Midis mëshirës dhe ligjit ose "ne" dhe "ata"

14 Shtator 2014, 18:19Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Shpërthimi i Berishës dhe akuzat e tij se arrestimi i Fullanit ishte një akt stalinist pasuan mbrojtjen e egër dhe të rëndë që i bëri pronari i TV Klan në emisionin e Fevziut. Më në fund duket se palët kanë zënë pozicionet e tyre dhe Berisha bashkë me aleatët e tij mediatikë dhe miqtë e klanit të tij, e shohin Fullanin si një gjymtyrë të trupit të tyre. Kështu, guvernatori i Shqipërisë nuk është më zyrtari i lartë që aukuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke krijuar me dashje ose pa dashje terrenin për vjedhjen më të madhe që i është bërë shtetit shqiptar, por ai tashmë duhet të vështrohet si një pjesë e atij klani që na ka qeverisur për tetë vjet dhe tani, në opozitë, shfaqet si një trup i vetëm, si një klan që jo vetëm nuk pranon asnjë akuzë, por kërkon ta zhvendosë këtë ngjarje nga terreni jurdik në atë politik. Të gjithë janë në të drejtën e tyre përsa kohë që Guvernatori shqiptar është nën hetim dhe përsa kohë ai deri në një vendim të formës së prerë parashkruhet i pafajshëm.

Populizmi dhe viktimizimi i turmës

Është shumë e çuditshme ajo që ndodh në psikologjinë e turmave dhe të njerëzve në përgjithësi kur ajo projektohet si një identitet më vete dhe merr përsipër rolin e prokurorit apo të gjykatësit. Është e njohur në historinë njerëzore histeria e turmave për të kryqëzuar viktimat. Pa përmendur rastin emblematik të Barabaës me Krishtin, mjaft të kujtojmë gjyqet popullore në Shqipëri pas vitit 1945 dhe thirrjet histerike « Në Litar ! », « Në Litar ! ». Regjimet totalitare të Lindjes ku u përfshi dhe vendi ynë, e zgjeruan këtë përmasë të histerisë kolektive dhe promovuan popullin si inastancë supreme të drejtësisë dhe jo ligjin. Edhe në rastin Fullani, menjëherë vërshuan thirrjet histerike të disa turmave që u paraqitën si zëdhënëse të publikut, të cilat nisën të mbledhin firma anëkënd Shqipërisë për largimin e Fullanit. Në fakt, asnjëherë nuk u tha që në krye të këtyre shoqatave ishin njerëzit e PD-së, të lidhur me të dhe me frymëzim pd-ist. A kanë vepruar me vullnetin e tyre apo me nxitjen e PD-së këtë nuk e them dot. Në Shqipëri është bërë sport popullor përfshirja e publikut në çështje të karakterit ligjor, politik. Në Shqipëri nuk të mbështet askush nëse ti do të dalësh të kërkosh të drejta ekonomike apo sociale, por për të protestuar për dasmën e Erion Veliajt i gjen menjëherë disa njerëz. Kështu, rasti Fullani erdh e u bë një sport nacional sepse ai, me kokëngjeshje jo vetëm që nuk dha dorëheqjen atëhere kur gjithë opinioni e priste atë, por, përkundrazi, nisi të sillej sikur vjedhja e Bankës ishte bërë nga jashtë Bankës, nga ata që i kërkonin dorëheqjen. Edhe Këshilli Mbikqyrës, me përjashtim të zonjës Meksi, i sfidoi të gjithë në mbledhjen e radhës duke e rikonfirmuar përsëri Fullanin si Guvernator dhe duke renditur madje edhe sukseset e tij. Në nënvetëdije kjo skenë të kujtonte atë të vitit të largët 1997 kur vendi digjej flakë dhe Berisha jo vetëm që nuk jepte dorëheqjen, por rizgjidhej president. Dhe bash në këtë pikë ndërhyn prokuroria e cila i kaloi pritshmëritë e publikut. Ajo e arrestoi Fullanin dhe Kryembikëqyrësen. Imazhet e guvernatorit me pranga, futja në makinën e policisë, pamjet e djalit që i çon ushqimet në burg babait, shkurt të gjitha këto e gjetën të papërgatiur opinionin dhe turmat. Pati prej atyre që filluan të kenë mëshirë dhe faji u transferua nga Fullani te prokuroria. Në fillim me gjysmë zëri pastaj me ulërima, Berisha dhe pronari i Klanit e quajtën prokurorin stalinist dhe e projektuan gjithë këtë ngjarje si vepër të Edi Ramës.

A u vodhën lekët ?

Mbrojtja e egër që po i bëjnë Fullanit Berisha dhe Basha së bashku me pronarin e TV Klan është pjesë e luftës politike që bën një krah i caktuar, i cili qëndron në të kundërt të opinionit tjetër. Madje, ata, duke shfrytëzuar ndjeshmërinë njerëzore të keqardhjes kur sheh një ish-guvernator me pranga në duar, kujtuan se ky mund të ishte rasti ideal për të kaluar në mbrojtje totale dhe për të ndërruar vendet, për ta projektuar prokurorin që firmosi urdhër-arrestin si stalinist dhe Fullanin si viktimë dhe si regjisor të gjithë këtij spektakli Edi Ramën. Ndërkaq, në anën tjetër është edhe një opinion, madje në shumicë, që mendon se prokuroria, në këtë rast, është në të drejtën e saj që të hetojë qoftë edhe duke e izoluar në qeli guvernatorin dhe kryembikëqyrësen. Mirëpo, befas të gjithë duket se e harruan skandalin dhe tani shqiptarëve duket se nuk u intereson më që paratë e tyre janë vjedhur, nuk duan të dinë më se vjedhja që reklamohet mund të jetë shumë herë më e madhe, se prokuroria ende nuk ka zbuluar as minimumin e asaj që ka ndodhur. Në fshatin e madh të quajtur Shqipëri, publiku po ndjek teatrin e radhës, atë që ka si aktor qëndror Berishën i cili, ashtu siç mbrojti ata që vranë dhe urdhëruan vrasjet më 21 janar, po mbron dhe Fullanin dhe, nga ana tjetër, prokuroria  që duhet të na tregojë dhe të na provojë se ku shkuan paratë e vjedhura, sa është shifra  dhe cilët janë ata që na kanë vjedhur. E kam thënë edhe në shkrimin e së dielës së kaluar. Situata në Shqipëri ka ndryshuar dhe e them përsëri me bindje se Edi Rama jo vetëm që nuk ka asnjë ndikim në këtë çështje, por ai, me dinjitetin e një shtetari serioz që nuk përzihet në punën e institucioneve të tjera, ka kriuar klimën e favorshme për prokurorinë që ajo të bëjë punën e saj pa asnjë drojë apo frikë. Ky qëndrim i Edi Ramës bashkë me të vërtetat rrëqethëse që po publikon Izet Haxhija po lëvizin nga drejpeshimi psikik e politik Berishën.

12 komente në “Midis mëshirës dhe ligjit ose “ne” dhe “ata””

  1. Qife Topanxha says:

    Shume sakte perveç nje momenti: Adriatik Llalla, alias Qumesht i thartuar, bere kos e pastaj holluar me uje, ka vepruar nen ursdhrat e padronit Sali Rrot Berisha. Ndryshe, ky i thartuari do kishte shpene para hekurave edhe tere ate bande kriminelesh qe vodhen e vrane popullin, nga Berisha, Basha e deri te Mesila P.Doda.

    1. katili says:

      Bravo Ilir Bazja

      1. Majakovski says:

        Ky eshte i teri e i beri ILIR YZEIRI gazetari i lire qe flet gjithnje me zerin e tij. Faleminderit Ilir!

  2. gershet says:

    qe uvodh banka e shteti qe ugrabit pa nderprerje 24vjet nga sali berisha kjo dihet se vetem ky mund ta bente keta te tjeret jane minjet tani done ta beje betej politike se keshtu i intereson kujtoj se mbeti ora ne 1990 duhet tja kujtojme se jemi 2014 pas shum vjedhje vrasje krime shtet rrumpall ne te gjitha fushat te djegur duhet ti tregojme vendin qe i takon se boll

  3. Ilirjan says:

    Eshet detyra e qeverise te ruaj fullanin me masat e sigurise me te repta qe atij mos ti ndodhi gje se eshte faktori kyc per ta hequr salen qafe ,eshte i vetmi qe di shume per salen dhe per pasurit e tija maramendese.po qe se fullani lihet i lire te jeni te sigurt se ai do te ekzekutohet si santo dhe vete fullani e di mire kete prandaj dhe ushqimet ja sjell i biri ne burg,sa i perket mbrojtjes qe i bejne e atij eshe nje manover e ujkut sali per te lene gjithmone idene se ne nuk te leme ne balte qe ai mos te flasi.Per saliun fullani eshte nje karte qe duhet te digjet per para se ai te bjere ne kompromis me drejtesine per te mbrojtur jeten e tij nga sala. Shikojini mire gardianet qe e ruajne fullon se mos i krijojne te gjitha kushtet qe ai te vetvritet dhe pastaj skeni cti beni me sales vetem ti ruani b…t…po ti sekuestrohen saliut te gjitha pasurit qe ka dh oborit te tij shqipetaret do te jene nga ana ekonomike njesoj zvicerjanetß

  4. VPTR says:

    Analize e drejte. Berisha te cilit po i ngushtohet laku per cdo skandal te tij te se kaluares ose qe del ne siperfaqe me origjine nga e kaluara, gradualisht do kaloje ne sulme dhe me te forta dhe histeri, qe ne fund te fundit tregojne implikimin e tij te drejtperdrejte ne keto skandale.
    Lusim qe drejtesia te beje punen e vet.

  5. tifozi says:

    Zoti yzeiri asnjehere Guvernatori dhe vecanerisht Guvernatori nuk mun te jape doreheqje se e do turma. Sot ne Shqiperi po ti mbledhesh vetem ato qe kane kredi te keqija dhe kane idene e gabuar se guvernatori e ka ne dore ti fale ato kredi e bejne nje turme. Sa per arrestimin ai ishte komplet flagrant dhe pa asnje fakt qe ta mbeshtese. Ketu nuk behet debat mbi supozime apo hamendesira por mbi dicka qe ndodhi ashtu sic ndodhi. Pastaj dhe shkarkimi direkt pasi u arrestua u imponua me force duke e rrethuar Keshillin me Polici e duke ju bere presion nga Ermelinda Meksi. Keto Fakte te verteta te pa kontestueshme bene qe Populli te marri njehere fryme dhe te mendoje. Kjo nuk ishte keqardhje por reflektimi i pare pas mllefit te papare pa baza dhe te paargumentuar. Degjuat dje si per cudi ishte vjedhur dhe Banka e Frances pothuajse me te njejten menyre. Asnje lajm nuk u tha per kete edhe pse shume i ngjashem me ngjarjen ne Shqiperi. Ju nuk e quani kete manipulim duke mos i servirur njerezve raste krahasuese?

  6. al says:

    E vetmja pergjigje ,qe i ipet klanit te Klanit dhe sales eshte forca e ligjit.Prokuroria te kryeje detyren ne baze te ligjit,dhe ne qofte se gjykata apelit e liron, popullit nuk i ngel tjeter gje ,por te p rotestoj para gjykates e cila paguhet me taksat tona, dhe parlamenti te kerkoje shkarkimin dhe te paditen ata.Lufta kunder korrupsionit ka arritur ne piken me kulminante ,prandaj ata qe e vodhen kete popull, qe e vrane dhe qe rrembyen pronat jane hedhur ne nje sulm te deshtuar qe para opinionit te popullit eshte nje qime floku.Shenjat e vendosjes se shtetit ligjor do te shikohen diten e neserme.

  7. kolaqi says:

    Kemi kaluar 100 vjet dhe nuk po bejme dot shtet. Prokuroria te beje punen.
    Armiku i shtetit eshte Berisha me co.

  8. Berti M. says:

    Iliri eshte nje djale patriot dhe i ndershem.
    Nuk eshte manipulator, nuk i thot te zezes te bardhe.
    Ecen me kembet e tija dhe nuk i a shtrin doren askujt per asgje.
    Eshte mendjekthjellet dhe kurre nuk ka rene ne batakun e mediave te kompromentuara.

    Ilirin e lexoj me kenaqesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje