Nga Prof. Pandi Zdruli*
Mbas dy javësh qendrimi në Shqipëri nga takimet me miq, shokë, e familjare kam dëgjuar shpesh herë shprehjen: “Nuk bëhet më ky vend” ose “Lum ju që keni ikur”. Dikush preferon t’i referohet persëri edhe Faik Konicës për mënyrën se si ai e cilësoi Shqiperinë gati një shekull më parë. Unë jam i bindur që Konica nuk e kishte inatin me Shqipërinë por me shqiptarët. Kur më thonë ky vend nuk bëhet më unë i pyes bashkëbiseduesit e mij: “Po ju si e doni Shqipërinë të bëhet?”. Megjithë respektin që kam për ata të gjithë dua të them se shumë pak prej tyre dinë ti pergjigjen kësaj pyetje por edhe ata janë konfuzë në mendime. Në vitet epokale të 90s shprehja revolucionare e kohës ishte “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Sigurisht Europa është e madhe dhe vetëm Bashkimi Europian ka sot 28 anëtarë, kështu që nuk mund të pretendojmë të jemi njësoj si ata të gjithë sepse edhe Qiproja nuk është Gjermani. Prandaj le të mundohemi të krahasohemi të paktën me fqinjët tanë Mesdhetarë, të cilët prej vitesh po kalojnë faza tepër të vështira, ndoshta edhe më keq se ne, të paktën për një pjesë të popullsisë së tyre. Për shëmbull, nuk kam dëgjuar për ndonjë biznesmen shqiptar të jetë vetëvrarë sepse nuk paguante dot pagat e punëtorëve. Kjo ka ndodhur e ndodh akoma në Itali. Ndoshta në Shqiperi nuk dihet që sot në Itali ka lindur një formë e re “emigracioni”, ajo e pensionistëve që transferohen në Tunizi apo në vendet e Lindjes së Europës pasi me pensionet që marrin në vëndin e tyre nuk mund të rrojnë dot as gjysmën e muajit (jam i bindur që dikush do të thotë po pensionistët tanë ku të venë).
Kur lindi ime bijë në 1991, thirrja e saj më e gëzuar në moshën 3 vjeçare ishte “Erdhën dritat” të cilat na priteshin me ditë të tëra. Shpesh herë gezimi i saj zgjaste pak pasi dritat iknin persëri. Po ashtu edhe uji. Sot më rezulton se dritat priten shumë pak, në mos aspak dhe çështjen e ujit në një mënyrë apo tjetrën të gjithë e kanë e zgjidhur, të paktën në Tiranë.
Me shumë të drejtë shumë njerëz në Shqipëri ankohen se nuk ka punë, por punë në keto kohë të vështira nuk ka as në Itali e Greqi si dhe në shumë vënde të tjera Europiane ku papunësia ka arritur shifra alarmante sidomos për të rinjtë pasi në jugun e Italisë punon vetëm një në dy prej tyre. Italianët dhe grekët i janë rikthyher emigracionit.
Miq të tjerë më thonë se në Shqipëri nuk vepron ligji. Personalisht nuk kam patur të bëj me ligjin, por kur më është dashur të marr çertifikaten e pronësisë të shtëpisë time vura re se procedura ishte e saktë dhe dokumentacioni që kërkohej ishte korrekt, bile mund ta kontrolloja on-line të gjithë proçedurën deri sa çertifikata më erdhi me postë në shtëpi. Në Itali lidhja on-line nuk ekziston për shërbime të tilla.
Shumë të tjerë ankohen për korrupsionin galopant dhe për klasën politike të korruptuar. Edhe në këtë rast nuk më ka qëlluar të përballem as me politikanë apo funksionare të korruptuar, por unë mendoj se plaga e korrupsionit fatkeqsisht është bërë pjesë përbërëse e shoqërisë shqiptare që nga momenti që dikush nga ne ja le kusurin punonjëses të gjendjes civile kur merr një çertifikatë lindjeje që të takon me ligj apo duke i hedhur një pesëqind leksh të vjetër asaj për të pirë një kafe. Në çdo administratë tjetër të botës së qytetëruar kjo do të ishte një fyerje e rendë për punonjësin e administratës që duhej të merrte një lëmoshë të tillë. Korrupsioni është një plagë botërore dhe padyshim nga Italia më mirë të mos mësojmë në këtë drejtim.
Shoqëria që lamë mbrapa në vitet 90-të na beri pak shumë të gjithëve të rronim njësoj, sigurisht duke përjashtuar pashallarët e bllokut dhe ata që vuajtën burgjet e diktaturës apo persekutimet. Ajo kohë iku. Tani rrojmë në një shoqëri që ka super të varfër, të varfër, të pasur, super të pasur dhe diku një klasë të mesme të pa konsoliduar e cila akoma nuk mund të quhet e tillë sepse mund të rrëshkasë poshtë papritur apo rrallë herë të ngjitet lart. Keshtu ka qenë që nga koha e Romakëve dhe kështu do të jetë. Por shoqëria e sotme, në dryshim nga ajo e diktaturës, të jep edhe mundësira të cilat gjithkush nga ne mundohet ti gjejë brenda apo jashtë vëndit.
Prandaj në se vërtet të gjithë duam që Shqipëria të bëhet, le të mundohemi ta fillojme nga vetja. Pra le ta vemë rrypin e sigurimit para se të ngasim makinen, të ndalojmë para semaforit me dritë të kuqe (kjo vlen si për shoferët ashtu edhe për kalimtarët), të mos dëndemi me raki dhe ti hipim makinës, të zbatojmë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos i japim gaz vetures më shumë se sa lejohet, të kërkojmë kuponin tatimor para se të dalim nga dyqani, të mbajmë rradhën para se të hypim në autobuz e pastaj të flasim me zë të ulët, t’ja paguajmë lekët fatorinos e ti marrim atij biletën, të rinjtë ti lirojnë vëndin të moshuarve, të mos pimë duhan në lokalet ku është i ndaluar, ti hedhim plehrat aty ku duhet dhe mundësisht t’i riciklojmë ato, ti themi ndal atij që me thikë pret lëkurën e një peme, të respektojmë komshinjtë e të sillemi në menyrë të kulturuar me ta, e shumë e shumë aspekte të tjera të jetës së përditshme. Janë gjëra të vogla por ndihmojnë që Shqipëria të bëhet pakëz më mirë.
Shqipëria po bëhet, sigurisht me vështirësi, por po bëhet pak nga pak falë punës dhe djersës të atyre që duan të punojnë. Shkoni shikoni fermën model të një fermeri te kthyher nga Greqia në Kafaraj afër Peshtanit të Fierit, i cili një tokë kodrinore me shkurre dhe të braktisur e ka kthyher në fermë moderne model për prodhimin e luleshtrydheve dhe të bostanit. Shkoni në Papër të Elbasanit ku nje fermer ka mbjelle qindra rrënjë ullinj, pemë frutore e vreshta dhe prodhimet e tij i tregton me shumë sukses apo shkoni në Konispol të mahniteni me fermën e klementinave të agronom Dhimos. Do të ishte me vlere edhe një vizitë në fermën moderne bio Rramilli 04 në Gjipale afër Shijakut (një investim prej 3.2 milion euro) ku 500 lopë të racës Holstein të blera në Gjermani prodhojnë qumësht sipas standarteve tepër kërkues të BE-së. Shkoni hani një drekë te Mrizi i Zanave në Lezhë, ose një lakror me saç në Dardhën time dhe shikoni sa shtëpi të reja janë bërë atje vetëm 5 vitet e fundit, udhëtoni me makinë për në Elbasan nëpërmjet tunelit, shkoni në Kosovë me anë të autostradës, vizitoni bjeshkët e Malësisë së Madhe dhe zonën e Nikaj Mërturit dhe shikoni se si malësorët po prodhojnë një djathë me qumësht dhie e deleje që për vlerat që ka duhet të kishte kapur tregjet më të mira të botës. Pyesni ku venë gështenjat e maleve të Reçit dhe Tropojës, bimët mjekësore dhe eterovajore apo interesohuni për cilësinë e disa verërave të prodhuara nga disa kantina shqiptare. Po ashtu pyesni edhe per vajin extra virgin të ullirit.
Apo më tej, mjekoni dhëmbët për një fraksion të çmimit që do të paguanit kudo tjetër në Europë, bëni një këmishë me porosi me copat më të mira për 25 euro tek disa rrobaqepës në Tiranë që i kanë zili edhe elitat diplomatike të Tiranës, shkoni riparoni makinën tek disa zanatçinj që ashtu të heshtur dhe pa llafe ta rregullojnë sikur të ishte e re. Është edhe djaloshi 16 vjeçar me origjinë nga Burreli që më lau sot makinën për 5 mijë lek të vjetra dhe ma dorëzoi atë dritë të pastër bashkë me një varëse floriri të harruar prej kohësh. Janë edhe ata mijra shitës e pronarë dyqanesh që i mbajnë të hapura dyert e tyre deri në mesin e natës që ndihmojnë në bërjen e Shqipërisë si dhe shumë bisnese të tjera anë e mbanë vëndit. Nuk dua të flas për numrin e celularëve për person që është pa dyshim i të njëjtit nivel me atë të vëndeve europiane, në mos më i madh, (edhe nëna ime 88 vjeçare ka një të tillë), apo të apartamenteve moderne në qëndër të Tiranës që për nga standarti i ndertimit i lenë mbrapa edhe fqinjët tanë. Sigurisht janë të shtrenjta, por e thamë më parë, barazinë e socializmit e mbyllëm një herë e përgjithmonë në vitet 90-të. Apo kafenetë e pafund të Tiranës dhe të gjithë Shqiperisë që ofrojnë edhe internet falas, restorantet dhe hotelet elegante, aroma e bukës së porsa pjekur dhe shijimi i një pjate tipike. Krahasoni aeroportin e Rinasit dhe portin e Durrësit se si ishin 10 vjet më parë apo rrugët tona sot me ato të viteve 90-të. Imagjinoni Tiranën mbas 20 vjetësh kur këto mijra blirë e rrapë do ta mbulojnë me një kupolë të gjelbër, e cila do të na e largojë sado pak vështrimin nga pallatet e vjetra të para 90-tës.
Shqipëria do të bëhet kur çdo profesor universiteti do ta bente më mirë punën e tij dhe midis 100 studentëve medioker do të ishte në gjëndje të gjente të paktën 3 prej tyre që kanë vërtët dëshirë të mësojnë dhe ti mbeshtesë ata në kërkim të dijes. Kur mjeku do te bejë punën e mjekut dhe jo të tregtarit, apo kur politika nuk do ta shikojë ardhjen në pushtet si menyra më e lehte për tu pasuruar, por për të shërbyer. Kur vëndet e punës nuk do të caktohen sipas përkatësive partiake por sipas cilësive të gjithëseicilit. Një nga barcaletat që më bëri të qesh më shumë ishte ajo kur prifti katolik Luigj u caktua të punonte si hoxhë në xhaminë e porsambaruar të një fshati mysliman. Shqipëria po bëhet sepse akoma vazhdojmë të kemi respekt për njëri- tjetrin pamvarësisht besimit fetar. Shikoni kur udhëtoni nga Pogradeci pa hyrë në Korçë, në të majtën tuaj kur kaloni Çërravën, është një fshat që në distancë 100 metra ka një kishë e një xhami, të dyja të reja e pranë njëra tjetrës. Mund të jetë nga rastet e pakta në botë.
Në të kundërt, në se vërtet Shqipëria nuk po bëhet unë nuk di si ta shpjegoj pse janë qindra italianë që punojnë këtu, dhjetra studentë italianë që studjojnë për mjekësi, sa që sa hëre që më takon të fluturoj nga Bari për në Tiranë vetëm çereku i pasagjerëve janë shqiptarë. Edhe një miku im dentist në Bari vjen në Tiranë për të dhënë leksione te Kolegji i Këshillit të Mirë dhe sa herë që kthehet më flet me shumë entuziazëm për Tiranën. Kam dëgjuar në Itali një intervistë të Alessio Vincit që punon për AGON Channel. Ai që e intervistonte kur mbaroi tha: “Atëhere le të shkojmë të gjithë në Shqipëri”. Uroj që edhe turistët e huaj të rriten pasi kemi një vënd që është vërtet shumë i bukur. Kam vite që jam jashtë, e për efekt të punës kam lëvizur kudo në botë, por 15 vitet e fundit i kam kaluar në Itali. Ata kanë një shprehje për vëndin e tyre, e quajnë “Bel Paese” dhe më të drejtë pasi pozicioni gjeografik i Italisë është i tillë që fillon nga Alpet e veriut dhe përfundon fare pranë Tunizisë me ishullin e Lampeduzes. Por edhe vendi ynë është jashtëzakonisht i bukur edhe pse shumë më i vogël se Italia. Kujtoni bregun e detit nga Velipoja në Konispol, unë skam parë det më të pastër e të bukur se në Jalë, pini ujë në burimin madhështor të Borshit, vizitoni Syrin e Kaltër te Sarandës që mahniti Berluskonin në 2001 sa që menjëhere vendosi ta blinte të gjithin dhe ujin e tij ta sillte në Puglia. Fatmirësisht nuk u bë! Jam i bindur që në 10 vjet Pogradeci do t’ja kalojë Ohrit për numrin e turistëve dhe po ashtu do të jetë Vlora, një pikë e rendësishme turistike në Mesdhe. Ne kemi pejsazhe malore te mahnitshëm, ujra pa fund që mund të përdoren si për turizëm, energji apo në bujqesi, pyje që akoma i kanë shpëtuar sharrës së tmerrshme ilegale, dhe toka bujqësore pjellore që duhen ruajtur si sytë e ballit.
Shqipëria nuk mund të bëhet as Silicon Valley dhe as Detroiti i prodhimit të makinave në Europë. Por ne mund të bëhemi vëndi i turizmit, sidomos atij elitar, i shërbimeve dhe i bujqësisë së qëndrueshme që prodhon me cilësi dhe e ruan mjedisin. Kemi burime natyrore që janë akoma të pashfrytëzura dhe mbi të gjitha kemi një rini të bukur e të zgjuar që flet rrjedhshëm disa gjuhë të huaja. Kjo nuk ndodh në Itali. Kemi një pozitë gjeografike ideale per tu berë lidhja e Lindjes me Perëndimin. Politikanët në Puglia këtë fakt e përmendin shpesh në bisedat e tyre kur analizojnë avantazhet e rajonit të tyre. Po ne pse të mos mendojmë kështu. Prandaj të dashur miq le të mundohemi të gjithë nga pak, te bëjme atë që kemi mundësi dhe kështu edhe Shqipëria do të bëhet pak më e mirë.
*Profesor i Shkencës së Tokës pranë Qendrës Ndërkombëtare për Studimet e Larta Agronomike Mesdhetare (CIHEAM), Instituti Agronomik Mesdhetar i Barit, Itali
ME SYZE AQ TE ERRETA NUK MUNDET TE SHIKOHET QARTE MO !
Pikerisht.
Nga qe ka syze te erreta nuk i shikon edhe aq mire disa probleme.
Do te ngacmoja pak piken qe ky profesor flet per korrupsionin.
Kur flasim per korupsion,nuk e kemi fjalen per ate 50 lekeshin qe e hedhim te sporteli i gjendjes civile pasi kemi marre certifikaten. Ate e hedhim vete per “shpejtesi pune”.
Kur themi korrupsion,e kemi fjalen per pagesen qe duhet te bejme ne spital,sepse nuk te kap njeri me dore,pavaresisht qe ke gjithe jeten qe paguan siguracion. E kjo,nuk ndodh ne italine tende, profesor.
Kur flasim per korupsion,e kemi fjalen per zhdukjen e miliona eurove nga llogaria e Rruges se Kombit,dhe asnje nuk pati ndonje gjemb ne kembe. Edhe kjo nuk ndodh ne italine tuaj,profesor. Po te vidhet Banka e Italise,a do te shkaktonte termet ne qarqe politike dhe me gjere? A do shkonte ne burg drejtuesi i asaj banke,profesor? Besoj se po.
Por ketu nuk ndodh si ne europe,profesor.Ketu ndodh,tamam sikur je ne shqiperi,profesor.
Hiqi syzet profesor,dhe do shohesh qe paske patur edhe ti gabime ne disa pikpamje te zhvillimit ne ish-vendin tend. Ne,e duam shqiperine si gjithe europa,dhe nga kjo kerkese nuk heqim dore ,profesor.
Ndoshta,studimet e shumta per token,te kane lene pak mbrapa ne fushen e ekonomise dhe menyren se si duhet bere nje shtet: si europa?-apo si te duan ca qe rrine me syze te erreta dhe mezi shohin deri te maja e hundes se tyre,jo me te jene largpames ne zhvillime afat gjata,profesor.
Po behet per ty o flori,por per neve qe jemi pa pune,me mire nje 97 ose nje lufte e trete boterore.
Ketu ne Amerike kur profesionisti nuk gjen pune ne degen e tij, ben cgo pune qe mund te gjeje, lan edhe pijata ne restorant,
je i mirepritur ne vendin tend profesori jone i dashur por jo vetem per 15 dite pushime por jeto te pakten nja 6 muaj qe te kenaqesh duke u kenaq. nga larg daullja duket bukur por e rendesishme eshte te duket bukur kur te bie te veshet. respekte
Respekte Profesor. Te lumte pena!
duket se ha qyl ky,,,,por thone me te vertet dicka per mire po ndryshon.keshtu qofte.
PO MOR HAJVAN PO, PO BEHET. KU PO JETON O TRUTHARE, NJE TJETER PLANET MESA DUKET.
a mer xhaxh mer xhaxh….
Ne keto vende qe more ti shembull mjafton qe nje gjykates i nje fshati te larget te firmosi nje urdher arresti dhe arrestohet edhe nje ish-President, ish-minister, ish-kryeminister por jo vetem, edhe Kryetari i Bashkise ne Venecia shkuan dhe e arrestuan ne zyre e iku ne burg.(them ish per tu lehtesuar punen me imunitetin). Le te mendojme pra qe gjykatesi i Gramshit te firmosi nje urdher arresti per te arrestuar Sali Berishen, (jooooo jo kaq lart), le te themi Lul Bashen. E shof pak laaaaaaaaarg si mundesi. Parndaj hiq syzet o xhaxh dhe jeto ne Europe, pa ne na zune keto halle…….
Artikull i bukur optimist.
E vleresoj per nevojen e shumte te ketij lloji edukativ.
Aman o xhaxho ku kujtoje se po ktheheshe ne Kabul te afganistanit?
Me keto gjera qe ti na tregon je impresionuar?
Hajde pra bujrum, jeto ketu
Mire xhaxhi syze bjeri me dore tani dhe kthehu vit in tjeter me pushime prap te na cash bythen
Opinioni juaj me kujton vitet e diktatures kur partia na mbushte mendjen me propogande se jemi vendi me i lumtur ne bote.Ironia eshte se ju profesoret ishit te paret qe e braktiset kete vend te zhgenjyer nga ai sistem.Guri i rende ne vendin e vet.Te fala nga Shqiperia!
Ky eshte shkrimi me i mire qe kam lexuar ne ndonje gazete Shqiptare per temen ne fjale. Nje bravo te madhe per autorin. Komentet e mesiperme nuk me habisin pasi pjesa me e madhe e komentuesve jane thjeshte te pa kulturuar dhe nuk jane ne gjendje te kuptojne mesazhin e shkrimit.
“Unë jam i bindur që Konica nuk e kishte inatin me Shqipërinë por me shqiptarët.”
Nje artikull as mish as peshk…por te ben pershtypje me cfare mendjelehtesie e jep deduktimin e mesiperm per Konicen. Medemek Shqiperia qenka nje gje dhe shqiptaret qenkesh gje tjeter. Dhe se Konica e paska patur kunj me shqiptaret. Autori do te bente mire ta studionte Konicen para se te shprehet me nje mendim krejt linear. Konica ishte nje mendjendritur qe gjithe jeten ia kushtoi shqiperise dhe shqiptareve. Kur rilindasit e tjere mblidheshin per te diskutuar per alfabetin e shqipes, njezet vjet me pare Konica botonte “Albania” me nje gjuhe per tu patur zili. Konica ishte kritik ndaj shqiptareve duke vene ne dukje center e tyre por dhe duke treguar rruget se si te ndryshonin e te perparonin. Ne anen tjeter, Konica ishte i vetmi shqiptar me kulture dhe oreintim perendimor qe i mbronte shqiptaret si ne kancelerite Europiane dhe ne kryeqytetin Amerikan. Pastaj nuk e kuptoje se si mund ti ndashe Shqiperine nga shqiptaret. Ec e merre vesh. Autori do bente mire te vazhdoje te merrej me token.
Populli thote: “Cdo barkngopur kure nuk mund ta dije se c’heq nje qe e ka barkun bosh”
” ruju prej fukarase, qe fati e ka zengjinosur tani per se shpejti”
“besoi mire atij qe ka mesuar duke e vojtur vete dhe jo atij qe i ka me te pare dhe degjuare nga larg gjerat”
Shendeti,edukimi,mentaliteti, puna dhe vend ndodhja, bazat e suksesit te ndershem
Pandit, nga nje bashkemoshatar.
Shqiperia po behet nje M…jalt. Nje nga arsyet je edhe ti o Prof. Nuk ka per tu bere ndonjehere. Ka marr fund.
Ik or bab ha ndonje cope buke andej nga je dhe mos na bej moral ne qe jetojme ketu se enjohim me mire nga ty.Qe ne momentin qe thua ,nuk kam ndegjuar ndonje biznesmen shqipetar qe te vrasi veten se nuk ka pare te paguaj puntoret,tregon se sa e njeh ti Shqiperin dhe mentalitetin e biznesmeneve shqipetare ose si jane bere biznesmen,kush jane bere biznesmen dhe si zbatojne ligjet e pastrimit te parave etj etj.Po te ishte titulli po cbehet Shqiperia do ishte me i besushem.Ti qe vjen njeher ne vit dhe shikon ca pallate dhe restorante dhe mbush barkun me pace me paret qe fiton andej,te duket se po behet shqiperia(ose e thua kete se kane ardhe njerezit e tu ne pushtet).Ketu mbi te gjitha po cbehet njeriu,njerezit jane bere si kafshe per njeri tjetrin per natyren per ambjentin per ndertimet,per respektin ndaj ligjit apo njeri tjetrit.Zhulsat e rrugeve kane rene ne para dhe bejne ligjin,zhulsat jane bere politikane dhe bejne para dhe cfare te duan,te gjithe ish spiunat jane bere te pasur dhe super demokrat ,sekretaret e partive te dikurshem te bejne leksione per demokracin etj etj.Dhe mos ta ndigjoj me njeri shprehjen tende se Shqiperia po behet.Nuk behet nje vend me ca pallate shtremba shtremba dhe ngjit e ngjit,me rruge te ngushta ,me rruge qorre.
Falenderoj autorin per optimizmin, deri diku realist, por nuk mjafton.
Nuk na duhet Shqiperia si eshte, por si duhet, theksoj duhet, te ishte qe pas viteve ’90.
ne dum sex dhe rokenroll, shkruj dicka per sex po pate mundesi seps na kenaq. Pse e pelqeshim kohen e enveret se kishte buke e djathe e banjo dielli ke hekurudha qi qi dhipi
A mund te ma japesh pronen time qe me hipoteke te rregullt dhe te gjitha dokumentat e nevojshme rastesisht gjate vizites sime gusht 2014 mesova se une nuk isha me pronar por emrit tim i kishin vene vije ne regjistrin themeltar te Z.R.P.P. Lezhe dhe ne vend te tij ishte pronar nje tjeter qysh ne vitin 2012?dhe nuk do ta mesoja fare sikur te mos benin matjet e tokes punonjesit e bashkise?dhe kjo me shtepi te ndertuar leje ndertimi etj.Kur ju paraqita Z.R.P.P. dokumentat e mija origjinale ngriten supet dhe thane:ne jemi regjistrues thjesht si nje magazine.Tani me duhet te paguaj avokatet per nje gje qe i ashtuquajturi shtet shqiptar me kishte dhene nje here.JO ai vend nuk behet!Kete shqetesim e njohin vetem ata qe e kane perjetuar nje gje te tille!
Je shume gabim ne shume aspekte te jetese sociale ekonomike ne Shqiperi profesor por desha te beja koment vetem ne lidhje me ate djalin nga Burreli qe te ka lare makinen dhe qe ta ka bere drite. Ti si europian duhet te denoncoje dhe te lajmeroje inspektoriatin e punes pasi nuk i lejohet nje biznesmeni shqiptar “natyrisht nuk ka pse ta vrase veten sepse edhe s’mund ti paguaje fare punonjesit e vet dhe kjo gje ndodh shpesh ne Shqiperi profesor, ta siguroj” qe te punosoje nje 16 vjecar pasi eshte minoren dhe ligji qe funksion ketu ne Shqiperi nuk e lejon kete gje.
Me gjithe respektin shijo jeten andej nga jeton dhe leri shqiptaret ne hallet e veta.