume artikull objektiv Kaon. Nuk e di se a do ta gjeje me vend sugjerimin qe, nominalisht, pervec katolikeve dhe muslimaneve te kishe marre per shembull edhe ndonje ungjillor/protestant thjesht qe te te mos te te etiketojne si te njeanshem. I referohem pikerisht: ‘Krishterimi gjithmonë është nën vëzhgim. Nëse nuk do t’u shërbejë të varfërve, do të shahet. Nëse mes klerit katolik do të ndodhin përsëri abuzime, do të përgojohet. Po ashtu Islami. Nëse do të vazhdojë për një kohë të gjatë të identifikohet me dhunën dhe terrorin e xhihadit, do të korrë dashje pa dashje frytet e asaj që po mbjellin ata që po vrasin dhe në të njëtën kohë e quajnë veten myslimanë.’
Cfare ndjese kerkonti ISLAMIK nga ATEIZMI???
Kush e perfaqesoka ATEIZMIN,qe te kerkoje falje???
Po kisha A KA KERKUAR FALJE PER KRIMET E SHUMTA,QE KA BERE NDER SHEKUJ KUNDER SHKENCE duke i djegur ne TURREN E DRUVE SHKENCETARET apo duke DJEGUR NE MES TE SHESHIT LIBRAT SHKENCORE E ARTISTIKE???
ATEIZMI ESHTE “FEJA” E NJERIUT TE LIRE NE BOTEN E ARDHME!!
FEJA ESHTE OBSKURANTIZEM I MJERE DHE I RREZIKSHEM!!!
Te gjitha vatrat e nxehta te GLOBIT sot ku derdhet gjak,i shkaktojne FETARET DALLKAUKE!!!
FEJA ESHTE OPIUM PER POPULLIN!
Kete nuk e rrezon njeri dot ne bote!!!
Ateisti beson tek njeriu,tek shkenca e jo tek nje QENIE E MBINATYRESHME!!!
Ekzistencen e fese e hedh poshte me nje fakt:
-NE SE PASKA NJE ZOT,atehere pse duhet te kete DHJETRA FE E BESIME TE NDRYSHME LARAMANE???
LAVDI VEPRES SE ENVER HOXHES!!!
Po, Vatikani ka kerkuar publikisht falje per Inkuizicionin.
— nuk e di cfar kerkon te spiegoi me kete artikul .. kur sote ne kete bote globale , feja dhe besimi fetar po e humbasin vleren e tyre dhe vendet e kultit jane kthyer per lamtumiren e fundit , ky te gjithe ata qe nuk besojne ne shqiperi i quan persekutor te besimtareve … tru i hallakatur ..
homeri,
Jam plotesisht dakord me shkrimin tend. Kisha keto gjera :
– Sic e thua edhe ti, si e spjegon artikullshrursi qe ne Europe shume katolike, protestante etj. nuk Duan te paguajn me taksen e kishes dhe kane dale nga kishat respeketive katolie dhe Protestant.
Kujdes ! Po flas per kishat katolike dhe protestante ne Europen perendimore dhe jo te vendeve te varfera te Amerikes Latine.
– Une di qe kushtetuta jone dhe e pothuaj te gjithe vendeve perendimore demokratike ka nje liri te dyanshem ne lidhje me besimin ose mos besimin fetar. Kushtetuta mbron njerezit qe besojne ne zot dhe nga ana tjeter mbron edhe njerezit qe nuk besojne ne zot siç jane ateistet.
-Me habit shume fakti qe artikullshkruesi thote :
“Ateizmi po korr frytet e asaj qe mbolli vete per shume dekada. Mbodhi dhune ndaj besimeve dhe po korr antipati. Mbolli urrejtje dhe po korr indiference.”
-Nga sa me siper mendoj se autori nuk njef ndyshimin renjesor midis ateismit klasik dhe “ateismit komunist shqiptar”.
-Artikullshkruesi nuk e di sic duket faktin qe ne shekullin e XVIII-te intelektualet ateiste u ngriten kunder fese dhe kerkuan ndarjen e fese nga shteti, mos marjen me politike te fese si dhe krijimin e tre pushteteve ( ligjevenes, egzekutivi dhe kontrolli ) te pamvaruara te nje shteti. Pra iluminizmi ishte nje arritje e shoqerise ne shekullin e XVIII-te dhe ky u frymezua shume nga ateistet. Ndersa autori i shkrimit e mohon kete te vertete historike duke ngateruar ateismin klasik me ateismin komunist apo fashist.
– Me vjen keq por shteti komunist shqiptar karakterizohej jo vetem nga ateismi komunist por edhe nga :
– Mos njohja e prones private.
– Diktatura e proletarjantit qe ishte “demokracia e vertete”.
– Forca levizese e shoqerise ishte lufta e klasave.
– Politika dhe kultura bazohej ne dogmen o me mua o kunder meje
– Masa, kolektivi, qendron mbi individin.
– Partia qendron mbi te gjithe dhe mbi te gjitha.
– Shteti kishte monopolin e shtepive, shkolles se famijeve dhe monopolin e punes.
Pra nuk mund te thuhet se te keqiat e “Socjalizmit real “ ne Shqiperi u shkaktuan VETEM nga ateizmi komunist shqiptar, qe ishte nje pjelle e trurit te semure te Enver Hoxhes.
Pershendetje
Ndryshimi midis nje ateisti dhe nje ateisti komunist eshte si ai midis nje njeriu te shendetshem dhe nje mjeku te shendetshem! Ne kete rast mjeku i shendetshem perkujdeset qe edhe njerezit e semure te shendoshen! ?
Ato qe rendite ne fund te shkrimit jane REALISHT pjesa me pozitive e historise shqiptare gjate shtetit komunist! Ndaj dhe Enveri konsiderohet Hero Kombetar i shqiptareve dhe ne 10-vjecaret e ardhshem ka shume mundesi edhe te hymnizohet! ?
– plaku – te falenderoj per spiegimin e bukur dhe intelektual —- pershendetje dhe nga un , i nderuar
Z.Serjani, ben shume mire qe replikon,por shkrimi i stergjatur i Rugoves e mori pergjigjen nga komentuesit,e ma do mendja se ai do te reflektoje ne ndonje teme tjeter me te kapshme per te.
Ne nje ore mesimi Aleksandri i Madh pyet filozofin dhe mesuesin e tij Aristotelin:
– A e besoni ju se toka eshte sferike?
– Une nuk e besoj, pergjigjet Aristoteli, sepse ajo (toka) eshte sferike!
Pra me kete dua tju them more Kaon se kush beson ne dicka nuk eshte kurre i sigurte ne qoftese ajo qe beson eshte e vertete sado te hiqet me katolik se Papa apo me mysliman se Muhameti. Realja eshte dicka qe nuk ka nevoje per te besuar.
futeni ne rrathen e ateisteve(qafireve-kufare) edhe “nene”Terezen.
analisti i gazetes prestigjioze The Guardian shkruan:
http://www.theguardian.com/commentisfree/2007/aug/24/wasmotherteresaanatheist
Feja,secila nga rreth 2 mije fete qe kane mbijeuuar deri ne ditet tona pretendojne te kete monopolin e se vertetes. Me qe e verteta eshte nje, probabiliteti qe nje fe (cilado qofte) te jete e vertete eshte nje ne dymije.Kjo teorikisht.
Ne realitet cdo fe dhe cdo botekuptim fetar eshte ne kundershtim te hapur me botkuptimin shkencor ndaj dhe anakronik.
Por, si shpjegohet qe shumica e njerezve ne bote akoma sot besojne ne njeren ose tjetren fe?
Injoranca eshte shtylla me e forte e besimit fetar.
Dhe kjo nuk eshte zor te provohet. Shko ne ambientet universitare anembane botes shkencetaret jane ateiste. Zbrit ne shtresat e popullsise me nivel te ulet dhe do te shohesh se nder ta besimtaret perbejne 100 perqind te popullates.
Merre ne shkalle kontinentale dhe do te shohesh se qendrat me te medha te besimit fetar jane zonat me te prapambetura te botes: Amerike Latine, Afrike dhe Lindje e aferme dhe e mesme.
Shiko Europen. Ne kete kontinent, edhe pse numri dhe perqindja e ateisteve eshte rritur ne shkalle kontinenti, perseri vihet re nje korelacion i habitshem midis ateizmit dhe nivelit kulturor te popullsise: ne vende te zhvilluara si vendet skandinave ne veri te Europes roli i fese ne jeten shoqerore eshte eliminuar dhe shoqeria e atyre vendeve eshte shnderrujar ne nje shoqeri ateiste. Ne Gjermani mbi 30 perqind e popullsise jane ateiste te deklaruar. Zbrit ne Mesdhe ose ne menyre tipike ne Greqi ateistet perbejne me pak se 5 perqind te popullsise.
Tendenca ateiste eshte ne avantazh sepse lidhet me botkuptimin shkencor. Ne shoqerite e pazhviluara te Europes feja do te vazhdoje te kete ndikim ne jeten shoqerore edhe per shume kohe pasi ateizmi te kete triumfuar, dmth te behet “feja” zyrtare e Europes se perparuar.
E kuptoj llogjiken tuaj, por se kuptoj se pse keni shkruar me emrin tim ?
Kaon s’eshte emri juaj! E shumta mund te jete EDHE emri juaj! ?
Degjoje pak Kaon dhe pastaj fol:
http://www.youtube.com/watch?v=_25w9CE73ak
Bill Maher – Atheism IS NOT a Religion
http://www.youtube.com/watch?v=tE53zTUMXo0
Zoti Kaon paske emer te bukur ilir. Ateizmi ka lindur bashke me besimin.E ardhmja do t’i lere vendin dhe do te flase per shkencen. Dhuna ndaj fese ne Shqiperi ishte e lidhur me nje klike te caktuar diktatoriale, e cila nuk mund te klasifikohet si ateiste. Kjo dhune ishte e padrejte dhe e pajustifikuar ashtu si kunder ka qene lufta dhe dhuna e pashembullt e fese ndaj jobesimtareve dhe shkences.
Dhuna ndaj se keqes dhe mashtrimit nuk eshte e padrejte,por DOMOSDOSHMERI! ?
Sa qesharake eshet shprehja qe perdorin te deshtuarit “ateizmi eshte besim”. Jo more te mjere jo. Ateizmi eshte mosbesim. Ateizmi eshte po aq besim sa eshte veshje te qenit lakuriq. Eshte aq kanal TV sa eshet te mbash TV fikur. Eshet aq sport sa te mosberit sport. Eshte aq pune sa te mospunuarit. Pra, o te gjore ateizmi nuk eshte besim sepse gjoja qenka “besimi qe zoti nuk ekziston”, por, ateizmi eshte mosbesimi qe qenia imagjinare zot ekziston. E dalloni diferencen apo iu ka thare shume trute feja qe te merrni vesh nga keto gjera? ?
Rezultati i harmonise fetare qe gjeti Papa ne Shqiperi dhe e mrekulloi ate , eshte produkt i ateizmit te asaj periudhe historike qe kaluam ne si popull ,i cili i konsideron te gjithe njerezit te barabarte .Nje trashgim i idese se madhe rilindase “feja e shqiptarit eshte Shqiperia”.
Autore te shkrimeve te tilla i ka kapur “lajthitja vjeshtore”…
Do kisha shkruar ca gjera kunder ketij pseudo shkrimi, por po me mjaftojne cfare keni shkruar ju o komentues te tjere ?