Nga Joschka Fischer
Pasojat kaotike të shpërbërjes graduale të Pax Americana-s po bëhen gjithnjë e më të qarta. Për shtatë dekada, SHBA ruajtën një kuadër global, i cili – sado jo i përsosur, dhe pavarësisht sa shumë gabime bëri superfuqia – përgjithësisht garantoi një nivel minimal stabiliteti. Më e pakta, Pax Americana ishte një përbërës thelbësor i sigurisë së Perëndimit. Por SHBA nuk është më e gatshme, apo në gjendje të jetë polici i botës.
Akumulimi tronditës i krizave dhe konflikteve me të cilët përballet bota sot – në Ukrainë, Irak, Siri, Gaza dhe Libi – është i lidhur me këtë qëndrim të ri të Amerikës. Nëse gjërat do të përshkallëzoheshin në një tjetër zonë sizmike të politikës botërore – për shembull në Azinë Lindore – atëherë bota do të gjendej përballë një katastrofe globale, që do të buronte prej sinkronizimit të disa krizave rajonale. Do të ishte një krizë që askush nuk do mundej ta kontrollonte apo përmbante.
Bota dypolare e Luftës së Ftohtë është tashmë histori; George W. Bushi e çoi dëm periudhën e shkurtër të Amerikës si superfuqi e vetme. Deri tani, globalizimi ekonomik nuk ka sjellë një strukturë për qeverisjen globale. Ndoshta jemi në mes të një procesi kaotik i cili do të na çojë drejt një rendi të ri ndërkombëtar – ose, me më shumë gjasë, jemi vetëm në fillimet e atij procesi.
Debati për rendin e ardhshëm global po zhvillohet kryesisht në Perëndim – sidomos në Amerikën Veriore dhe në Europë. Teksa fuqitë në zhvillim po përpiqen kryesisht të përshtasin pozicionet e tyre strategjikë sipas aspiratave dhe interesave të tyre kombëtare, ata nuk janë në gjendje, ose nuk janë të aftë të artikulojnë idetë dhe rregullat mbi të cilët duhet të ngrihet një rend i ri ndërkombëtar.
Për shembull, si do të ishte një formulë kineze apo indiane për një rend të ri global? (Pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë, ndoshta është e këshillueshme të mos pyesi shumë për pikëpamjet e Rusisë). Perëndimi i vjetër transatlantik duket i vetmuar në këtë drejtim, dhe si pasojë mbetet i domosdoshëm për ruajtjen e stabilitetit global.
Megjithatë, shpeshtësia e krizave ka rizgjuar edhe në vendet perëndimorë, një konflikt të vjetër themelor mes idealizmit dhe realizmit, apo një politike të jashtme të bazuar tek vlerat dhe një politike të jashtme të bazuar tek interesi. Ndonëse ka qenë prej kohësh e qartë se politikat perëndimore bazohen tek të dyja, kontrasti, sado artificial, është tashmë sërish në qendër të vëmendjes.
Kriza në Irak, dhe dhuna e tmerrshme e Shtetit Islamik (IS) në Siri, është kryesisht pasojë e mosndërhyrjes së perëndimorëve në luftën civile të Sirisë. “Realistët” e politikës së jashtme kundërshtuan një ndërhyrje “humanitare” sipas tyre idealiste. Rezultatet janë tashmë të qartë: një fatkeqësi humanitare dhe një sfidë e rëndë për Lindjen e Mesme arabe, siç e kemi njohur në shekullin e fundit.
Debati në Europë për armatosjen e kurdëve duket i çuditshëm, po të kesh parasysh situatën në Irak. Para syve tanë, IS po kërcënon të vrasë apo skllavërojë të gjithë pjesëtarët e pakicave fetare apo etnike që nuk konvertohen menjëherë në Islam. Me gjithë botën që rri e vështron IS-in që kërcënon me gjenocid, është detyrë morale që të veprojmë. Pyetjet se çfarë ndodh pas përfundimit të luftimeve me armët që u janë dhënë kurdëve, janë të një rëndësie dytësore.
Në terma të realpolitikës, ky argument forcohet prej faktir që ushtria kombëtare e Irakut nuk është aspak në gjendje të mposhtë IS-in, ndërkohë që militantët kurdë munden – por vetëm nëse pajisen me armë moderne. Një fitore për IS-in në Irakun verior, apo qoftë edhe marrja e Erbilit, kryeqytetit i Qeverisë Rajonale Kurde, do të shkaktonte jo vetëm një fatkeqësi humanitare të pashoqe; mbi të gjitha, do të paraqiste një rrezik shumë të madh në Lindjen e Mesme në përgjithësi dhe për paqen globale.
Kështu, lidhja mes vlerave dhe interesave është e dukshme dhe e bën të pakuptimtë konfliktin për parimet themelorë të politikës së jashtme. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Bashkimin Europian. Një Lindje e Mesme, me një shtet terrorist brutal në qendër të saj do të ishte një rrezik i drejtpërdrejtë për sigurinë e Europës fqinjë. Atëherë, përse të mos ndihmojmë ata në Irak janë të gatshëm dhe në gjendje t’i kundërvihen këtij rreziku?
Por, nëse Perëndimi merr përgjegjësinë për ruajtjen e rendit global, a nuk do të ishte ai i mbingarkuar, duke parë numrin dhe nayrën e krizave me të cilat përballet? Shumica e këtyre betejave nuk janë përplasje mes shteteve; janë konflikte asimetrikë, për të cilët shoqëritë perëndimore – përfshirë edhe SHBA – nuk janë të gatshëm. Këta konflikte acarohen më tej edhe prej mizorisë që karakterizon luftërat fetare – pikërisht si ato që ndodhën në Europë në shekujt 16 dhe 17. Pra, është e vërtetë që Perëndimi rrezikon të mbingarkohet shumë.
Por, cila është alternativa, përveç përshpejtimit të kaosit, shfaqjes si kërpudha të rreziqeve për sigurinë, dhe fatkeqësive humanitare në seri? Për Perëndimin – dhe pikë së pari për Europë – kjo dilemë nuk mund të shmanget.
Krizat e akumuluara sot, bashkë me lodhjen strategjike të Amerikës, po e detyrojnë Europën të përcaktojë se çfarë roli do të luajë në të ardhmen e stabilitetit perëndimor dhe global. Nëse SHBA nuk mund të mbajë më barrën e Pax Americana-s, Europa duhet të bëjë më shumë për sigurinë kolektive. Por Europa nuk mund të marrë më shumë përgjegjësi për rendin dhe stabilitetin global, nëse nuk bashkohet politikisht. Fatkeqësisht, shumë udhëheqës europianënuk munden, dhe nuk do ta kuptojnë këtë gjë./Project Syndicate/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL
Ne fakt Obama ishte me popullor ne Evrope se ne Amerike ne 2008. Kishte me shume perqindje ne Evrope po te beheshin zgjedhjet ne B.E.
http://www.cafepress.com/+george_w_bush_miss_me_yet_small_poster,573998240
Une mendoj :
– Nuk ka egzistuar kurre nje politike e jashteme e perendimt ose te bazuar ne IDEALET ose bazuar ne Interesin. Mendoj se ka qene gjithmone nje politike e bazuar ne interesin siç vazhdon te jete edhe sot.
– Kurdet po provojne se jane aleate shume besnike te Amerikes kohet e fundit. Ate qe kane premtuar ( kundrejt Amerikes ) e kane mbajtur dhe sot ka shume zera ne bote, sipas te cileve, ndoshta Amerika do mbeshtesi kurdet per krijimin e nje shteti te vertete kurd dhe te pamvarur. Kurdet ne Irak, kane fatin e madh sepse kane rrezerva te medha nafte.
Prandaj, Merkeli dhe te tjere kane rezerva per dhenjen e armeve kurdeve se ndoshta do vije koha qe kurdet te luftojne kunder qeverise irakene dhe turke, te cilat kuptohet qe nuk do jene dakord me krijimin e shtetit te Kurdeve, me armet e marra nga Gjermania. Bie ne sy shume per keq, ne se kurdet do luftojne me arme gjermane kunder nje anetari te Natos si Turqia.
– Vete fakti qe Amerika nuk eshte me e varur nga importi i naftes arabe, sepse ajo me metoden e Fraking prodhon shume nafte dhe me nje kosto dy here me te vogel. Me perpara industria amerikane kishte nevoje per naften arabe dhe kuptohet se qeveria amerikane duhet ta siguronte kete nafte qe i duhej dhe sidomos te siguronte edhe rruget e transportit te saj nga vendet arabe.
M.q.s tani industria Amerikane ka burime te tjera nafte, populli amerikan nuk eshte me dakord qe : qeveria amerikane te dergoje djemte amerikane te vriten neper bote dhe e dyta taksapaguesit amerikane te paguajne per luftra qe nuk jane ne interesin e tyre dhe e treta populli amerikan nuk eshe me dakord qe Europa kurve te nxjerri geshtenjat nga zjarri me duart e Amerikes.
– Une kam mendimin se eshte problem i madh fakti se vitet e fundit kane treguar se nderhyrja ne vendet arabe nuk eshte frutdhenese. Amerika harxhoi miljarda ne Irak dhe shifni se Iraku nuk ka hecur parpara, po e njejta gje ne Afghanistan, ne Egjypt etj. Keto fakte tregun se demokracia amerikane nuk mund te eksportohet ne keto vende. Keto vende arabe dhe feja e tyre nuk e kane njohur ILUMINIZMIN EUROPJAN TE SHEKULLIT TE 17-TE, ku Europa vendosi ndarjen e fese nga shteti, vendosjen e demokracise etj. Feja islame njef vetem zotin dhe sipas saj zoti vendos per gjithshka. Ndersa demokracia thote se ligjet dhe vendimet e rendesishme duhet ti marri njeriu dhe jo zoti, feja eshte nje çeshtje personale dhe nuk ka pune me organizmin dhe funksjonimin e shtetit. Fatkeqesisht islami nuk eshe kompatibel me demokracine. Ne Islam kryesori eshte zoti qe vendos per gjithshka ndersa ne demokraci kryesori eshte njeri i cili duhet te vendosi per gjithshka.
– Per sa i perket politikes se jashteme Europa kurve ka probleme te medha sepse ajo nuk eshte ne gjendje te flasi me nje ze te vetem.
– Une kam mendimin se Amerika ben mire qe i le vendet arabe qe te bejen cfare te duan me njeri tjetrin. Problem eshte se vuajtjet i pesojne femijet, grate dhe pleqte e ketyre vendeve.
Plaku !Nuk eshte e drejte qe pasi Amerika e shkatarroi Irakun ,tani duhet
ti laj duartme te .Lexo vendimin e djeshem te Obames per nderhyrje ne
Irak ,jane bashkuar dhe disa shtete te Europes .Duhet me cdo kusht te shkatarohet ISS .
Shqiperia,
Amerika e sulmoi Irakun si nje vend shume i rendesishem gjeopolitik ne porblemet energjitike te botes. Iraku u sulmua vetem per te siguruar rezervat naftembajtese te asaj zone dhe Bushi perdori shkakun sikur Sadam Huseini kishta arme te çfrosjes ne mase.Ne ate kohe Amerika nuk e dinte akoma se nuk do te varej me nga nafta arabe.
Amerika, beri gabim sepse pasi pushtoi Irkun donte te vendoste demokracine ala amerikane gje qe nuk mund te behet ne keto vende se kane kulture dhe histroi krejt tjeter. Me siper te kam spjeguar se pse feja islame nuk eshte kopatibel me demokracine si fete e tjera.
Vendimin e djeshem Obama e mori sepse ISIS eshte perhapur shume dhe i deuhet prere koka. M.gj.ate Obama nuk dergon dot atje trupa tokesore sepse populli amerikan nuk do qe te vrtien djemte e tij per Europen kurve.
Pershendetje