Kur Shqipëria ishte mike e Maos

1 Shtator 2014, 18:52Blog TEMA

Nga Pierre Haski

 

Sot Shqipëria është njëfarë kushëriri më i varfër i Evropës, edhe pse nga fundi i qershorit ia doli të marrë shumë të lakmuarin status kandidat për në Bashkimin Evropian. Por ka pasur një moment kur Shqipëria kishte ambicie prej fuqie të madhe. Të paktën për Pekinin, po të kemi parasysh se Shqipëria socialiste ka qënë për vite me radhë i vetmi aleat i Kinës së Maos, madje disa kinezë besonin se Shqipëria ishte vendi më i rëndësishëm i Evropës.

Por kjo periudhë është harruar me kohë dhe Shqipëria ka gjetur pozicionin e saj të vërtetë, atë të një vendi të varfër ballkanas, i cili njëzet vjet mbas fundit të njërit prej regjimeve komuniste më të theksuara ne botë, po tenton akoma të rindërtojë një shtet të denjë për vetë emrin.

Reflektimi im mbi këtë epokë u nxit me rastin e aktivitetit “Takime Fotografike” zhvilluar në qytetin e Arles, në kuadër të së cilit fotografja dhe historiania e re fraceze, Anouck Durand kishte përgatitur një ekspozitë dhe një libër që meritojnë të shihen.

Të dyja këto titulloheshin “Miqësi e përjetshme”, domethënë po e njëjta formulë e përdorur pëer të përkufizuar marëdhëniet midis mes Pekinit e Tiranës, mes Mao Ce Dunit dhe udhëheqësit komunist shqiptar Enver Hoxha, i vetmi që ndoqi Timonierin e madh teksa ky u prish me Bashkimin Sovietik “revizionist”, për të mbajtur lart flamurin e kuq të revolucionit. Fotografja Durand u “hodh” me kokë në historinë e Shqipërisë, me  mendimin se do t’i duheshin rreth një muaj kohë për ta njohur, por janë rreth shtatë vjet tashmë që është e impenjuar dhe akoma s’duket t’ia ketë dalë mbanë.

Interesi i saj ishte lidhur me fotografitë e propagandës që Shqipëria, si të gjithë regjimet diktatoriale dhe jo vetëm, përdorte me qëllim përmirësimin e imazhit te saj, e mbi të gjitha, atë të liderit të saj.

Durand arriti të gjejë e të takojë tre nga këta fotografë akoma në jetë, Pleurat Sulon, Refik Veselin e Katjusha Kumin, e vetmja grua e grupit, dhe fotografitë qe ishin bërë asokohe, e më pas punoi për një një fotoroman. Po po, një fotoroman si në revistat e së shkuarës, që tregon historinë e vërtetë, përmes fotografive shkrepur nga ata të tre përgjatë një vizite në Kinën e viteve gjashtëdhjetë.

Tre fotografët qenë dërguar në Kinë në gjatë kulmit të revolucionit kulturor, për të mësuar një teknikë që kishin zhvilluar kolegët kinezë: e duke përdorur tre filtra të ndryshëm, një blu, një të verdhë dhe një të kuq.

Ironia e kësaj historie absurdi është që në Shqipëri këeta fotografë, sidomos misteriozja Katjusha, e cila bënte pjesë në një njësi speciale propagande, përdornin ndërkohë filmin me ngjyrë Kodachrome, po kjo s’mund të pranohej absolutisht publikisht, mbi te gjitha përpara vëllait të madh kinez, që po përdorej material kapitalist.

Interesi për këtë nismë, hokatar për nga forma, por historik për sa i përket përmbajtjes, lindi nga tregimet e këtij udhëtimi që ndërmorën fotografët e vendit  vëlla. Vizitorëve iu rezervuan të gjitha nderimet përfshirë shtrëngimin e dorës së Maos, gjysmëzotit që drejtonte Kinën. Ambasadori i atëhershëm shqiptar u kishte dhënë atyre mesazhin që duhej transmetuar: “Miqësia e përjetshme mes dy vendeve tona ka pak që është vendosur, por konsiderohet me seriozitet të madh nga dy vendet vëllezër”.

Fjala e Maos përmbante tone lirike: Partia e Punës së Shqipërisë rreshtohet kundër revizionizmit modern e i kundërvihet klikës së Partisë Komuniste të Bashkimit Sovietik e ndjekësve të saj, si edhe renegatëve jugosllavë të Titos. Partia e Punës së Shqipërisë është një model i lavdishëm për partitë dhe organizatat e gjithë botës. […] parti e popuj të Kinës e të Shqipërisë, bashkohuni!”.

Pas takimit me Maon, vizitorët shqiptarë u çuan në një fabrikë ku të gjithë punëtorët donin “të preknin duart që po atë mëngjes kishin prekur ato të timonierit të madh. Rezultati, pesë orë rrjesht shtrëngim duarsh’’. Kështu shkruhet si shënim mbi një foto të shqiptarëve, të rrethuar nga punëtorë kinezë që mbanin krenarë dinstiktivin e Maos mbi uniforma.

Pleurati dhe Refiku ishin miq dhe mund t’i thoshin njëri-tjetrit gjëra që u duheshin fshehur autoriteteve shqiptare. Në veçanti, për sa i përket lidhjes së njërit prej tyre me një familje shqiptare hebraike, që ishte transferuar në Izrael pasi prindërit e tij e kishin ndihmuar të shpëtonte nga autoritetet e pushtimit nazist. Mbanin korrespondencë sipas mundësisë, por letrat e dërguara nga Shqipëria jashtë shtetit rilexoheshin e çensuroheshin.

Refiku mendoi të shfrytëzonte rastin e vizitës në Kinë për të shkruar më lirisht, por bashkëudhëtari i tij e këshilloi të mos e bënte. E hodhi letrën në një kuti postare në Bashkimin Sovietik, gjatë një zbritjeje për arsye teknike.

Panorama komuniste. Pas rreth një shekulli, Sulo gjendej ne Arles. Ishte ulur në radhën e parë gjatë një takimi me objekt fotografitë e propagandës me Anouck Durand dhe artistin anglez Martin Parr, që po prezantonte disa albume fotografike në Kinë. Me ta ishte edhe Claude Hudelot,  studiuesi ekspert i kulturës kineze që kishte sjellë me vete fotografi, “panorama” të mrekullueshme si kujtime nga Kina maoiste. Bëhej fjalë për një foto të disa punëtorëve kinezë, mbledhur së bashku rreth Maos dhe kuadrove drejtues.

Sulo mori fjalën shkurtimisht për të theksuar që bëhej fjalë për kohë të largëta e për të falënderuar Durand që kishte rikujtuar atë periudhë. Një periudhë që vetë ai duket se e ka harruar teksa pozicionohet në krah te Matin Parr, star-it të fotografisë bashkëkohore, e të fotografes së re franceze, që i dha mundësinë të rilulëzonte me kujtimet e tij, qoftë ato të mira, qoftë ato të këqija.

Nëqoftëse sot kemi akoma këto fotografi, kjo është e mundur pikërisht falë Pleuratit, i cili kishte ruajtur fotografitë e asaj kohe për shkak të një incidenti të historisë. Gjatë viteve Tetëdhjetë, regjimi komunist e kishte dënuar fotografin me një vit heqje lirie.

Ndërkohë që ai qëndronte mbas hekurave, fotografët e tjerë kishin marrë urdhër të shkatërronin fotografitë e epokës së aleancës me Kinën, për shkak të prishjes së kësaj “miqësie”, (mbas vdekjes në 1976-ën, të Timonierit të madh) që duhej të kishte qenë e përjetshme. Shqiptarët nuk e duruan kthimin e kursit nga ana e Kinës, e kështu imazhi i Maos ishte hequr nga disa fotografi e të tjera akoma ishin shkatërruar. Të gjitha, përvec atyre të Pleuratit, i cili i kishte rigjetur ato pasi doli nga burgu.

Si na kujton eksperti i Shqipërisë, Gilles de Rapper në pasthënien e librit, mbas 1978-ës, “Kina ishte zhdukur nga horizonti shqiptar. Nuk duheshin paraqitur më vizitat në Parkun e Pranverës, kalimet mbi lumin e Verdhë e aq më pak shtrëngimet e dorës me Timonierin e Madh. Kujtimet u eliminuan, fotografitë u shkatërruan të gjitha ose pothuajse”.

Çfarë thotë kjo histori mbi Shqipërinë e sotme? Flet për një periudhë që të rinjtë nën 20 vjeç nuk e njohin. Por flet mbi të gjitha për çmendurinë në të cilën ky vend kish rënë për shumë kohë, rrjedhojat e së cilës vazhdon t’i vuajë edhe sot.

Besimi fetar, që ishte crrënjosur zyrtarisht nga Enver Hoxha, sot është rikthyer i pranishëm në Shqipëri, përmes islamizmit dhe besimit evangjelik.

Shqipëria, prej shumë kohësh e përshkruar si “shtet mafioz”, me zor ringrihet nga ky marksizëm-leninizëm me marsh të forcuar, që nuk mjaftoi për të fshehur varfërinë. Një varfëri që sot peshon së tepërmi me pagat më të ulta të Evropës, me një ekonomi “të nëndheshme’” që i korrespondon 25 % të ekonomisë të  Prodhimit të Brendshëm Bruto, e me një papunësi masive.

Ky vend ballkanik, i siguroi më në fund vetes një perspektivë evropiane nga të njëzetetetët, që do të thotë më tepër një nxitje për të punuar fort, se sa një perspektivë reale të një integrimi në një të ardhme te parashikueshme. Edhe nacionalizmi shqiptar që do të donte bashkimin me Kosovën, sigurisht që nuk i lehtëson gjërat.

Por përralla e “Miqësisë së përjetshme”, që rishfaqet përmes fotografive të një epoke tjetër, na kujton peshën e historisë, e cila lë gjurmë të thella edhe shumë kohë mbasi një faqe e re është shfletuar. /RUE89/

Përgatiti: Andi Qinami

BOTA.AL

15 komente në “Kur Shqipëria ishte mike e Maos”

  1. wefwefwe says:

    ore pse thone shqiperia eshte gjithmone vendi me i varfer i europes? nuk eshte me i varfer se moldavia, ukraina, etc…

    na can rroten

  2. zef says:

    Enver Hoxha qeverrisi si sulltan otoman.
    Sali Berisha qeverrisi si sulltan otoman.
    Ilir Meta qeverrisi si sulltan otoman.
    Edi Rama po qeverrisi si sulltan otoman.

    Dikush hiqet si demokrat, tjetri socialist,dhe
    i fundit reformator, por nje gje i bashkon,
    MENTALITETI I ERDOGANIT.

    1. hasan says:

      Vetëm Jozefina udhëhoqi Parlamentin si një “Europiane”,apo jo Zef?!

    2. MERITONI says:

      ZEF

      dhe ne kete kohe te vllazerise,lindet ju,ago,turkofagos!!!

      1. ago says:

        Hahahahaha e nxorri koken kripto-merhumi ,ke te drejte meriton ,ne te njeten kohe qe kina ishte mike e jone nga ana tjeter e kufirit i kendoheshin kenge titos dhe rraces se tij ,e njejta rrace qe vite me vone ju dha DNA-se tuaj nje hov te ri ,duhet te ndjehesh krenar ,BAC ,U KRY

    3. ARUSHA says:

      sala qeverrisi si nje hajvan

  3. mirel says:

    Shikoni ku e nxorri koken plera.
    Bashkimi me Europen ender qe te sherbeje per te nxitur, po jo realitet.
    Dhe mos enderoni te bashkoheni me Kosoven, po qe se doni te hyni ne Europe, perndryshe jeni nacionaliste te denueshem.
    Prandaj na permendet faqja e shfletuar e miqesise se perjetshme me Kinen, pasi gjurmet e Maos I paskemi te gjithe sot e kesaj dite.
    Shkurt :
    Shqiptare, qe te harrohet historia e Maos dhe e komunizmit, harroni qe jeni shqiptare dhe mos enderoni per nje shtet te te gjithe shqiptareve.
    A nuk eshte kjo njelloj si te jesh me pak kinezzzzzzzzzzzzzzzz?

    1. apokalipsi says:

      Ti mirel kur te permend bashkimin me kozoven, te zene te prerat…
      Ti je nje ndyresire, ose nje e shkalluar. po Po metastazat ta kane kapur trurin!!!

  4. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE. QELLOTA says:

    E KISHTE MIRE SPARTAK NGJELA KUR THA PER NDIHMAT QE VININ NGA KINA ,,,,,POR JO VETEM KINA U DHA PARA CASH ,,,
    KETA THOSHIN : NA NDIHMOI KINA NA DHA PARA ,,,,POR DHE NE E NDIHMUAM ME
    MARKSIZEM LENINIZEM ,,,,,HAAAAAAA
    ASHTU SIC I ( NDIHMOI ) SALIU. SHQIPETARET. GJITHE KETO VITE ME ( DEMOCRACI )

  5. dyshuesi says:

    Kina eshte gati edhe sot qe te investoje kapitale serjoze dhe tknollogj serjoze ne SHQIPERI por nuk na lejon FMN-ja dhe BE-ja. Ky miku qe na e do te miren kete hall ka. Shtei i tije te kete mardhenie me gjigandin me rritje ekonomike me te madhe ne bote ndersa Shqiperija jo. Edhe duhet te kenaqet me vendin e fundit ne europe se sipas tije aty i takon. Nese doni maerdhenie me Kinen vetm nepermjet Europes (dore e tret e katert) dore e pare vetm ne europinet te fitojme neve njeher. Neve na kujtojne Mao ce duni vet shkojne e bejne kontrata me Kinen. Jopo se ne Kine shkelen te drejtat e njeriut. Kurse per te perfituar nga krahu i lire i pnes ns Kine jane te paret. Pordhe me rigon!

  6. ARUSHA says:

    populli eshte derrhonges dhe grate jane moderne me miniqa

  7. oopooonomoro says:

    ala ke ura kta!
    ala me kohen e pordhes?

  8. liri drejtesi says:

    Ne seance masturbimi publicistik se ciles i shkon fare mire per shtat shprehja filozofike: “Me ra perpara se me le”.
    Mos i botoni keto gelbaza ose pershtypje monstruoze sepse femijet tuaj do te demtohen, dhe neser ata nuk do te jene ne gjendje te kuptojne se cfare eshte Atdheu, e jo me te investohen qe ta mbrojne Atdheun.

    1. apokalipsi says:

      Toka eshte atdheu i te gjitheve, ose Atdheu eshte atje ku eshte jeta!

  9. e ligjshme says:

    Sot jemi miq me te gjitha shtetet e botes por mos e ngaterroni miqesin dhe investimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje