Nga John Kerry*
Në një rajon të polarizuar dhe një botë të komplikuar, Shteti i Islamik i Irakut dhe Sirisë paraqet një kërcënim unifikues për një numër të gjerë vendesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ajo që nevojitet për t’u përballur me këtë vizion nihilist dhe axhendë genocide është një koalicion global që përdor mjete politike, humanitare, ekonomike, ligjzbatuese dhe të inteligjencës për të mbështetur forcën ushtarake.
Përveç prerjes së kokave, kryqëzimeve dhe akteve të tjera të ligësisë totale, të cilat kanë vrarë mijëra të pafajshëm në Siri, Irak dhe Liban, përfshi myslimanët sunitë besimin e të cilëve pretendon se përfaqëson, ISIS (të cilin qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e quajnë ISIL, ose Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit) paraqet një kërcënim edhe shumë përtej rajonit.
ISIS e ka origjinën në atë që dikur njihej si Al Qaeda në Irak, e cila ka një përvojë më shumë se dhjetëvjeçare në dhunë ekstremiste. Grupi ka grumbulluar një forcë luftuese të stërvitur prej xhihadistësh të përkushtuar me ambicie globale, që shfrytëzojnë konfliktin në Siri dhe tensionet sektare në Irak. Udhëheqësit e tij i kanë kërcënuar Shtetet e Bashkuara në mënyrë të përsëritur dhe në maj, një terrorist i lidhur me ISIS qëlloi dhe vrau tri persona në Muzeun Hebre në Bruksel. (Një viktimë e katërt vdiq 13 ditë më pas.) Radhët e luftëtarëve të huaj të ISIS janë një kërcënim në rritje jo vetëm në rajon, por kudo ku do të mund të udhëtonin pa u pikasur – përfshi në Amerikë.
Ka prova që këta ekstremistë, nëse lihen jashtë kontrollit, nuk do të kënaqen duke ndaluar në Siri dhe Irak. Në këtë mishërim, ata janë më të mëdhenj dhe të financuar më mirë, duke përdorur naftë të piratuar, rrëmbimet dhe shantazhe për të financuar operacionet në Siri dhe Irak. Janë të pajisur me armë të rënda të sofistikuara, bastisur nga fushëbetejat. Kanë demonstruar tashmë aftësinë për të kapur dhe mbajtur më shumë territory se sa çdo organizatë tjetër terroriste, në një rajon strategjik që është në kufi të Jordanisë, Libanit dhe Turqisë dhe është në afërsi të rrezikshme me Izraelin.
Luftëtarët e ISIS kanë demonstruar barbari dhe mizori revoltuese. Edhe pse masakrojnë muslimanë shiitë dhe të krishterë në përpjekjen e tyre për të vënë në lëvizje një konflikt më të gjerë etnik dhe sektar, ata ndjekin një strategji të përllogaritur për të vrarë muslimanë sunitë si vetja për të shtënë në dorë dhe për të mbajtur territore. Prerja e kokës e një gazetari amerikan, James Foley, ka tronditur ndërgjegjen e botës.
Me një përgjigje të bashkuar udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe koalicionin më të gjerë të mundshëm të kombeve, kanceri i ISIS nuk do të lejohet të përhapet në vende të tjera. Bota mund të përballet me këtë murtajë dhe në fund ta mposhtë atë. ISIS është i urryer, por jo i gjithëpushtetshëm. Kemi tashmë prova në Irakun e veriut, ku goditjet ajrore nga Shtetet e Bashkuara kanë kthyer drejtimin e luftimit, duke ofruar hapësirë që forcat irakene dhe kurde të hidhen në ofensivë. Me mbështetjen tonë, udhëheqësit e Irakut janë bashkuar për të formuar një qeveri të re, përfshirëse që është thelbësore për izolimin e ISIS dhe për të siguruar mbështetjen e të gjitha komuniteteve të Irakut.
Goditjet ajrore nuk do mund ta mposhtin këtë armik. Nga bota kërkohet një përgjigje shumë më e plotë. Ne duhet të mbështesim forcat irakene dhe opozitën e moderuar siriane, të cilët po përballen në vijën e frontit me ISIS. Duhet të çorientojmë dhe shkatërrojmë kapacitetet e ISIS dhe t’i kundërvihemi mesazhit të tij ekstremist në media. Dhe, duhet të forcojmë mbrojtjen dhe bashkëpunimin tonë për të mbrojtur njerëzit tanë.
Javën e ardhshme, mënjanë samitit të NATO-s në Uells, Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel dhe unë do të takohemi me homologët e aleatëve tanë europianë. Synimi është të sigurojmë ndihmën më të gjerë të mundshme.pas takimit, Z. Hagel dhe unë kemi në plan të udhëtojmë në Lindjen e Mesme për të mbledhur më shumë mbështetje për koalicionin mes vendeve që janë të kërcënuara më drejtpërdrejt.
Shtetet e Bashkuara do të kenë presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në shtator dhe ne do ta përdorim atë mundësi për të vazhduar të ndërtojmë një koalicion të gjerë dhe për të theksuar rrezikun që paraqesin luftëtarët e huaj terroristë, përfshi ata që janë bashkuar me ISIS. Gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme, Presidenti Obama do të drejtojë një samit të Këshillit të Sigurimit për të paraqitur një plan që merret me këtë kërcënim kolektiv.
Në këtë betejë ka një rol për thuajse çdo vend. Disa do të ofrojnë ndihmë ushtarake, të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë. Disa do të ofrojnë ndihmë humanitare që nevojitet dëshpërueshëm për ata miliona njerëz që janë zhvendosur dhe viktimizuar në të gjithë rajonin. Të tjerë do të ndihmojnë për të ringritur jo thjesht ekonomi të shkatërruara por edhe besimin e thyer mes fqinjëve. Kjo përpjekje është tashmë në proces në Irak, ku të tjera vende janë bashkuar me ne për të ofruar ndihmë humanitare, ndihmë dhe mbështetje ushtarake për një qeveri gjithëpërfshirëse.
Tashmë përpjekjet tona kanë bërë që kësaj kauze t’i bashkohen dhjetëra vende. Sigurisht që në lojë janë interesa të ndryshme. Por asnjë vend i denjë nuk mund të mbështesë tmerret e kryera nga ISIS dhe asnjë vend i civilizuar nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë për të ndihmuar që kjo sëmundje të zhduket.
Taktikat e urryera të ISIS po bashkojnë dhe lidhin fqinjë me interesa tradicionalisht të kundërta për të mbështetur qeverinë e re të Irakut. Dhe me kalimin e kohës, ky koalicion mund të fillojë të merret me faktorët që janë në rrënjë të ISIS dhe të tjera organizatave terroriste me axhenda të ngjashme.
Ndërtimi i koalicioneve është punë e vështirë, por është mënyra më e mirë për t’u përballur me një armik të përbashkët. Kur Sadam Huseini pushtoi Kuvajtin në vitin 1990, Presidenti Xhorxh Bush i parë dhe Sekretari i Shtetit Xhejms A. Bejker nuk vepruar as vetëm e as me nxitim. Në mënyrë metodike, ata grumbulluan një koalicion vendesh, veprimi i bashkërenduar i të cilëve, solli një fitore të shpejtë.
Ekstremistët munden vetëm kur vendet e përgjegjshme dhe popujt e tyre bashkohen për t’iu kundërvënë atyre.
*John Kerry është Sekretar i Shtetit i Shteteve të Bashkuara.
Ju duhet ju duhet ndihma e botes, po preblemi eshte se si shume e keni genjyer boten! Ajo qe po ndodh sot ne Irak, Avganistan, Siri, Tunizi..e me radhe vjen si pâsoje e recetes se demagogjise amerikane.
Per Irakun genjyet gjithe boten, mashtruat parteneret tuaj historike pa piken e turpit duke shpikur prova fallco, duke futur ne loje dhe te vetmin personalitet qe ishte akoma kredibel ne syte e botes Colin Powel.
Nese do te kishte ndonje proçes gjyqesor ne nje gjykate normale, me kete dosje ne Amerike ata qe e gtuan do kishin perfunduar ne karrigen elektrike! Sot jo vetem qe Bush me shoke bnuk jane ne karrigen elektrike, po nuk kerkuan te pakten as te falur per dghjetra mijera viktima, per qindra miliarda te shkateruara dhe shtete qe nuk do me rimekemùben me per dekada.
Ky i kerkon botes ndihme sot qe te shkuli barishtet e keqija kur vet i mbolli!!
Pyetja eshte e thjeshte, a ishte me e sigurte dhe jetohej me ne harmoni perpara ketyre luftrave qe hapi Amerika, apo jemi tani me te sigurte?!
Pergjigjen e njohim te gjithe.
Argita , corba eshte gatuar tashme, gabimet jane bere…, por apeli eshte i drejte.
Europa e ka gjarprin brenda, ia ka hapur dyert vete, i shkolloi , i ushqeu, u perpoq ti japi kulture e emancipim, por e kote. Gjarpri vetem kafshon, nuk behesh dot mik. Europa duhet te zgjohet nga gjumi sa nuk eshte vone , perpara se “barinjte islamike” ta marrin perpara e te therrasin:muuuuu motherf***er.
Keni te drejt Blue Jasmin .Garpri Islamik kafshon instiktiv.
“Gabimet” ishin te Programuara .
Mjerishte ajo qe shume nga ne, na duket reale ne kte Bote ,
eshte dicka e inskenuar .
Mendoni ju se i lejojne vetes gabime kto,
si eurrop-janet edhe miqte tane te dashur pertej detit ?!
“Nxuq” ? ,do thoshja une . Nqs kto fuqi boterore te cilet e dredhin globin ne cdo drejtim qe atyre i ben te kenaqen ,do deshironin pikerishte kto qe sot trumpetojn ,ne shqiperi ne kto 24 vjet do kishim nji shtet europian ,pa mjekerrhalete islamik ,pa xhamite dhe pellitjet e kafsheve te egra ne maje minares me altoparrlante ,duke shkaktuar jo vetem ndotje akustike te ambjentit shqiptare .
Por nejse ,le te shpresojme se apeli do prek ate qe pretendon vertet ,duke shkuar ne destinationin e kerkuar nga ne te gjithe bashke .
se c’me vjen per te dhjere kur ju lexoj ????? mos eshte valle era gojes suaj qe ju ben dem juve ne rradhe te pare dhe pastaj atyre qe keni afer ?
hahahahahahahahah !
Ti pelasgian, je ndonji krimb haleje qe rri fshehur aty dhe
ata qe te 10-sin ne koke te duket si goja e tyre !
Qesh pak tani se dukesh krimb me simpatik “hahahahahahahahaha”
pelasgian te kujtohet ajo shprehja ty islamisti dhim deri ne gryke :
(pelasian -c’te permban) .
Te ka humb “g” ne fund ..
Cke se e gjej un tek pi…cka [email protected] tend . HahahajahahahahHahahahHHahahaha
Terrorin Mysliman e gatuat vete, tani duhet ti dlini vete per zot zoti Kerry. Nje sygjerim injoranti, neqoftese doni ndihmen e botes, afroni Rusine si miq dhe jo si armiq dhe mos i shikoni Europianet si konkurrente biznesi, sepse do ju duhen shume ne te ardhmen. Kur e njxerr djallin nga shishja, ai nuk eshte me nen kontrollin tend, zoti Kerry.
Xha Kerry, ka shume te drejt ne ate “Apel” qi i ben opinionit Boteror .
Sikur te ndodhte vertet ai angazhim ,ai bashkim i gjithe botes ,
mesiguri monstra e terrorit te ksaj Bote ,s’do c’faqej me mbi skenen e njerezimit dhe mesiguri , vet Misterr Karry ,
do ta kishte kursyer kte thirrje (drejtuar Botes) … kuptimplote . Poshte terrorizmi nderkombetar , pOSHTE TERRORISTI /Krimineli Islamist – salih rrahman berisha ,
“b.uri shtetit” , pagezuar nga ambasadori amerikan ,
(Cita- Arvizui) ne xhunglen Shqiperi .
Kerry eshte pjestar i nje organizte sataniste vet dhe eshte nie nga ata qe inskenoi tere filmin per te bere gjoja muslimanet jan terrorista me te tere ndihmen e medias cifute. Tani dashka edhe ndihmen e botes?.
Ket pisa bejne skenarin, vrasin vete, fshehin doren, bejne mashtrime dhe pastaj thojne kemi nevoje per ndihmen e botes.
Sa hipokrite qe jane.
Perse nuk ishin keto trazira para luftes ne irak?
Tani lindi terrorizmi?
Islami ka me mijra vjet, me sakte qe nga njeriu i pare Ademi.
ADAMI & EVA jane njezit e pare te ksaj Bote uooo Adem !!!
A’m’kapito-ve shoku !
Versioni islam i qiftit te pare prej nga “rrodhi” njeriu ,
tingellon per kte Bote Europiane mjerisht i pavend.
Zoti Kerry, nuk na thotë, se çfarë bëri e kë luftoi për 11 vjet në Irak e Afganistan…???!!! Mirë “separatistët” në Ukrainë, i financon e ndihmon rusi, po këta të ISIS, mos dini gjë zoti Kerry, kush i financon e ndihmon…???!!! Ju që të tëra i shikoni, që të tëra i dini, pse nuk na thoni ndonjë fjalë për këtë…???!!! Ju që keni bërë kaq “të mira” e kaq punë “të pastra”, në historinë e re të kësaj bote, “pastrojeni” edhe njëherë Irakun e Sirinë, siç i keni “pastruar” deri tani, bashkë me Egjyptin, Libinë, Ukrainën etj.etj. Ju që kudo që shkelni, menjëherë mbijnë zambakë e trëndafila…
Per ata 11 vjet ne Irak pyet Bushin dhe Collin Powell. Nuk ka faj as Obama e as Kerry.
Zoti minister
Ajo ke ti gabim ne thelb dhe perendimoret e tjere eshte se ju mendoni se keni te beni me ca njerez te prapmbetur me nje fe te pazhvillur!
Kur nuk do keni sukses.
Provoni ti shikoni si kafshe dhe e keni gjetur zgjidhjen!
ha ha ha ha ha ha..qysh tha mere fizi…tani sme ngelet gje tjeter por vetem te qesh..ik or kerr se vetem naivet i besojne ato qe thua..gjithcka qe behet ne lindjen e mesem e ka nje vule. MADE IN USA
Ju AMERIKANET dhe disa vende perendimore e krijuat kte mut per perfitimet tuaja me ate te famshmen pranver arabe moret hajdut burgaxhi dhe kriminel i armatoset dhe i leshuat siç dini vetem ju ne vendt e orjentit, tani ata ju jan kthyer ne bumerang, dilini per zot ju tani, zagaret tuaj jan kthyer ne hijena dhe po behen kercenim per boten mbar tani jeni ju qe duhet ta nxirni boten nga ky mut ku e futet,pergjegjsia bie mbi AMERIKEN FRANCEN DHE ANGLIN.
Per te filluar terrorin duheshit vetem ju, ndersa, per ti dhene fund ju nevojiten dhe te tjere??? Nejse, e rendesishme eshte ti jepni fund katrahures qe ndertuat me shume mund ?
Jemi lodhur me pun pa rezultate definitive.
O kerr te kemi dhjer se as ne shqiptaret nuk jemi filoamerikane ashtu sikur ju kujtoni.