Dy fjalë për rrethuesit meskinë të dasmës së ministrit Veliaj!

7 Shtator 2014, 19:53Blog TEMA

Nga Panajot Barka

 

Erion Veliaj duket se në këmbënguljen e tij për t’i sjell risi të reja qytetit të Gjirokastrës,  për të treguar se ky qytet nuk mund të lëjohet që të shembet nën gri-në e mentaliteteve konservatore, por me themele traditën mund të vihet në ballë të zhvillimeve civilizuese, projektoi edhe dasmën e vet.  Por e çuditshme është se ky mesazh, më shumë u përthye në prizmin e mentalitetit gatuar, nga njera anë me mentalitetin komunist dhe nga ana tjetër me meskinitetin politik të kohës me themel po demagogjinë komuniste, se sa arriti në destinacionin e vet shëqëror. Densiteti i veprimit negativ të këtij “prizmi” ishte i tillë saqë aktorët dhe faktorët  më të rendësishëm të jetës opinionbërëse dhe kulturororpromovuese në vend, e përjetuan dasmën nga brenda, si dasmorë, por  nuk guxuan të kapen pas mesazhive të protagonistëve të saj, çiftit të ri Veliaj. (Nën presionin e këtij opinioni meskin natën e dasmës se E.Veliaj në kalanë e Gjirokastrës nuk u ndezen dritat dekorative .Nëse vërtet është ashtu kjo është e turpshme.!)

Përmbajtja e energjisë negative të këtij prizmi përvijohet në frazat: “Vetëm Zogu bëri dasëm të tillë” që konsumohej në publik me frymëzim nga demagogjia komuniste dhe, “Bëjnë dasëm me taksat e popullit”, – që frymëzohet e konsumohet nga politika e opozitës.

Bartësit e mentalitetit meskin dhe urrejtës për dasmën e Zogut, rrojnë akoma me opinionin socialist shqiptar manipuluar nga E. Hoxha për të mbjell urrejtjen popullore ndaj paraardhësit të tij. Këta edhe pas 25 vjetesh hapjeje dhe komunikim me botën nuk arrijnë të kuptojnë se dasmat mbretërore dhe në familjet mbretërore përbëjnë even historik, shoqëror, kulturor e politik, jo vetëm për atë mbretëri por edhe mbarë botën. Një ngjarje e tillë ka brenda trille, drita, modë, estetikë, dhurata, pjesëmarrje vip, prapavijë politike e deri edhe risi për dasma të thjeshta. Në vendin tonë nuk mund të vazhdohet me meskinitetin komunist se dasma e mbretit Zog, duhej të bëhej jo në pallatin mbretëror, por në një mjedis ahengjesh e sa më varfër, dhe se mënyra se si u bë përbën një turp kombëtar pasi ai ishte mbret i një populli të varfër që edhe me dasmën e tij e varfëroi edhe më shumë. (!!)

Aq me shumë nuk mund të pranohet që ky meskinetet të bartet për të gjykuar dasmën e një ministri të sotëm. Aq më keq kur këto mentalitete e paragjykime bëhen pjesë e arsenalit politik të opozitës.

Nga pikëpamja sociale, tradicionalisht dhe aq më shumë sot, dasma nuk përbën thjesht një ngjarje familjare që ka si qëllim në vetvete krijimin e familjës dhe të pasardhësve.  Përveçse se ajo lidhet me konstituimin e ndryshimeve cilësore në jetën e dhendrit dhe të nusës, (që shprehet me gëzimin e dasmës, të urimeve dhe të “kodeve” që sigurojnë jetëgjatësi dhe lumturi), dasma është më shumë një even shoqëror. Protagonistët synojnë evidentimin brenda komunitetit të tyre të fisit dhe sidomos të shoqërisë. Në rastin e personazheve vip kjo bëhet edhe më evidente dhe atmosfera shoqërohet me përcjellje mesazhesh pozitive në shumë drejtime.

Ministri  Erion Veliaj dhe e zgjedhura e tij e jetës Ajola Xoxa u kujdesën që të mos e kapërxënin këtë kuadër dhe ia arritën qëllimit. (I ndihmoi dhe zoti që ndaloi shiun në momentin e duhur).

Dhëndri pra, është një Ministër i qeverisë aktuale. (Rrallë ndodh që të kemi ministra kaq të rinj e për pasojë dasma ministrash). Rrethi i tij shoqëror ka komunikim të drejtpërdrejtë me ajkën e shoqërisë. Deputetë, ministra,  njërëz të botës së artit e kulturës, të medjave, faktorë politikë e shoqërorë brenda e jashtë vendit. Pra nuk ka pse të duket e çuditshme pjesëmarrja VIP, e as sharmi i dasmës.

Si ministër dhendri ka gjithë të drejtën me vete që të ketë përkujdesjen e duhur të qeverisë dhe të shoqërisë. Ne, si shoqëri, duhet të mësohemi të investojmë për eksponentët tanë politikë, kulturorë e shoqërorë. Nëse nuk arrijmë të bejmë këtë atëherë tregojmë se kaplohemi nga civilizim të mangët dhe vlerat shoqërore e kulturore kërkojmë t’i ngërthejmë në qerthullin e provincializmit, meskinitetit  barazisë puritane e denigruese. (Dëgjohet shumë banale deklarata masovike e opozitës se bëri dasëm me taksat e popullit !)

Dihet gjithashtu se jeta personale e një personazhi VIP, kurrë nuk mund të shkëputet  me thikë nga funksionët e tij shoqërore e politike. Këtë relatë opinioni publik ka treguar interes për ta parë vetëm në rastët negative, për të zbuluar e trajtuar skandale. Përpjekja për të parë edhe evenin në fjalë –dasmën në këtë prizëm, duke adoptuar madje edhe mentalitete të manipulimit komunist, është e denueshme. Më sakt duhet parë si frenuese të civilizimit.

Erion Veliaj zgjodhi për dasmën e vet Gjirokastrën, qytet me të cilin e lidhi ngusht përvoja e re politike. Pra, që në krye të herës even-i i dasmës ishte një martesë e privatësisë me funksionin politik. Kjo “martesë” ka një rrjedhim logjik e që vijon  përkushtimin e tij për të kontribuar për Gjirokastrën. Po ashtu, vijon edhe mesazhin e krijimit të risive të reja kulturore për qytetin, i cili kishte vite që në këtë drejtim ishte paralizuar.

Brenda kësaj kornize duhet parë edhe raporti i dasmës me kalanë. Ishte një zgjedhje shumë sinjifikative, shkon përshtat me të qenit ministër dhe me përzgjedhjen për ta berë dasmën në Gjirokastër.  Dikush mund të thotë se u prek dinjiteti i kalasë nga ky even privat.(!!) Ka shumë përgjigje gojëmbyllëse edhe për këtë tezë.

Së pari. Mendoj se komuniteti ynë civil dhe politik asnjëherë nuk ka traguar interes për integritetin historik, kulturor, estetik, turistik të kalasë së Gjirokastrës. Eshtë parë e trajtuar si gjithçka tjetër që preferojmë të rrenohet se sa të jetë, pasi, mendojmë, se kapërxen përmasat tona.

Së dyti. Në kalanë e Gjirokastrës kanë dhenë koncerte kengëtarë nga më të zakonshëm e medjokrë, apo janë organizuar aktivitete të tjera pa asnjë velrë.

Se treti. Në botën e civilizuar shteti jep falas tek privati monumente të tilla kulturore, mjaftë që ai, privati t’u jap jetë.

Me këtë logjik argumentimi, mund të vazhdojmë edhe për gjera të tjera, më të imta, por besoj se është e mjafttë  thirrja: Edhe dasma kongrete është një rast i mirë për të ndihmuar vetëm të jemi më civilë, qoftë edhe në sensin me të thejshtë që të arrijmë të shikojmë anët pozitive të një ngjarjeje që ndodh të paktën për herë të parë.

T’i japim të drejtën vetës që ta lidhim e ta angazhojmë më shumë ministrin, deputetin dhe njeriun Erion Veliaj më qytetin e të kontribuojë më shumë për të, pasi Gjirokastra ka më shumë nëvojë për njerëz të këtij rangu dhe jo ata për atë. (Lë të çlirohemi edhe nga arma e fundit kërcenuese –vota).

Së fundi edhe urimi im për çiftin e ri: -Fat të lumtur!!

33 komente në “Dy fjalë për rrethuesit meskinë të dasmës së ministrit Veliaj!”

  1. genti says:

    bravo panajot e ke qa po me kete flasesh me kete popull qe sdi te vlersoje vlerat dhe han spaunin per djath dhe e kunderta kur eshte djath thote eshte sapun nuk e haj une.

    Une personalisht se duroj Erjon Veliaj por me kete sulmin qe po I behet dasmes se tij na e shpifen

    Bravo per shkrimin kur nuk I futesh asaj punes se etnise per gjerat e tjera je I papare

  2. Drejtesi says:

    Lepihu , lepihu se ne fund do te dal ndonje cop edhe per ty.Cfar do te thuash me shprehjen ? Ja u jep Instituti i Monumenteve apo Bashkia Gjirokaster te drejten te gjithe gjirokastriteve qe ta bejne ceremonin e marteses ne bedenat e kalase ? Hajde ke gamisu .

    1. Cope diku says:

      A lexon mes rreshtave o diku i lales apo jo? Bashkia a IMK mund te japin lejen per organizimin e dasmes, por sa eshte ne funksion kjo dasme ne marketingun e kalase dhe Gjirokstres vete?! Mund t’ua jap lazove apo te tjereve qe mund te shpenzojne 10 fish me shume se Erioni, por ajo qe do prodhohet eshte vetem nje video familjare dhe maksimumi nje video 5 minutshe ne Youtube qe s’e sheh kush. Tjeter marketing eshte kur e organizon ministri dhe ka si te ftuar eliten e Tiranes se bashku me gjithe kamerat e televizioneve qe pasqyrojne eventin e tjeter kur e organizon nje njeri i panjohur. Ti provoje nje here te organizosh dasmen ne nje ambient te tille se mbase nuk refuzohesh, po a ke byth ta besh se ti vec ha mut kot?

  3. HAXHIU says:

    Panajaot te gjithe ju bythot e ftuar keni mendim tjeter Si shpegohet ??

  4. komentues says:

    Gjithe ato shpenzime ,vjen nje dite qe dalin neper revista ,u ndane.

  5. Edlira says:

    Shkrim shume i qarte e i sakte. Nje pergjigje per mentalitetin meskin, opoziten qe i “qan” zemra per popullin dhe sidomos pergjigje e drejtperdrejte kundrejt nje shenimi qe postoi sot ne fb profesori Perparim Kabo, qe flet per kultur e eperparim po qe ne ate shenim transmetonte vetem mllefe e fyerje.

  6. Anonim says:

    Per cfare shpenzimesh po flisni?
    Kush ishte atje? Ato qe ishin deshmojne per nje ceremoni te thjeshte, ashtu sic edhte vet Ajola.
    Ajola urime, me shume shije fustani dhe dekori.
    Ke punu moj vajze per te pas nje dite te tille.
    Keto qe flasin e kane nga injoranca, se se kuptoj per ca po flasin. Nuset e motrat e veta i kane nderu fustanet e nusnise nga 2-3 here, se tani katunaret marrin nga 3 fustane. Dasmat dasma i bejne. Por koktejet si kiptojne injorantet, nje pje dhe 2-3 gjera te vogla, te del shume lire dhe kendshem, pa ato mishrat neper dasma qe tani si ha njeri.
    Me thene te drejten nder lajmet roz, ka qene me interesanti.
    Urime Ciftit

  7. polisi says:

    O kirje panajotis nga shkrimet lle mendimet djallzore qe ke per shqiprin lle kombin shqiptar ben mir mos flasesh e as tevshkrush seti lnuk jado te miren ati vendi as shqiptareve.

    1. askushi says:

      Hej si ka mundesi qe e quan veten shqiptar dhe pas 100 vjet pavarsi akoma nuk di te shkruash dhe te flasesh shqip.
      Ore shko atje ku flet gjuhen me mire dhe lere nacionalizimin ne nje dasem.

  8. skifteri says:

    Shume i sakte shkrimi, dje degjoja nje “gazetare” qe merrte interviste dhe pyeste intervistuesin pse nuk e ka bere dasmen per bamiresi Veliaj!!! Po pse ore cfare lidhje ka dasma me bamiresine, po keshtu e ka bere dhe Bred Pit, harrojne se ai e ka te trete pas te dytes, po e leme me kaq gallaten, duhet vleresuar efekti pozitiv pos kreativiteti per turizmin, se u be Xhibrraku si robt e shpise. Bravo Erjon per gjetjen.

  9. Bato says:

    Hajde shprehje: Gjirokastra ka me shume nevoje per njerez te ketij lloji, sesa ata per te (Gjirokastren).!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Normal o greku mutit, se ti je jabanxhi ne Gjirokaster . Shprehje me te ndyre
    s mund te thoshte njeri per nje qytet. Vertet Erioni ka fonde, qe po i perdor

    si i do bytha, por si thote populli “manastiri shendoshe pa kallogjere ka sa te

    duash”. E ka per detyre ministri ti sherbeje vendit te vet, mjaft i lepite

    bythen per ndonje kocke!

    1. askushi says:

      Hej kur na dolen edhe xhihadistet vendalinj. Ka mbaru Turqia, s ju ndihmon dot. Integrohu dhe leri sharjet. S te le njeri me te grabisesh, duhet te punosh. Per te grabit shko me vrap ne Siri po deshe.
      Gjirokaster do me thene qytet me ngjyr gri nga greqishtja jo nga arabiashtja. S ka emra arab ne kete vend.

      1. Bato says:

        Hahahaha sa i modh qe je, duket qe si paske pire ilacet e gjumit sot, te paska dale heret gjumi e po flet percart…………….

        Te jesh mysliman nuk do me thene te jesh xhihadist, i dashur, por ama as te jesh grek nuk domethene te jesh europian, sorry

      2. BERISHA LARGOHU. says:

        Askushi,Argjirokaster do me thene kalaja e argjirose dhe jo qytet ngjyre gri prandaj mos komento si idiot duke prodhuar hajvanlleqe

        1. askushi says:

          Ne 6 gusht tek Tema tek Shqiperia ime fantastike lexo dhe do te me japesh te drejte.
          Kam pershtypjen se ti nuk e lexon fare gazeten Tema por futesh vetem per te bere remuje dhe debatuar kot. Me e keqja hidhesh ne sulm si idiot duke prodhuar hajvanlliqe.

  10. gezim birce says:

    nuk e kuptoj pse kemi rene kaq poshte dhe po biem akoma nuk e kuptoj pse kryetari yne te ndaje opoziten edhe brenda saje dhe te mos marre pjes ne parlament, mendoj se vetem forca jone humbet edhe me teprn antare dhe aleate. ne nje ver9fkim te marre ne njujrk per vleresimin e figurave politike ne pd ,jo zyrtare, njerezit me negative ne pd jane kryetari I cili nga I akuzuar akuzon. tetillejane edi palooka, eduard halimi, injoranti ish minister I brendshem,te me falni se nuk I permend dot erin,

  11. caku says:

    Z.Panajot! kam konsiderate per personalitetin tuaj dhe vleresoj idene qe percillni ne shkrimin e me siperm.Por;duke pare jeten e veshtire dhe kushtet mizerabel qe po jeton 90%,e popullit tone ose me mire e votuesve te protagonistit te shkrimit tuaj,jo vetem mua por te gjithe komentuesve ju ka lene nje ndjesi shume te hidhur.Me kete veprim te menduar gjate dhe pa pike arsyetimi,ky pinjoll i klasave te perbuzura te shoqerise ka menduar te marre, hak duke sfiduar eliten e vertete shqiptare,e cila ka ruajtur me besnikeri dinjitetin dhe moralin ne jeten e perditeshme ne shoqeri.

    1. bela says:

      Caku, edhe psikolog te ishe nuk do ta kishe pershkruar me mire kete

      brez pordhamanesh me komplekse!

  12. ina says:

    Dasem normale me eshte dukur nga fotot ska ndonje gje te pazakonte…se me vjen per te qare kur opozita l…. “interesohet ” per taksat tona

  13. alieni- says:

    vetem me parat e dasmes se griselda velise dhe ditelindjen e mete bllokut e martesen e rame ngjales behej nji shkolle nder ma te mirat.

  14. liri says:

    Bukur do te ishte qe nje pjese e dhuratave te shkonte per bamiresi. Shqiperia eshte nder ditet e veshtira te saj dhe pak solidaritet nga te medhenjte e politikes do i perkonte situates.. Urime ciftit.

  15. Drejtesi says:

    Kush i manaxhon komentet qe ne bejme te gazeta “Tema”? Perfundimisht edhe ju flliqesira jeni si te gjithe te tjeret . Ne komentin tim te mesiperm keni shuar nje fjali dhe pikerisht mbas puetjes -Cfar do te thuash me shprehjen ?-Keni shuar shprehjen e perdorur nga shkruesi i artikullit ku citonte -Gjirokastra ke me shume nevoj per njerez te ketij rangu dhe jo ata per te-.Jeni flliqesira fashiste.

  16. lili says:

    Komentma idiotesk ne mbrojtje te asaj qe nuk mbrohet nuk kam pare’byt..le pires aq te zellshme vetem n’albanistan gjensh!.
    Ne demokraci ose te gjithe Kane te drejte me privatizuar kalajen,ose asnje:nuk ka privilegj per VIPat. Kurde zotni po na tôt vipat Kane te drejte per privilegj se gezimi i tyre na gezon! Mbyllni gojen ju qe skandalizoheni nga femijet e Républiques qe llasdrohen edhe fshin bythen me paret tona,
    Nuk eshte aspak mentalité post enverist qe na motion Zotni,po pikerisht mentaliteti evropian qe ndalon abuzimet qe pushtetaret shqiptare i lejojne vêtit,pa dhane kur pergjegjesi.
    Ministri i nje vendi nordik djal doreheqjen vetem pse kishe paguar darken e vente me kart en shteterore ne nje moment qe kart en e vente e kishe harruar,ishte nje somme shume modeste,qe ministri e kthej ,po ai u detyruar nga opinion publik me dhane doreheqje vetem pse kishe guxuar me bâ kete ait jo qytetare.
    Pra pyetja e vetem eshte sa ka arketuar ministria e monumenteve nga ky privatizim,edhe a Jane derdhur paret vertet ne fondin publik
    Mû me doket me se normal qe shpenzimet e droites te paguahen po ashtu nga cifti i ri,apo dasmoret ,po jo nga taxpaguesit shqiptare.
    Edhe une qe isha rastesisht aty ne gjirokaster per turizm,nuk mû Duke aspak nje dasmen modeste,perkundrazi!

  17. Albi says:

    O Panajot, o bythelepires. E vetmja gje qe i intereson publikut eshte te di nese justifikohen shpenzimet e dasmes. Kaq o debil!

  18. ina says:

    Risite e reja te Panajotit

  19. Ana says:

    Shkrim shume i sakte.Ishte nje zgjedhje shume e bukur e Erjonit dhe Ajoles per ta bere kurorezimin e marteses ne kalane e Gjirokastres.Le te mesohemi te leme menjane meskinitetet dhe te vleresojme anet pozitive ne momente te tilla te rendesishme ne jeten e njeriut,sic eshte dasma.Erjoni,si djale i perkushtuar ne kryerjen e detyres se tij,edhe ne kete rast i beri nder qytetit duke pasur si qellim promovimin e turizmit.I uroj Te trashegohen dhe jete te lumtur pacin!!!

  20. vemendje* says:

    Z.Panajot.
    Jame dakort per 98% te mendimit tuaj.
    1)Ne ke vend te botes ,monumetet e kultit jepem me qera? ne asnje,ne asnje,ne asnje.
    Prandaj e katandiset gjirokastren,si kosh plerash,si nga ana relative,dhe nga ana metaforike,kulti,nuk jepet me qera e as nuk shitet.
    Persa i perket thenjes se popullit”si dasma e zogut”,ku ka me mire se thenjet e popullit.per kete gje mos ki frike,sepse se gjen e keqia popullin nga mentaliteti popullor kurre.

  21. korabi says:

    Shikoni deri ku arrin bjerrje e personalitetit te njeriut?! Ju zoti Barka nuk beni gje tjeter,vetem se tregoni feliqesine tuaj.Ju thoni qe ky cift jane VIp.A mund te me thuash se mjafton qe te jesh minister dhe quhesh VIP? Perse eshte vip Veliaj,se eshte pervers seksual,organizues orgjish,dhe sipas disa “thashethemeve”iraniane eshte biri biologjik i ish-presidentit iranian?Apo sepse eshte pjese e oborrit(kupto haremit)te homos Soros?

  22. elinor ' says:

    Veliaj e paska marre ne pune nje menaxher PR por e paska paguar lire krejt. Nga ky shkrim tejet kot une nuk shoh gje tjeter pervecse sa te shkeputur nga realiteti jane tipa si ky dhe sa me arrogance i shohin njerezit e thjeshte nga maja ku ata ndodhen.
    “Erjoni ka nje rreth shoqeror te larte me Vipa (vica i them une) e me njerez te artit….” bla bla bla. Dmth “mos shikoni Erjonin se ku ai e ku ju”.
    Nga menyra se si e shoh une, nje Ministri natyrisht qe i takon te beje dasem por nuk eshte nevoja ta beje nje gje te tille me trumbeta dhe me ate luks kur shume shqiptare mendojne cfare do hane ne darke… aq me teper kur i thote vetes Minister i Mireqenies Sociale!!!

  23. Spiro says:

    Erionin, Panajot , te siguroj se te paktenm 2/3 e te ftuarve nuk e honepste, por vajten atje per hater te Edit qe t’i shikonte Edi qe ishin atje ne mbeshtetje te qeverise me kuturum qe ka pare ky vend. Po ta dinin se Edi do ta abadononte dasmen, do te ktheheshin nga rruga. Por meqe e mban veten edhe per orthodhoks safi, nuk na thua si e pe ceremonine e dasmes protestante ne kalane e Argjiros, thene ndryshe ne te njejtin vend ku ka nje kishe orthodhokse shume te vjeter, ne moshen e kalase?! Sepse Erjoni qe, natyrisht eshte me finok se ti, e dha te qarte mesazhin: ne protestantet kur ju beni gjumin e ariut ju marrim edhe kalane e Argjiros, bashke me Vangjel Dulen dhe Filip Cakulin brenda. Sespe ti, Panajot, gjithnje ke lehur nga jashte mureve… E shumta, te te hedhin nje kocke…

    1. Αpolo says:

      O Spiro, nuk mund ta kuptosh dot Barken ti.Nuk ka nevoje ai te kaperxej mure për te te vene ne siklet ti, e as mendon si ti për ndonje kocke….. Meqe bere nje krahasim me muret dhe kalane po te them me nje krahasim tjetër se ndersa Barka fluturon ne qiell dhe shikon si shqiponjë, ti zvaritesh në toke dhe enderron kocka. ….. Barka po u jep mendje të gjitheve ti ke nevoje per mendjen e gruas.
      Sa për orthodhoksinë ke te drejte.Nuk ka çfare t’i beje Barka kur ju e pshuret të terë vetem për ndonjë kockë. …Vertet perse nuk te thanë Spiro-kocka , jam i sigurt se do te ndjeheshe me rehat, me i plotësuar dhe me identik me veten

  24. shenim says:

    kete dasem duhet tja kete bere daja i tij Syrja Ormenaj me leket e bashkise Ura Vajgurore,te cilin pa asnje shkolle e nivel e ka bere per dy maandate kryetare.

  25. atdheu says:

    Ti pse pseudonim albi mos je gje Margariti ?? sa per bythlepires haroje se ke te besh me barken , bythet i njihni shume me mire ju qe jeni ekzekutoret e tyre e dini ti perdorni mire te gjithe si familje . harrove se ne cgrup ju kishte gjirokastra ? sa shpejt beni sikur haroni eeee? haram haram e pacit se jeni hajdutet e bankave te 97 ndaj . qofsh shendosh nga bytha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje