Nga Petrit Vasili
Janë sigurisht 10 vite të jetuara me një frymë ato nëpër të cilat ka kaluar LSI. Pagëzimi i saj si lëvizje ishte një gjetje shumë e qëlluar e që i përshtatej edhe frymëzimit tepër të fortë për të lëvizur sa më shpejt gjërat e për të arritur gjithmonë e më shpejt te qytetarët duke shtyrë tej raportet e vjetra e dekurajuese që i largonin ata nga fatet e vendit e që i bënin ata padrejtësisht të parëndësishëm, ndërkohë që pluralizmi është thelbi i zërit të tyre.
Ky projekt politik i LSI-së lindur nën shenjën e kufijve maksimalë të guximit politik ja doli më së miri që të bëjë të mundur një mënyrë krejt të re të të bërit politikë duke treguar qartë se politika është arti i të mundurës,se pesha e paragjykimeve politike dhe ideologjike mbytëse mund të hidhej tej për të mirën e qytetarëve dhe se vetëm kjo rrugë mund të bënte që mjaft vullnete dhe aftësi të fjetura të rizgjoheshin dhe të bëheshin aq të dobishëm për Shqipërinë e përbashkët .
Shqipëria ka përjetuar mjaft zhvillime politike të mëdha dhe të një rëndësie të pazakontë të cilën kanë pasur gjurmën përcaktuese të LSI ,zhvillime që janë bërë të mundura pasi dimensioni i politikës pa komplekse, të prirur nga konstruktiviteti i shëndetshëm, nga aftësia dhe dëshira e fortë për ta ulur politikën në tavolinën e dialogut e për ta shkulur nga llogoret e luftës së verbër e vrastare politike,nga aftësia për të promovuar e rritur aktorë politikë të rinj dhe duke i dhënë të kuptojë gjithkujt se fatet e vendit janë shumë e shumë më të rëndësishme se fatet e kujtdo nga ne. Nën shenjën e parimeve të tilla LSI mundi të imponojë atë ndryshim transformues në politiken shqiptare që mungonte prej vitesh e që e kishte bërë politikën të varfër në zgjidhje edhe ide, në instrumenta dhe në aktorë praktikisht në një politikë larg qytetarëve dhe besimit të tyre.
Kushdo ndër ne e ka ndierë të fortë si asnjë herë më parë dimensionin e ri të një rinie me ndërgjegje shoqërore e politike që LSI ka promovuar e zhvilluar me këmbëngulje e pasion unikal. Për të gjithë është tashmë një normalitet politik të shohin mijëra e mijëra të rinj të përgjegjshëm për të ardhmen e tyre dhe të vendit, shumë prej tyre edhe vendimmarrës. Ndaj ne sot jemi shumë më të qetë që brezat mund ta zëvendësojnë më së miri njëri-tjetrin dhe Shqipëria e re i ka tashmë njerëzit e rinj aq të domosdoshëm për të ecur në një rrugë me ambicie të mëdha të Shqipërisë tonë, por 10 vjet më parë nuk e kishim një dimension rinor të tillë shumëdimensional.
Një rrugë e tillë kaq transformuese e LSI-së natyrshëm ka pasur ditët e saj të gëzimit shpërthyes, por edhe të dëshpërimit që të gërryen,sepse jo pak herë padrejtësi të mëdha, dëshira për ta zhbërë LSI-në e që vinin nga rezistenca për mosndryshim e vunë atë përpara vështirësish aq të mëdha sa kushdo njeri i dobët do të thoshte “mjaft nuk ia vlen më”. Por kjo nuk ndodhi asnjë herë, sepse e lindur krejt ndryshe, nën një dritë të re motivesh të forta, bindjesh të mëdha, parimesh që të entuziazmojnë e të mbajnë të gjallë edhe në momemtet më të këqija ,LSI ia doli që të imponojë mendjen e ftohtë dhe racionalitetin e arsyeshëm që e mposht arrogancën e egër dhe interesin e vogël e të ngushtë,sepse qytetarët kishin nevojë pafund për to.
Qytetari dhe preokupacionet e tij në tavolinën e vogël të shtëpisë, të kafenesë së lagjes,hallet e qara në pushimin e punës së rëndë në kantier ndërtimi a bujqësi, preokupacionet në zyrat e biznesit apo të dyqanit të vogël në rrugën pranë shtëpisë, këto ishin për LSI themelet e programit e qenies së saj, përgjigjet për këto pyetje e halle pa fund u bënë kredua dhe themeli i ekzistencës së saj.
Çdo shërbim i ri, çdo zgjidhje e madhe apo e vogël, ky ishte dhe mbetet lejtmotivi i përjetimit të politikës për LSI duke bërë gëzimin e qytetarit kriterin e vetëm që politika funksionon duke refuzuar çdo politikë tjetër që prodhon lumenj fjalësh e akuzash, përleshje për jetë a vdekje dhe asnjë zgjidhje.konkrete.
Të ardhur nga një histori e dhimbshme dhe e hidhur izolimi shqiptarët e kanë parë integrimin si mënyrë e vetme për të çliruar energjitë, pasionet e vullnetet e tyre, ndaj Lëvizja për Integrimin ishte dimensioni formësues i saj ,ndaj edhe i gjithë sjellja politike e saj i ka shërbyer pa asnjë mëdyshje integrimit duke qenë të gatshëm për çdo dialog zgjidhje apo kompromis i cili e çonte atë përpara. Dhe sot pas 10 vitesh. Shqipëria në Shengen dhe Vend Kandidat për në BE janë përgjigjet historike më pozitive të një integrimi që një dekadë më parë kishte mbetur i bllokuar frikshëm duke na bërë të ishim afër, por njëkohësisht shumë larg Europës.
Procese të tilla të mëdha si integrimi kërkojnë sjellje të reja, kurajo politike të fortë dhe braktisje të bizantinizmave pafund, braktisje të pritave e skutave të pabesive kërkojnë mendje të hapur dhe të freskët, përkundrejt llogarisë për të fituar një votë më shumë, kërkojnë të kesh në mendje qytetarin që pret zgjidhje nga politika dhe jo llogarinë elektorale të rradhës, kërkon pse jo të sakrifikosh diçka nga vetja për të mirën e madhe të Shqipërisë që duhet të dalë nga varfëria dhe në emër të këtyre ideve LSI për një dekadë të tërë dha shembuj pa fund të politikës së mirë që ul sherrnajat, që dëgjon qytetarin më parë se politikën, që ndihmom zgjidhjen dhe jo bllokimin, që respekton marrëveshjet dhe që nuk i shkel ato, e kësisoj LSI ia doli ta mësojë politikën që të jetojë me standarde të reja dhe të flakë njëra pas tjetrës tabutë mbytëse e të panevojshme që i kanë qëndruar si shkëmb në mes të rrugës së zhvillimit të Shqipërisë.
Edhe dita që plotëson dekadën e LSI-së në politikë do të jetë e njëjtë si mijëra ditët e tjera, do të jetë dita e qytetarëve, pra një ditë tjetër për të dëgjuar ata , për të zgjidhur sa më shumë nga ato gjëra që i shqetësojnë ata dhe do të mbyllet me të njëjtin merak që na shoqëron si gjithmonë në këto 10 vite që përsëri e përsëri duhet të bëjmë më shumë për ta.
LSI-një e ashtuquatur parti politike, as e majtë, as e djathtë. Një parti që mbështetet tek hajdutët. Ata që s’janë hajdutë, janë debilë.Të ndershmit u larguan me kohë!
E vertete komentuesi ap.kjo levizje eshte kanceri I politikes SHQIPTARE
Une jam nga shkodra,dhe po ta shohesh se kush perfaqeson kte semundje
te vjen te pelcasesh.deri sa faraoni dhe kleopatra SHQIPTARE
qe drejtojne kte levizje te futen ne burg dhe kjo levizje te shpallet e
paligjshme asgje nuk ndryshon atje.
Besoj se mero baze nuk do I pelqeje komenti,pasi e ka pike te dobet faraonin
Ju nuk jeni parti por bande hajdutesh dhe injorantesh. Pirdhu me gjith banden Tuaj te ndyre. Ju duhet me ju vare neper pishe e lisa o LSI ista.
O ndyresire Vasili ti ke gjetur albanistanin te tregosh pacavure te tilla se te ishe ketej ku ka çeçua biçak e kishe pare ti levizjen tende dhe te likes. Liken do e kishin plasur brenda dhe do i kishte thene lamtumire politikes dhe dallavereve ndersa ti do te kishe ulur koken dhe do te fshiheshe nga njerezit qe mos te te peshtyjne ne fytyre. Jam i bindur se i lexon komentet, te pakten ta dish se nuk jane te gjithe dele si ata qe te japin voten per nje thes miell. Cudirat nuk kane te sosur ne albanistan, perderisa ndyresira si puna jote guxojne te japin leksione ai vend nuk do te gjeje qetesi. Po ske ca te besh se ai popull aq kapacitet ka dhe kete e keni kuptuar shume mire ti dhe likja. Pthhu shkerdhat muti plehre…….se kuptoj si ti botojne pacavuret e tua keto palo gazeta…
Kush është më plehër PD apo LSI ?
Sinqerisht ju them , e kam të vështirë përgjigjen . Mua më ngjajnë si dy pika uji. Uji nga kanalet e ujrave të zeza , natyrisht !
Ej, seriozisht e ka ky korrumpilli ore. Cfare qelbesirash, flasin e nuk skuqen…
Personifikim i se keqes ne politiken shqiptare eshte LSI.
Hajdutllek, rryshfete, pazare,oportunizem etj….
eshte e vertete qe ndertuar nje raport te ri.punesuat militantet tuaj, kushurinjte, tezet hallat dhe soj e sorollop pa asnje kriter dhe natyrisht pa pyetur per meritokracine. u dhate poste, leke dhe te drejten te vjedhin kete popull. kryetari juaj eshte hajdut me patente qe te gjithe njerezit e pane dhe e degjuan, por ai u tha se ajo cfare degjonin dhe shikonin ne fakt nuk ishte ashtu sic ata e kuptonin. i beri njerezit budallenj, qorra dhe shurdhe. raport i ri eshte vertet ne marredheniet me “kokepalaret”.