Nga Hamed Abdel-Samad*
Një teologji e dhunës po zgjerohet. Ajo po e kërcënon Perëndimin, por para së gjithash shumicën e myslimanëve paqësorë
A duhet të kemi frikë nga islami? Po. Veçanërisht nëse jemi myslimanë. Sepse ne po përjetojmë një dimension të ri të xhihadit global, një shpërthim të forcave më radikale të islamit. Pa marrë parasysh nëse islamistët militantë e interpretojnë islamin si duhet apo e keqpërdorin për qëllime politike, rreziku që aktualisht buron nga islami nuk ndryshon.
Mjerimi politik në shtetet arabe dhe ekstremizmi në rritje po e bëjnë një fe bombë të kurdisur. Në të vërtetë shumica e myslimanëve janë paqësorë. Por, një pakicë po e sheh dhunën si realizim të një premtimi të shenjtë.
Kur para pak javësh milicët e Shtetit Islamik marshuan në Irak, përkrahësit publikuan një hartë të botës të Kalifatit të ardhshëm: çdo territor, ku aktualisht jetojnë apo kanë jetuar më herët myslimanët, pritet të jetë pjesë e Shtetit Islamik brenda pesë viteve të ardhshme – gjysma e Azisë, tri të katërtat e Afrikës, pjesë të Europës Lindore dhe, natyrisht, Andaluzia. E si do të arrihet kjo? Një luftëtar e shpjegoi: “Fitorja e islamit nuk do të arrihet pa u shqyer gjymtyrë dhe pa u bluar kafka”.
Synohet që brutaliteti i shfrenuar të ndryshojë rrjedhën e historisë dhe të arrijë me forcë Perandorinë e Zotit. Kjo është absurde. Dhe mund të themi si kundërshtim: një armatë me 30 mijë pjesëtarë nuk do ta realizojë këtë. Por, kujdes! Rreziku nuk vjen vetëm nga kjo trupë vrastare, por edhe nga një ide. Kalifati si hartë mentale është i gravuar në kujtimin kolektiv të islamit: si kujtim për pushtetin e tij ushtarak dhe ekonomik mes shekujve 7 dhe 11. Profeti Muhamed kishte vizatuar një hartë të njëjtë të botës. Thuhet se ai i kishte dërguar letra Perandorit të Bizantit, Mbretit të Sasanidëve në Persi, guvernatorit romak në Egjipt dhe Mbretit të krishterë të Abisinisë: “Pranoje islamin, atëherë je i sigurt!” Pak pas vdekjes së Muhamedit shumë prej këtyre territoreve u gjenden nën sundimin islamik.
Është ëndrra e fuqisë absolute që sot puqet me paralizën, siç e ndjejnë shumë myslimanë. Kjo paralizë i shtynë mijëra të rinj nga Europa të shkojnë në Siri dhe Irak. Pas dështimit të rebelimit arab me premtimet e tij për liri, tani po ngjallet zemërimi i shenjtë.
Arsyet e tij rrjedhin nga viti 1924, kur u shkatërrua Perandoria Osmane. Atëbotë u krijuan dy lëvizje të pavarura nga njëra tjetra, të cilat synonin të rikthejnë Kalifatin islamik: në Indi dijetari Abul Ala Maududi e ringjalli xhihadin. Ai synonte të thyente sundimin britanik dhe të krijojë ymetin, bashkësinë e myslimanëve. Idetë e tij gjetën jehonë në Indi, në vonë në Pakistan dhe në Afganistan. Ideologjia e talibanëve edhe sot bazohet në interpretimin e islamit nga Maududi.
Gati njëkohësisht në qytetin provincial Ismailia pranë Kanalit të Suezit lindi Vëllazëria Myslimane. Mësuesi i arabishtes Hasan al-Bana përcaktoi qëllimet e Vëllazërisë Myslimane: shoqëritë myslimane duhet të pastrohen prej të gjitha elementeve jomyslimane, hapi i dytë duhet të jetë rithemelimi i Kalifatit. Sot Vëllazëria Myslimane është e pranishme në më shumë se 70 shtete.
Këto ide inspirojnë shumë grupe militante, të cilat në rrjedhën e dekadave të fundit kanë kryer sulme terrori në botën arabe, në Azi, Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Globalizimi i ka afruar këto dy lëvizje. Në vitet 80-të fëmijët dhe nipat e al-Banas dhe të Maududit u takuan në Afganistan dhe luftuan kundër rusëve. Pas përfundimit të sundimit sovjetik islamistët nuk dorëzuan armët, por themeluan së bashku al-Kaidën.
Kredoja ndërlidhëse e tyre është kjo: vullneti i Zotit duhet të ekzekutohet nga besimtarët. Kështu shkruan në Kuran: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat” (sipas përkthimit të Kuranit nga Hasan I. Nahi). [Në përkthimet e Kuranit në gjermanisht ky ajet kuranor ka përmbajtje pak më të ndryshme: “Ju jeni bashkësia më e mirë që ndonjëherë ka dalë nga njeriu. Ju urdhëroni të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat”]. Policia e sheriatit, e cila u shfaq në qytetin gjerman Wuppertal, e citon këtë sure të Kuranit siç bëjnë edhe rojtarët e moralit në Arabinë Saudite, në Iran, në Nigerinë veriore apo në krahinën indoneziane Banda Açeh. Ata e shohin veten si ekzekutorë të ligjit të Allahut. Që ligji religjioz është më i larti nuk e pranojnë vetëm islamistët, por edhe shumë myslimanë të devotshëm. Edhe për këtë arsye Shteti Islamik arriti që me pak mijëra luftëtarë të pushtojë madje qytete me miliona banorë.
Kur vjen në pushtet një lëvizje islamike, atëherë krijohet një diktaturë islamike si në Iran, në Afganistan dhe në Sudan. Kur pengohet të vijë në pushtet, atëherë shndërrohet në organizatë terrori si Anzar al-Din në Mali, Anzar al-Sharia në Libi apo Fronti i Shenjtë Islamik në Algjeri.
Edhe në islamin shiit ekziston ideja e Perandorisë së Zotit në tokë. Ajo ka qenë motori i Republikës Islamike në Iran, të cilën e themeloi Ajatollaj Homeini më 1979. Edhe milicët shiitë të Hizbollahut në Liban thirren në parimin e sundimit teologjik. Në të vërtetë në Libanin heterogjen në kuptimin fetar dhe etnik nuk ishte e mundshme të themelohet një shtet teokratik. Për këtë arsye u zhvillua një formë e përzier e shtetit brenda shtetit dhe milicisë së terrorit. Pikërisht kjo lëvizje shiite ishte shembull për shumë organizata sunite të terrorit, sepse ajo kreu sulmet e para vetëvrasëse islamiste dhe të “suksesshme” kundër objekteve perëndimore. Më 23 tetor 1983 dy kamionë të ngarkuar me eksploziv u futën nga atentatorët vetëvrasës të Hizbollahut në bazën amerikane në Bejrut. 305 njerëz humbën jetën, mes tyre 241 ushtarë amerikanë dhe 58 pjesëtarë të trupave parashutiste franceze. Sulmi i inspiroi islamistët në mbarë botën, sepse SHBA-të pastaj u tërhoqën nga Libani. Kështu Hizbollahu u bë i famshëm si “mposhtës i Amerikës”.
Pak vite më vonë në territoret e pushtuara palestineze u shfaq Hamasi. Ai nuk përvetësoi vetëm ideologjinë e Hizbollahut, por edhe taktikën e tij: sulmet vetëvrasëse si mjet i politikës. Ky koncept u bë shkollë gjithkund në botën islame. Autobusët në Tel Aviv, metroja në Londër, baret në Bali, ambasadat në Keni, një tempull hebraik në Tunizi, Qendra Tregtare Botërore dhe Pentagoni në SHBA. Pastaj sulmet në Irak, në Afganistan, Pakistan, Marok dhe Egjipt – të cilat shkaktuan viktima të panumërta myslimane.
Marshimi i milicëve të Shtetit Islamik tregon një dimension të ri të xhihadit. Në paraqitjen e tij të vetme publike në Mosul Kalifi i vetëquajtur Abu Bakr al-Bagdadi tha: “Unë nuk po ju premtoj çfarë sundimtarët e tjerë u kanë premtuar nënshtetasve të tyre: as nuk ju premtoj siguri, as mirëqenie. Jo, unë ju premtoj atë që Allahu u ka premtuar besimtarëve në Kuran: që ai do t’i bëjë ata të dërguar të tij në tokë”. Al-Bagdadi u bëri thirrje besimtarëve për luftë kundër të pafeve: “Shteti Islamik mund të ekzistojë vetëm nëse ekzekutohet ligji i Allahut. Për këtë na duhet pushteti dhe fuqia: një libër që na e tregon rrugën dhe një shpatë, e cila i ndihmon fesë për të triumfuar”.
Shpata tani quhet Shtet Islamik, ndërsa libri ende quhet Kuran. Një shikim në hartën reale të botës së sotme tregon se Shteti Islamik është vetëm një prej shumë grupeve islamiste që mendojnë kështu.
Si qëndrojnë gjërat në Azi? Ndaj globalizimit perëndimor kishte tri reagime të ndryshme. Aziatikët qenë kreativë. Arabët reaktiv. Afrikanët pasivë.
Nga kreativiteti i Azisë fillimisht përfituan edhe vendet islamike si Malajzia dhe Indonezia, të cilat lejuan shekullarizimin dhe modernizimin edhe për shkak të shumëllojshmërisë së tyre etnike dhe fetare. Por, ndikimi i këtyre periferive islamike ndaj qendrës arabe mbeti i dobët. Nga ana tjetër këto vende importuan ideologjinë e xhihadit nga vendet e trazuara të Lindjes së Afërt.
Natyrisht islami keqpërdoret edhe nga bandat kriminale, për shembull nga padronët e luftës në Afganistan, të cilët jetojnë nga tregtia me drogë. Po, xhihadi nuk duhet të jetë i devotshëm.
Por, mizoria e tij i përgjigjet zemërimit të shtresave të paprivilegjuara. Kjo shihet më së qarti në Afrikë. Është ajo pjesë e botës që nuk përfiton nga globalizimi. Kina dhe Perëndimi shfrytëzojnë resurset e kontinentit të zi, por i mbajnë të mbyllura tregjet e tyre për eksportet afrikane. Megjithatë, mungojnë protestat politike. Vetëm islami radikal e përvetëson zemërimin e heshtur të afrikanëve. Edhe këtu ëndrra e Kalifatit shërben si rrugëdalje nga realiteti i hidhur.
Shembulli më i keq është Boko Haram. Në fillim ky grup terrori u kufizua në sulme kundër stacioneve policore dhe ushtrisë. Por, pas vrasjes së themeluesit Ustac Muhamed Jusuf në vitin 2009 nga forcat e sigurisë, grupi nën drejtimin e Abu Bakr Shekau intensifikoi sulmet. Në vitin 2011 një atentator vetëvrasës e hodhi në ajër selinë e OKB-së në kryeqytetin nigerian Abuxha. Numri i përgjithshëm i viktimave të Boko Haramit llogaritet të jetë rreth 10 mijë. Megjithatë, ekspertët perëndimorë të terrorit minimizuan rrezikun. Tek pasi Boko Haram kidnapoi 250 vajza të krishtera rreziku u mor parasysh edhe në Perëndim.
I inspiruar nga Shteti Islamik Boko Haram tani ka shpallur një Kalifat të vetin në shtetin federal Borno. Tani milicët e kanë rrethuar qytetin me një milion banorë Maiduguri. Në Nigerinë veriore përherë ka pasur islamistë, ata i kanë celulat e tyre gjithkund në vend. Thuhet se i kanë 280 mijë anëtarë. Në aspektin global ky grup është i lidhur me milicët e al-Shababit në Somali, me Anzar al-Din në Mali dhe me islamistët në Eritrea dhe Keni. Por, tani duket se Shteti Islamik është më interesant për islamistët nigerianë se sa al-Kaida.
Kështu po zgjerohet terrori në emër të Allahut: islamizmi militant i tejkalon të gjitha dallimet etnike dhe veçoritë kulturore. Botëkuptimet e tij gjithkund janë të ngjashme, metodat e tij janë barbare. Në të kaluarën secili grup xhihadist ziente çorbën e vet, tani ato po afrohen dhe po garojnë mes vete.
Por, Shteti Islamik është hyjnia e re. Pas sukseseve ushtarake dhe mediale të Kalifatit grupet si al-Kaida gjenden nën presion për të vepruar. Islamistë në Algjeri dhe Pakistan po shkëputen nga al-Kaida dhe po e përqafojnë Shtetin Islamik. Al-Kaida ka paralajmëruar themelimin e një grupi të ri në Indi. Kësaj lëvizjeje i duhet urgjentisht një 11 shtator i ri, në mënyrë që të mos bëhet plotësisht e parëndësishme.
A duhet të kemi frikë nga islami? Në armiqësinë mes grupeve islamiste, të cilat i luten të njëjtit Zot, qëndron shansi që ato të mos shkaktojnë tmerr edhe më të madh me forcat e tyre të bashkuara. Por, mungesa e unitetit përmban brenda vetes edhe rrezikun që luftimi i tyre të jetë gjithnjë e më i vështirë.
Deri më tani islamistët në të vërtetë nuk kanë arritur të ndërtojnë shtete të qëndrueshme, ata mbi rrënojat e shteteve të dështuara po ngritin gjithnjë e më shumë enklava të sheriatit. Në shtetet që funksionojnë dosido islamistët po i përçajnë shoqëritë dhe po i paralizojnë institucionet. Kësaj duhet shtuar demografinë: 65 për qind e të gjithë myslimanëve janë nën moshën 30-vjeçare. Sidomos në mesin e të rinjve papunësia po rritet në mënyrë rapide. Mllefi i tyre është vaj në zjarrin e radikalizmit. Dhe nuk mund të parashikohet se ky potencial i gjeneratës së re do të pakësohet së shpejti. Sepse problemet në botën islame po shtohen më shpejt se sa kapaciteti për t’i zgjidhur këto probleme. Pushteteve që po luhaten po u dalin në krah islamistët, duke ofruar shërbimet e tyre.
Përkthimi i fjalëpërfjalshëm i fjalës arabe “islam” domethënë gjunjëzim/nënshtrim. Shumë myslimanë besojnë se Zoti i mbikëqyrë veprat dhe mendimet e tyre dhe dënon çdo gabim. Në të vërtetë shumica e myslimanëve nuk i respektojnë këto rregulla. Por, shumë prej tyre ndihen mëkatarë dhe frikësohen nga ndëshkimi i Zotit. Dëshira e tyre për t’u pastruar nga mëkatet i shtyn në varësi të brendshme.
Një prej të arriturave më të mëdha të kohës moderne ka qenë çlirimi i njeriut nga përfytyrimi i Zotit ndëshkues. Iluminizmi na mundëson të distancohemi nga nënshtrimi. Ky është parakusht për mendim kritik dhe liri. Pikërisht këtë distancim e hedhin poshtë myslimanët konservatorë. Rrjedhimisht, kuptimi i jetës është ky: t’i shërbesh Zotit dhe ta duash vullnetin e tij. Kjo krijon mituri dhe pengon çdo përparim.
Bota duhet të ketë frikë nga islamizmi militant ashtu siç kishte nga fashizmi i shekullit 20-të. Por, jo frikë që paralizon. Fashizmi është mposhtur me luftë konsekuente. Ideologjia fashiste u desh së pari të përjetojë një disfatë asgjësuese ushtarake dhe morale, andaj rezistenca e tij nuk kishte kuptim. Pastaj ishte i domosdoshëm një “Plan Marshall” për të mposhturit. Shumë shtete islamike kanë nevojë për këtë sot.
Por, ato duhet edhe vetë të emancipohen nga teologjia e dhunës. Fashizmi kurrë nuk do të ishte mposhtur nëse gjermanët do të kishin këmbëngulur se vetëm Hitleri dhe kasapët e tij ishin djallëzor, por doktrina e tyre raciale ishte në rregull. Tani prej të gjithë myslimanëve kërkohet të emancipohen nga mentaliteti autoritar i islamit.
Natyrisht shkaqet e islamizmit nuk janë vetëm fetare. Por, kush dëshiron ta mposht teologjinë e dhunës që po lëshon rrënjë në mbarë botën, duhet të pranojë: ajo ka të bëjë me islamin.
*Hamed Abdel-Samad, 42-vjeçar, është politolog gjermano-egjiptian. Së fundi ka botuar librin “Fashizmi islamik”. (Ky shkrim u publikua në gazetën e përjavshme gjermane “Die Zeit”).
edhe shenjti yne janullatos do ta udheheqe kalifatin e tij qe shqiptaret ti beje te gjithe ortodoksa.
do te vi dita qe shqiptaret ta presin Janullotosin ashtu si priten papen.
u ndjeva shume keq kur pashe peshkopin tone ne mes te dy sunitit e shitit.
nuk e kuptoje pse peshkopi jone te qendronte ne mes te tyre.
Dora e shitit me ate tyrben e gjelbert nuk dukej ne fotografi dhe ishte mbas peskopit janullatos .
te kene turp ata qe e vune aty peskopin tone te ndritur.
Mjekra e peskopit tone ishte shume e bukur.
Jorgo
Mos ma luj biondin se e kam pike te dobet e kuptoi se nuk ja fut kollaj shqiptareve ai as ne boten tjeter ska me pas 1% te respektit qe i dhane papes
Kam vendos te krijoje nje shtet te krishtere. Do vishem si prift, do marr nje thike, nje kameraman, nje montazhier video dhe audio, e do sajoje me ta aktin e prerjes se nje koke, si fillimet e shtetit. Do e hedh me pas ne media e te shoh se si do marre dhene lajmi. Do jete fantastike!
Te lumte!
E perbledhur dhe edhe me e qarte se ne librin e tij “Der islamische Faschismus”.
Bota arabe dhe feja islame kane nevoje akute per Volteret moderne, siq eshte Hamed Abdel-Samadi.
Libri i tij do te duhej medeomos te perkthehet sa me shpejt edhe ne gjuhen shqipe. Eshte nje liber jo vetem teper aktual, por edhe shume informativ…
Po I vjen koha me I zhduk si kontinent ma shpejt se e kam mendu.duke pa qe bota eshte 75% katolik shpejt do ta bejme 100%.keto bythmuta nuk e dine se cfare ka me I gjet.Do te ishte ma mire qe keto shtetet arabe ti vrisnin vete keto leckamane islamike se katoliket e botes do te bashkohen dhe do qime ato arabeshat me shamija dhe do ti zhveshim do ti bejme me mini funda keto po…dha Te shumtuar.Fundi po vjen me mire mos e nisni.
Pershkrim brilant i origjines,kercenimeve dhe zgjidhjes per islamofashizmin.
Shpresoj qe lexuesi shqiptar te kuptoj drejte qe elementet wahabiste nuk jane problem shqiptar por global nga i cili duhet urgjentisht te distancohemi si komb. Eshte lufte e huaj, humbesit veq dihen – kafshet islamike.
Kete e thote terthorazi edhe autori arab i ketij shkrimi.
Mema e te gjitha zgjidhieve e moszgjidhieve eshte ekonomia.Vendet arabe e afrikane jane ne mjerim, jo pak per kete eshte fajtore bota e perparuar, nga kjo perfitojne forcat regresive islamiste te cilat kercenojne boten me grupime kriminale.Ne horizontin europian jo me pak kercenuse po cfaqet reziku i radikalizmit ortodoks i cili e ndau europen ne dysh per 50 vjet ne emer te gjoja idealit, kesaj radhe ne emer te supermacis ortodokse mbi ate kristiane,kembanat siberiane po bien,europa e pergjumur po i mer per melodi gjumendiellse.QOFSHA I GABUAR
Keto materiale duhen diskutuar ne TV, me shoqerine civile, ke besimtaret neper xhamia, ne shkollat e mesme dhe pse jo….edhe ne Universitet.
Populli gjithmone eshte turme. Rolin e drejtimit te popullit e marin persiper ideologe dhe pasanike te cilet mbi interesin e tyre, nuk njohin tjeter. Ata e shtyjne popullin te vritet dhe per vehte bejne si te pafajshem.
Mesa duket koha ka ardhur qe ky fashizem i ri te luftohet dhe paralelisht te ndertohet edhe Plani Marshall.
Popujt arabe dhe gjithe muslimanet paqesore kane te drejte te jetojne ne paqe, sepse lufta veçem lufte kerkon.
Artikull shume mbreselenes.
Sem Luma
ata qe kishin nevoje per volteret e gjeten .ishin europiane nuk ishin arabe(zezake shkretetire)
keta te tjeret e kane qe ne themel te keqen.
ky tipi qe shkruan (hamidi) duket qe eshte i kenduar i ditur dhe human.pikerisht per kete arsye eshte e sigurt qe nuk mund te kete sukses.
une i jap vetem nje keshille nuk mund te reformosh te keqen thjesht duhet te ndihmosh te fitoje e mira.me shkurt duhet te pakezohet ne te krishtere.
te njejtin problem dukesh te kesh dhe ti z.Sem!
Linku eshte teper interesant rreth komploteve terroriste…..
http://www.veteranstoday.com/2014/09/22/harari-dead/
o Jargo mos u merzit qe pe kryepeshkopin tuaj mes sunitesh dhe bektashinjeve,se dhe ai njelloj me ata eshte.
Ta kam thene qe ortodoks + musliman = bektashjan
RROFTE KATOLICIZMI FEJA ME E NDRITUR DHE E CIVILIZUAR,FEJA E TE PAREVE SHQIPETARE.
Per te keqen qe te triumfoj mjafton qe e mira te behet neutrale.
Evropianet e kane kuptuar me se miri kete marifet. Atyre u pane syte avap me luften e pare dhe te dyte boterore dhe vendosen te mos vrite me nder vete. Ata ndryshuan mendje dhe vendosen qe me mire nga lufta eshte konsumarizmi… tek e fundit njerezit do konsumojne aq sa kane nevoje dhe do te mesohen me paqen dhe jeten monotonike.
Tani e kane radhen aziatiket dhe afrikanet per te kaluar ne bangat e mesimeve. Jepuni arme dhe furnizoini me kurane se pas kaosit rregulli vjen vet.
Problemi mund te na dale jashte kontrolli kur globalizimi I glorifikuar cfryhet si ballon dhe pelcet si tollombac.
Atehere na duhet te furnizojme krahun tone me bibla se me arme jemi mire shyqyr zotit….
