Nga Imer Mushkolaj
“Shefi i shefave” nuk u shfaq të enjten para gazetarëve. Nuk kishte ç’të thoshte. Ose për herë të parë i vinte turp të fliste. Kolegët e tij nga partia ishin në zi, pasi nuk kishin arritur ta zgjedhin Arsim Bajramin kryeparlamentar. Më në fund ishin bindur, ndonëse të tillë kishin qenë edhe më parë, se vërtet nuk i kanë numrat në Kuvend.
Besimin e verbër se mund të ndodhë mrekullia dhe Bajrami do të ulej në karrigen e të parit të Kuvendit, deputetëve dhe sipmpatizantëve të PDK’së mund t’ua ketë ushqyer “shefi i shefave”, Adem Grabovci, me deklaratat e tij se numrat nuk i kishin problem. Për njëqind ditë me radhë, ai kishte vazhduar ta përsërisë këtë refren bajat, ndërkohë që me të gjitha mjetet në dispozicion po bëhej çmos që të siguroheshin vota.
Protagonisti i aferës “Pronto” kishte marrë detyrë të vështirë mbi vete – kultivmin e propagandës për njëqind ditë, ndonëse për veprimtari të tillë ishte shquar edhe gjatë gjithë viteve të partisë së tij në pushtet.
Partia e tij për tetë vjet ka kapur shtetin, duke e shndërruar gjithçka në përmbushje interesash e plotësim dëshirash personale e grupore. Me të njëjtën logjikë, për njëqind ditë PDK kapi Kuvendin, mbajti peng institucionet, duke pritur që t’i bëjë numrat – duke shpresuar që ndonjëri nga deputetët e partive të tjera do të shantazhohej e do t’i bashkohej. Por “shefi i shefave” dhe partia e tij ishin gënjyer keq kësaj here.
Në përpjekjen e fundit dëshpëruese, ata propozuan Arsim Bajramin kandidat për kryeparlamentar. Profesori dështoi keq. Aq keq sa vështirë se mund t’ia falë partisë turpin që ia gatoi.
Dhe, pas dështimit lapidar, një pyetje e thjeshtë duhet t’i bëhet Adem Grabovcit dhe PDK’së: ku mbetën numrat e premtuar? Pse nuk zgjodhët kryeparlamentarin, nëse i keni pasur numrat? Pse e mbajtët peng konstituimin e legjislativit, kur e kishit të qartë qysh në fillim se ishit keq me vota? Apo, shpresonit se do t’ju kenë sukses metodat e presionit, shantazhit e blerjes së votave?
Seanca e së enjtes vërtetoi se PDK nuk i ka numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit, rrjedhimisht as për krijimin e qeverisë.
E kuptoj, nuk është e lehtë, është e dhimbshme, shumë e dhimbshme për këtë parti që, pavarësisht se ka dalë e para në zgjedhje, askush të mos pranojë të bashkëpunojë me të në krijimin e institucioneve.
Është turpëruese për zyrtarët e kësaj partie që, pavarësisht se kanë fituar zgjedhjet, askush nga blloku të mos pranojë as të ulet për kafe me ta, e lëre më të bisedojë për zgjidhjen e ngërçit politik. Për gjithë këtë bllokadë, fajin nuk duhet kërkuar tek askush tjetër, por veç te PDK’ja.
Sepse, gjatë gjithë viteve të qeverisjes, kjo parti ka treguar një arrogancë të paparë karshi subjekteve tjera politike, duke i vënë në lojë dhe në situata të sikletshme.
Sepse, gjatë gjithë viteve të qeverisjes, kjo parti ka funksionuar me logjikën e shefave dhe “shefave të shefave”, duke kapur çdo institucion e segment të jetës në Kosovë.
Sepse, gjatë gjithë tetë viteve në pushtet, kjo parti ka keqqeverisur dhe është kthyer në parti-shtet, që ka bërë çfarë ka dashur e ka vepruar si ka dashur, pa e pasur frikën e ndëshkimit.
Tash, jo rastësisht, ka ardhur në situatë aq të vështirë, sa që nuk po mund të besojë se qeverisja e saj ka prodhuar një realitet të hidhur – aq të hidhur sa vështirë edhe kapërdihet.
Në vend se të dezinformojë se i ka numrat, PDK do të duhej të ndërtonte një “exit strategji”, për t’u tërhequr ngadalë nga kjo situatë, duke ua lënë zgjidhjen akterëve të tjerë politikë. Janë të njohura gjithandej raste të tërheqjes nga synimi për t’i krijuar institucionet, i partive fituese në zgjedhje, por që nuk kanë mundur t’i sigurojnë numrat e mjaftueshëm.
PDK do të bënte mirë që të vepronte pikërisht kështu por, duke pasur parasysh profilin dhe mënyrën e funksionimit të kësaj partite, një gjë e tillë as që mund të mendohet.
Të premten, zyrtarë të partisë thanë se nuk e kanë ndërmend të bëjnë kompromis me vullnetin e qytetarëve. Në situata të tjera, si në zgjedhjet e vitit 2010, vullneti i qytetarëve u shkel e përmbys, me vjedhjen industriale të votave. Ato zgjedhje prodhuan keqqeverisje, keqpërdorime, korrupsion, papërgjegjësi e arrogancë. Ato zgjedhje sollën në krye të vendit një mënyrë qeverisjeje, që shumica dëshiron të mos vazhdojë më.
Në vend se të propagandojë se votat nuk i kanë problem, “shefi i shefave” dhe partia e tij është mirë që të tërhiqen nga përpjekja dëshpëruese për të vazhduar kapjen e shtetit. Në këtë mënyrë do t’i ndihmonin edhe vetes, por më së shumti vendit e qytetarëve.
E di, është e vështirë të hiqet dorë nga gjithë përfitimet e privilegjet, është e dhimbshme të hiqet dorë nga pronësia mbi shtetin, por shumë më e dhimbshme është që qytetarët e këtij vendi të vuajnë edhe për katër vjet qeverisjen autoritare e të papërgjegjshme të partisë së “shefit të shefave”.
Më mirë një fund i dhimbshëm, se një dhimbje pa fund. Apo jo, shef?
Kjo dihej qe ne fillim. Qendrimi ne keto pozita i PDK po e rendon situaten. Edhe nje vit te tere nuk zgjidh gje Hashimi, se nuk ka numrat. Por me habite fakti pse ne kete menyre Gjykata Kushtetuese dhe Presidenca. Me sa duket jane institucione te dobeta.
Zgjidhja eshte ares, nuk ke nevoje te ndjekish gjurmet : – Kush ka numrat krijon institucionet.
Edhe nqs shkohet ne zgjedhje te parakoheshme, kjo shikohet qarte se keta partite e bllokut anti PDK hyjne ne koalicion parazgjedhor dhe fitojne thelle. Atehere situata del e njejta. PDK mendoj te hape rruge , se e ka zane rrugen gabim me kokefortesi jo me te drejte.
Asnje vote me per VLAN-shkinat e “Bllokut” qe u bene krah me LDK te Isa Mustafes, sharesen me te madhe te UÇK.
Vetem zgjedhje te reja dhe asnje bote per bllokshkimenet VLAN! Asnje shqiptar qe i thote veti shqiptar te mos votoje me per ato parti qe kane dale nga Lidhja e Komunisteve te Jugosllavise, as per motrat e tyre te “luftes se UÇK”!
Marrja s’ka brina, o Jakupovski, Limovski, Haradinovski e ju VVlanovskat e Kurtit!
DRENICA E KUQE
Qysh more drenice, me gjithe respektin per ate treve, ju ka shperla trunin krejt Hashimi, po a dine ti qe per lufte e patriotizem, anje i pdk nuk mund te matet me Limen, Ramushin, Rexhepin, Lahin, Antonin etj. Plus me ndihmen e Pdk e dergun ne burg Sami lushtakun e etj. Afera pronto u publiku me qellim, para arrestimit qe me i ul auteritetin Samiut ne rajonin e tije, dhe kete e kane bere njerzit e Pdk me De Marnakun, ish shefin e Eulexit, hapni syte mos fleni.
Bravo z.Mushkolaj,je i drejte dhe teper i guximshem qe bere nje analize ashtu sic duhet per kete qeverisje haxhiqamilqe te Thacit te dobet si politikan i konvertuar,pa deshire, nga majtisti ne demokrat.