Një mbrëmje shkurti të vitit 2012, Fidel Ylli do gajaste Kuvendin e Shqipërisë duke kënduar kinezçe. Në fakt qe një miks provincial i një deputeti me sharm, pasi Sali Berisha kishte folur për një bashkëpunim ekonomik me vendin aziatik. Por edhe për futjen e gjuhës kineze në tekstet e shkollës. Performanca ia arriti qëllimit. U shkrinë së qeshuri.
Mirëpo tani, sot, opozita nuk ndodhet në Kuvend që t’i kthejë reston Fidelit. Do të ishte dita më e volitshme . Shqiptarët do të kuptonin kështu hendekun midis të thënës dhe të bërës. Por opozita mungon.
Ky detaj ka edhe një rëndësi tjetër. Hapat e shkurtër të memories civile.
Ndofta një ballafaqim ironish, sulmesh midis opozitës dhe pozitës, nga e shkuara mund të na japi mundësinë ku të shohim si në një ekran të madh, butaforinë, apo fallcitetin politik në kontekst me rrugën reale që duhet ndjekur. Shumë nga ne mendojmë se politikanët tanë e dine, jo se nuk e dine. Ata e bëjnë qëllimisht këtë, pasi kështu ndodh në politikë.
Por, edhe ky përfundim është i gabur.
Gjithsesi…, t’i kthehemi bashkëpunimit me Kinën. Vendi gjigand është bërë sot kantieri i botës. Pavarsisht politikës dhe të drejtave të mungura të njeriut, partia aktuale erdhi në pushtet permes një lufte të përgjakshme civile. E vetmja aleancë politike, nëse mund ta quajmë kështu, që njeh historia moderne kineze, ka ndodhur gjatë luftës së dytë botërore. Kur, Japonia sulmoi Kinën. Më pas, vendi i lodhur iu nështrua diktatit komunist.
Sot Kina, vazhdon kështu. Megjithatë, është tregu më prodhues. Aq sa edhe një nga superfuqitë e botës, Amerika, është debitor tek ajo.
Por ne si Shqipëri jemi në kushte të tjera. Në të njëjtë kohë, jemi njohje e vjetër.
Aq sa edhe unë kam pasur fatin, kur një fëmijë dhjetëvjeçar,të shikoja se si mbushej një pallat me njerëz si kukulla.
Ishte koha e bashkëpunimit të madh. Po ndërtonim ekonominë vendit, bazuar në dy shtylla kryesore. Punën vullnetare dhe punën e detyruar.
Metoda të cilat edhe Kina vet i kishte zbutur.
Megjithatë, shumë vende nga bota bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh, për sa I përket politikës dhe të drejtave të njeriut. Uzurpimit të Tibetit, apo
kurseve abstenuese të Kinës në OKB.
Kështu që nuk bëjmë keq edhe ne. Të paktën të jemi një here pragmatistë.
Sot të takosh e bashkëpunosh me një qytetar kinez, të duket sikur je pranë një roboti. Pak emotive, shumë racional, dhe aspak efuforik. Edhe pse janë kulti i punës.
Do të ishte mire që Kryeministri ynë, të kishte marrë me vete edhe Fidelin.
T’ia dëgjonim sërish zërin, edhe sot.
Ky qe ka shkruar kete bicim artikulli, mos eshte edhe vete tip kinezi???!!!
Kenga e Fidelit ,mbetet ne krye te klasifikimit !!:D
Ne fakt, Rama nuk tha qe kinezcen do ta bejme gjuhe te huaj ne shkollat tona, fakt te cilin Fideli perqeshi ne ate cicerime. Rama deri me tani ka folur per investime dhe bashkepunim pa future kinezcen si gjuhe te huaj ne shkollat tona zoti Levonja.
Z. Ilir Levonja na kthen disa vite pas, per te mos harruar qendrimin e politikaneve tane ndaj Kines ne periudha kohe te ndryshme, here polik servile, here politik armiqsore, dhe here politik miqsore dhe e fillon me ironin e Fidel Yllit kur Berisha propozoj, qe gjuha kineze te jete gjuha e dyte t ne shkolla. Besoj qe Fideli edhe sot nuk ka pse skuqet. Qe Kina ka zhvillim ekonomik si e thoni edhe ju, pavarsishte se drejtohet nga nje parti komuniste. nuk ka pse te pengohen qeverit shqiptare per te lidhur kontrata per mardhenie ekonomike. Me shume duhet te skuqen ata qe nuk donin te kishin mardhenie me Kinen se e quanin vend komunist. Fideli edhe sot te ishte ne Kine nuk besoj qe te nenshkruante qe gjuha kineze te behet gjuha e dyte ne Shqiperi, por do te pranonte bashkpunim ekonomik pa paragjykuare se nga cila politik drejtohet Kina sot. Vajtja e Edi Rames ne Kine dhe marveshjet ekonomike jane ne interes te dy vendeve, pa prekur dinjitetin kombetar, pa nderhyre ne politikat e brendeshme.Politika shqiptare duhet te mesohet edhe kur duhet te thot jo! edhe kur duhet te thot po!Duhet te mare fund politika e servilizmit dhe ajo e nenshtrimit.
Po mire mor zotni mos te duket vetja me i mençur se gjithe bota qe e pranojne ,madje kane edhe investime nga kina.Permbyse po ta mbajti kinen.Artikull i shkruar me porosi ,se kur vajti saliu dhe mburrej se ishte ngjitur ne murin e madh kinez nuk te ra ne sy .Lerini keto kinezerira.artikull i çakorduar dhe pa pike kuptimi.
Mire do te ishte te shihte se cfare ben Kina per sportin dhe mbase kujtohen dhe mbajne fjalen qe te benin parkun olimpik sportiv tek zona poshte diges se liqenit.
Fideli e mbaroi detyren me gjuhen kineze ne parlament, por duhet te vazhdoje punen per rilindjen e sportit dhe jo te struket…, ka shume te drejte era
Sofizem apo mashtrim i pastert , per te shkarrashkruar edhe ti nje palo artikull . Merr ne menyre abuzive te shpifur prej teje pseudofaktin qe
opozita e djeshme , pozita e sotme paska qene kunder maredhenieve me Kinen. jo mor gazetar , Fideli apo Opozita e djeshme , stigmatizuan vetem mesimin e gjuhes kineze , apo deshe te thoje edhe ti nje fjale , thuaje , por me
ndershmeri pa sajuar kotesira.
I vetmi mentalitet politik që dime ne (të paktën deri më sot), është servilizmi dhe nënshtrimi pa kushte ndaj të fuqishmëve…paçka se “mund të hamë edhe bar”…(???!!!) Asnjëherë shteti shqiptar nuk ka bërë politikë realiste e pragmatiste në dobi të vëndit dhe popullit të tij… Por edhe sikur të tentojë dikush ta bëjë këtë, do të dalin “patriotët nacionalistë”, mediokër dhe injorantë, hajdutët dhe kriminelët (që fatkeqësisht kemi me bollëk) dhe do ta pengojnë….(Shëmbuj të tillë, historia jonë e shkurtër, ka sa të duash…)
Kjo docibao e shkruar nen mesimet ideologjike te partise duhet ta shtyje shokun Besnik (frengjisht FIDEL)te reflektoje e ti pergjigjet pozitivisht kritikes dashamirese sepse ka shkelur ne derrase te kalbur duke poshteruar kinezçen e motres se madhe , artikull qe nuk meriton faqet e gazetave , nuk e di por dyshoj se gazetat ne Shqiperi kane redaktor e korektor .
O Koqe Levonja! Fideli aspak nuk ka fyer apo te jete tallur me Kinezet,ai pikerisht e kishte me injorantin sali berisha,qe jo vetem tallej dhe fyente Kinezet,ose me mire Qeverine Kineze. I paske harruar ore Tutkun levonja,se si ngrihej sali berisha ne fillim vitet 90, e shante Enver Hoxhen se pse ishte lidhur me Kinen? Se ishte dhe eshte vend Komunist dhe shtyp te drejtat e popullit,simbas sali kriminelit,por per te mos u zgjatur me ndyresirat e sali berishes,ky vetem se tallej me ato qe deklaronte,gjoja per gjuhe te dyte e dokrrat e saliut.
Eh c’ia bere mire qe ia kujtove ketij bicim deputeti, fshatar, grabites, plurimiliarder dhe i majte?!!!!
ne amerike ka kohe qe shume prinder i dergojne femijet e tyre ne kurse mesimi te gjuhes kineze pasi duket qarte qe influenca e ekonomise kineze po avancon shume! Sot ne supermarkatat e amerikes apo evropes ne grusht lajthi e arra kushton 5-8 dollare ,,mirepo kur berisha permendi kurset e gjuhes kineze apo fokusimin ne ekonomi tek druret frutore apo arrave lajthive qe kane kushte te favorshme te vendin tone ,socialistet qeshen dhe e kthyen ne humor apo ky fideli qe nuk I hyn ne pune as dreqit doli si karnaval edhe kendoi si gomari ne maje te plehut pa iu dridhur syri,,, hajde mere vesh kete pune
ci keni keto mo kot me kot fideli ironizoj ate sisitem te shpifur te sali berishes i cili mendonte te fuste ne textet shkollore kinezcen.po nejse ne gjimon kemi qen popull injorant edhe ai qe e ka shkruar eshte i tille ,….shkrimi eshte shume por shume i dobet nuk ka lidhje figura me zerin turp turp
ore debil per ate e kemi fjalen edhe ne,futjen e gjuhes kineze neper shkolla qe neser te kemi me shume kuadro te komunikojme me kete vend te madh, na mbyten budallenjte more aman ,, saliu saliu thote ky rrypi
RROFSHIN KINEZET QE NUK KERKOJNE REFORMA DHE JANE VETEM TREGETARE DHE JO LLAPAQENER SI AMERIKA DHE EU