LETER Kryeministrit/ Pleshtat politikë si pashallarë të rinj

23 Gusht 2014, 18:39Blog TEMA
LETER Kryeministrit/ Pleshtat politikë si pashallarë të rinj

 

Viti që shkoi ishte shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. U realizua një rotacion aq i shumëpritur nga shumica e shqiptarëve. Ashtu si shumëkush, edhe unë e ndjej klimën e një koncepti tjetër qeverisës, krejt të kundërt me atë të shkuarin. Edhe pse jemi pak të kënaqur me shpejtësinë e reformave, një gjë është e padiskutueshme: Kemi hyrë në një rrugë të re zhvillimesh pozitive që shpresojmë se do të jenë të suksesshëm.

Si çdo rrugë, edhe kjo ka pengesat e veta. Por më e keqja është kur këto pengesa shkaktohen nga individë brenda llojit. Këta, “brenda llojit” punojnë fort për të krijuar domenet e tyre, parcelat moçalishte. Dhe vjen një moment…Vjen një moment kur ndihen pashallarë, humbasin kontrollin dhe iu çahet korraca e moçalishtes duke qelbur gjithë dynjanë. Është pikërisht kjo specie brenda llojit, e cila si një simbiozë, si një këpushë, i është ngjitur dhe nuk i shqitet shoqërisë shqiptare për dekada të tëra.

Ajo është e kudondodhur, është si një vemje në të gjtha qelizat e shoqërisë shqiptare; gjithmonë në gadishmëri si një ushtri pleshtash politikë që kërcejnë nga një parim tek tjetri, nga një parti tek tjetra; hipokritë që e luajnë rolin e tyre plot passion, me kurajo të pabesueshme për t’i trajtuar njerëzit si mjet argëtimi apo si plaçkë lufte. Këta njerëz janë gjithmonë në rol, pa mundur që të jenë qoftë dhe një çast të vetëm të sinqertë kur komunikojnë me publikun. Unë mendoj se ka ardhur koha të luftojmë kundër këtyre që na trajtojmë sikur te jemi me tru gomari.

Zoti Kryeministër! Po të ve në dijeni se një të tillë e ke në Koorporatën e naftës dhe në krye të saj. Ky, i paudhi, e quan veten mbret dhe i trajton naftëtarët fisnikë si të ishin trutharë. Shumë inxhinerë, teknikë, juristë, ekonomistë dhe punonjës të tjerë, pranuan VKM-n dhe daljen nga puna sipas këtij vendimi. U futën në skemë, filluan të merrnin asistencën dhe një ditë të bukur, asistenca u ndërpre. Shkaku: Punonjësit e kishin hedhur në gjyq pas gënjeshtrës së madhe të dhënies së rrogave shtesë të firmosura nga të dyja palët. “Çuditërisht” gjykata e Fierit i dha të drejtë naftëtarëve. Gjej rastin të falenderojë grup-gjyqëtarët që vunë në vend drejtësinë, pa shkelur ligjin. Ogur i mirë ky. Diçka po lëviz. Bravo. Por ndodhi ajo që pritej. Të paudhit të Albpetrolit nuk i erdhi mirë, iu prish terezia, doli nga maska dhe me fjalorin e tij të pistë e prej rrugaçi, e dini çfarë tha? “S’kanë për të marrë asnjë kacidhe, ko..t e mia do të marrin.”!!! I gjori, kujton se i ka me vlerë ato të shkreta. Mbetet ta marrin këtë kec-pupagjel, ta shtrojnë në një dyshek, t’i bienë me një dybek dhe të shohim ç’do të nxjerrë, flori apo kakardhi…Të hidhet përpjetë ky pelivan politik se naftëtarët fisnik do t’i marrin lekët që i takojnë. Veçse natyrshëm lind pyetja: Nga do të dalin lekët që do paguhen për gjyqet, nga xhepi i pupagjelit, apo nga buxheti fukara i shtetit?

Le të vazhdojmë me hynere të tjera të këtij pleshti politik. Ndër vendet e lira të punës në Albpetrol, m’u dha edhe mua fjala për punësim, si një ish-naftëtare e vjetër. Më pritën, më dëgjuan, por vonë arrita të kuptoj që asnjëherë nuk e hoqën maskën e hipokrizisë, dhe duke njohur bekgraundin tim familiar nuk më thoshin dot troç se “sot, një dhe një nuk bëjnë dy si dikur, por dhjetë, prandaj hap rrugën se s’je për ne”. Por unë përsëri kisha besim.. Një ditë prej ditësh kur premtimet ishin bërë me pashë, unë mendova për një dhuratë simbolike për këtë specie që ato ditë ishte bërë baba, të shoqëruar me një mbishkrim hyjnor: “Erdhi në jetë një engjëll! Dhe Zoti tha: – Rrethojeni me dhurata që të ndjejë mirësinë (Bibla)”. Po kujt ia kisha dorëzuar këtë? Ia kisha dorëzuar një të paudhi. Them një të paudhi se që nga ajo ditë, qëndrimi ndaj meje ndryshoi krejtësisht. Pra, nga ai moment unë isha për ta, një person pa vlerë. Them, për ta, sepse prapa tij fshihet deputeti i shumëpërfolur, K.Kokëdhima. Dhurata ime ishte e vogël. Nuk ishte si ajo e drejtoreshës së arsimit përshembull (gjej rastin të falenderoj Ministren e Arsimit zonjën Lindita që e largoi nga stafi atë; e përsëris, diçka po lëviz. Përgëzime Lindita, kurajo edhe për ministrat e tjerë).

Shpresa ime për punë zgjati 8 muaj. Për një moment m’u duk vetja e mbërthyer nga kompleksi i Stokholmit dhe më keq akoma, se mos në Shqipërinë tonë po instalohej fenomeni i “pulës së rrjepur” të Stalinit. Ngrita kokën lart dhe iu drejtova Zotit: “O Zot, si ka mundësi?!”. Mu kthye përgjigja: “E pra si ka mundësi?” Tani më shumë se kur, më lind e drejta të pyes:- Ku e gjejnë mbështetjen këta drejtorucë, këta liliputë, sekretarucë, rrugeçër ordinerë? Kush fshihet pas tyre? Tashmë kjo ka dalë qartë. Prapa tyre fshihen deputetë, të cilët padrejtësisht, kanë marrë atributin e të qenit të plotfuqishëm; kanë marrë atributet e shtetit duke zëvendësuar zyrat e punës.

Kujdes zoti Kryeministër! Rreth e rrotull po të krijohen moçale të një lloji të veçantë. Mbartin ca mushkonja ato, që kur të pickojnë të dhëmb deri në lëndim. Mos i ler të të lëndojnë; ka ardhur koha të hedhësh hapin tënd të rëndë dhe t’i shtypësh. Unë që mora guximin të shkruaj dhe shumë të tjerë, besojmë tek fjala e dhënë se ju do të hyni në histori për një Shqipëri ndryshe. /Dita/

21 komente në “LETER Kryeministrit/ Pleshtat politikë si pashallarë të rinj”

  1. Elona says:

    Merreni me qete.. Dhe nje njeriu qe flet me emocione siletershkruesja, sme bind

  2. Rita says:

    Kjo zonje ka te drejte. Zoti Kryeminister duhet te ulet te shohe balle per balle popullin e thjeshte dhe te mos lere keto pleshta te shumohen pasi shpesh degjohen ankesa nga njerez qe nuk u zgjidhet halli…..

  3. jari says:

    Nje pershkrim shum aktual dhe mjaft domethenes per ti vene gishtin kokes per menyren e veprimit ne terren te perfaqesueseve shtetar. E nje qeverie qe u votue per te rilindur, e ne te kundert shum shpejt e dergon veten drejt “vdekjes”.

  4. Lulja says:

    Ua sa me pelqeu ky shkrim!Realitet i hidhur qe duhet marre ne konsiderate. Ti priten duart tentakula ketij autokrati.Agroni i Sarandes nuk eshte gje para ketij ketij “pugacovi” te vetquajtur car.

  5. lufter says:

    lETER problemore dhe e dhimbshme e specialistes naftetare Leta Melonashi.Kjo leter per faktet qe sjell per qendrimin e ketrij drejtuesi rrugac te Albpetrolit kundrejte atyre naftetareve qe ka nxjerr nga puna dhe nuk u jep ate qe u takon sipas vendimit te gjykates; kundrejte atyre naftetareve qe kane kontribuar shume here me teper se sa ky drejtues i katapuluar me mik.Na del se miku qe e ka sjell ne kete detyre eshte Koco Kokedhima.Tani u binda se ku ndodhet Kocua do te kete probleme,do te dalin ngaterresa,do te shfaqen pakenaqesira edhe brenda mazhorances aktuale.Keta deputete apo pushtetare qe mbrojne njerez te papershtatshem e me probleme i duhet treguar vendi dhe Kocua e mbushi kupen,ai po i shton nota negative mazhorances e prandaj duhet menjanuar.Ndersa ai drejtusi i Albpetrolit i mbeshtetur nga Kocua duhet kapur nga koka e nga K.e duhet dorezuar para drejtesise,ska dyshim se ai duhet te jete hajdute dhe po vjedh naften kete banke te madhe naturale kontribut i atyre naftetareve qe ky drejtues mercenar i Kocos i ka nxjerr nga puna e nuk u jep te drejten qe u takon.Kryeministri duhet ti bej shembuj keta lloj drejtuesish e deputet qe te eci puna mbare,qe njerezit te fillojne te mendojne e veprojne ndryshe,ne te kunderte do te venitet e zhduket shpresa per Rilindjen e 23 qershorit. Kryeminister,amaneti i 23 qershorit ju ben thirrje qe te veproni pa hezitim kundrejte ketyre horrave te cilet per interesat e tyre duan ta kthejne mbrapshte shpresen e 23 qershorit dhe padyshim bashke me ju.

  6. toni fr says:

    Asnje kacidhe sduhet te marrin naftetaret te ashtuquajtur naftetare.po kush jane naftetaret ?-jane fise te te forteve te pd-se ne fier.jane fshatare te ndermenasit qe jane fut ne pune me gra kushurinj e njerez pa lidhje me albpetrolin, jane njerez qe vjet merrnin rroge dhe se dinin ku punonin.i shikonim te tirana bank duke terheq para dhe gjithe diten ne lloto.ne albpetrol 3000 veta merrnin rrogen pd-ista e farefis te pd istave e te fredit ish drejtori pd mesues historie imagjino nje mesues historie drejtues I albpetrol.znj mund te jete naftetare se paragjykoj po ata qe iken nga puna perjashto ndonji rast dinin vetem te shtypnin pinin te karta e rroges e jo te dinin gje per baften gazin apo zyren

  7. kaposh says:

    leter shkrusja ka shume te drejte po shtohen shume dera jo pleshta poshte baza po zhgenjehet shume nga keto veprime te deputeteve qe pa mare mandatin premtojne se do jene me zgjedhesit nje here ne muaj po kalon viti dhe se kemi pare bashkimin te takohetme ne qe e votuam me qef po po zhgenjegemi skemi cbejme me do durojme dhe tre vjet te tjere

  8. toni fr says:

    Dhe sa per dijeni njerez ne pune po fut deputeti subashi dhe deputeti ruci ndersa endri puka qe ti e quan rrugac ska share ndonjihere ne jeten e tij njeri, dhe ka mbaruar nje shkolle jashte ka qene me 10 ne gjimnaz dhe ne rumani me 9 mesatare ka 3 gjuhe te huaja ka punuar drejtues per 15 vjet ne nje kompani por ka qene I cmendur me pd si te gjithe ne ne 92 por sala na kthehu te behemi me njerezit normale e parti normale.gjithashtu vjen nga 1 familje intelektuale fierake djali xhorxhit prandaj znj para se te shani si mashkull merr pak me shume info.une nuk kam fare interes te albpetrol madje as e kam takuar endrin megjithese jam nje brez e ne shkolle bashke po kur lexova kete shkrim smund te rri pa koment kur ju shani nje person qe e njof qe 5 vjec.

    1. Arlind says:

      Mos ke ndonje lidhje me Rumanine dhe ti ?
      Se kete drejtuesin e njofin verdalle kush eshte !!

  9. shkodrani says:

    Nje bravo te madhe zonjes qe mori kurajon te shkruaje ate qe po vuan.
    Kurse ne qe po zhgenjehemi cdo dite dhe po vuajme papunesine, jo se jemi te paafte,por sepse kemi ne balle damken e militanit, rrime dhe presim qe te vene doren ne zemer ata analfabetet qe punesoi LSI-ja me se shumti dhe PS-ja me se pakti.
    Por ,zonja leter shkruese,duhet ta dish se edhe Ai, qe ju i drejtoheni, nuk eshte me i mire se ata qe punesoi ne poste drejtuese,ndaj mos prit te vere dore Ai qe i bekoi ata qe ti i etiketon.
    Duhet qe Atij dhe sejmeneve te Atij, ti japim paralajmerimin serioz, se ,po vazhdoi keshtu, do te jemi ne qe do ta zbresim nga froni Ate dhe shpuren e tij.
    HARRAM votat tona.

  10. Majakovski says:

    Ju pershendes Leta Melonashi per kete shkrim te thjeshte konkret real por edhe ndihmes. Jam i te njejtit mendim me ju qe me te vertete ka arritje. Por tek tuk keto arritje zbehen dhe per cudi te gjitha keto zbehje lidhen po me te njejtin superdeputeti 2K ose Koco Kokedhima, i cili mundohet te ushtroje pushtetin e tij mbi sektore, ministri, ministra e Z/v ministra dhe deputete. Eshte konkret rastimme z/v ministin qe merret me turizmin Gjergj Radovani i cli edhe pse citizen gjerman nga i cili pritej nje menaxhimmndryshe po sillet si Stalin meqe e terheq 2K.

  11. Gurbanguly Bardarbunga Berdymuhamedov says:

    Miss Melonashi

    shko ne Canada… njerezit me karakter e me profesion si te tendin bejne hajer aty e respektohen.

  12. Billy1 says:

    Eshte e vertete se po ndodh ajo qe thone shume komentues. Njerez me te kaluar te korruptuar, apo qe jane mare me trafiqe, njerez servile te cdo deputeti apo qeveritari, medioker dhe qe si synim kane vetem rrjepjen e ahtetit ne interes te tyre dhe fisit te tyre, kane pushtuar zyrat e shtetit.
    -Te vjen per te vjelle, kur shikon disa drejtues institucionesh qendrore ne Fier, vetem e vetem se jane militante te LSI dhe ndonje i PS. Injorante me kuptimin e plote te fjales, te cilet muhabet te vetem kane perfitimet dhe bamiresite ndaj rrethit te tyre. Njerez qe po tu flasesh per pak letersi, per pak histori, per pak gjeografi, per pak teknologji mbeten si matufer te dhjere ne breke. Muhabeti i tyre i vetem eshte:-Takova Liken, Petritin, Bertin, te LSI keta, dhe hengra dreke ketu e atje.
    Tamam bythmutokraci…..

  13. Bashkim Pitarka says:

    Bashkim Pitarka
    Eshte nje koment teper i mire,i paster e pa dredhime te gjuhes.Flet shkoqur per hallin e saj por qe eshte ose mund te behet halli e problemi i shume shqiptareve.Falenderoj gazeten “Dita” per botimin e shkrimeve te tilla nga populli i thjeshte.Keto qe lexova sot tek “Dita” i shkruan naftetarja shqiptare,puntorja e flakur ne humneren e madhe te papunesise.I ka vuajtur mbi kurriz e varfra edhe diktatin e pronarit arrogant me lidhje te forta ,edhe mungesen e drejtesise dhe i drejtohet tani me zemer ne dore kryeministrit shqiptar,duke i kerkuar mbajtjen sa me pare te premtimeve elektorale,pa i kursyer edhe vleresimet e saj modeste per hapat e para,per arritjet e para drejt ndryshimit te vertete,drejt drejtesise se vertete.
    Duke mos pasur asnje mundesi tjeter per ta ndihmuar kete bashkeatdhetare ne hallet e saj te perditshme e te familjes se saj shpreh solidarizimin tim te plote me kauzen e saj dhe mbeshtes plotesisht thirrjen e saj.Nje thirrje kam edhe une,populli punetor por edhe intelektualet t’i bashkohen zerit te saj,veprimit te saj,thirrjes “Duam drejtesi dhe e duam tani!”

  14. mafiozet says:

    Nje bravo te madhe per kete zonje ,qe i shpreh realitetin Kryeministrit.

  15. Vlora says:

    Absolutisht gjithshka pershkruhet eshte e vertete.Te lumte per guximin
    Vetem njerezit e ndershem e te afte nuk po vleresohen.se ku i gjejne ca emra qe as i kemi pare e as i kemi degjuar,vetem njeres problematike po emerohen drejtora .e keshtu me keta palo njerez te korruptuar,e te inkriminuar,e me pionieret e Enverit nuk behet shtet,e nuk ecet perpara,zoti kryeminister. Mos e degjo KOCON o EDI!!!!

  16. xhemali says:

    Ti moj zonje vajte te digjeshe tek zyra e ketij zoterise qe po shan duke i bere presion per nje vend pune. Doje pune qe te merrje rogen e per vete te rrije ne tr. U bere gazi i botes aty neper zyra duke kercenuar se do digjie veten ndersa tani del e derdellis neper gazeta. Ai zoteria qe ti po ofendon sikur te jesh nje femer pa pike kulture te shpetoi ty duke mos tt lene te digjeshe me benzine, te mbajti 2 ore ne zyren e vet, thirri ambulancen dhe beri cdo gje pe ty por ti nuk te bejne pershtypje se je mesuar te besh teater. Ju te gjithe doni pune dhe te drejte keni po kur ja u japin vendin e punes i beni lajka atyre qe ja u japin ndersa kur sju a japin filloni dhe beni te tilla palacolleqe.kjo leter nuk ju nderon. Kisha degjuar per ju po paska pas te drejte qe sju ka marre ne pune. Ju jeni nga ata komunistat e qelbur we benin fleterrufe sa here qe ju prishej rehati. Nuk perdoret media per te nxjerre ju inatet tuaja personale po fajin se keni ju po e kane ata qe botojne budallalleqet tuaja.

  17. sandri says:

    Per cilet naftetare flet kjo sot? Per ata qe vjedhin naften me bidona coca cola? Per ata qe nuk lene hekurishte ma vjedhur? Per ata qe shkojne ne mengjes shkruajne emrin dhe ikin pine raki gjithe diten? Per ata qe duan te marrin rrogen dhe te ikin te punojne ne greqi? Po te ishe naftetare e mire ty ste hiqnin ata qe te hoqen. Po tt pyes moj, Ferdinand Muratit i kishe bere nje leter te tille ku ta shaje e ta ofendoje kaq rende?????? App sta mbante se ata nuk ishin si endri puka qe i pret dhe i respekton njerzit, ata te kapnin per leshi e te flututonin nga dritarja.

  18. Joni Boli says:

    E the po kujt ja the shqiptaret jane ndare, grupe grupe pas kapove bandite te pusht-etit per ti zene prita njeri tjetrit. Dikush ne komentin e tij thote – “Edi mos e degjo Koqon”, ne fakt ai nuk e degjon por zbaton te njejtin plan qe kane hartuar me pare. Dikush per vlerat qe ka autorja i tregone Kanadane. Po kete vend sipas jush kujt tja lere apo leme ??? Salive, nanove, ilir m, edit,fullaneve, koco kokedhimit e te dhimeve te tjere te pushteit.Ketu te gjithe per tu treguar vendin.

  19. eri says:

    Zonja Leta, e dini ju qe te ofrosh dhurata ne kembim te nje vendi pune perben veper penale?!
    Kur dhurata juaj nuk u pranua ky drejtues u be i lig. Nese do e kish pranuar ju “si eshte e modes tani’ do kishit kaluar ne planin B dhe do e kishit regjistruar momentin si korruptiv. Dhe serish drejtori do dilte i lig…
    Sa me shume te kemi drejtues te tille qe te mos joshen nga dhurata e lavde me shpejt do e ndihmojme meritokracine te sundoj ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje