Rasti i vjedhjes së një shume marramendëse në Bankën e Shqipërisë dhe reagimi civil ndaj kësaj ngjarjeje është tregues i asaj se në këtë vend reagimi qytetar, civil, i pandikuar politikisht, është i varfër, jo premtues dhe një tregues i qartë se kjo shoqëri është duke kaluar një krizë të thellë morale.
Nëse do të perifrazoja Faik Konicën, i cili kur flet për shqiptarët e vërtetë të vitit ’12, thotë se ata ishin vetëm dyzet, e me këtë ka parasysh vetëm firmëtarët e Aktit të Pavarësisë, unë do të thosha se shqiptarët e vërtetë të këtyre ditëve ishin vetëm 13 mijë. Pikërisht ata 13 mijë që firmosën peticionin për shkarkimin e ish-Guvernatorit, tashmë, të Bankës së Shqipërisë, të pandikuar dhe të panxitur prej askujt, vetëm e vetëm në shenjë proteste dhe pakënaqësie ndaj një klase politike, e cila në mënyrë të heshtur dhe me kode, që vetëm ata dinë t’i dëshifrojnë, ishte njëzëri dhe në unanimitet të plotë në anën e atij, që prej dje ndodhet pas hekurave.
Në fakt, ata nuk ishin në anën e tij, nuk ishin në anën e një njeriu të vetëm, nuk ishin në anën e askujt në veçanti: ata ishin në anën e sistemit që vetë kanë ngritur në gjithë këto vite, të një sistemi që punon përditë për ta dhe në favorin e tyre, e kurrsesi në anën e qytetarëve.
Nëse je pjesë e sistemit, e lojës, duhet të zbatosh rregullat, në të kundërtën je përballë tij, i vetëm, në minorancë, i destinuar të humbasësh.
Gjithsesi, fakti që në këtë vend ende kanë ngelur 13 mijë qytetarë është një lajm i mirë.
Kjo situatë, veç të tjerash, tregoi mjerimin e shoqërisë civile. Asaj shoqërie që në gjithë këto vite ka përvetësuar miliona dollarë nga fondet e Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera perëndimore, që investojnë për një Shqipëri më të lirë, më demokratike dhe më qytetare. Asnjë prej shoqatave apo organizatave tradicionale të shoqërisë civile nuk reagoi në këtë situatë. Heshtja ishte vdekjeprurëse. Ato kanë reaguar për çfarëdolloj çështjesh, ndonjëherë nga më qesharaket në këtë vend, por vetëm në këtë rast nuk reaguan. Duket qartazi se edhe shoqëria civile është e lidhur me lidhje klienteliste dhe nepotike me politikën, gjë që do të thotë nëse një krah i politikës nuk reagon, edhe ato të lidhura me krahun e caktuar nuk reagojnë.
Por ky ishte një ogur i keq për çdo banor të këtij vendi. Njerëzit të vetmen shpresë e shohin tek politika dhe tek politikanët. Varfëria ekstreme që përjeton sot një pjesë mjaft e madhe e shqiptarëve bën të mundur që kjo klasë politike të ruajë status quo-n e saj dhe njerëzit të mos kenë mundësi reagimi ose shprese jashtë kësaj klase politike.
Në fakt, kur bëhet fjalë për mbijetesë është e tepërt të kërkosh “heroizma”, aq më tepër në një vend si ky i yni ku niveli shoqëror, kulturor dhe social lë shumë për të dëshiruar, por, gjithsesi, në asnjë vend tjetër, qoftë edhe nga këto të rajonit, nga këto që kemi rreth e rrotull, një ngjarje e tillë nuk do të kishte kaluar kaq lehtë dhe me kaq pak zhurmë.
Në këtë vend, kur flitet për qytetin dhe qytetarinë shpeshherë e para gjë që të shkon ndër mend është vendlindja, vendbanimi, prejardhja, ndonjëherë këto gjëra bëhen pjesë e debateve të kota, shterpe dhe pa kurrfarë përfitimi, ndërsa ajo që na bën dhe tregon se sa qytetarë jemi është aftësia jonë për të reaguar atëherë kur duhet dhe si duhet. Dhe kuptohet se sa qytetarë në këtë kuptim janë shqiptarët në tërësinë e tyre.
“Asnje prej shoqatave tradicionale nuk reagoi ndaj ndaj kesaj situate-ato kane reaguar per gjera krejt te parendesishm…”-kjo me kujton reagimin ndaj shenjtorit te kishes orthodhokse Shen Kozmait qe profanet ta duan ta shesin per shenjtor te kishes greke. Nqs ne 1912 ka pasur dyzet shqiptare (sipas konices) po 300 vjet me pare kur ka kaluar asketi Kozma ne trojet orthodokse te vilajetit te Janines, sa duhet te kete pasur valle? Keto shoqata patriotike a nuk i shqeteson krimi i organizuar qe bren themelet e shqiperise shume me teper se sa figura neutrale historike si puna e shen Kozmait?
Ata qe firmosin per shkarkimin e Fullanit por nuk bejne protesta per rritjen e Energjise Elektrike dhe Taksave nuk jane vec tjeter vetem Turma dhe Injorante. Me vjen keq per ju qe firmoset por harxhuat kohen kot me nje loje politike.
Zoti lapardhaja, nje nga keto firmetare jam edhe une qe rastisa ne Albanistan para 3 javesh dhe kur pashe disa kalamaj qe merreshin me mbedhje firmash u afrova e firmosa. Ju thashe edhe se kete peticion do t’jau hidhnin ne plehra dhe sdo ta fshinte kush se ça kerkonin ata se albanistan hesapi eshte atje. Bile per te qene me i sakte une e kam firmosur po duke qene se s’kisha karten e identitetit te albanistanit me vete ju dhashe karten tjeter te huaj qe kisha me vete per te vene numrin personal te kartes, dmth aty ke 12999 shtetas shqiptare dhe nje te huaj, une dmth. Po ti ke te drejte kur thua se ne albanistan ka vdekur reagimi qytetar. Deri dje ja vinim fajin Saliut se gjoja i rrihte po te dilnin te protestonin, po sot kujt t’ja veme fajin???? Faji i duhet vene atij populli debil qe kaq tru ka, nuk behen gjerat me zor………askush nuk jau ka fajin, te gjitha fajet e fenomenenet e prodhuara ne keto 23 vjet, si Saliu, vjedhjet, mungesa e shtetit, degradimi i shtetit, korrupsioni, etj etj, jane bere me bekimin e ketij populli te prapambetur qe keto dukuri i ka konsideruar si burreri apo shkathtesi. E pra keto antivlera duhet kohe qe te shkoqiten nga kokat debile te shqipkareve….Ketyra kalamajve qe citova me lart ju thashe se ne albanistan duhet bere revolucion qe te ndryshojne gjerat se plehrat po i drejtojne dhe ju permenda Liken, me shihnin te habitur dhe s’dinin ça te thonin. Perderisa ne Albanistan do te triumfojne kompromiset ku njerezit dalin me humbje dhe fitojne vetem tipa si puna e Likes ai vend sdo te gjeje qetesi. Desh harrova kryesoren, Sali Berisha ka shkaterruar ate vend me shume se nje here dhe askush se merr mundimin jo ta arrestoje po as ta hetoje, shkurt muhabeti “welcome to Albanistan”………..
Degjoni ne mengjes telefonat te Bashkim Hoxha
Kur thone jam nje qytetar nga Kashari
Kur thone jam nje qytetar nga Shengjergji
Kur thone jam nje qytetar nga Burgajeti
Qytetarit i ka mbet te thote me ner jam qytetar.
Pra jemi 82% katunar, qe pretendojm per reagim qytetar.
Ndoshta mbas ca brezash.