Ishin mesi i viteve të 90-ta kur si student i vitit të dytë të Fakultetit të Arkitekturës pran Politeknikut të Tiranës u ballafaqova për herë të parë me historinë e Arkitekturës Shqiptare, (mendoj atë të Shqipërisë) pasiqë në Kosovë informacionet për të mungonin totalisht. Fatkesësisht e gjithë kjo histori ishte e përmledhur në dy vëllime të botuara në vitet e 80-ta, ku të dyja bashkë nuk kalonin volumin prej 500 faqesh të shkruara me makinë shkrimi dhe me disa fotografi bardh e zi tek të cilat vështirë se mund të përceptoje gjë nga objektet e paraqitura. Në të gjithë këtë material nuk mund të gjeje asgjë për modernizmin shqiptar të para dhe pas luftës së dytë botërore e që çuditërisht nuk përfshihej as brenda kurikulës së fakultetit të arkitekturës. I apasionuar qysh si student pas modernistëve si: Walter Gropius, Le Curbusier, Mies Van Der Rohe etj, influencimi i të cilëve kishte arritur deri tek objektet të cilat formësonin pejsazhet urbane të qyteteve me të cilat kisha përvoja të afarta direkte si fëmijë dhe adoleshent, siq ishin: Prishtina, Shkupi, Beogradi, Zagrebi, etj., më interesonte të dija diq më tepër për ndikimin e tyre edhe në Shqipëri. Nga bisedat me disa bashkëstudent dhe profesor lidhur me këtë temë, mësova për arkitektët si: Qemal Butka, Dhimitër Dhespoti, Petraq Kolevica, Skender Luarasi, Sokrat Mosko, Valentina Pistoli, Anton Lufi, Besim Daja, Kristo Sotiri, Enever Faja, e në mesin e tyre edhe për arkitektin Maks Velo. Pallati i tij me kuba në rrugën e Dibrës dhe objekti i shkollës “Emin Duraku” në Tiranë, më intriguan dhe më bënë të gjurmoja edhe më shumë rreth tij. Më vonë gjeta edhe disa botime të tij me prozë dhe poezi si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”. Gjithashtu më rastisi të lexoja edhe disa reagime të tij në shtypin ditor të Tiranës rreth masakrës urbane, apo më mirë të themi mjedisore, që po ndodhte atë kohë anë e kënd Shqipërisë, reagim të cilën atëbotë rrall kush i bënte publikisht. I gjithë ky mozaik informacionesh më komletonte dalngadal figurën e një arkitekti intelektual ashtu siq e kisha menduar gjithmonë, e që deri atë kohë nuk e kisha gjetur ndër shqiptar. Natyrisht kjo më bënte të ndihesha mirë.
Të gjithë këtë reflektim retroaktiv më nxiti të bëja intervista, tashmë e kolegës Velo, e botuar në revistën “Mapo” të datës 6 shtator 2014 e titulluar “Pse jam antiverior dhe antimusliman”, intervistë e cila nuk më ngjante të ishte bërë nga i njëjti personalitet që kisha formuar në bindjen time dikur. Intervistën e lexova dy herë, sepse në të parën herë duke kaluar nga shkronja në shkronjë e nga fjala në fjalë aq u turbullova saqë fillova të mos kuptoja asgjë. Nuk u turbullova nga ajo se kundrejt kujt ishte rreshtuar Maksi anti por nga kriteret të cilat kishte përzgjedhur për tu rreshtuar anti.
Duke qenë se pas përfundimit të studimeve bazike në Tiranë, kam vazhduar studimet posdiplomike në Beograd ku afërsisht më është dashtur të kaloj periudhë të njëjtë kohore sa ajo në Tiranë, më ka bërë të njoh këto dy realitete shoqërore afërsisht njëjtë. Nga ky këndvështrim mund të konstatoj lehtësisht se kritere të tilla të stigmatizimit të etnive, territoreve, racave, religjioneve, ekzistonin në Beograd në vitet e 90-ta gjatë regjimit të Millosheviqit, të cilat çuan në luftra pasojat e të cilave i dimë të gjithë. Kritere të tilla sot mund të jenë akoma në Beograd të ngulitura në mendjet e stagnuara të ndonjë bashkideologu të tij por jo në mendjet e kolegëve dhe profesorëve, të paktën të atyre me të cilët kam pasur rastin të bashkëbisedoj.
Monstrumi austriak Juzef Fricl i cili për dekada kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tijë, nuk e bëri asnjë intelektual Vjenez që të stigmatizoj të gjithë regjionin e Braunaus. Kjo ngjarje e tmerrshme nuk ndikoj as tek unë që të mos dëgjoj më “An der schönen blauen Donau” (“Mbi Danubin e bukur”) të Johan Shtrausit, e as që të mos lavdroj më Shjefan Dom-in madhështor apo të marë inat lulet e kupshteve të pafunda të “Schonbrunn”-it. Për këtë, vrasja e shkaktuar nga një vrasës ordiner në Shkodër nuk guxon të na privoj nga kënaqësija që na ofrojn kompozicijonet e Prenk Jakovës, Çesk Zades e Avni Mulës, vargjet e Fishtës, Migjenit e Martin Camajt, apo tablot e Kolë Idromenos, Kel Kodhelit, Andrea Kushit, e shumë të tjerëve.
Nuk mendoj se është gjykim i drejt i një arkitekti konstatimi i “mungesës së sensit estetik të popujve oriental” marrë parasysh se veprat si: Taxh Mahalli, Xhamija Blu, Xhamia në Kordoba, Xhamia e Madhe në Damask, veprat e mjeshtërve të papërsëritshëm të kaligrafisë dhe miniaturës, si dhe poezitë e Rumit si dhe “Rubairat” e Omar Khajamit, i takojnë pikërisht këtij civilizimi.
Në mejsjetë në zemër të Europës, kisha me veprimet e saja errësoi shekuj të tërë duke ekzekutuar mendjet më të ndritura të kohës, por kjo nuk bëri që Europa të stigmatizoj krishterimin në tërësi. Vetëm pak vite më parë ushtarë të “bekuar” nga kisha Ortodokse Serbe ekzekutuan në Srebrenicë mbi 7000 njerëz të pafajshëm dhe kjo nuk bëri që të stigmatizohet e gjithë ortodoksia.
Duke qenë se intervista e z.Velo kishte të bënte me një gjykim personal të tijë mbi çështje të caktuara, do të doja që edhe unë shkrimin tim t’a përfundojë me një gjykim personal mbi të njëjtat çështje. Unë personalisht kam shumë miqë jugor, veçanarisht vlonjat, dhe në bazë të rrespektit që kam për ta edhe djalin tim të parë e kam pagëzuar Lab, por me asnjërin prej tyre as nuk kam ndërtuar as nuk kam prishur marrëdhënije duke marrur për bazë të bëmat e Zani Çaushit.
*Arkitekt nga Prishtina
Te lumte!
Ja si e zbukuron njeriun dashuria per njeriun, per popullin e tij dhe per popujt e gjithe botes.
Me kete shkrim ti zoti Arber vure ne dukje kulture, shpirtgjeresi dhe fisnikeri, cilesi qe perbejne thelbin e shqiptarit ende ne keto kohe te veshtira.
Tek e njejta gje dy njerez te ndryshem mund te shohin gjera krejt te ndryshme sepse ne radhe te pare shikon shpirti i njeriut.
Shpirti i madhe fisnik e gjen vete te bukuren e te miren ne boten qe e rrethon, kudo e jo ne popullin e vendin e tij.
Shpirtra te zes si ai i Maks Velos te mbushur me urrejtje per gjithshka, jashte vetes se tyre, e shohin cdo gje te lyer me katran.
Por, duhet ta falim se ai eshte fatkeq qe eshte i privuar nga ndjenja e dashurise per njeriun.
Ku ka shpirt me te zi se yti moj qyqare!
Ti je nena e hipokrizise. Po ti maksin e urren si antikomunist moj truthare dhe e thur kete rjeten e grisur si nje intrigante pa tru
Nuk ja vlen te merresh me nje plak te rrjedhur si Velo, rrote me rrote me saliun.
Ti je shurregreku ….Nje pordhe e Velos te ngrohu zemren e vrare!! Krimba e zvarranike si Velo jane te paket dhe nuk demtojne kombim mbi 10 milionsh tonin..Veri-jug-lindje perendim te Shqiperise Naryrale jane TRUNGU inje KOMBI qe po ece ne rrugen e duhur…
Shkrim per se mbari. Te lumte pena!
Juve, zotëria arkitekt pri Prishtine jo 2 herë por edhe 12 herë ta lexoni intervistën e Z. Velo nuk do të arrinita kuptoni, pale ta komentoni. Le që nuk kishte asnjë farë komenti. Zaten ai që e kupton e kupton që me leximin e parë.
Sa tufe dhi e dele ke ne Krrabe.Eshte fshat i bukur ku edhe blegtoria co peshe..Po pate 160 krere ke edhe perkrahje nga qeveria Duhen 20 lope ..Nuk e di me lexu mire por po dite , me kleximin e pare te vendimit te KM do ta kuptosh me sa leverdi eshte shtimi i numrit te BAGETIVE.
Nuk e di përse i jepni një arkitekti pefid kaq shumë rëndesi? Fjala e tij nuk ka peshë sa që të përmendet çdo ditë në media, ky duhet të dënohet me injorim.
Kesaje i thone rrotull te vij e brenda te mos hyje,Zoterinje mysliman,ose dhe jo,zoterinje verior,ose dhe jo,zoterinje intelektual te vendit tim,te dashur bashk-kombas te mi,nga Shqiperia Dhe Kosova.Z.Velo me gjuhen e tij te drejte per drejte,pa shume kujdes, ka ven doren ne nje plage kombetare,por me shume Shqiptaro veriore,edhe kosovare,dhe myslimane.Pa kujdesi i Velos,eshte kur thot qe i uren te siper permendurit.Por une kam mendimin qe te gjithe ata qe marrin penen e shkruajne,kundra Maksit duhet fillimisht te marin informacion,ke ka mik Maksi me ke rri me shume Maksi ,ke do me shume Maksi,me pak llafe duhet me pa tjeter te marrim vesh qe ky zoteria urren me gjithe mend verioret,myslimanet,apo uren veset qe ai permend ,te ketyre trevave dhe religjioneve.Po n.q.se verifikohet,dhe vertetohet, qe ky zoteria ka urejtje pathologjke per vellezerit verior mysliman ose jo,atehere,ky zoteria eshte,i cmendur,ose dhe anti shqiptar sic e evlersojne disa intelektual ne shkrimet e tyre.Por Zoterinje ,vellezer ,bashkekombesa,patriot,intelektual,velua ve theksin pa shume kujdes,pa,diplomaci,por dhe pa kujdes ne te shprehur,ne fenomenin,e gjakemarjes,te hak marjes,te pjesemarjes neper organizata te mire fillta terroriste,ne venien e tritolit shtyllave te t.l.ne vrasje ordinere dhe te organizuara,ne vjedhje ordinere, por dhe te organizuara,Z. Velo duhet pergezuar,per inisiativen.Te jeshe anetar i nje bande te tille si ato qe permenda me larte,nuk eshte patriotike,perkundrazi,une do thoshja eshte anti kombetare,te maresh penen e te kerkosh kryqezimin e Velos,thelle thelle edhe kjo me njgjan anti shqiptare.
Njerezit e semure ose antishqiptare si Veloja pergezojne njeri tjetrin..Kombit shqiptare ja marrshi edhe ate te keqe qe ka si cdo tjeter……Shqiperia eshte ne marshim …ju vazhdoni se nuk na befasoni!!!!
Arberi i ka kapur te gjitha pikat e shkrimit te ndyre te Velos driteshkurter.Orienti eshte djepi i kultures , shkences boterore ,
Mapo vrapoi ti vije ne ndihme Fullanit,duke turbulluar opinionin publik me bajgat qe nxjer nga goja nje plak matuf qe kushdo qe te kete qene dikur,sot seshte asgje pervec nje njeriu te semure.Kjo Reviste besoj se duhet te gjobitet nga organet perkatese per veprimtari antikombetare.Dhe nje kerkese kisha per Temen qe harroeni tani kete dhe mos botoni me shkrime njerezish pa fantazi qe gjeten rastin te shkruajne ne kurris te kombit.
Zoteri!maks Velo thjesht tenton te ndaje dhe percaje shqiptaret.Kete nuk e kupton ti?Njerez si ai thjesht duan te ndahen shqiptaret,ndoshta me nje kufi alla-enverian.Keta quhen vehabista(myslimane apo te krishtere,veriore apo jugore)
Nese kerkon te gjesh te keqinj mes nesh jugoreve ke plot:qe nga prostitutazoteruesit e deri te hajdutet e monstrat(a nuk ishte nga anet e tij plaku qe vrau vajzen, dashnore te tij, me cekic).
Une ate njeri e identifikoj me trurin e semure te Maks Velos(Velo ortodoks???)por jo me zonene e Pogradecit!
Pyll pa derra nuk ka ,por pylli shqiptar eshte I bukur,megjithe derrat ne forma te ndryshme(qofte dhe ne forme Velo.)
e duam kombin si gjith europa , pa ulurima fetare , pa trauma te femijve qe vine nga xhamite ,normat e BE duhen respektuar dhe ne token tone.
c’o ky turkoshak me jahu………ptuuuuuuuuuu paliosouniti!
Surrati jot ka vend vetem te menderja e tij, aq e paster eshte rraca jote.
Analize perfekte.Ata qe mendojne se me nje lexim mund te besh analiza te mirfillta dhe serioze,jane analfabet fuksional.qe do te thote : qe lexojne po nuk kuptojne se çfare lexojne.Maks Velo ka treguar dhe me te shkruar se ka nje koncept te gabuar,per fene dhe njerezit pavaresishte se ku kane lindur.Gjithçka e kufizon brenda “ortodoksise” se tij .Por,kjo nuk na ben qe te urrejme kedo edhe Maks Velon e kedo tjeter por duhet te merremi me problemin .dhe problemi eshte :cenimi i unitetit te kombit.A thua rilindesi i madh Pashko Vasa qe beri thirrje se para fese duhete te veme kombin nuk e dinte kete gje .Kjo ndarje, mos te harrojme, se eshte nxitur ne keto 24 vjet nga saliu,ky perçares i marre.
ti or daje e paske kuptu mire,ti duhet te kesh dicka me shume se njerezit normal,kur velo partizanin nuk e kuptoj gruaja e tij qe ndante shtratin si arrite ti me nje interviste ta kuptosh,jane te thella keto pune,perfundimisht me disa ka pasur te drejte xhaxhi.
mir, me diplomaci qenke mir,dhe cuditnisht ne na duhet me perdor diplomaci ndermjet veti,mrenapermrana kombit,ndersa bota e perdor me te huajt,jasht kombit..
po ta shtronim problemin ne aspektin matematiko gjeometrik do te gjenim te verteten.
ekziston koncepti algjebrik i vektorve,qe jane shigjeta,dmth nji drejtez me nji an te prer,dhe anen tjeter me shigjet drejtuse ne maj,tamam si ato shigjetat e indianve te amazones.
dhe eksiston koncepti i “shumes se vektorve” qe esht rezultantja e te gjith vektorve qe hiqen apo mblidhen me njeri tjetrin ne varsi me drejtimin e tyre.
kshtu esht edhe kombi,apo nji grup shoqnor njerzish,si shuma e vektorve ku cdo vektor eshte nji individ. dhe sa me shum vektorindivid me kahje pozitive te ket aq me e madhe esht shuma pozitive e tyre,por sa me shum vektor negativ te ket edhe rezultantja vektoriale del negative.
ne veri pra ka shume individ vektor negativ,ne jug ka te till por jo aq shum,dhe kahu i vektorve negativ verior esht tmerrsisht prerazi nga shenja minus,kurse ne jug edhe ajo qe esht si bicim negative esht si e pjeret qe rezulton shum e vogel.
si perfundim rezultantja vektorjale veriore eshte teper negative,drejt ferrit,kurse rezultantja vektorjale jugore esht pozitive.
kte ka dasht me thon max velo…dhe esht matematikisht e vertet. dhe matematika esht mbretnesha e botes. sepse sic thot edhe fizikani Max Tegmark suedezo amerikan,universi esht nji konstitucjon matematik.
si perfundim me shkenc del se veriu esht i keq dhe jugu i mir.
Zoti Arber Sadiki
Me kenaqsi po ju them se mini-artikulli juaj eshte nje nga oponecat me te sakta te bera karshi Maks Velos.E ke vrare me pambuk..
Keta tipa si Maksi,Spartak Ngjala,F.Lubonja edhe pse jane njerez erudite por kane kaluar ne nje crregullim mendor dhe e vetmja kenaqsi e tyre jane qe te behen “heroi i dites”.Me keq ardhje them se Enveri nje nga gjerat e mira qe beri ishte qe i trodhi me kohe keto monstra,i rrahu qe te vegjel.Perversiteti me i madh i ketyre 3 muskutjereve ishte se na vune kucedren Berishe ne vitet 90 dhe tani u bene “armiq”.Arkitektura shqiptare pas 90 eshte pak te quhet e mallkuar dhe fajtore jane Maks Velot qe nuk japin llogari per krimet e tyre urbanistike por merren me folklorin e veriut.
arkitekt shqiptar NY
Pergjigjia juaj do te ishte e sinqerte po te shpjegonit cilesite pozitive te popullsise veriore dhe myslimane ne vecanti ne gjashte shekujt e fundit te historise se tyre. Por ju nuk e treguat kete. Ne te kundert kerkuat nder shekuj ngjarje historike negative te qyteterimit europian e deri ne persona ordiner nga Austria e deri ne Cole te Vlores!!! Keshtu ju kaluat ne periudhen e rilindjes europiane (ku vet kisha ka kerkuar falje), ne nje individ austriak(!!!!!!), ne egzekutimet qe kryhen ushtaret serb ne Srebenica (por qe ju nuk e keni kuptuar akoma qe ishte shovinizmi i regjimit Miloshevic dhe jo “bekimi” i kishes ortodokse) dhe e mbyllet me “bemat e Zanit” te cilat nuk kan influencuar ne mardheniet me miqte tuaj vlonjat!!!!! Ju kete e quani reflektim mbi intervisten e Maks Velos??!! Gaboheni! Perbrenda jush ka po aq racizem e urrejtje sa edhe intervista e kolegut tuaj!
Klimax a po te duket vetja qe ke urrejte patologjike apo e kam une gabim,,,,qofsha gabim une po duke lexuar komentin tend mes rreshtave shof nje ngjajshmeri tenden me profesor Velon…une pajtohem me ty kisha katolike ka kerkuar falje per krimet qe ka bere me shekuj dhe mbytjen e cdo zeri intelektual te periudhave ne ndryshme por nuk mund te pajtohem me ty asesi qe kisha ortodokse serbe e ka kundershtuar masakrimin e muslimaneve ne Bosnje dhe shqiptareve ne Ks….ti duhet te lexosh me shume per kete ceshtje sepse ka edhe filmime dhe mund te futesh ne youtube ti shofesh live se qa thon prifterinjet serb….gjithsesi cdo klerik qofte ai musliman dhe i krishter duhet te denoj gjithsecilin qe vret ne emer te fese….mentalitetin turko-oriental e kam urryer gjithmone per qasjen e tij ndaj femres dhe shume gjerave tjera,,,,gjithsesi shpresoj ta pastrosh zemren nga ajo pelhure e zeze qe ta ka mbeshtjelle zemren dhe te mos paragjykosh sepse paragjykimi asnjeher nuk te lejon ti shohesh gjerat drejt,,,,ngelesh i pershendetur nga Mynihu
Maks Velo duhet kuptuar ne konteks e ne nenteks. Kush arrin t’a kuptoje do ti beje mire vetes dhe pjeses se shoqerise ku jeton. Ne rast se sulmojme Velon, atehere i kemi premtuar vetes se do te shtojme vrasjet per nje fjale goje, do te ndertojme ku te mundim e ne menyre te deformuar, do te edukojme injorancen me ndihmen e fese tone dhe do te nxjerrim vetem barinj dhe hadute shtepish apo linjash autobuzesh nga femijet tane.
Pse shpertheu Velo? Sic thua i dashur dashamires edhe i Beogradit, dhe per kete nuk ju kritikoj, perkundrazi, Velo ka folur gjithmone kunder disa shfaqjeve negative, qe tani nuk jane me shfaqje, por fenomene me shtrirje te gjere e masive.
Krimi qe mbush burgjet.- Nuk ekziston me as nocioni BESE, as kanuni; -Injoranca dhe analfabetizmi qe perfshin pikerisht ato shtresa shoqerore, ndac krahinore apo fetare qe permend Velo, dhe dukuri te tjera kriminale me jeten, natyren, token, ujin, malin, pyllin, njeriun. Vetem qiellin nuk po shkaterrojme dot, megjithese edhe qielli po nxihet me tymin e gomave te djegura per gelqere, pikerisht aty ku kritikon Velo.
Pra Velo, foli e foli, e foli, me te bute e me argumente, diku edhe e ngriti pak zerin aq sa u agresua e u godit fizikisht nja dy here, pikerisht pse donte qe myslimanet dhe verioret te shpetonin jeten e tyre, nga faktoret qe po jua shkurtonin jeten. Dhe Velo u mbush e u mbush dhe shpertheu. Shpertheu ne fontane. Shpertheu si vullkan. Le te sherbeje hiri i ketij vullkani qe toka qe kujton se u ndy nga ky hi, te rrise prodhimet e mira. Sepse te miren dhe perparimtaren edhe ne myslimanet dhe ne verioret e dashurojme dhe Velo kete gje inkurajon.
Prandaj kuptojeni shperthimin e Maks Velos dhe behuni te mire ju dhe femijet tuaj. Po perseris edhe nje here cfare tha para pak ditesh i madhi Dritero Agolli: -“Do te revoltohet majmuni dhe do te thote: -Si nuk u bete ende njerez, o bijte e mi”.
Ju pergezoj per shkrimin! Nuk ia vlen te merreni me me nje njeri si Maks Velo qe edhe une si ju ndjeja respekt e dhimbshuri por me ate cka ai shpreh ne intervisten e fundit i duhet vetem qe po publikisht tu kerkoj falje te gjithe verioreve por edhe te gjithe shqiptare per nxitjen e percarjes mes vedi.
Po eshte e vertete qe M Velo nuk I pertyp gjerat po I thote me emrin e vertete
Maksi eshte nga te paketit intelektuale dhe figure e njohur per ne qe do dhe mendon per kete vend qe asnjehere nuk behen dy mendje bashke per te punuar per kete vend
Z. Arber thote disa gjera te mira qe ka bere Turqia ne keta 5 shekujt e fundit dhe nuk thote qe para disa vitesh nje baba ne Turqi e mori vajzen e vet e coj ne pyll dhe e egzekutoj se ajo deshte nje djale.
Arberi nuk thote qe nje doktor Hoxhe ne Kosove ka thene qe vajzat dhe grate shqiptare jane kurva duke lene jashte vajzen dhe gruan e vet.
Arberi nuk thote qe nje mysliman nga Kosova preu koken e dikujt ne Siri
Une nuk e besoj se Maksi e ka per Zemer Janullatosin si orthodoks qe eshte Jo seshte e vertete ai e uren me shume se ju edhe se une.
Maksi ka thene nje te vertete qe Jo shume kane kurajo ta thone dhe gjithkush mos ta mari si shembull qe Maksi uren Verioret dhe Muslimanet sepse nivelin e tyre ne e hasim kudo.
Por ” Demokrati Sali ” qe solli gjithe ate mase dhe rembyen ku munden tokat e tjeter kujt vetem qe ti kishte ushtare ne krahun e tij qe te ruante karigen, e pra kjo eshte e vertete.
Pra mos e shani Maksin se nuk jeni ne gjendje ta beni se jemi te gjithe injorante dhe pule
Sa per Janullatosin tregojme se jemi popull i pa ndergjegjeshem dhe inferior se pranojme gjithcka na servirin spiunet dhe te shiturit Qeveritare.
Komenti I billi1 qendron me larte se vete shkrimi I zotit sadiki.
Nuk eshte puna te problemet qe ngre nje PSEUDOINTELEKTUAL. Me kete interviste, Maks Velo nuk shpiku rroten se ajo eshte shpikje e 7000 vjeteve me pare.
Problemet qe ka Shqiperia sot i di absolutisht cdo shqiptar qe jeton ne kete vend sigurisht edhe me mire se Maks Velo.
Plaget e shoqerise shqiptare qe po i vuajme vete ne shqiptaret duan mjekim dhe kohe per tu sheruar. Por intervista si ajo e tij jane jo pomade por helm qe hidhet ne ato plage
Qellimi i tij duket hapet dhe nuk eshte aspak i kamufluar. Me fyerjet raciste qe u ben shqiptareve (muslimane apo veriore)sikur raca e shqiptarit percaktohet nga krahina ku jeton apo feja ne te cilen aderon dhe feja ortodokse e beka ate superior mbi katolikun ose muslimanin.
Natyrisht ai nuk eshte aq naiv qe t’i besoje keto. Logjika perverse qe ai perdor ne intervisten e tij ka vetem dhe vetem nje qellim: te na percaje ne shqiptareve.
Si nuk gjen nje gje te mire ky njeri ne 90 perqind te ne shqiptareve?
U ngeli mendja tek opinionet e Maksit.
Pse nuk doli dikush nga veriu i vendit dhe te thote; po ka te drejte Maksi!
Ne te gjitha opinionet e tij, gabim foli?
FAJI I MAKS VELOS ESHTE, SE NUK DI TE BEHET HIPOKRIT ,DHE PIK!
Pastaj shume pak kuptojne ne Shqiperi, thellesite ne shprehjet e nji artisti, psh;
Maksi tha; kishim nji gege dhe shiste etj…etj dhe me faqet e kuqe etj etj ishte i mire e pafjale etj..etj.
Pra, krahason shderrimin e shoqerise por dhe te verioreve, ne vecanti, se dikur ishin burra me mend dhe fjale pake, kurse tani jane bere me huqe dhe nuk jane ata njerez qe ishin dikur!
Cfare te shpjegoje me shume une, po nuk kuptoj ai tjetri….i bije teneqese kot fare…
Ky Suniti ja fut pordhes! Mungesa therese e sensit estetik eshte tipar karakterizues i botes se pushtuesit oriental otoman. Perjashtimet jane te rralla e jo gjeneralizuese!
Per te kuptuar si mundet te ishin shqiptaret pa pushtimin osman, mjafton te besh nje shtitje ne Arberi! Te shohesh se si sensi estetik shqiptar ka mbijetuar e eshte imponuar biles ne kulturen e origjines sone! Asaj oksidentale!
Ju suniteve e wahabeve, po te mos jeni dakort, ne ju lejojme te qerroheni ne Damask a Istanbul e ku te doni!
Bravo Maks Velo
Poshte Max Velo
Poshte pushti Velo
Poshte kurva Max