Nga Ilir Yzeiri
Në një dalje publike, ministri i Ekonomisë së Francës, Emmanuel Macron, i zgjedhur tash së fundi në qeverinë socialsite Walls 2, deklaroi se Franca është e sëmurë, për shkak se, siç tha ai, papunësia po rritet, mungojnë reformat, për shkak të rënies së popullaritetit tonë, për shkak se në dy vitet e para nuk bëmë reforma, etj.
Në esencë ai deklaroi se që Franca të shërohet, duhet që të bashkëpunojmë që të gjithë dhe të kryejmë reformat. Ky ligjërim politik është i njohur në Perëndim dhe mbështetet mbi transparencën mes fjalëve dhe sendeve që ato shënojnë.
Ligjërimi politik në një vend me demokraci të konsoliduar, në tërësi mbështetet në përputhjen reale të vizatimit të realitetit me fjalët që shënojnë atë.
Pra në qoftë se statistikat tregojnë që Franca është në krizë, atëherë në kulturën politike dhe demokratike të atij vendi është krijuar standardi që cilido politikan, si ai që qeveris, si ai që është në opozitë, nuk mund ta fshehë këtë realitet.
Mirëpo realiteti ekziston edhe në një formë tjetër. Ajo që ndodhet jashtë nesh, nuk është e njëjtë për të gjithë ne. Këtu nuk e kam fjalën thjesht për fenomenologjinë, pra për paraqitjen e botës sipas nesh, jo sipas ekzistencës objektive, por e kam fjalën për fenomenologjinë politike, e cila në çdo rast ndërton një realitet që nuk përputhet me botën që është jashtë, por me vizionin politik dhe me botën e premtuar.
Ndryshimi i diktaturave me sistemet demokratike, veç të tjerash, shfaqet edhe në ligjërimin politik. Një qeveri si ajo e Koresë së Veriut apo si ajo e jona në diktaturë, asnjëherë nuk tregonte botën reale, por fliste gjithmonë për tokën e premtuar, për atë që ajo do të ndërtonte.
Të gjithë ata që i kundërviheshin këtij iluzioni, e pësonin keq. Ndërsa në sistemin demokratik reraliteti dhe përafrimi me të është sfida për të fituar.
Pra, politikanët janë gjithmonë nën presionin e publikut dhe atyre nuk u kërkohet që ta çojnë popullin e tyre drejt tokës së premtuar, por të rregullojnë ekzistencën e tyre reale.
Në këtë kuptim, ministri i Ekonomisë së Francës nuk ka frikë nga askush dhe e paraqit botën reale ashtu siç është.
Po në Shqipëri? Për fat të keq lufta e egër politike mes dy forcave kryesore nuk zhvillohet për të paraqitur Shqipërinë reale, por më shumë për të paraqitur Shqipërinë sureale.
Opozita flet për një Shqipëri që ajo e ka ndarë veç nga Shqipëria reale. Asaj nuk i intereson ekonomia, problemet sociale, etike, nuk i intereson asgjë nga ato që shqetësojnë njerëzi çdo ditë.
Vizioni i opozitës është lufta me çdo mjet kundër dy prej kundërshtarëve të tyre, dyshes Rama- Meta. Opozita e vështron Shqipërinë si një vend të pushtuar dhe ajo e identifikon veten si një repart ushtarak që me metaforat e luftës e qëllon qeverinë nga çdo anë.
Po qeveria? Për hir të së vërtetës, Edi Rama, për shkak edhe të formimit intelektual, por edhe për shumë arsye të tjera, ka sjellë një frymë tjetër në komunikimin politik.
Në shumë raste ai e paraqit Shqipërinë edhe me më shumë probleme se ç’mund ta paraqesë opozita.
Por edhe stili vetironik është në këtë vijim. Mjaft të kujtojmë ironinë e djeshme për ambasadorët shqiptarë.
Mirëpo, ministrat e tij, për fat të keq, në të shumtën e rasteve, na paraqesin një Shqipëri gjithë shënd e verë. Po të dëgjosh ata kur dalin në televizor, të krijohet përshtypja se kjo qeveri i kreu tashmë të gjitha detyrat dhe duhet të kthehet në shtëpi se nuk ka çfarë të bëjë më.
Fraza që përdorin më shpesh është “Ne ia dolëm kësaj e asaj”. Dhe për fat të keq, ajo që nuk ka ndryshuar nga qeverisja e mëparshme është kujdesi për parukieren.
Më vjen keq ta përmend, por ministret femra të këtij kabineti apo cilado femër tjetër me pushtet, është mirë të shohë koleget e saj në Europë para se të shkojë te parukierja.
Gjithë ai kujdes për lukun me flokët që shkëlqejnë nga oksigjeni apo nga farfurtija e ngjyrave, me veshjet e shtrenjta, të gjitha këto, janë një vijim i modelit të Jozefina Topallit.
Por ka dhe një arsye tjetër. Ato janë gjithë shend e verë sepse sipas tyre Shqipëria po lulëzon ndaj sa herë dalin në televizor u shkëlqen fytyra.
Mirëpo ministri i Ekonomisë së Francës thotë se “Franca është sëmurë”.
Ministrat tanë deklarojnë në shumicë se ata ia kanë dalë për këtë dhe atë.
Në fakt, i vetmi që ka të drejtë të mburret është Saimir Tahiri, por ai mesa duket e ka kuptuar se që të shërohet ky vend, puna sapo ka filluar.
Nuk e kuptoj nga cfare kendveshtrimi i shikon gazetari Ilir Yzeiri gjendjen ne Shqiperi.Une si qytetar ndjehem i lumtur .Arritjet ne vendin tone jane te pa krahasushme. Shqiperia ne nje periudhe kohe te shkurter u shnderua nga vend i varfer komunist ,nevendin e komunistave milionere!
Kjo i mjafton popullit tone ,i cili eshte i lidhur fort me Partine .Gezohemi qe djemte e popullit ,deri dje sekretare partie BERISHA ,KOQE KOKEDHIMA ,NANO ,EDVINI e kompani jane kaq te sukseseshm.
Ne ,( d.m.th. populli ), sot s’kemi buke te hame ,por na pret nje e ardhme e shkelqyer.
DONI ME PER BELULIN ?
Mbase kesaj qeverie dhe perfaqesuesve te ketij shteti ja do puna te demostrojne edhe pak optimizem e energji pozitive se ne kemi nje palo opozite qe e ka mantelin e korbit dhe gjuhen e gjarperit qe vetem di te vjelle helm e te deshmoje keq dashje , kjo eshte mbase dhe ajo qe na duhet ne dhe imazhit te vendit tone ne boten mbare . Punet gjithesesi me ritem te ngadalte po jane ne rrugen e duhur, vendi e shteti eshte i kapur nga Bhe ish Mafje e instaluar ne pushtet , te cilet duhet te kryqezohen nga nje drejtesi e cila akoma eshte e pushtuar nga Banda e Sali Berishes dhe obortaret e djallit
te drejte ka te mburret vetem Saimir Tahiri http://bit.do/shqiperia-lulezon
Bravo Yzeiri.
Por cfare thua more Yzeiri ? Rama dhe Tahiri qenkan me te miret ? po ku ka te mire ketu ? Te mira jane vetem parate … dhe gjithshka vjen rrotull tyre … edhe Rama edhe Tahiri … o Yzeiri
Nuk e di kur e ka shkruar Yzepidhi kete artikull, por di te them qe Rama jo me larg se dje na doli duke u krekosur si gjeli maj pirgut me mut dhe na tha qe buxheti i 2014 ishte rishikuar dhe se ishin shtuar 30 milion euro per shkak te punes se mire qe kane bere ne ekonomi, ai dhe qeveria e tij. Dhe sipas tij ne me pak se nje vit ishte rijthyer rritja ekonomike.
…VIJIM I MODELIT TOPALLI…..
… BRAVO!!!
Jo vetem floket,por edhe menyra e foljes,te vjen per te vjelle….
Per fat te keq ky eshte realiteti.