1. Figurë publike Shefqet Krasniqin (Sh.K.) e ka bërë politika dhe të ashtuquajturit intelektualë kosovarë. Këtë mashtrues pseudofetar e kanë pritur në audiencë kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, akademiku zjarrvënës Rexhep Qosja, e kanë lavdëruar politikanë të tjerë, ndërsa akademiku injorant Nexhat Daci ka marrë pjesë në promovimin e veprave të tij pa asnjë vlerë dhe madje ka mbajtur fjalë rasti.
2. Sh.K. u bë i madh e i fortë, sepse këtë e lejoi Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), duke toleruar predikimet e tij skandaloze, urrejtjenxitëse, të rrejshme, shpifëse. Po të ishte BIK-u institucion serioz që ia do të mirën shoqërisë së Kosovës, nuk do të lejonte kurrë që në radhët e tij të gjenin vend këso figurash si Sh.K. E kemi parë para disa javësh edhe me rastin e arrestimit të një imami në Gjilan: dega e atjeshme e Bashkësisë Islame, e cila po ashtu drejtohet nga një mashtrues, u shfajësua se imami i burgosur nuk ishte punëtor i BIK-ut, por pastaj u detyrua të pranojë se po ky imam ishte pajisur me leje të përkohshme për të predikuar. E çka predikonte ai? Me gjasë asgjë që kishte të bënte me islamin dhe paqen, por me luftën me shpata kundër Perëndimit! Sh.K. është, po ashtu, prodhim i BIK-ut dhe kreut të saj Naim Tërnavës. Andaj arrestimi i Sh.K. është vetëm luftim i një simptome, jo i problemit. Kosovës i duhet ballafaqimi me BIK-un e Naim Tërnavës. Ky dhe shpura e tij janë armiq të fesë islame dhe armiq të Kosovës. Në krye të BIK-ut duhet të vijnë miq të popullit shqiptar dhe miq të anëve pozitive të islamit.
3. Sh.K. dhe ideologjinë e tij ekstreme fetare e kanë mbështetur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të cilët vizituan Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku është imam pikërisht i arrestuari Sh.K. Vizita e Thaçit dhe Erdoganit ishte në shërbim të islamit politik dhe jo në shërbim të harmonisë fetare mes shqiptarëve apo të miqësisë mes popujve, në këtë rast shqiptarëve dhe turqve. Jo vetëm opinionit kosovar i kujtohet fotografia qesharake e Thaçit dhe Erdoganit, që të dy të dyshuar për korrupsion gjigant, duke bërë dua në oborrin e Xhamisë së Madhe. Islamin politik kjo qeveri e Kosovës e ka mbështetur edhe duke i lejuar Erdoganit të mbajë fjalime politiko-fetare në Prizren, në qytetin e Lidhjes së Prizrenit.
4. Ashtu siç fshihen shumica e politikanëve të Kosovës pas patriotizmit për të vjedhur pasurinë shtetërore, ashtu edhe Sh.K. e përdorte Allahun si mbulesë për allishverishe të tij politike dhe financiare. Ai qante para xhematit kur shpjegonte – thua se ka qenë aty – vdekjen e profetit Muhamed. Ai mallkonte ata që martojnë dikë të fesë tjetër. Ai bëhej arbitër se kush ka vend në parajsë e kush jo (Nënë Tereza, për shembull, s’kishte vend në parajsën e Sh.K.).
5. Sh.K. u bë i famshëm në opinionin shqiptar për shkak se mediet e papërgjegjshme, kriminale i dhanë hapësirë të pakufishme. Shumica e këtyre medieve kontrollohen direkt nga qeveria e Hashim Thaçit. Gazetarë me agjenda kriminale zhvillonin intervista propagandistike me Sh.K. Asnjë pyetje kritike nuk i parashtrohej atij në këto intervista, por vetëm i ofrohej mundësia të llomotisë parullat e tij, që i vishte me amalgamë pseudofetare. Kishte madje medie që e shpallnin “person të vitit” Sh.K.
6. Sh.K. u bë personalitet publik, sepse shoqëria kosovare ka rënë në letargji nga varfëria, shtypja, mungesa e çdo perspektive. Kjo shoqëri, për fatin e saj të keq, nuk ka forcë të mjaftueshme të kundërshtojë ekstremistët fetarë, politikanët që ia pinë gjakun për çdo ditë, biznesmenët që e helmojnë me prodhime të shtrenjta, të kalbura dhe të importuara, portalet kriminale dezinformative që i financon pushteti dhe parapolitika për ta bërë budalla një popull të tërë. Sa më i varfër të jetë një popull, aq më lehtë mund t’ia blesh mendjen.
7. Të gjithë imamët e Kosovës, të gjithë ata që në një mënyrë a tjetër merrem me predikimin e fesë islame duhet ta kenë të qartë se shumica e shoqërisë kosovare, përfshirë edhe zërat më kritikë në opinion, nuk kanë asnjë agjendë kundër islamit si fe. Gjatë historisë në emër të feve të tjera janë bërë kërdi edhe më të mëdha se ç’po bëhet sot në emër të islamit. Por, është më se e domosdoshme që krerët fetarë të kuptojnë se një shoqëri moderne që beson në vlera civile dhe demokratike nuk mund të pajtohet me rregulla që janë kundër logjikës së shëndoshë.
8. Islami dhe demokracia mund të bashkëjetojnë. „Pyetja nuk është nëse islami përputhet me demokracinë, por a e lejojnëmyslimanët sot këtë përputhje”, shkruan filozofi dhe teologu Mohamad M. Shabestari. Fundja, a nuk i udhëzon Kurani myslimanët që “pasi i dëgjojnë fjalët (e Kuranit, v.j.), ndjekin atë që është më e mira prej tyre”. Sh.K. nuk e predikonte të mirën, por qorrsokakun. Predikimet e tij për femrën dhe rolin e saj në shoqëri janë jo vetëm kundër çdo logjike, por tregojnë edhe një paternalizëm primitiv.
9. Për fat të keq politika kosovare ka heshtur dhe e ka toleruar veprimtarinë e Sh.K. edhe atëherë kur kishte mjaft dëshmi për ndjekje penale. Pse nuk u gjend në shënjestër të autoriteteve Sh.K. pasi u zbulua me një arsenal armësh afër kufirit me Serbinë? Përse nuk u ndoq kur, mes rreshtave, bënte thirrje për pjesëmarrje të kosovarëve në xhihad? Përse nuk u zhvillua asnjë debat kritik në shoqërinë e Kosovës mbi vizitën apo vizitat e Sh.K. në Preshevë në një kohë kur asnjë politikan i Prishtinës nuk lejohej nga policia serbe të shkonte në Preshevë? Përse Republika e Shqipërisë ka lejuar hyrjen e Sh.K. në territorin shqiptar derisa Republika e Maqedonisë ia ka ndalur hyrjen këtij mashtruesi?
10. Duke i pasur parasysh të gjitha këto Shefqet Krasniqi u arrestua të enjten jo vetëm nga policia, por edhe nga politika, kuptohet për interesa politike. Kjo nuk domethënë se ai nuk e ka provokuar ndjekjen penale shumë vite më herët. Në arrestimin e tij mund të kenë gisht edhe shërbime perëndimore, sidomos kur të merret parasysh raporti i fundit i Departamentit të Shtetit në Washington, ku përmendeshin disa imamë ekstremistë kosovarë. Një zhvillim i tillë s’është për t’u befasuar: nëse nuk i kryen detyrat e shtëpisë me kohë, atëherë duhet t’i nënshtrohesh agjendës së të tjerëve. Rrjedhimisht, neglizhenca kundër çdo ekstremizmi fetar mund të prodhojë këso situatash të pakëndshme. Fundja, shoqëria kosovare dhe politika ia kanë hapur rrugën ekstremizmit me heshtjen e patolerueshme ndaj rrahjeve gjithnjë e më të shpeshta të teologëve tolerantë kosovarë. Si gjithnjë edhe në këto raste hetimet vazhdojnë dhe kriminelët nuk zbulohen kurrë. Nëse autoritetet kosovare nuk kanë dëshmi të pamohueshme për veprimtarinë kriminale të Sh.K., atëherë aksioni i së enjtes mund të ketë efekt të kundërt me atë që synohet: arrestimi mund ta shndërrojë Sh.K. në martir të përndjekjes, hero të besimtarëve injorantë dhe lider edhe formal të islamit politik në Kosovë. Fundja, ai tashmë ka shfaqur ambicie politike, duke u kërcënuar se do ta thërras ezanin nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rrugën në këtë drejtim ia ka shtruar vetë kryeministri Hashim Thaçi, duke bërë koalicion me islamistët ekstremë. Tani, kur Thaçit po i rrezikohet pushteti, ai më së shumti ka nevojë për pompozitet, për kufizim të të drejtave civile, për kaos, sepse vetëm nga anarkia dhe kaosi ai llogarit të dalë fitues.
©KOHA.net
Prite shkurt o gazetar,qe meritonet me shoke nje sy e kane ne meke,dhe tjetrin ne bruksel,hipokrizia ka vetem nje emer ,dhe jo justifikime
Shqfqet Krasniqi eshte agjent Serb, ai dhe shume
islamiste te tjere kerkojne me e islamizu kosoven
per interesa te serbise.
Bravo per shkrimin.
Te nderuar´a lexus e komentus.
Une UROSH LESHI ende jame-gjindem ne treuma qe vuaj per djalin tim “DELMATIN”.
Ja momentalishte mu dha mundesija qe te jape dhe une nje koment-Shfrytezoj rastin qe dashamirte qe me vine per ngushllime,fillojne qe te me vine m´bas dite (ORES 17-8).
Nje pytje kame?
A ishte qe perendija e krijoj njeriun?,Apo njeriu e shpifi perendin!!
Te nderuar me besoni se ket qe them,e them me vetedije.
Ky far “shefqet HALLEJA” po te me thoshte se djalin time doe kthej ne jet e tja dhuroj jeten dhe 100 vite te ardhshem me kushte qe ti bashkangjitem ktij HALE,JO JO me ket kushte zdo isha pajtua qe koha te kthehet mberapa.
Shumica nga jushe e dini-jeni ne dijuni qe une jame i konvertuar ne krisht.
Per hir te kombit une bera tolerim,(bashkim fetar).
Ashtu qe lejova nje hoyhe penzioner qe te mare pjes ne varrim me nje kushte qe te behet ceremonja e gjuhen SHQIPE.Emri i hoxhes eshte ENVERI nga GJILANI.Kupetohet aty ishe anonim dhe nje prifte Shqipetare.
Deshira e ter Shqipetarve eshte qe te kemi nje bashkim kombetar.
Pa bashkim fetar kurre zdo kemi nje bashkim kombetar.Per hir te kombit,Une bera tolerim.Mbes me shperesa se rrugen time do kemi te till qe doe ndjekin.
Ja me nje fjal doe mbylli kete komente.
PER DASHURIJ (DELMATIN) DOE JAPE-KISHA DHEN JETEN,PO PER MEMEDHE DOE JAPE DHE DASHURIN.
Motoristi kosovar (25) humb jetën duke dashur të shpëtojë këmbësoren
1
267
https://plus.google.com/share?…
GazetaExpress E premte, 08 Gusht 2014 11:22
Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kosovari kishte humbur kontrollin mbi motor tij kur kishte dashur t`i shmangej një këmbësoreje që i kishte dalë në rrugë
Në një aksident të rëndë që ka ndodhur në mëngjesin e të enjtes në Berlin ka humbur jetën një motorist 25 vjeçar me prejardhje nga Kosova. Sipas policisë motoçikleta e tij është përplasur në stacionin e tramvajit dhe pastaj ka rrëshqitur rreth 80 metra nga vendi i përplasjes.
I riu, i cili ishte i veshur dhe i pajisur sipas rregullave të motoçiklizmit, ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes ndërsa. Kalimtarët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit dhe po ashtu kanë bërë përpjekje për ta shpëtuar viktimën (sipas medieve gjermane, me emrin Delmat S.).
Të gjitha përpjekjet e mjekut të emergjencës dhe ekipit të shpëtimtarëve për ta shpëtuar kosovarin, që kanë zgjatur rreth njëzet minuta, kanë përfunduar pa sukses. Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kosovari kishte humbur kontrollin mbi motorin e tij kur kishte dashur t`i shmangej një këmbësoreje që i kishte dalë në rrugë. Bëhet e ditur se këmbësorja në fjalë ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Kufoma e të riut është transportuar rreth orës 5 të mëngjesit. Motoçikleta është konfiskuar nga policia. Vazhdin të mbetet e paqarte nëse kosovari ishte nën ndikimin e alkoolit ose jo.
Pershendetje @ Urosh Lleshi !
Te qofte dhimbja e lehte !
Ngushellime per Delmatin!
bravo i ke rene me spaté ne koke.
UIVERSITETI I KOSOVES DIKUR ISHTE LAVDI. ATO ISHIN VITET E 90. IBRAHIM RUGOVA, GAZMED ZAJMI, ESAD STAVILECI, FEHMI AGANI DHE SHUME E SHUME LEGJENDA TE TJERA TE KOSOVES. E TANI KEMI NAIM TERNAVEN, SHEFQET KRASIQIN, MILAZIM KRASNIQIN, FERID AGANIN, HASHIMIN THACIN, MEMLE KRASNIQIN.
POLITICIENT E POSHTER PRUNE PROFESORET DHE UDHEHEQESIT FETARE TE I EDUKOJNE DHE BEKOJNE.
Harruan shqiptarizmin
Perkrahen vellaznine muslimane.
Filluan me Sali Berishen
FOLLOW THE LEADERS
O injorant dalloje Kombin dhe fenë
As gja e re! Thjesh jane gjerat;
O islamizem-O myslimanizem.
Islamizmi=terror.
Myslimanizmi=fe.
Ne shume vende te Europes ,Imanet kontrollohen ne xhami ,se cfare ata
Predikojne ,kjo duhet te ndodhi dhe tek ne ,jo te lihen te lire.
Duhet vetem te komentojne suret e kuranit i cili eshte i madherishem ,
Ne suren el Bekare eshte thene ,qe feja eshte e lire ,dhe jo te perdoret
dhune .
faleminderit per kolentin
Shqiptaret,
Anembane, Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi, pamvaresisht lulezimit momental, kane hyre ne nje skute te erret, ku percarja po implementohet ne nje menyre shume tinzare dhe te organizaur.
Kush qendron prapa kesaj skene, kjo eshte shume e veshtire, pasi dhe palet e perfshira jane shume.
– Shqiptaret ca me vetedije, ca pa vetedije (duke marre parasysh
traditat shekullore te beses te konvertuar ne vellavrasje nga
injoranca e mos zhvillimit kulturor).
– Serbet qe skane per te rreshtur ne programet e tyre te azgjesimit,
asimilimit, shfarrosjes se shqiptareve
– Europa (pjese te saj) qe e shikojne Shqiperine si nje krah per
vendosjen e tendencave (fetare, ekonomike, politike)alla turko-
bizantine ne europe.
– Amerikanet te cilet sa vijne dhe tregojne me qarte vijat e tyre
politike jo shume mire te organizuara per te drejtuar boten ne
interes te tyre si dhe per te bere xhelatin e botes ne nje bote
shume te madhe dhe ku deshira eshte e natyrshme qe te gjithe te kene
nje cilesi me te mire jete ashtu si edhe vete perendimi por qe ne
nje ekonomi ku njera pale fiton dhe tjetra humb, eshte evidente qe
konflikti nuk shmanget.
Ky artikull tregon shume edhe pse per disa gjera sjam dakort.
Kemi nevoje per nje lider i cili te kete si orientim te pare ATDHEDASHURINE por kjo smjafton qe te udheheqesh.
Duhen shume kritere per te arritur qe te kemi ate qe duam si popull.
Na duhet nje lider apo nje grup lidresh qe te bejne kete gje dhe te jene te forte dhe te palekundur ne kete beteje, pasi eshte shume e forte dhe me shume ecejake.
Paterjot,
ajo qe na duhet eshte nje dip liderodiktator.
Kjo qe po kalojme eshte plan 100% serbe,e ke te shkruar,dhe te thene ne shume emisione qe nje serbe(akademik dhe antare i ish komiteti qendror jugosllav)qe nuk ja mbaj mend emrin tani,e ka lene me te shkruar qe;”shqipetaret do i mundim kur ti leme te pa shkolluar”.
Para pak kohesh isha ne shkoder,dhe ne tavoline erdhi nje i njotur i kushurit,morem disa birra dhe kur erdhi pune te behej “gezuar”,ai tha:”zdravje”.
Me poshte e pyeta ku punonte ai dhe vellezrit e tij? me tha qe vellai i tij punon ne serbi.
Ka shume e shume te tille dhe ne kupola te larta.
Jam 100%dakort me ty dhe ajo qe mungon me shume eshte”NDENJA KOMBETARE”
Edhe kutu ku shkraujme ne tek”merua” gazetat kosovare kane te dhena te tjera.
Nga titulli mendova se mos eshte noj trecereksh edhe ky….. dhe po i del ne mbrojtje hoxhes mjekrrosh… Por shkrimi qenka me kembe ne toke.
Shume sakte ajo qe thote gazetari
sec ke nje turi cifuti ti miko….
Judaizmi eshte race apo fe?
Shume kohe me pare eshte paralajmruar terrori vahabo-islamik. Duhet te arestohen dhe ndjeken penalishte edhe politika kosovare per flirtimin e tyre me keto krijesa barbare dhe antikombetare dhe armiq te civilizimit njerezore
Enver robelli me bosat e tij surroin & CO jan fatkeqesia e Kosoves , ky gazetar rrenc , genjen sa eshte I madhe per viziten e Erdoganit dhe Thacit ne xhamin e madhe , ata e vizituan xhamin e cila po riparohej nga organizata qeveritare turke TIKA . Ne jemi vend I vogel e nuk mund te ja imponoim Turqise kryeministrin , presidentin e kinistrat .
Sh .K nuk mund te ftohej ne polici pa bere vepra penale , me nise me arrestu njerez qe flasin e lehin neper xhamia e kisha nuk I zen burgjet behemi si ne kohen e idolit te enverit & CO e kam fjalen si ne kohen e shokeve fadil e enver hoxha !
Drejtesia dhe organet e rendit ka vite qe I kan ne vezhgim individet , organizatat dhe grupet islamiste , din çdo gje oer secilin prej tyre .
Imam i tille me ato deklarata ne Youtube kunder muzikes, ditelindjeve dhe madje edhe kunder qenve te zinj eshte nje turp per Kosoven.
Te duket sikur Kosova eshte ne shekullin e 7-te. Thjesht nuk e meriton Prishtina nje imam te tille.
Pjesa e ekstremizmit eshte hesap tjeter
Shefqet Krasniqi u lirua perseri. Mund te jete pyetur per ceshtje te caktuar. O lexues mos i fyeni myslimanet duke shpifur dhe fyer me apo pa vetedije ata. Mos e njehsoni islamin me terrorizmin se jan te kundert me nj-tj. Mos e mendoni islamin si mode apo stil jete se islami eshte vete jeta ne doni ta dini. Islami eshte rruga e vertete, pergjigjja e vetme e kesaj jete. Une kam qene si te gjithe ju por kur perqafova islamin kuptova se kjo jete ka kuptim dhe bota ka pergjigje. Kur perqafova islamin fillova ta ndaj te miren nga e keqja, mesova te ruhem e te mbrohem, kuptova ceshte morali i paster, kuptova perse e keqja eshte e tille. Kuptova se mendja duhet permiresuar me dije nga te gjitha fushat vazhdimisht. Kuptova se zemra duhet te jete e forte. E keto fjale nuk jane poezi me vargje po jane fjale qe dalin pikerisht nga zemra.
Shefqet Krasniqi u lirua perseri. Mund te jete pyetur per ceshtje te caktuar. O lexues mos i fyeni myslimanet duke shpifur dhe fyer me apo pa vetedije ata. Mos e njehsoni islamin me terrorizmin se jan te kundert me nj-tj. Mos e mendoni islamin si mode apo stil jete se islami eshte vete jeta ne doni ta dini. Islami eshte rruga e vertete, pergjigjja e vetme e kesaj jete. Une kam qene si te gjithe ju por kur perqafova islamin kuptova se kjo jete ka kuptim dhe bota ka pergjigje. Kur perqafova islamin fillova ta ndaj te miren nga e keqja, mesova te ruhem e te mbrohem, kuptova ceshte morali i paster, kuptova perse e keqja eshte e tille. Kuptova se mendja duhet permiresuar me dije nga te gjitha fushat vazhdimisht. Kuptova se zemra duhet te jete e forte. E keto fjale nuk jane poezi me vargje po jane fjale qe dalin pikerisht nga zemra ne doni ta dini.
Ky zotriu qe permend shume emra ne shkrimin e tije fillimisht duhet ta dije emrine vetë, e pastaj te mirret me emrat e te tjereve.
Enver di qe je pro serb por me ket shkrim me ke ban edhe mua me qen pro serb e kunder arab.
Vllezerit ne shqipri duhet ta din qe 80 e shqiptarve qe frekuentojn xhamit jane anti shqiptar pjesa tjeter jane pro serb.
Kush nuk e beson dilni vizitoni te gjitha qytetet e Kosoves se si turren shqiptart ne xhamija si Qet e uritur per nje cop buk rreth furre!!
Ky ShefQeni apo thjesht shefqenko eshte njeri prej shume truthareve, trurin e te cileve e ka shperlare serbia qe moti dhe me ta mundohet te na shkaterroje. Ky ShefQeni, Fuad Ramovici (anetarei sherbimeve sekrete serbe), Naim TersNava dhe disa te tjere meritojne nje bilete njedrejtimeshe drejt bjeshkeve te larta te Afganisatnit. Me vete po ju japim nga nje kuran ne gjuhen serbe, se ate gjuhe e kuptojne mese miri dhe e kane shume ne zemer.
Le ta marrin edhe Hashim Thaçin me vete, se edhe ky me shume se bjeshket e Afganistanit dhe nje 200 dele nuk meriton. Thaqi per kuran nuk ka nevoje se nuk eshte ndonje lexues i madh, perkundrazi.
MARTESAT MES KUSHRINJEVE TE PARE, NUK ESHTE HARAM SIPAS KURANIT.-Doc Profesor.SHEFQET KRASNIQI. Shiheni ne iternet intervisten e ketij palaqoje.
-Pertej dhimbjes se Uron Leshit e cila eshte e pa ane per tu fashu,a eshte e drejte qe per kete fajin e kane fete?,po ju a keni faj,,filloni ç’do gje nga vetja,pa ekstremizem..qartesou Uron,se nuk je as i pari e as i fundit… por askush nuk ka anatemuar tjetrin per gabimet e veta ,duke e mare jeten sic eshte …them se nuk mund te lirohesh nga dhimbja me keto pretendime .
-..shkrimi juaj mu neverit deri kur arrita te pika 3-dhe e lashe.Nuk e di ku do te dalesh,por mendoj perzierja e problemit nuk ti shton vlerat.Ti mendon se je ne nje nivel me Qosen,Erdoganin!?.Mendoj se edhe ne trevat shqiptare je nje figure e zeruar ne krahasim me Qosen apo Erdoganin, etj.-Nuk mund ta shfrytezosh ti situaten, per te nxire imazhin e kalibrave.S’besoj se rradokja jote i ben anetar te ISIS te gjithe kundershtaret e tu,PER KENAQESINE TENDE..je i deshtuar ne kete teme TE TRAJTUAR SHEMTUAR.
Te gjithe ata qe kryejne krime, nuk ka “intelektualitet” apo Fe ,qe ti mbroje.Ata quhen TE GJITHE kriminele,por ti ,se zgjidh dot, se s’je prokuror.