Vazhdojme keshtu sa te mundemi dhe me garancine e plote se brenda ketij shekulli mund ta kemi gjetur dhe ujdisur edhe zotin vet qe sipas cdo mundesie do na takoje te gjitheve diten e shperthimit te bombes se trete berthamore mbi toke Per te na thene perse u hengri bytha…
Perendimoret zevendesuan lufterat misdis tyre me konsumatorizmin kapitalist dhe paqja I bekoi…. I shfrenuar nga globalizimi sistemi konumatorizem tani ka dale jashte kontrolli dhe perendimoret vete po konsumojne dhisa here me shume nga mesatarja boterore qe do te thote se qe e gjithe bota te konsumoje ashtu si perendimi toka do te duhej te ishte disa here me e madhe nga c’eshte.
Por toka eshte aq sa eshte dhe nese njera pjese konsumon disa here me shume se sa I takone pjesa tjeter ngelet disa here me e varfer.
Perendimoret e fituan luften ndaj fashizmit por harruan te mbajne nen kontroll natyren e eger te konkurrences kapitaliste e cila shkaterroi cdo garth dhe kufi ne sistemin e ekonomise boterore duke gllaberuar burimet natyrore te botes se varfer per te furnizuar kosumin monstruoz perendimor ne emer te mbajtjes se pushtetit dhe shtimit te pasurise. Perendimi I ka vendosur levat e nevojshme per dominimin ekonomik te botes qysh atehere kur mundi te keqen brenda vetes, – meposhtjen e fashizmit ne luften e dyte.
Levat jane banka boterore dhe fondi monetar nderkombetar qe bejne hyqmin ne tregetine boterore, duke mos lejuar ne asnje menyre tregeti te barabarte midis perendimit dhe botes se trete.
Per aq koge sa sisremi monetar nderkombetar dhe organizimi I tregetise globale qendrojne keshtu si jane lufta vetem sa ka ndryshuar epiqendet, – nga lufte e ardhur nga brenda ne lufte te ardhur nga jashte.
Feja eshte shplarsja e trurit dhe ilaci I gjumit qe kthen nje ushtri te tere e perbere prej mijera njerezish ne robot te vertet vrasesish. Ajo eshte nje Iide parazite qe ushqehet mbi njerezimin nepermjet nje tjeter ideje qe quhwt kapiralizem.
Ne nuk mund te clirohemi nga feja pa u cliruar nga kapitaluzmi.
Pati nje periudhe te pas luftes se dyte ku pamvaresisht tensioneve midis perendimit dhe bashkimit sovjetik nje shprese per iluminimine njerezimit, qe mund ta kuptoje vet veten dhe ambientin dhe te tjeret pjesetare te ketij ambienti, u I arritshem. Me shembjen e bllokut komunist u shemb edhe kjo shprese. Tani mbijetojne mizorite evfese dhe lufta per mbijetese nen thundren e atyre qe luftojne prej “play statinon -it” per te shtuar zerot mbas dhjetra zerosh ne bankat e tyre.
Kjo nuk eshte thjesht lufte per fe por lufte midis te pasurish dhe te varferish e zhvilluar mga robote me gjak njeriu.
Nese bota nuk permbys kapitalizmin atehere ajo ka permbysur njerezimin dhe vete jeten mbi toke me ane te ketyre lufterave, – pasi te pasurit vetem te vdekur heqin dore nga pozicionet e tyre socioekonomike dhe te varferit do kene sa here te duan te pasur qe ti mobilizojne ne lufte si ushtri robotesh, – nje mobilizim te cilin ideologjite fetare e bejne ne menyre te shkelqyer.
Tung!
Cila eshte alternativa per kapitalizmin sipas teje? Komunizmi bankrotoi si ideologji. Religjioni e kemi provuar per mijra vite dhe rexultati eshte ISISi mbarebotetor. Kapitalizmi i ka problemet e veto por edhe ka sjelle progres te paimagjinueshem si psh. komunikimin tone ne kete forum ne vend se te shkembenim mesazhe me ane te pllumbave apo tymit.
Me falni per gabimet e shtypit me larte. Teksti duhet te jete:
Cila eshte alternativa per kapitalizmin sipas teje? Komunizmi bankrotoi si ideologji. Religjionin e kemi provuar per mijera vite dhe rezultati eshte ISISi mbareboteror. Kapitalizmi i ka problemet e veta por edhe ka sjelle progres te paimagjinueshem si psh. komunikimin tone ne kete forum ne vend se te shkembenim mesazhe me ane te pllumbave apo tymit.
Kapitalizmi dhe demokracia e tij parlamentare ka shume te meta e gabime, mirepo ky sistem shteteror ka defektet me te pakta nga te gjitha sistemet politike, ekonomike e shoqerore te provuara deri me sot nga njerzimi.
nje shtese:
se harrova te shenoj me larte: Ke shume te drejte Toni!
Flm Sem :-).
Edhe sikur te zhvillohet ndonje sistem me i mire se kapitalizmi nuk do jemi ne shqiptaret autoret prandaj kot lodhemi me analiza dhe ankesa. Kapitalizmi eshte nje zhvillim historik i qytetrimit perendimor (pjestare te varfer te te cilit jemi edhe ne). Aziatiket e Lindjes se Larget ishin te mencur qe ta adoptojne dhe ta perdorin per interes te tyre sic edhe thote autori. Ne shqiptaret pasi patem fatin e keq historik qe te dominohemi nga Orienti dogmatik (otoman dhe sllavo-ortodokso-komunist) jemi te vone ne kapitalizem. Ne bejme mire qe te shterrojme mundesite qe ofron ai para se te hedhim syte ne opcionet tjera. Nje model qe duhet ndjekur jane shtetet baltike qe ishin aq keq sa ne para 2 dekadave por sot arrijne te kyqen ne ekonomine globale me prodhime globale si programi Skype apo jane lider ne e-qeverisje si Estonia.
Duke konsideruar faktin se ne disa vende te besimit islam, besimi fetar po reshket ne radikalizem, kjo duhet te terheqe vemendjen mbare boterore.
Per te kuptuar shkaqet perse ndodh nje fenomen i tille teper negativ dhe natyrisht per te parandaluar perhapjen e tij ne pershkallzime te rrezikshme,shtetet e zhvilluara dhe te fuqishme duhet te hartojne strategji te pebashketa.
Nje gje e tille duhet bere duke e studjuar fenomenin ne menyre reale dhe pa paragjykime.
Autorin e shkrimit e kam pare tre here ne programe te ndryshme televizive zvierjane dhe gjermane. Ka lindur ne nje fshat afer Kajros ne Egjypt, babai ka qene Imam. Ai studjoi per Imam dhe ne moshen 10 vjecare dinte te gjithe Kuranin permendesh. Pastaj u fut ne organizaten e “Vellezerve Myslimane”, me vone u be marksist. Pastaj desh te shkonte per studime ne Amerika dhe perfundoi ne Gjermani. Ai di shume mire disa gjuhe te huaja dhe eshte profesor ne Gjermani. Para dy vjetesh edhte denuar me vdekje nga disa organizata terroriste islame dhe jeton i mbrojtur nga policia gjermane.
Para dy javesh ne progreamin zvicerjan “Ora filosofike” ai tha se nuk e duron dot kete jete i mbrojtur nga policia dhe deklaroi se ka vendosur te largohet nga Gjermania pergjithmone dhe nuk tha se ku deshiron te shkoje.
Te le pershtypjen e nje njeriu me shume kulture.
BRAVO EREKTED.
kE PERSHKRUAR ne menyre perfekte situaten e sotme ,
politike , fetare e ekonomike boterore.
çDo shkrim tjeter jashte kesaj qe ke shkruar eshte budallallik , dhe injorance.