Prej shumë ditësh tashmë nuk mund të hapësh TV, radio apo gazetë, që të mos ketë thënë diçka për vizitën e Papës në vendin tonë.
Meqë ky detë fjalësh nuk bëhet më i madh seç është bërë, po i hedh dhe unë ca.
Nuk e njoh shumë mirë këtë Papën që po vjen, por kam dëgjuar që është përfaqësues i Jezusit, dhe përgatitjet që po bëhën për vizitën e tij në Tiranë me kujtojnë vizitën e Jezusit në Jeruzalem, që shkurtimisht Bibla e përshkruan kështu:
Jezusi hyri në Jeruzalem hypur mbi një gomarë të pa shiluar (mbi të cilin nuk i ishte vënë barrrë më parë). Nxënësit e Tij hodhën rrobat e tyre në rrugën nëpër të cilën do kalonte Jezusi. Ndërsa po zbriste nga Mali i famshëm i ullinvje, njerëzit e panë dhe lavderuan Perëndinë për gjithë veprat e pushtetshme që kishin parë. Ndërsa kur Jezusi pa qytetin, qau mbi të, dhe tha: Oh, sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tëndë ato që janë të nevojshme për paqen tënde!
Ne si shqiptarë i kemi qejf mësuesit që Bibla i quan gudulisë veshësh, apo siç i quajnë shqiptarët e jashtëkufijshëm, njerëz që ta bëjnë rrafsh.
Euforia që na ka përfshirë të gjithëve më shtyn të mendoj që dhe Papën po e presim si një të tillë.
Kam dëgjuar nga zëdhënësit e Vatikanit në vendin tonë, që Papa po vjen për të na përgëzuar për paqen dhe harmoninë fetare.
Ndoshta po të njihnim figurën e Jezusit më mirë, do të na dukej çudi që ai vjen këtu për këtë arsye, sepse Jezusit kurr nuk i ka pëlqyer një paqe e ngritur mbi paditurinë.
Mbase më parë duhet që dikush ti tregojë Papës, që Shqipëria e ka njohur “harmoninë fetare” në kohën kur nuk i njihte shumë mirë fetë, dhe që për fat të keq sa më shumë i largohemi asaj kohe aq më jotolerant bëhemi.
Kështu Papa do të bënte më mirë të na tregonte ku gjendet paqja e vertetë, sesa të na përgëzonte për paqen tonë të rrejshmë, të cilës i zbulohet fytyra sa herë që flet Maks Velo.
Kam degjuar gjithashtu që Papa nuk do të perdori makinën e tij super luksoze, por do të perdorë një makinë më pak luksoze, dhe që pavarsisht sesa e pa sigurtë është Shqipëria ka këmbëngulur të vij në vëndin tonë.
Duke ditur që Jezusi që ai përfaqëson, eci mbi një gomarë (nuk ishte mjeti më luksozn dhe as më i sigurt i transportit në atë kohë) i shoqëruar nga njerëz të zakonshëm (mes tyre dhe kundershtarë), nuk do duhej të na çudiste ardhja e tij këtu.
Nësë Papa po vjen si përfaqesues i Jezusit, ne mund ta mirëpresim në aeroport dhe me nje “GOLF 2″ (gomarin e kohës tonë) dhe pa asnjë masë sigurie.
Thashë që nuk e njoh mirë Papën, kështu që nuk pretendoj të njoh apo të di fjalimin që ai do të mbajë, por kam përshtypjen që Jezusi nuk do ta lexonte fare fjalimin që ai do të lexojë në Tiranë.
Madje Jezusi do të thoshte krejtësisht tjetër gjë, e do të kishte krejtësisht tjetër agjendë.
Agjenda e Tij ndryshe nga ajo e Papës nuk do të përmbante takime me politikanët tanë, të cilët po zihen se kush po bën më shumë punë për ta pritur.
Ai nuk do ti fuste në agjendën e Tij as klerikët shqiptarë, ashtu siç nuk futi kleriket e Izraelit në agjendën e Tij të dikurshme.
Jezusi më parë do të takohej me ata që pastruan rrugët dhe mbjellën pemët, sesa me ata që i urdheruan ato.
Do të ndjente më keqardhje për pisllekun e zemrave tona, se sa gëzim për sheshet apo godinat tona të pastruara me furçë.
Sepse Ai gjithmone ka vlerësuar njeriun e përbrendshëm mbi atë të jashtmin.
Në këtë gjëndje po pres, që Papa si përfaqësues i Krishtit, të qaj kur të shohë mjerimin tonë ndërsa zbret nga avioni.
Të qaj tamam ashtu siç qau Jezusi ndërsa zbriste nga “Mali i Ullinjve” në Jeruzalem.
Te lumte Marenglen.
Papa nuk duhet te takoj asnje politikan sepse te gjithe jane legena dhe te peshtire.
Ai duhet te takoj popullin e thjeshte dhe te shumevuajtur shqiptar.
Mirese vjen ne token shqiptare o Pape.
O Marenglen,nga shkrimi dukesh se ke formim, por nga permbajtja me cudit. Nuk e kuptoj, si thoni ju, qe ta perceptojme ardhjen e Papes, si Enverin “gju me gju me popullin” ?. Se, sa per Jezusin, edhe pse Pape, nuk mund ta krahasosh. Jezusi, ne emer te Atit, e kishte marre persiper vdekjen, ne sherbim te njerezimit. Ndersa, Papa vjen ne Shqiperi per te percuar nje mesazh, i cili eshte shume i rendesishem per Shqiperine, e jo per tu kryqezuar. Mos thuaj qe te takoje shehidat qe po kthehen nga Siria ?.
PO CA MESAZHI MER CAR, PASKEMI NGEL KEQ NE PER MESAZHE, PO SA MESAZHE KANE PERCUAR PAPET, E SHUME TE TJERE SI SOJI I PAPES, KETU NE SHQIPERI MER COQE. PO PSE MER CAR I PAPUNI, I VARFRI, I PADITURI, LYPSI MESAZHIN E PAPES DO HANE? ME MESAZHIN E PAPES DO VISHEN? ME MESAZHIN E PAPES DO SHOHIN NJE DITE TE BARDHE NE JETE. PO CA MUND VENDI QENKA KJO SHQIPERI QE PJELL VEC RROTA CARI E COQE ME SHUMICE MER QE JA DHJEFSHA FAREN.
Se kuptova fare kete shkrimin! Dua mbrapsh 2 minutat e jetes time qe harxhova duke e lexuar! Kjo njehere kritikon papen qe stakon fshesaxhinjte pastaj e kap qe vjen papa me Golf 2! Varja…
Artikull qe e lexova me kenaqesi, flm qe e ndave me ne. Nuk e kam zakon te lartesoj njerez,por besoj se ky pape eshte i vetmi qe mund te vije aty ku kerkon ti…deri atehere, pak fare durim ?
IDJOTE AI QE E KA SHKRUAJTUR, DHE AKOMA ME IDJOTE AI QE E KA BOTUAR…..
Qe nga emri Marenglen qe dihet si e kane krijuar shqiptaret- Bashkim i Marks Engels Lenin, ke nje formim aq komunist sa nuk duhej te lejohesh te japesh opinion per ardhjen e papes. Opinioni yt eshte dhene qekur ke lindur dhe je brumosur.