Nga ana tjetër, kemi problemin e marrëdhënies politike mes Bankës së Shqipërisë dhe klasës politike në vend, nga e majta te e djathta. Dhe më tutje, kemi problemin e reputacionit që i është cenuar autoritetit monetar, qoftë në funksionin e saj si bankë, qoftë si garantuese e stabilitetit ekonomik të vendit.
Klasa politike nga qeveria te opozita e ka dhënë sakaq qëndrimin e vet, atë të mosndërhyrjes së saj në menaxhimin e Bankës së Shqipërisë në emër të respektimit të pavarësisë politike të bankës apo të moscënimit të reputacionit të saj. Për çudi, opozita ka qenë më ekstreme se sa qeveria në këtë argumentim. Ata po thonë se një sulm verbal mbi menaxhmentin e bankës qendrore është një sulm mbi stabilitetin financiar të vendit. Madje, argumentimi më ekstrem i dhënë nga ish-ministri i financave, Ridvan Bode, ishte që thotë se pavarësia është më e rëndësishme se sa cilësia e menaxhimit të bankës.
Kjo linjë argumentimi është diçka më shumë se sa një alibi apo një justifikim i mbrojtjes së Guvernatorit. Partia Demokratike nuk është e njohur për një shkallë të tillë përgjegjshmërie në lidhje me stabilitetin e vendit. Vetë ish kryeministri Sali Berisha është i mirënjohur për disa tentativa, të suksesshme dhe të pasuksesshme, për shkatërrimin e stabilitetit financiar të vendit. E njëjta gjë vjen edhe për qeverinë e sotme, Partinë Socialiste, e cila, kur ishte në opozitë, kreu një sulm verbal të organizuar kundër Bankës së Shqipërisë pa e vrarë mendjen shumë për stabilitetin financiar të vendit.
Problemi i parë me vjedhjen e 713 milionë lekëve është që vjedhja ka ndodhur pikërisht aty ku paratë ruhen. Dmth, Banka e Shqipërisë ka si qëllim ekzistencial të ruajë thesaret e vendit, qofshin ato para të thata, qofshin metale të çmuara apo bizhuteri. Në një situatë normale, një ngjarje e tillë do të kërkojë së paku rishikimin e të gjithë kuadrit ligjor dhe administrativ të bankës.
Problemi i dytë është që banka, me Këshillin Mbikëqyrës dhe Guvernatorin, duhet të dëshmojë një shkallë përgjegjshmërie në një rast të tillë, së paku duke kërkuar llogari administrative për çfarë ka ndodhur, duke kërkuar mangësitë që sollën vjedhjen. Këshilli, së paku për atë që është bërë publike, duket se nuk e ka bërë punën e vet. Përkundrazi, anëtarët e Këshillit ngjajnë se janë jashtë loje në këtë çështje. Vetëm një anëtare e Këshillit Mbikëqyrës, znj. Ermelinda Meksi, ka kërkuar publikisht nxjerrjen e përgjegjësive administrative të BSH. Anëtarët e tjerë nuk e kanë parë të arsyeshme as të shtrojnë pyetjen se si ndodhi vjedhja, si dështuan procedurat e kontabilizimit, mbikëqyrjes e kontrollit.
E treta, pavarësia politike e Bankës së Shqipërisë është e rëndësishme për efekt të politikës monetare. Kjo pavarësi nuk mund të shërbejë si justifikim për moskërkimin e llogarisë administrative.
Banka e Shqipërisë është një institucion i pavarur. Por politika shqiptare që sot po thekson pavarësinë si argument të mosveprimit nuk ka kurrfarë kredibiliteti se beson seriozisht te ky argument.
Politikanët duhet ta respektojnë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë ashtu siç duhet të respektojnë pavarësinë e një numri të madh institucionesh të pavarura. Ata duhet të mësojnë të respektojnë edhe hierarkinë e ligjeve. Qeveria e shkuar është e mirënjohur për sulmin barbar ndaj çdo koncepti institucional, ndërsa qeveria aktuale na bëri të ditur brenda 300 ditëve që nuk është se i njeh shumë mirë konceptet ligjore.
Një numër i madh shqiptarësh duket se besojnë se përgjegjësia morale për vjedhjen bie mbi menaxhmentin më të lartë të bankës. Në fund të fundit, është menaxhmenti përgjegjës për garantimin e mirëfunksionimit të institucionit dhe pikërisht menaxhmentit i bie të japë llogari. Politikanët nga e majta në të djathtë nuk mendojnë kështu. Edhe një herë, ata në grup mendojnë ndryshe nga shumë shqiptarë. Por për të fshehur këtë po argumentojnë me nevojën e respektimit të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë. Nëse ata thonë një opinion mbi këtë çështje, siç thonë të gjithë shqiptarët, pavarësia nuk preket. Pavarësia preket në rast se politika bën veprime të kundërligjshme. Për këtë arsye, argumenti i pavarësisë dhe i stabilitetit financiar si justifikim për mbështetjen e menaxhmentit të bankës duket qartas që nuk qëndron
Për Fullhajnin-Qeveria,
seriozisht hiç nuk u ndal,
kjo tregon se Qeveria,
si Fullhajni s’ka moral!
Edhe President’ i tyre,
nuk qëndroi tek ky skandal,
kjo tregon se dhe Nishani,
si Fullhajni s’ka moral!
Parlamenti qe i mbledhur,
po nuk foli asnjë fjalë,
kjo tregon se Parlamenti,
si Fullhajni s’ka moral!
Edhe Llalla pér Fullhajnin,
s’hapi një proçes penal,
kjo tregon se edhe Llalla,
si Fullani s’ka moral!
Edhe Kshilli i Mikqyrjes,
që në gjunjë Fullos ju fal,
na tregoi që është një mostër,
ku s’bëhet fjalë për moral!
Sot që të trija pushtetet,
kanë marrë një ngjyrë katrani,
në të njëjtin thes janë futur,
Rama-Meta dhe Nishani!
Duken ndryshe në shumë gjëra,
Rama-Meta dhe Nishanin,
por janë fare të njëjtë,
në thesin që ka Fullhani!
Nje gje eshte e sigurt:
-me transfertat e dyshimta te parave qe kane kaluar nga banka e shqiperise per politikanet tane te ndyre ne drejtim te parajsave fiskale,eshte marre dhe garancia per Full hajnin se nuk do ti preket fija e flokut per cfare do paudhesie qe te beje.
Ndryshe,nuk ka si shpjegohet kjo “trimeri” e tij per tu mos u paraqitur ne komisjonin parlamentar te ekonomise per shpjegime.
super http://goo.gl/E6Q8u6
Analize e persosur !
Nje te lumte per permbajtjen e vargjeve.
Disa pyetje shumices Parlamentare dhe qeverise Rama:
U futen ne burg deri tani 17 veta,nuk e dime sa te tjere do te futen neser e me tej.Akoma do flini me ate krah,se Banka Kombetare ka garancite e duhura me Guvernator Fullanin?
A nuk eshte ne dore te tij,gjithe emerimi i personelit te kesaj banke?
A nuk jane keta te perzgjedhurit e tij,te cilet nuk kane bere detyren?
A kemi garancine e duhur,se dhe punonjesit e tjere te paarestuar deri tani apo te tjere te kesaj banke jane te afte te bejne detyrat e tyre?
A mund te kemi patur transferta te dyshimta parash jashte vendit,prej ketij personeli,dhe qe askush nuk i lidh me vjedhjen,por eshte njesoj kriminale si vjedhja?
Cfare “sekreti shteteror”,qenka lista e punonjesve te bankes qe nuk i jepet Komisionit te Ekonomise te Parlamentit?Apo po behen verifikimet ne sistemin TIMS do na dalin se kane dale jashte vendit,me shume se Collaku,me paret e vjedhura ose te krimit.
Per te gjitha keto,o qeveri,qe te kemi zgjedhur te na qeverisesh,cfare pergjigje do na japesh?
Po sikur te futet ne burg,ky hajni,Fullani se bashku me suiten e tij drejtuese-administrative,perseri nuk do vini dore?
Dhe se fundi,po shkeleni njehere ligjin dhe Kushtetuten,per nje interes te tille madhor,se nuk ju gjen gje.Le t’a ktheje presidenti,apo Gjykata Kushtetuese,dhe pastaj,mos e zbatoni si ato dhjetra vendime dhe dekrete te ketyre viteve,te cilat nuk jane zbatuar kurre.
Meta foli per meritat e hajduteve qe e denoncuan vete vjedhjen e bankes. Keshtu foli dhe nje miku i tij shume i njohur por qe mua nuk me kujtohet emri. Di qe fillon me Ber por te me vrasesh nuk e mbaj me mend zgjatjen. Nje fare Spartak Brahoje doli mbrojti Fullanin dhe i beri qepaze shoket e tij qe nuk japin urdhera dhe firma (pervec firmave per parate qe marrin per verberine e tyre). Presidenti nje dite kur u fol per vjedhjen tha se Banken tone (qe gezon statusin e pavarur) e kane ndertuar italianet. Rama tha me keqardhje dhe dashuri se Fullani eshte i pavarur. Fjalet me te bukura i qendisi nje fshatar nga Rakicka e Devollit qe me talentin e tij fshataresk arriti deri minister financash: “Pavaresia e bankes” tha ai “eshte me e rendesishme se funksionimi i saj” Ne keto gjurme dhe deklarata, nje miku im vrau dhe vodhi komshiun e tij” Por ne miqte e tij e njohim per burre te mire dhe gezohemi qe vrasjen e kallzoi vete ne polici dhe ai vrasesei-hajdut eshte individ i pavarur. Dhe pavaresia e tij eshte me e rendesishme se jeta e komshiut qe ai vrau dhe e gjithe komshijve ne lagjen e tij. “Ti Shqiperi me jep ndere…” shkruante Naimi pa marre vesh se Banka e asaj qe i jepte nder, do te vidhej nga horra te pavarur!
E thene me thjeshte,vjedhja nuk eshte bere me nje teknollogji te avancuar,qe ka bere te pa mundur zbulimin e saj.
Deri tani numeri i te arestuarve kap shifren 15 punonjes!!!!!
Te jene implikuar te gjithe punonjesit dhe Governatori nuk di gje ?!!!!
Bjerrini shkurt dhe sakte.
ARESTONI GOVERNATORIN !
Shteti i Fullhanerise ,
U be Shqiperia ime
ekstremi i babezise
politik mbushur me krime !
Ngjan Fullhani keto dite
nje hero pozitiv
kur financave te shteit
iu ka vene eksploziv !
Mbyllin gojen kriminelet
Ata, gojeshthururit dhe me grate
kane dhimbje mos lendohet
bashkepunetori i tyre i ngrate
Ky vend keshtu pesoi ,
asnje ilac s’i ben derman
Vec vargjet e Fan Nolit
Hakun Shqipes ia lan !
Ed Rama ti rruaje “Pavarsine dmth Virgjerine” Bankes se Shtetit Shqiptar se shkerdhimin e saj e beri Fullhani dhe 40 hajdutet e tjere: miq, kusherinj, baxhanaker,kunata, motra, goca, cuna, vellezer, kurva e kurvare nga te gjitha anet e politikes.
Banka e Shqiperise eshte shnderruar ne
Bordello te Shtetit Shqiptar ku virgjerine e stafit e siguron dora vete Kryministri
Pavaresia e Bankes qe aq shume po tellallizojne pozita dhe aq me shume opozita e dirigjuar nga Sali Fasllic
Milloshi duan te shpetojne pikerisht governatorin Full-hajnin ! Pse ? Sepse , me sa duket , te gjitha allishve-
rishet i kane bere me te ! I vetmi njeri qe po ndeshet balle per balle me Full-hajnin eshte Erion Brace, deputeti
me cilesor i mazhorances , gje qe tregon qarte se ky deputet nuk eshte perfshire ne aferat e pista te Sali Vici-
dolit ! Kot lodhet ”Dhalla” qe po arreston ”cironkat” , ndersa PESHKAQENET E MEDHJENJ rrine e bejne sehir
se cfare po ndodh me kamikazet e partise ”meme” , duke shpresuar se kjo do t’i mbroje , mjafton qe keta te
mos e ”hapin gojen ” dhe te denoncojne Peshkaqenet grabitqare qe livadhisin e tellallizojnen cdo dite ne face-
book per t’na mbushur mendjen qe ata jane ‘engjej” ! Po valle i ha populli dokrat e Berishovicit-Bashicit-Full-
Hajnit e Co. …..?!
Edhe mosnderhyrja, tek nje institucion “i pavarur”, etehere kur eshte domosdoshmeri, eshte po aq e demshme, sa nderhyrjet pa ligj te qeverise se meparshme. Pervec kesaj, eshte sqaruar tashme qe pavaresia i perket politikave qe ndjek BSh dhe nuk ka te beje me skandale te tilla. Dmth, shkelni ligjin, blijeni Dajtin se i duhen leke qeverise, beni tendera pa asnje kriter ligjor, lereni 5 vjet banken ne rikonstruksion, beni ndere dhe merrni ne pune njerez te paafte, vidhni, hani pini pa kursime, beni masazhe te clodheni nga stresi i madh dhe ne fund futini dhe nje loje volejboll… S’kemi c’tu bejme jeni “te pavarur”, te varurit jemi ne.
THEOFANUS STYLIANOS MAVROMATIS (NOLI)
!A te duhen luftetare?Dhe arratine armiku te marre?
A do botes ti vesh zjarre?Merr nja dhjete kosovare.
Ate duhen sharlataneQe lepihen ne cdo sahane
Qe te percajne vataneKe sa te duash tropojane
A te duhen budallenjCa gomere e ca kopuk
Hajdut kacak e batakcinjeShko e merri mu ne Puke
A te duhen genjeshtar?Matrapaz e koke thare?
Kripen ta shesin per fareMer krutane dhe je i lare
Po qejflinj a te duhen,qe me jevga dine te kruhen
Zonja qe pjellin cdo vit,vec Elbasani i rrit
Ne do burra llafezane,qe cudisin gjithe dynjane
Qe rrine tere diten rrugesNga keta gjen plot ne Durres
Po kerkove koke palareKryengrites dhe gomare
Qe punet te shkojne vajshko e merri ne Kavaje
Do budallenj qe vec hane?Me dy kembe do hajvane?
pasuri qe sdin te veneMerr shetit gjithe Myzeqene.
Kur vjen puna tek intersat madhore te tyre, e keni vene re se “politikanet” e te gjithe spektrit jane ne nje gjatesi vale.
Shikoni si reagojne ndaj vjedhjes me spektakolare te BSH, ne emer te stabilitetit! Shikoni si bien ne emrues te perbashket dhe qelben e llangosen ne betonizimin e zones se Liqenit.
Perse ndodh kjo? Eshte e njohur filozofia qe populli lihet ne varferi ekonomike si rrjedhim shpirterore, dhe ato pak energji qe kane e mendojne qe keta horra dhe cuba po na shkaterrojne jeten dhe te ardhmen e femijve tane,por pak u shkon mendja te organizohen dhe te ngrihen.
C’fare ti besh “Cekut te Bardhe” dhe ustallareve te tyre. Shakterroi cdo gje,si rrjedhim sindikatat, dhe i la shqiptaret te hallakaten kafeneve duke u qare si pleq te semure, dhe duke mallkuar fatin qe u la ne dere kete klase politike. Fatin e tij cdo popull e zgjedh vet. Dhe DUHET TA ZGJEDHE
Deri dje ishte pergjegjes per cfare ndodhte ne kete vend Berisha ,kurse
sot eshte vetem Rama ,ky skandal po mbulohet nga Meta. & Rama .
9 miliard lek esht rroga mujore e 100 000 zyretarve.Fullani do varrej per topesh po te ishte koha Ramiz Alis.
Ndihme per Bracen dhe Kuvendin!
Meqe po kerkoni ligj per ta shkarkuar, ate e keni ne tavoline dhe quhet Ligji per Banken e Shqiperise.
Atje thuhet qarte se kuvendi shkarkon antaret e Keshillit dhe Guvernatorin kur ata punojne ne dem te Bankes.
1. Kane krijuar nje bande si Ali Baba (jam i sigurte se 40 do behen)
2. Kane cenuar besimin e publikut tek bankat ( mos prisni qe depozituesit tu japin prova per kete se do jete vone edhe per Ju te gjithe)
3. Kane demtuar kapitalin themelor te bankes ( Avokat Ngjela ja u ka thene qarte)
4. Kane vene ne rrezik dhe dyshim maredheniet me institucionet nderkombtare (i sigurte qe edhe me investitoret)
5. Kane ulur ne minimum reputacionin e BSH si institucion mbikqyres (ke do dergoje Guvernatori per kontroll tek bankat e nivelit te dyte?!, ata qe jane ne 17she apo te tjere qe nuk i dihet??)
Kjo eshte e verteta qe duhet pare ne sy, pra qe edhe ligjerisht eshte e pafslshme vonesa.
Te filloje te firmoset peticioni:Tu pritet koka saliut,bashes,nishanit,Llales,Nanos,islamit,meidanit dhe te gjitheve hajduterise te PD dhe PS-LSI.Te pastrohet kombi.