Nga Xhovani Shyti
Pas shpalljes së bojkotit pa cak kohor, opozita ka lajmëruar ndërmarrjen e nismës së saj më të fundit, që është krijimi me deputetët e vet, bojkotues të Parlamentit, të grupeve partiake, që do të luajnë rolin e shëmrave të komisioneve parlamentare legjitime. Duke e thelluar kështu më tej hendekun ndarës midis saj dhe pozitës, por edhe duke hapur një precedent të rrezikshëm për dyzimin e shtetit. Domethënë për konfigurimin e dy shteteve paralele, brenda shtetit të të drejtës kushtetuese. Ndarjen e piramidës shtetërore më dysh. Krijimin paralel me shtetin e qeverisur nga maxhoranca e majtë edhe të një tjetër shteti shemër të opozitës. Të një shteti ilegjitim, i cili, nga sa po duket, më tepër se të jetë opozitë konstruktive e t’i shërbejë reformimit të vendit, synon t’i kundërvihet me çdo kusht përpjekjeve të maxhorancës, së legjitimuar nga fitimi i zgjedhjeve të 29 qershorit 2013, për të ngritur një shtet ligjor.
Nëse deri para disa ditësh, gjykuar nga posedimi dhe shfrytëzimi për interes të opozitës të një pjese jo të papërfillshme të drejtuesve të pushtetit vendor, dhe në veçanti të pushtetit presidencial, që kontrollon sistemin e drejtësisë, prokurorinë e KLD-në, por edhe SHISH-in, konfigurimi i shtetit kundërvënës të opozitës edhe mund të konsiderohej një mundësi, pas shpalljes nga ana e saj të themelimit të grup-njësive partiake paralele me komisionet legjitime parlamentare, mundësia është konvertuar në një realitet ekzistencial. Duke e përvijuar qartë krijimin e shtetit ilegjitim të opozitës, paralel me shtetin legjitim të qeverisur nga maxhoranca. Të konfirmuar madje edhe zyrtarisht nga burimet zyrtare të Partisë Demokratike, të cilat lajmëruan publikisht themelimin e tetë grupeve, me përbërje deputetë opozitare, që sakaq kanë shpallur bojkotimin e jetës parlamentare, të ndarë në të njëjtën mënyrë si në komisionet parlamentare e që do të funksionojnë përgjatë gjithë kohës kur kjo parti së bashku me aleatët e vet opozitar do të vijojë braktisjen e Parlamentit.
Vendimi për ngritjen e grupeve partiake të opozitës, paralel me komisionet parlamentare, erdhi menjëherë pasi në hapje të sesionit të ri parlamentar, Komisioni legjitim i Ligjeve votoi rrëzimin e pesë dekreteve presidenciale, një veprim ky i paralajmëruar ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.
Ligji për Reformën Territoriale, ligji për Policinë e Shtetit, ligji për Gjykatën Administrative, ligji për Shkollën e Magjistraturës dhe për KLD-në, ishin dekretet presidenciale të kthyera për rishikim, por të rrëzuara nga maxhoranca me shumicë të shqueshme votash. Mosdekretimi i këtyre pesë ligjeve nga ana e presidentit të vendit Bujar Nishani, sikurse dhe shfrytëzimi i tyre si argument bojkoti nga ana e opozitës, qenë pararendës të thellimit të distancës midis pushtetit të presidencës së kontrolluar nga opozita e maxhorancës qeverisëse.
Ngritja e grupeve opozitare, paralel me komisionet parlamentare, sikundër ka komunikuar burimi zyrtar i PD-së, synon: t’i bëjë opozitë punës së komisioneve parlamentare legjitime të maxhorancës, të cilët në funksionin e tyre të përditshmërisë marrin në shqyrtim dhe vendosin rreth projekt- akteve ligjore të paraqitura nga qeveria, përpara se këto t’i kalojnë për vendimmarrje seancës parlamentare.
Çka parakupton faktin se tetë grupet partiake ilegjitime opozitare do të mblidhen në sallat e bollshme të “Shqupit” për t’i bërë karshillëk produktit të tetë komisioneve (grupeve) parlamentare legjitime që funksionojnë brenda ambienteve të Parlamentit. Duke krijuar kështu përveçse një parlament paralel ilegjitim edhe një kazino të vërtetë që, edhe me vetëm shfrytëzimin e potencialit opozitar të pushtetit vendor, të SHISH-it dhe atij të Presidentit, ia ka dalë të mbajë peng rilindjen e vendit, moslejimin e fillimit dhe të ecjes mbarë të rikonstruksionit aq të domosdoshëm të godinës së shtetit, që edhe pa këtë shpikje të fundit të opozitës, nuk po del nga grehina e konfliktit politik konsistent.
Shteti ilegjitim i opozitës, paralel dhe kundërshtues pa logjikë i të gjitha nismave që do të ndërmarrin strukturat e shtetit legjitim të maxhorancës qeverisëse?!
Nga dita e hënë e javës së shkuar e në vazhdim grupi opozitar i punës: “Për Çështjet Ligjore” ka përballë homologun e vet, pra komisionin legjitim parlamentar të maxhorancës, sikurse ka të njëjtët homologë parlamentar legjitim grupi opozitar ilegjitim i punës: “Për Çështjet e Sigurisë”, grupi opozitar i punës: ”Për Çështjet Ekonomike”, grupi opozitar i punës: “Për Politikën e Jashtme, grupi opozitar i punës: “Për Çështjet Sociale”, grupi opozitar i punës: “Për Integrimin”, grupi opozitare i punës: ”Për Veprimtarinë Prodhuese”, grupi ilegjitim opozitar i punës: ”Për Mediat”.
Që janë, as më shumë e as më pak, grupet paralele të ngritura nga ana e prijëses së kampit të partive opozitare, Partisë Demokratike, e që, sikurse është publikuar nga kjo e fundit, kanë nisur të zhvillojnë mbledhjet e para për të diskutuar dhe vendosur rreth kalendarit javor.
Shteti ilegjitim i opozitës paralel dhe bojkotues i strukturave të shtetit legjitim të qeverisur nga maxhoranca e majtë, fituese e zgjedhjeve të 29 qershorit 2013. Një konstruktim në thelb i pakuptimtë, kur gjykon se dyert e Parlamentit legjitim vazhdojnë të jenë ende të hapura, ndërkohë që thirrjet e kolegëve të maxhorancës adresuar atyre të opozitës për pjesëmarrje në jetën parlamentare janë me tepri.
“Nuk shkojmë në një Kuvend ku opozita nuk dëgjohet por goditet. Nuk është Kuvendi arena ku Edi Rama nxjerr mllefet. Nuk është Kuvendi vendi për të larë hesapet. Vendimi i opozitës për të mos marrë pjesë në seancat parlamentare do të qëndrojë në fuqi”, kanë qenë fjalët e artikuluara nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në shpallje të vendimit bojkotues. Fraza të pritshme për shumicën e shqiptarëve, të cilët besojnë se bojkoti i Parlamentit, nga ana e opozitës, sikurse dhe ngritja e shtetit paralel, më tepër se protestë për “mosdëgjimin” dhe “larjen e hesapeve” nga shteti legjitim i maxhorancës, janë pjesë e strategjisë vetëmbrojtëse të krahut të infektuar, me shkelje ligjore të PD-së, gjatë kohës kur kjo forcë politike qeveriste vendin. Medemek një shtet paralel i opozitës që sulmon për t’u vetëmbrojtur nga shteti legjitim, që maxhoranca e majtë këmbëngul të ngrejë.
Nuk kuptoj se ku qendron problemi??Nuk shikoj se ku qendron problemi,ne rastin kur opozita braktis Parlamentin me pseudo-arsyet e saj??
Ju te maxhorances vazhdoni programin, ate per te cilen populli ju votoi.Mos humbni kohen me qent e terbuar,qe kuisin rrugeve te rrahur
nga fitoria spektakulare e 23-qershorit 2013-tes..Pregatitni flet arrestet pa perjashtuar asnje nga kupola e qeverise se djeshme,qe nuk
kane lene krim pa bere,kunder shtresave gjith perfshires te popullit,
pa dallim feje dhe ideje..Duke shpronesuar perse dyti ish pronaret,me
ligjet ekstreme te diktatures, kriminale asaj komuniste.Kjo eshte opozita e sotme,me inicialet e PD-es ajo kerkon te rrokullisi shqiperin
ne humnerat e krimeve qe krijoi dhe I ndertoi ,per nje qellim te vetem
per te shperbere identitetin e shqiptarizmit..Mos humbisni kohen,me keta kriminele ordiner,qe po mundohen te mbijetojn nepermjet tymnajave
te krijuara me shum itensitet-keto kohet e fundit..Qeverija e zotit Rama duhet te veproi me emergjence per ti arrestuar,se ndoshta do ta ndjejne veten me te qete pas hekurave..Qeverija duhet te vendosi dhe Veton;se ky eshte dhe vendimi I sovranit popull,qe ju votoi me shumice absolute..
Vari mor k… ketyte, keta nuk bene dot shtet kur ishin ne pushtet e jo me tani qe jane me pozite.
I qelluar ky shkrim dhe e falenderoj gazetarin qe ka mundur te shohe pas ngjarjeve te perditeshme qe jane njesoj dhe ste kruajne fare Shqetesimi qe ngrihet ne shkrim eshte shume i drejte dhe mos e merni pa preokupim kete shtetin paralel qe mund te na dale si ai i isisit xhihadist qe po e fut ne telashe te medha gjithe boten. Mos e merni te lehte Sali Ram Berishen qe eshte i papare per te bere shtete paralele dhe nuk i ben kot. Hyri dhe vete i trete ne zyren e ish kryetareve ne “Shqup”. Iku nga kati i 21,jo me kot.Kujdes, mos e lini shtetin paralel te Shqupit te hedhe rrenje por shpejtoni, i them Edi Rames, sa nuk eshte vone.
“opozita“(lexo banda e cubave te Saliut qe mbahen me leket e fakireve shqiptare)mbyllur ne kullen e vjedhur te shqupit,vazhdon te ndersehet nga psikopati i papergjegjshem katundar Sali,qe vazhdon i pa trazuar te vendos tritolin ne mes te dites institucioneve shteterore dhe shoqerore.
Shqiptaret te superlodhur dhe super te zemeruar,nga pritja shumevjevare qe kjo moster te marri ate denim,per monstruozitetet e pa numerta qe i ka bere ketij vendi dhe ketij qytetari.
Zot na ruaj…! Kushedi ç’gatuajnë këto bandat e Sali qenit dhe ç’kanë ndërmënd “miqtë” tanë…(???!!!)