Fullani apo Nishani?!

26 Gusht 2014, 12:32Blog TEMA

Nga Skender Minxhozi*

 

Në konferencën e parë të shtypit pas pushimeve verore, kryeministri është përgjigjur publikisht edhe për skandalin e vjedhjes së shtatë milionë dollarëve nga Banka e Shqipërisë. Ka qenë një pozicion i ngjashëm me heshtjen e tij, apo edhe me deklaratën përgjithësuese që ka bërë qeveria pak ditë më parë, për rastin në fjalë. Por Rama, në komentet e tij ka shkuar pak më larg kësaj radhe. Ai është shprehur se nuk mund t’i kërkojë dorëheqjen Fullanit, pasi ai është kreu i një institucioni të pavarur dhe se do të ishte një gjë e ngjashme, si t’i kërkoje dorëheqjen presidentit Nishani.

Që kryeministri është në kërkim të argumentave publike, për të justifikuar pozicionin e zbutur ndaj skandalit të Bankës, kjo është diçka që tashmë e dinë të gjithë shqiptarët. Arsyet e vërteta të këtij qëndrimi i di vetëm Rama, ne mundemi vetëm të supozojmë se cilat mund të jenë shkaqet e frenimit të një politikani që e ka për zakon të komentojë në kohë reale edhe gjëra shumë më të parëndësishme se vjedhja e bankës kombëtare.

Nga ana tjetër, ashtu siç Rama ka të drejtë të heshtë, ne gjithashtu kemi të drejtë të flasim, e pse jo, edhe të komentojmë qëndrimet e tij. Të thuash që Fullani është i pavarur, për pasojë i paprekshëm si Nishani, është një gabim i dyfishtë. Së pari, është gabim pasi dorëheqja kërkohet si gjest publik dhe s’ka të bëjë fare me postin konkret. Ardian Fullani duhet të japë dorëheqjen, si reagimi më i arsyeshëm institucional ndaj një ngjarjeje të rëndë në bankën që drejton. Si e tillë, dorëheqja e tij s’ka të bëjë fare me pozitën institucionale, por me gjestin personal të zyrtarit.

Së dyti, kur e krahason Fullanin me Nishanin, Rama bën padashje një gabim jo të vogël. Pasi vetë ai, nga pozita e kryeministrit, është përplasur, ka debatuar, ka shkëmbyer ironi dhe sarkazëm bashkë, me kreun e shtetit, me dhjetra herë që nga marrja e pushtetit. Nëse Rama do t’i kishte rezervuar Fullanit vetëm një fraksion të qëndrimit që i ka rezervuar Nishanit, ai do ta kishte kërkuar me kohë dorëheqjen e guvernatorit. Problemi real është të kuptohet pikërisht se përse Edi Rama është sjellë me Fullanin shumë më butë sesa me Nishanin. Larg çdo insinuate të rastit, kjo përbën një çudi të vogël shqiptare, në këtë verë jo edhe aq të nxehtë klimatike.

Ka një mospërputhje të qartë mes qëndrimit të kujdesshëm të kryeministrit ndaj skandalit të Bankës dhe disa deklarimeve publike të zyrtarëve të lartë të partisë së tij, në lidhje me të njëjtën temë. Duket qartë, për shembull, se Rama dhe Braçe mendojnë krejt ndryshe për fatin e guvernatorit, ashtu siç mendon ndryshe edhe Ylli Manjani, nga Ilir Meta apo Spartak Braho. Mesa duket deputetët e Ramës dhe Metës nuk e kanë merakun e (mos)prekjes së institucionit të Bankës së Shqipërisë, të cilin ata e anatemojnë përditë. Një çështje këndvështrimesh, brenda të njëjtës çati politike.

*Revista JAVA

25 komente në “Fullani apo Nishani?!”

  1. Mazllëmi says:

    Ku flë lepuri…???

    1. Albann says:

      Lepuri fle te fakti qe Fullani I ka thene Rames qe po mori vesh “Moody” sa milione jane vjedhur…vleresimi per ekonomine shqiptare bie ne pikiate e falimenton leku fullani dhe Rama bashke.Ato parate qe duheshin asgjesuar (jane ricikluar).Fullani u paska dhene urdher te pranojne banknote te demtuara….ooops…Sa % zene ato????20,30, 50% dmth vlera e lekut automatikisht eshte 20,30,50 % me e vogel dmth kursimet e shqiptareve shkuan per lesh…….Prandaj Rama eshte bere lepur ….

    2. Anima says:

      Shkrim I dobet is minxhozit. Duket se gazetari nuk ka kapur ironine e Ramës lidhur me Nishanin dhe Fullanin-duke I vene ne nje linje Rama u ka dhene te dyve vleren 0. Sarkazma padyshim ka te bej me nishanin kryesisht por duhet nenkuptyuar se Nishani ne pozicionin e qehajait te Bishes nuk e shqeteson fort maxhorancen dhe se do te tolerohet derisa ti mbaroje mandati-si puna e atij qe vec pershesh me kos ka nevoje. Poshterimi I Nishanit eshte I plote duke hequr atij cdo kompetence e duke e katandisur ashtu sic Nishani edhe eshte-nje burrece I vogel e impotent qe nuk eshte zgjedhur ne frymen e kushtetutes dhe nuk mund te jete mbrojtes I saj apo ca me pak simbol I unitetit kombetar.
      Kaq per Bujarin me Mustak.
      Per Fullanin sarkazma eshte edhe me e bukur-Rama eshte shprehur ne menyre korrekte lidhur me Fullanin, por Fullani e kupton fort mire qe ne Shtator pozicionin I tij dhe gjithe Keshillit Mbikqyres eshte I terminuar.
      Thone qe “Hakmarrja” eshte nje gjelle qe duhet servirur e ftohte.
      Shenim Per Fullanin – kudo ne bote nje individ ne pozicionin e diskretituar të Fullanit do te kishte dhene doreheqjen per te shpetuar fytyre ( ne rastin e Fullanit-per te shpetuar çka ka vjedhur), kurse ne Shqiperi Fullani e Di fort mire qe ai post I mbajtur me dhembe e me gjak mund ti siguroje edhe te dalurit pa lagur per gjithe ate pasuri qe ka vene ne kurriz te shqiptareve. Shanci I fundit I ketij maskarai mund te jete edhe riciklimi ne politike, nen shembullin e gjithe atyre ndyresirave si Bisha, Luli, Imam, Nano, Meta etc….. Qe deri me sot nuk I ka hyre asnje gjemb ne kembe. Politikan Shqiptare si foleja e fundit e maskarenjve dhe antishqiptareve…

  2. Leonard Dingo says:

    Zoti Edi Rama do flasi ne kohen dhe vendin e duhur per Fullanin.Koha e duhur eshte fillimi shtatorit, dhe jo me pak e rendesishme eshte se akoma zoti Rama nuk ka gjetur personin e duhur qe do vihet ne vend te Fullanit,deri tani po mendon per nje femer,por akoma nuk e ka vendosur..Nje emer po ta propozoj une zoti Kryeminister,ai quhet Marjan Germani e jo Gjermeni,eshte drejtor aty ne banke dhe bashkeshorten e ka ministre tuajen Egjantina Gjermanin..Zoti Kryeminister.Marjan Gjermani eshte njeqind here me i afte dhe me i mire se ministra juaj e bashkeshortja e tij,njeri pa llafe,pa parti,profesionist shume i zoti dhe i ndershem.Ciao.

    1. Drini says:

      Je shume i saktè Leonard;vertete qe ai eshte nje djal i shkelqyer!

  3. elinor ' says:

    Rama eshte burrec. Qysh se erdhi ne post u pa qarte se kush eshte kryeministri i lulishteve dhe mjedisit dhe kush eshte ai qe merret me ceshtjet kryesore te shtetit.
    Doreheqjen e Fullanit ai duhej ta kerkonte publikisht, si nje xhest informal, por qe ka shume domethenie.
    Por nuk ka faj se nuk eshte i lire te vendose vete.

    1. rebel says:

      Po sipas teje kush jane çeshtje kryesore?Mjedisi nuk vleka?Pra qenkemi mire keshtu te fleme mbi mut siç jemi mesuar nga here.

  4. adi says:

    Ky ishte opinion per gazete apo transkriptim i ndonje muhabeti te lodhur kafeneje ku atij qe flet dhe atyre qe e degjojne i hapet goja ?

  5. PYETJA says:

    Ore analist,ti dhe te tjere,qe hiqeni te zgjuar(si shume vone je kujtuar dhe ti),na thuaj pra perse e mbron Edvini Fullanin? Qe e mbron dhe do e fale bashke me Meten(dihet per te dhe per gjyqin qe ka mbyllur e shoqja e Fullanit),po ky Edvini perse e mbron? Di gje te na thuash? ke ndonje fakt,te korupsionit te tij me Fullanin? JO….Perse shkruan atehere?
    Analiste te pjedhur.E keni lene vetem gazen”TEMA” dhe gazeten “SOT” te shkruaje perdite,e analistet e tjere ngrohin menderen pale ku ne plaxhet e botes.Shoqeri dhe intelektuale te ulet e te renuar,frikacake e mashtrusa,per te fituar ne kuriz te popullit,qe po grabitet perdite.

  6. opinga says:

    Nje hale eshte si Fullani dhe Nishani. Sa per Ramen, mos u ngusni se vjeshten do e kemi me bubullima. Bravo i qofte qe nuk ngutet per te kapercyer e marre neper kembe kopetencat te cilat i kane formuluar sic ua deshi puna banditeve te familjes B.

    1. LORA says:

      Ndaj te njejten bindje me ju,opinga.

    2. Aty says:

      Per mendimin tim, deklarata me domethenese e Rames ishte se skandali bankar “eshte sfide e trefishte, per parlamentin, qeverine dhe prokurorine”. Duket qe e ka ndare mendjen dhe do ta largoje, por edhe duke fituar disa kredite si njeri qe respekton pavaresine. Sikur ta dinte se nuk mund ti bente asgje, te jeni te bindur se do te kishim pare nje Rame shume me agresiv. Sa pe heshtjen fillestare, kjo mendoj se ka qene nje taktike e detyruar edhe nga qendrimi i opozites, e cila sikur Rama te thote “e zeze”, ajo do te thote patjeter “e bardhe”. Sidoqofte, Kryeministri gjithmone eshte nje hap para, sepse e ka edhe gurin edhe arren, ndonese opozita perpiqet qe ti heqe nga dora njer(e)in nga keto. Edhe reagimi qytetar nuk eshte gje tjeter, vecse pjese e lojes se madhe. Qe Fullani do ike, kete e di edhe vete Fullani. Gjithe puna e tij eshte te largohet me sa me pak kosto. Reagimi qytetar ben te mundur qe sa me pak Kosto per Fullanin, aq me shume kosto per prokurorine, qeverine e keshtu me radhe. Kaq si analize. Si qytetar nuk mundem vecse te shpreh neverine per nje hajduteri te tille dhe grepin e simpatise per kete rast e lidh vetem me nervin koherent te z.Brace.

  7. KA QI says:

    Me ‘gazetaruce’ te tille qe 24 vjet i kane llustrosur kepucet bajraktareve te ketij vendi ne si popull nuk shkojme dot ad PER LESH qe na tha Toalli e per fatin tragjik ka patur te drejte se i ka njohur mire Fevzinjte e merolamçet e tjere.
    O GAZETAR IDJOT NE NUK JEMI MBRETERI QE MBRETI PIKTOR TE VULOSE E VARI FULLANE POR JEMI REPUBLIKE PARLAMENTARE QE DEPUTETET PO NA SHKERDHEJNE FEMIJET 24 VJET E FUSIN CANIN NE BURG SE NUK ZBATON RREGULLAT E BORDELLOS:’Ja kerkon nje femre kur ajo eshte pa breke e per ate pune paguhet’

  8. mustaku says:

    KM Shqiptar ER mbron pavarsine e nje institucioni shteteror kur vete kreu i saj eshte totalisht i VARUR ne cengelat e politikaneve qelbesira te vendit duke filluar me kapderr Nishanin (odheta e tij ka gjetur strehe ne BSH) vazhdojme me Tapallin (goca e saj pasi strehoi burrin ne Ambasaden ne France me paret e popllit, eshte punesuar ne BSH dhe eshte edhe mesuse ne Universitet!!!)- ka plot edhe nga krahu i PS – qelbesira edhe keta – Mbroje ER mbroje hajdutin Fullani – legen burre si puan e derrit te vicidollit po sillesh.

  9. eni says:

    Lakrori i bankës do kohë të hapet. Saliu e din mirë, ndërsa Rama po e hapë sa të ketë mundësi më shumë e do të vendosë sigurinë por respektimi i raportit të ndarjes së pushteteve dhe pasiguria të drejtësia janë probleme të vështira për shtetin. Nishani ndryshon me Fullanin , sepse i pari eshte bere strehe jo vetem e demokrateve me probleme, por ka zevendesuar opoziten, e cila paguhet per te bere opozite e per te dhene ide, por ajo çdo 2-3 ditë sajon diçka per te larguar vemendjen nga problemet kryesore dhe per te shtyre ditet e dhenjes llogari per gjynahet ndaj ketij populli qe sot me pak ne numur jeton me keq se kur nuk kishte televizor as celular…

  10. Qytetari says:

    Argumenti se Banka eshte nje institucion i pavarur si dhe krahasimi me presidentitn te bera nga kryeminstri nuk qendrojne.
    E para ne banke ka ndodhur nje vjedhje e madhe dhe ne bashkepunim. Pavaresisht se thuhet se nuk eshte thyer besimi ndaj bankes per kete duhen pyetur qytetaret Shqipetar dhe jo ata qe duan te shpetojen Fullanin.
    E dyta z Rama eshte votuar per te administruar shtetin shqipetar dhe parat e shqipetareve keshtu qe duhet te jap llogari dhe te kerkoje llogari per kete pune qe i eshte ngarkuar.
    E treta edhe presidenti nese do te vjedhe, do te shkele ligjet dhe do te abuzoje me postin edhe atij duhet ti kerkohet dorheqja.
    Me duket se kryeminstri ka gelltitur diku nje luge çorbe te prishur…..

  11. i drejti says:

    Ky rasti i Bankes tregoi qarte edhe njehere qe klasa Politike nuk do te krijoje asnje hapesire per te funksionuar shteti ashtu sic duhet. Ajo do te ozurpoje gjithcka me moralin e saj tashme te kalbur. I vetmi rast ku institucioni deklaron vete vjedhjen dhe tregon sepaku se funksionon vishet me alibite apo skenare te pergatitura neper kafene. Te gjithe i jane perveshur nje njeriu si ne kohen e enverit pergatitej akuza pa investigim dhe te gjithe te kapurit nga sistemi apo interesi i ngushte personal sulmonin pa argumenta duke u vetequajtur shoqeri civile( atehere populli). Po ky rast po nxjerr nje te re te madhe qe nuk eshte vetem politika e qelbur po dhe kjo e vetequajtura shoqeri civile e cila si ne ate kohe ne menyre krejt te njeanshme jep vetem gjoja argumenta kunder nje personi te vetem. Pse nuk u interesua njeri se pse ky Bracja per nje vit rresht nuk beri asgje per te zevendesuar vendet bosh ne keshillin mbikqyres? (njeri vend pikerisht ai i zevendesguvernatorit qe duhej te merrej direkt me kete pune. PO keto organet qe japin certifikata sigurie cdo vit si i japin ato per nje hajdut qe luan bixhoz ne nje vend te tille. Kjo shoqeria e ashtequajtur civile nuk mund ta kerkoje mirefunksionimin e shtetit vetem tek Guvernatori. Thesarin nuk e ruan vetem guvernatori por i gjithe shteti me organet e tij. Me siguri qe po te investigohen pak te gjithe keta qe flasin del shume shpejt se ku i fle lepuri. Gazetare te pavarur nqs ka investigoni dhe do e gjeni shpejt te verteten. Ne kete rast ata qe kane kapur shtetin per kaq vite jo vetem ne politike po dhe me opinione nuk duan rrugen normale te zgjidhjes se problemeve se kjo i nxjerr jashte loje.

    1. Aty says:

      E kupton ti se Fyllani ka shire leme, duke funksionuar si shtet brenda shtetit? Ngado qe ta kapesh, kryepergjegjes eshte Fyllani dhe pergjegjesia duhet mbajtur deri me nje. Pa kosto morale nuk duhet te dalin as ata qe kane ngjyer gishtin ne qypin e ketij kryeqypi. Nese do te kishte qene i paster dhe i pergjegjshem, duhet ta kishte kerkuar vete pezullimin, pse jo, edhe largimin per te ndihmuar zbadhjen e te vertetave qe qartazi i djegin si dreqi. Dhe jo vetem atij. Faleminderit z.Brace!

  12. BARDH HAXHIHYSENI says:

    me nje qendrim te tille te fullanit qe refuzon parlamentin dhe prokurorin ai e ka nje mbeshtetje te forte ILIRIN DHE EDIN.do na vite mire te vidhnim dhe nga 1 milion euro dhe te kishim perkrahjen e ketyre.po kjo seshte rilindje dhe me standarte te ndryshme te gjykohen miqte dhe te tjeret .ne kujtuam se rilindja e ka harruar ate shprehjen me mire nje mik se nje ciflik.se po pate miq mund te vjedhesh se ciflikun e bene me pas.po kjo kur ke miq kryeminister dhe kryetar parlamenti te dy bashke.NA RROFTE RILINDJA.ESHTE E DREJTE AJO SHPREHJA GREKE PALOFTO QI PALOFTO(SIK KA QENE KA PER TE QENE)KESHTU I DASHUR SKENDER SHKRUAJ SA TE DUASH PAMVARSISHTE SE JU ME ATE USHQEHENI POE BINDEMI SE SIC KA QENE KA PER TE QENE?
    BARDI

  13. al says:

    Minxhozi me ate qetesine e tij dhe racionalitetin e te shprehurit te mendimit ,behet gjithnje dhe me interesant.Jo per kompliment se nuk e njoh personalisht ,por pamvaresia e te berit analize e nxjerr kete sebashku me Aleksander Cipen ne analistet me te mire te vendit.Analiza qe i ben ai qendrimit te Rames kundrejt fenomenit Fullani eshte dicka qe te shtyn te dyshosh per nje deal ndermjet faktoreve politik te mazhorances qe kurrsesi nuk do te ishte me opoziten.Mos doreheqja e Fullanit eshte tregues i shtetberjes Shqiptare ,shume larg Europes tecilet kot e kerkojme,dhe mbi te gjitha dyshimi i nje faktori te jashtem te fuqishem qe dirigjon keto veprime jo te denja per nje kryeminister.Politikanetshqiptare duke futur patjeter Ramen nuk e kane kuptuar evolim europian te shqiptareve si popull dhe eshte ne nivel me te larte se politikanet ton.Rama u votua nga shumica e shqiptareve si frym shtetberese dhe jasht konteksit te deritanishem te shtetit shqiptar,prandaj mosveprimi ne kete rast,du,e nxjerr justifikime gjoja kushtetuese perben kosto per te si kryeminister dhe si parti socialiste.Populli kerkon provat e shtetit ligjor ,por mesaduket miqesige e Rames dhe rrethit te Fullanit e detyrojne te nxjerri shprehje te pajustifikueshme si nuk i kerkoj doreheqen atij se eshte njesoj si ti kerkoj Nishanit.Je zgjedhur per te drejtuar dhe jo te mbrosh ata we njeh ose ke lidhje sic eshte rasti ne fjale,populli po te veshtron por di ai se si do te reagoje po vazhdove sic sillej Saliu me pushtetin.

  14. Tironsi says:

    Mua me duket se shkrimi i Z.Minxhozi eshte i sakte dhe i qarte.Ai shpreh shqetsimet e te gjithe shqiptareve per kete Skandal te papare ne asnje vend te Botes.Po si e shpjegoni qe Ish Guvernatorin Hoti e rrasen brenda per aferen Arsidi?. ,qe me kete qe ka ndodhur duket fare Vogelime.
    Ne fakt Politikanet ,po rrine e veshtrojne se cfare do te nxjerre Prokuroria.Keta te fundit e kane marre me nge se duket ,qe ndikon Saliu i Tmerrshem.Me keto qe po shohim.me duket se i keni mbushur kot burgjet me Hajna te Veckel.Ju shofte Perendia Zagare te Felliqur

  15. muzapopullore says:

    Ke te drejte Neri. Rama eshte shume i okupuar me udhezimet-ad hoc te vizionarit Shkreli dhe bandillit Tare

  16. culi says:

    Saliu sa i kishte femijet e vegjel dhe qe nuk i kerkonin hesap per te vene pasuri,nuk pyeti as per guvernator as per ambasador,shkelen ligjin i plasi ne burg,denoi me varrje vrases, me nje fjale po zbatonte ligjin korrekt;
    por me tu hapur syte femijeve e beri kthesen 180 grade,e liga dhe poshtersia u ulen kembe kryq ne shqiperi,u be ortak me hajduterit,vrasesit,kriminelet e cdo rangu,pa pyetur per ngjyra partiake,eshte mik per koke me Ilir meten,por me pare kish bere mik edvin ramen dhe se bashku bejne triumviratin postkomunist,kush ju pret rrugen
    eshte i destinuar te puthet i ftohte.Presidenti duhet te shperndaje parlamentin,te formoje qeveri teknike deri ne zgjedhje te reja,parlamenti i ri te marre ne dore dhe te normalizoje situaten,ndryshe nuk behet me keta politikane te korruptuar.Shife edhe kete alternative Z.MERO !

  17. kaso says:

    Si ka mundesi qe nje vend i varur te kete insitucione te pavarura?

  18. plaku says:

    Kjo dihej. Edi, po paguan haraçin fitores se tij elektorale. Qe kur beri koalicjonin me Ilir Meten dihej se ai vuri “kariken” para “moralit” dhe ndoshta mire beri. Ishte thjeshte nje llogari matematikore, qe ne se bashkohej me Meten fitonte kariken dhe keshtu ndodhi.
    Meta, eshte nje politikan “allashqiptar” dhe ai do ta shperbleje Fullanin per ndihmin qe i dha gruaja e tij ne gjykate. Me kete rast Meta me nje gur vret dy zogj. I kthen “nderin e bere” familjes Fullani dhe ju tregon horrave te tjere se ai nuk e harron “te miren” qe i behet dhe do ti mbroje.
    Pra per mua Edi vuri karriken para moralit dhe po paguan çmimin. Ne kete bote cdo gje ka çmimin e vet. Po del parashikimi i Fatos Lubonjes ne lidhje e karakterin e Edit.
    Mendoj se deklarata e Edit per Fullanin ka problemin e meposhtem :

    ” Ditën e zgjedhjeve Edi Rama u dha një intervistë dy gazetarëve francezë. Befasia e kësaj interviste ishte thënia e Ramës se,
    kam një problem me vdekjen dhe historinë, dua të lë një shenjë, të bëj gjëra që do të shënohen në histori e që do të jetojnë edhe mbas vdekjes sime.”

    Mendoj se midis dy deklaratave te Edit, deklarata per Fullanin dhe deklarate per “historine” ka nje kontradikte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje