Ekstremistë islamikë me “lična karta” (letërnjoftime) të Serbisë

18 Shtator 2014, 10:48Blog TEMA

Manipulues si Shefqet Krasniqi, Naim Tërnava, Mazllam Mazllami duhet ta kenë të ndalur të predikojnë për fenë islame. Këta e keqpërdorin fenë për qëllime të errëta, financiare, mashtruese, terroriste dhe antikombëtare. Betejën kundër tyre shoqëria e Kosovës nuk mund ta fitojë pa e rrëzuar regjimin e Hashim Thaçit, i cili për 15 vjet i ka vaditur dhe rritur këta ekstremistë, që t’i arrestojë tani për t’u pispillosur para bashkësisë ndërkombëtare si partner në luftë kundër terrorizmit fetar

Nga Enver Robelli

 

Në kopjen e letërnjoftimit serb të Shefqet Krasniqit, të lëshuar më 12 janar 2004, shkruan se dokumenti vlen 10 vjet. Kjo i bie se letërnjoftimi i tij ka skaduar më 12 janar 2014. Por, kjo nuk është e saktë. Sipas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Republikës së Serbisë letërnjoftimet e vjetra serbe vlejnë deri më 31 dhjetor 2016. Këtë vendim MPB e Serbisë e ka marrë në korrik të vitit 2011. Me letërnjoftimin serb Krasniqi mund të udhëtojë edhe dy vjet e tre muaj. Ai me gjasë me këtë letërnjoftim është lejuar nga autoritetet serbe të shkojë në Preshevë për t’ua larë trurin besimtarëve të atjeshëm. Nuk është sqaruar deri më sot rasti i ndalimit të Krasniqit afër pikës kufitare të Mutivodës, me ç’rast në veturën e tij qenë gjetur armë. Dy shoqërues të tij u arrestuan. Krasniqit, ndërkaq, policia dhe gjyqësia kosovare ia fshehu lëndën dhe kështu ai shpëtoi nga ndjekja penale.

Shefqet Krasniqi, Mazllam Mazllami e të tjerë kanë nxitur urrejtje, kanë gënjyer, kanë manipuluar, janë jargëzuar e përlotur 15 vjet me radhë, duke keqinterpretuar fenë islame. Shumica e partive politike në Kosovë kanë heshtur, kanë koketuar me fanatikë fetarë, kanë premtuar se do të lejojnë shaminë në institucione shtetërore (siç janë shkollat). Partia e emisarit të Rusisë, Salep Sulltanit, i futi së pari në Kuvendin e Kosovës fashistët me ngjyrë jeshile. Pastaj partia e Hashim Thaçit bëri koalicion me këtë grup dhe kështu u bë e mundshme që në parlament të hyjë një deputete me shami, e cila aksionet terroriste të shqiptarëve në Siri e Irak i arsyeton, duke thënë se më shumë ka vetëvrasje në Kosovë se në Siri e Irak. Vetëvrasjet në Kosovë ndodhin për shkak të varfërisë apo krizave personale. Vetëvrasjet në konfliktet e Sirisë dhe Irakut kryhen nga militantët fetarë me qëllim të vrasjes së “jobesimtarëve” (për shembull shiitëve, të krishterëve, ushtarakëve, diplomatëve dhe gazetarëve perëndimorë). Vetëm një deputete e papërgjegjshme që na shitet si besimtare mund të lëshojë në opinion definicione të tilla skandaloze për vetëvrasje në emër të fesë islame. Rrjedhimisht, deputetja me shami e me plot njolla është në koalicionin e duhur: në PDK.

Fashistët fetarë të cilëve prej vitesh po u prijnë Shefqet Krasniqi, Mazllam Mazllami, Fuad Ramiqi e të tjerë është dashur të luftohen ashpër me të gjitha mjetet e shtetit juridik e demokratik, të demaskohet ideologjia e tyre antinjerëzore, t’u ndërpriten kanalet e financimit nga Arabia dhe Serbia, nga dreqi e i biri. Fakti që disa ekstremistë fetarë u arrestuan një ditë para mbledhjes së Kuvendit të Kosovës tregon se PDK, pasi i ka rritur e vaditur për 15 vjet, tash i rras në qeli për t’u pispillosur para bashkësisë ndërkombëtare si partnere në luftën kundër terrorizmit islamik. Të korruptuarit dhe ata që karrierat politike i kanë ndërtuar me krime nuk mund të luftojnë asnjë ekstremizëm, sepse mes ekstremizmit të Shefqet Krasniqit dhe ekstremizmit antidemokratik të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Latif Gashit dhe sojit të tyre ka pak dallime. Mashtruesit fetarë vjedhin në emër të zotit e Kuranit, mashtruesit politikë vjedhin, plaçkitin e shkatërrojnë shoqërinë në emër të “vlerave të luftës”. Edhe për këtë arsye, për shembull, aeroporti i Sllatinës e mban emrin “Adem Jashari”.

Letërnjoftimi serb i Shefqet Krasniqit ka një simbolikë historike, që tregon se pushtetet serbe përherë janë përpjekur që përmes imamëve injorantë apo me prirje kriminale ta dëmtojnë çdo përparim të shoqërisë shqiptare në Kosovë. Pas miratimit të alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit më 1908, që është një prej kryeveprave të intelektualëve shqiptarë të asaj kohe, fushatën kundër shkronjave latine ndër shqiptarë e mbështeti edhe organizata e serbëve osmanë me seli në Shkup. Nën drejtimin e prijësit çetnik Radenkoviq dhe me miratimin e xhonturqve atëbotë në Kosovë dhe Maqedoni u themeluan degë për të luftuar alfabetin latin dhe për ruajtjen e alfabetit arab. Po të kishte jetuar në vitin 1908 Shefqet Krasniqi do të kishte qenë një aktivist i devotshëm i çetnikut Radenkoviq kundër alfabetit të gjuhës shqipe.

Për të parë se çfarë imamësh kanë arritur të futen në xhamitë e Kosovës duhet shikuar pak predikimet e tyre, që shpërndahen në internet (youtube, facebook, twitter, radio online, blogje). Në këtë shoqëri paralele virtuale vlon racizmi, urrejtja, shpifjet, thirrjet për krime e për xhihad, përdhosja e çdo vlere të kombit shqiptar, fyerja e personaliteteve historike, kërcënimet me vrasje. Kjo strukturë nuk po e sheh veten më si pjesë të kombit shqiptar, por si pjesë të ymetit mysliman, pra shoqërisë mbarëbotërore myslimane. Shikuar në kontekstin shqiptar kjo i bie se një qytetar i Prishtinës dhe adhurues i Shefqet Krasniqit duhet ta konsiderojë më të afërt një aziatik apo arab (vetëm pse ky është mysliman) dhe ta shoh si të largët, qafir, një bashkëkombës që beson në fe tjetër apo nuk beson fare.

Prej prijësve fetarë aq popullorë dhe aq të urtë si Rexhep Boja Kosova ka rënë në duart e një tyxhari fetar si Naim Tërnava, i cili s’arrin t’i edukojë as fëmijët e vet në frymë paqësore, andaj i biri i tij publikisht u bën thirrje qytetarëve të shkojnë të luftojnë në Siri dhe tregohet i gatshëm të vdes “për Allahun” derisa e bija e Tërnavës e quan një aktor amerikan “armik të Allahut”. Vetëm këto paraqitje skandaloze të këtyre fëmijëve të përgaztë kanë qenë arsye të mjaftueshme që Naim Tërnava të jepte dorëheqje. Dje policia ia arrestoi bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe Tërnava fshihet ende pas mureve të Bashkësisë Islame, duke u përpjekur me mish e me shpirt që të mbajë postin e kryemyftiut, një post që e mori me manipulime e shkelje që të kujtojnë diktaturën në Korenë e Veriut.

Se çfarë imamësh ka lejuar të punojnë në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) Naim Tërnava tregon shembulli i Mazllam Mazllamit. Pas arrestimit të tij dje për kureshtje profesionale dëgjova (në youtube) një ligjëratë të neveritshme që ai e ka mbajtur vitin e kaluar në Liestal, një qytet në Zvicër. Për t’u hequr si i dijshëm ai gjatë kësaj ligjërate shpesh flet arabisht, pastaj bën një përkthim përmbledhës në shqip. Fjalitë e tij pothuaj nuk kanë asnjë kuptim, janë vetëm banalitete dhe keqinterpretime të Kuranit dhe kërcënime me gisht tregues. Gjatë një pauze të predikimit Mazllami i thotë xhematit se ka qejf të bëhet dhëndër në Zvicër. Këtu nuk merret vesh nëse ky ka ardhur në Zvicër “me lyp nuse me vizë” apo të mbajë një ligjëratë fetare. Pastaj gallata vazhdon: Mazllam Mazllami kërkon nga të pranishmit t’i çojnë duart në shenjë pajtimi se do t’i japin nga 100 franga “për fukara”, siç thotë ai duke u zgërdhirë. “Çoni duart edhe ju femrat…”, bërtet Mazllami me sy të çakërdisur. “Atëherë ka me ju ardhë paketa me i qitë nga 100 franga…”. Dhe një njeri ec me pako nëpër sallë derisa “imam” Mazllami në mënyrë teatrale nxjerr 100 franga dhe i dhuron. Mbledhja e parave vazhdon. Mazllami çirret: “Për 5 minuta aksioni të kryhet. Ju femrat: kush nuk i keni 100 euro – unazën ose vathët. Pse thashë 100 franga nuk domethënë 1000 jo”.

Me këtë shqipe të çalë ky person bën thirrje për të mbledhur para ilegalisht, kinse për fukara. Dhe ligjërata e këtij hajduti vazhdon me thirrje që të mos dëgjohet muzika, që femrat shqiptare të mos martohen “me qafira”, me portugezë, me argjentinas, me zviceranë… Duhet thënë se Mazllam Mazllami ka qenë i larguar nga Bashkësia Islame kur në krye të saj ishte Rexhep Boja. Me ardhjen e Naim Tërnavës në pozitën e shefit të BIK-ut Mazllamit iu hapën dyert për të vazhduar misionin e tij kriminal. Në fund të “ligjëratës” aq bajate, aq fyese për mendjen e shëndoshë dhe aq agresive Mazllam Mazllami tregon “rezultatin” e mbrëmjes: “10’768 franga, 1033 euro, një orë dhe një unazë prej një motre”. Feja si biznes! Feja në duar të tyxharëve dhe mashtruesve! Këtë gjendje e ka krijuar Bashkësia Islame me Naim Tërnavën dhe bandën e tij! Prangat duhet t’u vendosen edhe këtyre faqezinjve!

“Nuk na duhen shakaxhi të rrezikshëm në fe”. Kështu i komenton një imam shqiptar në Zvicër ligjëratat e Mazllam Mazllamit, Shefqet Krasniqit e të tjerëve të kësaj kategorie. Besimtarëve myslimanë të Kosovës dhe në diasporë u duhen më shumë teologë që i kushtojnë rëndësi mendjes dhe jo mjekrës, që përqafojnë dijen dhe jo djallëzitë, që fenë e predikojnë me logjikë dhe jo me shpatë. Që kjo të ndodhë Kosova duhet të ndërtojë një model modern kulturor, arsimor dhe fetar. Ky model i bazuar sidomos në logjikën e shëndoshë nuk iu shkon për shtati as Naim Tërnavës, as Hashim Thaçit, sepse ua merr dheun nën këmbë dhe ata mbesin në hava. Atje ku, sipas imamëve injorantë, myslimanin e vërtetë e presin 72 virgjëresha.

23 komente në “Ekstremistë islamikë me “lična karta” (letërnjoftime) të Serbisë”

  1. E verteta says:

    Nuk kishte faj xhahi qe i tregoi vendin priftrijve dhe hoxhallarve me mjekrrat si fshese qe kan punuar gjithmone per Turqin,Greqine dhe serbine kundra Shqipris.

  2. polisi says:

    shum shkrim i bukur me pelqevi dhe te ben habi fakti sesi kosovaret ne zvicer akudiun me shum avrohen me arabet sesa me shqiptaret nga shqipria

  3. lexuesi says:

    Po cfare di ti morr injorant mbi Islamin?! Sa e njeh ti qe ke dale ne konkluzionin se ata kane manipuluar? Sa dite nga jeta jote i ke kaluar ne Islam ti? Nga e dallon dot ti c`eshte e c`nuk eshte ekstremiste? Na trego se c`literature le lexuar, c`autore, c`referenca ke mbi ate qe shkruan e mendon se ja qullos? Si nuk te vjen rende qe injorancen tende uleritese e ndan me publikun?!

    1. kirurg says:

      me mire mos e trego budallallekun qe ta marrin vesh te gjithe ?

    2. tani says:

      Po ti more trushkulur ne cfare shekulli jeton? Zgjohu ore debil se je ne 2014 dhe po na predikoni si ne 1014! Ata imamet e tu, bredhin boten me karta serbe, shnderrojne njerezit ne islamofile dhe nje dite te bukur ca do mbetet nga identiteti shqiptar ne Kosove? Kjo eshte strategji e goditur nacionaliste serbe, po ku dine injorantet si puna jote te arsyetojne aq thelle. Yyyy njerez te prapambetur, njeriun nuk e ben feja, e bejne principet morale dhe shoqerore ore deredimen

    3. Pikerisht!!! says:

      me fal, c’eshte ky islami, deputet?

    4. adi says:

      Po na e trego ti meqe qenke i zgjuar dhe i lecitur. Ca eshte islami?! te sillesh si ne shekullin e 7?!!! Te presesh koka dhe te marresh femrat e t’i shesesh skllave mbyllur ne kafaz?!
      O gomar zoti te ka dhe trurin qe te mendosh e jo te sillesh si kafshe duke u fshehur pas dogmave

    5. ladi gilan says:

      Ti lexus?! por ti o zotni, qenke mjerimi, injoranca, sekelldija, e shemtuara, e gerrditshmja… uuurrrrr e ne ISIS, se na flliqet.

  4. alfred says:

    Ke shkruajtur vetem te verteten dhe shume faleminderit qe ka akoma shqipetare te vertete qe tregojne realitetin fatkeq ne te cilin ndodhet komiteti mysliman ne kosove.Kam frike se edhe ne Shqiperi gjendja nuk eshte edhe aq mire.Fjalet e Pashko Vasos shqipetaret nuk i kuptojne akoma.Faleminderit

    1. Po ky autor nuk e godet këtë të keqe se është e keqe. Ky ka gjetur rastin ta gadasë kundërshtarin politik, Hashim Thaçin. Pak i bën këtij për problemin në fjalë. ” Me një të rame, dy(unë do të thosha tre) të vrame” edhe kritikon dukurinë, edhe merr honorar për shkrimin EDHE K R Y E S O R J A godet(tinëzisht,dhepërisht)kundërshtarin.

  5. tit qerosi says:

    çohu gjergj edhe njehere, se ka ardh turku ne dere !!!

  6. ship says:

    po eshte shum e besueshme dhe vertet se mbi40% e kosovarve kane tre pashaporta nje te serbis me karte indetiteti nje te kosoves e nje te shqiperise pa futur dhe te tjera qe kan perfituar nga azilet neper bote duhet te nderhyet se jane te pa imagjinushem behet fjale per personat e inkriminuar se te thjeshtit jane te urte si lepri

  7. Claus says:

    Me te vertete shkrim i arrire i Robellit.

    Na ka dhene nje pasqyre te gjithe asaj tallavaje islamike nga trevat e Kosoves. Ja pra fytyrat e ketyre “nacionalisteve” shqiptare qe na bridhkan neper Europe me letenjoftime serbe. Dhe Serbise i nxjerrin ujin e zi ne ato ligjerata e tyre, sllave, antishqiptare, tradhetare jane epitetet e tyre kunder cdo njeriu qe i eshte kundervene xhihadizmit te tyre.
    Shperthejne ketu tek “Tema” me sharje dhe fyerje kunder atyre qe vene arsyen mbi dhunen, ndersa vete jane me sllave se vete sllavet, antishqiptare me damke qe mendjen e kane vetem per te sjelle percarje dhe dasi fetare dhe kudo qe shkojne me ato mbledhjet dhe ligjeratat e tyre te shpifura mendjen e kane te rrembejne Euro dhe Franga.

    Perse nuk shkruan ne kete stil gazetari i “Nates islame (Dita)” Bedri Islami?
    Ai njeh te gjithe keta duke filluar nga Hashim Thaci dhe duke mbaruar tek Memli Krasniqi?
    Nuk e ka pas ditur ai qe tendencat islamike kishin hyre ne Kosove vite me pare nga Bosnja dhe Arabia Saudite?

    Aty islami radikal eshte ulur kembekryq, aradha e xhihadistve ka marre me kohe rruget per Siri dhe Irak, askujt nuk i dhemb ky fenomen.

    Dhe se mos kjo histori mbaroi me keto arrestime. Tani eshte teper vone. Albin Kurti (me grua norvegjeze. Cfare hipokrizie! Dhe vajzat kosovare i dashka me shami ne koke), Prof. Milazim Krasniqi, qe i bente elozhe Turqise qe “mbrojti kombin shqiptar”, Memli Krasniqi, qe hoqi foton e Skenderbeut dhe Nene Terezes sa hyri ne zyre si Minister kulture, jane aty per te gjetur momentin me te mire, per tu hedhur ne sulm me ligjeratat e tyre luftenxitese. Por nuk ndalen vetem atje, vijne dhe hidhen dhe nga Shqiperia per te hedhur llumin dhe balten e tyre islamike ne mediat shqiptare.

    Keta jane hipokrite dhe genjeshtare, te pabese, veti te futura ne ndergjegjen e tyre nga Perandoria Osmane dhe perfaqsues keni sa te doni. Shihni Sali Berishen dhe shpurren e tij, shihni Hashim Thacin dhe shpurren e tij, shihni keta imamer me pasaporta serbe etj,etj,etj.

    Nje falenderim per kete informacion shkon ndaj Enver Robellit qe na dha ne kete shkrim fytyrat dhe shpirtin djallezor te ketyre monstrave islamike.

    1. Dardha says:

      E po Bedri Islami nuk ka pas kohe te shohi tendencat terroriste radikale te islamit ne Kosove, sepse ka qene shume i zene “i shkreti” duke u marre me Ortodoksine ne Shqiperi.
      Duan te japin mend per te gjithe e nuk shikojne balten qe ka permbytur shtepine e tyre dhe ata vete.

      Dhe TemA, ju lutem mos i publikoni ne komente keto video qe te hapin barkun e te sjellin zorret ne goje.

  8. Deny Ignorance says:

    anvar robelli merr persiper te jape “ide brilante” se si duhet te jete organizimi i te vetmes fe te organizuar ne planet.
    pra ai,anvari jep “hint” se si kur keto ide jane rreth 250 vjet te vjetra kur anglezet pushtuan indine.
    feja islame nuk eshte “une mendoj”.
    feja islame eshte: THOTE ALLHU NE KURAN, THOTE PROFETI a,s NE HADITH.

    a shkojne “njerezit e mire ” ne sketerre?

    https://www.youtube.com/watch?v=q4k73PCDj_Y

    1. Shqiptar deri ne vdekje says:

      Deni ignorante ! ti mor mut mos jeton me magrebine ? apo ke bo krushqi me ta ? mor bageti bota ecen perpara nga mendja e njeriut me shkencen qe te jet ty e mua te farmakosesh gordhesh si qen i zgjebosur , ne i thoshim : ha buken e turkut e bej duvan e grekut , sot eshte e kunderta , ha buken e krishterimit e bej duva per bythzite arabe , ti morr qorr flet e shkruan ketu fale mendjes e kultures moderne kristiane e jo te asaj qe te mbull syte e gojen si keta demagoge qe ke vene ketu te shohim .

      1. Deny Ignorance says:

        refuzoj te pergjigjem njerezve te tille. nuk me ka “rene Kartagjena” poshte.
        https://www.youtube.com/watch?v=rAr_kEGD0Tk

        1. Degjoni zerin,dhe shikoni levizjet e buzeve,te cilat nuk korespondojn dhe te bejn te dyshosh ne origjinalitetin e kesaj video ???????

          1. tiron-tiron.tiron says:

            ,,,,pavaresht ..rabini po thote te verteten.
            kristianizmi nuk existon si fe po vetem nje komleks parimesh morale qe skane asnje rendesi per ato qe quhen”kristiane”.

    2. adi says:

      Qenka fe e pershtashme per gomeret, njerezit e trashe dhe ate qe nuk duan ta perdorin trurin atehere. Prandaj ka dhe do kete mbeshtetes mes Shqiptaresh

  9. mirel says:

    Ja pra doli dora e Serbise, sic po del qe dhe Qeveria e KOsoves eshte vegel e bindur ndaj Serbise.
    Sherbetore te Serbeve ngelen qe ngelen.
    Plera tradhetare. Partite politike qe I perdoren keta kriminele me ndergjegje per te marre vota jane njelloj parti kriminale, janje njelloj fajtor me ekstremistet dhe duhen denuar po njelloj.

    Po kush ti denoje, kryetari I Gjykates kushtetuese heq kepucet ne restorant. Ky eshe kulmi. ky eshte shembull I I shnderimit te shtetit ne nje aksesor per krimin dhe ekstremizmin.
    Kosovare hapni syte se po merrni tatepjeten.

  10. mono says:

    Enver Robelli nje nga gazetaret me te mire shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje