Varka po fut përsëri ujë

30 Gusht 2014, 20:24Blog TEMA

The Economist

 

Vetëm pak muaj më parë, udhëheqësit e Eurozonës besonin se, pasi kishin përballuar stuhinë, më në fund po lundronin në det të qetë. Kishin mundur të qëndronin mbi ujë prej premtimit të Mario Draghit, presidentit të Bankës Qendrore Europiane, se “do të bënte gjithçka që duhej bërë” për të mbështetur monedhën. Në kontinent besimi ishte rritur përsëri. Dukej se rritja ekonomike po rikthehej, ndonëse me ritëm të ngadaltë. Vendet periferikë në telashe po rimëkëmbeshin, pas paketave të shpëtimit dhe masave të dhimbshme për të ulur defiçitet buxhetorë dhe përmirësuar konkurueshmërinë. Papunësia, sidomos mes të rinjve, ishte ende shumë e lartë, por të paktën në shumicën e vendeve europianë ajo po binte. Dhe tregjet financiarë pushuan së “vëni baste” se euro do të pësonte kolaps.

Ishte një iluzion. Në javët e fundit, vendet e eurozonës kanë filluar të fusin sërish ujë. GDP i tyre i përbashkët pësoi rënie në tremujorin e dytë: Italia u zhyt në recesion, GDP i Francës mbeti i pandryshuar dhe madje edhe e madhërishmja Gjermani pa një rënie të madhe dhe të papritur të prodhimit. Tremujori i tretë duket do të jetë “i sëmurë”, pjesërisht për arsye se eurozona do të vuajë një tjetër goditje, për shkak të sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë. Ndërkohë, inflacioni ka rënë në nivele të rrezikshëm, në afro 0.4%, shumë më poshtë se objektivi (afro 2%) që ka vendosur Banka Qendrore Europiane, duke shkaktuar frikë se zona në tërësi mund të bjerë pre e deflacionit. Rendimenti i bonove gjermane ka rënë poshtë 1%, një tjetër lajmëtar i çmimeve në rënie. Eurozona qëndron (ose lëkundet) në kontrast të thellë me Amerikën dhe Britaninë, ekonomitë e të cilave po gëzojnë një rritje të qëndrueshme.

Ajo që nisi më shumë se katër vite më parë si një krizë e bankave dhe borxheve sovranë, tashmë është shndërruar në një krizë të rritjes ekonomike që tashmë po përfshin tre ekonomitë më të mëdha. Gjermania është në prag të recesionit. Franca është zhytur në stanjacion. GDP i Italisë është vetëm pak më shumë se sa niveli i tij kur nisi të përdorej monedha e përbashkët, 15 vjet më parë. Duke qenë se këta tre vende kanë dy të tretat e GDP-së së eurozonës, rritja ekonomike në vende si Spanja dhe Holanda nuk mund të kompensojnë plogështinë e tyre.

Shkaqet në themel të sëmundjeve të reja të Europës janë tre probleme shumë të njohur dhe të ndërlidhur mes tyre. Së pari, ka një mungesë udhëheqësish politikë që të kenë kurajën dhe bindjen të realizojnë reforma strukturore për të përmirësuar konkurueshmërinë, dhe më pas “rindezur” rritjen ekonomike: shtetet e mëdhenj i kanë çuar dëm dy vitet që fituan prej premtimit të Mario Draghit. Së dyti, opinioni publik nuk është i bindur për nevojën urgjente për ndryshime të thellë dhe radikalë. Dhe së treti, pavarësisht përpjekjeve të Draghit, kuadri monetar dhe fiskal është shumë i ngushtë, gjë që e mbyt rritjen ekonomike – dhe kjo i bën më të vështira reformat strukturore.

Në eurozonë mund të shihen manifestime të ndryshëm të këtyre problemeve. Por vendi që mishëron në mënyrën më dramatike të treja këto forca është Franca. Këtë javë, presidenti socialist i saj, François Hollande u detyrua të “rishkartisë” qeverinë e tij për të larguar Arnaut Montebourgun që, pavarësisht se ishte ministër i Ekonomisë, ishte njëkohësisht edhe kritiku më i paepur i partisë së tij nga e majta. Hollande, që u zgjodh president në vitin 2012 duke premtuar një të ardhme pa dhimbje, vështirë se mund të shihet si një reformator Thatcherist. Por që kur emëroi Manuel Vallsin si kryeministër nëmars, ai ka mbështetur të paktën parimin e shkurtimeve në shpenzimet publike, uljen e taksave dhe reformat strukturore.

Në teori, një qeveri e re dhe më e bashkuar mund të bëjë progres, por opinioni publik nuk është aspak i përgatitur për këtë. Hollande nuk është vetëm thellësisht jopopullor; ndryshe nga kryeministri italian, Matteo Renzi, i cili ka folur hapur dhe me guxim për reforma të vështira (ndonëse ende të parealizuara), presidenti francez nuk ka arritur t’i bindë votuesit se ndryshimet e dhimbshëm, duke përfshirë një zvogëlim të përmasës së shtetit, janë të pashmangshëm. Në vend të kësaj, Montebourgu dhe njerëzit e tij ofrojnë idenë mashtruese që, nëse eurozona hedh poshtë rregullat aktualë dhe lejon defiçite më të mëdhenj buxhetorë si dhe shpenzime publikë bujarë, atëherë nuk do të nevojiten më reforma të dhimbshme, sepse ekonomia do të nxjerrë mrekullisht vetveten nga rreziku.

Argumenti i Montebourgut bëhet edhe më joshës, për arsye se ai ka të drejtë sa i përket problemit të tretë të Europës: masa të tepruara kursimi, që kontinentit i janë imponuar kryesisht nga Gjermania. Draghi sapo ka pranuar, në mënyrë indirekte, se politika fiskale dhe ekonomike në eurozonë është shumë e shtrënguar. Ai la të kuptohet se është në fëvor të një lehtësimi sasior (quantitative easing), që si Amerika, ashtu edhe Britania e kanë përdorur, dhe njëkohësisht bëri thirrje që politika fiskale të bëjë më shumë për të nxitur rritjen ekonomike – një mesazh i drejtpërdrejtë për Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Ajo është udhëheqësja që këmbëngul më kokëfortësisht për t’iu përmbajtur rregullave dhe disiplinës fiskale të eurozonës, ashtu sikurse Bundesbanku gjerman është po kaq kokëfortësisht kundër lehtësimit sasior.

Pavarësisht zymtësisë, mund të ketë hapësirë për një ujdi. Nëse Hollande dhe Renzi munden të tregojnë se janë të sinqertë për reformat strukturore, Merkeli duhet të jetë në gjendje të tolerojë një qëndrim fiskal më të lehtësuar (duke përfshirë edhe rritje të shpenzimeve publikë në Gjermani) si dhe një politikë monetare më të liruar. Mbyllni sytë, dhe mund të imagjinoni tre udhëheqësit që punojnë me Komisionin Europian për të përfunduar tregun e përbashkët dhe çuar përpara një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA. Fatkeqësisht, në botën reale, Merkeli ka shumë pak arsye për të besuar, qoftë Francën, qoftë Italinë: sa herë trysnia e jashtme mbi ta është ulur, ta janë sprapsur menjëherë nga premtimet për reforma. Dhe ajo sapo ka vendosur Jean Claude Junckerin, kandidatin që pro idesë “mos bëj asgjë”, si president të Komisionit Europian.

Kështu që, do të jetë e vështirë. Por pa një shtytje prej udhëheqësve të kontinentit, rritja ekonomike nuk do të rikthehet dhe deflacioni mund të ulet këmbëkryq. Japonia vuajti një dekadë me rritje të ulët ekonomike në vitet 1990, dhe po lufton sot e kësaj dite. Por ndryshe nga Japonia, Europa nuk është një shtet i vetëm i bashkuar. Nëse unioni monetar nuk sjell asgjë tjetër përveç se stanjacion, papunësi dhe deflacion, atëherë disa do të duan që me kalimin e kohës të largohen nga euro. Falë premtimit të Draghit për të vendosur një dysheme nën borxhin qeveritar, rreziku në tregje se trysnia financiare mund të shkaktojë një shpërbërje ka rënë. Por risku politik që një apo më shumë vende të vendosin të largohen nga monedha e përbashkët rritet me kalimin e kohës. Kriza e Euros nuk është larguar. Ajo thjeshtë po pret në horizont.

PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL

16 komente në “Varka po fut përsëri ujë”

  1. Pelasgian says:

    Shume te shpejt jeni ….lol !!!

    1. v0st0k says:

      T’ju ndihmoje SHBA se eshte aleate. Jam e sigute qe do tregohet shume bujare se asnjhere nuk perfiton nga situata – haha

  2. Aty says:

    The Economist shkruan per problematiken reale te politikes elitare, nga e cila mbajne syte gjithe kontinenti dhe me gjere. Imagjinoni sa afere dhe larg ketij shqetesimi jemi ne, jo vetem si Shqiperi, por edhe si Ballkan. Kjo dmth se edhe ne, me syte drejt tyre, duhet te behemi se pari si shtet, se dyti si rajon dhe se treti si pjese e tyre, jo si apendiks, por pjese funksionale. Deri tani jemi tek “dhimbja e kokes” dhe te marrja e aspirines. Ja perse merr nje vlere te vecante takimi i Berlinit dhe nje kendveshtrim i ri drejt bashkepunimit nderballkanik. E gjitha kjo nuk mund te behet pa lene pasdore stereotipet e deritanishme te cicmiceve ballkanike. Sigurisht qe kjo nuk mund te jete e gjitha ne doren tone. Duket se ne po bejme tonen, se paku keshtu besojme dhe kjo u duke edhe ne takimin e Berlinit. Prova e pare do te jene mesazhet e Rames ne Beograd. Nese do te paragjykohet me stereotipet “shiti kete apo ate”, kjo tregon se ne as qe kemi ndermend te ndryshojme dhe kjo do te jete vetem per te keqen tone.

  3. mirel says:

    eu, lojera fjalesh me keto idete e politikave ekonomike.
    thelbi eshte fitimi absolut mbi kedo dhe gjithcka.
    shtetet jane kthyer ne instrumente fitimi per industrialistet e medhenj, bankieret dhe korporatat qe zoterojne ekomonine boterore.
    Gjithe teorite qe ngrihen, nuk jane gje tjeter vecse per te krijuar mister mbi shkakun perse te pasurit behen dhe me te pasur, dhe ekonomite shteterore qe mbajne publikun dhe popujt behen dhe me te varfer.

  4. plaku says:

    E kam thene dhe here te tjera ne forum se sipas eksperiences historike boterore per te dale nga kriza ka dy shkolla :
    – Shkolla anglo saksone e perfaqesuar nga Amerika dhe Anglia. Sipas kesaj shkolle ne raste krize duhet qe shteti te marri borxh dhe te beje investime te medha publike si rruge,ura, shkolla, spitale etj. Ne kete rast do krihohen vene te reja pune, njerezit do te kene me shume leke ne xhep, do rritet kerkesa, pra konsumi. Tregu do te reagoje menjehere duke rritur oferen, pra prodhime te reja, vende pune te reja dhe keshteu me radhe. Kete politike, teoria e Keyenesit, po perdor Amerika dhe Anglia dhe kane rezultte pozitive.
    – Shkolla gjermane qe per aresye historike, kur ne vitin 1933 inflacjoni ishte galopant,ku per te blere nje cope buke duhej nje karroce me monedha. Pra Gjermania, duke patur nje frike te tmereshme nga nflacjoni eshte per nje politike kursimi dhe shtrengimi ekonomik, pasojat e te ciles po i shofim akoma ne Greqi. Problemi eshte se Franca dhe Italia nuk kane fuqi ti kundervihen gjermanise per ndryshimin e politikes se kursimeve. Ne se ne ekonomi eshte ne krize dhe ti kursen kjo eshte sikur ti marresh frymen kesaj ekonomie. Pra, shpresojme qe edhe Gjermania te hypi ne barke dhe te filloje edhe ajo te aplikoje teorne e Keyenesit qe nxori Ameriken nga kriza e depresioni te madh te viteve 30-te me politiken e “New Deal” te Ruzveltit.

    1. Arben says:

      Ka dhe nje rruge tjeter.

      Ata qe falimentuan se u treguan te pangopur te hapin krahun, e te vijne njerezit qe u treguan te kujdesshem, dhe jo ti ndihmoje Draghi me parate publike, sepse ata jane piramida dhe ne piramide do te perfundojne.

      Europa nuk ka me shume se 5 vite jete,te pakten keshtu sic e njohim sot.

      1. plaku says:

        Arben,
        Problemi eshte se pas falimentimit te bankes investuese amerikane Lemon Brothers ne vitin 2007, filloi kriza dhe shume banka te medha kishin ne barkun e tyre prodhime financjare te semura dhe kishin nevoje per leke. Bankat nuk e dinin se sa prodhime financjanere ( Derivate ) kishin vete dhe bankat e tjera ne barkun e tyre . Ne kete kohe ne loje u fut nje faktor shume i demshem per bankat, MOSBESIMI. Normalisht bankat marrin dhe i japin borxh liquid ( cash ) njera tjetres. Ne ate kohe,per shkak te mosbesimit bankat nuk merrnin dhe jepnin leke njera tjetres dhe ne loje u fut fakti qe shume banka shume te medha qe kishin nje bilanc shume me te madh se GDP i shteteve ku ishin, mbetja e ketyre bankave pa liquiditet ( cash ) mund te shkaktonte
        “BANK RUN”, qe njerezit te shkonin ne banka dhe terhiqnin leket e tyre dhe nga ana tjeter te mos behej siguria e kreditimit te ekonomise reale gje qe do te sillte kaos, mbyllje fabrikash, papunesi etj. Ky fenomen quhet “to big to fail” ( shume i madh per te rene ) dhe si rezultat i kesaj qeverite e shteteve te ndryshme shiten bono thesari, pra moren kredi nga tregu boteror ju a dhane bankave dhe mbeten per vehte me borxh publik gjigand, borxh ky qe kane edhe sot.

        Pershendetje

        1. Vlora says:

          Te gjitha Bankat operojne mbi borxhe dhe debite. Eshte sistemi perpetual i debise, mbi te cilin mbijetojne Bankat. Neqoftese prishet kjo balance, asnje banke sa do e fuqishme qe te duket, nuk mund qe te mbijetoje. Ne Amerike, c’do banke mund qe te marre likuiditet nga Federal Reserve, dhjetfishin e balances totale ekzistuese qe deklaron. Pra, Banka jep para ne formen e kredive dhe investimeve, te cilat nuk jane te sajat dhe kur kjo rrjedhje likuiditeti nderpritet diku per x arsye, Banka kalon ne veshtiresi deri ne falimentim. Depozitat e njerezve, jane thjesht shifra qe rrisin balancen totale ne pronesi te bankes, por nuk jane faktori kryesor i likuiditetit mbi te cilin operojne Bankat.

    2. Objektiv says:

      Teorikisht ke te drejte ti, por si I behet kur vendet (sic permende rastin e Greqise) jane tashme te zhytura thelle ne borxhe, te vazhdojne te marrin edhe me shume borxh per te rritur ekonomine?! Keshtu krijohen piramidat…

      1. mirel says:

        Objektiv e ke nisur shume mire fillin e llogjikes.
        Greqia nuk ishte ne standart te keq ekonomik para se te hynte Euro.
        Dhe shkrirja e monedhes ne Euro supozonte kalimin e mallrave pa dogane, dhe per pasoje lehtesimin e tregetise Brenda Evropes, dhe per pasoje uljen e cmimeve.
        A e ka bere njeri analizen e rritjes se cmimeve te mallrave ne gjithe tregun evropian pas futjes ne Euro.
        Nuk ben sens.
        Prandaj per mua gjithe teorite me fjale te medha dhe me servirjet e modeleve angleze apo gjermane, jane maskim I mafies evropiane qe po zhvat popujt e thjeshte te evropes.
        Ata qe fitojne jane vetem politikanet, dhe bankieret e Evropes dhe te Botes po pasurohen gjithnje e me teper.
        Kriza ne Greqi nuk erdhi per pasoje te gabimeve te popullit grek.
        Ata as nuk perfituan dhe as nuk shpenzuan investimet Europiane.
        Investimet europiane u pervetesuan nga politika e qelbur greke, qe si fshataret e Evropes jane dhe me te paturpet per te vjedhur, si gjithe Ballkani.
        Dhe gjoben e ketyre investimeve te perpira nga qeveritaret, ja rrasen ne kurriz popullit te thjeshte grek.
        Kriza nuk erdhi si pasoje e dembelizmit te popullit, popullit jepi pune dhe do punoje e do ule koken gjithe diten te marri leke e te ushqehet, nuk ka nga shkon.
        Kriza erdhi si pasoje e krijimit te tregjeve fiktive, qe krijojne imazhet e mekanizmave moderne ekonomike.
        Keto jane tregjet e skllaverimit te popujve nga nje grusht njerezish qe per fat te keq luajne sot fatet e miliona njerezve.
        Investimet sot nuk behen ne fushen e prodhimeve natyrore, por ne krijimin e mekanizmave dhe institucioneve pa kuptim qe nuk gjenerojne asnje lloj te mire materiale dhe bejne teori te pakuptueshme me shpenzimet e popullit te varfer.
        Shkurt, ata rrisin cmimet, dhe popullit I shtrengohet rripi.
        Zgjidhja, lufta.
        Se vdesin me mijera njerez te thjeshte, nuk I prishet njeriu puna.
        Mish per top I thone, fitimi I sigurt.

        1. plaku says:

          mirel,
          Desha te thosha keto gjera :
          – Demokracia ka edhe ajo “Thembren e Akilit”, ne kuptimin qe cdo kater ose pese vjet politikanet dhe parlamenti duhen rizgjedhur.
          – Kjo gje ben qe politikanet duhet te bejne cmos qe te rizgjidhen ndryshe mbeten pa pune.
          – Prandaj politikanet shpesh ne fushata zgjedhjeje bejne premtime te medhe qe jane veshtire te mbahen. Keto premtime jane per shembull krijimi i vendeve te reja te punes, rritjes se pensioneve, krijimit te vendeve te punes ne administraten shteterore, hapje shkollash, hapje spitalesh etj.
          – Shpesh ndosh qe politikanet, pasi zgjidhen, shofin se ata nuk i mbajne dot premtimet se shteti nuk ka leke dhe prandaj ata shkojne ne tregun boteror ose te brendeshem te bonove te thesarit
          dhe marrin kredi ( borxhe ) duke shitur bono thesari me norma interesi ne fillim te vogla.
          – Me kalimin e kohes politikanet shofin se po afrohen zgjedhjet e reja dhe ata perseri nuk kane leke dhe perseri shesin bono thesari per te marre kredi. Problemi eshte se investorete huaj dhe te vendit shofin se ky shtet ka probleme dhe se ka rrezik qe te mos marrin leket me te cilet blene bonot e para. Prandaj bonot e tjera, per te mbuluar rrezikun e mos marjes se lekeve, i blejne bonot e reja por me nje norme interesi shume me te madhe.
          – Populli fiton sepse kemi vende te reja pune, rriten pensionet, hapen disa shkolla etj. Por te gjitha keto me borxhin qe morren duke shitur bonot. Pra borxhi publik rritet dhe politikanet tani marrin borxh jo vetem per te mbajtur premtimet elektorale por edhe per te lare borxhet e vjetra.
          – Specjalistet ekonomike e shpjegojne si me siper krizen greke. Kuptohet se politianet edhe vjedhin, por shkaku kryesor eshte se ata duan te mbajne karriken.
          – Greqia eshte akoma ne krize sepse “Troika” ( BE, FMN dhe BQE ) i ka marre Greqise pamvaresine ekonomike dhe buxhetin dhe po aplikon nje politike te gabuar kursimi, qe i ka marre ne fakt frymen ekonomise greke.

          Pershendetje

          1. x-z says:

            Pershendetje Plaku,

            Te gjitha ato analizat qe permend kane nje sens. Por harron dicka. Diferencen ne vende te ndryshme, e bejne popujt. Gjermania eshte gjermani, jo vetem se jane politikat e tilla, por edhe sepse kshu jane gjermanet. Cohen ne mengjes qe te marrin 2 leke ata dhe 2 leke shteti.jane koshient se duhen paguar dhe taksa ne menyre qe jeta jote dhe e pasardhesit tend te permiresohet ne vazhdim. Llogari e thjeshte. Stereotipi I popujve ne greqi itali spanje portugali edhe shqiperi, eshte pak a shum njesoj. Cohu ne mengjes, dhe mendo si tja fusesh sistemit. Jemi praktikisht njerez me temperament indiferente. Kjo I lejon dhe qeverite e ketyre shteteve qe te bejne sic duan.

            Zgjidhja?! Eshte e thjeshte. Mjafton te jesh praktik dhe I logjikshen. Nuk ka nevoj as per shkolle as per shum dije. Ne te gjitha vendet problematike sot(shqiperia perfshire), duhet filluar nga dicka shum e vogel. Kontrollimi I cmimeve te ushqimeve. Eshte shum anormale sot, qe nje familje te paguaj 2/3 e te ardhurave vetem per ushqime. Kjo sjell inat, ashpersi dhe protesta, gjithashtu dhe deshire per mosbindje. Nese cmimet per kostot bazike jetike do te ishin brenda normales, ateher gjithsecili do ishte me I predispozuar qe te evitonte luksin, te pranonte disa masa shtrengimi dhe per 3-4 vjet te shihte serish frytet.

            Mendoj se te gjithe dalim ne nje perfundim. Zgjidhje ka, por nuk leverdis te zgjidhet.

            1. plaku says:

              x-z,
              Me lejo te te them keto gjera :
              – Cmimet ne treg i vendos tregu dhe jo shteti, ky ishte edhe gabimi qe bene komunistet kudo ne bote. Ketu behet fjale per doren e fshehte te tregut qe thoshte Adam Smithi.
              – Jam dakord me ty per sa i perket ndryshimeve te mentalteteve te gjermaneve dhe te vendeve te Europes jugore si Itali, Greqi, Shqiperi etj.
              – Bashkimi ekonomik i BE, pra futja e mondedhes se perbashket Euro, pa u bere bashkmi Politik ishte nje gabim i madh. Kete gje e kerkoi presidenti i Frances Miteran, i cili i kerkoi kanzelarit gjerman Kohlit, qe te futet ne fillim Euro dhe ai ( Miterani ) do te jete dakord me bashkimin e Gjermanise.
              – Futja e Euros ishte nje gabim i madh, sepse performanca ekonomike e Gjermanise eshte shume me e larte se e vendeve te Europes se jugut. Si rezultat i kesaj Euro per gjermanet eshte shume e nenvleftesuar, gje qe ben, qe eksportet gjermane te jene shume me konkurues. Per vendet e Europes jugore Itali, France, Spanje, Portugali etj. performanca ekonomike eshte me e keqe se e Gjermanise dhe pra Euro eshte e mbivleftesuar, gje qe i ben mallrat e eksportit te ketyre vendeve jo konkuruese.

              Pershendetje.

  5. oopooonomoro says:

    kur varka fut uj e ka fajin varkari
    prandaj ndrroni varkarin
    si ndrrohet varkari?
    duke i var carin!
    pra vari carin varkarit
    kur varkari esht carvari
    shko si cari ke dollari

  6. Toni says:

    Te nderuar zoterinj!
    Eshte e rendesishme te gjeshe rruget me racionale per te dale nga kriza ekonomike,por me e rendesishme eshte te parandalosh krizat shkaterrimtare qe passjellin mjerim,varferi,luftera me miliona te vdekur e te vrare.
    Trinomi i famshem para-mall-para plus fitimi eshte baza e ekzistences se sistemit ekonomik kapitalist.Nese dikush shpenzon me shume se 60% te GDP per armatime dhe problem te luftes ,siç eshte Amerika ,e nuk nxjerr fitimin e duhur nga shitja e prodhimeve per luften eshte I destinuar te falimentoje ekonomikisht me te gjitha pasojat e renda qe vijne me pas.Qe ekonomia amerikane eshte ne krize te rende e me te edhe ekonomia boterore vertetohet me se miri nga fakti qe borxhi amerikan,aktualisht, i kalon te 100 trilione dollaret.Per te dale nga kjo gjendje katastrofike duhet bere e pamundura per te shitur stoqet kolosale te armeve,por qe te arrishe kete duhet te motivosh shtetet qe te shpenzojne per te blere armet stoqe e per kete aresye politika e propaganda krijojne “gogolet”qe kercenojne Boten.Ketu e kane burimin te gjitha ngjarjet qe perjetojme sot ,ne Lindjen e Mesme,Azi,Afrike dhe Europe(Ukraine).Une mendoj se kriza aktuale eshte shume me e rende se ajo e viteve 1929-1933 qe passolli LII B.Amerikanet per te shpetuar sistemin e tyre ekonomik dhe per te ruajtur lidershipin (hegjemonine) boteror nxisin ne te gjitha menyrat blerjen e stoqeve kolosale te armeve qe kane per te ulur borxhin Goliathik qe kane dhe qe I ka cuar ne pragun e nje bankrupti te papare ne histori.Ne kete sens zhvillimet kane per te qene te shpejta e melodine e tyre do ta degjojme jo shume larg qe sot.Lum kush te rroje per te pare fundin e kesaj katastrofe.

    1. plaku says:

      Toni,
      Me vjen keq por Amerika dhe Anglia kane dale tashme nga kriza.
      Me poshte ke zhvillimin e borxheve publike te Amerikes qysh nga viti 1993 ne miljarde dollare :

      viti Borxhi total publik

      1993 4.535,69
      1994 4.800,15
      1995 4.988,65
      1996 5.323,17
      1997 5.502,39
      1998 5.614,22
      1999 5.776,09
      2000 5.662,22
      2001 5.943,44
      2002 6.405,71
      2003 6.997,96
      2004 7.596,14
      2005 8.170,42
      2006 8.680,22
      2007 9.229,17
      2008 10.699,80
      2009 12.311,35
      2010 14.025,22
      2011 15.222,94
      2012 16.432,73
      2013 17.351,97
      2014 (Q2) 17.632,61

      Nga tabela e siperme shifet se borxhi publik ne vitin 2013 ishte vetem 17 mije e 351 miljard dollare dhe jo mbi 100 trilione dollare sic thua ti.
      Rritja e borxhit publik u be me qellim qe te investohej ne punime publike si rruge, ura, shkolla, spitale etj. me qellim qe te hapeshin vende pune, pra njerezit te kishin leke ne xhep, u rrit kerkesa, tregu rregaoi duke rritur oferten dhe keshtu ekonomia e morri vehten si ne vitin 1933 me planin NeW Deal te Ruzveltit duke u bazuar ne teorine e ekonomistit te madh anglez Keyenes dhe jo sic po ben Merkeli ne Europe qe i morri shpirtin me kursime ekonomise ne krize te Europes. Ketu behet fjale per dy shkolla te ndryshme ekonomike : shkolles anglo saksone dhe shkolles gjermane.

      Pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje