Ligji antiduhan, sprova e pestë

28 Gusht 2014, 20:07Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

 

Ka disa ditë që nëpër media po lajmërohet rikthimi në skenën e jetës shqiptare i ligjit kundër duhanpirjes nëpër ambientet publike së bashku me komentin se, këtë herë, pas shtatë viteve dështim, zbatimi i tij do të zerë vend. Kjo pasi ligji i “vjetër” është amenduar në disa nene, pasi janë shtuar inspektoriatet  dhe njësitë operacionale vepruese, është rritur numri i subjekteve të ndëshkuara, si dhe niveli i gjobave ndaj atyre që do të guxojnë të shkelin ligjin.

Për ta përligjur suksesin e pritshëm propaganduesit e “ligjit të ri”, sic nuk ngurrojnë ta etiketojnë disa profanë të paditur  ligjin e miratuar në nëndor të viti 2006 me njëqind përqind të votave “pro” të deputetëve, shfaqin ambiente të boshatisura nga duhanxhinjtë që jepen duke tymosur jashtë, por edhe slogane zyrtarësh titullarë që garantojnë se këtë herë gjithcka do të jetë ndryshe, nga më parë, dhe ligji do të njohë lulëzim zbatueshmërie. Mirëpo sa të vërtetë ka në këtë mes dhe a është mesviti 2014 i ndryshëm nga paraardhësit e tij në fatbardhësinë e zbatimit të ligjit antiduhan?

Referuar fakteve kohore përgjigja vjen “jo”. Edhe ndër shtatë vitet e ikura zbatueshmëria e këtij ligji “fatmbrapshtë” ka patur po të njejtën nisje të mbarë. Kjo jo për hatër të aftësisë së strukturës zyrtare të përcaktuar për zbatimin e tij, por për hatër të situatës stinore, që e favorizon qëndrimin dhe tymosjen e duhanpirësve në ambientet e jashtëme publike, si dhe mosbërjen dy të fjalës së administratorëve apo të pronarëve për ta tymosur atë jashtë.

Një situatë e ngjashme optimiste ka sunduar nisjen e aksionit antiduhan nën qënien ministër të Nard Ndokës, të Anila Godos, të Petrit Vasilit dhe Vangjel Tavos, më të fundit ministër të përshirë në zbatim të këtij ligji, të cilët, të entuziasmuar, i kanë rënë gjoksit duke paralajmëruar që në nisjen pranverore, verore apo vjeshtore suksesin e padiskutueshëm, për  të heshtur turpësisht gjatë ditëve të ftohta të dimrit, kur brenda ambienteve publike tymi i duhanit bëhej si lesh xhami.

Dua të them me këtë se bëhet mirë që, në këtë ririririsipërmarrje verore 2014, nga ana e titullarëve të Ministrisë së Shëndetësisë propagandohet si premtuese zbatueshmëria e ligjit antiduhan, por a e garanton kjo ecurinë e mbarë në vazhdimësi?

Jemi të mobilizuar për ta ndjekur pozitivitetin edhe në ditët e ardhëshme, ka thënë para gazetarëve zv.ministri i Shëndetësisë Rrjepaj, e, si në një refren të përmendësuar kanë dhënë të njejtën profeci edhe zyrtarët e tjerë, jo pak nga të cilët të qenë aktorë edhe ndër dështimet e tjera, mirëpo sa gjasa ka që të ndodhë kjo? A ishin nenet e ndryshuara të “ ligjit të vjetër” pengesë për zbatim të suksesshëm dhe a janë amendimet 2014 premisë për të garantuar suksesin e të ardhmes dimërore, që është edhe banko-prova e cilësisë së motorit të porsandezur të ligjit antiduhan?

Si ish drejtues disa vjecar i shoqatës “Shqipëri pa duhan”(të shtënë sakaq në dorë nga zyrtarë të sistemit të shëndetësisë, me emër të ndryshuar),amendimet dhe shtesat në ligjin me nr. 9636,dt.06.11.2006: “Për ruajtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, nuk i shoh si argumenta të mjaftueshëm që do të garantojnë suksesin, por si manovër e ekspertëve të djeshëm që ja kanë dalë ti mbushin mëndjen ministrit aktual se përgjegjësinë për moszbatimin e derisotëm të ligjit e ka vetë ligi ( e kam fjalën për përmbajtjen), dhe jo aktorët përgjegjës për zbatimin e tij. Jo mungesa e një strategjie gjithëkombëtare, jo dallaveret, paaftësia dhe kthimi i ligjit në mjet përfitimi dhe qokash.

Sepse si gjithcka tjetër në këtë vend me shtet, por pa zot që të godasë moszbatimin e ligjeve, edhe ligji antiduhan u përdor për tregti. Për të prodhuar jo zbatueshmërinë e tij,por përfitime monetare dhe trafik influencash politike. Inspektorët dhe shefat e tyre ishin peshq të vegjël,brima e fundit e kavallit që përfitonin ca qerasje, apo ndonjë para nën dorë, nga pronarët e lokaleve kurse milionat kanë qarkulluar për billborde, për reklama televizive klienteliste etj., sipërmarrje pa asnjë vlerë, pa efikasitet për të frymëzuar antiduhanin, por jo përvetësimin e menaxhuesve.

Nuk dua të profetizoj dështimin e ministrit aktual, por dua të paralelizoj rreth faktit se ndryshimet në ligjin ekzistues do të jenë nul përsa kohë të mos  ketë një strategji të plotë e të qartë, që do të përcaktojë imtësisht hapat që duhet të hidhen, që të përcaktojë qartë e saktë kufijtë kohor, por edhe bashkërendimin e punës jo vetëm midis subjekteve e aktorëve që ligjërisht janë përgjegjës për zbatimin e tij, por edhe me segmente të shoqërisë civile, deri më tash të lëna jashtë loje. Hartimi i kësaj strategjie duhet ti lihet në dorë grupi-ekspertësh, mundësisht nga vënde të huaja, që kanë eksperienca të ngjashme me vendin tonë, dhe jo individëve profanë që vetë emërtimin “shkencëtarë të antiduhanpirjes” e shfrytëzonin për përfitime.

Duke ju referuar ndryshimeve ligjore vëren se ato kanë përfshirë shtimin e subjekteve të  gjobiturve, nga një në tre, duke e komplikuar më shumë procesin. Përvec pronarit, lehtësisht të kapur me anën e licensës, sic ishte në ligj, pas  ndryshimeve, në gjobitje do përfshihen edhe administratori e personi që konsumon duhan në ambientet e ndaluara, por që është e sigurt se nuk mban me vete dokument identifikimi. Ndryshim që sjell sherr e shamata, situatë kazino, që në më shumë se 90 % të rasteve do të kërkoj ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, e cila edhe pa këtë ka jo pak andralla me botën e krimit. Është miratuar ky ndryshim në ligj, ndërkohë që po ti referohesh realitetit që ka prodhuar neni i “vjetër” sheh se në të gjitha ato ambiente ku pronarët e lokaleve apo titullarët e institucioneve e kanë vlerësuar me seriozitet zbatueshmërie ligjin antiduhan, edhe sot e kësaj dite nuk tymoset.

Po ashtu është ndryshuar vlera e gjobës, që nga 50 mijë për pronarin, sic ishte më parë, është bërë 300 mijë dhe respektivisht 50 mijë për administratorin e 5 mijë për qytetarin duhanpirës, por që është e sigurt që ska kartë identifikimi. Kjo është ta therrësh financiarisht qytetarin dhe jo ta gjobitësh, ta nxitësh për “luftë” dhe jo ta edukosh për të mos pirë duhan. Kam bindjen se vështirë të vilet një gjobë e tillë pa pushkë.

Por, po një kazino të vërtetë ka prodhuar edhe ndryshimi në nenin që,përvec inspektoriatit shëndetësor e policive bashkiako-komunare e asaj të shtetit, si forcë mbështetëse, fut në valle të gjitha inspektoriatet ekzistenciale në territorin e RSH. Që nga ai i AKU, Inspektoratin e Mjedisit,atë të Punës, inspektorët e arsimit, inspektorët e mbrojtjes nga zjarri, inspektorët e transportit, punonjësit e tatim-taksave, Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, administratorët e pallateve, etj. Një fjalë thotë se dy mami e nxjerrin fëmijën gjysmak mendoni se cmund të sjellin gjithë këto inspektoriate. Gjykoni cmund të ndodhë me këtë dyzinë përgjegjësish,ndërkohë që ligji pësoi fiasko kur përgjegjës për të ishte vetëm një inspektoriat, ai shëndetësor.

Aq më tepër nuk duhej bërë ky ndryshim, kur kishte një eksperiencë positive përgjatë disa muajve të viteve 2012-2013, me ngritjen e funksionimin e një të emërtuare Task-Forca antiduhan, që sikurse u ngrit, me urdhër e miratim të ministrave të linjës, ashtu edhe u shkri me urdhër të tyre, pasi u konsiderua telashehapëse për miqtë dhe militantët që sponsorizonin ministra e parti.

Operimi nëpërmjet kësaj njesie Task Forc ishte më i thjeshtë. Ajo kishte kompetenca të plota  për të vepruar nëpërmjet aplikimit të ciklit të mbyllur. Fletëgjoba 50 mijë lekëshe, që ajo u vendoste pronarëve të gjendur në shkelje të ligjit, ishte titull ekzekutiv i dalë nga gjykata, që vilej nga përmbaruesit private dhe që nëse nuk e paguaje në kohë rritej. Ishte një përvojë që polli një model nëpërmjet të cilit u arrit të frenohej duhanpirja në pjesën dërmuese të ambienteve publike të kryeqytetit dhe që ja vlente të merrej në konsideratë.

Nëse i duhej bërë amendim ligjit kjo duhej ti përkiste nenit që e ndalon tërësisht pirjen e duhanit në ambientet publike. Duke patur parasysh se Shqipëria nuk është si Kroacia, vendi nga ku është kopjuar ligji, por ka specifika dhe lidhje tradicionale shumë të forta me pirjen e duhanit, ndoshta do të ishte më mirë që brenda ambienteve publike, që detyrojnë mospirjen e duhanit, të ligjëroheshin edhe vëndet e caktuara ku kjo të lejohej. Le të ishin prezente këto vënde jo vetëm për të respektuar të drejtën e individëve që janë duhanpirës, por edhe si një fazë përgatitore, që do të sillte më pas ndalimin tërësor të tymosjes.

Gjithsesi qarku i ndryshimeve ligjore sakaq është mbyllur dhe stina e nisjes verore të kësaj sprove të pestë zbatueshmërie të ligjit antiduhan sapo ka nisur. Është sprova e pestë. E vlerësuar patetikisht si “e sukseshëme”, nga titullarët, e që pritet të verifikohet pas ftohjes së motit.

8 komente në “Ligji antiduhan, sprova e pestë”

  1. iliriani says:

    shkrim i mrekullushem.teper realist dhe qe tregon qarte se ligjet tek ne behen ne rrumpallhame dhe jo ne institucione shteterore. edhe ky beqja si rapsodi nard ndoka eshte. futja kot. eshte e sigurt se ne dimer ligji do pesoj fiasko, i ka rene kokes z.shyti.

  2. Isuf Kalo says:

    Mendoj qe subjekti qe trajton shkrimi meriton diskutim te hapur dhe jo me pseudonime E pergezoj autorin i cili ka paraqitur me kompetence , pergjegjesi dhe objektiviet rrugetimin dhe eksperincen tashme te gjate e te madhe tone me nje nga deshtimet disi te papritura por edhe me te turpeshme te shendetesise tone .Shqetesimi i tij eshte i drejte dhe i perligjur lidhur me mundesine e deshtimit edhe te tentatives se peste per zbatimine ligjit antiduhan .Ndofta i para koheshem eshte pesimizmi i tij por edhe kjo ben mire sepse paralajmeron entuziastet me cgenjimet e perjetuara prej tij
    Une po shprehem per ket teme dhe mund te duket se si endokrinolog nukjame specialist per te , por e para nuk ka semundje qe trajton mjekkesia ku duhan pirja te mos jete faktor demtues dhe e dyta ka ndodhur te isha antar i grupit perfaqesuse te shendetesise tone ne takimine OBSH per te mbeshtetur konventen e saaj anti duhan e me pase edhe antare i grupit te punes qe hartoj ligjin e pergojuar si fajtor per mos zbatimin dot te tij tek ne .Opsioni i lejimit te vendeve te posacme per duhan pirje u debatua edhe ahtere , une jam nje qe isha kundra me qe kjo tentative qe provuar ne avione dhe trena e lokale fillimisht ne vende te tjera dhe me pas hoqen dore prej saj Pa asnje kompleks cfajesimi kam qene dhe jam kudra saj .Ligji o lejon o ndalon

    .Zbatimi i tij nuk behet asnjehre me deshire por me mekanizma detyrues .Gjysma ligje nuk ka .Ligji perkufizimine duhan pirjes u keqperdor dhe “u tradhetua “tek ne nga ata qe duhet ta zbatonin dhe mbronin

    Ai u shit sic shiten te drejtat ne nje shtet joligjor .Asgje nuk u tregoi te hujave me qarte shkallene korupsionit te informalitetit , te cvleftesimit te kapitalit moral , te mungese se pergjegjesise ne gjitha hallkate shtetit se sa deshtimi , tallja dhe diskrititimi i ketij ligji shendetesor .
    Kam patur tastin te kem kontakte te shumta me ta dhe me ka dhembur kur ma kane thene kete miqesisht

    Ligji deshtoi jo ne lokale jo tek njerezit e thejshte .Deshtimi i tij eshte vendosur gjeithmon ne nivele te larta aty ku kompanite miljardere cigare prodhurese negocionin me vendmaresit e larte .Vapori qe u kap kontabande ne Durrres pak jave mne pare me ngarkese disa milioneshe cigaresh eshet vetem maja aksidentale e ajzbergut te bizneseve te lidhura me te

    .Ndryshimi iligjite eshte megjithate alibi e mire per rinisur proven. Por testi i vertete nuk lidhet me te .Te njejtet qytetare shqiptar qe e shperfillin keqas tek ne ligjin e respektojne ate ne vendet fqinje plotesisht sapo kalojne kufirin tone

    .Testi i ri nuk eshte per ta As vetem i Ministrise te shendetesise .Problemi i demeve te duhanit eshet sa i
    saj aq edhe social ekonomik juridik edukative e kulturor
    Testi i ri ve perseri ne prove seriozitetin ligjor emoral te shtetit tone .Para nesh para OBSH e para Evropes

    Pak vite me pare kur ligji u shpall per zabtim une pata shkrur ne gazetne Panorama me entuziazem per te nje artikullme titull ” Duhej festuar “Tani rezervohem .Thone qe Eksperienca eshet shuma e gabimeve tona ne jete .Kjo nuk eshte arsyje per te mos shpresuar perseri Por arsyje per te paralajmeruar .Dhe sidooqfte per te uruar me dashamiresi sukses

  3. dea says:

    LIGJI DO TE ZBATOHET .Jo sepse eshte ndryshuar dhe zbukuruar , jo sepse jane strukturat ose gjobat me te renda , POR sepse zoti RAMA nuk do te toleroje asnje qe te perkedhelet e te shkele kete ligj .Pra , kur ai qe drejton te vendose te mos toleroje askend , atehere gjithcka arrihet .

  4. Eli says:

    Jame pltesisht dakort me artikullshruesin dhe me vjene mire qe shkrune me kembe ne toke Eshte e lehte te vendosesh nje lingj me diktature por duhet te mbash parasysh edhe pasojot qe mbart vendosja me dhune e ketiji ligji.Pra se te amendoheji ligji duhet te mereji edhe mendimi ibizneseve dhe grupeve te interesit qe te gjendej nje rruge me i drejte pa demtuar bizneset,sidomos ne kushtet e nje krize te tille
    1-ndalimi me masa kaq te rrepta kerkonte nje periudhe 3 mujore per sensibizimin e popullates
    2-bizneset duhet te viheshin ne kushte te barabarta duke evituar zaptimin e hapesirave publike ,lulishteve,rrugeve,tortuareve etj kundrejt nje leje qe japin bashkite per interesa personale sejcili te shfrytezoje ate qe ka ne pronesi sepse ka lokale qe kane kushte te shkelqera dhe jane te falimentuar sepse njerzit pine kafe ne rruge ,kjo nuk i edukon qytetaret
    3-Jame dakort qe fillimisht duet te lejohen ambinte te ndara per duhan piresit ose lokale te vecata qe i kane te gjitha kushtet te percaktuar me rregullore te posacme ndoshta kundrejt nje tarife shtese

  5. Eli says:

    sa thashe me siper vazhdoji
    4-gjoba ndaji pronarit eshte shume e larte ,pronari nuk eshte polic roje,ai duhet te vendose shenjat dalluese simbas ligjit dhe te urdheroji personelin per zbatimin e detyrave .Praktika ka treguar se shume pronar te lokaleve ,bile edhe inspektore te shendetsis jane dhunuar nga qytetare
    5-shkelja e ligjt eshte pergjegjsi personale dhe gjoba duhet te jete me e larte.Ka shume vede qe pronri mbane pergjegjesi vetem per mos vendosjen e reklamave sepse pronri nuk mund te qendroji ne lokal 18 ore

    6-ne zbatim te ligjit duhen studime edhe per distancat midis subjekteve spse nuk po vujme nga mos sherbimi por se skemi se kujt ti sherbejme sepopulli ha e pi mes rrugeve e tortuareve

  6. politikaniprofesionist says:

    Nga eshte zhdukur ai “shkencetari” alabak i duhanit Roland Shuperka Xhovani? Gjall eshte apo e ka mbytur tymi i duhanit? Njeri qe gjithe jeten e ka mare qyl pagen ka qene dhe ka mbetur. Servil i madh.Mire qe e kane nxjerre jashte loje kete here se na cau trapin. Une besoj per vete qe do jete dicka ndryshe kete here po te presim se mire e ke ti qe dimri eshte bankoprova.

  7. denoncuesi says:

    Me pelqeu shume artikulli por per ta ndihmuar ne argumenta autorin ne pjesen ku thote se ligji i vjeter antiduham eshte perdorur per perfitime financiare nga ata te meparshmit po denoncoje se e njejta gje eshte gati te ndodhe, madje ka nisur te ndodh, edhe me kete Beqjan e Rrjepajn qe eshte fyelli i Petrit Vasilit.Z.Shyti,duke shfrytezuar perfshirjen e shoqerise civile, qe ti e permend ne shkrim,me bekimin e minstrit Beqja, qe per keto marifete eshte i vetmi qe i eshte hequr mandati i deputetit- eshte projektuar te ngrihet nje grup pune i shoqerise civile. Duke shfrytezuar nje shoqate ne pronesi te nje zyrtari te larte te ministrise se mjedisit dhe ca gazetare servile nga televizione e gazeta te preferuara te pushtetit,ku prin Topi, Shqipi dhe Dita, nepermjet te cilave do xhirohen shuma parash te buxhetit te shtetit, qe do te perlahen prej tyre. Nuk kuptoj clidhje ka ministria e mjedisit me ligjin antiduhan, po shoqata e sajuar e ketyre palo gazetareve qe e shfrytezojne profesionin per te perfituar.Une deri ketu po te denoncoj ti ndiqi e verfikoi keto dhe do bindesh,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje