Si mbërritëm te ISIS

28 Gusht 2014, 20:04Blog TEMA

Nga Ilir Kalemaj

 

Kërcënimi i ardhur nga ISIS po kthehet gjithnjë dhe më të pranishëm, qoftë në rrafshin rajonal, qoftë atë global. Sekretari i Mbrojtjes së SHBA e përcaktoi së fundmi si organizatën më të rrezikshme terroriste, më të aftë nga gjithë grupet rivale si në përgatitjen strategjike, ashtu edhe atë taktike, të helmët ideologjikisht dhe të mirëpërgatitur dhe mirëtrajnuar ushtarakisht. Krijimi i të ashtuquajturit Kalifat nuk ka as bazë historike, as referencë kulturore dhe as fetare, pavarësisht emrit që ka adoptuar. Shteti Islamik, siç quhet tani, i drejtuar nga një ushtarak si Al-Baghdati dhe jo ideolog si Al- Zawairi i Al- Kaedës, i ka bash rrënjët e veta te kjo e fundit, ndonëse së fundmi duket se janë idhnuar mes tyre. Kohë më parë lidershipi i organizatës famëkeqe të Al- Kaedës e quajti grupim ekstrem dhe madje kritikoi publikisht ish- pjellën e saj ISIS që duket se ka tejkaluar në mizori, organizim dhe kontroll efektiv të territorit edhe vetë organizatën mëmë kur ishte në kulmin e saj e qeveriste bashkë me talibanët pjesën më të madhe të Afganistanit.

Për të kuptuar dimensionin historik duhet të kthehemi pas në kohë në periudhën para luftës së parë botërore. Ndryshe nga historia e kolonizimit afrikan që zgjati mesatarisht diku te 70-80 vjet dhe në mënyrë graduale u dekolonizua pas Luftës së Dytë Botërore me Britaninë e Madhe që hapi lojën, Francën që vijoi dhe deri te kolonitë e fundit belge dhe portugeze, historia e Lindjes së Mesme dhe vendeve të Gjirit ka tjetër trajektore. Pas vendosjes së kontrollit nga Abdul Aziz ibn Saudi në atë që sot njihet si Arabia Saudite, dhe kontrollin e vendburimeve të naftës që britanikët ishin të parët që kuptuan se do ktheheshin në minierë të paçmuar pasurie, ngelej të ndahej pjesa tjetër e një territori ku fiset dhe klanet prej shekujsh kishin bashkëjetuar, herë duke dominuar, herë duke u nënshtruar. Ajo që i përbashkonte deri në njëfarë mase ishte feja, ndërsa ndasitë ishin sa etnike, aq edhe klanore, sa pronësore, aq edhe kulturore. Por edhe feja islame nuk ishte përbashkues unik pasi mazhoranca sunite i ka parë me tersëllëm sivëllezërit shiitë dhe grupimet e tjera më të vogla heterodokse, për mos të thënë këtu se situata komplikohej edhe më nga prania në masë e të krishterëve, dhe grupimet më të vogla të druzëve, maronitëve etj.

Traktati Sykes-Picot bëri të mundur marrjen e kontrollit të shtetit të ri të Sirisë dhe Damaskun e tij të shumë-çmuar nga francezët, të cilët këmbëngulnin në kontrollin e pjesës mesdhetare, por nga ana tjetër i lanë dorë të lirë britanikëve në thuajse krejt pjesën tjetër të rajonit. Duhet thënë që këta të fundit u treguan më largpamës në vlerësimin që u bënë rezervave të pamata të arit të zi apo naftës ku kryesore në prodhimin e saj në dekadat që do vinin dhe deri në ditët e sotme krah Arabisë Saudite janë Irani dhe Iraku. Ndërsa Siria prodhon një shumë modeste prej rreth 300 mijë fuçish në ditë, që është e papërfillshme si fuqi eksportuese në raport me shtetet e tjera të sipërpërmendura.

Roli i shërbimeve sekrete britanike ka qenë gjithashtu mjaft i rëndësishëm në organizimin e fiseve arabe në lëvizjet kryengritëse ndaj Osmanëve dhe krijimin e shteteve të reja në rajon. Partnerja femër, bashkëudhëtarja, por njëkohësisht edhe mentorja e Lorencit të Arabisë, i bërë i famshëm edhe nga libri dhe filmi hollivudian me të njëjtin emër, ishte Gertruda e Arabisë, të dy agjentë sekretë britanikë me rol të jashtëzakonshëm në formësimin e shteteve të reja si Iraku, Libani, Jordania, Siria e me radhë. Madje kjo e fundit qe instrumentale në shpikjen krejt nga asgjëja të shtetit të Irakut, vendosjes në krye të saj të mbretit Faisal nga fisi i Hashemitëve të cilët ishin rivalë të hershëm të Sauditëve dhe mbajtjen nën kontroll të drejtëpërdrejtë nga ana e saj deri sa ndërroi jetë. Më pas monarkia u rrëzua nga një puç ushtarak i pro-britanikëve në 1938 dhe ndryshimi tjetër i madh mbërriti me puçin e Sadam Huseinit në vitet 70-të dhe lufta 8- vjeçare dhe shkatërruese që ai nisi me Iranin asokohe.

Një Irak artificial me shumicë shiite dhe popullsi shtetformuese kurde dhe dhjetra minoritete linguistikë, religjiozë dhe etnikë, i qeverisur nga një pakicë sunite, fqinj me një Siri po aq artificiale e qeverisur prej viteve 70-të nga një klikë ushtarakësh Alavitë, që përfaqësojnë diku të 1 përqindëshi i popullsisë, me një Liban të pastabilizuar dhe qëështë në luftë civile prej më tepër se katër dekadash dhe me palestinezët e shumtë në numër në krejt këto vende por edhe Jordani përveç atyre të ngulur në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, e bëjnë situatën sa të kokolepsur, aq edhe territor fertil për lindjen e grupimeve terroriste, radikale dhe ekstremiste.

ISIS është i fundit prej tyre, me një fuqi të demonstruar prej shumë pak kohësh dhe që po shpërhapet frikshëm se po gjen terren fertil, mungesë rezistence të armatosur dhe ka arritur të unifikojë muxhahedinët që gjenden në rajon në masë. Me vetëm 700-800 vetë arriti të merrte Mosulin që kishte rreth 2 milionë banorë ndërsa sot numëron rreth 10.000 antarë ku rreth gjysma janëluftëtarët e huaj. Mes tyre fatkeqësisht edhe shqiptarë që kanë shkuar ti bashkangjiten radhëve të kësaj organizate monstruoze pas një proçesi trushpëlarje që duhet gjurrmuar, identifikuar dhe penalizuar sipas akteve të legjislacionit në fuqi dhe pse jo të merren masa shtesë për t’u mbrojtur nga penetrimi i elementëve ekstremistë që përdorin varfërinë, mungesën e arsimimit dhe kulturës religjioze për t`u mbushur mendjen ti bashkohen një xhihadi që vetëm po merr në qafë individë dhe familje të tëra. Përveç kësaj individë si Lavdrim Muhaxheri me shokë po na jep një imazh negativ në shtypin ndërkombëtar duke iu lidhur etninë me misionin e tyre vetë-shkatërrues këtyre individëve pa fe dhe pa atdhe.

Shteti Islamik ka vendosur kontroll efektiv në një pjesë të konsiderueshme te territorik sirian dhe vencarisht atij iraken, ka burime financiare më të bollshme se cilado organizatë tjetër terroriste në histori, ka përdorim efektiv të medias alternative dhe rrjeteve sociale, vet-organizim të bazuar në një bazë ideologjike solide, disiplinë ushtarake taktike dhe strategjike që e bëjnë një nga kërcënimet me prezente sot për rajonin por edhe për mbarë globin pasi gjysma e aktivistëve të saj vijnë nga vendet europiane dhe muxhahedinë të tjerë  të cilët mund të kthehen burim terrorizmi dhe në vendet e origjinës. Për këto arsye është imperativ vullneti që kanë shprehur partnerët perëndimorë (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë, Itali e të tjerë), për t`iu kundërvënë me një plan masash konkrete që fillojnë nga ndryshimet në legjislacionin e brendshëm penal, gjurmimin dhe penalizimin e financuesve, akordet me Iranin, Rusinë, Izraelin dhe këdo tjetër për të krijuar partneritete të volitshme për të luftuar një kërcënim të përbashkët, fuqizimin e kurdëve, ku së fundmi Shqipëria është përgëzuar edhe nga SHBA për furnizimin me armë dhe madje duke shkuar deri te mundësia e ndërhyrjes ushtarake e cila deri tani ka qene sporadike dhe nga ajri. ISIS është kërcënim i përbashkët që duhet luftuar me mjete të përbashkëta.

9 komente në “Si mbërritëm te ISIS”

  1. tourkofagos says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkk………….

  2. Dardha says:

    Po jo mor TFG nuk eshte kaq e thjeshte sa thua ti. Po u perhapen, i ke edhe ne Greqi e Shqiperi me vone.

    1. tourkofagos says:

      Greqia nuk rrezikohet nga keta njethundrake,por vatani Shqiperi,sepse shume byrazerka te ketyre mbarsen neper shkretetirat e Afghanistanit ,Irakut e me gjere e shkojne e pjellin dobicin kamikaz ne xhamite e Shqiperise,Kosovos e me gjere……………

  3. agostin says:

    Bjeri shkurt Z. Gazetare !Ku ka Mysliman nuk ekziston qetsi e mirkuptim.

  4. DRTN74 says:

    Mendja, logjika dhe kritika

    Sot, bota islame nė pėrgjithėsi, e bota arabe nė veēanti, por edhe bota shqiptare myslimane gjenden nė njė udhėkryq tė madh, do tė varet prej tyre, se cilin prej kėtyre dy rrugėve do ta zgjedhin pėr tu ballafaquar dhe rrugėtuar gjate kėtij shekulli XXI.
    E para, ėshtė rruga e tanishme katastrofale nė tė cilin gjenden myslimanėt pėr shkak tė, arsimimit dhe dijes nė njė nivel shumė tė ulėt, pasojė e sė cilės ėshtė xhahilijeti, injoranca, jotoleranca e arroganca.

    Pasojė e nivelit tė ultė dhe tė pamjaftueshėm tė dijes, produkt i tė cilit ėshtė myslimani i sotshėm i cili nė mungesė tė dijes, mungesės sė perceptimit tė logjikės dhe mospranimit tė kritikės,ėshtė ngecja e tij, mos pėrshtatja dhe vonesa nė hapa pėr t’u inkuadruar dhe vepruar pėrball botės qė e rrethon, dhe nė tė cilin duhet tė bashkėveprojė dhe bashkėpunojė. Nėse edhe mė tutje vazhdojnė me kėtė gjendje aktuale nė tė cilin gjenden myslimanėt e sotshėm, atėherė do tė vazhdon gjendjen e tanishme, e cila pėrcillet me vrasjet , nė mes vetė myslimanėve nė botėn islame.

    E dyta, ėshtė rruga alternative, e cila nė vend tė investimeve tė gjertanishme tė mėdha,” kryesisht nė ndėrtimin e xhamive dhe objekteve tjera”, tani e tutje duhej tė pėrqėndrohej dhe tė investojė me tė madhe nė arsimimin cilėsor, zgjerimin e njohurive shkencore, ndėrtimin e bibliotekave dhe institucioneve hulumtuese, “me tė cilin do tė formohej masa kritike e cila do vente nė lėvizje dhe drejtonte botėn myslimane” drejt zhvillimit tė hovshėm ekonomik, politik, shkencor, teknologjik, kulturor, sportiv etj. Kjo ėshtė sfida kryesore me tė cilin bota islame nė pėrgjithėsi dhe myslimanėt nė veēanti do tė duhej tė ballafaqoheshin gjatė shekullit XXI. Edhe pse fjala: ”ilm- qė do tė thotė dije, ėshtė fjala e dytė mė e pėrmendur nė Kur’an” si dhe thėnia profetike e tė dėrguarit tė Zotit, Muhamed: ” ngjyra e lapsit tė dijetarit ėshtė me e vlefshmja se gjaku i dėshmorit” ka qenė nė njė masė tė duhur e anashkaluar nga vet myslimanėt, tani e tutje kjo duhet tė jetė alfa dhe omega e myslimanėve gjatė tėrė shekullit XXI.

    Vetėm me anė tė zgjerimit tė dijes, pėrdorimit tė logjikės dhe fjalės kritike, myslimanėt do tė mund qė vlerat demokratike tė pėrshtasin nevojave tė tyre duke mos tjetėrsuar aspak kulturėn dhe civilizimin islam qė i pėrkasin. Myslimanėt vet duhet tė pėrpiqen dhe tė gjejnė metodat dhe rrugėn e duhur, pa marr parasysh se ēfarė mendojnė dhe perceptojnė tė tjerėt pėr ta, pasi qė: “ myslimanėt vet duhet tė gjejnė balancimin nė mes tė traditave tė tyre dhe mėnyrės moderne tė jetesės”.

    Pranvera arabe shėrbeu si katalizator i luftėrave, turbulencave, konflikteve tė tanishme nė botėn arabe, e produkti mė tmerrshėm i saj ėshtė lufta sektare, vėllavrasėse nė mes myslimanėve si pasojė e bindjeve, interpretimeve, mėsimeve, dhe perceptimeve tė ndryshme, si dhe largimit tė skajshėm tė kritikės dhe tė mendimit tjetėr, qė perceptohet si kundėrshtar apo armik i saj.

    Edhe pse pranvera arabe pati njė nisje tė mbarė, me qėllim tė demokratizimit tė botės arabe dhe rrėzimin e diktatorėve arab, pėr njė kohe tė shkurtėr ajo devijoi nga rruga dhe qėllimi i proklamuar demokratik, si pasojė e inkuadrimit dhe gėrshetimit tė pozicioneve dhe interesave tė ndryshme tė faktorėve relevant gjeopolitik me ndikim pėrcaktues nė botė.
    Kjo mė sė miri u reflektua nė rastin e Egjiptit, kur pas kryetarit tė parė tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike Muhamed Mursit, u krye grushtshteti ushtarak nga gjenerali Sisi dhe u pėrmbys demokracia e proklamuar, si dhe nė rastin e Bahrejnit nė tė cilin ushtria saudite intervenoi pėr tė ndihmuar ushtrinė e Bahrejnit pėr tė shpėtuar mbetjen e familjes mbretėror nė pushtet, nga protestat popullore pro demokratike nė Bahrejn. Kėtu vėrehen mė sė miri standardet e dyfishta demokratike qė proklamohen nga fuqitė politike perėndimore vendimmarrėse.

    E ky standard i dyfishtė u shpreh dhe u aplikua nė rastin e konfliktit tė brendshėm tė Sirisė. Edhe pse nė fillim tė protestave pro demokracisė nė Siri, diktatori Asad ishte i gatshėm tė lėshojė pe nė segmentet e caktuar pėr demokratizimin e vendit, pėr njė kohė tė shkurtėr, edhe aty u inkuadruan dhe u gėrshetuan interesat e ndryshme tė faktorėve relevant rajonal dhe botėror qė kishin qasje diametralisht tė kundėrta pėr zgjidhjen e konfliktit tė Sirisė.

    Pėr tė arritur qėllimin e tyre, rrėzimin e Asadit nga pushteti, qarqe tė caktuara arritėn tė bėjnė ndezjen e konfliktit sektar nė mes myslimanėve, nė Siri, i cili si i tillė veē mė parė i mori jetėt e dhjeta mijėra tė vrarėve dhe qindra mijėra tė plagosurve nė luftėrat sektare vite me radhė nė mes vet myslimanėve si nė Irak, Libi, Liban, Jemen, Pakistan. Nė thirrjet pėr “luftėn e shenjtė” vėrshuan nga tė katėr anėt e botės, nga mė shumė se 80 shtete me dhjetėra mijėra vullnetar xhihadist nga tėrė bota me kauzėn e “luftės sė shenjtė” kundėr diktatorit Asad me pėrkatėsi alevite , edhe pse 80% tė popullatės sė Sirisė janė sunitė . Kėsaj i kontribuoi edhe ish ministri britanez , Dejvid Hag, me deklaratėn e tij:” duhet mundėsuar qė sa mė shumė vullnetarė tė shkojnė nga mbarė bota nė Siri pėr tė luftuar kundėr diktatorit Asad”. Kėsaj thirrjeje pėr “luftė tė shenjtė” ranė pre edhe shqiptarėt myslimanė nė Kosovė, Shqipėri,

    Maqedoni, por edhe boshnjakėt nė Bosnjė dhe Sanxhak. Tė paktė ishin ata qė kundėrshtuan nėpėrmjet shkrimeve apo analizave tė tyre nė gazeta dhe portale, apo me porositė dhe komentet e tyre nė rrjetet sociale, se kjo luftė e proklamuar sektare sunito –shiite nuk ėshtė si e tillė “luftė e shenjtė”, pasi qė prapavijat e saj janė tė natyrės gjeopolitike, gjeostrategjike, ekonomike, energjetike, dhe se pas shfrytėzimit tė vullnetarėve tė tillė nė luftė, ata qė mbijetojnė gjallė , pasi tė kthehen do tė burgosen dhe dėnohen, tė etiketuar si xhihadistė, fundamentalistė, ekstremist etj. Por kėta tė paktė qė kundėrshtuan pasi qė e njihnin kurthin e “luftės sė shenjtė” nė Siri, u etiketuan, u denigruan, u cilėsuan si pėrkrahės tė Asadit, tė diktaturės, etj.

    Shtatori i vitit 2013, shėnoi pikė kthese, pas zmbrapsjes amerikane nga intervenimi ushtarak nė Siri, si pasojė e kėrcėnimit rus se do tė mbrojė Asadin, u arrit kompromisi lidhur me shkatėrrimin e armėve kimik tė Asadit pėr tė siguruar sigurinė e Izraelit, dhe mbetjen e Asadit nė pushtet. Pas kėsaj doli nė skenė ISIS-i, Shteti Islamik pėr Irak dhe Siri, tani vetėm Shteti Islamik, nė fillim nė Siri, e tani u zgjerua edhe nė Irak, me tendencė tė shtrirjes edhe nė shtete tjera, me halifin e vetėshpallur dhe vet proklamuar Ebu Bekr al Bagdati.

    Brenda natės, vullnetarėt e ardhur nga mbarė bota, si “luftėtar tė lirisė” pėr rrėzimin e diktatorit Asad, tani u shndėrruan nė xhihadistė,terroristė, ekstremist, dhe si tė tillė u shpallėn tė rrezikshėm dhe persona” non grata”pas kthimit nė vendet e tyre. Fytyrėn e vėrtet tė halifit tė vetėshpallur dhe tė organizatės sė ISIS-it e demaskoi mė sė miri nė letrėn e publikuar me titull” Dėshmia e pavarur e fitnes nė Siri” nė portale dhe rrjeta sociale, udhėheqėsi i selefive (vehabive) Nysret Imamoviēi nga G.Mioqa e Bosnjės, postuar gjatė kėtyre ditėve nga Siria. Nė letrėn e tij, Nysret Imamoviēi pėrveē tjerash shkruan: “

    Nė mėnyrė tė qartė dhe publike deklarojmė se nuk e pėrkrahim Ebu Bekr al Bagdatin dhe politikėn e tij pėr disa arsye qė do tė cek, e pakonceptueshme ėshtė se si nė luftėn e tyre pėr njė qėllim tė lartė tė pėrbashkėt, tė jenė ndarė gjer nė atė shkallė sa qė i kanė ngritur armėt njėri ndaj tjetrit nė mes vete. Numri i madh i vėllezėrve tanė ka menduar se ėndrra pėr hilafetin mė nė fund ėshtė realizuar, dhe i kanė dhėnė me gjithė zemėr mbėshtetje ISIS-it, duke i akuzuar tė tjerėt qė me kujdes dhe ankth kanė vėshtruar se ēfarė ėshtė duke ndodhur dhe qėndronin anash. Ebu Bekr al Bagdati ėshtė betuar nė Allahun, se i ka dhėnė besėn dr. Ejmenit. Nė bazė tė kėtij prezantimi tė situatės dhe tė prezantimit se ISIS-i se ėshtė pjesė e Al Kaidės, i kanė dhėnė besėn ISIS-it.

    Do tė thotė, shumica e kanė dhėnė besėn ISIS-it nė bazė tė mashtrimit. Nė rast se Ebu Bekr! al Bagdadi nuk e ka dhėnė besėn, atėherė betimi i tij ka qenė i rrejshėm, e nėse e ka dhėnė besėn atėherė atė e ka shkelur tradhtisht. Opsion tė tretė nuk ka, por edhe kėto tė dyja opsione nuk qėndrojnė, pasi qė sipas tė parės ka gėnjyer, e sipas sė dytės e ka tradhtuar dhe shkelur besėn e dhėnė.

    Ebu Bekr el Bagdati ėshtė betuar nė Allahun se do tė pranojė aktgjykimin e dr. Ejmenit lidhur me mosmarrėveshjen me al Nusrėn, ēfarėdo qė do tė jetė. Kur aktgjykimi u shpall, ai atė e ka refuzuar dhe e ka shkelur betimin. Kėtu shihet dyfytyrėsia e tij nė tre aspekte tė tij:

    a) betimi i rrejshėm nė gatishmėrinė e pranimit tė gjykimit me qėllim tė pėrfitimit tė ithtarėve, b) refuzimi i aktgjykimit tė cilėn duhej pranuar, edhe pa e dhėnė betimin, c) pėrpjekje pėr tė ndikuar nė aktgjykim me dėrgimin e letrave dr. Ejmenit me tė cilin kėrcėnon se do tė ketė derdhje e gjakut nė rast se aktgjykimi nuk do tė jetė kundėr al Nusrės. Pėr fat tė keq vėllezėrit e ISIS-it pėr shkak tė mos dijes dhe mos perceptimit, janė vėrsulur mbi anėn e cila e ka pranuar aktgjykimin, nė vend se tė vėrsulen mbi atė qė e ka refuzuar aktgjykimin.

    Tė gjitha grupacionet rivale, bile edhe ushtria e lirė siriane e ka pranuar aktgjykimin, qė tė mos derdhet gjaku nė mes tė luftėtarėve, i vetmi qė e ka injoruar ka qenė vet Ebu Bekr al Bagdati. Ai me bashkėmendimtarėt e vet e ka zgjedhur rrugėn qė me forcė tė imponojė vendimin e vet, dhe tė ndajė drejtėsinė ashtu siē ai e sheh, duke e derdhur pa mėshirė gjakun, e luftėtarėve myslimanėve nė radhė tė parė. Si mundet pas kėtij veprimi, zemra e dikujt tė pranojė qė ai tė jetė halife i gjithė myslimanėve?

    Ekzistojnė dėshmi tė shumta tė pandershmėrisė sė ISIS-it nė eksploatimin e parullave se gjoja janė duke luftuar pėr Islam, Sheriat dhe Ummet, nė atė mėnyrė duke plaēkitur, vrarė dhe ekzekutuar mysliman, gjė qė mė sė miri tregon fytyrėn e tyre tė vėrtetė. Nė njė hadith, i dėrguari i Allahut, Muhamedi a.s, ka thėnė: “

    Kur tė shihni flamujt e zi, mbahuni pėr tokė, mos lėvizni as duar as kėmbė. Pastaj do tė shfaqen tė dobėtit tė cilėve askush nuk do t’i kushtojė vėmendje, zemrat e tyre do tė jenė si leva tė hekurit. Do tė kenė shtetin, por nuk do tė pėrmbushin obligimet, e as fjalėn e dhėnė. Do tė thirrin nė tė vėrtetėn, por vet nuk do tė jenė ndjekėsit e saj.

    Emrat do tė kenė me pseudonime,! tė atribuara me vendet e ndryshme, do tė kenė flokė tė gjata dhe tė lėshuara, si te gratė, gjersa vetvetiu nuk shpėrndahen. Pastaj Allahu do tė jep tė vėrtetėn atij qė do”. Kur njė thėnie profetike paralajmėron pėr ndonjė ngjarje, dhe ajo ndodh si ėshtė paralajmėruar, atėherė ajo ngjarje bėhet pa mėdyshje dėshmi e pakundėrshtueshme dhe e vėrtetė”.

    Nė pėrmbyllje tė kėsaj qasjeje mund tė konkludoj se tė cekurat e paraqitura mė lartė, edhe mė shumė e pėrforcojnė atė qė nė fillim tė qasjes e shtrova, se nė mungesė tė mendjes sė duhur, perceptimit logjik dhe kritikės, bota islame nė pėrgjithėsi, e bota arabe nė veēanti ndodhet nė njė gjendje shumė tė rėndė nė aktualitetin e tanishėm botėror.

    Faik MIFTARI

    1. Perse censure ? says:

      Me sa di une ti je nje turk Prizreni.

  5. beni says:

    Po ISIS-in e kane ndertuar amerikanet dhe ska neveoje per shume analiza.
    Ishim vete deshmitare ne xhamia dhe neper tavolina kafenesh para 2 vitesh, kur spushonin disa se propaganduari per vlerat e sirise apo per xhihadin dhe per krimet e Asadit..spushonin se mallkuari Asadin.
    Ne momentin kur amerikes sja mbajti nga rusi dhe shteti shqiptar filloi me dal kunder luftes ne siri, pasi edhe shteti yne ne fillim e perkrahu ne nje forme kete lufte kunder Asadit atehere keta qe spushonin se mallkuari e qepen gojen, madje po ti pyesesh sot te thone qe kurre skane bere thirrje per te shkuar ne siri…habitesh dhe te duket se jane njerez te tjere dhe jo ata qe ishin para 2 vitesh

  6. tomsojeri says:

    Or Faik !Shum je lodh me na sqaru por jo vetem sna sqarove po me cka lexova aty qenka nji corb derrash si me hec ne zonat e Amazones se pa zbuluar ! Njerez te eger qe sdin e skan nje aks qendror me synim atdheu por nje lloj feje me nje Allah qe te tjera i thot nje pale e te tjera i thot pales tjeter ! Cdo kriminel aty flet ne emer te Allahut e vret ne emer te tij ! Ku ka shkelur kurva Angli ka mbjell percarje e katastrof qe e ka len pas e vrojton ter gaz vepren e saj!Po kte ka vazhduar dhe simotra e saj Amerika e keshtu ter ajo zon u be preh interesash te fuqive si ne xhunglen e eger !Sigurisht kjo percarje me shum se kujtdo i intereson Izrailit qe ti mbaj larg ides se tyre te perbashket kunder njohjes se tij, e te mos jen kurr te bashkuar! Lart ne shkrimin gazetarit Ilir lexova per fondet e te ardhurat e bollshme qe ka ne dispozicion ky lloj shteti islamik me kte ISIS!!!Nuk e kam te qart ! KY ISIS kaq i ger ,pjell e Alkaides, ku i gjen kto para qe shumzohet kaq shpejt !Kush e “ushqen” ???Jam munduar te hamendesoj por nuk gjej pergjigje konkrete dhe as ktu nuk e gjeta !Nga vijn kto para ?Nuk ma mer mendja qe edhe kta shqiptaret qe nisen per tu vrar atje shkojn keshtu per qef e per Fe !Sidoqoft un ate qe ve re esht qe me kto krime qe po bejn ata budallej, po pregatitet opinioni per nje nderhyrje te justifikuar, aty, ku tani as Putini nuk ka “goj” ma te flas !…….

  7. tomsojeri says:

    Sapo lexova per vajzen e Sadamit dhe po gjej pergjigjen e pyetjes qe bej me lart !! Nuk me duket fort bindes !Shof qe po perseritet histori e vjeter e ardhjes se te jatit ne fuqi !Ne kte derexhe ku e katandisen Irakun qe spo gjen vehten, mbase kjo esht nje far zgjidhje shpresdhenese !Ne kte bot e kte koh asgje nuk esht cudi !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje