Nga Prof. Sazan Guri
Askush nuk do ta mendonte se Tirana nga një vend, që veç të tjerave, u themelua edhe për harmoninë e miqësinë natyrale me mjedisin, të kthehej në një qytet-burg, ku qytetarët nuk banojnë, por jetojnë si të zënë në kurth. Kësisoj, ajo u zgjodh nga kongresistët e Lushnjes si kryeqendër e Shqipërisë, e deri në prag të viteve `90, ajo klasifikohej ende si qytet i hijshëm europian, me blloqe ndërtimi të paqme e katror (ish Blloku), me lagje me vila elitare karakteristike (rreth RTVSH), me pallate të ulta e të ujdisura me intuitën e arkitektëve gjeometër të asaj kohe (Shallvaret, pallatet Agimi), me lagje me shtëpi tipike Tironase (Kodra e Kuqe) deri në lagje vakëf me shtëpi me qerpic (varri i Bomit). Mbi të gjitha këto, Tirana dominohej nga një gjelbërim i krahasueshëm me Berlinin, ku çdo tiranasi, sikundër dhe një berlinezi, i binte për hise të kishte 15m2 blerim. Nëse këtu do të përfshihesh dhe kurora e gjelbërt e saj (vargu Selitë, Farkë, Dajt), Tirana mbetej modeli i bashkëjetesës njeri-natyrë.
Po sot?! Ç`po ndodh me Tiranën dhe Tiranasit? Ajo sot po kthehet në një fjetinë të vërtetë, në një konvikt gjigand, sepse shumë prej qytetarëve të mençur ia mbathën drejt Perëndimit, qytetarët e tjerë trima lanë kockat nëpër burgjet e diktaturës dhe qytetarët e ardhur të saj, (qytetarë i thënçin) guxojnë të bëzajnë tinëz dhe nën zë në mejhanet e kafenetë, për betonimin e qytetit të tyre. Fatmirësisht, të tria këto shtresa qytetarësh kanë mundur të prodhojnë koracën e tyre mbrojtëse, pjesën e qytetarëve të shqetësuar, që guxojnë të maten jo tinëz, por si gardianë të mendimit të lirë e shkencor, me kastën e betonit.
Ku po vete Tirana, sot? Mbasi kemi mbi 10 vjet, që çdo tiranas thith zyrtarisht gjysëm bardhaku pluhur në ditë, mbasi jetojmë në një qytet ku siç thuhet “pluhuri ka pak ajër brenda”, (kryeqyteti më i ndotur në Europë sipas gazetës “The Guardian” një muaj më parë), mbasi ende marrim ujë me racion aq sa në vende e tjera rrëkëllejnë birra, mbasi përballemi me politika mbi mjedisin që vrasin çdo vit në Tiranë rreth 300 veta, mbasi jemi përbri faktit të OBSH, që kemi 7400 raste shtesë në vit të kancereve, mbasi na u ndërtuan edhe lagje-katrahura si Komuna e Parisit, me dendësi popullsie prej 1500 banorë/ha nga 30 deri në maksimum 100 banorë që quhet optimale, mbasi na e çuan gjelbërimin për frymë 0,5m2, gjysma e së cilës është tokë djerrë e baltosur, mbasi i terrën pishinat ashtu si ishin, mbasi po tentojnë të sterojnë dhe të kthejnë në një pellg të ashtuquajturin Liqen i madh i Tiranës, sot na hidhet një tjetër zar, ai i urbanizimit të hapësirës publike nën digë.
Para se të arrijmë te këto ndërtime, a mund të na thoni ju “tiranët” e urbanizimit gri të Tiranës, se cili shtet në Europë ka ndërtime nën digë? A mund të na thoni se ku do të ndërtoni Luna parkun për fëmijët e Tiranës? A mund të na thoni se si do të hyjnë automjetet shtesë për në këtë zonë të re rezidenciale? A mund të na thoni nëse keni studim hidrologjik apo hidarulik të digës, që zakonisht bazohet në një studim enkas për 17 vitet e fundit? A do të marrin fund ndonjëherë planet për ndërtimet nën digë, ose tregohuni të sinqertë, se cili është plani juaj final për hapësirën publike nën digë?
Sa për dijeni për qytetarët, ajri sot në Tiranë hyn nga veriperëndimi, freskohet në liqenin e madh dhe në kodrat përreth dhe cirkon për të dalë po nga ajo anë, por tashmë, duke freskuar qytetin. Që të bindeni, pyesni tiranasit e vjetër, se si gjysma e bulevardit të madh nga treni deri tek sheshi Skënderbe ka temperaturë tjetër se ajo nga sheshi deri tek Liqeni. Po nesër, kur të kemi pesë ngrehinat nga 16 deri në 20 kate te liqeni, ç`do të bëhet me kondicionerin natyral tonin. Mund të sajohen dhe të blihen kondicionerë që të freskojnë shtëpitë tuaja, por për ajrin jashtë, ku këta 20 katsha do të bllokojnë qarkullimin e ajrit tuaj, kurrë nuk do të gjenden mjete të maten me natyrën, ndaj qytetarë, nëse ke gjë thuhe sot, sepse po e trajtove veten si krimb mos u anko që të shtypin.
Ore po çbëhet kështu xhanëm?!. A thua se vetëm këtu ndërtohet. Boll vendosët ju partiak, biznesmena betoni, politikanë mbi jetët tona, duke mos lënë shesh pa u zënë për ndërtim. Tani ju kanë mbetur edhe rotondot në kryqëzimet e rrugëve. I zini dhe ato, që të themi se u zu fundi, që askush mos të shpëtoj nga ndërgjegjeja e përlyer, Tiranët për tirani dhe qytetarët për papërgjegjëshmëri, megjithëse nocioni i përgjegjësisë nuk është kolektive, por personale, e aq më tepër, kur liria është një atribut që iu takon njerëzve të përgjegjshëm. Ndaj dhe Tirana do të mund të quhet këtej e tutje Tiranasburg. Në një kohë, kur Tirana ka mundësinë për t’u zhvilluar në drejtime të reja, ndoshta dhe për të zhvilluar qytete të reja si “Tirana e re”, sikundër Beogradi i ri, Vjena tej Danubit, etj., në zonën Paskuqan. Por jo, na duhet një emër i madh (pranë liqenit, pranë kopshtit zoo, pranë kopshtit botanik, pranë Parkut) për të justifikuar një qëllim gjoja të madh (lexo – ogurzi). Në këtë gjoja qendër urbane, me rreth dy hektarë faza e parë, do të ndërtohen rreth 40,000m2 sipërfaqe banimi, ku do të vijnë të jetojnë të kurthuar rreth 300 familje ose 1200 banor, dhe po aq zyrtar, të ndjekur nga 1500 automjete, ku rrugët e hyrjes janë në pamundësi zgjerimi dhe pa pikë aftësie shtese qarkullimi. Pra, në vend se kjo zonë, të ripërtërihej në identitetin e saj për ndonjë mundësi lodrimesh për fëmijë të tipit Luna Park, ndonjë muze natyror apo botanik, zihet edhe më, pikërisht me 800banor/ha, duke e bërë këtë lagje të rrethuar nga betone gri, nga tarraca me depozita uji dhe duke e dënuar përjetësisht këtë lagje me mesataren më të lartë në botë për banorë për hektarë, përpos një jetesë të tipit, alla tironce, pa gjelbërim, pa sheshe shlodhje, me probleme parkimi, me kablla telefoni e vizioni tebdil hava, sepse një kokërr mollë kur fut mbreti në gurmaz, sejmenët shkulin pemën nga pas.
Po si mund të ndërtohet, o i uruar biznesmen betonesh nën digë, e cila kërkon garanci për 10,000 vjet?! Po si mund të ndërtohet, në një zonë buferike të një dige si kjo e Tiranës, jo ujëmbledhëse, por liqenmbajtëse?! Po si mund të ndërtohet në këmbë të digës, pikërisht në rrjedhjen e mundshme të ujit? Po mirë, mund të thonë ata që mbrojnë këtë projekt, çfarë u bë nëse vijnë pesë karabinatë e akullta prej xhami në një shesh, ku duhet bërë përshesh. Bëhet shumë zotërinj! Sepse ju kemi zgjedhur për të na rregulluar mënyrën e jetesës dhe jo për të na e vrarë atë.
Dihet se çdo person thith 8,000-10,000cm3 ajër me oksigjen, mundësisht me ozon për 24 orë. Mirëpo, ajri për hektarë është pothuajse sasi konstante, që do të thotë se ky oksigjen në vend se të përpjestohet për maksimum 100 njerëz/hektarë, do të shkojë për 1500 të tillë/ha, pra mua si qytetar më është sekuestruar ose më saktë më vidhet “lënda e parë” bazë për të jetuar – oksigjeni. Shto këtu fshirjen e zonave të gjelbërta, oksigjen më pak, e CO2 më tepër, shto këtu tarracat pa çati (estetikë vrastare, rrezatim më i lartë, temperaturë më e lartë), shto këtu zhdukjen e pasqyrave ujore (lagështi më pak), shto këtu betonizimin (freski më pak) e kurorës së gjelbërt (Selitë, Farkë, Dajt), atëherë llogaritet që të ndjejmë temperaturën mbi 10 gradë më tepër, që nuk është pak mbi një maksimum të mundshëm (mesatarisht 360-380) të saj gjatë stinës së verës.
Por, edhe Tirana, nëse lejohet ky projekt, dënohet me burg të përjetshëm, sepse do të hapet sipari i uzurpimit “bunker pallat” të qendrave të tjera ekzistuese, për fat të lira për hapësira publike e të gjelbërta në Tiranë që presin radhën për deformim urban.
Tashmë jemi përballë faktit ku kemi një plan urbanizimi, me pesë vepra ndërtimi 17 kate mbi sipërfaqe dhe tre nën të, pranë dhe nën digën e Liqenit të Tiranës! Në këndvështrimin tonë si ekspertë gjeologë të studios G&Ggroup, si ekspertë konsulentë të Shoqatës së Inxhinierëve Konsulent-SHOSHIK, si ekspertë të hidroteknikës dhe digave, si ekspertë mjedisorë të Zyrës Qytetare të Mbrojtjes së Mjedisit–ZQMM dhe në emër të shumë qytetarëve të përgjegjshëm, do donim të kërkonim ndihmën dhe njëherësh mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama, për anulimin e këtij plani që bie ndesh me elementët gjeoteknikë, hidroteknikë dhe mjedisorë.
Zoti kryeministër, ndaloni këtë masakër mjedisore! Sepse e përsërisim fort: në asnjë rast, në vende të ndryshme të botës, nuk ka ndërtime nën hapësirën e rrjedhjes së ujit me shtrirje sa vetë diga; në asnjë rast, në vende të ndryshme të botës, nuk ndërtohet në hapësirën buferike të liqenit dhe të vetë digës, që është jo më e vogël se 17m. Në asnjë rast, në vende të ndryshme të botës nuk ka ndërtime nën diga, sidomos kur ajo nuk është ujë digë ujëmbledhëse, por mban një Liqen, siç është rasti; me patjetër duhet të kishte një studim me matje hidroteknike, hidrologjike dhe hidraulike për 17 vitet e fundit, gjë që nuk është bërë ndonjëherë për Liqenin e Tiranës; me patjetër duhej të llogaritet siguria e digës për 10,000 vjet, sipas standardeve të Bankës Botërore, gjë që nuk është realizuar; me patjetër duhet të kryhej një vlerësim mjedisor për rastin konkret, gjë që nuk është kryer; me patjetër duhej të ndërtoheshin apo zgjeroheshin rrugët e hyrjes për në këtë kampus ndërtimi, gjë që nuk është bërë dhe me patjetër këto projekte në zona kaq sensitive apo të brishta, duhet të shqyrtoheshin jo vetëm nga një grup teknik për mbrojtje, por edhe në Këshillin Bashkiak, edhe në KRRTRSH, edhe me pjesëmarrje dhe pëlqim qytetar;
Përsa më sipër, ne mendojmë se planifikimi urban në këtë sektor të Tiranës, është kryekëput antishkencor, madje përmbush elemente të konsumimit të veprës penale, për shkak se çon me vetëdije, investime dhe banesa, drejt një rreziku natyror, ashtu siç klasifikohen veprat nën digë. Ndaj ne i drejtohemi së pari investitorëve që të mos e fusin veten në një udhë pa krye, pastaj i drejtohemi Kryebashkiakut që të kthejë këtë vendimmarrje, sepse nuk është turp të gabosh, por është turp kur kërkon të vazhdosh dhe të vraposh në rrugë të gabuar.
Së fundi, i drejtohemi edhe një herë Kryeministrit, që të organizojë një shqyrtim të projektit në KRRTRSH, ku me siguri do të fitojë dija mbi padijen, largpamësia e shkencës mbi miopët e sotëm të interesit.
Kësisoj, të dashur qytetarë së shqetësuar Tiranas! Detyra juaj nuk është thjesht luks qytetar drejt një jetë më të mirë, nuk kërkon as veprim të çartur të çastit, por një trimëri shkencore e përgjegjësi të matur qytetare për t`i thënë ndal “Tiranëve” të Tiranës sonë, të cilët po ndërhyjnë dhe në atë, që veç të madhit Zot, nuk na e japin dot – ajrin e përditshëm. Ndaj dhe planizime të tilla në zona të brishta apo shumë të ndjeshme, si zona nën digë, dalin jashtë tagrit të një grupi të thjeshtë teknik. Ato kërkojnë përfshirje të Këshillit Bashkiak, mbrojtje në KRRTRSH, mendim të Komitetit të Digave, konsultë me Agjencinë e Baseneve Ujorë, studime hidrologjike e hidraulkike për llogaritjen e sigurisë së rreziqeve ujore, vlerësime mjedisore deri në pjesëmarrje dhe pëlqime qytetare, sepse në një shoqëri si jona duhet të triumfojë arsyeja mbi çmendurinë. Sepse siç e thotë edhe fjala e urtë, e keqja e kësaj bote nuk ka ardhur nga bëmat e budallenjve, por nga heshtja e të mençurve./JAVA
Paraq se te ndalojme masakren e supozuar, cduhet te bejme me masakren e profesorizimit te leshkove si sazani? profesor?? kokrra e legenit dhe e gotres medjatike te mbaj nje titull te tille? kjo po qe eshte masaker!
Bie dakord me ty Mondi. Vetem gjuha e rendomte qe perdoret ne kete shkrim dhe menyra e argumentimit tregon nivelin e ulet te ketij pseudo-profesori. Sa per masakren pastaj ajo eshte tjeter gje. Fakti qe nje sharlatan qe kurre nuk do te ishte bere “professor” ne nje sistem normal edukimi e ngren kete problem, e ben qe askush te mos e marre seriozisht nje problem kaq serioz.
O idjot profesor!
D.m.th ne, qe as nuk ja mbathem ne perendim dhe qe nuk lame kockat burgjeve te diktatures,cfare jemi?
Jeni dele, mund te kete dhe ndonje dash te tredhur por bageti jeni. Hani bar, zihuni me njeri tjetrin dhe vdisni nga 50 vjec ne nje ndertese te ndyre qe e quani spital.
vetem burg dhe demshperblim ( te dyja bashke ), autoreve te ketij krimi gjigant ambientalist, per kete masaker urbane te paprecedent
Ky “KOQJA” tani u kujtua!
Apo u mbaruan leket qe i jepte “Qoftlargu” per ti mbyllur gojen,dhe tani kerkon te nderroje parti dhe bindje.
Ku i dihet mos nxjerre ndonje gje edhe me Ramen.
Une them te pyesim nje meteorolog…Nga fryn era per Sazanin???
Spo te njoh o Sazan,deri dje i mbroje projektet e dhendrit dhe tani ndryshove fytyre,Turp
O Sazan, o mjeshter. Te njoh e te kam mik. Sic e shikon dhe nga komentet e ketyre avdalleve ketu te Tema, lodhesh kot. Lere ate popull fshatar, injorant, arrogant, hajdut, dhe plot e plot te tjera te baltoset dhe pluhuroset ne pellgacen e tij. Hajde ketej nga perendimi dhe civilizimi qe te marresh oksiqjen dhe te jetosh si njeri. Lerua kafsheve prehistorike si puna e ketyre me siper te ngopen me bardhakun e pluhurit.
P.s.: Krimbi nuk ka evoluar shume per miliona vjet. Kot lodhesh per ta bere me te evoluar.
Po ne perendim nuk ve dot “gjoba” Sazani e nuk i del llogaria mire, ketu te “kafshet” fitohet mire…!
Puna eshte o Sazan se ti nuk le gje pa thene per mjedisin kur nga ana tjeter firmosje studimet mjedisore per te shkaterruar mjedisin. Harrove kur e mbeshtesje Lulin per Kryetar Bashkie!! Pse nuk ia dergon atij kete leter, apo ke frike se me LUlin etj, ke ca pazare te tjera te pambyllura. Po to Profesor i Inxhinierise se naftes, qe na ben tani ambientalistin ku ishe kur shkaterroheshin mijera hektare pyje, livadhe etj ne gjithe Shqiperine, apo talleshe me kete muhabet duke cuar qenin tek Cani!!!
Kush eshte pa mekate te hedhi gurin e pare o Sazan. Por ti mekate ke pafund, dhe cdo gje qe del nga goja jote, sado e drejte qe te jete e njollos akoma me keq si kauze.
sazani ta shkerdhefte sala mamen se e bane mut per pula ket pun
Lereni nastradin Sazanin te leshoj qokat e radhes,kurse profesorlleku e tij na shton pak humorin.
Keta vartesit e Arjan Canit me duken te gjithe njesoj.
Me kujton ate tipin qe do bente Tirane-Elbasan pa tunele dhe ura.
Ia la Sala konçesionin ne dore dhe mbeti si presh.
Shqetesimi eshte shume i drejte dhe duhet pare me vemendje.Per Z.Guri,ky bisht i shpellarit duhet ne rradhe te pare ti drejtohet kryebashkiakut qe e ka per zemer.A ishte ky zoteri qe per tecin e Vlores ne kohen e Nanos beri namin kurse kur e ndertoi shpellari nuk u ndie fare,ka dhe plot raste te tjera.Zoteri mjedisi nuk eshte politike sic veproni ju.
Ms u merrni me z Guri, por me ato qe ai thote. dhe ato qe thote jane te drejta. Tirana eshte bere nje burg i madh ku eshte e pamundur te jetohet
E mo Sazan mos bej kshu, se te jep Basha ndonje VNM per te bere dhe e di vete ti pastaj!
SAZAN GURI, “Cpif” dhe asgje me shume. Ku po shikon qe qyteti i Tiranes po shkatrrohet, ku te na thote nje vend, ku??!! Ku shikon se Tirana po betonizohet, kur e gjithe siperfaqja e Tiranes eshte mbuluar me “gjelberim”.
A ka me lezet qe kodrat mbi liqenin artificial i ka mbuluar ndertimi, u me falni, “gjelberimi”, qe po shkojne deri ne maje te kodrave. Jo vetem kaq por jane ndertuar edhe dy xhami larg shume larg njeri tjetres qe therrasin e bertasin nga mjesi ne darke me altoparlante dhe te ze gjume rehat dhe zgjohesh qe me nate.
Fajin e ka ky “SAZAN GURI”, qe ka funksione te rendesishme ne PARTI??!! Ne cilen PARTI??!! Jo u ngaterrova ka pasur funksione te larta ne pushtet, ne cilen kohe ka qene ne pozite, ky derdimen??!! Cfare derdimeni, kur ishte ne pozite nuk fliste ose fliste me heshtje. Tani, na jep mendime gjoja mendime shkencore dhe te vlefshme.
Pse, “s’flet” qe po behet 1(NJE) VIT qe eshte prishur STACIONI i TRENIT te UDHETAREVE te TIRANES, kur ne nje kohe mbante pergjegjesi te rende kur ishte ne “funksione” te larta ne BASHKINE e TIRANES. C’fare funksioni kishte??!! Na e thoni??
Na thote se thithim per frymemarrje pluhur dhe pak ajer te paster, ku e din ky keto gjera, kur drejtuesi i Partise nuk na ka thene gje.
Kush ja jep ketij keto te dhena??!! Mos valle armiqte e popullit dhe te Partise!! U harrovate ciles Parti??!!
Fundi i ketij muhabeti eshte gjersa SHQIPTARET drejtohet dhe udhehiqet nga persona me mendesi katundari, njeri me fshatar se tjetri, njeri me malok se tjetri, njeri me injorant se tjetri, se per 5(PESE) LEK vrasin edhe baben. Tung.
Kujt i flet SAZAN GURI, kujt …??!! Tung.
Ky ka korur sukses me emrin SAZAN dhe mbiemrin GURI.
Hajdut muti esht. Kur do me vjedh dhe Sazani 1 pellemb burre. Na rent mortja.
A le marre leje nga Arjan Cani, Sazan. Pse nuk ja drejton keto Lul Bashes, si bashki. Turp, je dhe burr i vjeter. Nuk te pyeta si e ke ate zagarin qe dole ne emision. Jazek per keto dredhi qe ben.
Asgje te re nga ”Fronti Lindjes ” ! Vetem bla-bla-bla …. !