Oligarkë dhe “wahabistë”- tamam si në Arabinë Saudite, ose Rusinë e Putinit është pasqyra e shtetit tonë këto ditë. Dhe kur kthehemi prapa e kujtojmë historinë e mbijetesës dhe humbjeve njerëzore, luftërave dhe kryengritjeve nuk ka si të mos trishtohemi. Me javët e fundit, por edhe me gjatë, me muajt e vitetet e kaluara.
Sepse si oligarkia ashtu edhe wahabizmi: të dyja këto nuk janë produkte të një sheteti e shoqërie të zhvilluar, as edhe të një hapësire kur liritë individiale e njerëzore janë themeli, dhe as nuk janë përfaqësuese në ato vende ku ekonomia e tregut të lirë lulëzon.
Jo. Kanë tipare të vendeve si Arabia Saudite apo Rusia e diktatorit Putin.
Shtrohet pyetja- përse këto struktura po bijnë, po e hanë njëra-tjetrën dhe po shkrihen e arrestohen, në këtë momemt, kur kemi kemi shtet por nuk kemi pushtet?
Sepse, të dy këto struktura, shkatërruese për shoqërinë, me gjasë janë mbështetur ose u është lënë hapsirë e lirë për tu verpruar, nga pushtetet. Të parët Oligarkët dhe pushtetet, e kanë ushqyer vazhdimisht njëri-tjetrit. Pushteti i ushqente oligarkët me tokën e vendit, ndërsa oligarkët ushqenin pushtetin me fitimet që merrnin nga prona e shetit. Ekonomitë e lira nuk prodhojnë Oligarkë, ato prodhojnë kompani/korporata e biznese të sukseshme. Oligarkët i prodhon pasuria e shteti kur falet në duart e privatëve. Në vend se të rregullonte ekonominë e tregut të lirë, pushteti rregullonte hisen të cilën secili nga Oligarkët mund ta merrte. Ishte rregullator i pasioneve e dëshirave të tyre. Sepse të gjithë ishin të lumtur, dhe asnjëri nuk luftonte njëri- tjetrin.
Dhe tash shohim sesi sot ky rregullatori i tregut dhe ambicieve shtazarake të tyre nuk po funksionon. Këta oligarkë të pushteteve e të partive politike, i janë hedhur në qafë njëri tjetrit sikur kanibalë të etur për gjak!
Po ia thithin pra gjakun njëri -publikisht dhe në media: HIB, Petrol Company, Interpress, Devolli…me të vërteta e me shpifje, me fakte e me falsifikime etj.etj.
Në mungesë të atyre që ua rregullonin epshet për hatër të epsheve të tyre, oligarkët e Kosovës me brutalitetin ndaj njëri-tjetrit po e shtrojnë rrugën drej vet-trejtes, sikur ato tabletat efervescente kundër dhimbjeve e gripit. Ose duhet të mësohen me ekonominë e lirë e të tregut!
Në anën tjetër Wahabbit ose quani edhe ekstremistët e terroristët nën akuza, po arrestohen.
Të jemi të qartë: nuk u importuan, ishin prodhim vendor. Por ata u lanë të lirë me vite të tëra. Thuhej që shteti e pushteti i kishte nën kontroll e po i monitoronte. Nëse kjo paska qenë e vërtetë, atehërë si u rritën dhe u shumuan. Dhe pse u arrestuan tashmë kur nuk kemi pushtet?
Sepse një paqe mes tyre dhe pushteteve duhet të ketë ekzistuar- në stilin unë i marr paratë e ju “shpirtin”. Bashkë me moszhvillimin 10 vjeçar ku hisen e kanë shumë parti, koketimi i pushteteve dhe partive me Islamin Politik dhe biznesi me “përfaqësuesin më të denjë në botë të kësaj kuaze Rejep Taip Erdogan”- ishte “kaulcioni” që pusheti u ofroi ekstremistëve!
Prandaj: të dy bashkë, Oligarkë e Wahabist, helmojmë të njejtën gjë: ardhmërinë e qytetarëve të këtij vendi.
Po vetëshkrihen, me gjasë dhe me shpresë!
*Gazeta Blic
Sot ne Kosove eshte arrestuar imami i Prishtines, tutori i Vetvendosjes.
Ee po kur do ja nderroni ate emrin e shpifur serb atij vendit tuaj juve. Ose perkthejeni llaf per llaf, psh fushe mellenja, ose fushe zogu i zi, ose dardani, ose pellazgji, ose dardanistan apo pellazgjistan.
Ate qe e keni e keni mbajeni, sa tu kurash pak lekuren nje arabo-turk keni poshte.
Po mos u merzisni, nuk do jeni te gjithe evropiane de, ballkani eshte ura e kalimit midis 2 kontinetve edhe ju jeni prova qe edhe nga lindja kane ardhur njerez, edhe qe cfaredo qe tu japesh e cfaredo te mire tu besh prape … lindore jonjerezore do ngeleni. Po bereqaves edhe kaq se ka edhe me keq, kalifat psh me xhize, skallaveri etj etj.
Marhaba, tralala, sleam auqim, allahu osht i vogel po ka sum te madhe.
BRAVO,SAKTE.
Ropterin ku ti kesh
po ta dijsh kush eshte Rusija dy fjale nuk do ti shkruajshe,po po shifet qe je gazetar qe 2+2 se dish sa bejn,OOOOOOOOO djalo Rusija eshte shtet qe ka atomin dhe luan k… qysh te done,ka pasuri natyrore dhe njerzore,qe lapsi nuk i shkrun,une kam qene ne vitet 70 ta,Rusija ka teritor qe ende ska shkel kemba e njeriut,ne Siri i qoj disa raketa dhe e la boten me gisht ne goje,dhe siq po shifet se shpejti keni mej harru edhe shtetet arabe,se bashlku me rusine,une nuk e mbroj,po ky shtet eshte tejet i fort,qe mjeranat mu marre me te.
Lemi,ska perandori qe smundet.
Po di ti?,na e thuaj,dhe pastaj beu gati per nobel zbulimi.
Te njejtin admirim per Rusine si ti e kane edhe xhihadistat ortodoks te forumit te Temes. Aleanca ortodokso-islame (thellesisht antishqiptare) eshte e njohur dhe e vjeter. Fatekeqesia juaj eshte qe ju jeni skllav dhe si te tille kurre nuk do te mund te mateni me fuqine e vullnetit te njerezeve te lire perendimor.
Po ta jap lajmin e mire – 3 udheheqesit e ISISit u vrane sot nga SHBA. Lajme te ketilla do te ndegjosh shume ne vijim.
Sa keq qe per momentin SHBA nuk mund te bombardoje edhe xhihadistat ortodoks. Por do t’iu vije radha edhe atyre.
Nje BRAVO te madhe per Astrit Gashin.
Eshte kultura orientale kjo.
Ok, @lemi !
po nuk u ndalua altoparlantet e xhamive qe te amplifikojne zerin per qellime fetare shqiperia nuk mund te behet evropiani.Ne evrope ka xhami por nuk lejohet altoparlanti sepse krijon ndotje akustike, denigron kostumin evropian,slejohet ne baze te normave te BE.