2B, Ju flet Rinia!

23 Gusht 2014, 19:38Blog TEMA

Nga Flogert Muça

 

Mora shkas të shkruaj ca rreshta, duke tentuar që gjithë kohës të shkruaj gjuhë të kulluar shqipe, pasi thellë po na mungon ajo që është jona e shumë po na “ngulitet” ajo që nuk është.

Të fasim thjeshtë, me gjuhë të pastër, etike, të kuptueshme për të gjithë. Të mos mundohemi të bëjmë sikur hyjmë në analiza a thua se do shpikim rrotën. Të flasim hapur, në mënyrë kritike, pasi të rinjtë s’mund të mbeten më peng i së vjetrës.

Gazetaria, eseja, shkrimi në gazeta, komunikimi, ligjërimi a quajeni si të doni, s’ka pse të mbetet “pushtet” i “masonërisë” që shohim çdo ditënatë në televizione tek “masturbojnë” me mendjen e popullit kur ca gjëra mund të thuhen fare mirë nga secili prej nesh.

Është fundsezon pushimesh e, kush kthehet nga pushimet, kush s’ka bërë fare e kush vërtitet rrugëve të Tiranës kot.

Ka plot nga ata që, në zhegun e vapës përcëlluese, qëndrojnë në zyrat luksoze të grataçelave të frikshme dhe “i qajnë hallet popullit” me komunikime e përsëritje “komunikimesh” e mesazhesh në rrjetet sociale me një gjuhë që është edhe më përvëluese e irrutuese se vetë vapa. Ose, me keq akoma, me një ëhat’s app, i dërgon asistentes një tekst të shkruar keq në formë e përmbajtje e më pas kjo e fundit e hedh në faqen e madhe të Facebook-ut (e cila është me fansa të blerë gjetiu në Tajlandë, por që ç’rëndësi ka fundja).

Së pari dua të theksoj se s’kam asgjë kundër përdorimit të rrjeteve sociale, por kam përshtypjen se është e tepërt të lësh fëmijët dhe pleqtë në këto lloj mediumesh, sepse nëse fëmijët demtohen, pleqtë dëmtojnë në disa raste.

Falë rrjeteve sociale, kemi patur një protestë kundër armëve kimike, ku të rinjtë kryesisht, dolën dhe thanë fjalën e tyre të protestës paqësisht. E gjitha u organizua online (duke lënë mënjanë organizimin politik, i cili u përzu nga protesta siç e pamë). Po falë këtij komunikimi online, me mesazhe të mira e të përsëritura janë mbledhur para për bamirësi, për operacione të shtrenjta, etj, etj.

Por, krahas këtyre, ka dhe një komunikim që është komunikim dashakeq, i urryer nga pjesa dërrmuese e ndjekësve online, i cili përsërit vetëm mllef, urrejtje. Është komunikimi i pacipë, i cili, siç dhe e kam thënë në shkrimin pararendës (“S’ta falim, fyeve bijat e Shqipërisë”, botuar më 19 qershor tek gazeta Tema) duhet shpallur “non grata” nga të gjithë ne. Ndoshta kjo mund të ishte një tjëtër fushatë online me vete, pasi në mesin tonë, në mesin e një rinie të re në ide dhe vizion, s’ka më vend për imoralitet, s’ka me vend për ligësi, paturpësi, inate, mllef e urrejtje.

E kam fjalën për atë që komunikon çdo ditë si një reporter i zonës së nxehtë në Irak, ose si një i pirë që rreh gruan pas darkës së kaluar xurxull me shokët.

S’po ia them emrin, sepse tanimë s’është i vetmi. Mëkëmbësi i tij politik mesa duket ia ka “vjedhë” gjuhën e të folurit, ose është po ai që shkruan për të dy. Mund t’i quajmë më një emër të vetëm, siç ata një janë në gjithcka. Mund t’i quajmë 2B.

Gjuha e përdorur në ligjërimin e tyre, sado politike qoftë, sado e pavërtetë që të jetë, është e papranueshme. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Kush thotë të kundërtën, flet me emocionin e dashurisë për injorancën, por jo me arsye të shëndoshë.

Unë them, më mirë ta shohim se pse e përdor atë fjalor e pse transmeton atë mesazh, sepse aty del se në fakt “s’kanë faj” që flasin ashtu. Kështu del dhe diagnoza e vërtetë.

Pra, pse duhet që në çdo detaj që ndodh, 2N1 liderë të së njëjtës parti duhet të veremosin një popull të tërë? Pse, kur bëhet fjalë për punë jetike për vendin, ose heshtin, ose përbaltin?

Dhe ajo çka është më e rënda, pse përdorin komunikimin e dhunës, vrasjes së psikologjisë së njeriut, pikërisht këta persona (që theksoj, duhen shpallur “non grata” moralisht nga shoqëria jonë, sepse do jetë drejtësia që do flasi me ta ndryshe).

Epo është shumë e thjeshtë, e s’duam të na e thotë asnjë “analist”, asnjë gjithollog. Këta njerëz që përdorin fjalorin e dhunës dhe përcjellin mesazhin e përplasjes për gjithçka, janë në hall.

Kuptojini.

Janë ata që shkaktuan 1997-1998, janë ata që vranë 26 të pafajshëm në Gërdec, ata që “vranë” zgjedhjet dhe demokracinë në 2009, që vranë pabesisht, në mes të sheshit, në mes të tribusë së lirisë së shprehjes së indinjatës, 4 baballarë të mirë, 4 bij të pafajshem, 4 shqiptarë që mes dhjetra mijëra të tjerëve që u dhunuan, po kërkonin të drejtat që ju ishin mohuar.

Janë ata që vodhën çdo cep të Shqipërisë tonë të bukur dhe e bënë “tokë të tyren”. Janë ata që ngritën një sistem ku antivlera u kthye ne vlerë, ku paaftësia u kthye në meritë, ku manjakëria për pushtet, vriste sovranin popull.

Ata që vrasin me mjetin e vetëm që ju ka mbetur, komunikimin, janë po ata që duan ta çojnë vëmendjen tonë larg bëmave të tyre, për të na lënë të merremi me vogëlsitë që ata “fryjnë” e përsërisin që të na duken neve të mëdha.

Po si mundet një i ri, që ka parë më sy tmerrin e 21 Janarit, Gërdecin, padrejtësitë e përditshme në gjykata, vedhjen galopante në Bankën e Shtetit Shqiptar, vrasjen e një gomisti

nga SHISH, të flejë i qetë e të bëjë sikur asgjë ska ndodhur?

Si mundet që ne vesh rinisë t’i mbesë zëri i mekur i trillimeve të kota, kur këmbanat e bëmave të zeza gjëmojnë?

Qëllimi që tenton varrosjen e asaj që ka ndodhur e ndodh nga segmente vrastare s’mund të realizohet, sepse ne, të rinjtë nuk do e lejojmë një gjë të tillë. Nuk mundet që ne të merremi me lepurin, kur çakalli bën kërdinë.

S’mund të mbyllim sytë përballë asaj që na ka ndodhur, vetëm se, 1, ose 2B, kanë hesape për të larë, e mbrohen duke trilluar.

Ata hedhin shashka çdo ditë, për të mbuluar pra mënxyrat e pashëmbullta, ndërkohë që ne, të rinjtë e këtij vendi mundohemi të punojmë ndershmërisht.

Unë nuk kam para të bëj pushime në ishujt Maldive, as të shëtis me charter privat nëpër Europë. Si unë, janë pjesa dërrmuese e të rinjve, e kjo vetëm sepse baballarët tanë nuk kanë vrarë për pushtet.

Ndaj, kurrë, asnjë komunikim e përsëritje mesazhi për dhunë ne s’duhet ta përtypim, por ta injorojmë.

Nga ana tjëtër, çdo ditë të ushtrojmë presion ndaj drejtësisë të bëjë drejtësi. Të përçojmë ne mesazhin e duhur se ky vend do bëhet sepse do rinia, do shumica, e të mos biem pre e komunikimit vrasës të një plaku, që po si Xheladin Beu, lakmon atë që se ka e për pasojë, hedh gur në lumë për të hequr mendjen.

E, për ta mbyllur, dua të them se të gjithë këtë thirrje- kujtesë e bëra sepse jam njëri prej jush, që konsumojmë shumë material online, por që atë që është zeher, duhet ta derdhim nga “gota” jonë.

11 komente në “2B, Ju flet Rinia!”

  1. Elona says:

    #NonGrata ? Me pelqen

  2. tororino says:

    hahahha, 2B.. hahahah 2N1 Lidera hhahahaha, degjenerim total PD-se se shkrete

  3. Reola Koliqi says:

    Plerat plera ngelen. shajne ne parlament, ne facebook e kudo.. te lumte flogert

  4. majlo says:

    Shkrim-thirrje per rinine dhe gjithe popullin e pergjumur! Bravo dhe uroj qe te kete shume ne liste per tu bashkuar me ty Flogert,ka ardhur dita per ti nxjerre non grata,te pakten sa ti vij dita e gjykimit ketyre plehrave!Une solidarizohem plotesisht!

  5. AGIM XHAFA says:

    Ke shume te drejte ti ,more i dashur,por nuk mbyllet goja e tyre me fushata.Te ishte per popullin,keta 2B-te,duhej te kishin gjetur vendin e merituar pas 23 qreshorit,por si duket edhe kesaj here(si gjithmone ne kete vend),popullit i rrofte mundi,sakrifica e gjaku qe derdhi me 21 janar etj.etj.etj. Sado rezultate te mira te kene ne qeverisje,keta voten dhe sakrificen e ketij populli,as e lexuan,ase kuptuan,as e degjuan.UNE JAM NGA ATA QE MENDOJNE SE VOTA JONE DUHEJ RESPEKTUAR JO SI VULLNET I KETYRE,POR SI DETYRIM QE KANE NDAJ NESH QE i SOLLEM NE PUSHTET.Po te ishte per t’u mbajtur ne pune kjo “adminisrata e kualifikuar”e ketyre B-ve,kete e bente vete populli me 23 qershor,jo te behen “te mire” keta tanet,me vuajtjet dhe sakrifica tona(po them 9-vjecare).Kjo eshte arsyeja me e forte pse B-te flasin e shpifin sa munden,qe te bejne presionin per te mos i cenuar njerezit e tyre qe mesa duket do ju duhen” per betejen e radhes”.Mjere populli thuaj…

  6. ARBEN says:

    Se pari .Ti nuk e ke konceptin e lirise te shtypit.Kjo liri.Kjo eshte ta thuash ,te verteten sic e mendon.Dhe jane njerezit ata qe,te vleresojne.Po ke duhet te degjosh?Mediat ne Tv dhe Radio?(Se gazetat kane vite qe,po na zevendesojne letrat ne banje).Ato qe,deri dje ishin me Saliun ,sot flene me Ramen.(Se ai ,me ato shije seksuale qe,ka mund te fleje edhe me dreqin).E sa per PD,mos ia ngarko tere ato gjera./Nuk i ka te tera

  7. kujtesa says:

    Po te rinjte a Jane gati?
    Ti je nje I ri per ty marre shembull padyshim. Me keto qe shkruan e argument on je OK. Por ne kemi rink qorre. Gjithesesi, uroj ta lexojne kete te gjithe.flm

  8. bujar says:

    Shkrim i mire bravo , SB po te kishte koken nga ka kembet atehere do ishte burre i mire

  9. Lazjon Petri says:

    Flogert, të përgëzoj për shkrimin. Por edhe për vetëdijësimin që ky i fundit rrezaton. Se këtë vend po të duam e bëjmë të mbarë. Se rinia sot po të dojë nuk nëpërkëmbet. Dhe shembull për këtë është edhe fuqia e rrjeteve shoqërore në internet. Të cilat shpesh herë i marrim për të mirëqena. Jam 26 vjeç dhe e besoj fort këtë gjë. Dua të të falenderoj edhe për grimcat e optimizmit, nxitjen për veprime të bashkërenduara në dobi të një ligjërimi më të pastër, duke uruar që grupi shoqëror të cilit i drejtohesh duhet t’i mishërojë. Në një mënyrë apo në një tjetër.

    Dhe për ta mbyllur. Duke e vënë veten në vendin tënd, do të dëshiroja mendime sa më të hapura nga lexuesit dhe mundësisht qesëndisje. Sepse kjo është rruga e përmirësimit. Në kuadër të shkrimit shqip është e udhës të përdorim: Përpiqem, duke u përpjekur në vend të ”tentoj, duke tentuar”; shqetësuese në vend të ”irrituese”, ndihmëse në vend të ”asistente”, fjalëkëmbim në vend të ”komunikim”, lajm në vend të ”mesazh”, mungesë vëmendjeje në vend të ”injorimit”, etj.

    Gjuha shqipe është thesari ynë. Tregues i lashtësisë. Le t’i ujitim rrënjët e saj. Le ta mbrojmë dhe ta pasurojmë atë. Duke bërë secili punën e vet. Në të mirë të vendit tonë dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Përshëndetje nga Korça.

    Lazjoni

    1. Flogert Muca says:

      Lazjon, te falenderoj qe me ke lexuar. Ke te drejte ne gjithcka thua ne paragrafin e fundit. Me fal Edhe tani, sepse jam me telefon. Mi fal gabimet. Te pershendes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje