Nga Feim Ruka*
Secili sipas këndvështrimit të vet gjykon, konkludon, komenton dhe bën sugjerimet e veta. Ndërsa i referohemi rastit të Sarandës, ku ish-punonjësi i zyrës së deputetit socialist Koço Kokëdhima Agron Cane, i kërkonte një qytetareje dhe së bijës favore seksuale në këmbim të një vendi pune që në fillim lindin disa pyetje:
-A është rasti i Sarandës thjesht një veprim ordiner i një individi që nuk kontrollon dot “epshet” e tij , apo paaftesi e deputetit Koço Kodhima në përzgjedhjen e punonjësit të zyrës?
-A përfaqeson ky rast Partin Socialiste, siç po e iterpretohet e politizohet nga opozita, apo është një përzgjedhje e gabuare dhe individuale e deputetit apo dikujt tjetër?
– A duhet të jet rasti Sarandës një shkak për të bërë një analizë të thellë që veprimeve të pahijshme tu pritet rrugë, duke kufizuar pushtetin e individit në emërimet dhe punësimet pa kriter.
– A duhet të merren deputetet me punesimet individuale, apo me zgjidhje të problemeve në parim?
Në të vërtet rasti që ka hapur mjaftë debate edhe në rrafshin politik është veprim individual i një “manjaku” seksual, i cili nuk ka të bëjë me PS, ndaj rasti i Sarandës dhe politizimi i saj janë dy gjëra që nuk shkojnë . Zhurma e PD në opozitë, për të goditur PS, kuptohet që ka sfond të qartë politik. Por a ka vend për të reflektuar, diskutuar dhe për të korigjuar praktikat e emërimeve dhe të punësimeve? Patjeter që ka! Natyrshëm lindin disa pyetje, se kush e emëroi këtë person? Çfar kontributi ka pasur e ka dhëne ky person për PS, që sot PS, të mbaj kostot e sjelljes perverse të tij? Pse zyra e deputetit të merret me punësimet, kur në çdo rreth qendër Qarku ka zyrë pune, një pushtet vendor, disa drejtorë institucionesh që janë përzgjedhur për të kryer detyrat! A duhet të këtë një këshill konsultative për çdo sektor që behen reforma apo emërime, apo duhet të ketë pushtet absolut individi apo titullari? Praktikat e deritanishme tregojne se individi ka marrë pushtet të pakufizuar. Çdo forcë politike ka njerëzit e vet që hartojnë programet e zhvillimit dhe zbatojnë politikat e programit të partive respektiv, për të cilat elektorati voton. Kohët e fundit shikojmë se ndaj atyre që bëjnë luftën politike për të fituar e zbatuar programin politik është ngritur një stuhi e koduar “militantet”. Luftë kundër militanteve të partisë. Militant i partisë është ai që ka një ideal rreth një programi e teori të caktuar politike, që punon për venien në jet të këtij programi. Nga ky lloj militanti nuk i vjen asnjëherë e keqja partisë ciladoqofte ajo, apo shoqerisë në përgjithesi. Sot shikojmë se shumica e militantëve të vërtet, me integritet dhe të aftë profesionalish janë jashtë adminstratës publike për zbatimin e programit për të cilin punuan dhe fituan. Militantet e vërtet janë zvendësuare me servilët e deputetëve dhe titullarëve të tjerë të pushtetit vendor dhe institucioneve të ndryshme, janë zvendësuar me “kameleon” qe dijnë të ndryshojnë ngjyrë e të ndërrojnë teserat e partisë sa herë që ndërrohen pushtetet. Vendin e militantëve e kanë zënë persona me interes të ndërsjellt, e “mercenarë” të ardhur nga mund e që gjithçka mund të jenë, por socialist e militant partie nuk mund të janë. Kush nuk e njehë nga brenda situatën këtë kategori njerzish i konsideron militant partie ngaqë kanë filluare punë, por në të vërtet këta nuk kanë asnjë lidhje me partin, por ata dinë të manovrojnë me individe të pushtetshem që spekulojnë me autoritetin e partisë dhe këta në çdo kohë ngelen në punë. Nga këta tipa nuk pritet ndryshim. Për tu kthyer te rasti i Sarandës ku një zyrtari të deputetit Kokëdhima, në këmbim të një vendi punë i kërkonte të ëmës favore seksuale me një të mitur.
Ndaj pysim; ky përfaqësues deputeti ishte përzgjedhje e tij apo e strukturave të PS? Për këtë nuk kemi djeni? Aktualishte strukturat e PS, sëbashku me militantët e vërtet janë anashkaluar, pasi kanë 14 muaj që nuk fuksionojnë organizatat e partisë në të gjitha nivelet, pra fuksionet e partisë i ka marrë individi, ndaj partia socialiste nuk ka pse të mbaje kosto. Pergjegjesinë ligjore në gjitha rastet ashtu si edhe në rastin në fjalë e mbajnë individët që janë për turpin e tyre. Përgjegjësin morale, politike dhe korigjimet e nevojshme duhet t’i bejë personi përgjegjes që rekomandoj punësimin e tij, qoftë ky deputet apo ndonjë pushtear tjetër politik apo i administratës publike. Praktika e deritanishme në rrethin e Beratit, tregon se deputetët kanë marrë pushtet të pakufizuar në emërime dhe punesimet në administratën publike. Këto veprime kanë bërë që deputetët të kanë frikë të takojnë të përballen me elektoratin që i votoj e më gjerë. Deri tani përfaqësyesit e popullit nuk janë angazhuar për tu dhënë frymmarrje sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe që krëkojnë zgjidhje për shkakedhe të prishmërisë shumë të madhe të qytetarve. Në admistratë janë emëruar njerëz pa asnjë lloj merite, qoft profesionale apo politike, e vetmja merit e tyre mund të jet qenia mik, servil apo ndonjë interes i ndersjellt për atë që e emëron. Në dy drejtori u emruan drejtorë dhe u shkarkuan si të papërshtatshem për shkak se ishin të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë! Kush e mbajti përgjegjesinë për këta drejtor, kush na thotë se si u përzgjodhen dhe na u futën këta anonim? Opinioni duhet ta dijë se këta persona nuk ishin militante partie, por ai lloi tjetër qe cituam më lart dhe që përdoren nga individ të veshur me pushtet.
Nga këndvështrimi im të gjithë kërkojnë pushtet të pa kufizuare, ndëryjnë kudo e për çdo gjë për interesa të tyre, duke mënjanuar strukturat legale të partisë nën “logon” kundër militantëve dhe pro servilëve dhe paaftësisë.
Punësimet dhe emërimet nuk duhet të bëhen me konsiderata personale dhe favore të ndersjellta, por me kritere dhe vlerësim të aftësive dhe nevojave të që kanë sektorëve të ndrysheëm të ekonomoisë. Këto vlersime nuk mund ti bëj një individ sado i mençur të jet. Ato duhet ti bëjnë strukturat e partisë, të cilat me programin dhe platformën politike fitojnë zgjedhjet, duke u mbështetur në ligj e drejtësi.
Dhe pikëpyetjet vazhdojnë!
A duhet të meren deputetët me punësimet individuale, apo me zgjidhje të problemeve në parim dhe që i ngarkon kushtetuta?
Për mendimin tim deputetët shkelin ligjin kur merren me probleme të ekzekutivit, të pushtetit vendor apo drejtorive të institucioneve të ndryshme. Pushteti ligjislative është i ndarë nga pushteti ekzekutiv, këtë e dinë edhe deputetët.
Deputeti që del nga listat e një partie politike, është produkt i kësaj partie, dhe jo “komandant” i saj i fuqiplot dhe i pakontrollueshëm.
Deputeti nuk duhet të anashkalojë partinë, pasi kjo parti dhe me siglen e saj fitoj mandatin.
Po pse ndodh që deputetët kërkojnë të krijojnë klientelën e vet?
Deputetët kanë vënë nën surveim drejtorët që të mos marrin asnjë punonjës pa miratimin e tyre, dhe më keq akoma, kanë hyrë në rivalitet me njsëri-tjetrin se kush deputet duhet të ket monopolin e emërimeve në administratën publike.
Këtë lloj rivaliteti dhe arbitrariteti e ndjejnë nevojtarët dhe hallexhinjtë që në kushtet absurd të krijuara, zgjidhjen duhet ta kërkojne tek deputeti më i fort.
Kjo metodë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, dhe ky është një turp i vërtet që i duhet dhënë fund. Deputetët kërkojnë të forcojnë rrethin e tyre të ngusht të miqëve dhe shokëve për ti përdorur në momentin që u duhet, por harrojnë se me këto monovrime e kan humbur të gjithë ushtrinë, ashtu si ndodhi me pushtetin e Sali Berishës në zgjedhjetrb fundit parlamentare. Deputetët, me vendet e punës që u premtojnëb shokëve dhe miqve, tentojnë të vëvë nën kontroll partinë, synojnë të krijojnë premisa që të rekomandojnë në krye të partisë njerz që nuk janë antar partie dhe nuk kanë pasur asnjë lidhje me PS.
Ku do te vemi kështu?
Në Berat, kemi disa raste që emërimet dhe punësimet janë bërë në mënyrë klienteliste, të pamerituara, nepotike, nga individë të veshur me pushtet. Përse deputetët, përfaqësuesit e pushtetit vendor, drejtorët nuk marin takim me popullin nëpër rajone e lagje, por janë ngujuar nëpër zyra? Pse kanë frikë?
Ata kanë frikë se kanë bër padrejtësi! Ata kanë frikë se me njerzit që kanë emëruar e punësuarë nuk krenohen por turpërohen! Ata kanë frikë se deri më sot ata nuk njohin shqetësimet reale të popullit. Ata ndjehen keq nga kritika. Ata kanë frikë sepse e kanë diziformuar kryetarin e PSSH-së¸ Edi Rama dhe drejtuesit e tjerë të kësaj partie.
Përsa kohë që militanti i partisë do të barazohet dhe zvëndësohet me servilin, sharlatanin, mercenarin, me interesin e ndërsjellt, me nepotizmin dhe klientelizmin, veprime si ai i Sarandës dhe i natyrave të tilla do të jenë të pranishme. Përsa kohë që partia nuk do të jetë në rolin e saj, personat e veshur me pushtet me veprimet e tyre do e gërryejnë nga brenda çdo parti qoftë ajo e majtë apo e djathtë. Keqpërdorimi i partisë nga pushteti nga individid të ndryshëm është sinjali më i fort, që anëtarsia e partisë dhe votuesi shqipëtar të ruajnë demokracinë nga pushteti i arrogant e i pamerituar i individit.
*Autori është këshilltar i PS, në Këshillin Bashkiak Berat
O trap, deputeti duhet te degjoje nje per nje gjithe ankesat e qytetareve qe ka ne zone dhe te perpiqet ti zgjidhe sipas ligjit jo ne shkembim te seksit.
I nderuar Feim!
Te gjitha cfare ke shkruajtur jane te drejta,por ne fund e ke dhje…..,ku thua qe kane frike se kane disinformuar Edi Ramen.Jo i dashur , ata bejne ashtu si ka bere Edi qe ka punesuar ne vende kyce ata qe nuk kane asnje lidhje me PS , qe punesoi te gjithe miqte dhe shoket e Bashkise dhe qe ka lene rrugeve te gjithe intelektualet dhe specialistet te cilet jane me shumice ne PS etj.
O Feim, po mjaft se e mbyllem ate pune. Ate shoqen e beme recepsioniste tek zyra e punesimit. Tani ti po e hap prape kete avaz qe ti besh me shume publicitet kesaj zonjes qe te pretendoje te behet deputete pastaj..
Shruaj per ndonje gje tjeter si psh si po vidhgen akoma parate e bankes se shqiperise ase parate e shqiptareve.
Qe ne sarande favoret sexsuale jane si buka e mengjesit,eshte e sternjotut.Ka degradim shoqeror dhe me tej mund te jet cte doj.
Duhet te jetosh ne sarande qe ta kuptoni.
o zoteri kush je ti qe flet per emerime nepotike?????
duhet te mesosh qe iku koha e xhaxhit enver ku emerimet vinin nga byroja e partise. asaj partije qe ju lokalistet, me dallaveret provinciale e stisni si te doni, me nje mije te zeza dhe pastaj kerkoni shperblime… leri djemte dhe vajzat energjike te beratit dhe shqiperise ta ngrejne kete vend.
iku koha e vdekesirave
Shume keq qe ajo zonje eshte emeruare ne ate vend, pikerishte keto lloj emrimesh kritikojme.Cfar perfaqeson ajo zonje?Po ashtu themi se cfar perfaqesonte ai zoteri? Kur kemi shume te tjere qe jane fisnik, qe u takon qe te kontribojne ne sektor te ndryshem.Persa i perket z. Bujar Meta une them se dhe koha e Enverit qe ju e kritikoni ka pasur rregulla te mira ashtu si dhe ka pasur gjera per tu permirsuare. Nuk eshte vetem deputeti ai qe i zgjidh te gjitha, por jane rregullat ato qe bejne zgjidhjet e drejta. Individi nuk duhet te abuzoj cilido qe te jet. Duhet hequr dore nga servilizmi. Jane partite politike ato qe prodhojne pushtet dhe jo deputeti qe eshte derivat i partise. Prandaj i dashur Bujar!
Me mire sherbeje partise ku je rreshtuare ciladoqofte ajo, se sa servil i nje deputeti qe shfrytezon partine per esape te tij.
O Bujar do te flasim me emra,ke mendon se kane energji?Asnje drejtor nuk e meriton emerimin madje gjerat shkojne edhe me thelle …tek pagesa, per kete duhet pyetur Fadil Nasufi !