NATO përballë Putin dhe ISIS

2 Shtator 2014, 17:59Blog TEMA

Nga Serafina Hasanbelliu

 

Valeri Gheletei vendos te shkuaje ne fb: Në Ukrainë ka mbërritur një luftë e madhe, e paparë në Evropë që prej luftës së dytë botërore! Humbjet nuk do të jenë më me qindra, por me mijëra madje me dhjetra mijëra..! E imagjinoj shtangien e ukrainasve. Jo se ata nuk janë të ndërgjegjshëm se çfarë po ndodh prej muajsh tashme, por se statusi në fb është shkruar prej ministrit te tyre te mbrojtjes. Pak a shumë një pranim zyrtar i luftes qe ka shtangur te gjithe Evropën. Në fjalimin e saj të fundit në Budenstag, Merkel e duatrokitur nga deputetet gjermane, pranoi se Ukraina ndodhet perpara nje konflikti te hapur me Rusine. E njejta Merkel do te perseriste gati si me vete ne samitin e fundit te BE-se fjalet shume me tronditese se ato te Tusk dhe Barroso te marra se bashku: Jemi perpara nje njeriu qe ka humbur arsyen dhe udhehiqet nga endrra e nje rusie te madhe, nuk po respekton asnje nga kushtet per te cilat u ra dakord!

Nëse fjalët e kancelares gjermane janë të vërteta atëherë mjerë ne. Historia ka treguar se mjafton vetëm një njeri anormal për të manipuluar një komb të tërë e për ta kthyer atë në armikun më të egër të kombeve të tjera. U ndodhi gjermaneve racionale me Hitlerin mund tu ndodhe shumë mirë edhe ruseve pasionante dhe anarshiste nga natyra me Putinin e adhuruar prej shumicës së tyre. Presidenti mund të jetë cmendur, por ama nuk u cmend brenda një dite. I ka dhënë shenjat me kohë ashtu siç i dha Assad, Ben Ali, Gedafi e Mubaraku shenja të injoruara nga opinion botëror e të maskuara shpesherë nën rrëzëllitje dhuratash të shtrenjta. Luftërat nisin kur demokracia vdes, arsyeja mbytet kur mendimet rrihen nga një mendje e vetme, një diktator është kërcënim serioz për rendin botëror. Bota e injoroi rrokadën e turpshme Putin-Medvedev pas përçudnimit të kushtetutës, injoroi edhe dhunën ndaj aktivistëve, opozitës, medias. Opinioni botëror harroi shpejt gazetarët e vrarë dhe mediat e mbyllura brenda natës sepse guxuan të shkruanin për divorcin e presidentit. Bota mendoi se ajo që ndodhte në Rusi ishte “russian business” mjafton që furnizimi me gaz të vijonte, mjafton që Putin të mos hapte telashe përtej kufijve të perandorisë së tij. Mjafton që gjeopolitika të paktën në pamje të jashtme të ishte e pranueshme për të gjithë. Por mesa duket edhe më të mençurit janë gabuar. Sepse Putin nuk e mendonte kështu! Lajthitja nuk e pengon të nuhasë luhatjet dhe moskoherencën e diplomacisë amerikane. Presidenti Obama, një njeri pacifist i ndikuar edhe nga opinioni qytetar amerikan i lodhur tashme nga përfshirja në konfliktet në Irak dhe Afganistan, tregon hezitim në vendimet e tij kryesisht në ndwrhyrjen nw Lindjen e Mesme. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fatin e mirë apo të keq të tyre janë referim botëror për demokracinë. Demokraci do të thotë mbi të gjitha kontroll dhe balancim, në një demokraci të vërtetë askujt nuk i lejohet t’i marrë koka erë. Çfarë do të ndodhte në Shtetet e Bashkuara apo në Gjermani nëse liderët e këtyre vendeve do të gdhiheshin një mëngjes të bukur me mendime të çuditshme hegjemoniste në kokë? Askush nuk do ti mbështeste në çmendurinë e tyre siç po ndodh me Putinin. Ëndrra amerikane është pothuajse ëndrra e çdo të riu pavarësisht në është musliman apo i krishterë, hebre apo budist, është I pasur apo I varfër, jeton në një vend të qetë apo të trazuar nga konfliktet ëndrra amerikane është universale dhe ne shqiptarët e dimë shumë mirë këtë.

Të njëjtën ëndërr patën edhe ata mijëra e mijëra të rinj që tronditën botën arabe e u ngritën kundër diktaturave 30 e kusur vjeçare në Tunizi, Libi, Siri, Egjipt, Jemen, Marok, Jordani me jasemine dhe flamuj amerikane në duar. Pranvera arabe u krahasua me vjeshten e vendeve te evropes lindore, lëvizjen për demokraci të vitit 1989 që shënoi rënien e bllokut lindor dhe shembjen e murit famëkeq të Berlinit. Të rinjtë e Lindjes së Mesme ishin të lodhur nga diktaturat, përballë të cilave perëndimi kishte vite që mbyllte sytë për hir të laicitetit të regjimeve dhe gjeopolitikës në pamje nën kontroll. Por sidoqë të jetë një popull nuk mbahet dot përjetësisht në pranga. Pranvera e arabëve ngjalli kërshëri dhe frikë njëkohësisht. Krijoi miq dhe armiq sepse ekuilibrat gjeopolitike në Lindjen e Mesme të lidhura ngushta me miqësitë e diktatorëve nisën të tronditeshin. Ndërsa fakte të tmerrshme të abuzimit me të drejtat e njeriut në këto vende dilnin në pah perëndimi i ndjerë në faj nisi të simpatizojë dhe mbështesë pranverën e jaseminëve dhe të facebook, pranverën e të rinjve të cilët u ngritën për shkak të varfërisë dhe persekutimit, mbështetje që do të kulmonte me sulmet ajrore në Libi dhe Marok. Pikërisht në këto momente shfaqet edhe “armiku” më i madh i Pranverës Arabe. Moska zyrtare. Rusia me politikën e saj të heshtur anti-perëndimore është shfaqur shpeshherë si mbështetëse e vendeve të Lindjes së Mesme, por duket se kjo pranverë rrezikoi serozisht pozitën e saj në rajon. Rusia nuk ka ndonjë simpati të veçantë për Assadin si person, por Siria e Assad prej vitesh ishte blerësja kryesore e armëve ruse në Lindjen e Mesme. As Gedaf nuk ishte i preferuari i Moskës por investimet e Rusisë në Libi tejkalonin kontratat milionadollarëshe me Asad. Dhe në Iranin e Ajatullahut në kohën e pranverës arabe Moska kishte investuar shumë herë më shumë se në Siri dhe në Libi sëbashku. Kjo është arsyeja pse me veton e saj në Këshillin e Sigurimit Rusia pengoi çdo ndërhyrje ushtarake në Siri, duke e shndërruar këtë vend në shembullin më të dhimbshëm të braktisjes dhe të radikalizimit të lëvizjes kundër diktatorit. Fale vetos bllokuese te Rusise dhe mosndërhyrjes në Siri u vranë mbi 150 mijë sirianë kryesisht gra dhe fëmijë, 2.5 milionë refugjatë u larguan nga Siria dhe “rrebelet” që guxuan të luftojnë kundër regjimit të Assad e gjetën veten të bombarduar nga avionët e diktatorit dhe të shënjestruar nga kallashnikovët e Al Nusra dhe ISIS. Zhvillimet e mëvonshme çuditërisht do të vërtetonin frikën ruse për radikalizimin e pranverës arabe dhe shpërthimin e një revanshi të paparë ndonjëherë të radikaleve islamike, të cilët referuar fjalëve të Putin do të rrezikonin edhe rendin botëror. Pra çuditërisht Putin paska pasur të drejtë, dhe ky fakt të tremb nëse jemi duke folur për një “të paarsyshëm”. Ndërsa ISIS po ngre re baruti dhe gjaku në Lindjen e Mesme duke tmerruar botën me shpejtësinë e rritjes si fenomen, me mizorinë e luftëtarëve të saj, me kombinimin gati strategjik të luftës në fronte me atë guerrile, me pamjet e ekzekutimeve dhe hartat e zeza të Kalifatit islamik, panorama nëse e sheh me vëmendjen është më e qartë. Rusia e cila i ngërdheshet NATO-s ne kufijtë e Ukrainës ka sot dy aleate jashtëzakonisht të fuqishëm në arenën ndërkombëtare: Kinën dhe Iranin. Në këmbim të përfshirjes në luftë në Irak, në krah të peshmergëve kurdë, Irani ka kërkuar lehtësira në sanksionet që i janë vënë për programet bërthamore. Në të njëjtën kohë Assad me paturpësinë që ia inkurajon situata kaotike kërkon aleancë me perëndimin dhe premton se do të jetë shumë i vlefshëm në luftën kundër ISIS. Nëse ndodh kjo nesër Assad do të kërkojë të bëhet kompromis edhe me akuzat për krime që rëndojnë mbi të.

Shekullin që shkoi ideologjia u përdor si pretekst edhe i luftërave të mëdha këtë shekull është rradha e fesë. Unë nuk mendoj se jemi përpara një lufte fetare, as nuk besoj se ISIS apo çdo produkt që si talebanët e Afganistanit është fabrikuar dhe më pas ka dalë jashtë kontrollit ka lidhje me fenë. Vraësit nuk besojnë në Zot. Islami nuk pranohet me thikë ne fyt. Mendoj se vrasësve u duhet një flamur nën të cilin të fshihen, një kauzë për të mashtruar botën. Për momentin përdorin fenë islame, nesër mund të përdorin një tjetër fe, një tjetër ideologji, një tjetër çështje, një tjetër emër ..për të vrarë. Ajo që më tremb vërtetë është fakti se ndoshta bota po përballet me një lëvizje anarkiste, me një rrezik real për rendin e saj botëror. Anarkistët janë më të rrezikshëm sesa çdo grup ideologjik, më mizorë dhe ndoshta më të suksesshëm sepse qenia njerëzore priret drejt anarkisë. Nuk e di nëse ky ishte rezultat i politikave të gabuara apo i strategjive të dala nga kontrolli. E vërteta është se ia arritëm ditës të vrasim gra dhe fëmijë në emër të Zotit dhe ndoshta ai ka vendosur të na ndëshkojë.

Rusia po bën një luftë të fortë nervash me perëndimin e vendosur ndërmjet dy zjarresh. Krizës në Ukrainë dhe rrezikut botëror që vjen nga Lindja e Mesme. Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për një koalicion botëror antiterror, por nuk kanë ende një plan të qartë. Turqia me Erdogan të sapo betuar si president ndoshta është pak e pezmatuar me vendimin për armatosjen e luftëtarëve kurdë nga disa vende të NATO-s. Vendet e evropës lindore anëtare në NATO shprehin hapur frikën e tyre për planet e ardhshme të Rusisë, Londra është e shqetësuar për elementët xhihadistë dhe rrezikshmërinë e tyre për rendin dhe sigurinë.

Putin është shumë i qartë që NATO nuk mund të zbatojë nenin pesë të Traktatit të Washingtonit për Ukrainën sepse kjo e fundit nuk është vend anëtar me të drejta të plota në Aleancë. Në të njëjtën kohë OKB mbetet e bllokuar në vendimarrjen e saj për shkak të vetos në Këshillin e Sigurimit të Rusisë dhe Kinës dhe nuk mund të marrë asnjë masë në zbatim të kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Por pavarësisht asaj që lejon apo jo ligji ndërkombëtar përplasja Rusi-NATO për mendjet e shëndosha është një katastrofë e vërtetë. Një përplasje e tillë mund të bëhet shkak për nisjen e një lufte të tretë botërore me pasoja të paimagjinueshme edhe për shkak të potencialit ushtarak dhe nuklear që shumë shtete kanë sot. Në orët e fundit Ban Ki Moon dhe Mogherini kanë përsëritur më shumë se njëherë se ndërmjet Rusisë dhe vendeve të tjera të mëdha duhet të rinisë dialogu dhe se zgjidhja e krizës duhet të jetë domosdoshmërisht paqësore.

Samiti i NATO-s që do të zhvillohet në datat 4-5 shtator në Ëels do të jetë një samit historik me vendime me ndikim të fuqishëm për paqen dhe stabilitetin në botë. Një samit refletimi dhe përgjegjësie. Një samit në të cilin krerëve të diplomacisë botërore nuk u lejohet të gabojnë. Pamaturia e tyre mund të bëjë që të mos ketë më një mundësi të dytë. Me ISIS në dyert e Europës dhe me një Rusi që kërkon vëmendjen maksimale situata nuk është e thjeshtë, por as e pashpresë. NATO nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit Putin. NATO duhet të tregojë se përbëhet nga shtete me vlera, të cilat janë të afta të tejkalojnë çdo ndasi dhe pakënaqësi për hir të paqes dhe stabilitetit në botë. Nëse Putin ka humbur logjikën kjo sdo të thotë që ta humbasin të gjithë. Një njeri i vetëm nuk mund të tërheqë Evropën në luftë. Një njeri i vetëm nuk mund të vendosë për fatin e Rusisë, Ukrainës dhe botës. NATO nuk duhet të lejojë që edhe një jetë e vetme të shuhet për hir të dikujt që ka humbur arsyen dhe tallet me vlerat e kombit të tij e të gjithë njerëzimit. Kjo është beteja më e madhe e saj. Betejë që duhet fituar me çdo kusht sot. Nesër mund të jetë shumë vonë.

29 komente në “NATO përballë Putin dhe ISIS”

  1. elinor ' says:

    Nder shkrimet me te mira qe kam lexuar ka kaq kohe!

    1. v0st0k says:

      Hajde palo-analize hajde. Edhe cifutet dhe polaket qe zakonisht mbushin ediotrialet e shtypit perendimor me “Monstren” Putin qe po pushton gjithe boten, do ta kishin zili.

      Kjo kafshe e trashe qe ka shkruar kete artikull as sot nuk kupton realitetin e Sirise, ku Assad po peballet i vetem fale mbeshtetjes se Rusise me xhihadistet e ISIS. O debile femer, po te bombardohej Assad , Isis do kishte kryeqytet Damaskun sot.

      2 rajone te Ukraines te mbushura me rus vendosen te shkeputen me referendum plebishitar – dhe lufta qe pasoi ishte terrori Rus perserit kjo torrobellke. Po masakrohen me artileri dhe avioacion me mijera civile rus, ne qytetet e tyre, ne krahinat e tyre dhe ky qenka kercenim Rus?!

    2. v0st0k says:

      Mesoni cdo te thote te besh artikuj o nenpunsa te vegjel te Albanistanit:

      http://www.zerohedge.com/news/2014-08-31/these-clowns-are-dragging-us-war

  2. hasan zeneli says:

    Sapo bera nje replik te njgjajshme ne gazeten tribuna.NUK KA LUFT FETARE AS NUK KA PAS KURR,KA LUFTA EKONOMIKE DHE GJEOSTRATEGJIKE.Une jam dakord me paralajmrimin tuajse bota asht ne nje rrezik te interesave ekonomike dhe gjeostrategjike, apo dhe te interesave individuale te njerzve te semure.Opinionisti i tribunes kishte quajtur barbar te shekullit islamistet.

  3. I paemërt says:

    Mire,shume mire.Vetem se nuk shpegon perse evropa po perballet me radikalet islamik.Shume e thjesht zoteri,kur ti ben ligje si te mbrosh nazistet se gjasme kan te drej te besojne ne “nazizem” edhe islamiket kane te drej te besojne ne “islamizem radikal”.Me shume vjen era kerme kendej(nga evropa)sesa andej.Kur hamerika e pa se nuk i dilet me demokraci ja futi prap shkolles se vjeter”sunduse”.Ne ne evrope te dekllarojme hapur se islamet do ken e duhet te kene te drejtat e tyre fetare,por te civilizuara sipas kulltures evropiane.kapito moree.

  4. Anila says:

    Interesante, nje analize e ftohte.
    Shpresoj qe ky samit te ngrihet ne lartesine e frymes per te cilen u krijua e te tejkalojne apatine qe e ka karakterizuar Naton qe nga viti 1999.
    Pergezime per menyren e analizes.

  5. AP says:

    Shumë llafe,ujë çezme, dërdëllitje të stërdegjuara që të vënë në gjumë, vetëposhtrim servil, më amerikane se vetë amerikanët- shkrim i pështirë!
    Moj Zonjë që i derdh llafet lumë, futu pak në shtypin amerikan dhe do të shohësh sa nivel të ulët ke për të bërë analiza të tilla globale. Ç’të shtyn që bëhesh qesharak e?!

    1. Anila says:

      Personalisht dua te shkruaj por druhem se mos me kritikojne parazite te tille si JU. AP qe ngjan me Associated Press,:P, pse nuk provon te shkruash dicka vete me mire se sa te besh “Robert Çumçakizin” ne rrjet?

  6. rezart says:

    Nje ese per tu patur zili nga tutologet jovetem shqiptar….kam pershtypjen se rusia ka dore ne haojen e shume fronteve perballe NATO,,dhe kjo ka qene aresyeja e ndermjet rreshtave e vetove te vazhdueshme ne Keshillin e Sigurimit.

  7. Anila says:

    Analize interesante. Nato ndodhet per mendimin tim ne udhekryq, duhet te vendose te dale nga apatia, te tregoje se vlerat dhe parimet mbi te cilat u ngrit ende egzistojne e kete jo domozdoshmerisht duhet ta beje me force. Ajo i ka kapacitetet intelektuale diplomatike. Sa per shkrimin me pelqen menyra se si eshte konceptuar dhe ndertuar. Pergezime zonje a zonjushe, madje do te doja tete inkurajoja qe te shkruani perseri nese e ndjeni. Te besh analize eshte nje gje dhe te besh kritikun meqe nuk ke motiv te kalosh kohen eshte nje gje edhe me e thjeshte se sa te vish verdalle neper internet. Pergezime.

  8. Josif Xhukashvili says:

    Hasane ,e ke lexuar ate vjershen ,Te plaste koka more beu yne ,po si nuk fole dhe nje llaf per Turqine,pse Erdogani nuk ishte kryeminister dhe u be president apo sulltan ,apo ti si Hasane qe je te djeg vetem ta ras PUTINI,interesante dhe hasane dhe serfin cte jesh valle ? khjo eshte ceshtja,kamuflazh

  9. ari says:

    Kur NATO dhe perendimi kane vite qe duan te rrethojne e izolojne RUSINE,per interesat vetem te tyre,PUTIN ka te drejten dhe detyren per te mbrojtur interesat dhe dinjitetin e vendit te vet.Ne na erdhi mire per kosoven,ndersa per ruset nuk kane te drejte sepse ne jemi papagallet e paguar te perendimit.Tani eqe informacini shperndahet ne menyra te shumta e te shpejte,popujt sa vjen e po e kuptojne te verteten,pamvaresisht se cbejne qeverite e tyre brekxidhura’

  10. tomorri S.C.. says:

    Sa mire gazeta TEME lejon kritika te forta.Ndaj presidentve e shtetve te forta.
    kurse gazeta prishtina pres duhet tu marr leje artikull shkrusve se jan krikuar se s ka Kritike per librat qe botohen???
    Situata ne bote esht e nder.shume qendra zjarri UKraina,lindja mesm afrika, trazira azie afganistan e pakistane ,Iraku tragjedi ne Palstin gaza-izrael. etj
    Kina rrine ne pozicin kunderpesh.
    Jan tre shtete te fuqishme Kina ,India dhe Irani jan shtet berthamor.
    Kushedi si shkon puna me koren e V. e japonin si kontdiktore
    Lufta esht ne pick……
    Askush nuk e done LUFTE
    duhat evitohet:
    Aremrika ka mundesi diplomatike e ekonomike
    Pamvarsisht se OKB esht formale tani duhet mblidhet dhe me votim te denojn RUSIN.
    Kur e sulmoj Rusia Gjeorgjin ne 2008 kam shkruar ne New York time – Urget USA help Georgia -to day.Gjeorgjia ishte shtet i voge she ju afua kryqyteit Rusia.
    Por me ukrainen ndyshon punen shtet 50 miljon banoresh

    por edh po u rregullua rusia,Cfar duhet behet me shtetin Islamik??
    Ukraina vertet esht shtet k o t i .nuk esht e zonja per asgje .Vec me then ndihm,e mori kete qytet e ate qytet.
    Ndrysh esht polonia lufton me vetmohime.

    Ukraina Akuzon rusin se ndihmon seperatistet ate e dine te gjith
    Kudo po dergohen arme deri sa dergon edh shqiperia qe ska b.vesh kush nuk dergone.
    Siodoqofte gazetaria ben nje vlesim paralajmruse objektiv

  11. Mira Zaloshnja says:

    Hail Fyher! Ne fakt je per te ardhur keq jo se ste pelqen ato qe shkruajne te tjeret por sepse paske probleme ne nivelin tend arsimor e kulturor. Pse, do te pyesesh, po ja e para edhe nje nick-name nuk di te shkruash. E dyta ke perdorur kaq shume fyerje saqe nuk ke mundur te fshihesh madje as Fyhreri nuk ka mundur ta beje e shume gjera te tjera do te te ksha shkruar po te kisha ca kohe te tepert. Edhe kaq shkrova sepse ke fuaer nje femer qe e quan zonje por qe te paska ngjallur shume mllef e pse? sepse ka guxuar te shkruaje ka mara persiper te beje dicka qe sduhet ta beje nje femer. Po ke te drejte analizen dhe opinionet duhet ti bejne vetem burrat. Kjo te bem shume po shume qesharak dhe natyrisht edhe anadollak ne kuptimin me pexhorativ te fjales. Pse nuk provon te shkruash vete. Nuk ke kohe, apo ske kapacitet. Provoje nje here provoje se edhe nese nuk qullos gje nuk do meret njeri me ty do thone ka qene i pire. Kaq di te besh. A qe ta dish nick name yt shkruhet Heil Fuhrer.
    Nese provo prape se dicka e mesove sot.

    1. Hail Fyher! says:

      Ku iku komenti im.
      Kaq kuptojme ne popull i thjeshte kemi bibat si ti te na merrni per hunde e te na tregoni si shkruhet, ftoj temen qe te dale nga ferra, te marre guxim te nxjerre komentin tim qe te me gjykojne edhe te tjeret jo vetem punonjeset e sorrosit edhe ojq-ve te sponsorizuara nga ai.
      Se mos harroj une sam musteqe si Kapedani, hajde mi prini po ua mbajti, laketj e pushtuesit.

    2. Hail Fyher! says:

      Xhin dobre nafije Serafina.
      Here tjeter kur perkthen ndonje hartim polak, gjej ndonje me te ekulibruar, jo per gje po te nxjerr bosh lajmi i dites se sotme. Qe heroi jot mbreti i cokollates, dikur nje zagar ne tavolinen e Putinit kapitulloi.
      Sa per komentin qe me ke lene me emrin e endrave te tua, gjej me shume kohe e na shkruaj, megjithese zakonisht femrat me te zgjuara jane ato qe dine ta mbajne gojen mbyllyr. Kjo me nje perjasthim shume shume shume te rralle ku ti nuk ke shanc te besh pjese.
      Meqe komenti im u fshi edhe tema nuk ka bythe ta nxjerre, une po e sqaroj edhe nje here, une nuk behem tifoz ne nje lufte ku une nuk marr pjese po vetem ne nje ndeshje futbolli. Ju qe beheni tifoze keni aryet tuaja ekonomike apo te rrjedhura te cilat une nuk i paragjykoj, madje ju uroj qe ti beni paret mullar duke ua lepire bythen apo … sipas shijes atyre qe u japin rrogen.
      Si nje njohese e ligjit nderkombetar a mund te me ndihmosh ne krahasimin me poshte:
      1) Kosove 1999, 1 milion te shperngulur, NATO ben “bombardime humanitare ne beograd”
      2) Ukranine lindore 2014, 1 milion te shperngulur vetem ne Rusi pranuar edhe nga OKB, a ka te drejte rusia te beje “bobardime humanitare” ne Kiev?
      Sot qe ke kaq kohe qe shqyhesh per NATO-n, a ka mundesi te ne thuash sa
      1) Arme kembesorie
      2) Tanke
      3) Autoblinda dhe mjete te blinduara
      4) Makina Transporti
      5) Topa edhe Artileri
      6) Nendetse
      7) Aeroplane
      8) Helikoptere
      na kane dhene NATO-ja ne. Kjo pasi shiten per skrap cdo gje qe kishim paguar si fregu pulen me pare.
      Pyeti pak kroatet apo polaket qe i ke nga feja e sat eme, cfare bene me industrine ushtarake pas 1990.
      Pse nuk thua qe edhe ajo 10-15 mije ushtare qe na lejohet presupozohet si mish per to apo per te lare pjatat e qeruar patatet ne ushtrine e madhe te NATO-s.
      Ne takime ku bota con gjenerale e kolonele shqiperia con tre femra me minifund asnjera me grade ushtarake qofte edhe kot. Ky eshte respekti qe keni per ushtine per mbrojtjen edhe per kete vend. Edhe tani del e na tregon peralla dore e trete se si eshte bota.
      Keshtu zonje, merr leket, mbush CV po mos na shit moral. Ti apo ndonje tjeter trup me mendje te vdekur dhe komplekse papagalli.

      1. Lenc says:

        Ti Fylyhuerrrrrr, per sa lexoj komente e tua aq me shume me shtohet bindja se ju paskeni inate profesionale me kete Zonjen qe ka bere shkrimin. Sa turp per nje njeri qe e mban veten nje intelektual dhe gjasme nje njohes i ligjit.Qenke me te vertet nje xha Sulo sic edhe e keni shprehur vete pak me larte.

        1. Hail Fyher! says:

          a do ti pergjigjesh ti pyetjeve mor bir? meqe po te kruhet suma po them, do vic te me ruac koqet gje se dukesh si kalama modern nga ata qe flasin e vishen si femra ne radjo.

          1. Lenc says:

            Jo JO pyetjeve nuk i pergjigjem dot, nuk kam pergatitjen tende.

            Pooooooooor kam dy pergjigje te tjera.

            E para nese je aq i pergatitur sa thua leme nje takim dhe e sqarojme kush behet berber. Kjo eshte nese ke kurajo te mos fshihesh pas pseudonimesh.

            E dyta nese nuk je aq burre sa hiqesh atehere terhiqem une. Sinqerisht e kam te pa mundur te te rruaj duhet te jesh shume i madh, dmth koqe i teri.

  12. Dea says:

    Analize??? Ne fund zonja eshte e paqarte dhe kontradiktore. Citoj: “Nje njeri i vetem nuk mund te terheqe Europen ne lufte” dhe, dy rreshta me poshte: “NATO nuk duhet te lejoje qe edhe nje jete e vetme te shuhet per hir te nje njeriu qe ka humbur arsyen…… Kjo eshte beteja me e madhe e saj. Beteje qe duhet fituar sot….”. Atehere, zonje duhet te kete apo jo lufte, sipas jush, sepse nuk po marrim vesh. Si do ta fitoje beten NATO, pa lufte, pasi dihet qe eshte organizem ushtarak? Me lart ka sqaruar se NATO nuk mund te nderhyje, duke qene se Ukraina nuk eshte anetare e saj. Atehere, e nderuar, c’hyn NATO ketu, ne kete konflikt???? Dhe, cfare mund te beje ajo per kete situate??? Per mendimin tim, asgje.

  13. AP says:

    Hail Fryer !
    Komplimentat e mija , të falënderoj shumë , bravo !!

  14. army says:

    te gjithe te frikshem po behen se nafte e flori duan gati per lufte jane keta te medhenjte se ne jemi rehat se ne skemi as ushtri
    natos duhet ti jemi mirenjohes per Kosoven

  15. army says:

    Natos duhet ti jemi mirnjohes per Kosoven. jam dakord qe lufta ska lidhje me fene por me naften&armet po bota fushe sjahu eshte luajne te medhenjte ne lepepeqe se skemi cbejme…shkrimi me pelqeu edhe pse mendoj se putin ben presion me ukrainen se te jemi realioste e pushton per dy dite jo dy jave po te doje

  16. army says:

    shkrim i mire, sinqerisht mendoj qe putini e mer ukrainen per dy dite e jo per dy jabe nese deshiron por ben presion per te fituar dicka tjeter qe ai e di sa per ne…me mimine ne udhheqje ncuq ncuq ncuq..eh ushtria jon vetem per gavete eshte

  17. merkel says:

    Gazi problem se erdhi dimri ktu nga ne. Mos ta prishim fare me ariun polar se..acar. bota arabe do jet lemsh dhe per ehuu sa kohe jan futur keq atje perca e sundo.

  18. irvi says:

    Zonje une ne nje pike sjam dakord me juve sepse IS nuk eshte vfetem produkt i ruseve por kane gisht te gjithe nga pak se perse ata e dine. Kastro komunisti akuzoi dhe cian dhe mosadin. Anarshia na rrezikon te gjitheve. Per ata qe shajne uluni shkruani vet se harxhoni qe harxhoni kohe duke komentuar shkrimet e te tjerve e duke share pa emer.

  19. Uncle Sam says:

    E degjova gjithe deklaraten e Obames ne Estoni. Deklarate boshe. Obama si gjithnje, si cdo zyrtar amerikan mbron te gabuaren dhe tenton ta etiketoje ate si te shejte. Ne fillim ai gati i fut ne orgazem Estonezet tu i thone qe kush cenon vendet baltike ka pune me NATO-n. Por orgazma zgjat pak sepse brenda minutash i zhgenjen ata kur thote se te njejten gje do ta bejme me Ukrainen. Qe nenkupton se integriteti territorial i vendeve baltike do ruhet sikurse ai i Ukraines
    Pastaj thote se punet po na shkojne mire sepse Rusise po i ec keq ekonomia. E kete cinizem e vazhdon duke thene se nuk eshte ne interesin tone nje Rusi e dobet ekonomikisht. Kontradite qe pasqyron mungese shendeti mendor.

  20. arber says:

    mire e ke ti i duhen treguar dhembet atij afjentit te kgb po kush tia tregoj kete e ze gjumi ne karige

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje