Përherë kemi pritur gurë nga pushtetet, me to mund të ngrinim mure, por ne kemi preferuar ura..

26 Gusht 2014, 19:52Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Skandali i madh i vjedhjes se thesarit ka marrë peng njerëzit më të pafajshëm, më me integritet moral dhe profesional, duke i mbajtur në burgje me standarde minimale edhe për kafshët, e jo më për njerëzit. Këta burra e gra, që i kanë dhënë këtij vendi gjithë ç’kanë investuar në profesionin e tyre, në këmbim vetëm të rrogës, trajtohen sot njësoj si kusarët, për gjoja veprime e mosveprime, të cilat paskan lënë shkas për vjedhjen e shumës groteske…

Jo vetëm që veprimet e tyre kanë qenë superkorrekte, por edhe sikur të mos ishte zbatuar ndonjë manual DRAFT, kjo gjë nuk ka asesi fuqi prapavepruese, pra nuk ka lënë shkas të vidheshin qindramiliarda lekë vite të shkuara…

Në këtë shtetin tonë formal, ku personi që është jashtë sistemi burgoset, dhunohet moralisht, konsiderohet i çmendur dhe çfarë të duan horrat që kanë ngritur sistemin, mund ta trajtojnë skandalin, që kanë shkaktuar vetë në favor të tyre dhe në kurriz të këtyre njerëzve, që gjithë jetën janë mbështetur tek ligji dhe vetem tek ligji.

Sot u shfaq farsa e radhës, ku trupa gjykuese ulte kokën përpara vjedhëses, ndërsa njerëzit profesionistë, morën të njëjtën masë SIGURIE SI MË PARË…

Çfarë është kjo lodhje duke i mbajtur në biruca këta njerëz, të cilët edhe gjatë punës atje kanë qenë shumë të ngarkuar psikologjikisht, nga rrumpalla, pa rregullore e manuale???

Përse vazhdojnë t’i mbajnë këta njerëz të pafajshëm, vetëm për t’i ngarkuar në mënyrë të paligjshme psikologjikisht?

Burri im, Petrit Ramohitaj, është mbrojtur sot vetë në gjykatën e Apelit duke përdorur gjithë të drejtat e tij, por që trupa gjykuese ulte kokën dhe me sa duket më tepër imunitet kishte vjedhja se njeriu që ligjin ka pasur dhe ka si orientim gjatë gjithë jetës së tij.

Petrit Halim Ramohito ka 26 ditë që qëndron pa të drejtë prapa hekurave, si dikur i ati i tij…

Ashtu si ai zgjaste dorën përmidis hekurave të burgut të Burrelit për të prekur babain e tij, kështu sot e bija e tij dhe njëkohësisht e mbesa e gjeneral Halim Ramohito fut dorën e njomë midis hekurave të burgut 313 ku qëndron i pafajshëm, në kushte mizerabël, me shëndet të rënduar, babi i saj Petrit Ramohitaj.

Ashtu si gjyshi i saj në ’74, edhe babi i saj në 2014 nuk e patën luksin të mbroheshin nga avokatë dinjitozë, përkundrazi pafajësinë e tyre kanë përdorur për mbrojtje.

Si gjyqi i gjyshit të saj, edhe ky o babit të saj është GJYQ I PASTËR POLITIK!!!

Petrit Ramohito mbahet prapa hekurave, ose më mirë kam gjithë të drejtën time të dyshoj së emërimi i tij ka qenë një KURTH!!!

Edhe sa kohë do ta mbajnë aty??? Sa të kënaqin armiqësinë e tyre ndaj qëndrimit politik të familjes së tij?!!!

Në 2014 një i burgosur i pafajshëm, biri i një të burgosuri të diktaturës komuniste, pas 17 vjet internime në saj të arsimimit dhe intelektit të tij u ringrit si një shembull për të gjithë shqiptarët.

Familja jonë ka mbi 50 vjet që gjuhet me gurë, por ne me to kemi ngritur ura, madje me shumë mundim…

Këto ura shpresojmë të na lidhin me njëri- tjetrin të gjithë ne që jemi jashtë sistemit të mafies!!!!

29 komente në “Përherë kemi pritur gurë nga pushtetet, me to mund të ngrinim mure, por ne kemi preferuar ura..”

  1. Gjithashtu malok says:

    ik mos dil mo se na e shpife. burrin tat pas shkrimeve te tua do doja qe ta denonin perjetesisht

    1. DREJTESI says:

      Zonja Ramohito!
      Vuajtja qe te jep burgosja e burrit,nuk eshte arme qe ti mund ta perdoresh ne median e shkruar dhe te flasesh per pafajesi. Si pergjegjes i nje prej arkave(arka stok) ai duhet ta dinte shume mire gjendjen ditore pas mbylljes se veprimeve. Nese kishte dyshime mbi pasaktesi ne rregullore,te jepte doreheqje dhe i shpetonte burgut. Ai ishte aty per mos lejim vjedhje dhe jo per mbyllje syte per vjedhesit,me arsyetimin qe nuk ka nje rregullore te mirefillte mbi funksionimin e sistemit. Le ti tregoje te gjithe zinxhirin e hajdutave,dhe ligji parashikon edhe per keta qe jane te hapur ndaj drejtesise. Keshtu ai behet bashkepunetor me drejtesine per zbardhjen e ngjarjes dhe shkurton vitet e burgut.

      1. SIT-BACK AND RELAKS says:

        o njerez mos flisni kot- Nese do te njihesh me problemin kerko ne organet kompetente sqarime

  2. Zapbone says:

    Gjermont kane nje fjale te urte: Die dümmsten Kälber wählen ihre Metzger selber” Vicat budallenj e zgjedhin vete kasapin”

  3. Leonard Dingo says:

    O zonja Ramohito. Kush vjedh pak shkon ne burg.Kush vjedh shume behet deputet eshte nje shprehje italiane.Gjej nje avokat te mire e te jesh e lumtur qe ai Ramohito te denohet me 2 deri ne tre vjet burg.Nje avokat e ke,mund te marresh dhe nje tjeter,me shume nuk te lejon ligja.Po tu merzit ai qe ke,me merr mua.Te premtoj besnikeri dhe profesionalizemUne dua dy milion te vjetra per te gjitha shkallet e gjykimit deri ne Gjykaten e Larte.Durim durim dhe vetem durim te keshilloj.

  4. Flash says:

    Zonja Ramohito,eshte e dhimbshme kur pjesetari i familjes ndodhet prapa dyeve te burgut,por e dhimbshme eshte edhe per ne, gjithashtu,qe jemi mashtruar e grabitur deri ne asht nga burri juaj e te tjeret qe administronin parate e shtetit shqiptar.Ju kerkoni te na prekni duke na kujtuar persekutimin 50-vjeçar,per te cilin as ne qytetaret,as qeverite e sotme te majta a te djathta nuk te kane ndonje borxh,aq me teper ky persekutim te sherbeje si kunderpagese per vuajtjet tuaja te se kaluares.Bashkeshorti juaj mund te mos kete futur asnje kacidhe nga ato te vjedhurat ne Banke,por ai nuk ishte aty qe mos te vidhte,por t’i ruante nga vjedhesit.Nese nuk ekzistonte udhezues per veprimet,te mos shkonte asnje dite ne pune pa u pajisur me të.Tek e fundit,ai po vuan papergjegjshmerine e vet,se duke mos marre asgje vete ne Banke,s’ka pse te mbaje pergjegjesi per vjedhjen qe bejne te tjeret.Kjo ndoshta kjo sjellje buron edhe nga ndergjegjja e tij e larte,te cilen e shfrytezuan hajdutet me çizme.Kete po vuan e duhet ta vuaje burri yt dhe i besuari yne per ruajtjen e thesarit. Ai duhet te sherbeje si shembull per te ardhmen,se Banka e Shtetit eshte vend vakef dhe kush ve dore mbi te,do te vuaje rrufete qe leshon ligji.

  5. Doni says:

    Te gjthe ketu shkruajne per probleme te ndryshme politike dhe shoqerore. Kjo zonja shkruan per shtepine e saj. Cfare luksi paske krijuar more Mero Baze. Kjo sikur eshte e bija e Bushit.

    Sa per burrin e kesaj them se perderisa eshte perpara drejtesise kjo duhet ta mbylli gojen dhe te prese rezultatin e hetimeve. Fundi ky proces eshte normal. Pse me shkrime gazete do na e nxjerri te pafajshem Petritin kjo zonja?

  6. Koli says:

    Partia qe vodhi e emeroi Petritin ne Banke. Tani Petriti vodhi apo nuk vodhi do i beje ca kohe burg per partine apo jo…

    1. SIT-BACK AND RELAKS says:

      o koqe Petriti ka 15 vjet ne banke

      1. Koli says:

        Me keq akoma se kishte eksperience dhe i dinte problemet dhe rregullat.

  7. Ana says:

    Te nderuar komentues, me vjen keq kur shoh qe nuk e keni kuptuar plotesisht ate qe ka ndodhur realisht ne Banken e Shqiperise. Nje pjese e atyre njerzve qe sot jane ne burg, padyshim qe jane aty padrejtesisht. E thene thjesht, thesari vertet kishte tre celsa, dhe te tre ato ishin ne xhepin e nje personi por kjo ndodhi jo se dy personat e tjere ja lane ne “mirebesim” hajdutit Bitraj, por se kur i moren ne pune askush nuk ju tha qe pervec kesaj e kesaj…… ti zoteri je pergjegjes edhe per kete celes …. qe do ta perdoresh me kete procedure…….E kuptoni profesionalizmin dhe pergjegjesine e Drejtorit te Thesarit, qe ishte dhender i Guvernatorit ?! E kuptoni qe po te ishte bere qofte edhe nje audit (kontroll) nga vete Banka, do te kuptohej qe deren e thesarit e hapte vetem nje person? Po profesionalizmi dhe pergjegjesia e z. Guvernator e znj. z/Guvernatore e te tjere me rradhe……qe deklaruan se nuk deshtoi sistemi por sjellja njerezore?! Po c’fare sistemi, aty gjithcka ishte rrumpalle!
    Prandaj kam bindjen qe disa nga ata njerez qe ndoshen sot ne burg jane te pafajshem. Nuk e di se cilet, por deri sa prokuroria nuk ka deklaruar per ndonjerin prej tyre se ka marre psh njerin nga celsat ne dorezim me kete proces verbal ….. nuk ka asnje indizie qe ata te jene fajtore administrativisht.

    1. Dardha says:

      Kur hyn ne pune te vene perpara kontraten e punes, ku permenden detyrimet dhe te drejtat qe ti ke.
      Edhe nese ky vend eshte rrumpalle dhe jo gjithmone te pajisin me kontrate pune, cdo institucion apo kompani, sado rrumpalle te jete, ka nje statut me firme e me vule ku percaktohen te gjitha detyrat qe ti ke, dhe kete ti je i detyruar ta dish permendesh me hollesi dhe te kesh nje kopje te origjinalit. Kjo eshte siguria jote per te shpetuar nga rrethana te tilla.

      Tani, ku futesh ne pune ne vende te tilla si Banka e Shtetit, edhe nese keto dokumentat qe permenda me lart nuk ti vene ne dispozicion, duhet t’i kerkosh. Sepse puna ne banke ka pergjegjesi te larte. Aq me teper Banka e Shtetit. Duhet ta kesh te shkruajtur dhe te firmosur e vulosur se cila eshte detyra jote. Dhe kur vjen puna dhe ndodhin skandale te tilla, ti u nxjerr perpara zoterinjve prokurore dokumentin qe percakton detyrat e tua dhe u thua p.sh. “ruajtja e atij celesit nuk shkruhet ketu.” Kaq.

      Nese keto dokumenta ata qe te marrin ne pune nuk ti japin, kjo do te thote qe ketu ka nje hile, dhe ti nuk duhet ta pranosh ate vend pune. Me mire ha buke me uje sesa te hash burgun apo jo?

    2. Majakovski says:

      Zoteri, Petrit Ramohitaj sic edhe zonja e tij ka shpjeguar edhe ne shkrimet e mepareshme kishte profesionalizmin dhe eksperiencen e duhur per ate vend pune per te cilin eshte paguar. Pra nuk i falet ai duhet te marre mbi shpatulla pjesen qe i takon te fajit!

  8. ARBER RADOMI says:

    O Zot ! Budallenj na di ne kjo ” filozofja ” hartimshkruese e Havaro-Ramohitajve , teksa rreket te na argumentoje pafajesine e te shoqit ne megavjedhjen e shekullit!!!… Kulmi eshte , kur shkruan se e emeruan ne Banke , ne ate pozicion te rendesishem dhe delikat , qe a te ” detyrohej ” te vidhte , ose te fshihte vjedhjet , qe pastaj ta denonin !!! Mjere Merua c’eshte i detyruar te botoje !!! Tani , une te rekamandoj te besh nje tjeter shkrim fantastiko – shkencor , ku te na rrefesh se si Saliu me Edin , komplotuan kunder bashkeshortit tend ideal dhe tani si rezultat i KONSENSUSIT mes tyre , ky i ” pafajshem ” po kalbet ne burg !!!

    1. Vjollca says:

      O rexhina alimerko bre ham si qen! Sikur me the se nuk do e shaje me magden? turp per ty.

  9. elinor ' says:

    Atij, i cili eshte mesuar me burgje, liria i ben dem. Duke e pasur keq me cdo pushtet menduat se me Rame rilindasin do ju ecte falli me ne fund, dhe filluat nga servilizmat. Menduat se ju mbron Rilindja dhe e leshuat vigjilencen duke rene viktime e Fullanit (gje qe e besoj se mund te jete ky rast).
    Ndoshta ky rast do vleje per ju qe ne te ardhmen te jeni ne gjendje te thoni pa frike ate qe mendoni, pa servilizma e kamuflime. Rate viktime e mentalitetit, e fallsitetit tuaj. Dicka qe eshte e shtrember nuk mund te quhet e drejte, sepse vjen dita kur ajo “e drejta” ta shtremberon jeten. Prandaj eshte e rendesishme qe secili te luaje rolin e tij ne menyre qe, edhe ne Shqiperi, sikurse ne perendimin per ne te cilin aspirojme, e bardha te quhet e bardhe dhe e zeza e zeze. Kete leksion e moret ne menyre te dhimbshme, duke e pesuar. Te pakten per leksionin e ardhshem pergatituni mire, mos u futni ne provim tape topi, duke “ja shkele syrin profesorit”.

  10. PALMA says:

    PADREJTESIA QE PO KALON DHE KA KALUAR
    PETRITI ESHTE SKANDALOZE
    PROBLEMI ESHTE A DO KETE DREJTESI
    PER NJEREZIT E PAFAJSHEM…
    PO PROKURORIA E DI MIRE SI TE
    PERHAPE MJERGULL
    POR KUJT I INTERESON…….
    MAGDA KURAJE PER SITUATEN E
    PADREJTE QE PO KALON FAMILJA JOTE

    1. gjithashtu malok says:

      palma, magda te shpresoje qe drejtesia te funksionoje dhe njeher allashqiptareshe, se po te kete drejtesi te vertete petriti do kalbej ne burg.

  11. titi says:

    Asnji nuk ka faj ne kete vend,te gjithe jane te pafajshem.Vidh ,pushto shkaterro nderto pa leje ,trafiko drog ,femra dhe te gjithe keta pretendojne se jane te pafajshem.Po mire moj zonje po ato pare qe dilnin me thase nga banka nuk i shikonte ai burri jot apo ai eshte caktuar vetem kur te shkonte data e rroges dhe ta sillte ne shtepi.Edhe i jati i ketij Halim gjenerali ishte nje komunist fanatik qe i sherbeu me zell te madh komunizmit,persekutoi dhe spiunoi sa mundi edhe ne fund e zuri haka e atyre qe spiunoi e persekutoi dhe e rrasen ne burg .Perbindeshat hanin koken e njeri tjetrit.Ato syzet qe gjete ne shtepi ja dhe Sales ,se ishte ne plazh pa syze.

  12. kaso says:

    E pafata Magdalena,ne Shqiperi ndodh nje fenomen i çuditeshem me drejtesine ku; Ne çdo vend te botes demokratike te gjithe te akuzuarit quhen te pafajeshem deri sa tu provohet fajesia,ketu ndodh e kunderta te gjithe te akuzuarit jane te fajeshem deri sa tu vertetohet pafajesia.Sa per ngritjen e shkalleve te burrit leri shakate se ne kohen e Saliut te II.te asnje nuk e ka fituar postin qe mbante me meritokraci,por me shkerdhatokraci!Uroje te dale i pafajeshem e vendin e tij ta zene te fajshmit te “pavarur” siç na tha edhe kryeministri i varur nga institucionet e pavarura!

  13. sevina says:

    Fajin e ka Tema qe vazhdon me kokefortesi te pakuptimte te botoje pacavuret e nje tipeje si ty prej kohesh. Kush te genjen qe di te shkruash o zonje ? Ik merru me dicka qe di ta besh, nese ke. Pfffffff.

  14. Sh says:

    Nuk jam nje simpatizante e shkrimeve te juaja z.Magda ,per arsye se jeni
    munduar ti largoheni realitetit politik ,keni shkruar me shume tema shoqerore pa sens, qe nuk i sherben asnjerit prej lexueseve.Ndoshta
    keni dashur ti qendroni asaj sa me larg.Tani besoj qe jeni bindur se ata
    jane si puna e qenit ,po ju largove nga frika ,ai te versulet me shume.
    Shpreh keqeardhjen time per qente e Rilindjes ,te Lsi ,te PD qe ju versulen
    pa te drejte burrit tuaj dhe disa te tjereve ,qe ndoshta nuk kane gisht ne
    ne ceshtjen e Fullanit te Qeverive dhe dhendurit te tij.
    Gjithesesi mbajeni koken lart per burrin qe keni.
    Uroj qe drejtesia ta peshoje kete ceshtje me kandarin e Floririt .
    Lirim te shpejte !!!!!

    1. Vjollca says:

      sikur thuhet ZNj per femrat dhe Z per burrat???

  15. LORA says:

    Zonja ramohito paska kuptuar, ne keto 26 dite burgosje te burrit te saj, se shuma e vjedhur na qenka “groteske”.Kjo qenka ura e saj lidhese,tallja cinike me revolten e nje shoqerie te tere, per kete hata qe na ka gjetur!
    Hapesiren qe i ka lene Tema,e shoh me vlere vetem per faktin se kjo magda
    na e thote me gojen e saj se nuk i plaska fare per parate “groteske” ,te vjedhura ne BSH.
    Asnjehere nuk me kane ngjitur shkrimet ,pa ngjyre,te kesaj gruaje.Por qenka fare e qarte se familjes se kesaj i paska ngjitur mire klima kriminale e fullhajnerise.

    1. Vjollca says:

      rexhina gjithandej.qeke palaco gru

  16. Opinionisti says:

    Ky eshte abuzim me lexuesit!
    Nuk mund te lejohet te shkruaje cdokush per burrin i cili eshte te pakten fajtor per moskallxim krimi.
    Po ata qe s’kane mundesi te flasin?!

  17. desi says:

    Eh si vjen kjo bote, po ke kaq vite moj Magda qe shkruan per te keqinjte e PD, qe te lane pa pune, ( se ti vec profesion nuk ke nga marketingu kalove te ujerat) dhe vellai jot e ka terhequr zvarre nga floet te ndjerin Azem hajdari ne stadium ne Shkoder, po ti paske pas burrin duke te vuajtur ne banke e shqiperise….!!!
    Pastaj fillove duke ju hakerry botes se do te vinte dita jote sa te fitonte PS.Shkrove meeeee e theve lapsin!!!
    Po PS ska cfare te bej se burri jot me shume profesionalizem nuk ka kuptuar se jane vjedhur leke ne banke…!!!
    Po hesgt moj grua qe din vetem ti hakerrehesh te tjereve nje jete te tere…..shih se do te heqin nga ai vend pune qe e ke marr pa merite…tek ujerat dhe digat!!!!

  18. Pëllumb zaimi says:

    Kjo grua është në hall? Kjo grua nuk ka nevojë t’i tregojmë nëse është fajtor apo jo bashkëshorti i saj? E kini provuar ndonjëherë ç’është halli ju ? Sigurisht? Dhe kur kini qënë në hall kini pasur nevojë për mbështetje e kurajo apo jo? Le t’ja japim këtë mbështetje dhe kurajo kësaj gruaje dhe le të mos meremi me tërci-vërci? Le t’i ofrojmë solidaritet sepse kjo grua as ka vjedhur dhe as bashkeshortit te saj nuk i është provuar gjë? Le ta ndihmojmë me solidaritet e kurajo ashtu sic na kanë ndihmuar te tjerët ne? Po nuk u bëmë shoqeri solidare dhe humane,djalli ka për të na marrë! Kurajo zonjë,nuk ju lëmë vetëm!? Tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje