U thanë plepat te Plepat në Durrës

9 Shtator 2014, 21:37Blog TEMA

Nga Fatjon Hoxhalli

 

Ndoshta është një lloj graviteti historik që ne shqiptarët, padrejtësitë dhe gabimet më të mëdha të historisë i zgjidhim me gabime dhe padrejtësi akoma më të mëdha. Nuk jemi dritëshkurtër, thjesht jemi funksionalë, jetojme momentin, zgjidhim hallet e vogla një nga një duke i lenë ato te mëdhatë për nesër. Jo rastësisht sot kemi nje shoqeri te katandisur në një ruspë të madhe ku koka i ka ngecur ne problemet e akumuluara me kohën.

Pershtypja e pare qe me ka dhene nje mik i huaj, mbas nje vizite disa ditore ne Shqiperi, nuk ishte as mbi rrugët dhe as mbi malet, por mbi ato dy pllakat ngjyrë dhe formë ndryshe ne banjat e shtrenjta te bareve te kryeqytetit. Te them te drejten nuk i kasha vene re, ne nuk jemi mesuar te kerkojme harmoni ne nje sistem, por vetem funksionalitet momental, duam te heqim hallin duke harruar se prishim gjithe sistemin me pllakat ngjyre kafe në nje banjo mermeri. Tani që e vë re kjo puna e pllakave ndodh rëndom, harrojme te matim siperfaqen e banjos sa here fillojme ta shtrojme.

Keshtu edhe me sistemin tonë të drejtesesise, halli me I madh post komunist nuk ishte fakti se nuk ekzistonte kultura e prones private apo liritë dhe të drejtat e njeriut, por se nuk kishte aktorë mjaftueshëm për ta mbrojtur atë. Realisht, sistemi komunist e kishte lene shoqerine ne mungese avokatesh dhe juristesh per te perballuar fluksin e një shoqërie demokratike, e ky ishte nje problem. Por ndonjehere problemet jane edhe mundësi të mëdha për të arritur në zgjidhje të mërdha. E ne c’bëmë, e zgjidhëm!

Mblodhën të gjithe agranomët dhe zooteknikët e karrierës dhe I cuan në Durrës, tek plepat,  për ti bërë dishepuj të drejtësisë Shqiptare, kush më mirë se ata kuptonte rëndësinë që ka fara për cilësinë e frutave nësër.

Ndërkohë që tek plepat s’ngelen më plepa, keta juristët e pelpave filluan të lulëzojnë kudo nëpër Shqipëri,  dyert e gjykatave filluan te gjelberohen cdo ditë e më tepër dhe mekanizmi I drejtësisë shqiptare filloi punën me kapacitet të plotë. Nje nga një ashtu sic në mendonim, ose më saktë ashtu sic ata të cilëve u dhamë në dorë zhvillimin e demokracise, mendonin se ajo funksiononte, riformatuan institucionet me radhë. Prokurori demokratike, Gjykata demokratike dhe te pavarura Sekserëria tek bari përballe, edhe kjo e pavarur dhe teper efektive. Une nuk e di,  a u kane mjaftuar ato gjashtë muaj, juristeve të rinj te marrin leksione edhe per kete te fundit, por sot shikoj qe e kane pervetesuar mire dhe e kane kthyer ne institucionin me efektiv te sistemit.

E sot që kujtohemi te ndryshojmë këtë farë, qne vend te frutave n aka mbushr vetem me pushin alergjik te plepave, kuptjmë që ëshë vonë, kuptojmë që ska më vënd për të mbjëllë fara të reja se trungjet e tyre kanë shkuar lart dhe kane blokuar çdo centimeter.

Une nuk besoj me tek reforma, nuk besoj më se është demokracia (ajo e verteta) që do mundë të na kthehjë një drejtësi të shëndetshme, por besoj se vetëm prerja dhe shkulja e tyre do na clironte nga kjo alergji e keqe.

Ndërkohë i brengosur mendoj: Të jete mungesa e agronomeve që bëri të thahen gjithë plepat atje te plepat në Durrës!?

30 komente në “U thanë plepat te Plepat në Durrës”

  1. Tani says:

    si ste vejn turp per kete shkrim ata agronome apo zoteknike sipas teje e kishin bere nje fakultet dhe e dinin cishte dija por ti ke juriste me diplomqa te blera dhe me kurse nje vjecare te Enverit qe i ke ne gjykatat e Apelit apo dhe ata te dites qe jane bijte e ish sekretareve te pare apo ish kryetareve te komiteteve ekzekutive se bijte e punetoreve dhe se ishin me te mire ne mesime si dergonte njeri por ty te jane thare trute tend e nuk ta kane fajin plepat e durresit por plepat e kokes tende. Ata sot jane shume hete me te ndershem dhe shume hete me te zote se sa i paragjykon ti

    1. Tani, lexoje dhe nje here po me kadal. Veni men mir ce thot se eshte shkrim shume i bukur. klase shkrim.

    2. Fatjon says:

      Nuk kam asnje gje kunder agronomeve, shkrimi nuk eshte bere per agronomet, eshte thjesht nje simblike i dashur. ngelen te respektuar, sidomos ata qe e ushtroje akoma profesionin e tyre.

    3. Lytfiu says:

      Ah u dhjefsh tiiiiii. Hajde koqe hajde

  2. Vlora says:

    Po per agronomiet kafshologet, gocat e bukura etj etj qe punojne ne administrate ne Turizem e ne AKT cdo na thuash z. gazetar

  3. Shoku I cimit says:

    Shoku zylo.ke gabime drejtshkrimore.

  4. lili says:

    Juristi vetem zbaton ligjin qe Par la menti coton,ore ti djal,pra faj eshte ma shume tek ligjeberesit se sa te ligjezbatuesit!

  5. Ladi says:

    I gjori artikull – shkrues; nuk thote asgje kunder agronomeve dhe ata i turren gjithe inat duke i thene: – Cfar ke me ne? – Cfar na di ti ne? Sa me vjen keq per keta lloj “agronomesh”!

  6. mami jot says:

    Shko me palle kari

  7. DanteAligeri says:

    Urime qe je lodh me shkrujt

    i pytje kisha plaku jote per ty, meqe qeke tregtar makinash ti. Sa e shet ate Golfin mrapa?

  8. lira says:

    Shume bravo per shkrimin djali. Edhe titulli shume domethenes.
    Atij tanit ose i jane thare trute me keq se plepat ose eshte nga ata te plepave. I vjen rrotull edhe Lek plepit nga mendja.

  9. ko says:

    Aman kur flet dhe ti. Qe deri dje thoshe rofte ps ja e qe te bardhes I thoje te zeze e tani. Ti engjell I bardhe qe kerkon te tallesh me inteligjencen e shqiptarve kur harove ti..qe genjeje lart e poshte qe premtoje pune ne ps para zgjedhjeve dhe kerkoje favore seksuale kundrejt nje pune.. A ke surat ti te flasesh per diplomat e tyre.. Ti qe shkruan akoma me gabime drejt shkrimore te lumtem behu burre e dili te vertetes perballe.. Thuaj ate qe vertet ndjen.. Je aq poshte sa po fillon te genjesh veten tende..mos u stermundo ne shkrime e xhgaravina lart e poshte.. Tegohu burre thuaj ate qe ti ndjen e mendon dhe nxir fytren tende te felliqur

    1. Fatjon says:

      Ou, kur e paskam bere kete, sipas informacioneve te tua i kam shfrytezuar keto favore seksuale apo jo. Une them akoma rrofte cdo gje qe une besoj.

      1. Vlora says:

        Atehere shpjegoi lexuesve per AKT ku ti punon sa nivel intelektual, profesional dhe eksperience keni. Sa e njihni Turizmin; Shqiperine si produkt turistik, cfare eksperience dhe formimi keni per kete. E kam fjalen ti vete dhe koleget e tu. HIPOKRITE, tu vije turp se Rilindja ishte por nuk eshte me per fajin e hipokritve si ju.
        Dhe ju lutem mos na i fshini komentet se ska asgje banale ne to por vetem te verteta te hidhuara…

        1. Fatjon says:

          Nuk ti ka fshire njeri more zoteri, kamomilezo paranojen..

  10. jola says:

    Une doja te lija nje koment per komentuesit: Lexojeni shkrimin ne teresi, kuptojeni edhe me pas komentoni. Mos u perqendroni tek nje fjale apo nje fjali, kuptimin e jep konteksti ne te cilen eshte perdorur.

    1. DanteAligeri says:

      Kush je ti? Fatjoni me emer goce? Faliminderit qe na ndricove Jola

  11. jola says:

    Po ja ti si e mendon? Vertet mund te jem Fatjoni? Ai publikon nje teme ne gazete( qe shihet lexohet komentohet kritkohet vleresohet nga nje publik i gjere) duke vene emer e mbiemer te plote edhe imazhin e tij, edhe pastaj fshihet pas nje emri tjeter per te komentuar?

    1. DanteAligeri says:

      PO, ska asgje te keqe mos gocaaaaa Xhaxhit… Mos u nxe se i bie Fajonit infarkt dhe nuk shet me dot makina ?

  12. ko says:

    Ti thua akoma rrofte por je ti ai qe spelqen reformen e bere ne drejtesi si eshte puna te lane jashte..sa keq per ty ne fakt sa mire ta bene…. Ishe ti qe para zgjedhjeve ftoje te rinj e te reja e me pas vajzave I kerkoje te beheshin kurvat e tua se do ti ndimoje te gjenin nje pune…fatjon te njohem te gjithe shum mire kush je..ishe ti qe genjeve para t gjithve se ne sheshin skenderbej kishte vetem 4 vetea…ktu I referohem protestes qe u be per vjedhjen e votave ne korce… Njs.. Ti o monster I dashur me emrin fatjon te ka zene syte ambicja e semure qe ke per t ecur perpara I ke hpyr nje mushke. Qe ishalla te thyhen qafen.. Me vjen keq per sonjen qe se di ctradhetar ka ne krah.. Po t jete per ty qafen thyefsh ishalla hipokrit

    1. Fatjon says:

      E paske kuptuar mire llogjiken e asaj qe kam shkruar ? reforme ne drejtesi nuk eshte bere akoma, pikerisht meqe jemi ne prag te saj, une kerkoj te behet me dore te hekurt. Je pak ne air mode kur thua se me paskan lene jashte, une sjam asnjehere jashte asaj qe dua te jem. Sa per te tjerat qe ke shkruar vazhdo freskohu ?

      1. Fatjon says:

        Une edhe hipokrit edhe shkruaj me emrin dhe fytyren time, ti ku e ke kete emer dhe kete fytyre?

    2. Landi says:

      Ti z/znj ko e paske personale me fatjonin, ai shkruan per nje teme qe e prek te gjith shoqerin shqiptare ne nje menyre a nje tjeter, dhe ne vend te komentosh rreth asaj qe esht thelbi i shkrimit dhe per mesazhin qe percjell, ju e banalizoni kete debat duke e sulmuar autorin e shkrimit me akuza personale qe te them te drejten nuk tingullojn shum reale.
      P.S te premtoj se nuk jam fatjoni dhe as nuk e njoh ate fare sooo take a chill pill…

  13. artani says:

    zoteri nuk desha qe te bej mbrojtjen e askujt por ama nese ata qe kishin nga nje fakultet si agronome apo zooteknik sic thua ti, ata jo e kane merituar qete beheshin juriste por me shume. Po te tregoj nese nuk e di qe ne perendim nese ke nje universitet, ke te drejten me postgraduetet nje vjecar qe te behesh jurist. kjo do te thote qe keto njerez te shkolluar kane kapacitet e duhura per tu bere juriste.
    Une desha te te tregoj qe nje i diplomuar ne agronomi (universitet teper i veshtire)qe ka bere kete kurs nje vjecar eshte shume me i mire dhe me i zoti se nje qe ka kryer shkollen e sigurimit apo shkollen e partise.
    Desha qe ta mbaroj duke te te thene qe drejtesine nuk e kane prishur keto djem e vajza qe u derguan atje por ata te korruptuarit e shkolles se sigurimit dhe te shkolles se partise qe i ke me shumice.
    Maks Haxhia eshte shume me i dobet se nje nga ato.
    Kush eshte me i korruptuar maks haxhia apo ato?
    Kush eshte me i korruptuar Vexhi mucmata sigurims apo ato?
    Ka shume te tille nese do ti tregojme me emra dhe te keshillojme qe kur te duash te besh ndonje shkrim beju me realist.

  14. Klajdi says:

    Fatjon, mund të duket e çuditshme, por ti kundërshton vet atë që shkruan në artikullin që ke postuar.
    Nuk vihet drejtësi dhe as rend i besueshëm me revolucione kinez, me shkulje nga rrënjët, me shfarosje….është gabim…gabimi që ne, Shqiptarët, asnjëhere nuk e kemi mësuar….të mos hakmerremi keqaz por të ndreqim aty ku pikon çatia, pak nga pak, ditë për ditë. Ti do të thuash …nuk është në karakterin tonë… atëherë… nuk të ndihmoj dot…askush ska për të na ndihmuar nqs nuk e kuptojmë vet.

  15. stop injorancen says:

    Ah kjo Shqiperia jone e shkrete…Sa breza duhet te kalojne qe te pastrohet ky gjaku i helmosur me injorance, aty ku rinia nuk sheh vleren e nje veprimi, nuk sheh asnjehere bomben qe po hidhet, por kerkon doren qe e leshoi. Jo per gje po sepse me ne fund do kete nje njeri ndaj te cilit te behen thashetheme, te perflitet, te ulet, te prozvalet, mundesisht te shkojme deri aq thelle ku mund te godasim ulet. TRUP!! Cfare ju duhet ju me background-in e shkrimtari kur nuk po komentoni fare per permbajtjen e tekstit. Jo po do shkojme aq thelle sa do bejme edhe analize fotoje, backgroundin per te gjetur edhe detaje te tjera se si mund te ngreme veten duke ulur te tjeret. Fatjonin pak e kane kuptuar gjate karieres se tij, gjithnje eshte kundershtuar, edhe aty ku ka dhene kohen dhe mundin e tij per nje ideal, por njerez me ideale sot nuk ka, eshte nje koncept i pakapshem per mendjet e vogla.
    Nuk dua te ofendoj asnje jeri sepse politika ne Shqiperi pak me prek, e lexova artikullin me kuriozitet sepse u ndesha me te ne nje faqe te nje rrjeti social, por komentet jane kaq pa vend sa me peshtirosen diten. STOP INJORANCES!

  16. Fatjon says:

    Graviteti i historise miku im , ne nuk dime te shikojme dot problemet e medha, ngecemi gjithmone tek te dobtat, tek shpifjet, tek thashethemet.

  17. Babi Fatjoni-t says:

    Biri im,

    leji keto muhabete, se nuk do zgjidhesh ti problemet e Shqiperise. Hajde te blej babi nje akullore, se mjaft na cave karin me keto plepat

  18. Adri says:

    Po ty cte duhet me kullen e korces,kur ti je nga malaveci.shiko ndihmoji ata dajinjte kuc,meqense jeni ne qeveri,sic beri ytate kur qe kryetar komune bulgarec,qe I pajisi te tre kunetrit me zetora dhe agregate,dhe nje autokombajne,Ose shirese gruri.ik ore bythlepires.erdhi partia erdhe dhe ti nga Italia,qe studiove me lekat qe vodhi babi,dhe qe sot vin verdalle rugeve te korces si qen zarbe,megjithse une se ve ne dyshim qe ka vene dhjame e per femijet e tu.por kjo eshte mbulimi I mutit me shure.ajd shendet

  19. zeqo says:

    U thane plepat , po thahen dhe pishat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje