Brizida Gjikondi
Dy gjëra janë të pafundme, thoshte Ajnshtajni, Universi dhe budallallëku i njerëzve.
Dhe kjo dihet, budallallëku, injoranca ecin krah pëe krah me varfërinë shpirtërore, paditurinë dhe dëshirën për tu dukur.
Shqipëria është vëndi ku vaniteti i bllofit bën paradë cinike dhe këtë e bën sa herë i jepet rasti. Shqipëria është vëndi ku të ndricuarit heshtin dhe injorantët ulërasin. Ulërasin pasi qyli të jep kurajo, qyli të bën të të duket bota nën këmbë, e lehtë e heshtur dhe dashuria dhe respekti për dijen një idiotësi që stë con askund, pavarësisht Naim Frashërit i cili thosh se dritë e diturisë përpara do të na shpjerë. Në një Shqipëri që më shumë duket si një atdhe i dhënë me qira barbarëve është normale të bëhët parade e bidonave, legenave, kovave në majë të kokës, në një Shqipëri ku të sëmurët terminalë hyjnë në kalvare mafioze të bluzave të bardha për të patur një seancë kimioterapie, në një Shqipëri ku të ngujuarit plaken në ngujim, në një Shqipëri ku burgoset xhepisti dhe vrasësi e mafiozi bëhet deputet normal që do bëhet paradë e legenit më të bukur, njësoj si për tortën e 100 vjetorit të pseudo’shtetit, dhe aty me legen u hëngër torta.
Nuk do doja të bëja historinë Ice Bucket Challenge, pasi shyqyr zotit aksesi nga internet drejt dijes sipërfaqësore tashmë i jepet kujt’do por e njëjta gjë nuk thuhet dot për dinjitetin dhe pjekurinë e personave që e aplikojnë atëm. Të bësh paradë bidonash, legenash, kovash për një kauzë që nuk ka të bëjë hic me atdheun tënd dhe me stadin ku është masakruar sidomos shëndetësia falë dhe këtyrë legenavem bidonave dhe kovave nuk ka cinizëm më ekstrem, supreme. Kush me thote sa te semure me ALS ka Shqiperia ( shume pak)…po me kancer qe dergjen Spitaleve pa kimioterapi dhe pa ilacet e sherbimet baze sa ka..po të grabitur, plackitur, të trishtuar e dërrmuar nga këto kova, bidona, legena sa ka. Një shtet që përpëlitet në ekstremet e mbijetësës së një shërbimi mjekësor qoftë atij më bazikut s’duhet të ketë fytyrë të bëj paradë gjasme për mbledhje fondesh për kërkime shkencore në USA, mjaft me cinizmin, agresivitetin e injorancës dhe heshtjen e shqiptarve të mirë. Frika duhet vrarë, pasi frika pjell frikë dhe rrit pushtetin e injorancës. Injoranca mund të bëj paradë dasmash, ditëlindjesh dhe orgjirash morale, mund të bashkoj Gërdecin me 21 Janarin, 1 prillin, Fullanin etj etj por smund të na mbyll sytë me legenin, bidonin dhe kovën deri në këtë pikë. Mbijetesa e Shqipërisë është e lidhur për kërthize me zgjimin e shqiptarve të mirë, të atyre që vrasin frikën, që kanë zë, fytyrë, dorë dhe letër, të atyre që përbuzin legenin, bidonin dhe kovën kur ajo ju vihet mbi kokë, të atyre që e dinë që Shqipëria nuk është atdhe i barbarëve me qira, po është toka e tyre e ndjerë, e vrarë, që shteti është i tyre jo i eunukve me teserë tufëzimi në xhep dhe injorancë skllavërie në zemër. Parada e kovave, bidonave. Legenave më kujtoi një histori të treguar nga një mjeke vlonjate… ne cmëndurinë e 97’ës, në pavionin e saj hyjnë një grup kriminal i armatosur…., e pasi qëllojnë në tavan me kallash, vendosin dhe armët në parvaze hypur mbi të operuarit…pyesin me delikatese mjeken, na fal doktoreshë mund ta ndezim një cigare…!!!
Në 1909 Fan Noli i dëshpëruar pyeste “ a ka shqiptarë Shqipëria “…sot 115 mbrapa unë dua me shpirt ti japim përgjigje.
Po ,Shqiperia ka Shqipetare te degjeneruar deri ne palce!!!!!!
—kur njekryeminister , publikisht shprehet se nuk nderhyje te hajdutet se ata jane pushtet i pavarur … e ka marre lumi shqiperin … karshilleku i tyre duket jo vetem tek bidonat , por edhe tek vilat e tyre lluksoze te vendosura ne rrjetet e tyre sociale … politika shqiptare perfaqesohet nga politikan konkret …aleanca e horrave , hajduteve e vrasesve , po duket qarte , ajo ka nje emer ….hajdutin me te madh politik – ILIR METEN — edi rama e ka dorezuar plotesisht qeverin ne deshirat e ketij horri … ne te ardhmen nuk eshte cudi qe do i dorezoi edhe partin socialiste , mjafton qe ai plotesoi egon e tij per te qene kryeminister i ketij vendi
Bravo Brizida, bravo Homeri!
Bravo!
I keni thene te gjitha. Shqipetaret duan me shume rehatine e tyre se sa Shqiperine, shqipetaret vrasin mendjen gjithe diten si te duken sa me mendjemedhenj, shqipetaret me duket se me shume se Shqiperine, zhvillimin, ekonomine, duan mendjemadhesine. Ata me shume krenohen qe Gjin Belushi te jete shqipetar se sa te respektojne ligjet e shtetit shqipetar, ata duan me shume qe Robert De Niro te jete shqipetar se te duan shtetin e tyre, ata duan me shume qe nje pape te jete me origjine shqipetare se sa te kete drejtesi ne Shqiperi, shqipetaret duan te jene populli me i vjeter ne ballkan dhe me kete mbajn gjalle fodullekun dhe mendjemadhesine e tij.
bravo, Brizida.fix fare!
Te lumte Brisida,
Ky eshte shkrim i goditur dhe prek realisht mungesen e disa pushtetareve tane qe merren me nje cfaqje qe nuk eshte per shqiperine. Kete punen e legenit me akull e bejne te hiqen modern dhe ne koherence me udheqesit e huaj. Pse nuk e bejne te themi per varferine apo kancerin qe po ben kerdine nga djegja e plehrave. Pse nuk thone te ndihmojme femijet ne nevoje per mbijetese por merren me dicka absurde (ALS) qe 99% e shqiptareve as e dine se cfare eshte.
Kjo do te thote qe ti je akoma i devotshem dhe te qan zemra per kryekriminelin sali edhe pse vret vjedh persekuton dhe shet copa nga atdheu. Mos shkruaj ketu sepse ti dihet qe je berishist i mbaruar.
A Brizida moj Brizida, ti qante Kryeministrit zemra sa nje e 100 jote ky vend behej. Por atij i qan zemra per Kocon!!! Ti e di mire se Koco Kokedhima eshte farketuesi e aleances me gisht mbrapa midi Rames e Metes ne favor te Metes.
Pergezime autores per veshtrimin shume origjinal te temes. nevojitet te jemi realiste, me kembe ne toke, larg vanitetit neverites te njerezve ne pushtet te sunduar nga pasionet ne menyren me te temerrshme.
Gjithmone kurajoze.
Sikur te kishim dhe pak te tjere si Brizida se shume e dime qe nuk kemi.
Ne fakt Anshtajni thote qe per Universin e ka nje dyshim,qe mund te kete kufij.Po ashtu Fan Noli do e kete thene 105 vjet me pare,kur shqiptaret akoma nuk qene pavaresuar nga Dovleti,megjithe perpjekjet shekullore.Kam dhe une nje dyshim,nese gringot e pushtetit politik do provonin te hidhnin koven me uje ne koke ne palcen è dimrit…Ose ate qe ka harruar autorja te thote eshte gjesti qesharak i imitimit,trashegimi e vyer nga primatet qe akoma ecin me duar.Bravo per shkrimin!
Një vëzhgim shumë interesant i Brisidës? Me domethënie te madhe për hajvanët dhe hajvanllëkun tonë!? Thashe diku në një koment se duhet të zvëndësohet kova e akullit me kovën e mutit kur janë politikané por s’ma vari njeri !? Bravo Brisida!
Kush ka kova me te bukura? 1…2…3! Hahahaha! Ja kemi dhi edhe majmuneve!
Pershendetje dhe nga Estori
Eshte per te qeshur
e eshte per te qare
nje pjese eshte e xhveshur
tjetra eshte gomar
nje pjese eshte e shtipur
tjetra eshte xhandar.
Nje pjese eshte e xhvatur
tjetra pa kandre.
nje pjese eshte e thurrur
e tjetra eshte kurvare.
Eshte per te qeshur
eshte per te qare
nje pjese na hedh valle
tjetra per ne varre.
mjer per miletin
qe eshte themel dale.
Artikull shume i bukur, konciz.
“Atdheu eshte i Shqiptareve, por koha eshte e maskarenjeve, legenave, kovave”, do zoti jo per shume.
Me fal Brisida, por tani do ta ndez nje cigare une.
Nje shkrim i ndjere qe problematikes i bie kokes. Po kujt ia thua? E vetmja qe paguan cmimin e guximit qytetar eshte vete Brizida. Dhe mire ben qe nuk ndryshon, pavaresisht se e keshillojne per te kunderten. E lexova, e pelqeva dhe ndjeva pezm.Mgjt,bravo!
Me pelqen ky shkrim, eshte nje pasqyrim real i Shqipestanit.
Shume nga ata debila e injorante per te cilet flet autorja gjenden ketu ne kete blog. Jane ata qe dikur e idolizonin Ramen kurse sot tingellojne te pezmatuar me te. Me “diturite e tyre siperfaqesore” keta budallenje nuk arrinin ta kuptonin qe Rama do te ishte kryeminister vetem per punet e mjedisit e per asgje me shume.
Eh gomari i shkrete, ujku e hante e ai mendonte se shihte enderr.
Jo si ty qe te qan shpirti per saliun dhe mbeshtet pa kushte edhe kur vjedh edhe kur vret edhe kur tradheton interesat e kombit dhe e shkreton ate.
Kur Rama qeveris mire do ta mbeshtesim. Kur nuk qeveris mire edhe do ta shajme dhe do te dalim edhe ne protesta.
Ne jemi sherbet ore te popullit.Pamela se te gjitha institucionet e argetimit te popullit si parlamenti ,qeveria dhe presdenca Jane me pushime.Kjo gje ka merzitur publikun I cili mund te zemerohet dhe te na qelloje me domatet dhe vest qe ngelen pa shitur tek tregu qe po mbyllim me konsensus.prandaj moron kovat e po freskojme veten.
Sherbetoret tuaj deri sa tu vdesim
Sali E-di,ilir
Si depresive prej mungeses se pritmerive te tua , e hodhe edhe ti nje
dore balte mbi vendin tend . ka plot qe do te te vleresojne per kete .
Zonje, shihe edhe njehere goten, mase te duket gjysem plot!
xhaje o legen zuzar, po prisja qe ju bidonat ta sulmonit Brizin. Po te ish si thu ti sdo kish kurajo sa 5 burra bashke . Cdo gje qe ju cjerr masken e beni pis, LEGEN
Z.Brizida e mbyll shkrimin me pyetjen e Nolit te madh : A ka Shqiperia shqiptare?
Pergjigja eshte se ka shume pak. Dihet emigrimi i tyre prej shekujsh .
Ne Arnaut stan ngelen shume mongole turq dhe evgjite .E si mund te behet ai vend?
E vetmja shprese z. Brizida eshte Koqo Kokdhima dhe miku i tij Agron Cane
Nuk mund te them qe Brizida nuk ka te drejte ne cfare shkruan. Po a nuk u lodhem duke qene cinike dhe duke e aplikuar cinizmin ne c’do moment, per c’do fakt c’do event, per cdogje?
Perse mos ta shikojme fenomenin e perhapjes se Ice Bucket Challange me nje sy tjeter psh? Perse mos e shfrytezojme viralitetin e nje nisme te tille per te perhapur e ndergjegjesuar Shqiptaret per probleme qe na prekin? Perse duhet t’i etiketojme ata qe jane shpelare me kova e bidona si injorante, ndersa tere kritiket si mendjendritur dhe ta leme me aq?
Shqiperia ka 1100 probleme, por nje prej tyre lidhet me “mendjendriturit” qe harxhojne kohen duke share e u ankuar dhe jo duke pare zgjidhjen e problemeve.
SHUME DAKORD ME KOMENTIN E PARE ILIR META ESHTE NJE MEGA HAJDUT DHE S EKUPTOJ PSE KY NJERI ESHTE NE PUSHTET TE GJITHE POLITIKANET JANE TE LIDHUR SI MOLEKULA ME NJERI TJETRIN PER TE MBAJTUR GJALLE VETEM NJE LENDE ATE TE KORRUPSIONIT VJEDHJES E MASHTRIMIT.
KUR VALLE NJE BURRE OSE DISA BURRA PATRIOTE DO TE VIJNE E TA SHPETOJNE SHQIPERINE?