Albin, a je ti?

11 Shtator 2014, 16:47Blog TEMA

Me lëvizjet e fundit politike, Albin Kurti ka befasuar edhe skeptikët më të mëdhenj. Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje tash e kanë të vështirë t’i njohin edhe militantët e tyre më të zjarrtë. Pyetja legjitime është: Albin, a je ti?

Nga Imer Mushkolaj*

Dikur e quante parti të haraçit, por me AAK’në e Ramush Haradinajt lidhi marrëveshje për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Dikur fliste për parime në qeverisje dhe thoshte se do të ishte pjesë e Ekzekutivit veç kur të dilte partia e parë në zgjedhje, por të mërkurën ndryshoi gjithçka.

Dikur deputetët e Listës Serbe i quante çetnikë, por krimin e korrupsionin do ta luftojë edhe me ta në bashkëqeverisje.

Albin Kurti u shfaq krejt tjetër nga ai që është njohur nga publiku, të mërkurën, kur nënshkroi marrëveshje me qëllim që, siç tha, Kosovën ta hedhin në binarët e drejtësisë, të zhvillimit, të barazisë, të luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Ata që nuk i ka tradhtuar kujtesa mund të sjellin ndërmend edhe deklaratat se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të qeveriste me asnjë subjekt politik që ka qenë në pushtet. E, të gjitha partitë ose zyrtarë partish, me të cilat nënshkroi marrëveshje kanë qenë në qeverisje dhe janë përgjegjëse për gjendjen në të cilën e kanë sjellë vendin. Se si u bënë këto parti tash të pranueshme për Kurtin, veç ai e di.

Para zgjedhjeve të fundit, Kurti thoshte se vetëm kur Lëvizja Vetëvendosje të fitojë dhe ta udhëheq ekzekutivin, do të shohë se më kë do të qeverisë. “Pasi të jemi subjekti i parë do të shikojmë të bëjmë koalicion me subjektet e tjera, varësisht nga përputhjet programore dhe besueshmëria e ndërsjellë. Pra, propozojmë alternativën qeverisëse dhe shikojmë se çfarë kanë të tjerët”, thoshte ai.

Madje, ai kritikonte Ramush Haradinajn se me çdo kusht donte të bëhej kryeministër, duke thënë se ai nuk ka parime. Se si u bë tash lideri i AAK’së parimor, veç Kurti e di.

Mbase Albin Kurti ka përgjigje edhe për këto deklarata të tij dhe të zyrtarëve të subjektit të tij politik:

“Këto parti duhet të ndryshojnë. Vetëm më pas ne mund të bashkëpunojmë në koalicione”. Partitë nuk kanë ndryshuar, e ai ka bërë marrëveshje me to.

“Haradinaj nuk ka as program, as parime dhe as ekip. Ai ecën duke parë se çka i jep gjasë të bëhet kryeministër. Kaq”. Çuditërisht, tash Haradinaj i ka të tria.

“LDK’ja… e ka dëmtuar shumë opozitën dhe mbi të gjitha Kosovën”. Tash, me këtë LDK, po duan ta zhvillojnë Kosovën.

“U thoni jo çetnikëve të Listës Serbe se kështu i thoni po republikës dhe historisë sonë”. Tash, republikën do ta çojnë përpara me këta “çetnikë”.

“LDK’ja dhe AAK’ja nuk e kanë luajtur rolin e opozitës, sidomos në çastet vendimtare i janë bërë patericë qeverisë në proceset e dëmshme në të cilat ajo e ka katandisur vendin”. Kush është patericë e kujt tash?

“Frika nga pushteti dhe lakmia për pushtet kanë bërë që LDK’ja e AAK’ja t’i nënshtrohen Thaçit”. Kush po e lakmon pushtetin tash?

“Kur krijon subjekt me njeriun që ka aktakuzë për korrupsion dhe thua dua të bashkëqeveris me Vetëvendosjen, i vetmi konkluzion që më bie në mend është nevoja e këtij subjekti për ‘vanish’ apo ‘pastrim kimik’”. Bëhet fjalë për Fatmir Limajn dhe Nismën. A jeni lodhë?

Ka edhe shumë të tjera, pa fund delarata, si këto.

Me lëvizjet e fundit, Albin Kurti ka befasuar edhe skeptikët më të mëdhenj. Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje tash e kanë të vështirë t’i njohin edhe militantët më të zjarrtë. Ata nuk mund t’i përmendin më parimet si arsyen kryesore pse e kanë votuar dhe simpatizuar këtë subjekt politik.

Ndër parimet themelore të një lideri është: të mbajë fjalën!

Kurti nuk është më ai i vjetri, e as VV’ja ajo që ka qenë.

Pyetja legjitime është: Albin, a je ti?

*Express

18 komente në “Albin, a je ti?”

  1. Trimi i Xha Jahos says:

    Dava legeni është ky Albni hajvan Kurti.

  2. babec says:

    Albin Kurti behu gati te pastrosh kosoven nga:

    Vrasesit
    Mafiozet
    Te Korruptuarit
    sidomos politikanet
    Sunitet
    Wahabet

    1. gjyshi says:

      Po,ai,vetë është wahab, or të priftë e mbara !

  3. Moisi Golemi says:

    Albin Tafuti.

  4. jon says:

    Ia pske fut kot ore rrot e k… Po ti as perafersisht nuk je ne troh te bukes ore trap.Lexoje njiher marveshjen e pastaj shkruej, ore legen.Po ti as kepucen e Albinit nuk mund t’ja fshish .Cka kerkon ti, mos kerkon ekstreme deri ne pakufi,apo deshiron qe Hashim hajn Thaci me vazhdu si Sali Berisha me sundu e me shkerdhy kete popull te mjer.Ik or trap

  5. Kris says:

    E keqja me e madhe e kosoves tash per tash eshte Thaci! Te largohet ai ,si Berisha nga pushteti,si kancer I Kosoves, pastaj ka Zoti!

    1. gjyshi says:

      Kris:Kur nuk ke çka zgjedh, zgjidh të keqën më të vogël. E keqja më e vogël, tani për tani, është Thaçi. Nuk shkohet nga shiu në breshër.

  6. Taulant says:

    Eshte thjesht politikan qe ben politike dhe politka eshte kurve!

  7. mazllemi says:

    Shko Albin e mbush xhepat ti dhe shoket e tu , se per popullin fukara edhe ti si çdo politikan tjeter ske per ta kthyer me koken mbrapa

  8. Ajaxs says:

    Albini eshte politikan i ri.Me kalimin e viteve politikani piqet. Keshtu edhe Albini eshte me se normal shkone ne parime me te te pjekura, large Nacionalizmit , dhe problemeve te tjera.

  9. Uuuh!!! says:

    Eeej milet, nigjoni Krisin, mos merrni kot!
    Ashte nji tranzicion si ky qe shporri Shpellarin,
    jo se edrama a akurti jane yje rilindare,
    s’ jane vec dy bezhdile tranzitive….qe lumi tash po i qet menjane shpejt, tung!
    Shkurt
    Eshte pozitive qe po e merr qeverisjen dYshja Kurti -ramush.

  10. Arber Kreshniku New York says:

    Kut(Kuthpule) populli nuk ti ka dhene votat ta mashtrosh
    Ti ne fushat ke permtuar tjeter progra prandaj ti dhane votat.
    e pate edh puna e Kosoves

    Vetvendosja u kthze ne VETFUNDOSJE
    Presidentja ka ren ne latergji.askush nuk e njef.
    sepse nuk e tunde kemboret.
    mBET KOSOVA PA PRINJESE.

  11. lumasi says:

    @ymer
    vv dhe albini ben mire qe u bashkuan kualiciont
    nese vv rrinte perjashta do te kishte te njetin fate ate te m5s e grilos ne itali
    vv nuk do te behet ne kohe te aferta parti mase e te qeverisi si parti e pare.
    tani vv duhet ti peshoj mire gjerat e mos humbi davane

  12. Arberi says:

    Albini eshte bere nje karagjoz duke turperuar jo vetem shprehjen VV dhe kuptimin e kesaj shprehje por duke permbysur tere ato qendrime dhe moralizime si nje fluske sapuni.Pyetja eshte se cfare eshte duke perfaqesuar dhe per kend punon.Sigurisht do te futet ne listen e cifligareve pushtetare te bere me bollek gjithandej.

  13. kuq e zi says:

    Albini me kete marrveshje la thacin pa pushtet dhe bllokut i hoqi marrveshjen me serbine per nje parti qe ka me pak se 20% ky eshte qielli i shtate qe e enderron cdo politikan

    1. VV says:

      …vec ky koment ”kuq e zi” ja vlen t’lexohet..

  14. mirel says:

    A une jam si gjithe te tjeret mor ti Imer!
    Qyli I pelqen dhe mbretit, a jo?
    Dhe une si tan pangopesat e tjere, fjalen e japing dhe te marrin dhe buken dhe djalen.

  15. bard says:

    Qenka merzit Mushkolaj se nuk po qeveris ma Thaci. Hajt Imer, se dite ma te keqija do vijne, per te gjithe ju korrumpillat e Thacit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje