Thirret Nexhmia të na tregojë historinë! O turp!

3 Shtator 2014, 15:07Blog TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Ja, ka njerëz që dëshirojnë ta dëgjojnë! Për të kënaqur dëshirat e tyre ka gazetarë që e ftojnë  fantazmën të flasë. Unë nuk e pëlqej këtë shërbim, por herë Rudina dhe herë Qafoku e thërresin vejushën e zezë dhe ia shtrojnë muhabetit në ato fusha e livadhe ku ka qejf të endet ajo.

Shumë e drejtë. Në Shqipëri koha e Enverit nuk ka perënduar. Dhe nuk do të perëndonte përderisa unë dhe ata që mendojnë si unë nuk bënë asgjë që ajo të perëndonte. Duhet ta pranojmë humbjen. Por ajo që më bën të pyes pa rreshtur gjithëherë kur Nexhmia dhe soji i saj dalin e mbushin ekranet e panumërta të këtij vendi është: mos kanë harruar shqiptarët tanë të lexojnë? Dhe nëse nuk kanë harruar, a nuk ju mjafton atyre libri i Historisë së Partisë së Punës, ai libri me kapakë të kuq?! Vejusha nuk thotë asgjë që të jetë ndryshe nga libri.  Në vend të saj le të dalë një nga bukuroshet, nga misset e shumta të konkurseve të bukurisë dhe le tua lexojë njerëzve. Estetikisht përfitimi do të ishte më i madh. Dhe audienca do të ishte më e madhe. Por zoti Qafoku nuk do të pajtohej me këtë formë. Ai ka mall për Nexhmien! Ose nuk ka mall fare, por ka dëshirën e ligë që t’u thotë shqiptarëve që kanë iluzione të shpifura: koha e Enver Hoxhës nuk ka ndërmend të perëndojë! Dhe unë ia pëlqej këtë synim Qafokut. Unë? Unë le t’ia shoh hajrin pafuqisë time! Përderi sa ai që thërret Nexhmien të dëshmojë nuk është gazetar, por thjesht një enverist shkurtabiq….

Se një gazetar i vërtetë do t’i kërkonte asaj  egërsire të plakur të fliste për krimet dhe rrënimet ekonomike, për terrorin dyzetepesë vjeçar! Ai do ta pyeste nëse ajo vazhdon të besojë se Shehu, Balluku dhe Azbiu ishin vërtet armiq dhe spiunë? Dua ta shtyj në pozitën e saj më skandaloze me të vetët. Me të vetët! Se e di që për martirët e ndritur të klerit ajo, pa iu marrë goja, do të thotë me dërdëlli, se ata ishin armiq. Mijërat e të vrarëve, të varurve, të burgosurve dhe të shfarosurve pa arsye, ajo do t’i kalojë me një “janë bërë dhe gabime”.  Jo, temat djegëse ne nuk i presim që tia venë para syve këta enveristët e ekraneve! Ata do ta lenë të tregojë historinë e Pezës, kur ajo mori pushkën të qëllojë një gur dhe goditi në shenjë, edhe kur major Abaz Kupi atë gur nuk e goditi dot! Do të tregojë se si të gjithë ata që më vonë  dolën armiq të Enverit të saj, nuk e qëlluan dot gurin, të cilin çuditërisht e goditën vetëm Nexhmia njëzetvjecare dhe Haxhi Lleshi me një sy!

Pastaj ata e lenë të shijë dhe të tregojë lavdinë e Luftës Nacional Çlirimtare, e vetmja vegjë ku kapen komunistët që të ndihen tamam të nderuar. Dhe këtë refren do ta dëgjojmë deri në fund të këtij viti,përderisa largimit të autokolonave gjermane drejt Gjermanisë, ne do të vazhdojmë t’i themi çlirim. Dhe rendjen pas tymit të makinave duke përzënë nga kjo ndjekje tërë ata që nuk i deshim në sofër me ne, do ta quajmë Luftë Nacional Çlirimtare!  Jo, jo, asnjë intervistues enverist nuk do ta pyesë plakën nëntëdhjetë vjeçare çfarë lufte patën bërë Enveri dhe Mehmeti deri në gusht të 1943?! Luftë që deri atëherë as Balli nuk e pat bërë! Ajo nuk do ta thotë kurrë që dy forcat rivale, Balli dhe komunistët e ndjenë erën e gostisë që përgatitej pas Stalingradit dhe El Alamejnit! E ndjenë që humbja e Boshtit nazifashist kish filluar. Pyetësi servil as që mund ta verë në dyshim që goditjet e trembura që u bëheshin gjermanëve në Shqipëri nuk ishin për çlirim, por për të regjistruar merita. Hileqarët shqiptarë u mblodhën në Mukje thuajse pa hedhur fare pushkë “çlirimtare” deri atëherë. Nexhi nuk do ta pranojë se ishte një moment kyç i luftës botërore ky, kur vezullimi i pushtetit do të prodhonte pa tjetër luftë civile. Dhe lufta civile nuk pushon kurrë në Shqipëri. As sot! Por idhtarët enveristë nuk do t’ia kërkojnë që ajo ta pranojë këtë. As që do ta shtrëngojnë të pranojë se e vetmja luftë që fituan ishte ajo me kundërshtarët nacionalistë dhe se kontributi në disfatën e bllokut fashist ishte ultraminimal. Ata nuk e pengojnë

dot byroisten e pashpallur që të mos ndotë kujtimin e shokëve të rënë, abuzimin me gjakun e tyre të pastër dhe të ndershëm, dhe t’i venë në dukje se ajo me të shoqin vranë shokë dhe shoqe lufte më shumë se sa patën vrarë gjermanët dhe italianët bashkë.

Ata shërbëtorë mediatikë nuk do t’ia rrëzojnë kurrë Enverit tezën se “ne ishim në krahun e aleatëve të mëdhenj!” Është një përrallë që gjithnjë e me zë më të lartë përalliset sot, kur dihet se si u sollën komunistët e ardhur nga malet me aleatët e mëdhenj. As mos presim të pyetet kjo mbetje e harruar nga Zoti, si shpjegohet që tërë fitimtarët e Luftës u thirrën më 1945 në San Francisko dhe themeluan OKB-në. Si shpjegohet pra, që na u deshën dhjetë vjet të mendohemi që “ishim me fitimtarët” dhe kërkuam të jemi pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara vetëm më 1955!..

Na lexoni Historinë e Partisë, vëllezër enveristë, por vereni të na e lexojnë miss Albaniat dhe mundësisht të veshura me bikini! Jo Nexhmia, burra! Jo ajo! Kujdesuni për spektaklin, për formën! Pavarësisht se përmbajtja kundërmon! Mos na neverisni!

 

94 komente në “Thirret Nexhmia të na tregojë historinë! O turp!”

  1. laramani njengjyresh says:

    Qellove si kalama o Pellumbeshe, shume injorant me argumentet qe jep po me dukesh dhe nqs jo injorant, atehere pervers i degjeneruar!

