Nga Fatjon Hoxhalli
Tridhjetë mijë prej tyre nuk besojnë, madje tallen me ata që besojnë.
E si mund te jete ndryshe, janë produkt i vetë sistemit, ndoshta kanë parë e stërparë atje brenda aq shumë sa asgjë nuk i bën më të mendojnë se mund të ndodhë edhe ndryshe.
Brez mund të quhet mesatarisht bashkësia e të lindurve, të rriturve dhe të edukuarve brenda harkut kohor të pesë viteve, fiks, koha e modës së universiteteve të lehta, komode dhe me kafene kolltuklëkure.
E zakonisht një brez i hedh qymyr motorëve të shoqërisë për të paktën një periudhë 30- vjeçare, kohë e mjaftueshme për të njohur shumë prej atyre që s’kanë lindur akoma dhe po aq e mjaftueshme për të harruar shumë prej atyre që njohim sot, me pak fjale një nyje e rëndësishme e transmetimit të identitetit të asaj ç’jemi, drejt asaj ç’do të jemi.
Këtu flasim për përgjegjësi sociale, për atë borxhin e madh pa normë interesi që i kemi ambientit ku lindim, rritemi dhe vdesim, asnjeherë nuk kam menduar se këta tridhjetë mijë i kanë bërë vetes ndonjë dëm të madh, ndoshta kanë marrë pikërisht atë që kanë dashur ose atë që kanë kërkuar. Por ç’do të japin, ç’do të na japin, kjo është ajo që më mundon mua sot.
Reformat, edhe ato më të mirat, të bëra me qëllimet më të mira, nuk shikojnë dot mbrapa, ato regullojnë, përmirësojnë, ngjallin shpresë, besim, por nuk evitojnë dot të marrin me vete mendësinë që e djeshmja ka krijuar. E kur kjo mendësi bëhet filozofia e një shoqërie, reforma të tilla janë të frikshme, të heqin oksigjenin, të bëjnë të mendosh se do jetojmë në një vend të ashpër, ku do mbytemi nga mungesa e intelektualëve me diploma kartoni.
Përveç atyre, të vetmëve, ata janë të qetë, ata që e kanë në xhep, ata që ia hodhën, ata të cilët buzëqeshin kur ndonjë fjalëmadh flet për inflacionin moral që do të pësojnë këto diploma, apo ndonjë ziliqar që vë në diskutim thelbin e atyre letrave formë. Të qetë dhe të bindur besojnë se do çojnë përpara këtë mendësi, se do lidhin me dinjitet hallkën e memorjes së kësaj shoqërie dhe se s’do jenë të fundit, përkundrazi, mendojnë se të fundit janë ata që besojnë se kjo do ndryshojë.
Tridhjetë mijë janë shumë, sidomos kur këta tridhjetë mijë kanë marrë me vete gjithçka që ato shkolla u kanë mësuar. Prandaj edhe besimi im tronditet e çdo dite e më tepër mendoj se nuk mjaftojnë 84 vota për të reformuar kokat tona, por duhet vullneti dhe dëshira e të gjithëve për t’u kthyer në ujë, për të sakrifikuar komoditetin që kjo asgjëja kaq e ëmbël na ka dhuruar… Ose akoma më keq, për t’u shkëputur dhunshëm me të këqijat që e shkuara na i ka kthyer në modë.
Vdes nje kardiolog.
Ne funeralin e tij koleget çojne nje kurore te madhe me lule ne formen e nje Zemre.
– Nje zonje fillon te qeshi me ze te ulet jashte kontrollit…
– Mikesha qe ka prane e pyet: “Po ti moj korbë, perse qesh….? Ketu nuk eshte momenti….!”
– Pergjigjet zonja: “Jam duke menduar diten kur do te vdesi gjinekologu, kolegu jone…..”
Shkrim i bukur shume por te lutem a mund ti thuash publikut per vendin ku ti punon, cilet jane koleget e tu , drejtoret e tu , eksperiencat e tua dhe te tyret ne fushen e TURIZMIT, shto ketu edukimin dhe njohjet tuaja mbi marketingun dhe produktin turistik Shqiptar. Ju lutem se na hapet barkun me HIPOKRIZI.
Miku im vazhdoni krihuni ndersa Shqiperia digjet
A duhet burgosur Henri Naim Cili? Ja si bliheshin diplomat pa ditur shqip tek UET
Skandali me doktoraturat në UET tashmë nuk është vetëm një çështje që i përket Shqipërisë. Kosova ka qenë e para që ka bllokuar doktoraturat e këtij universiteti privat
Skandali me doktoraturat në UET tashmë nuk është vetëm një çështje që i përket Shqipërisë. Kosova ka qenë e para që ka bllokuar doktoraturat e këtij universiteti privat. Por, ndërsa Kosova nuk i njeh më doktoraturat e këtij universiteti, qeveria shqiptare nuk e shkriu piramidën mashtruese të Henri Çilit.
Agjencia zyrtare e Kosovës deklaroi se në këtë universitet jepen 300 doktoratura në vit dhe si qëllim nuk është cilësia, por vetëm lëshimi i tyre. Prej disa ditësh mediat po denoncojnë faktet e plota që vijnë nga Raporti Zyrtar, i Ministrisë së Arsimit, e cila ka hequr shumë licensa universitetesh, por në fakt e para duhet të ishte UET. Shkeljet në këtë institucion arsimor janë pa fund dhe vetë kontrollorët i kanë përmendur në rreshta, por nuk ka pasur asnjë vendim nga eprorët e tyre.
Vetë Ministria e Arsimit nisi publikimin e raporteve të kontrollit, por vetëm të atyre që u janë hequr licensat. Me apo pa shkelje atyre tashmë ju është dhënë një vendim, shqiptarët duan të dinë këta që ngelën në treg çfarë specifikash kanë? A i plotësojnë kriteret apo vetë reforma në arsim ishte për të çuar studentët në dy apo tri duar, që janë pranë qeverisë? Jo si paragjykim, por si fakt që vjen për shkak të problemeve që ekzistojnë në UET, apo gjetkë ku nuk është marrë asnjë masë.
Në universitetin e Henri Naim Cilit janë marrë diploma nga shumë qeveritarë me pozita të rëndësishme në qeveri.
Fakte nga raporti
Në vijim të shkrimit të parë për “Piramidat e Doktoraturave në UET” po sjellim të tjera fakte nga raporti, që në fakti Ministria e Arsimit duhet ta bëjë publike dhe të sqarojë pse është toleruar UET e Henri (Naim) Çilit, që së shpejti pritet të bëhet Mega Kioska e universiteteve shqiptare. Naimi afër Ramës me Fugën, Sekretarin e Ministrisë, njerëzit e tij, të cilët si vemje, janë shtrirë kudo në politikë, në të gjitha krahët. Këtë e thotë edhe slogani i tij “Ne jemi kudo” dhe vërtet Çili me diplomat e prodhuara në shkelje të ligjit është kudo. Sot po i bën edhe doktorë, së shpejti do japë tituj “profesor” që në gjimnaz me ritmin dhe mënyrën sesi vepron ky institucion.
Si doktorohen shtetasit turk
Në raport vjen një rast flagrant, ku një shtetas turk ka mungesë dokumentacioni, për më tepër certifikatën e Gjuhës Shqipe. Për shtetasin e huaj Nazim Ahmet Turan Cinni, i regjistruar në studimet e doktoratës për vitin 2013-2014, mungon kopje e lejes së qëndrimit, vërtetimi i punës dhe vërtetimi i Gjuhës Shqipe. Këtu ngrihet pikëpyetja e një diplome të mundshëm fallco. Si mund të studiosh tek Çili pa leje e dokumente ligjore, ketë duhet ta sqarojë Ministria e Arsimit. Në raport lexojmë një fakt që të bën të dyshosh për regjistrime e ç’regjistrime sipas qejfit, që të çon tek dyshimi janë shitur apo jo?
Çështja e çregjistrimeve
Studenti që nuk plotëson dokumentacionin, regjistrohet me kusht. Nëse nuk i plotëson brenda semestrit të parë, çregjistrohet dhe për këtë mbahet procesverbal. Sipas listave të vëna në dispozicion, rezultojnë 43 studentë që kanë pezulluar studimet e doktoraturës. A janë çregjistruar vërtet apo ashtu i janë paraqitur grupit të kontrollit? Pyetja a janë çregjistruar vërtet është e drejtë, pasi më poshtë në raport konstatohet që s’ka fare regjistër doktoraturash, pra mund të hiqen dhe shtohen sipas qejfit. Disa nga rastet që jep raporti; Rasti E. A. H., datëlindja 1972, doktoraturë në ekonomik, procesverbal për çregjistrim datë 28.03.2014, mungon firma e studentit në procesverbal, kopja e kontratës e panënshkruar nga studentja, në dosje ndodhen vetëm kopjet e diplomës master të nivelit të dytë në administrim biznesi dhe listë notash për këtë cikël studimi, listë notash e vitit 1994 lëshuar nga UT, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, dhe asnjë dokument tjetër sipas kritereve përcaktuar në pikën 7.2. të rregullores.
Megaskandali 7 milion euro
Sipas raportit të kontrollit nga Ministria e Arsimit, gjatë vitit akademik 2013-2014 rezultojnë të regjistruar në programin e studimit Doktoraturë: Fakulteti Ekonomik dhe IT-61 studentë; Fakulteti Juridik 39 studentë; Fakulteti i Shkencave Sociale 61 studentë. Numri total i studentëve të regjistruar nga 2011-2014 (duke përfshirë studentë me këshillues, studentë me udhëheqës, studentë të pezulluar) -774 studentë në total. Fakulteti Juridik-39 studentë; Fakulteti i Shkencave Sociale- 61 studentë. Në total në Shqipëri janë në proces rreth 1200 doktoratura, vetë UET-i i Naimit ka në proces gati 800, pra dyfishin e të gjithëve të marrë së bashku. Ka kapacitete apo jemi që jemi marrim 9 mijë euro për një doktoraturë dhe s’ka rëndësi sa copë japim, doktoratura si një kurs kompjuteri. Bëjmë një llogari të thjeshtë: 774 njerëz në proces për doktoraturë duke i shumëzuar me çmimin 9 mijë euro del shuma 6.966.000, afërsisht 7 milionë euro ose 9.7 milionë dollarë. Ndërkohë nga burime të brendshme brenda Piramidës së Doktoraturave mësojmë se çdo udhëheqës/pedagog ka kontratë të paguhet me 2000 euro, 400 nga të cilat i merr në fillim të doktoraturës, ndërsa pjesën tjetër i bie ta marrë vetëm në rast se doktoranti mbaron me sukses doktoraturën. Çka do të thotë që sistemi i pagesës i detyron udhëheqësit t’i bëjnë vetë doktoraturat ose t’i mbyllin me çdo kusht. Dyshimet vijnë nga faktet që sjellë vetë raporti.
Fakte të tjera
Raporti na jep të tjera fakte me të cilat ministria jo duhet të mbyllte UET, por prokuroria dhe policia duhet të prangosnin drejtuesit e institucionit. Regjistrat për të regjistruarit e vitit akademik 2013-2014 nuk gjendeshin në format Hard –Copy, pasi nuk ishin hedhur akoma të dhënat në regjistrat përkatëse. Gjithashtu, të gjithë studentët e regjistruar, nga viti 2011 e deri në 2014 nuk ishin të pajisur me Nr. Matrikullimi. Pse Naim University nuk i ka hedhur ende studentët e vitit të shkuar? A mund të ngrihet akuzë këtu për faktin se ai mund të shtojë student edhe pse s’kanë qenë fare vitin e parë? Në dokumentin exel shtohen e hiqen sa emra të duash, regjistrat nuk ekzistojnë vetëm kur t’i kërkon të shesësh diploma apo të falësh vite studimi, në të kundërt nuk ka arsye tjetër përse ky proces nuk kryhet. Pa lënë mënjanë këtu skandalin e matrikulimit për gati 3 vite që do të thotë se në UET është bërë qejf me diplomat, pa regjistra e pa matrikulime mund të shtosh e ndryshosh çfarë të duash.
Doktoratura kërkon mesatare 8, deklaroje sa të duash
Raporti na tregon se për të hyrë në Doktoraturë duhet të kesh mbaruar me mesatare mbi 8, një rregull i vetë institucionit, por që në fakt mendja e Naim Çilit ka gjetur një zgjidhje. Universiteti nuk ka punë me mesataren, ti e vetëdeklaron në formular, dhe rruga për doktoraturë është e hapur, kuptohet nuk mund të anashkalohen 9 mijë euro.
Skandali me doktoraturat
Sipas raportit të kontrollit UET, nuk ka problematika vetëm ato që janë denoncuar publikisht këto ditë, por skandali shkon tek doktoraturat. Ja çfarë thotë raporti i Ministrisë së Arsimit.
Verifikimi i katologjeve dhe broshurave, si dhe reklamimeve të ekspozuara nga IAL. Përditësimi i faqes ËEB. (rubrike raport monitorimi) “Ka mospërputhje me drejtimet e doktoraturës, deklarohen 15 drejtime ndërsa sipas VKM 503, DATË 07.10.2011 rezultojnë 12 profile në 3 Programe studimi”. Ashtu si tek të gjitha nivelet e studimit në UET edhe tek doktoraturat ka një reklamë abuzive nga Çili dhe stafi i këtij universiteti. Sipas raportit që edhe pse përpiqet të jetë miqësor me Çilin, shihet hapur se edhe tek doktoraturat, UET nuk i ka rezistuar tundimit për të reklamuar në treg drejtime, të cilat nuk i ka pasur ligjore.
Qendra shkencore
Kemi të bëjmë edhe me një tjetër rast skandaloz dhe abuzivist nga ana e Çilit dhe UET. Një individ pa doktoraturë, pra, pa titullin e duhur shkencor, drejton një qendër shkencore. Është njësoj si të vendosësh një fëmijë në klasën e 8-të të drejtojë një gjimnaz. Dhe ajo më flagrantja është tek fakti se ky individ, por edhe të tjerë persona, sipas deklarimeve të tij, japin leksione part- time në UET. Dhe vetë personi në fjalë, edhe pse jo doktorant udhëhiqte 2 studentë dhe këshillonte 6 të tillë. Vetëm në UET mund të ndodhin skandale të tilla, ku doktoraturën ta udhëheq dikush që nuk është me gradën Doktor Shkencash. Kjo që renditëm më lart nuk është gjithçka, kjo është pjesë e një skandali që e gjen po të lexosh raportin e kontrollit që reflekton shumë shkelje, por i anashkalon ato. Nga Elvi Fundo
Parulla e enver hoxhes”fshatin te bejme si qytetin” pamvaresisht qe e kishte mare nga kryetari Mao, “cohu fshati revolucionar dhe bjeri qytetit reaksionar” _ Me kete direktive te baballareve te kombeve vazhdon shqiperia e mjere edhe sot.Vjen henri nga fshati i Elbasanit ,ku pervec nxenesve kishte dhe shume mora,hap nje universitet(nuk e di se me ke tjeter,sigurisht me ndonje fshatar tjeter)dhe shkollojne kete popull,prodhojne “Intelektual”,i bejene dhe “Doktore” qe te hypin neper foltore dhe te shesin “intelektin” e tyre.Si Qili vete kur del neper medja,e keni pare ate race fshatari si mer poza? fiks si nje drejtues universiteti piramid privat, qe ben leke me vemjet qe diplomohen.Keto vemje shkojne neper digastere dhe drejtojne shtetin dhe mendoeni vete si shkojne punet.Do thoni ju c’lidhje ka parulla e enverit dhe e maos, _ Ja u shpjegoj: njoh me dhjetra te diplomuar aktivist partish neper fushata qe jane pa shkolle (fshatare qe te gjithe) qe marin premtimin nga partia per vende pune ,jo punetore por drejtues te larte,sigurisht nga numri i votave qe sjellin dhe keta hileqare, kane nevoj per nje diplome ,diploma do nje kohe nga 3_ ne 5 vjet,atehere del Qili, Meti nje tjeter injorant,dhe te bejne me diplome edhe doktor po ti kesh parate.Ky eshte hajdutlleku me i ligjeruar qe funksionon ne kete vend idjot.Rama thote qe “i vidhen baballareve qe cojne femijet dhe i blejne diplomat” por ai driteshkurter nuk e kupton ose ben sikur,qe kto i vidhen popullit qe paguan per keta fshtar te diplomuar,neper digastere e vende te tjera.Keta diplomaxhinj apo “doktoraxhi” kane paguar shume ,dhe fillojne dhe te kompesojne pagesat duke vjedhur aty ku drejtojne etj.etj Ketij vendi i ka mare muti shalet.
Faktet qe sjell Elvi,jane tronditese,te falenderoj Elvi,nga nje qytetar! P.S.nuk kam gje me fshataret,por me mentalitetin dhe udheheqesit tane fshatar.
Diplomat e nje pjese te studenteve shqiptare jane si letrat me vlere qe nuk kane vlere…http://darsiani.jimdo.com/elita-e-rrethit-mat/