“Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në banka të tjera qendrore të mëdha si në Angli, Irlandë apo Australi.”
Kështu shprehej ndërmarrja publike (ose ND shtetërore, ose ND qeveritare e njëjta gjë) “Banka e Shqiperisë” nëpërmjet drejtuesit të saj me përvojë sasiore kohore (rreth dhjetë vite pa ndërprerje thuajse) aty, i “nderuari” Ardian Fullani në intervistën e tij tek gazeta MAPO marrë nga Faqja e BSh Online, Burimi: {http://www.bankofalbania.org/web/NJOFTIM_PER_SHTYP_7111_1.php?kc=0,26,0,0,0}, Data e Parjes: 29 Gusht 2014, ora 19.40.
Dhe bëhet fjalë në fakt për një “vjedhje të shëmtuar” ndaj ND-s që ai drejton pa dhënë ende vlerën e munguar e që pak ditë më vonë e konfirmoi që ishte jo më shumë se 713.000 .000 lekë pra rreth 4.000.000 paund britanikë (sipas kursit te TV Scan, date 29 gusht 2014, pasdite).
Anglia është ¼ pjesë e Mbretërisë së Bashkuar së bashku me Uellsin, Skocinë dhe Irlandën e Veriut. Londra është kryeqytet i Mbretërisë se Bashkuar e ndodhet në zonën e Anglisë. Ndërkohë Banka Qendrore e Mbretërisë se Bashkuar është zgjedhur nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe që të jetë “Banka e Anglisë”.
Gjithashtu në sipërfaqen e Mbretërisë së Bashkuar, ndërmjet shumë bankave “markë” britanike ose ndërkombëtare, ka edhe banka të tilla si “Banka e Skocisë”, “Banka e Uellsit” dhe “Banka e Irlandës” (Burimi: Google and Wikipedia online, Pare date 30 Gusht 2014, ora 08.36).
Pra është “Banka e Anglisë” që është përzgjedhur si “Arka e Mbretërisë së Bashkuar” për ruajtjen e parave dhe/ose sendeve me vlerë (ju lutem shihni ne kete rast kuptimin e fjalës bankë në fjalorin “anglisht – anglisht” Hornby te Oksfordit që qarkullon prej dhjetëra viteve edhe ne vendin tone) që nga viti 1946 (Burimi: Wikipedia Online shqip, parë më datë 30 gusht 2014, ora 11.30).
Drejtuesi i Parë i Bankës së Anglisë eshte emëruar nga Madhëria e saj, Mbretëresha Elisabetë. (Burimi: Bank of England Online, Data e Parjes: 25 Gusht 2014).
Faktin që Banka e Anglisë (Bank of England) ka vërtet rëndësi në tregun monetar ndërkombëtar, financat botërore e ato evropiane, specialistët e Bankës së Shqipërisë e kane shfrytezuar jo pak në mjaft referenca në formë figurash dhe grafikësh ne “Raportin Vjetor” të vitit 2013.
Sipas ND publike “Banka e Shqipërisë” tek raporti vjetor (viti 2013) Mbretëria e Bashkuar cilësohet si “vend i zhvilluar” pra që “situata makro-ekonomike” (tog-fjalëshi i dashur i BSh këto dhjetë vite se bashku me “Norma Baze e Interesit” dhe “Kërkesa Agregate”) aty është per t’u marrë shembull nga organet tona publike financiare, ekonomike e bankare.
BSH hodhi poshtë kështu edhe investimin e shkollës amerikano- veriore e britanike të bankingut fizik dhe bankingut elektronik bashkëkohor të perfaqësuar nga të nderuarit Lorenco Ronkari i Bankës Amerikane të Shqipërisë, (Vitet 1999 – 2005) , Robert Rait i Raifajzen Bankut Shqiperi(2005-2009) dhe Kosovë (2009-2014), etj, etj., si edhe të nderuarve të harruar të bankingut publik si Kristaq Luniku, Albina Karamitro, (1994-1998) etj. etj.
BSH. nëpërmjet A. Fullanit fyeu studentët shqiptare që kanë studiuar dhe studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar me bursë ose pa bursë nga taksa-paguesi britanik.
BSH po kështu ka injoruar edhe Crown Agents, Këshillin Britanik Tiranë, etj..
A janë ish-guvernatorët e BSH në nje mendje me BSH mbi njollosjen e Bankës se Anglisë si model i pakujdesisë ne administrim ose si vend ku vidhet lehtë?
Po ministrat e qeverisë tani që pervec se me ligj drejtojnë edhe me vote edhe me kushtetutë financat, ekonominë dhe sigurimin e pronës publike përse heshtin?
Po A. Fullani vetë, si bashkë-shkrues edhe i nje vëllimi mbi “skemat piramidale” (shih CV e A. Fullanit Online, parë ne fillim te gushtit 2014) a ka përgjegjësi teknike për shthurjen e njerëzve qe i ka stërvitur shumë mirë (shih Raportin e BSh. Viti 2013 “Mbi Burimet Njerëzore”) dhe lëshimin e organit që ai drejton në nje skemë te persosur te mashtrimit (Piramidës) që prej gati një dekade?
Ata që drejtojnë nëpër banka (te ndryshme nga BSH) e dinë mirë që dëmi material (Leku monedhë a Leku letër qoftë) matet në formë relative. Pra sado para të kenë munguar në “hambaret” e tyre, ai nuk quhet i madh kur fitimi i ardhur nga puna e magaziniereve (Kryearketarëve) është objektiv e real.
Nga ana tjetër, edhe nëse dëmi është i madh relativisht, drejtimi i BSh duhet te pyesë veten, a e kanë bërë dëmin punonjësit me qëllim pra e kanë vjedhur apo e kanë bërë atë pa qëllim, pra ua kane vjedhur kur keta po flinin ose lane pa dashje nje herë (mbase edhe dy) dyert kryesore hapur pa dashje p.sh.
Ky hyn këtu nevoja e “partnerëve ndërkombëtare” për të rritur sigurinë (Burimi: Konferenca e fundit per shtyp e A. Fullanit, Hotel Tirana, nëmedia dhe BSH online)?!
Kujt do t’ia kërkosh ndihmën mbi sigurinë, në kete rast, Bankës se Anglisë, Irlandës, Australisë apo ndonjë të ngjashmeje?!
Guvernatori i Shoqërisë së Investimeve “ENRON” ( e cila ra dhe u klasifikua si ND mashtruese nga gjykatësit në fillimin e viteve 2000) u dënua nga gjykatesit e SHBA-s me 150 vjet burg e ndërsa vartësit e tij të drejtperdrejtë, thuajse shume butë. (edhe 7-8 vjet ndonjëri. Per vartesit e vartesve etj, nuk ka asnje të dhenë dënimi me burgosje. (Burimi: Google: Online, 26 Gusht 2014.
Po kështu këtu “si bankat” “Sude”, “Xhaferri”, “VEFA” etj. etj. vepruan njelloj tri-katër vite më pare Enronit duke shpalosur ne publik mjaft të përbashkëta te tilla si blerje objektesh që nuk u hynin në punë, shpërndarje fjalësh që paratë tek ata ishin të sigurta, financimi i “Miseve Evropiane”, filmave artistikë deri edhe i këngëve për lavdinë e guvernatorëve te tyre, ankandet e normave të interesit, etj, etj, etj. dhe sigurisht fundi i parave u pa’ e njëkohësisht situata makro dhe mikro në vend u pa për mbi një vit, sidomos ne rrethe si Berat, Vlorë, Fier, etj.
Por, cila është zgjidhja për Bankën e Shqipërisë në këto kushte?
Banka e Shqipërisë të kalojë administrativisht nën Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Shumica në Kuvend t’i gjeje rrugët!
Të ndërrohet emri nga Banka e Shqipërisë si “markë” e njollosur publikisht e tregtarisht dhe le të quhet e shumta Drejtoria e Thesarit dhe Arkës së Shtetit (Keshtu edhe publiku e kupton më mirë misionin bazë të saj) ose e pakta “Banka e Republikës”.
Guvernatori, të ketë vetëm një epror në ministrinë e sipërpërmendur dhe Këshilli Mbikqyrës mbi të’ të shkrihet si strukturë. Niveli i Pagës se guvernatorit le të caktohet si drejtor Drejtorie. (Drejtor i Përgjithshëm)
Në rubrikën “Edukimi” / Per nxënësit) tek faqja e Bankës së Shqipërisë onlne, gjendet Libri “Çufoja mëson të kursejë” dhe “Fletët e punës” (Burimi:{http://www.bankofalbania.org/web/Per_nxenesit_6815_1.phppas} , parë 30 Gusht 2014, ora 12.46).
Në respekt të të gjithë njerëzve që kanë punuar dhe vazhdojnë punojnë si arketarë/sportelistë tek Ish-Banka Amerikane e Shqipërise, Banka Intesa San Paolo Shqipëri, Raifeissen Bank Shqipëri, Ish Banka e Kursimeve Shqipëri, NBG e Tirana Bank, të cilet me përkushtim punojnë e mësojne mjaft prej te rinjve që duan të punojnë në bankë (arkë), po e mbyll shkrimin duke dhëne disa këshilla fëmijëve nga klasa 1 deri 3, cikli i ulët, edhe unë si Banka E Shqiperise duke i kerkuar leje te nderuarit dhe respektuarit Gaqo Bushaka për ndonje citim, porosis:
Çufoja duhet të mësojë të verë kursime por edhe t’i mbrojë ato!
Verdhushkat nuk “shkojnë me pushime”. Ato shpërdorohen nga njerëzit.
Çufoja mund t’i kërkojë para’ prindërve për të blerë sende luksi, por duhet edhe t’i shtrijë këmbët sa e “ka jorganin”.
“Kisha e Vaut të Dejës” tek 1 OOO lekëshi I Fletëve të Punës mund të ishte shkruar edhe tek paraja fizike, që ta mësojnë keshut edhe të rriturit që e përdorin atë dhe pse jo edhe të huajt vizitorë që janë shtuar shumë këetë verë.
Mbretëria e Bashkuar e Anglia tani për tani nuk gjykohen. Ata janë yllkat dhe pionerët e parë te sistemit ekonomiko-politik ku kërkon që të hyjë Shqiperia…
Jo të gjithë mësueset e kanë emrin “Kote”. Ka edhe që i quajnë “Dituri”, “Dritë”, “Shprese” etj. Dhe keto janë vërtetë emra tëbukur.
*Ekonomist
I lali tap ishe kur e shkrujte kete apo i ke fut nja 2-3 viza si pas dasme?
Ama jo, hajde deshifroje, edhe Google do ta përshtaste më mirë.
O vllajo,sa i bome paske qene mer jahu.
Ti je komplet i cmendur daku!! Tamam si ato emailet anonime qe shkruaje kur te hoqen nga banka…
Mund tja jepni ndonjerit ta shqiperoje kete artikull sepse nuk ka burre nene qe ta marre vesh.
Ky Ishallai jo vetem qe ka qene i pere tape, por edhe pjeset e shkrimit i ka te mbledhura nga te tjeret (shkrime te tjera). Prandaj urojme qe te kurohet e te shpetoje lehte.
Haaaaaaaa
Nje shkrim i filluar per”leksion universiteti”…..i mbaruar…..mbas 4-5 gotave…..ose i crrudhosur nga kerkimet ne google……ndodh…ca te besh.
O rul Lululushi! Nëse je grua ta kam fal! Nëse burrë, jepe emrin të të njoh. Në se je BQ pastaj, hidhu vetë nga taraca e ndonjë pallati të lartë apo gremina, që të ma lehtësosh punën mua. I Nderuari Bledar Hasim Isallari