    1. vlora80 says:

      ti ore njengjyreshi i kuq,,te vjen hidhur he, brigadier i poshter spiun fshatar,,skeni faj se ja hodhet paq

      1. Dielli mbi KORAB says:

        Zotni Pllumb me erdhi turp,sinqerisht kur lexova shkrimin tuaj.Te kam adhuruar si njeri me kultur.Me erdhi turp se si arrin nje dramaturg dhe nje intelektual qe shkelqeu ne socializem te shkruaj kaq vulagarisht tani.
        Mund te mos e kesh dasht ate sistem,mund te te jen bere dhe padrejtsina,por eshte e pafalshme per nje intelektual qe te shaje si nje halabak rrugesh.
        Zotni Pllum i Zi qe e shikon Luften partizane si nje piknik malesh,duhet te te vije turp per ata mijra te vrare se ishin djem nenash shqiptare.
        Shqiperia ne vitin 1944 kishte gati 80 % te popullsise analfabete,dhe ti e din shume mire kete gje.
        Fale sistemit komuniste u shkolluan njerzit deri ne shpellat e Tropojes.Shqiperia u be shtet i pavarur dhe emri shqiptar deri ne vitin 1990 e perfaqsoje me barkun e pangopur por me dinjite.
        Ai sistem beri dhe shume padrejtsi,por jo me shume se sitemi qe ndertoi Berisha miku jot qe te beri Ambasador.
        Per mua ti je nje PLAK i LAJTHITUR,por un do te vazhdoj te adhuroj Dramaturg Pellum Kullen qe na e benet jeten ne ate sistem izolimi me te lehte.
        Enver Hoxhen nuk e nxin ti dot o Pllemb.Ai ishte DIKTATORI i eger qe punoi per Shqiperine.
        Un do te doja qe ai te rilindte prap.Te garantoj se nuk jam KOMUNIST dhe as nuk kam patur prinder komunist.Jam rritur nga dy prinder qe punonin 6 dite ne jave dhe kishin vetem 15 dite pushim ne vit.Jam rritur nga nje nene qe punonte me turne dhe rriti 5 femije,na lante nga gatuante bonte triko me dore qe te mos merdhifnim ne dimer dhe nga nje babe qe ikte ne mengje dhe kthehej ne darke nga puna.
        Njerzit kish pune dhe ne qoftese don ta degjenerosh qenine njerzore leje qe te ngrohet ne diell,Ather ai behet shtazarak dhe egersire.Kjo gje ka ndodhur tani o Pellumb ne Shqiperine tone.
        Ti ike ne Amerike si Ambasador dhe nuk hoqe keq te te rrish atje bashk me familjen,ndersa une ika maleve si qindra shqiptar per nje jete me te mire.
        Tani jam ne Gjermani ne vendin me te fuqishem te Europes.Kur shishet e ujit nuk i hedhin por i kthejne ne dyqan si dikur ne para viteve 90 shishet e vajit dhe kavanozat e reçelit.
        Enveri e donte Shqiperine siç e don dhe ti, siç e dua dhe une.Ai punoi dhe vepro ashtu si dinte,dhe te jesh i sigurt ai bere me te miren e mundshme per ate vend.Nuk dua te te numeroj 100 arsye pse Enveri e donte Shqiperine sepse ato prap nuk do ta mbushin koken tende te bllokuar nga SKLEROZA kapitaliste.
        Sado qe ta uresh HEROINEN KOMUNISTE Nexhmije Hoxhen,ajo kur ishte vajze e re morri pushken dhe doli malit,pastaj punoi per civilizimin e gruas shqiptare,dhe Perendija nuk e denoi qe te vdiste,por i dha jete te gjate.Ndersa ty o Pellumb i Zi te denoi si dhe shume te tjere qe ta shani ate.Ti i arratisun ne HA-merr-ik bashk me zonjen tende fudulle,ndersa Nexhmije Xhuglini-Hoxha asht nje Nene-Gjyshe me mendje te kthjellet dhe me dashuri per token shqiptare vazhdon te jetoj thjesht, por me krenari.

        1. Majakovski says:

          TE LUMTE PENA O DIELL MBI KORAB I KE THENE TE GJITHA ME REALIZEM QE NUK NA MBETET TJETER ME THENE SE E PRISHIM. JEMI TE VEGJEL TE FLASIMMPER ATO QE BENE LUFTEN DHE NA UDHEHOQEN PER ME SHUME SE 40 VITE ME PLOTE DINJITET. TURPI ESHTE I KETYRE LLOJ PELLUMBASH QE NUK FLUTUROJNE POR VETEM ZVARITEN.

          1. pajtim says:

            O Cimi, ca po thote ky.

        2. nallbani says:

          O Koqe mbi Korab
          Kur ka erdhur puna qe te besh komente edhe ti o spiun 120 lekesh, mos ngelte kuqalash pa bere komente. Nene gjyshja e zeze po jeton gjate se ka pire gjak te paster shqiptaresh dhe te shohe urrejtjen karshi saj te miliona njerzve, perveç teje o spiun

          1. mmmmmm says:

            O Nallban,shko merru me patkonjte me mire!Nuk jane pune per kafsharet si ty keto!Hajt…

      2. Taulant says:

        Pellumb,po tregon qe nuk je vetem kulla me e larte e humorit shqiptar,por je dhe nje kulle e perhershme opozitare me padrejtesite.Dhe natyrisht keto dy “kulla” vecse e mbeshtesin njera -tjetren.

        Dhe ,per fat te mire, kulla e huomrit tend eshte ngritur pikerisht mbi opozitarizmin tend.Humori yt ka qene theres,nuk ka qene thjesht nje caj I ngrohte ne dite dimri,por nje bisturi e vogel qe e nxirrte qelbin ne shesh.Ti nuk u bere pale as me Enverne as me Saline…

        Diejt mbi koraber me kujtojne shprehjen e famshme latine:Shqiponja nuk ha miza…dhe ti mos u merr me keta te vetquajtur ” diej”.. ti nuk mund te hash miza

        1. Aty says:

          Pellumbi u be kulle e humorit vetem se bente per te qeshur edhe Enverin. Po te ngerdheshej Enveri, e dinte mire Pellumbi dhe Pallumbesha se ku i shkonin puplat. Me qe ka fantazi krijuese, le te fluturoje me mend, jo shume, por ketu e 50 vjet me pas. A thua do te kete kellqe ndonje historian te fshije 50 vjet histori, produkt i se ciles eshte edhe ky pellumb qe i kane rene puplat? Ne nuk duam te harrojme as humorin e ish-Kulles, pjese e arritjeve ne ato 50 vite. Sado ta shajme ate periudhe, qofte dhe per ato gjera qe meriton te shahet, kjo nuk mund te jete alibi per vjedhjet dhe korrupsionin e sotem. Kujtesa e se shkuares eshte bekim, instrumentalizimi i saj eshte mallkim i neveritshem.

        2. Laja says:

          Kulla e barit do te digjet…

    2. pajtim says:

      Ke te drejte vella. Ky dreq Pellumb paska currufjepsur. Po edhe ky plakush shoku i Nexhmies ka qene. Plehra. Ajo lufte e fituar na krijoi mundesine te kemi sot Shqiperi.

  2. u c'u gezova says:

    Po Znj Nexhmie eshte pjese e historise dhe natyrisht kush me mire se ata qe bene historine mund te tregoje per te! Apo humoristet si puna e Kulles se Pellumbit!?
    Keta lloj “intelektualesh karabushe” jane cmirezinj,si thote ai Bekim Shperdhima ?

  3. analist says:

    O Pllum, a i ke bere vehtes pyetjen se pse nuk te pjerdh asnje TV, por ky Qafuku qe nuk te pelqen merr goxha rroge ne nje prej tyre?
    Te ka mbetur vetem te shkruash gratis ne TemA or qyqar.
    Por po nuk te pelqeu Nexhmija dhe Qafuku, po çoje TV ne stacion tjeter or qyq se jemi ne demokraci or qurrash e nuk detyrohen gazetaret te plotesojne teket e njerit apo tjetrit ish-enverist e bukeshkale si puna jote.

  4. një enverist says:

    Enverin nuk mund t’a mbroj as Nexhmia e askush tjeter. Enverin e madh e mbron epoka e ti.!

    1. nallbani says:

      Enverin e mbron vetem epoka e IDIOTEVE

      1. i duruari says:

        O TRAP Nallban,te gjithe thone “ne kohen e Enverit…”! DEFICENT!

  5. Idealisti says:

    Si mbas Pellumbit (si person me pikepamje demokratike) Nexhmija ska te drejte te thoj ate qe mendon…!!!!!!!!!

    1. vlora80 says:

      ajo dhe gjith adn-ja e saj duhet te ishte ne burg more draper

      1. uhahaaa says:

        Ndersa FUNDERRINA si puna jote duhet te ishin ne Mars! ?

  6. Gramoz says:

    Z.kulla qe mund te jesh bodrumi fillova te lexoj artilullin tuaj dhe kur arrita tek deshtimet ekonomike mendova se per ke eshte fjala per periudhen e komunizmit apo per periudhen e hajduteve e kriminelet sotem dhe aty i bera stop leximit dhe mendova se kete e ka shkruar nje idiot

  7. oopooonomoro says:

    kan luftu dhe jan vra te tjeret
    luft esht ajo kur tjetri merr armet dhe lufto ushtrin e huaj pushtuese.
    se gjith bota luftoi por nuk bene te gjith “stalingrad”!
    sipas vendit bohet kuvendi. vend i vogel luft me grupe,vend i modh luft me brigata e armata!!
    vend i vogel luft me dyfek turku. vend i modh luft me bomb atomike..ama lufta esht luft sepse ka edhe te rene per liri.
    po ti qeke i rrot kari qe te ka ardh koha me karnue!
    asaj plakes i lumt qe nxjerr se ajo me te sajte kan mbajt anen e luftes clirimtare ndersa kundershtaret e saj ishin bashkpuntor te pushtuesit.
    se ca u bo me von edhe dihet se kush e ka fajin. e kan fajin gjith shqiptart qe jan njers dembela dhe kriminele,tipa me vese,te cilet jo vetem nen qeverin e te kuqve qe nuk ben gje shtet,por edhe tash nen flamurin blu prap po i shafim se cfar po katranosin,krim gje plehresi!!
    fajin e shqiptarve mos ja hidhni disa personave..
    shqiptaret masivisht jan qenije me vese dhe te kqinj.
    e thot edhe europa tash kte prandaj edhe ju ka len pas gardhit.

  8. ejona says:

    me gjithe respektin per ju z.Kulla, por njerezit sot jane te lire te mendojne si te duan, te therrasin ke te duan dhe te besojne ke te duan…prandaj e deshem demokracine. Nexhmija me te gjithe te keqijat e saj per kohen e atehershme, ka dhe ajo pjesen e saj te historise, se pse disa te mira komunizmit nuk duhet me i mohuar. Jemi te lire te mendojme si te duam,,,dhe jo sipas mendjes tende, dhe etiketimet per koleget nuk te shkojne per shtat ty, me habiti gjuha jote!!!

  9. Sokrati says:

    asnje fjale Pellumb per monumentin e demtuar?Apo te cenohet Edushka?po Berishen pse e harrove kesaj rradhe?Po enveristet dhe kriminelet e kuq qe po emerohen ne poste shteterore pse nuk I permend?Lere Nexhin te flase,nuk po I plas kujt per kete!Po per djalin e Sules,Xhelilit,Kristaqit etj si keta monstra si nuk gjete nje fjale!

  10. Korabi_UK says:

    Nuk mund te injorohet historija e Shqiperise nga ish servila dhe byth lepires te PPSH si puna e zotit Kulla.
    Askush nuk e ka imponuar ta degjoje pseudoanaliostin e lare permendur zonjen Hoxha edhe te heqet si i zgjuar me komentet e tij te pakuptmta dhe jo bindese.

    1. Petro says:

      Per cfare historie flet ti mor Korab?Ajo histori e perfundoi popullin neper litaret e vaporeve, neper klone, neper mure ambasadash, neper semaforet e botes.Sa vjec je?E mban mend se mirrnim nje kokerr portokall ne vit?Gjithe naten pa gjum per nje shishe qumesht per femijte.etj etj.Po gjysmen e popullit te sakatosur e mban mend?Vrare, internuar, burgjeve 20 e kusur vjete.Po 200 petritat e partise e mban mend si perfunduan?Ejjjjj, thirri mendjes dhe arsyeto.Dhe nese vazhdojne mundimet e ketij populli, vazhdojne se perseri jane bijte e tyre qe udheheqin duke u bere miljonere.Ti nuk flet nga Korabi, flet nga ndonje grope me sy mbyllur.Vazhdo te kesh nostalgji per nje sistem krejt te deshtuar, zullumet e te cilit po vazhdojme t i vuajme edhe sot.

      1. Andon says:

        Jo…. realizmi socialist I solli popullit begati…pff

      2. uhahaaa says:

        O Petro,ti qeke koqe kanari! Nje portokall ne vit thote!!! Uuuuuhahahaaaa,ti s’paske jetu ne shqiperi por te pavioni 17! Uuuuhahahahaahaaaa….

        1. erghalhasdfl anticensurë says:

          mos ja fut kot,ata të 17ës merrnin çdo ditë portokaj!
          vetëm se nuk ju kujtohej!!
          më fal ke të drejtë!!

    2. vlora80 says:

      ti more draper&cekan qe thua “komentet e tij te pakuptimta dhe jo bindese” ,,po ku ka burr nene ti mbush mendjen nje injoranti si puna jote,,ti je mentalitet skllavi

  11. grikizgej says:

    Te lumte pena ,zoti Pëllumb!
    Janë minj gjirizesh dhe jo gazetarë që gjëmojnë,pusetat dhe kërmat e kësaj kohe.

  12. Paskuqani 01 says:

    Te gjithe HALETE paskan komentuar shkrimin e Pellumb Kulles….

  13. turi says:

    Oooo milet po fliste per luften Nexhmija. Kurse per historin kemi beqiri dhe seren tende o historian me fam qe e bete Saliu hero kombetar,qe revulucioni kumunist e permbysi. Te behet revolucioni komuniste do patakset dhe sisi kete ta garantoi prandaj mos e kruani bythen ju sahan lepirsa se kemi dhene gjake ne per shqiperin dhe skemi perfituar asnje gje te pa drejt dhe te pa ndershme. Dhe i themi seres zogiste dhe seres Fevzi kemi dhene 3 jete ne lule te rinise per clirimin e atdheut jemi gati te japim dhe 30 per seren e NEPERKES SE VERDHE FEVZI MUTIT DH3 JU PALO HISTORIAN LESHI.MOS U KRUANI SE AQ E KENI PATE JU DHE ME SATRAPIN ZOG DHE U MORI PERUPIA PASAJ. NUK NA DUHET NE CA BERI NEXHMIJA ME MBRAPA SE JU SERA E HISTORIANVE QE DILNI KUNDRA TANI I BENIT GOJORE ATYRE ATEHER. QEPENI O TE PA FYTYRA. TE PALMA DHE TE TY NGELI HISTORIA

  14. Majakovski says:

    z. Pellumb ose Kulla fati i keq i yti se fjala zoti nuk i pershtatet as emerit dhe as mbiemrit tuaj prandaj e shkrojta me te vockel. Me kete shkrim e ke dhjerre. Jovanka e Titos i ka sikletosur njerezit edhe e vdekur. Zonjen Nexhmije ta degjojne te gjithe ato qe e respektojne pee ate kontribut qe ajo ka ne luften NC dhe para saj dhe gjate ndertimit te vendit. Degjoje dhe gjykoje. Asnjeri nuk ka bere turp pse e ka degjuar. Nje antikomunist ne demokraci eshte me i rezikshem se nje komunist qe ne menyre konsekuente mbron bindjet e tij. Turpi te te mbetet ty o “zoti” pellumb OSE kulla qe nuk mund te shkruhen me te madhe.

  15. Syrja says:

    Pellumb qenke bosh me keto qe shkruan. A je ti qe Berisha te beri ambasador ne SHBA dhe ti cfare nuk i ke thene me pas. Bukeshkal.

  16. Bardha says:

    Turpi nuk eshte per kopete e sklleverve. te cilet lengojne qe t’u kthehet mundimtari i tyre.

    1. ehe says:

      Turpi eshte per BAJGAT qe thone se mbajne ere te mire! ?

  17. Plaku i ngeshem says:

    Zoti Kulla po edhe ju ne “kohen” e Nexhmijes u bet i njohur, ne kuptimin e shendosh qe kjo fjale ka. Ne kohen e Saliut u bet i njohur si Saliu. Dmth qe ju shohim shpesh ne gazeta dhe TV per…intervista dhe shkrime qe shpesh nuk kane thelb. Dukeni njeri i merzitur. Mos prishni nervat po nderroni Kanal kur sju pelqen permbajtja dhe pini kamomil darkave.

  18. Klimax says:

    Qe ta cilesoj nje shkrim idiot, kam frike se do i bej qejfin ketij sharlatani!

  19. Anita says:

    Gjynah Pellumb qe su bere dot skifter. Deri ne 90 lepije partine e qaje Revisten Hosteni kunder shfaqjeve te huaja tani ben si Krishti. Neveri. Shqiptaret skane nevoje per gjuhen tende te helmosur nga USA. po ti ske faj.

  20. serveri says:

    Me thoni qe kush shkeli ne ate vend e nuk u kthye ne “PELLUMB” me çipe jo ne trupe por ne b…e!I tille eshte edhe Pellumb Kulla ku edhe Ai si te gjithe ata qe zevendesuan karakterin me kollare, kane hedhur fimen e per kete Saliu u thote shpesh e indirekt se i kam dosjet ne kasaforte,si shefi i tyre!Te gjithe keta “pellumba “tani jane kthyer ne sorra qe i sherbejne vetem nje perandorie paçka se cenojne interesat kombetare.Me e udhes eshte te jeshe si Nexhua me nje fytyre se sa si Pellumbi sorre pa fytyre!Shqiperine nuk e shkateroi as Enveri e as Nexhua por Ju felliqesirat e ketij kombi keni 24 vjete qe vodhet,dogjet,plaçkitet ate qe kishte ndertuar Enveri !Do te isha i interesuar te dija ose kodin ose fjalekalimin qe te kane emertuar atje ku edhe gjethet e pemes te pergjojne o sorre qe kerkon te na shitesh si pellumb!Poshte diktatura e budallenjeve te veshur me kollare!

  21. BERISHA LARGOHU. says:

    Nexhmija eshte vete historia e shqiperise.

    1. pkola says:

      Ju pshursha enverin,nexhmijen dhe sali berishen se bashku.
      PLEHRA te te gjitha trevave – bashkohuni (se po na shajne kuçedren e zeze)

  22. Deli says:

    Mjerim dhe asgje tjeter….
    Akoma me dokrra te LUFTES NC, shqipetaret nuk done te zgjohen nga gjumi shekullor, jane te pafte ju pelqen.

  23. miri says:

    Te leme menjeane Pellumbin e talentuar te humorit dhe te flasim me Pellumbin e fshatit Zemblak te Korces. Fshat i mbushur me balliste .
    Ne nuk jemi fajtore pse babai i Pellumbit dhe me gjere farefisi i tij u rreshtua ne krah te ballisteve duke minuar luften e drejte per clirim te bere nga shumica e popullit shqiptar qe u rreshtua ne rreshtat partizane dhe realizuan fitoren e madhe me 29 nentor 1944.

    Ne bijte e partizaneve kemi qene dhe jemi krenare per prinderit tane.
    Do te festojme me dinjitet 70 vjetorin e clirimit te atdheut tone te dashur
    Lavdi perhere deshmoreve te Luftes Nacional Clirimtare.

    1. nip Deshmori says:

      Lavdi deshmoreve!
      Vdekje Fashizmit!
      Turp historik per kolaboracionistet!

  24. altin says:

    I nderuar

    Cfar turpi – kjo ka qe nga kotovica qe u serviret shqiptareve perdite si demokraci e cunave dhe cupave te bllokut

    Jemi I vetmi vend ne lindhe qe kemi ne oarlanent jo vetem spiune por oficer te sherbimit moster digurimit shtetit

  25. vlonjati says:

    Bravo Pellumb,
    Shume aktuale ne kete rast eshte thenja e vajzes se Stalinit Svetlana Alliluyeva se “E keqja e komunisteve eshte se babai i saj (pra Stalini) i urdheron ata edhe per se vdekuri”.
    Nje pyetje duhet bere kesaj krimineles nexhmie: A eshte e vertete se pas vdekjes se Enverit, tek varri i tij dhe ne shtepine e tij (Vila 31) jane shfaqur djajt dhe kjo pantere e zeze eshte detyruar te therrase Nenen Tereze (ne vitin 1989) per te bere ekzorcizem?
    Ku e merr guximin kjo kriminele qe edhe pas kesaj ndodhie te pazakonte ne shtepine e saj (qe eshte mbajtur sekret nga sigurimi i shtetit)del dhe flet per enver dhe komunizem?

    1. u shkrime gazit says:

      Ndersa ty tu shfaq nje engjell dhe te tha : Nxirre budallain nga brenda,beju vetvetja! ? ? ?

    2. erghalhasdfl anticensurë says:

      o gallatë e gjallë!!
      dhe këtë se kisha dëgjuar ndonjëherë!!
      sigurimi paska mbuluar dhe djallin vetë!?:-)
      enveri ndaloi zotin sigurimi djallin!
      po paskemi që¨në fantastik mor milet!!
      a të pjerdhça mënjen o derzi!po paske rrjedhur mor thumb thesi!!

  26. Maverick says:

    Z.Kulla, plotesisht dakort me shkrimin deri tek pika ku minimizonit LANç-in. Jo more zoteri. Informohuni me mire se eshte TURP i madh per ju qe jeni nje nga penat me te çmuara, te leshoni mufka te tilla te denja vetem per nje injorant historie te pashembullt. Mujo Ulqinaku i priti me pushke fashistet, çeta e Pezes nuk e filloi rrebelimin dhe luften pas Stalingradit dhe El Alamein-it. Ju lutem korigjohuni dhe minimalisht kerkonjini ndjese atyre idealisteve qe luftuan dhe u vrane per Shqiperi.
    (nga nje lexues i rregullt i juaj)

    1. nallbani says:

      o maverick Mire Mujo Ulqinaku, po Enveri yt dhe Nexhmija jote,çfare benin ne 1939 kur hyne italianet, apo dridhnin leshte?
      Gjakun e paster te shqipetareve askush nuk e mohon, perveçse gjakpiresi Enver dhe shtriga e zeze e Shqiperise, Nexhi me çizme

    2. erghalhasdfl anticensurë says:

      maverik
      shpjegimin më të sakt ta ka dhënë miri,disa komente sipër teje!
      ¨pëllumbi si shumica e popullit tonë nuk e njeh obiektivitetin,ai është subjektiv në maksimum!!ai mutin e të parëve të tij ballistë kërkon ta lajë me shurrë!!ai sot, pas 70 e kusur viteve,fillon e lexon “nostradamusin”(kritikë në retrospektivë)dhe të përshkruan historinë!!
      harron i vafri pëllumb se në kohën kur zhvilloheshin ngjarjet,lufta,vetë lajmet e palëve në luftim të drejtpërdrrejtë,përhapeshin me shpejtësi kërmilli dhe me një pasaktësi të madhe!!harron pëllumbi se nëse stalingradi,aq më pak el alamein,skanë pasur ndikim në luftën e shqiptarëve kundër nazifashizmit!e vërteton fakti i vogël që po ta dinin shqipot se ku do të përfundonte muhabeti,të paktën paraardhësit e “zgjuar”të pëllumbit,nuk kishin për tiu pashkuar gjermanëve!!por paraardhësit ballistë të pëllumbit pavarsisht dy betejave të përmëndura nga pëllumbi,kujtonin se gjermani e kishte në dorë situatën,dhe shpresuan deri në ditën e fundit!!
      vetë pëllumbi i shkretë harron dhe fillon e bie në kundërshtim me veten kur thotë “Ata nuk e pengojnë dot byroisten e pashpallur që të mos ndotë kujtimin e shokëve të rënë, abuzimin me gjakun e tyre të pastër dhe të ndershëm,”!
      vetë pëllumbi e pranon këtu se lufta nacional çlirimtare ishte e drejtë,por që më pas pati shtrëmbërim!!(për këtë nuk kam kohë të diskutoj,nuk është dhe vëndi)pra vetë pëllumbi pranon se LANC ishte luftë e pastër dhe e bërë nga njerëz të ndershëm,por gjaku i të parëve nuk e lë që të mos e shtrëmbërojë duke e quajtur luftë civile,duke e quajtur ndihmesën e saj si ultra minimale!!shpartallimi i nazizmit u bë nga “ultraminimalët”,francezë,jugosllavë,grek,polak,shqiptar,çek,belg e hollandez,bile dhe nga vetë aleatët e nazizmit,italianët!!këta ultra minimalë ndihmuan bashkimin sovjetik anglinë dhe amerikën!u rreshtuan në krah të tyre!!
      përveç jugosllavisë,popullsi shumë më e madhe se shqipëria,të gjithë këto vënde të tjera nuk kanë luftuar sa shqiptarët kundër nazifashizmit!!nëse ne jemi ultra minimalë,çju mbetet këtyre të tjerëve!!të mos hapin gojën??jo pëlle ata e mbajnë veten për antifashistë,bile dhe italianët vetë!!
      vari teneqen se u zgjata shumë!!
      pëllumbi lulëzoi në kohën e ferrit dhe u vyshk në kohën e “parajsës”!
      nuk e di sa ka pasur sukses pas ’90ës!!me shkrime e kam fjalën jo me karrierë!!

  27. socialisti zhgenjyer says:

    fatkeqesi qe ne shqiperi kemi shum pak si zoti Kulla dhe kaq shum komentues te si me siper,Konkluzionet tuajat.

    1. eeeej says:

      Shyqyr qe te kemi ty! Ja hudhem…

  28. zqk says:

    E ke dhjere kesaj here o pllum. Ke ndonje deshmitar, fakt qe ndryshosh ate librin e kuq? Me sharje nuk e ndryshon dot. Ai koloneli anglez qe u vra ne Zagorie ne cadren e vet nga bombat e aviacionit gjerman kishte ardhur te merte pjese ne Kongresin e Permetit. Si thua ti, do dergonte Cercilli kolonele e gjenerale ne Shqiperi se i kishte te tepert? Do dergonte armatim, veshje e flori? Apo i duheshin te zgjodhnin problemet e luftes civile shqiptare. He pra dil ne televizion dhe na e shkoqit kete budallallekun e Cercillit se mbase i ze vendin ne lavdi. Pra leri deshmitaret te flasin. Intervista ishte per luften me rastin e 70 Vjetorit, jo per ta marre ne hetuesi Nexhmien.
    Heret e tjera ta kam pelqyer penen, por kesaj here e kishe ngjyer ne urrejtje dhe shkrimi te doli zhgaravine.

  29. reaksionar says:

    Ore Pellumb,po me ate pacavuren e Malos,t’u rrit kaq shume mendja more krimb?Po te tjeret kane dhene jeten per atdheun e po durojne shume baltrat tuaja o nevojtore!A ke qene ne lufte,na ke thene qe ne Konfrencen e Pezes ke qene ulur ne mes bab Myslimit e Enver Hoxhes,na trego ti me mire se c’fare ndodhi me tej…..ose kur ke qene ushtar me batalionin zogist qe sulmuat Greqine……c’fare te shkruajti shoku Enver kur te arrinje ne Kallpaq,e te takonje Malon!Na trego o veteran antishqiptar!

  30. lisi says:

    Mendoj zoti Pellumb, urrejtja s’duhet te te errresoje syte sa te mos shohesh ate qe ben muuuuuu.
    Nexhmija me shoke e shoqe e bene luften; ti dhe ata lepujt e ty u fshehen vrimave.Per kete s’ke fare te drejte te flasesh.Shiko gjerat e tjera se i ben mire.
    Shpesh na ke kenaqur;sot e dhjeve.

  31. Arberor says:

    Ndonjehere, njerez qe me te shumtat e herve i quame “pena te medhaja”, kthehen ne maja pene shume te vogla, si mendja ne momente te caktuara. z. Kulla, shoqja Nxhmie duam apo nuk duam, ka te drejte te flasi per LANC, pasi ajo pjese e historise i perket atij brezi. Mos harro se si tha edhe nje komentues tjeter ketu, ju ashtu si edhe shoku Sali u bete te njohur ne kohen e atij “komunizmi” qe sot e shani, ndaj edhe nuk tregoni gje vec se Hipokrizi. Nuk ka rendesi te shkruash per cdo teme, redesi ka se cfare dhe si e shkruan.

  32. xho says:

    Me beri pershtypje ne mes ketij artikulli ku denohet nga ky person, sistemi komunist nje fjali dhe shprehimisht : Nexhmija “Te fliste per Renimet Ekonomike” Kjo fjale me te drejte sot mbas renies se “RiDemocracise” te Sali hajdutit te cilit I sherbeve edhe ti ne Neywork ju perket edhe juve si i PD. Po per momentin kur flet per zonjen ne fjale e cila ka edhe ajo gabimet e saj sidomos mbas vdekjes te E.Hoxhes kjo battue eshte jashte konteksit dhe eshte bere me qellim te keq.Cfare trashegoj nga koha e Zogut kur familja e juaj jetonte mire dhe cfar shkateroj komunizmi per kete me jep nje pergjigje te sakte dhe jo futja kot. Eshte nje pyetje e thjeshte por sigurisht pa pergjigje sepse ekonomisht vetem ndertoj. Gabime ka pasur ne drejtime te tjera sidomos ne shtetezimet e cdo lloj qe I dhane fund Prones private dhe ndertimit te nje epoke te re te pa njohur qe nuk pati sukses te cilen e hodhen poshte vendet e tjera se te ishte per shqiptaret kjo nuk do te ndodhte kurre.Kjo per aresye se shqiptaret jane te lumtur se mund te jetojne dhe ne planetin mars.

  33. Marku says:

    Te lumte dora z.Kulla ! Shume bukur e ke shkruar dhe nuk i heq asnje presje.Vetem se desha te shtoj se ata kane te drejte te tallen me pjesen tjeter…Kur them “ata” kam parasysh Sulon,Qafokun,Beharin,Ilirin…ne pergjithesi Skraparin besnik ndaj partise…ne pushtet! Edhe Nexhmia ka te drejte sepse jetoi dhe po vdes si zonje e madhe dhe.. e sigurt qe do te beje lajm ne te gjitha ekranet,nuk eshte si te them si ….Musine Kokalari qe fqinjet qe e spiunonin falas ne Rreshen,e moren vesh se kishte vdekur ngaqe kuterbonte kufoma.Keshtu qe sido qe ta rrotullosh e ti besh vehtes pyetjen hipotetike : “nese do na jepej mundesia,cfare do te kishe zgjedhur te beheshe,komunist apo nacionalist,veteran apo i perndjekur,spiun apo ish pronar,sigurims apo prift…turpi i shoqerise tone eshte ..se turpi shperblehet derisa kthehet ne lavdi !

  34. Jani says:

    O Pëllumb mos janë gjë duke vdekur për bukë ?? Mos jeton gjë te pularia??? Apo kontrollojnë asetet kryesore ekomomike të kombit.??? Unë jamë i mendimit të krijojmë një fondacion bamirës për të shpëtuar këtë familje nga uria.

  35. mafiozet says:

    Z. Kulla shume e drejte kritika e juaj ,por ky stan kete bylmet ka.
    Keto qe te kritikojne, jane dylberat e Enverit.

  36. MERUA says:

    Ncencence.
    Ku e masin pulsin e popullit keta “tipa”?.
    Me budallain mos e ver se se mund dot,thoshte AI(ainshtaini).
    Nja 2 pergjigje te shpejta se Idotelleku nuk u shfarroska sic duket ne keto troje.
    1.)Aq shume u vrane sa nga 1.5 milion u beme 3 milion.(me respektin me te madh dhe keqardhe per ata qe u pushkatuan kot me kot,per ndonje keqkuptim e shpegoj).
    2).Ne ke vend te botes O INJORANT ORDINER nje UDHEHEQES matet vetem me vdekjet qe ka sjelle?.NE KE VEND,NE KE UNVERSITET MESOHET KJO GJE,NE KE FORUM HISTORIK BEHET KESHTU,NE KE,NE KE,NE KE……?.
    Sipas teje i bie qe ALEKSANDRI I MADH,GJERGJ KASTRIOTI,NAPOLONI, te jene terrorista te pa pare,qe jo vetem vrane e prene popujt e tjere,por edhe popullin e tyre,sepse ne lufte vajten.
    Por ja qe TRUTE me te medhenj ne bote,dhe historjanet e tere botes i njohin si UDHEHEQESIT ME TE MEDHENJ DHE HERONJ QE KA PASUR HISTORIA BOTERORE,O HAJVAN.
    ME SHUME ME VJEN KEQ SE KUSH JU LE JUVE TE KINI TE DREJTEN E F”ORMIMIT IDESH”NE SHQIPERI?.
    O IDIOTA te pa lare,nje opinionberes ne cdo shkrim ne vend te pare duhet te kete”BASHKHARMONIN” dhe jo “PERCARJEJ” SIDO QE TE KET QENE KA QENE UDHEHEQSI YT O “PABUKSA”.

  37. fshesa says:

    Enverit keni te drejte ti rruani karin ashtu sic ja moret ne goje kur ishte gjalle.Edhe ti mor kull mos ja harro nderin enverit se do kishe mbetur vec nje cope puntori ne fier por takimi me te ,dhe plotsimi i kerkeses qe i bere para punetoreve te tjere te beri nje nga kokat e agjitpropit ne fier.Nejse ty dhe themeluesve te pedes ju ve noten 10 per bythelepirje dhe servilizem ne kohen e enverit dhe natyrisht per cipen e virgjerise qe vute pas 90 per tu dukur si virgjeresha te pamekate.Nejse kryesorja eshte q

  38. fshesa says:

    e komunistet po shtohen dhe po ndergjegjesohen ata qe u genjyen me bananen e demokracise fallse.Nrese te pasurit ne shqiperi ne 45 kane qene si keta te sotmit atehere shume mire jau beri enveri qe u konfiskoi pasurine e vene me gjekun e njerezve te varfer.lp.

  39. Vlora in asylum says:

    nuk u shfaroskan nga dheu qelbesiret, shiko si u ngriten ju shane babane, sperme e qelbur enverjane

    1. Estore says:

      Vlora ne asylum… keta jane verteta sperma e kurvave dhe e kurvareve te maleve…. eshte veshtire te c farosen keta mbeturina te dylberizmit
      gjirokastrit… kjo eshte nje rrace e tredhur nga trute dhe nga topet.

      Pellumb e Vlora pershendetje nga Estori.

      1. hahahaaaa says:

        Pederastet ferkojne njeri-tjetrin! Tani zbuloni : Estori ja fut Vlores apo Vlora Estorit? Apo e bejne me rradhe!? ?

  40. Kreshnik Martini says:

    Enverit nuk i falet qe nuk pa me kohe qe rreth e rrotull tij ishte rritur nje armate gjigande b..lepirsish si puna e ketij Pllumit.

    Pllumi sigurisht i lexon rreshtat e komentuesve. Mbaje mend mire Pllum! Nje dite do te ikni, kockat do t’u treten dhe me fatalja per ju: Emri s’do t’u permendet. Historia ka vend vetem per ata qe lane emer per mire e per te keq. Ju e keni te rezervuar HARRESEN. Ky eshte denimi me i rende qe ju pret!

  41. Lush Perpali says:

    O Pulum,

    Po ca ke ti e laco, ato per historine po flasin jo per humorin?

  42. ilir,arb,shqiptar,alban says:

    Po na qelb era e pordheve te nexhmijes. Akoma keta qelbesira qe sunduan vendin me vrasje, burgosje ,perzenie, internime po vazhdojne te perhapin infeksionin. Po e keqja eshte qe ka nga keta mendje shpelaret qe jetojne ne evrope dhe amerike dhe vazhdojne te kene nostalgji per eren e plehut. Rembimi I pushtetit, vrasja dhe perzenia e elitave te shqiperise ne vitin 1945, shtetezimi dhe rembimi I pasurive te shqiptareve qene bazat e rrezimit te shoqerise dhe ngritjete te pushtetit personal te terroristit E.H. Ai e trumbetoi si te lavdishme luften e tij dhe pas kesaj per te konsoliduar pushtetin e tij spastroi nje nga nje apo me grupe te gjithe ata qe e ndihmuan te ngrihet ne pushtet.Te gjithe kishin frike nga ai qe nga e shoqja dhe bashkepuntoret e tij. Tamam drejtim mafioz. Te gjithe bashkepunetoret e e organizatave kriminale kane frike nga I pari sepse I zhduk. Keshtu ishte edhe organizata kriminale e quajtur PPSH apo PKSH.

  43. arben says:

    Edhe ti o Brut.Thenia e famshme e Cezarit para se te vritej nga miku I tij vlen edhe per ty o ish shoku Pellumb qe sot je pershtatur mjaft mire ne zoteri si shume kameleone te tjere te ish realizmit socialist.

  44. radikal says:

    Pullum o gulag ,po kur nuk te trodhi Enveri por te kishte te parin e vendit ,o mosmirnjohes qe kulaket e tjere u dergjen burgjeve ndersa ti ishe i pari i Fierit ne ate kohe,,Pullum te betohem atehere ishe dikush sot je askushi,bile po te ishe ketu do kishe vrare veten.

  45. Mashtruesi says:

    Pirdh pirdh o Zogu (pellumb), ty akoma nuk te jane zbutur kallot e gishtave nga shkrimet per Enverin dhe del e na can trapin me perralla. Nese nuk je burre nuk eshte faji yt,por na ler te qete ne te tjereve qe si perpara edhe pas 90 kemi mbetur te njejtet,me te mirat dhe te keqijat tona. Hajde boll me legenlleqe,eshte ceshte Nexhmija eshte 94 vjce dhe me gjithe te keqijat qe ti i hedh mbi kurriz ajo ka sakrifikuar qe ne rini per Shqiperine. Legen ordiner i tipit sahanlepires

  46. fushebardha says:

    pellumb kulla , ne menyre te temerrshme je SHUME I VOGEL . O TURP .

  47. tomori i beratit says:

    E kam DASHUR pellumbin per humorin e tij te holl.POR……Kushdo person i lire ne nje vend europian mund te shpreh mendimin dhe idet e tij.Ketu nuk mund te perjashtojm as nexhmije hoxhen.Ne Austri ndodhet nje monument i adolf hitlerit.Nuk e besoj qe pellumb kulla te ket rene kaq posht me kete llogjik kaq te ulet dhe tejet amatore.Nuk mund ta besoj.Ndofta “nuk eshte shkrim” i pellumbit.”SHPRESOJ”.Po e mbyll me nje fraz qe i madhi PANDI RAIDHI ka thene ne nje film shum te bukur kushtuar Luftes Nacional çlirimtare ku figura e ballistit behet MUT (sepse ishin bashkepuntor me fashizmin)—————Te Jete Katandisur Shabani im(pellumbi)keshtu??????

  48. shqiponja says:

    Pllumb Kulla eshte pena e arte e Humorit dhe e shkrimeve te popullit shqiptar,,,po jo si ju qe jeni jashqitja e asaj fare te keqe te komunizmit ,,dua tju pyes juve qe komentoni kundra shkrimit te Pellumb Kulles ,,pyesni pak mamat tuaja kush i martoj ,,me sikuri organizata e partise ,,dhe duke i ven vulen sekretari i partise tek lulja e shenjt ,,po i shofim te gjith pjellat e asaj fare te keqe qe lam pas ,,e sigurt qe qeverisin sot ,,ca jan te majt dhe ca te djatht,,ndaj dhe ky vend nuk ecen perpara ,,po nuk keni sy e surrat juve o pjell te keqija te shani Plllumb Kullen ,,,shifini surretrit mor njeres te palare neper aeroporte kur ktheheni ne shqiperi ,,vetem shqipetaret dhe zezaket bien ne sy si qafe palare ,,jane te keqijat e asaj kuchedres se zeze qe keta e ncjerrin neper TV,,,dhe i marin dhe deklarata ,,,turp ,,,lere [pastaj kur flasin dhe per LNC,,,vaj me det,,

    1. Vani says:

      O shqiponja! I hengesh gelasen shqiponjes,(Harrova), dhe ta kesh harram.

      1. shqiponja says:

        OOO Vani shko bej njeher ADN ,,dhe i sgurt po nuk dole ndonje pjell e ndonje sekretari partie ,,,se rrezik mami jot edo ket qen fl;amurtare e flaket,,po kur flasin dhe per lufte NCL,,,njelloj si lufta e pisave te 1997,,,,

    2. Sehir/Gjunah says:

      KU DI DERRI C’ESHTE NDERI!….Shqiptari b.. jasht si ju te gjithe kunadhet e felliqura, turperojne ate vend qe nuk ishte gje tjeter vec mocali I botes, nga te paaftet; kriminelet qe zgjodhen rrugen me te lehte te pandershme te rrjepin popullin e vet, ta katandisin lypsaaaar neper bote dhe te fsheh identitetin….I vetmi popull qe u turperua te thote emrin e vertete dhe nga vjen…
      ooooo ju te gjithe jeni pjelle e kazanit te qelbur qe kur u hap kapaku zuri hunden tere Evropa…!

      1. Vani says:

        O sehir! Po ti ku futesh,me qafsh,ate qafsha me oiiiii…

  49. Elsa says:

    Pellumbi i Kullajve para 90-tes ka bere mire ate pune qe ka ditur ta beje, ndersa pas 90-tes ka bere nje pune qe nuk e ka ditur se si behet. Une respektoj ate pune qe ka dale nga dora e tij para 90-tes.

  50. Sehir/Gjunah says:

    PELLUMB KULLA – Mendjendriturit dhe patriotet te urojne jete te gjate.
    …………………..Nuk ja vlen….Sehir/Gjynah….
    Nje popull qe ka lindur per te vuajtur nuk i behet dermani…merre me mend,c’fjalor perdorim….
    “gjaku eshte perzier keq ne ato shekuj….! Kerkoni rrenjet dhe studioni, nuk ngjiten shkallet e diturise dhe prestigjit me “…Te me rroje babai spiun” dhe me ne fund I kerkoni botes o te paafte…
    NEM ATE QE S’ME KE!

  51. Opinionisti says:

    O Pellumb ke fol tamam si Nexhmija!

    Injorant komplet! Shqiperia de jure ishte shtet sulmues dhe nuk mund te ftohej ne ate tavoline te 1945. E kishim peshqesh nga Menermreti qe nuk shpalli lufte me leter dhe sidomos nga ata qe i cuan kuroren ne Rome Viktor Emanuelit.
    Greqia prandaj kerkonte reparacione nga Shqiperia.

    Jeni bere te gjithe vari trapin.
    E vetmja pike ku te jap te drejte jane pyetjet qe duhet ti behen “te pagabueshmes” qe “hengri” te gjithe shoket e saj te rinise.

  52. bobi says:

    o pUME THUE TROC. KETA DUAN PLUMBIN

    Na hoqen zvare 40 vjete dhe po na heqin akoma.
    Po nuk u be revolucion skemi gje ne vije. Shiko si eshte katandisur shqiperi si mall pa zot e vodhen komplet dhe do ta mbajne rrumuje derisa te betonojne pushtetine tzyre. Cuna ngrihuni sa seshte vone.

  53. Emigranti says:

    O Zot sa e tmerrshme.Murtaja komuniste na vrau,na burgosi,na internoi,na masakroi,na la te vdisnim nga uria po te mos dergonte Europa kamionet ushtarake italiane me ushqime,nuk i mjaftuan te gjitha keto se e urrejne deri ne palce kete popull,na lane Fatos Nanon,Sali Berishen,Gramoz Rucin,Edi Ramen,Kastriot Islamin,Ditmir Bushatin,Ardian Fullanin,qe vjedhin e vjedhin pa u ngopur.E prape ka njerez ne Shqiperi qe kane nostalgji per ate Kohe?Zoti Kulla une e kam pranuar humbjen e kam ikur nga syte kembet prej atij vendi te mallkuar,por te them te drejten nuk ngopem me e pa duke vuajtur kete popull te trashe e te pashoq ne bote.
    Shqiperi te kam dhjere
    ste mora vesh asnjehere

    Faik Konica

  54. Shqiptar i vertete says:

    Te nderuar Komuniste!E zeme se puna e luftes eshte ashtu sic e komentoni ju,dhe behet fjale per pak vite lufte me armikun e jashtem.Si e justifikoni ju luften gjysem shekullore kunder armikut te brendeshem?Luften kunder prones ne fshat e ne qytet?Luften kunder fese?Luften kundra anetareve te byrose politike?Si I justifikoni ju kampet e perqendrimit(internimit)?.Zonja Nxhmije si dhe ju zoterinj komunista komentues,keni nje shans qe nuk do tju perseritet me, per te bere nje autokritike serioze per gjith ato deme qe I keni krijuar shoqerise suaj njerezore,dhe krahas ketyre mund te flisni edhe per aritje ne qoftese keni pasur.Kam nje verejtje edhe per ju Zoti Pellumb, nuk keni te drejte te iritoheni me gazetarin Qafoku pa mare veshe se nga eshte Zoti Qafoku.Zoti Qafoku eshte nga Skrapari qe eshte vendi ku ka prodhuar lenden e pare per Komunista,ishte vendi me I besuar ku Enveri ndertoj uzinen e prodhimit te armeve.Urime Z.Pelumb per shkrimin,ju keni precision te larte,dini te godisni vetete ne objektiv c’do fenomen negativ,qe degjeneron shoqerine tone.Precizion kishte edhe Nexhmia,po ajo godiste me lloj lloj armesh njerezit e saj qe I dukeshin se ishin kundra saj.

  55. Dike Mullai thote- says:

    Doni me BELULIN (Pellumbin-SORRE)?!

  56. Dea says:

    Po ky c’pati? Historine e bejne historianet zoteri, mesa lexova ajo foli si deshmitare e kohes, si dhe, dha opinionin e saj per disa ceshtje. Cfare ka te keqe ketu?? Kush do te degjoje, degjon, te tjeret te ndryshojne kanalin. Por, eshte e neveritshme, kur dalin e shajne, kur dalin e bejne me katolik se Papa, ata qe kane perfituar me shume nga ai sistem.

  57. andon melo says:

    pellumb asnje dikature nuk e harron kollaj ky popull.andoni

  58. alfade says:

    Cfare mut-muti gazetar ! Historia nuk do te pyese kalemin tend te ndyre per LNCL , more zoteri batakci
    e hajdut !

  59. PYES VETEN: ME KETE POPULL PA DINJITET ,KA SHPRESE NDRYSHOJNE GJERAT PER MIRE?
    PERGJIGJA ESHTE JO .SHIKONI KUSH QEVERIS SOT .KOKEDHIME ,KOLEKE ,BERISHE ,NANO ETJ.TE GJITHE KELYSHA KOMUNISTESH. PJESA ME E MADHE E SHQIPTAREVE I VOTON,I DUARTROKET ,VRITET PER TA .
    POPULL MJERAN .
    MEQE TI POPULL I ZOTI PER GJE S’JE
    MBAI NE KURRIZ SE MIRE I KE!
    HAJ SIKTER!

  60. mëno says:

    Nje fjale e urte popullore na meson se Zagari nuk behet dot qen. Dje u bere i njohur duke spiunuar shoket, sot kerkon te udheheqesh drejtesine. Sikur nuk shkon, apo jo? Mire do ishte te mos e ulesh pjacen. Ke nje emer perpiqu te mos e baltosesh, se po kerkove ne gjiris, dihet se çfar ke per te gjetur Z. Pëllumb i socializmit, qe perpiqesh te jesh edhe i demokracise.

  61. Epidor says:

    Shoku Pellumb Kulla i shtetit ish totalitar dhe Pellumb Fura e shtetit te permjersave apo te buke-shkalve! Servil i pa shoq i diktatures dhe poet i kohes Se mediokreve ! Ata qe cliruan Shqiperine nuk ishin asgje simbas tij por vetem teoricient te vegjes, por te kemi nje pyetje or Diogjeni i kanaleve te DEMON-kracise koha e diktatures ka mbaruar po na e tregon poeti kete nuk e dinim se po flejme! Por shume Shqiptare qe nuk kane fjetur por e kane pranuar diktaturen me te keqiat e saja dhe anet e saja sociale e morale qytetare te dobishme te cilat me te sotshmet qe ka sjelle si dhurate Muto-kracia berishiane cfare ka ajo me te mire se e kaluara! Koha e diktatures i beri te gjithe njelloj perpara ligjit dhe ekonomise raporti i rrogave 2:1. Eshte e pranueshme qe ka qene njeanesisht rrenuese por cfare ka sjelle te mira politika mbas monizmit! Janullatosin ne jug e veri si kryetar i helmit,vrasjet,gjakderdhje per histori budallejsh apo llogari droge,zhdukje te njerzve politike ose te tregtave perfundimisht pa autore,prostitucion,proksenetizem,vrasje ne familje apo cuarja e prinderit ne azil me sa shikojme keto dite qe po jeton Shqiperi nuk jane te nje lirie sepse une nuk jam ne gjendje te gjej nje emer popullor! Vetem qe mund te shpreh se demokracia e ka vene Shqiptarin kundra vetvetes duke vrare vellain por edhe me shume se kjo drame socile!Ndofta nga mos kuptimi kush jam une apo i respektit shoqeror fillimisht nga mosformimi i vetvetes dhe me vone per cdo njeri bashke-kohes Shqiptar i cili duhet konsideruar si nje qytetar dhe jo si nje kafshe kjo eshte cmimi i nje fillimi te nje demokracie,natyrisht fajtore jane keta kameleona miliardere ne euro qe Shqiperia i ka sot mbi 50 ne shtetin e ELDORADOS te shokeve si Pellumb Tura qe jane bere shume te njerzishem e te edukuar me vjedhjet e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje